» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

13 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 13 vizitorė :: 2 Bots

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Historia e lashtė shqiptare e Peshterit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Historia e lashtė shqiptare e Peshterit

Mesazh nga veronika prej Mon 17 Nov 2014, 02:18

Tė gjeturat mė tė vjetra (rreth 3000 vite) pėr popullsinė e Rrafshnaltės sė Peshterit rrjedhin nga vendbanimi Delimexhė. Sipas mendimit tė shumė shkencėtarėve dhe hulumtuesve, banorėt mė tė vjetėr tė kėsaj treve nė tėrėsi kanė qenė tė fisit iliro-dardan. Janė toponimet e shumta tė kėsaj treve qė na i pėrkujtojnė ilirėt. Emėrtimet: Ras, Ibar, Pešter, Biševo, Vapa, Lim etj. , janė me prejardhje shqipe (rrasė- ploča, (lumi Ibėr) Ibar-i bardhė, Lum-Lim, Vapa- vapė, (Pešter) Peshė-težina, ter-terėsi, thatėsi).
Gadishulli ballkanik ka qenė nė ballė tė ekspansionit romak duke filluar nga shekulli i VII-tė. Dihet mirė qė romakėt shumė herėt e kanė eksploatuar minierėn e hekurit nė Glluhavicė.
Pra, Peshteri ka qenė pjesė pėrbėrėse e provincės sė Dardanisė, e cila ka pėrfshirė njė pjesė tė madhe tė Maqedonisė, nė jug tė Shkupit, Kosovėn dhe territorin shqiptar deri nė Nish, ndėrsa nė perėndim tėrė Sanxhakun. Nė kėtė kohė gati e tėrė popullata ilire pothuajse ka qenė e romanizuar. Nė kohėn e ndarjes sė Perandorisė Romake, nė atė tė Lindjes dhe Perėndimit, territori i Sanxhakut ėshtė gjetur nė kufirin e ndarjes nė mes kėtyre dy Perandorive.
Depėrtimi i sllavėve tė jugut nė kėto hapėsira ėshtė bėrė gjatė shekullit tė VII-tė kur u okupua popullsia autoktone dhe pėr njė kohė gjatė njė numėr i konsideruar ėshtė sllavizuar, duke ndėrruar edhe fenė. Edhe nė kėto anė popullsia ėshtė ndarė nė katolikė dhe ortodoksė (Aleksiqėt nga Borikovci afėr Bajevicės, Jakovljeviqėt nga Znushe, Qurqiqėt nga Rogozna, Glloxhoviqėt nga vendbanimi Bijelih Voda dhe Prekiqėt nga Dolova).
Diku rreth 100 vite para ardhjes sė osmanėve pjesa mė e madhe e territorit tė Sanxhakut i ka takuar Bosnjės. Me ardhjen e osmanėve popullsia vendase shqiptare, dhe siē thonė disa historianė boshnjakė, popullsia bogumile, pranuan islamin si shpėtim nga depėrtimi i misionarėve katolikė dhe ortodoksė, megjithėse bogumilėt shumė ēka nė besimin e tyre fetar kishin pika tė pėrbashkėta me besimin islam. Okupimi i Sanxhakut dhe Malit tė Zi ka zgjat gati 100 vjet.
Dokumenti i parė i shkruar nė histori ėshtė i vitit 1396 dhe ka tė bėjė me Glluahavicėn ku gjendej Kadiu i cili i kishte shkruar sundimtarit tė Dubrovnikut. Kjo letėr nuk ėshtė ruajtur, por ėshtė ruajtur pėrgjigjja e sundimtarit tė Dubrovnikut dėrguar kadiut tė Glluhavicės me datėn 28 mars 1396. Lufta nė mes Austro-Hungarisė dhe Turqisė, e njohur si Lufta e Vjenės, e cila ka zgjatė nga viti 1683 deri nė vitin 1699, ka shkaktuar ndryshim tė madh nė strukturėn etnike tė popullsisė sė Sanxhakut. Lufta ka shkaktuar shumė viktima dhe shkatėrrime, ku si rrjedhojė pason shpėrngulja e popullsisė sė Sanxhakut nė shumė drejtime. Nė drejtim tė Bullgarisė dhe Azisė sė Vogėl ėshtė shpėrngulur popullsia e besimit islam, ndėrsa ajo katolike e fisit Kelmend nė drejtim tė veriut nė Srem (Hrtkovci, Nikinci, Pllatiqevo dhe Jarak) dhe Shumadisė (prej nga ėshtė gjyshi i Karagjorgjes, Xhin Marash Klimenti). Pėrkundėr vėshtirėsive, nė kėto vise arritėn tė mbijetojnė fiset Shkreli, Hoti, Gruda, Shala, Kuqi, Kastrati, Muriqi, Lajqi, Gucia, Plakiqi etj. Kėto fise, deri vonė, nuk pranuan islamin.
Ndėrsa, njė shkrim i vjetėr, i cili pėrmend vendbanimin Tutin, njė ndėr vendet mė tė mėdha tė Peshterit, ėshtė ai i udhėpėrshkruesit Irbi dhe Mekenzi, nga viti 1868.
"Roja e sanxhaklinjve na e tėrhoqi vėmendjen, posaēėrisht nė njė kodėr dhe na tha se nė kėtė trevė janė dhjetėra fshatra tė cilat nuk e kanė pranuar sulltanin dhe as qė kanė paguar taksat deri par disa viteve. Ne e pyetėm: po tash fshatarėt a paguajnė taksa?
‘Jo nė tėrėsi’, na u pėrgjigjėn. ‘Por, nuk mundėn mė t’i sundojnė fqinjėt e tyre dhe se mė nuk po shkon si ka shkuar mė parė’”.
Dialogu qė pasoi ėshtė me rėndėsi pasi qė zbulon fakte nė lidhje me pėrbėrjen etnike dhe religjioze tė popullsisė tė asaj treve.
"A janė ata fshatarė boshnjak apo shqiptar”? “Janė tė pėrzier. Kufiri i vėrtetė nė mes tyre ėshtė Rozhaja, por do tė gjeni shqiptarė tė pėrzier me boshnjakėt gjithkund kėtu pari deri nė Sjenicė".
“A ka tė krishterė kėtu pari?”, kishin pyetur kalimtarėt. Pėrgjigja ishte: “Ka, por pak, shumė pak".
Pas okupimit tė Bosnjės dhe Hercegovinės qė ndodhi nė vitin 1878 dhe pas dėbimit tė popullsisė boshnjake, sė pari nga Nikshiqi dhe Kollashini, nė Peshter u vendos njė numėr i madh i muhaxhirėve boshnjakė nga Bosnja. Kjo shpėrngulje e muhaxhirėve nga Bosnja dhe Hercegovina dukshėm ka ndikuar nė forcimin e strukturės etnike boshnjake dhe nė zhvillimin e vetėdijes sė sanxhaklinjve myslimanė - boshnjakėve tė Sanxhakut. Nė kėtė kohė, pra nė vitin 1877, vjen edhe te ndarja, pėrherė tė parė, e Sanxhakut nga Bosnja.Nga Kongresi i Berlinit (1878) deri te Luftėrat Ballkanike, Sanxhaku ka qenė pjesė e Vilajetit tė Kosovės me qendėr nė Shkup. Kjo ėshtė periudha e sulmeve dhe terrorit tė cilat i kanė kryer grupet paramilitare serbe dhe malazeze. Njė situatė e tillė i ka detyruar sanxhaklinjtė qė tė mbrojnė jetėn dhe qėndrimin nė vendin e tyre. Periudha mė e vėshtirė ka qenė ajo e okupimit tė Sanxhakut nga serbėt dhe malazezėt nė vitin 1912. Ky okupim ėshtė bėrė me pretekst tė dorėzimit tė armėve qė ėshtė udhėhequr nga Boshko Boskoviq. Pėr kėto arsye, gjatė Luftėrave Ballkanike dhe Luftės s I-rė Botėrore, ka pasė humbje tė popullsisė, gjegjėsisht shtim negativ tė popullsisė, pėr herė tė parė dhe tė fundit.
Me krijimin e Mbretėrisė Serbo-Kroato-Sllovene (1918) pozita e popullsisė sė Sanxhakut nė kėtė shtet vėshtirėsohet edhe mė tutje. Pa tė drejta elementare, tė nėnēmuar dhe tė pa pranuar si komb dhe si krahinė historike. Sanxhaku vetėm gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, pėr pak kohė, ka arritur tė krijojė autonominė, tė cilėn komunistėt nė fund tė luftės e suprimuan. Rol tė rėndėsishėm nė mbrojtjen e popullsisė sė Sanxhakut ka luajtur Xhemal Koniqanin nė Peshter, ndėrsa Aqif Blyta nė mbrojtjen e Pazarit nga shfarosja prej ēetnikėve tė Drazha Mihailoviqit.
Gjatė gjithė periudhės sė diktaturės komuniste, Sanxhaku e sidomos Peshteri, i banuar me shumicė shqiptare, ishin nė vazhdimėsi tė terrorizuar. Sidomos gjatė periudhės sė Rankoviqit kjo popullsi ishte nėn presion tė paskrupullt tė asimilimit.Rol tė rėndėsishėm nė ruajtjen dhe nė ndriēimin e tė vėrtetave historike dhe etnografike kanė luajtur intelektualėt e kohės, siē ishin Ejup Mushoviq, Rizvan Reshoviq dhe disa tė tjerė.
Nė vitet e 90-ta, dhe me shpartallimin e Jugosllavisė, nga terrori me pėrmasa tė gjenocidit, Sanxhaku pothuajse pas 100 vite tė vakumit zhvillimor nė aspektin kulturor dhe nacional, arrti tė trasojė rrugėn e krijimit tė institucioneve politike, kulturor dhe humanitare. Me krijimin e Kėshillit Kombėtarė Boshnjak tė Sanxhakut, nė maj tė viti 1991, nė tė gjitha institucionet u vunė themelet e autonomisė sė Sanxhakut. Nė tetor tė vitit 1991 nė Sanxhak ėshtė zhvilluar njė referendum popullor ku ėshtė votuar pėr autonominė politike dhe territoriale me tė drejtė bashkimi me Shtetin e Kosovės, apo BH. Rreth 98 pėr qind e votuesve janė deklaruar nė favor tė kėsaj ēėshtjeje tė referendumin. Peshterasit gjatė gjithė kėtyre periudhave ka luajtur rolin kryesor nė rrugėtimin e autonomisė sė popullit tė Sanxhakut.
Nėse i citojmė tė gjitha burimet dhe autorėt perėndimorė, qė flasin nė favor tė faktit se Sanxhaku ishte gjithmonė pjesė e pandashme e Shqipėrisė etnike, do tė duhej hapėsirė shumė mė e madhe. Tė dhėnat nga e kaluara e deri mė sot janė shembuj tė pakt qė gjenden nė njė oqean tė madh faktesh. Nė punimet e mėvonshme do tė mundemi t’i pėrmendim faktet qė pėrfundimisht vėrtetojnė se Peshteri asgjė nuk ka tė bėjė me emėrtimet artificiale “Stara Serbija” apo “Stara Rashka” tė prodhuar nė shekullin e XIX nga propaganda serbe.Nė kėtė treve jeton nė vazhdimėsi shekullore popullata shqiptare Nė asnjė periudhė kohore historike kjo trevė nuk ishte pa shqiptarė. Shqiptarėt mbijetuan nė Ukrainė, Siri, Egjipt, Itali, Dalmaci, pse mos tė mbijetojnė edhe nė Peshter, gjegjėsisht nė Sanxhak, territor ky i ngjitur me popullsinė shumicė shqiptare tė Kosovės.
avatar
veronika
Forum Designer

Shteti : Ferizaj
Postime : 121
Kyējet nė forum : 10195
Regjistruar mė : 28/08/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi