» Cila ėshtė miqėsia sot?
Fri 09 Feb 2018, 19:49 nga edvini084

» Dua te Them..
Thu 08 Feb 2018, 21:37 nga edvini084

» Nese Sonte Ndihesh Vetem...
Thu 08 Feb 2018, 20:56 nga edvini084

» Njė Ditė ...
Sun 04 Feb 2018, 23:20 nga Dardania

» Opinioni juaj per anetarin/ anetaren
Sun 04 Feb 2018, 23:19 nga Dardania

» A ka delja ose dhija dhembet e pare siper ?
Wed 31 Jan 2018, 19:25 nga edvini084

3 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 3 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2900 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri EriAjv

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154077 artikuj v 4863 temat


Naki (9126)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Amerikanėt mė 1912: Isa Boletini, heroi qė duhet ta njihni!

Shko poshtė

Amerikanėt mė 1912: Isa Boletini, heroi qė duhet ta njihni!

Mesazh nga Naki prej Wed 29 Oct 2014, 14:33

Njė gazetare amerikane qė e takoi Isa Boletinin pak kohė para shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė, sjell njė korrespondencė interesante mbi bėmat dhe karakterin e shqiptarit mė tė madh pas Skėnderbeut dhe luftėtarit mė trim, mė tė ndershėm, mė fisnik e mė tė famshėm tė Ballkanit
Ndėr mė tė famshmet janė rrėfimet e diplomatit e shkrimtarit anglez, Aubrey Herbert, i cili e takoi legjendėn e shqiptarėve nė vitin 1912 nė Mitrovicė e pas njė viti nė Londėr, duke e pėrjetėsuar pėr karakterin e virtytet qė pėrfaqėsonte, nė kapitujt e ditarit tė tij “Ben Kendim” (shih:Aubrey Herbert: Ben Kendim, a Record of Eastern Travel – London: Hutchinson & Co., 1924, fq. 198-213).
Por vitet e fundit, publiku shqiptar ka mundur tė njohė, falė kontributeve individuale tė tė pasionuarve tė historisė mė shumė, sesa “zbulimeve” tė vetė historianėve profesionistė, disa intervista tė dhėna nga Isa Boletini nė vitet 1908-1913, pėr mediat ndėrkombėtare, e madje edhe ato ruse (shih: Intervistė e Isa Boletinit pėr gazetėn ruse “Birzevijih Vjedomosti” – 20 korrik 1912, gazeta Telegrafi, 13.06.2014). Ėshtė pikėrisht kjo periudha kur emri i tij ishte bėrė tashmė njė legjendė e vėrtetė e motiv pėr tė lėvizur shumė larg redaksive e pėr ta takuar, pėr shumė gazetarė e korrespondentė, ndėrsa Shqipėria po konsumonte formalisht ditėt e saj tė fundit nėn pushtetin e Portės sė Lartė.
Ishte koha kur zienin kryengritjet e shqiptarėve pėr pavarėsi e ishte pjekur gjithashtu njė frymė e qartė kombėtariste e ndėrgjegjėsim mbarėpopullor, pėr tė arritur objektivat e pėrbashkėt. Bota po i njihte tashmė shqiptarėt mė nga afėr me tė gjitha vlerat e defektet e tyre, dhe aty ku mundej, shtypi po bėhej edhe reklamues i synimeve tė tyre tė drejta e tė kahershme, duke i kaluar kėsisoj kufijtė e kontinenteve e ēarė oqeanet.
Nė kėtė kuadėr, vjen edhe njė korrespondencė speciale, qė unė e hasa fillimisht nė arkivin e njė gazete amerikane (shih: Fighting the Turks – “Monsieur” Issa, Albanian Hero, Type of Warrior That Threatens Ottoman Empire – The Sunday Oregonian, Portland, USA, 27 tetor 1912, fq. 6), tė tetorit 1912, e mė pas tė riprodhuar nė njė distancė tė vogėl kohore, edhe nė dy gazeta tė tjera: njėra australiane e tjetra neozelandeze (shih:AN ALBANIAN BRIGAND – The Mercury, Australi, e shtunė 14 dhjetor 1912, fq. 9dhe gazetaPress, Zelandė e Re, 23 nėntor 1912, fq. 12).
Pėrmbajtja e tyre, qė rezulton tė botohet kėsisoj pėr herė tė parė pėr publikun shqiptar, ėshtė njė risi mė vete, sepse na dėshmon se deri ku kishte shkuar interesi publik ndėrkombėtar pėr trajtimin e ēėshtjes shqiptare nė terma gjeografikė dhe, nga ana tjetėr, na rrėfen njė profil disi “mė ndryshe” tė Isa Boletinit, tė cilin edhe vetė gazetarja amerikane, qysh nė krye tė herės e cilėson gjithsesi si: “… heroi mė i madh shqiptar qysh prej Skėnderbeut, nė shekullin e pesėmbėdhjetė. Ai ėshtė mė trimi, mė i ndershmi, mė fisniku, mė i ashpri dhe mė i famshmi i luftėtarėve ballkanas”.
Materiali i mėposhtėm ėshtė sjellė i pėrkthyer i plotė nga gazeta amerikane nė fjalė, ku gjendet edhe njė foto vėrtet sa interesante aq edhe e padokumentuar mė parė e Isa Boletinit, veshur me kostum toskė, gjė e cila nė fakt mund tė ngrejė edhe shumė pikėpyetje. Ndėrkohė qė varianti neozelandez e ai australian (ku nuk gjenden foto), janė pėrcjellė thuajse tė njėjtė nė pėrmbajtje, me disa ndryshime tė vogla e tė pakonsiderueshme, siē janė pėr shembull pėrllogaritja e vlerave tė dhuruara nga sulltani Isa Boletinit, nga dollarė amerikanė, nė paund britanikė, pėr t’iu pėrshtatur sigurisht lexuesit pėrkatės.
Interesante ėshtė gjithashtu pėrqasja e autores sė shkrimit, e cila megjithėse i vė nė dukje personazhit tė saj, shumė karakteristika pozitive, shkon mė thellė e sjell detaje mbi jetėn e tij personale qė ndoshta nuk hasen nėpėr intervista, rrėfime apo materiale tė tjera dokumentare, pavarėsisht se anekdotat pėr Boletinin, dihet se kanė qenė njė material i mirė dhe i pasur pėr shumė platforma tė asaj kohe. Kėshtu, pėr shembull, ndėrsa e cilėson si njė njeri me shumė humor, ajo vė nė dukje sqimėn, sipas saj, tė tepruar, por tė justifikueshme tė liderit tė madh tė shqiptarėve. Po ashtu, ajo aludon edhe pėr njė arsye dytėsore qė e ēoi nė vitin 1904, Isa Boletinin dhe ēetėn e tij, tė vriste konsullin rus nė Mitrovicė, pėr tė cilin historia ka dhėnė sigurisht versionet qė tashmė dihen nga tė gjithė, e qė lidheshin me rolin e tij tėrėsisht negativ pėr fatet e shqiptarėve nė Kosovė.
Po ashtu, njė informacion pėr t’u marrė nė konsideratė ėshtė edhe prania e njė anėtari serb tė shqiptarizuar nė radhėt e ēetės sė Boletinit, qė kishte dhunti prej rapsodi. Shoqėruar kjo me “fiksimin” e Isa Boletinit pėr t’u paraqitur si “zotni” apo “Monsieur”, e bėn kontributin e panjohur deri mė tani pėr shqiptarėt, tė gazetares amerikane, Bertha Spencer, tė gėzojė pra disa vlera tė veēanta. Sidomos shumė mbresėlėnės, rezulton parashikimi i saj mbi fundin e njė heroi tė tillė, ndėrsa e mbyll artikullin me fjalėt: “Njė njeri i tillė, nuk mund tė ketė njė karrierė tė zakonshme. Ai ėshtė i destinuar tė vdesė nė trekėmbėsh ose nė betejė”.
Sidoqoftė, leximi i plotė i korrespondencės nė fjalė, sjellė tashmė mė shumė se 100 vite pas botimit nė origjinal, na zbulon shumė mė tepėr rreth figurės sė Isa Boletinit, siē e kemi dhe siē nuk e kemi njohur kurrė mė parė.
Burimi: /LorikCana.net

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9126
Kyējet nė forum : 19001
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi