» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

13 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 13 vizitorė :: 2 Bots

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Arbėreshėt e Zarės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Arbėreshėt e Zarės

Mesazh nga Naki prej Wed 16 Apr 2014, 13:24

Shpėrnguljet e shqiptarėve nga trojet e tyre kurrė nuk janė ndėrprerė tėrėsisht, por varėsisht nga rrethanat shoqėroro-historike, dhuna presioni, apo gjendja sociale, herė ėshtė shtuar e herė zvogėluar intensiteti i tyre. Ka pasur shpėrngulje qė bėheshin nė mėnyrė tė organizuar si edhe aso nė forma individuale. Fatkeqėsisht ato po vazhdojnė edhe nė ditėt e sotme, pėr dallim nga shpėrnguljet e kaluara, tani nga trojet tona po ikėn pėr shkaqe ekonomike edhe inteligjencia, truri i dhe shpresa e kombit. Pra, po ndodh jo vetėm varfėrimi biologjik, por edhe ai intelektual. Ky fenomen po vazhdon edhe nė kohėt kur mendohet se po konsolidohen demokracitė edhe nė ato vende ku jetojnė shqiptarėt, kur Kosova pas sa e sa sakrificave e fitoi Pavarėsinė. “Shqiptarėt e shpėrngulur, kudo ku kanė shkuar, kanė krijuar enklava, nė tė cilat janė ruajtur zakonet, traditat, gjuha dhe kujtimet e pa harruara tė dheut stėrgjyshor. Njėra ndėr to ėshtė edhe ngulimi i arbėreshėve tė Zarės nė Kroaci, i themeluar nė shekullin XVIII prej zonave tė veriut tė Shqipėrisė (Don Ndue Ballabani “Arbėreshėt e Zarės 280 vjet pararojė e shqiptarizmit”, Zagreb, 2006, faqe 6).
Historia ka treguar se edhe ish kolonitė mė tė organizuara dhe tė afirmuara shqiptare, pas rezultateve dhe shkėlqimit nė njė kohė tė caktuar, pas periudhave tė ndritshme tė tyre e kanė pasur edhe rėnien e aktivitetit e disa deri nė shuarje tė plotė. Arbėreshėt e Zarės nuk kanė mundur tė zhvillojnė ndonjė aktivitet tė shquar kombėtar nė atė ambient dhe me atė potencial tė kufizuar, por roli i tyre nė ēėshtjen kombėtare, po ashtu nuk ka qenė i ndonjė rėndėsie tė veēantė, sikurse i disa kolonive tė njohura. Ata ishin tė vendosur nė Zarė, jo pėr njė kohė tė caktuar apo pėrkohėsisht, por pėr tė jetuar aty gjithmonė. Prandaj kjo edhe ka ndikuar qė ata tė pėrkushtohen pėr ardhmėrinė e tyre nė atdheun e ri. Arbėreshėt e shpėrngulur ishin tė mirėpritur nga pushteti i Venedikut nė Zarė, sepse Venediku e kishte dhėnė kontributin e tij nė kėtė shpėrngulje, natyrisht pėr interesat e veta. Pėr atė edhe i kishte lejuar kryeipeshkvit Vicko Zmajeviq tė ndihmoj e organizoj shpėrnguljen e tyre, e cila u zhvillua nė tri faza – 1726, 1733 e 1752. Si shkaqe pėr shpėrngulje autorėt e shumtė pėrmendin faktorė tė ndryshėm. Studiuesi i njohur abresh Kruno Krstiq pėrmend disa faktor, si sėmundjen e kolerės, e cila ishte pėrhapur nė perandorin turke, pėrleshjet e pėrhershme, plaēkitjet, djegiet dhe hakmarrjet midis fshatrave turke, malaziase dhe pashtovasve… Frika nga rekrutimi pėr luftėn turko-persiane tė vitit 1725-1736 etj. Disa e mbrojnė qėndrimin se faktori kryesor ishte ai fetar, se ikja ėshtė bėrė pėr shkak tė ruajtjes sė fesė, disa e pėrmendin si shkaktarė edhe faktorin social. Studiuesi nga Shkupi Zeēirja Neziri, mendon se kjo shpėrngulje ka pasur edhe prapavijė politike dhe se ka ekzistuar marrėveshje e fshehtė mes pėrfaqėsuesėve tė Venedikut dhe atyre tė pushtetit turk.

Arbneshi katundi nė djerrina tė Zarės
”Nė Zarė kėta refugjatėt sė pari u vendosen rreth Zemunikut dhe disa mė vonė lėvizėn drejt Borgo Errizzo-s (mė vonė e quajtur Arbreshi, pra Arbanasi), njė kilometėr jashtė qytetit, nė periferi tė Zarės (Zadar) tė sotmtė (Jahja Dranēolli Arbanasi – Shestanasit nė Zadar (www.Buzuku.cg.yu.) nr, 21, faqe 8-9). Arbneshėt e Zarės, megjithėse u gjenden nė rrethana krejtėsisht tjera, mirėpo ajo qė i afronte me banorėt vendas dhe i bėnte tė afėrt me ta ishte feja e njejt, andaj dhe shėrbesat fetare arbėreshėt nė fillim i kryenin nė kishat e vendasve (Shėn Donat, Shėn Stoshje) deri sa e ndėrtuan kishėn e tyre me lejen e senatit tė Venedikut (sipas akademik Aleksandėr Stipēeviēit kisha e famullisė arbėreshe kishte pėrfunduar nė vitin 1743).
Mirėpo, dhe nė kėto rrethana arbėreshėt e organizojnė jetėn e tyre, nė bazė tė traditave qė i kishin trashėgua nga atdheu i tyre, tė cilave ata u detyruan t’ia kthejnė shpinėn dhe nė tokat e tyre, mjerisht u vendosen malazezėt.“Sikurse ēdo bashkėsi etnike edhe arbėreshėt i kanė pasur elementet integrative, mitet e veta dhe simbolet. Gjithsesi elementi mė i fuqishėm koheziv ishte gjuha e veēantė, e folmja arbėreshe, si edhe cilėsitė tjera dalluese tė cilat i kanė lidhur mes veti, me tė cilat janė dalluar nga banorėt pėrreth (Dokoza Nikpali “Arbėreshėt e Zarės 280 vjet pararojė e shqiptarizmit”, Zagreb, 2006, faqe 85). Edhe pse banorėt e katundit Arbnesh ishin nga disa fshatra (Shestani, Levara e Brisku) ishin tė integruar mes veti sepse nuk kanė pasur dallime ishin tė njė ane, ata katundin e tyre e quanin Arbneshi ndėrsa veten Arbnesh. Nga pamundėsia e komunikimit tė arbėreshėve me vendlindjen, sigurisht jo me dashjen e tyre, por nė mungesė tė infrastrukturės rrugore, largėsia gjeografike, pasiguria si edhe faktorėt tjerė i bėjnė arbėreshėt tė mbeten njė oazė e vetmuar: ”Lidhja e arbreshve me vendlindjen ėshtė ndėrprerė nė momentin e shpėrnguljes sė tyre nė afėrsi tė Zarės edhe mė nuk ėshtė pėrsėritur” (Dokoza Nikpali “Arbėreshėt e Zarės 280 vjet pararojė e shqiptarizmit”, Zagreb, 2006, faqe 95).
Jeta e arbėreshėve fill pas vendosjes nė njė far mėnyre ishte e mbyllur, e veēantė dhe zhvillohej sipas zakoneve tė trashėguara. Kėtė e mundėsonte edhe bujqėsia si veprimtari kryesore ekonomike. Kjo ndikoi qė gjuha tė ruhet mė mirė dhe familja mes veti tė jetė mė e integruar si dhe tėrė fshati.”Sikur dikur nė ruajtjen e pastėrtisė, ashtu edhe sot nė prishjen e gjuhės, faktori themelor ėshtė puna me tė cilėn merren banorėt e kėsaj treve… Fjalori qė e sollėn me vedi nga atdheu i vjetėr, ka qenė i mjaft pėr tė folur nė gjuhėn e tyre mbi punėt bujqėsore e tė tėra preokupimet e tyre (Budimir Peroviq “Pėrparimi”, nr. 6, 1980, faqe 812).

Martesat e pėrziera pėrshpejtuan asimilimin
Por, kur arbėreshėt fillojnė tė merren edhe me veprimtarit tė tjera ekonomike, u detyruan tė punojnė jashtė katundit tė tyre. Ata edhe nė ato veprimtari u dėshmuan tė shkathėt dhe tė suksesshėm. Puna jashtė katundit tė tyre e fillon hapjen e arbėreshėve me rrethin, komunikimi e bashkėpunimi mė i madh me ta, qė si pasoj e pati ndikimin e kulturės edhe gjuhės kroate nė atė arbėreshe. Sidomos burrat kishin kontakte me kroat, ndėrsa gratė tė cilat kryesisht merreshin me punėt e shtėpisė ishin ato qė mė sė miri e ruanin pastėrtinė e gjuhės. Bashkėpunimi me rrethin krijoi mundėsinė edhe tė bėhen martesa me tė tjerė – tė huaj qė pėrshpejtuan asimilimin, kur dal nga dal hyri nė familjet arbėreshe edhe gjuha kroate. Pra arbėreshėt pa shkolla nė gjuhen e tyre, pa shėrbesa fetare nė gjuhen e tyre e pa komunikime me vendin amė mbeten me shekuj. Me plot tė drejt Dokoza Nikpali konstaton: “Sikur tė ekzistonte njė rrjet i zhvilluar i marrėdhėnieve me vendin amė, ajo gjithherė kishte reprodukuar dhe regjeneruar forca kohezive (Dokoza Nikpali “Arbėreshėt e Zarės 280 vjet pararojė e shqiptarizmit”, Zagreb, 2006, faqe 93). Edhe ato lidhje mes komunitetit arbėresh me vendin amė, mė shumė janė mbajtur nė nivel individual, e jo nė mėnyrė institucionale edhe pas krijimit tė shtetit shqiptar, si dhe krijimit tė institucioneve tė Krahinės Autonome tė Kosovės. Por faktori kryesor nė ”prishjen” identitetit ishte pamundėsia pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe nė shkolla. “Nga shpėrngulja deri mė sot arbėreshėt nuk kanė pasur mundėsi tė mėsojnė (ose kanė pasur pėr njė kohė tė shkurtėr) gjuhėn shqipe (arbėrishte) sepse mėsimi i gjuhės shqipe nuk ka qenė i lejueshėm, e vetmja mėnyrė e mbajtjes sė entitetit dhe identitetit gjuhėsor tė tyre ka qenė ruajtja e traditės kulturore nėpėrmjet zakoneve tė ndryshme. Por sot vetėm njė numėr i vogėl, dmth tė vjetrit e flasin arbėrishtėn nė dialektin gegė” (Maximiljana Baranēiq “Arbreshėt dhe etno identiteti gjuhėsor” (arbanasi i etno jeziēni identitet) punim profesional Croat Slav. Iadert. IV 2008, faqe 553). Pashk Bardhin, Shtjefėn Gjeēovin, Gjergj Kolecin… mėsuesit e shqipes Nė periudha tė shkurta, si nė vitin 1900 filloi tė mėsohet edhe gjuha shqipe nė Shkollėn Normale pėr meshkuj tė Arbneshit, qė ishte e vetmja nė Dalmaci. Austrohungaria pėr kėtė qėllim kishte sjellė mėsues tė shqipes, si Pashk Bardhin, Shtjefėn Gjeēovin, Gjergj Kolecin, pastaj mėsuesit vendas Pavao Gjergja etj. Edhe pse Austrohungaria kėtė hap e kishte bėrė jo pėr respektin ndaj gjuhės shqipe, por pėr interesa tė veta politike. Kjo gjė u dėshmua mė vonė nė shpėrndarjen e mėsuesve arbėresh nė viset shqiptare tė veriut pėr tė shtuar ndikimin e saj. Megjithatė pavarėsisht qėllimeve austrohungareze, mėsimi i shqipes ishte i dobishm pėr arbėreshė. Arbėreshėt edhe pas ēlirimit – bashkimit tė Zarės me Kroacinė, u pėrpoqėn qė gjuha shqipe tė mėsohet nė shkollėn e Arbneshit, si lėndė, por kjo e drejtė nuk iu lejua. Dihet sa vėshtirėsi ka pasur pėr t’u fut nė shkolla shqipja nė Kosovė, e lėre mė pėr njė komunitet tė vogėl, i cili ishte i pa fuqishėm vet tė ndikonte, kur nuk ekzistonte vullneti i shumicės si dhe ndikimi i fuqishėm i elementit serbė nė polici e parti komuniste nė Zarė e Kroaci qė sigurisht e ka kundėrshtuar mėsimin e shqipes nė shkollė tė Arbneshit. Gjithashtu edhe kryerja e shėrbimeve fetare nė kishėn e arbėreshėve zakonisht bėhej nga priftėritė kroatė e tė tjerėt. Ndėrsa kuadrot fetare arbėreshe shėrbenin kudo pos nė Arbėresh. ”Nga shėnimet e Mijo Qurkut, pėr shekullin e 18-tė e tė 19-tė (prej vitit 1734 e deri mė 1903), mėsojmė se prej 17 famullitarėve, sa kanė shėrbyer nė kishėn e Arbneshit, vetėm katėr kanė qenė arbėreshė, kurse tė gjithė tė tjerėt kroat” (Zeqirja Neziri & Aleksandar Stipēeviēi “Historia dhe Bibliografija e Arbreshėve tė Zarės”, EkoRitmi, Shkup, 1997, faqe 38). Po ashtu mungesa e gazetave nė gjuhėn arbėrishte (edhe pse pati pėrpjekje tė nxirret gazeta “Zani i Shqytarit”) nga Luēi Pavo Rela, Marushiq etj. Iniciativa dėshtoi, edhe pse thuhej pėr shkak tė mungesės sė mjeteve financiare sigurisht kanė ekzistuar edhe pengesat politike kundėr kėtij veprimi kombėtar tė tyre. Mos ekzistimi i klubeve tė mirėfillta arbėreshe, e jo si ato qė ishin ose pro kroate ose pro italiane. Sigurisht kėta faktorė do tė ndikojnė nė dobėsimin e qenies arbėreshe dhe nė pėrshpejtimin e asimilimit tė tyre. Pushteti popullor i ish-Jugosllavisė – i shpėrngulė arbėreshėt Pas Luftės Dytė Botėrore qyteti i Zarės nga njė zonė e lirė qė i pėrkiste Italisė, i bashkėngjitet Kroacisė, pėrkatėsisht Jugosllavisė. Por as pushteti komunist kroat nuk iu krijuan kushte pėr ta ndihmuar ruajtjen e identitetit tė kėtij komuniteti tė vyeshėm, por ka qenė i interesuar ta prish homogjenitetin e tyre, dhe ta dobėsoj qenien e tyre etnike. Mbi arbėreshėt u bė njė presioni i madh ideologjik i pushtetit “revolucionar”, etiketa komuniste akuzoi arbėreshėt kinėse ishin pro italian, dhe kishin koketuar pėr fashistėt italian etj. Natyrisht se ka pasur edhe aso elemente por duhet kihet parasysh se kroatizma mė e theksuar ishte te arbėreshėt se kudo nė Dalmaci, tė prirė nga Pavo Luqi Rela, udhėheqėsi i partisė radikale kroate tė drejtėsisė nė Arbnesh etj. Pushteti i komunist i ashpėr i ndėshkoi arbėreshėt mė 1945 duke i pushkatuar me qindra. Shkrimtari arbėresh Ivica Gjovani Mateshiq – Jeremija e paraqet kėtė gjė mirė nė vargje: Nė skaj tė qytetit, 1945, vdekje, ishin me qindra duar lidhur me tela Arbneshi vend i vejushave, i varfėrisė e i tė vuajturve Nė skaj tė qytetit pėrsėri shpresa Arbneshi qėndron… vend i ekzistimit tim Kjo ndikoi pastaj edhe nė shpėrnguljen e arbreshve, siē thoshin ata nė tė gjitha anėt: Amerikė, Australi, Zelandė e deri nė tokėn e ftoftė (Grelandė) por mė sė shumti nė Italinė fqinje. Dramturgu i njohur arbėresh Josip Rela, nė letrėn dėrguar Jashar Rexhepagajt (Rexhepagiqit) tė datės12 shkurt 1962 tregon pėr shpėrnguljen e gjysmės sė arbėreshėve, por shprehet mė but dhe paraqet njė reagim emocional, shpreh dhembje e keqardhje, por nuk e akuzon pushtetin komunist pėr kėrcėnimin dhe etiketimin e arbėreshėve, sepse i ka ditur mirė pasojat qė do tė pėsonte ai. Por mendoi se ėshtė i mjaftueshėm citati i nxjerr nga kjo letėr ”Punuam dhe bėmė ēmos tė dėshmojmė se nuk jemi italian, por arbėresh, shqiptarė, vetėm t’i ndalim kėtu. Themeluam shoqėrinė kulturore-arsimore, organizuam shfaqje tė ndryshme etj., nė mėnyrė qė tė mbeteshin kėtu, mirėpo organet tona lokale nuk i kuptuan pėrpjekjet tona, kėshtu qė jo vetėm nuk na pėrkrahėn, por edhe na mbathėn tė pa qena dhe na ftuan nė pėrgjegjėsi” (Josip Rela, Vepra II, Prishtinė, 1971, fq. 252).
Edhe faktori ekonomik e bėri tė vetėn, kėshtu qė numri i arbėreshėve vazhdimisht shėnonte rėnie. Mosbesimi ėshtė shpreh nė shumė dimensione, paralagja e Zarės, Arbneshi mė sė fundi i ėshtė pėrmirėsua infrastruktura, ndoshta edhe faktori i diskriminimit ka ndikuar nė forcimin e “mentalitetin triumfues” tė arbėreshėve, se vetėm si mė tė mirėt mund tė depėrtojnė nė shoqėrinė komuniste, vetėm puna dhe aftėsitė mund tė krijojnė perspektiva pėr ta.

Kontributi i arbėreshėve pėr Zarėn e Kroacinė
Abreshėt shumė kanė dhėnė kontribut pėr Zarėn e Kroacinė, qė nuk mund tė mohohet. Edhe me rastin e manifestimit tė organizuar, pėr nderė tė hapjes sė bibliotekės nė Arbnesh, mė 23 nėntor 2008, kryebashkiaku i Zarės, Zhivko Kolega, ndėr tė tjera duke folur pėr kontributin e madh tė arbėreshėve dhėnė pėr qytetin e Zarės tha: ”Tė gjithėve u ėshtė i njohur roli arsimus i mėsuesve tė shumtė arbėresh, priftrinjėve, intelektualėve, por edhe roli i tyre nė shtrirjen e vetėdijes nacionale kroate nė mesin e gjerė tė banorėve tė Zarės dhe rrethinės”. Po nė tė njėjtin manifestim nė fjalėn e rastit qė e kishte pėrgatitur Aleksandėr Stipēeviq, pėr rolin e arbėreshėve tė Zarės prej kohesh pėrmendi intelektualėt, sportistėt, politikanėt e njohur, si Luqi Pavo Rela, Ivo Petani, Josip Gjergja, Kruno Krstiq, Augustin Stipēeviq, Shime Deshpali, Bonifacije Peroviq, Niko Moroviq, Hrvoje Mazija, familjen Deshpali, Tomislav Ivēiq, Gjani Marshan, Ivica Mateshiq, Bozhidar Kalmeta, Shime Duka, Pino Gjergja, vllazėrit Bajlo, etj. “Ky pėrshkrim i arbėreshėve meritor, nuk ėshtė i plotė, por tregon qė ata kanė dhėnė dhe ende japin kontribut tė rėndėsishėm kulturės kroate, shkencės, politikės dhe sportit” (fjala e rastit nė hapjen solemne tė bibliotekės nė Arbnesh, 23 nėntor 2008. Ndėrsa publicisti i njohur zaras Drago Mariq, duke u shpreh pėr kontributin e tanishėm tė arbėreshėve nė ēdo lėmi nė qytetin e Zarės thotė: ”konsideroj qė sot popullata arbėreshe e Zarės, nė rend tė parė inteligjencia e saj, ėshtė forcė prijėse nė kėtė qytet”(Drago Mariq, publicist kroat, “Koha Ditore”, 7 mars 2009, faqe 28). Edhe nė luftėn pėr ēlirimin e Kroacisė morėn pjesė njė numėr i konsiderueshėm i arbėreshėve, si Kolonel Ivica Mateshiq, qė ėshtė edhe poet, komandanti i brigadės Danijel Kotlar, pastaj Bernard Paleka, Bozhidar Kallmeta (ministėr nė mandat tė dytė nė Qeverinė aktuale tė Kroacisė) etj. Disa edhe ranė dėshmorė. Pra edhe kėsaj radhe arbėreshėt dėshmuan lojalitetin ndaj Kroacisė.

Qeveria kroate nuk bėn asgjė pėr arbėreshėt
Shtrohet pyetja, ēka kanė fituar arbėreshėt si komunitet pėr kontributin e tyre pos krijimit tė kushteve pėr pėrshpejtim tė asimilimit, harrimit tė gjuhės e zakoneve tė tyre, qoftė nga ish pushteti popullor apo qoftė nga ky demokratik. Janė tė vetėdijshėm pėr rolin determinues tė proceseve tė reja tė cilave nuk mund t’iu bėjė ballė njė komunitet aq i vogėl. Por, nuk ėshtė bėrė asnjė pėrpjekje e organizuar nga qeveria lokale apo ajo qendrore pėr tė tregua njė interesim pėr ta. Edhe manifestimet pėr pėrvjetorėt e rrallė tė arbėreshėve nuk janė financuar nga pushteti. Disa intelektual, vollunter, si Bernard Kotllar, Ivo Mazija, Tomė Peroviqi etj., kontribuojnė me aktivitetet e veta pėr tė ndriēuar pjesė nga jeta e arbėreshėve, pėr tė mbajtur gjallė kujtesėn historike, pėr tė informuar rininė me vlerat arbėreshe etj. Bernardi shquhet me CD “Arbėreshėt e Zarės” (shpėrblyer me stemėn e qytetit tė Zarės) DVD, ”Storie pėr arbėreshėt e Zarės”, libri “Sporti te Arbėreshėt e Zarės “ me bashkautor Drago Mariqin, pastaj filmin dokumentar mbi pediatrin e njohur arbėresh Dr. Slavko Peroviq, si e quanin zarasit shpirti i mirė i Zarės („Xha Slavko Shpirti i Mirė i Zarės“, pastaj filmi dokumentar “Bilbili arbėresh”, ekspozita e fotografive “Arbėreshėt dhe biēikletat”, etj. Por edhe shoqėria e arbėreshėve tė Zarės e aktivizuar pas viteve 90-ta, shquhet me aktivitetet e veta kulturore, organizimet e ndryshme, botimet e shumta pėr arbėreshėt por tė gjitha bėhen nė gjuhėn kroate. Gjuha e pėrdorur vetėm nė familje, tradita e bartur nė mėnyrė gojore nuk mund t’i pėrballojnė proceseve tė reja.

Tani familjet arbreshve janė tė pėrziera edhe gjuhėt tjera janė brenda
“Familjet abreshe nė kohėt e fundit mjaft janė tė pėrziera, martesat nuk janė vetėm nė mes tė arbėreshėve, por nė familje hyjnė edhe njerėz tjerė, tė cilėt nuk kanė origjinė arbėreshe. Po ashtu dua tė theksoj qė sot pak njerėz tė rinj e flasin gjuhėn e tyre autoktone “arbėrisht”. Arbėrishtja ėshtė mbajtur zakonisht te ato familje, ku nėna ėshtė arbreshe” (Rozana Petani “ Babai im ishte Arbėresh”, “Kosova sot”, faqe 11). Por njė ėshtė e qartė se arbėreshėt janė tė vetėdijshėm se origjina e tyre nuk ėshtė sllave, se tė parėt e tyre janė nga viset shqiptare, janė arbėresh por edhe kroat. Nė mėnyrė tė dhembshme e pėrshkruan gjendjen e katundit tij Bruno Bajlo, i cili ėshtė i lindur nė Amerikė, ku edhe jeton me familje atje. Por vuan pėr Arbneshin, vendlindjen e prindėrve tė tij, pėr dobėsimin e identitetit arbresh, sidomos harrimit tė gjuhės. Nė njė letėr mė shkruan: “Po vjen mordja identitetit arbnesh. Mocėt e reja s’dojnė me folė, s’dojnė me ndie se tė parėt kanė folė arbėnisht nė shtėpi, kundėr kroat, prapė s’muj shumė me kjenė se dajat e tezjat janė martua me ta, ashtu pak ka pak, si pleqnija po treten, do tė mbes pa katund. Asht ēuditshėm mor Lalė me kjen pej dikuj qė nuk kesh ma, s’di fjalėt me tė shkrua si ashtė”.

Pėrfundim
Ēėshtja edhe sa do tė jetė e pranishme gjuha arbėrishte nė mesin e arbėreshėve tė Zarės pothuajse vetėm dihet, pas vdekjes sė gjeneratave tė vjetra me ta do tė varroset edhe arbėrishtja pas 300 viteve tė ekzistimit e komunikimit verbal. Pra me mbarimin e kėtij shekulli ndoshta edhe pėrfundon prania e njė gjuhe tė vjetėr dhe e pa shkruar qė mjaft qėndroi nė ato rrethana, por mjerisht koha nuk punoi pėr te. Aty ku mė parė ishte zhdukur ilirishtja e tani edhe tė njėjtin fat do ta ketė arbėrishtja. Intelektualėt shquar arbėresh si Rela, Deshpali, Miro i Kikices, Kruno Krstiēi, si edhe tė tjerė, ishin tė vetėdijshėm se njė pėrfundimin i kėtillė do tė ndodhė. Prandaj ata pėrpiqeshin pėr ta shkruar gjuhėn arbėrishte-shqipe dhe kėrkonin qė ajo tė mėsohet edhe nė shkollė. Deri sa Rela e Deshpali merreshin me shkrime letrare, Kruno e kishte bėrė fjalorin e arbreshve tė Zarės. Edhe kur nuk do tė gjendet njeri qė do tė fliste arbėrisht, a do tė thotė kjo qė pėrfundoi dhe ekzistenca etnitetit arbėresh nė Zarė (!) nuk e besoj, sepse shumica e intelektualėve qė merren me ēėshtje e arbėreshėve nuk dinė arbėrisht por krijojnė nė gjuhen kroate e shkruajnė, frymėzohen nga jeta arbėreshe, dhe nuk janė mė pakė arbėresh, se ata qė e dinė gjuhen arbėreshe. Rinia arbėreshe sot ka mundėsi qė nė gjuhėn kroate tė informohen shumė pėr tė parėt e tyre, pėr jetėn e tyre nė pėrgjithėsi, historinė e arbėreshėve etj, qoftė nga autorėt arbėresh e qoftė nga ata tė huaj,qoftė nga publikimet e shtypura e qoftė nga web faqet tė cilat i kanė krijuar arbėreshėt. Si element i fuqishėm i identitetit arbėresh gjithherė do mbetet festa e ”Zoja jonė” tė cilėn e organizon famullia e Arbneshit. Ku pėr nderė tė kėsaj feste organizohen aktivitete tė shumta, fetare, kulturore dhe sportive. Kjo ditė e cila nxit ndjenjat arbėreshėve dhe zgjon kujtesėn historike tė tyre.

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi