» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Morali nė krizė – E kush pra ėshtė fajtor !?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Morali nė krizė – E kush pra ėshtė fajtor !?

Mesazh nga PRINCO prej Wed 09 Apr 2014, 19:56

Morali ėshtė nė krizė !

Pėr kėtė dikush fajėson politikanėt, dikush mėsuesit, e dikush thotė se babai si pėrgjegjės i familjes ėshtė fajtor. Tė tjerėt thonė se e ėma si edukator i parė ėshtė fajtore.
Duke mohuar apo mosnjohur pėrgjegjėsinė vetjake dhe duke fajėsuar njėri tjetrin faji ngel jetim.
Albert Bandura, psikologu i njohur i shekullit njėzetė, pėrmes eksperimenteve tė tij rreth ēėshtjes sė agresionit tek adoleshentėt argumentoi se bota dhe sjellja e individit plotėsojnė njėri tjetrin. Ai thotė qė jo vetėm se mjedisi shkakton sjelljen por sjellja shkakton mjedisin gjithashtu, dhe kėtė fenomen e quan determinizėm reciprok.
Por, ku do tė mbėrrim nėse kthehemi prapa nė tė kaluarėn duke analizuar problemet dhe shkaqet e tyre? Vėshtirė qė do mund tė identifikojmė fillimin e fajit pasiqė ēdo ndodhi ka njė shkak e ēdo shkak ėshtė njė ndodhi si rezultat i njė shkaku paraprak.
Fajin dhe fajtorin duhet kėrkuar nė kohėn tonė nga mesi ynė, e jo nė tė kaluarėn apo tė ardhmen.

Kur zinxhirėt shkėputen a ka faj vetėm hallka qė ēahet apo tė gjitha ato qė ngrehin njėra tjetrėn? Kur ata shkėputen ne themi qė zinxhirėt ishin tė dobėt e jo vetėm hallka qė lėshoi.
Kėshtu, nėse analizojmė dhe shqyrtojmė me hollėsi krizėn morale pėr tė cilėn po kalon shoqėria e sotme, do tė gjejmė se tė gjithė kanė faj, dikush mė pak e dikush mė shumė.
Nė shoqėrinė stabile patriarkale, ku institucioni familje ėshtė i shenjtė, babai – i zoti i shtėpisė, furnizuesi dhe mbrojtėsi i pjestarėve tjerė tė familjes flet fjalėn e fundit. Por, kur shoqėria fillon tė degjenerohet ai ėshtė i pari qė degradon rolin e vet. Atėherė, kaosi dhe anarkia mbizotėrojnė.
Sami Frashėri pat thėnė se fėmia i njė gruaje tė edukuar e tė mėsuar nė vend qė tė dėgjoj pėrralla kundėr logjikės e qė ta prishi moralin, mbi gogolin dhe kulēedrėn, bashkė me nina-nanat e ėmbla tė sė ėmės do tė dėgjojė pėrralla shumė tė bukura qė do t’i ndreqin moralin, qė do t’i zbusin zemrėn dhe do t’i zhvillojnė mėndjen. Fatkeqėsisht nė shoqėrinė tonė shumica e nėnave janė tė pa arsimuara. Pėr kėtė ato mė pak janė fajtore duke pasur parasysh mentalitetin tradicional shqiptar. Thuhej se femra nuk duhet tė arsimohej, madje as tė mėsoj shkrim leximin, sepse ajo duhet tė merret vetėm me punėt e shtėpisė, tė rrisė fėmijėt dhe ti shėrbejė burrit tė saj si dhe prindėrve tė tij. Ky rol i saj i atribuohej ligjeve tė Zotit duke thėnė se ajo vetėm pėr kėtė ėshtė krijuar. Pa dyshim qė Zoti e obligoi femrėn me rolin e nėnės por atė nuk e privoi, me asnjė urdhėr, nga kėrkimi i diturisė.

Ēka mund tė thuhet pėr shoqėrinė nė tė cilėn prindėrit turpėrohen me fėmijėt e vetė! Rinia e sotshme ėshtė tepėr egoiste ndaj vetvetės sė saj. Ajo nuk ka besim tek njerėzit e afėrm si dhe nė familjen e vet. Janė mė se tė bindur se vetėm ata kanė tė drejtė. Kėshtu, mohojnė vlerat tradicionale dhe kapen pėr atyre moderne, tė pa seleksionuara dhe tė pa definuara. Moto kryesore kanė lirinė absolute nga ēfarėdolloj pėrgjegjėsie.
Edhe djemtė me rezultate shumė tė dobėta nė mėsim nė shkollat e mesme dhe mosinteresim pėr studime tė larta, futen nė tė njėjtin kallup. Tek ata dominon mungesa e njė vizioni tė qartė rreth sė ardhmės sė tyre e qė drejtėpėrsėdrejti ndikon nė vullnetin dhe dėshirėn e tyre pėr tė ndryshuar diēka nė ambientin qė i rrethon. Si rrjellojė, morali i tyre ėshtė nė krizė sepse pasiviteti, dembelizmi dhe pavėndosshmėria ndikojnė nė moralin dhe karakterin e tyre.
Kur femra del e zhveshur nė publikė, qoftė nė shkollė apo nė treg a shėtitje, a thua ajo me kėtė demonstron kėtė liri? A demonstron se prindėrit e saj nuk kanė pushtet mbi tė? E nėse nuk kanė ēfarė ka ndodhur qė ata ta humbin atė? A ka ndodhur nė mėnyrė spontane, a u rebelua ajo brenda natės apo gradualisht kaloi pushteti nga njėra palė nė tjetrėn? Apo ndoshta as njėra e as tjetra por prindėrit me heshtjen e tyre e aprovojnė (zh)veshjen e saj. Kjo e fundit duket mė e logjikshme dhe nė njėfarė mase mposhtė teorinė e rebelimit dhe argumenton degjenerimin kolektiv. Pra, argumenton se tė gjithė kanė faj.

Edhe pse nuk mund tė flitet pėr amoralitetin seksual si fenomen tė gjėrė, nėse kėtė ēėshtje e trajtojmė me njė spektėr mė tė gjėrė sesa vetėm seks, por siē e quan Islami “rruga qė ēon nė zina” atėherė, lakuriqėsia, barsaletat banale, mesazhet telefonike, serialet televizive, dhe shumė elemente tė tjerė, qartas na lėnė tė kuptojnė qė amoraliteti nė shoqėrinė tonė ėshtė nė shkallė tė lartė.
Njeriu pėrgjatė kohės dėshmoi qė Zoti e krijoi atė qė nė moshė tė caktuar tė jetė nė gjendje tė ballafaqohet me rrethana tė caktuara qė i paraqiten duke evolouar (pjekur) nga mosha nė moshė. Tė kurdisur qė hormonet specifike tė paraqiten vetėm e vetėm atėherė kur atij i duhen. Kėshtu ndodh edhe me hormonet seksuale, do i zhvillohen nė kohėn e pubertitetit kur njeriu kalon nga faza e fėmijrisė nė atė tė pjekurisė. Por, psikologėt shpjegojnė se nėse fėmija ekspozohet me lakuriqėsi apo pornografi, qoftė nga televizori, revistat dhe interneti, hormonet seksuale zhvillohen parakohės sė natyrshme. Kjo shkakton stres dhe ēorientim dhe ndikon negativisht nė vlerat dhe moralin e tyre.
Humbja e vlerave, problemi mė i madh i shekullit XX, ėshtė rezultat drejtėpėrdrejtė i dobėsimit dhe humbjes sė besimit nė Zot. Niēeja (Nietzsche) deklaroi se nėse Zoti ka vdekur, atėherė ēdo gjė lejohet. Por, pa besim nė Zot s’ka moral, tha Alija Izetbegoviq. E Zoti s’ka as fillim e as mbarim. Vėrtetė, Muhamedi a.s. 14 shekuj mė parė na mėsoi se kush s’ka turp bėn gjithēka!
Tė gjithė e pranojnė qė morali ėshtė nė krizė, por duke trajtuar kėtė si problem kolektiv pėrpjekjet individuale qė ushtrohen pėr tė zgjedhur problemin janė mospėrfillėse nė krahasim se sa do tė ishin sikur ēdo kush tė trajtonte problemin si ēėshtje personale, si obligim moral dhe si pėrgjithėsi para Zotit.
Vetėm besimi i sinqertė nė Zotin do na nxjerr nga kjo krizė qė po kėrcėnon jo vetėm shoqėrinė tonė por mbarė njerėzimin.

Shkruan:  Brunilda Brasha Kajoshaj

firma.................................................................................................................................................................................
Bėhu ambicioz i diturisė, falės fisnik i shoqėrisė, rob falėnderues i Perėndisė, i dėgjueshėm nė kohė tė pleqėrisė.








Aty ku ska MORAL, Ligji nuk ka vler........

PRINCO

Shteti : Mbi token E ZOTIT
Postime : 188
Kyējet nė forum : 7693
Regjistruar mė : 18/02/2010

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Morali nė krizė – E kush pra ėshtė fajtor !?

Mesazh nga PRINCO prej Fri 11 Apr 2014, 15:39

eshte per tu habitur se si njerzit flasin per  kriza te ndryshme , si psh krizen ekonomike, politike  etj etj..
por per Kriz te moralitnuk gjejn dot koh..

A thua nuk eshte e rendesishme !!?

firma.................................................................................................................................................................................
Bėhu ambicioz i diturisė, falės fisnik i shoqėrisė, rob falėnderues i Perėndisė, i dėgjueshėm nė kohė tė pleqėrisė.








Aty ku ska MORAL, Ligji nuk ka vler........

PRINCO

Shteti : Mbi token E ZOTIT
Postime : 188
Kyējet nė forum : 7693
Regjistruar mė : 18/02/2010

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Morali nė krizė – E kush pra ėshtė fajtor !?

Mesazh nga Albanian_Girl prej Fri 11 Apr 2014, 18:09

Nė njė shoqėri  ku muza kryesore ėshtė paraja dhe  deviza  ėshtė qejfi ( shikim ky vecanėrisht shqiptar i kapitalizmit!) dhe kur kėto shumica s’i realizon dot, doemos qė drama tė tilla do jenė tė zakonshme dhe ne mė kot do ngremė supet tė habitur (nga padija apo hipokrizia) pas cdo drame tė re. Problemin e komplikon edhe tendenca (si ajo e shfaqur nė politikė pėr gjoja deideologjizimin e botės pas rėnies sė murit tė Berlinit) pėr demoralizimin (zbrazjen nga morali) e botės moderne pra, pėr njė botė pa moral (pa rregulla morale tė pranuara nga tė gjithė)! Ose tė kuptuar si “cdo individ ka moralin e vet”!... Mendimi im ėshtė ky.

Albanian_Girl
Moderator

Shteti : Parajse
Postime : 237
Kyējet nė forum : 10228
Regjistruar mė : 23/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Morali nė krizė – E kush pra ėshtė fajtor !?

Mesazh nga Sponsored content Today at 13:32


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi