» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Diktatori mė i ēmendur nė botė: Rrėfimi mė qesharak qė keni lexuar, ndėrsa gjithēka ėshtė e vėrtet!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Diktatori mė i ēmendur nė botė: Rrėfimi mė qesharak qė keni lexuar, ndėrsa gjithēka ėshtė e vėrtet!

Mesazh nga Naki prej Fri 14 Mar 2014, 15:13

Rrėfimin qė do ta lexoni, nuk do tė dinte ta shkruante asnjė dramaturg, asnjė humorist, madje as autori i filmit “The Dictator”, Sacha Baron Cohen. Fjala ėshtė pėr presidentin e pėrjetshėm tė Turkmenistanit, Saparmurat Niyazov. Ai ėshtė zgjedhur president me 100 pėr qind tė votave, nga 100 pėr qind e votuesve. Veten e shpalli “baba tė kombit”. Imazhi i tij ėshtė kopjuar nė njė trilion kopje dhe gjendet kudo, prej bankėnotave e deri te shishet e alkoolit dhe pakot e kripės. Ēmimin “Heroi i Turkmenistanit” e fitoi madje pesė herė, ndėrsa pothuaj ēdo institucion e ka emrin e tij. Bukės ia vuri emrin e nėnės, sepse “ka lindur babanė e kombit”, ndėrsa i ka ndryshuar edhe emrat e ditėve tė javės dhe muajve tė vitit. E ka botuar librin “Ruhnama” tė cilin nė Kushtetutė e barazoi me Kuranin, e madje donte ta bėnte kryesorin nė predikimet nė xhami. Sipas tij, ai qė e lexonte kėtė libėr tri herė, shkonte direkt nė Parajsė... Niyazov vdiq mė 2006, por pas e la njė budalla tjetėr, dentistin Gurbanguli Berdimuhamedow, i cili kalin e quan vėllai, sepse “kali ėshtė mė i dashur se vėllai”! Telegrafi ju sjellė rrėfimin interesant, pėr njė nga diktatorėt mė tė ēoroditur nė histori.
Nėse ju duket e ēuditshme se si nė Korenė e Veriut kanė dalė nė zgjedhje 99.9 pėr qind e votuesve, tė cilėt kandidatėve pėr Parlament (njė njėsi - njė kandidat) ua kanė dhėnė 100 pėr qind tė mbėshtetjes, dėgjojeni rrėfimin pėr Turkmenistanin dhe liderin e pėrjetshėm tė kėtij shteti, Saparmurat Niyazov.
Nė listėn e “diktatorėve tė ēmendur” qė ka ndėrtuar kultin e personalitetit, pa dyshim se Niyazov e zė vendin e parė. Gjatė kohės sė regjimit tė tij, ēdo i treti banor i shtetit ka pėrfunduar nė burg, ndėrsa ēdo i dyti mbeti pa punė.
Niyazov erdhi krye tė Turkmenistanit nė vitin 1985, kur lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, e emėroi kryeministėr tė Republikės Socialiste Sovjetike tė Turkmenistanit dhe sekretar tė parė tė Partisė Komuniste tė Turkmenistanitqė ishte posti mė i fuqishėm politik nė ish BRSS. Ky inxhinier i energjetikės ishte lideri mė i ri i republikave sovjetike.
Kur mė 1991 Sovjeti Suprem i Turkmenistanit shpallin pavarėsinė, Niyazov u zgjodh president i shtetit tė ri tė pavarur. Vitin tjetėr fitoi nė zgjedhje, ndėrsa duhet cekur se ishte kandidati i vetėm. Mė 1999 fiton 100 pėr qind tė votave, nga 100 pėr qind e votuesve, diēka qė nuk ka ndodhur as nė Korenė e Veriut.
Anėtarėt e partisė sė tij nė tė njėjtat zgjedhje kanė marrė mė shumė se 99 pėr qind tė votave. Kėshtu, Parlamenti e emėroi president tė pėrjetshėm. Menjėherė pas kėsaj, veten e shpalli Turkmenbashi, apo “baba tė turkmenėve”, sipas modelit tė Kemal Ataturkut, “babait tė turqve”.
Nė njė sesion tė Parlamentit tha se mė 2010 mund tė japė dorėheqjen dhe tė shpall zgjedhjet. Por, ligjvėnėsit kundėrshtuan me dhembje dhe e pėrgjėruan qė tė mbetet president i pėrjetshėm.
Edhe pse Turkmenistani ėshtė vend i pasur me burime natyrore, veēanėrisht me naftė dhe gaz (pėr rezervat e gazit zė vendin e pestė nė botė), banorėt jetojnė nė varfėri. Paga mesatare ėshtė 50 dollarė, por qytetarėt pėrdorin falas gazin, rrymėn dhe ujin.
“Te ne tė gjithė jetojnė mirė. I kam pyetur njerėzit dhe askush nuk ėshtė ankuar”, ka thėnė Niyazov, tė cilit i pėlqente tė ecte nė kryeqytet e tė pyeste njerėzit se si jetojnė.
Turkmenistani ėshtė njė nga vendet mė tė izoluara nė botė. Fotografi zviceran dhe laureati i ēmimit prestigjioz tė fotografisė, World Press Photo, Nicolas Righetti, disa herė ishte nė kėtė shtet.
“Kur mbėrrini nė Turkmenistan, gjėja e parė qė shikoni ėshtė Niyazovi. Pse? Pėr shkak se ky tip ėshtė kudo. Ėshtė shumėzuar nė njė trilion kopje. Imazhi i tij ėshtė nė tė gjitha bankėnotat. E gjejmė nė shishe tė alkoolit, kuti tė ēajit, paketim tė kripės”, ka thėnė Righetti.
Portreti i “babait tė turkmenėve” ėshtė sidomos nė ndėrtesa tė mėdha dhe sheshe. Statujat e tij dhe tė nėnės sė tij janė edhe nė shkretėtirėn e Karakumit. Statuja e tij e praruar, e lartė madje 15 metra (Niyazov ishte veē 150 centimetra i lartė), gjenden nė maje tė ndėrtesės mė tė lartė nė qytetin Ashgabat. Statuja rrotullohet, qė fytyra e Turkmenbashit tė jetė pėrherė e kthyer kah Dielli.
“Personalisht jam kundėr qė tė shoh fotot dhe statujat e mia nė rrugė, por populli kėtė e do”, ka thėnė Niyazov nė vitin 2001, kur u kritikua kulti i tij i personalitetit.
Ēmimin “Heroi i Turkmenistanit” e ka fituar madje pesė herė. Pėr ta nderuar veten, qytetin Krasnovodsk e ka riemėruar Turkmenbashi . Pėrveē kėsaj, shumė stacione, aeroporte, hidrocentrale, shkolla e spitale mbajnė emrin e tij. Sipas tij e ka quajtur edhe njė meteorit qė e zbulojnė astronomėt turkmenė, njė jogurt dhe njė parfum.
Televizioni shtetėror quhet po ashtu sipas tij, Turkmenbashi, ndėrsa derisa ishte gjallė transmetoheshin lajmet kryesisht pėr tė, e nė kėnd ishte fotoja e tij. Nė radio po ashtu kanė kėnduar ēdo ditė kėngė pėr nderin e tij. Tė gjitha gazetat turkmene kanė botuar foton e tij nė ballinė, ndėrsa edhe pjesa mė e madhe e pėrmbajtjes i kushtohej atij.
Si Niyazovi, edhe nėna e tij ėshtė shumė e famshme. Pa marrė parasysh se ajo vdiq nė vitin 1948, kur djali erdhi nė pushtet u shpall “Heroinė Kombėtare”, pėr shkak tė meritave tė saj pėr vendin. Padyshim, roli mė i madh ishte se lindi “babanė e kombit”.
Emri i bukės ėshtė ndryshuar nga fjala tradicionale "ēorek” nė “Gurbansoltan”, sipas nėnės, dhe statujat e pikturat e saj po ashtu janė shumė tė shpeshta nė Turkmenistan.
Nė sesionin vjetor tė Parlamentit, mė 2002, Niyazov njoftoi se ka ndryshuar emrat ndėrkombėtarė tė muajve. Kėshtu, Janari quhet Turkmenbashi - sipas tij; derisa Prilli quhet Gurbansoltan - sipas nėnės sė tij. Edhe muajt janė riemėruar sipas personaliteteve tė ndryshme turkmene.
Pasi ka ndryshuar emrat e muajve, vendosi t’i ndėrrojė edhe emrat e ditėve tė javės, nė: Kryesori, i Riu, i Miri, i Katėrti, i Bekuari, Shpirtėrori dhe Dita e Pushimit. Ai ka caktuar edhe festat e reja shtetėrore: 6 Prilli ėshtė “Festa e pikės sė ujit qė ėshtė kokėrr e ditės sė artė”; 1 Dhjetori ėshtė “Festa e Neutralitetit”; 27 Prilli ėshtė “Dita e Kalit”, ndėrsa mė i famshmi ėshtė “Dita e Bostanit” qė festohet mė 10 korrik.
“Babi i turkmenėve” nė vitin 2001 ka botuar librin “Ruhnama”, qė nė pėrkthim i bie “Libri i spiritualitetit”. Ky libėr nė Kushtetutė ėshtė i barabartė me Kuranin dhe ēdo qytetar “i ndershėm” duhet ta dijė pėrmendėsh. Ai madje ka kėrkuar nga Bashkėsia Islame qė t’ju rekomandohet besimtarėve nė vend tė Kuranit, ndėrsa kur kreu i Bashkėsisė refuzoi kėtė, hoxha arrestohet.
Tek “Ruhnama" Niyazov jep mendimet e tij pėr moralin, martesėn, raportet vėllazėrore dhe fqinjėsore. Libri ėshtė i obligueshėm pėr t’u lexuar, ndėrsa ėshtė njė provim pėr ta njohur pėrmbajtjen e tij e tė cilin pa e dhėnė askush nuk mund ta regjistrojė fakultetin, tė punėsohet apo tė japė lejen e vozitjes. Pos kėsaj, ai ka urdhėruar qė mjekėt tė mos e japin Betimin e Hipokratit, por betimin nė “Ruhnama”.
Pos qė “Ruhnama” u lexua 24 orė nė ditė nė televizionin shtetėror, fėmijėt ėshtė dashur qė tė lajmėrojnė prindėrit nėse nuk i dinė mirė mėsimet e “babait tė kombit”. Turkmenbashi pohonte se secili qė lexon tri herė librin e tij, shkon direkt nė Parajsė.
Ai ka shkruar edhe vepra nė poezi e nė prozė qė kanė fituar ēmimet mė tė larta nė shtet, ndėrsa i ka ftuar tė gjithė qė ta kritikojnė, por askush nuk e kishte guximin pėr njė gjė tė tillė.
Niyazov e ka shkruar edhe himnin e ri tė Turkmenistanit, qė i dedikohet atij. Shumė organizata ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut e dėnuan kėtė himn, sepse teksti inkurajon edhe persekutimin e homoseksualėve .
Ai ka shuar operėn dhe baletin shtetėror, “sepse kėto gjėraaskujt nuk i duhen” dhe se “nuk janė pjesė e kulturės turkmene" . Thuhet se kjo ėshtė bėrė pasi asnjė vepėr e madhe e kėtyre arteve nuk i dedikohet atij. Po ashtu, ka ndaluar edhe cirkun.
Spikerėt nė televizion nuk guxonin tė vėnė grim, sepse lideri thoshte se vėshtirė i dallonte spikerėt meshkuj dhe femra.
Nė njė rast u takua me njė vajzė tė re qė kishte njė dhemb floriri. Ai nuk e pėlqeu kėtė dhe menjėherė e miratoi dekretin qė ndalon dhėmbėt e arit, ndėrsa vajzės i tha qė tė shkojė te dentisti qė nė vend tė arit t’ia vė njė kurorė tė bardhė. Po ashtu, turkmenėve u tha qė tė brejnė sa mė shumė me dhėmbė, sepse kėshtu i ruajnė ato.
“Kur unė isha i ri, kam parė qentė se si brejnė kockat. Pėr kėtė qentė i kanė dhėmbėt e shėndetshėm”, ka shpjeguar ai.
Meshkujve mė 2001 ua ndaloi mjekrat, mustaqet dhe flokėt e gjata. Ka thėnė se djemtė me flokė tė gjata janė nėn ndikimin e kulturės dhe modės perėndimore. Kėshtu, nė tė gjithė kufijtė ka dėrguar berberė qė tė rruajnė ēdo tė huaj qė futet nė vend, qė kėshtu tė mos prishet rinia. Mė vonė ua lejoi mė tė vjetėrve mjekrat dhe mustaqet.
Ai e ndaloi edhe pirjen e duhanit, pasi e la vet, me arsyetimin se kėshtu shmanget tundimi.
Ai ka ndaluar transmetimin e muzikės nga CD-tė apo kasetat. Ndalesa vlente pėr radion dhe televizionin shtetėror, madje edhe tubimet muzikore. Kėtė e bėri sepse donte tė ruante vlerat kulturore. Kėshtu, muzika duhet tė jetė live. Po ashtu, ka ndaluar dėgjimin e muzikės nė veturė.
Nė dhjetor 2005 ka ndaluar edhe video-lojėrat, duke thėnė se janė tė dhunshme.
Tė huajve nė Turkmenistan ua ka ndaluar daljen nė publik pas orės 23:00. Po ashtu, ka urdhėruar qė ēdo i huaj qė martohet me turkmene, para martesės duhet tė paguajnė 50 mijė dollarė.
Po ashtu, ky budalla ka urdhėruar tė mbyllen tė gjitha spitalet jashtė Ashgabatit, me arsyetimin se nėse njerėzit janė tė sėmurė, duhet tė shkojnė nė kryeqytet.
“Pse duhet tė shpenzojmė specialistėt e mirė nė fshatra, kur ata duhet tė vijnė nė kryeqytet”, ka thėnė ai. Kėtė vendim besohet se e mori pasi njė ditė u sėmurė dhe donte qė tė gjithė mjekėt tė jenė nė dispozicionin e tij.
Turkmenabashi ka urdhėruar edhe mbylljen e bibliotekave nė vendet mė tė vogla, pasi “katundarėt edhe ashtu nuk lexojnė libra”!
Problemin e ndarjes sė pensioneve e zgjidhi duke e ndaluar pensionimin mė 2006, e duke urdhėruar tė rinjtė qė tė kujdesen pėr tė vjetrit. Pos kėsaj, tė gjithė ata qė kanė marrė pensione dy vite para kėtij vendimi, ėshtė dashur qė kėtė shumė tė parave t’ia kthejnė shtetit.
“Babai i turkmenėve” ka propozuar ndėrtimin e mrekullive tė reja tė botės nė Turkmenistan. Njė mrekulli e tillė ėshtė menduar tė jetė “Pallati i Akullt”. Ai premtonte se do ta mundte klimėn e shkretėtirės, jo larg Ashgabatit, nė malin Kopet-Daga, duke ndėrtuar njė pallat nga akulli e ku mijėra turkmenė do tė mėsojnė skijimin, ndonėse jashtė do tė jetė njė vapė e tmerrshme.
Njė tjetėr ide e ēmendur ishte njė kopsht i madh zoologjik nė shkretėtirė. Ai ka investuar 18 milionė dollarė nė kopshtin pėr pinguinė, duke thėnė se “ka shpėtuar kėtė specie nga ngrohja globale”.
Niyazovi vdiq nė vitin 2006. Kjo vdekje ka mundur tė zbeh kultit personalitetit tė tij, por reliktet e tij jetojnė nė formėn e ligjeve tė ēuditshme dhe tė monumenteve. Po ashtu, edhe trashėgimtari i tij, dentisti Gurbanguli Berdimuhamedow, ėshtė si ai: ka filluar ta ndėrtoj njė tjetėr kult tė ēuditshėm tė personalitetit. P.sh. ia vuri vetes titullin e nderuar Arkadag , qė do tė thotė “Patron”.
Fiksim i presidentit tė ri janė kuajt Akhal-Teke, qė ėshtėkafsha kombėtare dhe emblema e Turkmenistanit. Ky budalla, librin e tij “Fluturimi i kalit qiellor” e fillon me kėto fjalė: “Nuk do tė tė quaj kalė, por do tė tė quaj vėlla, sepse je mė i dashur se vėllai”. Madje, mė 2011, Berdimuhamedow dha urdhėr qė tė organizohet kontesti vjetor i Miss Kalit. /Telegrafi/

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.

Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 17491
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi