» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

14 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 14 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Mesjeta shqiptare sipas arkivave kroate

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mesjeta shqiptare sipas arkivave kroate

Mesazh nga studentja prej Mon 10 Mar 2014, 12:18

Shqipėria dhe shqiptarėt kanė qenė dhe mbeten njė temė interesante si pėr intelektualėt e dikurshėm, ashtu edhe pėr studiuesit e sotėm. Studiues tė shumtė nga vende tė ndryshme janė marrė dhe merren me studimet pėr origjinėn, kulturėn, traditėn, gjuhėn, fenė dhe gjithēka tjetėr qė ka tė bėjė me shqiptarėt dhe trojet e tyre etnike. Debatet e shumta tė mirėfillta me bazė shkencore, botimet e korpuseve tė dokumenteve, analizat studimore dhe librat e shumtė, tė botuar qė nga zbulimi i shtypshkronjės sė Gutenbergut e deri sot, janė njė nga dėshmitė mė tė forta pėr interesin e veēantė qė kishin tė huajt pėr popullin shqiptar, fatin dhe rolin e tij gjatė furtunės shekullore mesjetare, por edhe gjate zhvillimeve tė vrullshme tė rilindjes dhe iluminizmit evropian dhe atij shqiptar.
Krahas botimeve tė shumta dhe voluminoze, janė pėr t‘u pasur nė konsideratė edhe dorėshkrimet e vjetra tė pabotuara akoma, qė herė me autorė ose edhe pa autorė, kanė pėr temė bosht popullin shqiptar dhe trojet etnike tė tij.

Zbulimet e kėtyre dorėshkrimeve, janė njė thesar i vėrtetė, sepse jo vetėm pasurojnė shumė herė zbrazėsinė nė informacione qė ėshtė krijuar nė epoka tė caktuara kohore, duke na ndihmuar qė tė plotėsojmė e saktėsojmė njohuritė qė kemi deri tani pėr ngjarje, personalitete dhe data tė rėndėsishme historike, por edhe na tregojnė pėr imazhin qė kishin shqiptarėt nė sytė e bashkėkohėsve, apo jehonėn qė kishin veprat e tyre tek brezat e mėvonshėm. Studimet sistematike nėpėr arkiva e biblioteka tė ndryshme, anekėnd Evropės, pasurojnė fondet e albanologjisė dhe historisė kombėtare shqiptare nė pėrgjithėsi. Ēdo dokument, dorėshkrim apo libėr i rrallė, i zbuluar rishtas, i panjohur deri tani pėr studiuesin dhe lexuesin e gjerė, ka njė rėndėsi tė veēantė. Thesare tė tilla, kanė vlerė tė dyfishtė: e para sepse me anė tė tyre plotėsohet ose argumentohet e kaluara jonė kulturore dhe sė dyti, njihemi me krijime tė reja, tė zhanreve e gjinive tė ndryshme, gjė qė na mundėson tė kuptojmė rezonancėn qė kanė gjetur periudha tė caktuara historike apo personalitete tė caktuara historike nė fushat e ndryshme tė krijimtarisė.
Ėshtė theksuar tashmė disa herė, se qytetet bregdetare dalmate, ruajnė nė arkivat e bibliotekat e tyre tė shumta, qofshin ato publike, shtetėrore, kishtare apo private njė lėndė jashtėzakonisht tė pasur dhe tė vlefshme pėr shqiptarėt dhe Shqipėrinė. Ėshtė mė se e vėrtetė se njė pjesė e kėsaj lėnde ėshtė vjelur, fillimisht nga studiues tė huaj, e mė vonė edhe nga disa studiues shqiptarė. Ėshtė e domosdoshme qė nė mėnyrė sistematike, me njė pėrgatitje serioze tė bėhen hulumtime dhe kėrkime, nė gjithė qytetet bregdetare tė Adriatikut, sepse ekzistojnė tė dhėna tė shumta dhe tė sakta pėr burime shumė tė vlefshme, tė cilat presin studiuesit dhe hulumtuesit seriozė e tė pėrgatitur profesionalisht, si nė aspektin gjuhėsor, paleografik, diplomatik dhe epigrafik, kur bėhet fjalė pėr dorėshkrime, dokumente dhe burime tė tjera.
avatar
studentja

Shteti : Kosovė
Postime : 37
Kyējet nė forum : 11285
Regjistruar mė : 29/07/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mesjeta shqiptare sipas arkivave kroate

Mesazh nga studentja prej Mon 10 Mar 2014, 12:19

Dorėshkrimi nga Shibeniku
Nė Shibenik, nė famullinė e Shėn Lovrit, ruhet njė dorėshkrim i at Mate Zoriēiqit, me titull: Ogledalo prisvitloga i ponosnoga vojevagna vlastelina Jure Castriochianina, recenoga Scanderbeg, nė signaturėn: R.K - 17/I. II. Dorėshkrimi ka 92 faqe, format tė madh, me dimensione 26.3 x 49.5 cm dhe ndahet nė dy pjesė. Pjesa e parė pėrbėhet nga nėntė kapituj; ndėrsa pjesė e dytė ka 13 kapituj, gjithsej, 22 kapituj. Ēdo kapitulli i paraprin njė nėntitull i shkurtėr, i cili nė mėnyrė pėrmbledhėse, tregon se pėr ēfarė bėhet fjalė, nė tekstin nė vazhdim! I tėrė teksti ėshtė i mbushur me data dhe vite tė sakta, gjė qė e rrit vlerėn dhe rėndėsinė e tekstit, pastaj me njė korrektėsi tė jashtėzakonshme, janė shėnuar emrat e bashkėluftėtarėve tė Skėnderbeut dhe tė kundėrshtarėve tė tij. Nė disa raste, vėrehet njė njėanshmėri e lehtė nė favor tė Venedikut, qė autori me mjeshtėri tė veēantė e arsyeton duke treguar madhėshtinė, forcėn dhe diplomacinė e pėrkryer qė kishte Republika e Shėn Markut nė atė kohė. Dorėshkrimi ėshtė shumė i dėmtuar, sidomos nė faqet e para dhe ato tė fundit.Edhe nė brendi, nė disa vende vėshtirė lexohet. Lagėshtira, e nė disa vende edhe ngjyra, e kanė gėrryer letrėn, e cila ėshtė e cilėsisė sė dobėt. Teksti lexohet lehtė; ėshtė i shkruar nė gjuhėn kroate, nė dialektin e ikavicės. Ėshtė i pėrfunduar mė 29 shkurt tė vitit 1752. Kėtė tė dhėnė na e ofron vetė autori, nė faqen e fundit, /f. 92/. Kjo datė na bėn tė pohojmė, se ky ėshtė njėri ndėr krijimet mė tė vjetra, deri sot tė njohura, tė njė autori kroat, nė gjuhėn kroate, pėr Gjergj Kastriotin Skėnderbeun. Ky dorėshkrim ėshtė edhe mė i vjetėr se libri i Andrija Kaēiq-Mioshiqit pėr Skėnderbeun.
avatar
studentja

Shteti : Kosovė
Postime : 37
Kyējet nė forum : 11285
Regjistruar mė : 29/07/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi