» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

3 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 3 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Shen Gjergji, kavalieri qe vret dragoin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shen Gjergji, kavalieri qe vret dragoin

Mesazh nga Lori prej Tue 04 Mar 2014, 18:01

Shёn Gjergji lindi midis viteve 275 dhe 289 nё Kapadoki nga nёe famlje tё krishterё. Pas vdekjes sё tё atit u shpёrngul nё Palestinё, ku u edukua dhe u dallua pёr  zgjuarsinё , bukurinё dhe xhentilesёn e tij. Qё nё moshёn 18 vjeēare u detyrua tё merrte pjesё nё ushtri ku dhe shumё shpejt do tё dallohej pёr burrёrinё dhe maturinё e tij. Mori nderime , grada dhe poste tё ndryshme, dhe mё nё fund edhe titullin e kontit.
Dallohet pёr kavalierizmin e tij qё nё moshёn e tij tё re, pasi pavarёsisht se ishte oficer i legjeoneve romake, ai ishte i thjeshtё, i afrueshёm dhe i sjellshёm, ndihmonte njerёzit e dobёt dhe u jepte kurajo njerёzve tё dёshpёruar. Ikonat fillimisht e paraqesin si kёmbёsor, bukurosh, me uniformё ushtarake. Me vonё, qё nga shekulli i 13, e paraqesin si oficer kalorёs qё vret dragoin.
Nё moshёn 30 vjeēare arrestohet pёr arsye se ishte kristian. Torturohet nё mёnyre qё tё braktistё besimin e tij, por ai nuk pranon tё bёjё njё gjё  tё  tillё, gjё qё bёn mbretin Dioklitian ti presё kokёn. U deklarua si Shёnjtor nga Kisha dhe shumё shpejt fama e tij u pёrhap. Tempujt tё tij ekёzistonin nё Siri, mbi 40 tё tillё dhe 3 manastire nё Egjipt, por edhe nё perёndim e konsideronin si shenjtor.
Emri i Shёn Gjergjit ёshtё i lidhur ngushtё me eleminimin e dragoit. Pёr kёtё dragua  thuhen shumё gjёra. Disa thonё se ishte njё bishё nga anёt e Lindjes dhe kishte shpellёn afer burimit tё vetёm tё njё qyteti tё madh dhe pengonte njerёzit tё merrnin ujё. Thuhet se dragoi ndodhej nё krahinёn e Atalisё nё qytetin e Allajas. Mbret aty ishte Selviou, njё kundёrshtar i tё krishterёve.
Dragoi pёr shumё vite me rradhё tmerronte qytetin, duke e detyruar ti jipnin ushqime por edhe njerёz, fёmijё, dhe vajza tё reja. Shumё burra tё qytetit u munduan ta vrisnin por asnjёri nga ata nuk ja arriti. Shpella e tij ndodhej pёrtej njё liqeni, dhe dragoi jetonte brёnda njё vendi qё ngjante kёnetё. Erё e keqe perhapej nё tё gjithё vendin perrёth. Ndersa fryma e tij, e nxehtё dhe e pisёt helmonte ēdonjeri qё ju afronte. Zgjidhja qё kishte propozuar mbreti i zonёs, kur banorёt u drejtuan tek ai, ishte se ēdo familje duhet tё jepte njё fёmi pёr dragoin, nё mёnyrё qё tё ishte vazhdimisht i ngopur dhe nё kёtё mёnyrё qyteti nuk do tё ishte nё rrezik nga sulmet e papritura tё dragoit. Kёshtu filluan ēdo ditё njё familje sakrifikonte  njё fёmi  pёr dragoin, me zemёr tё rёndё, pasi tё gjitha pёrpjekjet  e tjera kishin dёshtuar. Njё dite erdhi dhe rradha e bijёs sё mbretit pёr tё vajtur pёr tu sakrifikuar.
E zbukuruar ashtu siē i kishte hije njё princeshe, u nis pёr tё takuar vdekjen, ndёrsa i ati po pёrgatiste anijen mbretёrore qё do tё pershkonte liqenin qё ndante qytetin nga shpella e dragoit, dhe njё turmё e madhe njerёzish e ndiqnin nga pas, duke e shoqёruar nё udhetimin e tij tё fundit. E  vetme do tё shkonte tё takonte dragoin, dhe kur arriti jashtё shpellёs sё tij, shikoi njё oficer tё ri duke ardhur drejt saj  mbi kalё. E pyeti se ēfarё bёnte atje e vetme? Princesha ju pёrgjigj  se po priste dragoin qё ta gёlltiste nё kembim me qetёsinё  e qytetarёve tё tjerё. Shёn Gjergji atёherё, pasi kёrkoi ndihmen e Zotit u hodh nё luftё kundёr dragoit dhe arriti ta mundte atё. E  nxorri jashtё shpellёs sё tij  dhe e  tёrhoqi zvarrё deri nё sheshin e qytetit. Aty pasi  deklaroi se arriti tё burgoste dragoin me ndihmёn e Zotit, dhe kёrkoi nga tё gjithё tё pranishmit tё ndiqnin besimin e tij, vret dragoin dhe shpёton banorёt nga rreziku i zhdukjes. Nё kembim pёr kёtё tё mirё qё bёri,  mbreti i dha vajzёn e tij pёr grua.
Miti i Shёn Gjergjit ёshtё njё mit mijravjeēar qё ekziston nё shumё mitologji dhe shumё fe nё tё gjithё botёn. Kёshtu ekziston miti i lashtё grek pёr ēlirimin e Andromedёs nga Perseu, Apolloni qё vret gjarpёrin, miti i Zigfridit nё mitologjinё gjermane, Uicilopocli tek Azteket qё vret gjarpёrin qё nxjerr flakё nga goja, etj.
Dragoi ёshtё  njё simbol mbarёbotёror. Kombinon gjarpёrin dhe zogun, lёndёn materiale dhe shpirtin njёkohёsisht. Nё lindje  quhet i dobishёm, ndёrsa nё Perёndim mori kuptimin e ligёsisё dhe shkatёrrimit, kuptim tё cilin ka marrё dhe nё kёtё mit. Dragoi kёtu ruan burimin me ujё, symbol i diturisё brёndёsore dhe i pavdekshёmrise, burimi i jetёs.
Beteja me dragoin simbolizon vёshtirёsitё qё ekzistojnё pёr tё arritur dikush tё fitojё frutet e dijes brendёsore. Vrasja e dragoit ёshte perplasja brendёsore midis dritёs dhe errёsirёs. Ёshtё njeriu qё  lufton pёr tё mundur natyrёn e tij tё erret dhe arrin Vetёzotёrim. Shpёtimi i princeshёs nga dragoi simbolizon ēlirimin e fuqive tё pastra shpirtёrore si rezultat i eliminimit tё fuqive negative. Simbolizon ēlirimin e Shpirtit qё pergaditet tё ёelltitet nga pasionet inferiore dhe dёshirat.
I gjithe ky mit simbolizon proēedurёn e luftёs sё brёndshme qё ēdonjeri qё kёrkon tё pёrmisohet si njeri, tё bёhet mё virtuoz dhe i Vetёdijshёm nё mёnyrё qё Shpirti dhe trupi i tij tё bashkёpunojnё si njё njёsi e vetme.
Dragoi nё kёtё mit simbolizon ligёsinё,  tё gjitha dobёsitё dhe defektet njerёzore. Princesha e burgosur simbolizon botёn psikologjike tё njeriut qё jeton nё errёsirёn e shpellёs sё Platonit dhe nё njё moment tё caktuar del nё dritёn e vёrtetё. Pёr tё arritur tё shkёputet  nga Dragoi – defektet, nevojitet njё betejё brendёsore. Heroi, Shёn Gjergji, simbolizon Botёn Shpirtёrore, tё mirёn, forcёn pozitive, qё simbolizon diellin, botёn e vёrtetё tё dritёs qё na thotё Platoni.
Shpirti ёshtё ai qё vendos ndёrgjegjen – vetёdijen dhe bёn njeriun  tё fillojё rrugёn brendёsore, apo udhёn filozofike siē quhej nga traditat e qytetёrimeve tё lashtё.  Njё proēedurё qё transformon njeriun e thjeshtё nё njё hero, nё njё njeri tё vetёdijshёm  dhe te dobishёm si pёr veten ashtu edhe pёr kolektivin qё ka pёrreth.
Nuk ёshtё  rastёsishme qё personazhi i Shёn Gjergjit ёshtё kaq i dashur  dhe i famshёm nga njerёzit, pasi ēdonjeri e di se e mira dhe e keqja, drita dhe errёsira, nuk ekziston vetёm nё botёn e jashtme por edhe brёnda ēdonjёrit nga ne. Ёshtё Vetvetja superiore (Shёn Gjergji) i cili lufton me personalitetin tonё (dragoi), nё mёnyrё qё tё ēlirojё Psikinё tonё (princeshёn).Brenda nesh ndodhet njё dragua por edhe njё Shёn Gjergj, i gatshёm pёr ta vrarё atё. Mjafton qё ne tё duam ta bejmё njё gjё tё tillё….

Lori

Shteti : Every-where
Postime : 64
Kyējet nė forum : 10241
Regjistruar mė : 14/09/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi