» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

14 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 14 vizitorė :: 2 Bots

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Ramė Binaku i Dashinovcit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ramė Binaku i Dashinovcit

Mesazh nga Naki prej Sun 23 Feb 2014, 23:16

Shkruan: Prof. Fehmi Kelmendi
Ramė Binaku (1876-1963) i biri i Binak Hajdarit, nga fshati Dashinoc, komuna e Deēanit, Rrafshi i Dukagjinit, nga fisi i Berishės, tėrė jetėn ia kushtoi ēėshtjes kombėtare duke luftuar si kaēak kundėr secilit pushtues pėr ēlirimin e atdheut. Qėndresa e tij heroike me bashkėluftėtarėt tė tjerė tė Lėvizjes kaēake e bėnė qė tė radhitet nė plajadėn e patriotėve tė devotshėm jo vetėm nė Rrafshin e Dukagjinit, por edhe mė gjėrė. Ramė Binaku i njohur pėr veprimtarinė e tij patriotike ishte burrė qė fliste pak,por bėnte shumė pėr atdheun. Qysh nė ditėt e hershme ai e kuptoi qė atdheu fillon nga pragu i shtėpisė dhe zgjat deri aty ku ēdo pėllėmbė i vie era gjak shqiptari. Ramė Binaku qė si fėmijė mbeti pa tė dy prindėrit. Tė atin Binakun dhe xhaxhain e tij Vatėn i kishin arrestuar dhe pastaj edhe vrarė turqit.
Jeta e Ramė Binakut ishte pėrplot vuajtje dhe me sakrifica tė mėdha. E rriti dhe pėr tė u kujdesua daja i tij Pash Galani, nga fshati Gjelekar, i Malit tė Zi. Nė moshėn l2 vjeēare Ramė Binaku kthehet nė Dashinoc,por jo nė shtėpinė e vetė qė ia kishin djegur turqit. Prej asaj kohe e tutje pėr tė kujdesohej halla Lule Hajdari, pėrndryshe e njohur nė Rrethinė si trimėreshė e burrėreshė e dalluar. Lule Hajdari nipin e saj, Ramė Binakun l5 vjeēar e dėrgoi tek Ahmet Beg Berisha, babai i Bajram Currit, prej tė cilit kėrkoi ndihmė pėr tė mundur me regjistrua nė ēetėn e Hazir Sylės i cili rrjedhte nga familja Kurpali-Shqipėri. Ahmet Beg Berisha i premtoi Lules kujdesin ndaj Ramės dhe ia jep njė ndihmė prej njė sasije mexhedijesh sa pėr tė siguruar jetėn. Kjo ēetė ishte e njohur nė Shqipėrinė e Veriut dhe po ashtu edhe nė Rrafshin e Dukagjinit pėr luftėra kundėr pushtuesve osmanė dhe serbomalazezė. Nė kėtė ēetė tok me pietetet e saj u kalit Ramė Binaku.
Tani tė shohim se cilat ishin detyrat dhe etika luftarake tė kėsaj ēete: 1. Armikun duhet luftuar me armė pė tė fituar lirinė. 2. Njė trimėri do njė qind mjeshtri. 3. Ushtari i kėsaj ēete nuk guxon tė jetė hajdut, kriminel, i pabesė dhe i pamoral. 4. Aty ku e hanė bukėn nuk guxon tė tradhtosh dhe tė turpėrosh. 5. Nė ditė tė vėshtirė njihet shoku dhe nuk lihet vetėm. 6. Femrat nuk dhunohen, pleqtė dhe fėmijtė nuk vriten. 7. Ēdo gjė do ta kemi tė pėrbashkėt tė mirėn e tė keqen, fitoren dhe humbjen. 8. Askush nuk gėzon prioritete apo privilegje, ato i takojnė vetėm popullit. Kėto pra ishin kushtet detyrat dhe obligimet e ēdo ushtari qė pranohej nė kėtė ēetė e qė duhej patjetėr t’ i respektonte, pėrndryshe dėnimet ishin rigoroze, si djegja e shtėpisė dhe dėbimi nga vendlindja.
Pra nė kėtė ēetė u rrit dhe u kalit Ramė Binaku i Dashinocit. Herėt i pėrqafoi tė gjitha udhėzimet dhe detyrat e kėsaj ēete dhe me pėrpikėri e besnikėri i vuri nė zbatim. Kėtu edhe u zotua shpirtėrisht tė hakmerret kundėr pushtuesve Osmanė dhe Serbo-sllavė deri nė pikėn e fundit te gjakut. Pikėrisht pra ky ishte Ramė Binaku qė pėr shkak tė kėtyre rrugėtimeve tė gjata nėpėr shtigjet e lirisė rreth 50-vite mbajti armėn mbi supe si luftėtar i denjė i ēetave kaēake pėr t`i dalur zot atdheut aty kur dhe ku tė ketė nevojė. Dhe mu pėr kėto tipare kombėtare dhe atdhedashurie Rama dhe familja e tij pėsuan vuajtje, malltretime, burgosje, djegje shtėpie dhe peripeci tė jashtėzakonshme, deri nė dėnime me vdekje. Megjithatė, Ramės nuk i shkoi mendja kurrė ta braktiste atdheun. Ku ishin situatat mė tė vėshtirė aty gjendej. Zoti mos thashtė me ia kthye shpinėn atdheut, deklaronte Ramė Binaku, rrėfenin bashkėluftėtarėt e tij.
Ideologėt shpirtėrorė tė Ramė Binakut ishin: Hasan Prishtina, Fan Noli, Mehmet agė Berisha dhe Bajram Daklani. Ndėrsa bashkėluftėtarėt e tij ishin: Azem Bejta, Hazir Syla, Bajram Syla, Zymer Fazlija, Lan Selimi, Isuf Musa, Nue Pėrlleshi, Sadri Caka etj... Pėr kėto cilėsi dėshmojnė shumė burra tė Rrafshit tė Dukagjinit, tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė sė Veriut. Kėta thonė se Ramė Binaku ishte njeri me orė dhe aty ku printe e mėsynte gjithmonė me sukses ja doli. Ku e ngrėni bukėn nuk e pėrmbysi kupėn. Ishte i qetė ndėr oda por i ashpėr nė vendimarrje. Kishte qėndrim human ndaj tė varfėrve dhe gjithmonė i mbrojti interesat e tyre. Pa mėshirė i luftoi armiqtė e brendshėm dhe tė jashtėm, sidomos ata tė cilėt nė popull bėnin zullum, qė deshėn ta likuidonin Lėvizjen kaēake dhe vetė Ramėn.
Askush nuk pėrtonte pėr ta pranuar nė shtėpi dhe pėr t`i dhėnė bukė ndonėse i rrezikohej familja. Rama thoshte: Lum kush mundet e mjerė kush s’di. Pra, ky ishte Ramė Binaku, burri i besės dhe i nderit shqiptar, qė tėrė jetėn ia kustoi atdheut duke luftuar pėr ta fituar lirinė, e qė atė liri ta gėzonte populli tok me shtrasat e varfėra, qė vuanin siē vuajti ai vetė, sepse asaj edhe vetė i pėrkiste, por jo shtresave byrokratike qė i pėrshtateshin situatave tė ndryshme si kameleonė.
Rama kishte shumė shokė tė luftės dhe tė besės, qė kishin njė besėlidhje tė fortė, qė kush tė rrethohet prej pushtetit tė tjerėt me i shkua nė ndihmė pa marrė parasysh kushtet, rrethanat dhe sakrificat. Me njė rast Ali Pashė Draga e rrethon Dashinocin dhe me tė arritur pyet ku ėshtė Dashinoci? Dikush i tregon ja ky ėshtė, ai fillon tė qeshet dhe thotė:sipas asaj qė kam dėgjuar mendova se i ka 500 shtėpi e jo 7-8 shtėpi. Vėrtet, Dashinoci ka tri pika kulminante historike tė pa shlyeshme:
Lisi i Dashinocit, Kroi i Dashinocit dhe Ramė Binaku i Dashinocit
Kėto tri pika janė tė lidhura ngusht njėra me tjetrėn dhe e madhėshtojnė njėra tjetrėn. Nėn hijen e kėtij lisi pushonin burrat dhe ideologėt e mėdhenjė tė atdheut: Hasan Prishtina, Fan Noli, Mehmet agė Berisha, Bajram Daklani. Kėtu gjuanin nė shenjė dhe hedhnin gurapeshėn. Kurse te Kroi pinin ujė dhe pushonon nėn hije. Burrat e dheut tok me Ramė Binakun binin vendime tė prera lidhur me ēėshtjen kombėtare.
Luftėrat e Ramė Binakut kundėr Turqisė, nė Smolicė, nė Qafė tė Prushit, nė Qafė tė Pogragjes, nė Krumė tė Hasit, nė Sukėn e Cermjanit, nė Lug tė Baranit,veēmas me ushtrinė e Xhafer Tajarit,nė Lug tė Baranit,e nė Sukė tė Palabrdhit, Ramės i vritet vėllaj, Hajdari, ku tėrė ditėn me tre shokė luftoi kundėr ushtarėve turq dhe nuk u lejoi tė ua merrnin kokėn tė vėllajt siē kishin zakon ata. Aty mbeti edhe njė binbash turk. Dhe me tė ngrysur Rama e tėhoqi kufomėn e tė vėllajt dhe e varrosi nė fshatin Ratishė. Rama thoshte se ishte njė gėzim i madh pėr tė meqė se kishte kryer njė mision nderi.Turqit ia dogjėn shtėpinė dhe nė livadh tė tij mbi shtėpi vendosin 50 ushtarė pėr ta zėnė Ramėn dhe Zymer Fazlinė qė bėnin kėrdinė nė ushtrinė turke e qė gazeta e asaj kohe nga Stambolli shkruante: Ramė Binaku dhe Zymer Fazlija sikur fluturojnė dhe nuk po kapen tė gjallė.
Luftėrat kundėr pushtuesve malazezė. Nė luftėn e Beranit, tė Rzhanicės, tė Suvidollit dhe pėr djegjen e Shekullarit Rama u tregua luftėtar me moral dhe etikė qė i pėrket njė shqiptari atdhetar. Tri gra malazeze tė sulmuara prej ca personave tė revoltuar nė mesin e kaēakėve nė shenjė hakmarrjeje, Ramė Binaku sapo dėgjoi shamatėn vrapon dhe i shpėton ato. Njėra prej tyre i ofron fėmijėn e saj pėr t’ia marrė flokut nė vend tė kumarit ngase ky e kishte shpėtua nga rreziku, por Rama e largon me fjalė duke i thonė se nuk kishte ardhur kėtu pėr tė zėnė kumar, po pėr tė luftuar me nder ballė pėr ballė me armikun. Malazezja hallal tė qoftė bre burrė qė na mbrojtje moralin.
Djali i asaj malazezes kur rritet kryen akademinė ushtarake dhe si oficer merr pjesė nė luftėn e partizanėve dhe mė l963 me insistimin e sė ėmės kėrkon Ramė Binakun pėr t’i falenderuar lidhur me rastin e cekur ku ishte treguar human dhe i njerėzishėm. Por ky Ramėn nuk e takoi sepse kishte vdekur para tri javėsh. Oficeri luftėtar malazez amanetin e sė ėmės ia pėrcolli Hamėz Arifit, djalit tė xhaxhait tė Ramės duke qarė me lot dhe duke i thonė se nėse dikush tė kėrcėnon drejtohu tek unė sepse kėsaj familje i kam borxh. Fjalėt e oficerit i shkruan Branko Horvat nė librin e tij : “Kosovsko Pitanje”, ku pos tjerash, thotė se Ramė Binaku ka qenė burrė i besės dhe i nderit. Hamėz Arifi ishte njeriu mė i dashur dhe mė besnik i Ramė Binakut dhe ky vuajti mė sė shumti prej tė gjithė anėtarėve tė familjes. Pėr Ramėn u dėnua me l2 muaj burgim qė i vuajti nė Mitrovicė. Megjithatė,ky kurrė nuk u frikėsua, nuk u pendua pėr veprėn e bėrė dhe nuk hoqi dorė nga familja e Ramė Binakut. Dhe mu pėr kėtė ėshtė varrosur pranė varrit tė Ramės.
Luftėrat kundėr Serbisė. Lufta pėr mbrojtjen e Neutralit tė Junikut, nė Qafė tė Malit tė Shqipėrisė, lufta me Azem Bejtėn e Shote Galicėn afėr Kėpuzit nė Qeskovė. Luftėrat kundėr Austrisė. Nė njėrėn prej tyre Rama zihet me tradhti dhe dėnohet me vdekje. Por theu burgun nė kullat e Sheremetit nė Pejė dhe bashkė me njė boshnjak nga Vitomirica e Pejės ikin dhe tė nesėrmen i lėshojnė tė burgosurit tė tjerė, po atė ditė pas dreke largohet Austria nga Kosova.
Luftėrat kundėr pushtuesve serbė tė shtetit tė ashtuquajtur jugosllav tė dinastisė sė Karagjorgjeviqve. Gjatė gjithė periudhės sė sundimit tė Jugosllavisė okupuese tė kralave Ramė binaku nuk e hoqi dot armėn nga krahu. Krah pėr krah me Bajram Currin, Isa Boletinin, Azem Bejtėn, Shote Galicėn, Hazir Sylėn, Zymer Fazlinė, Bajram Sylėn, Zhui Sadrinė, Kerin e Sadri Bardhit etj... mori pjesė nė tė gjitha betejat kundėr pushtuesit. Qė nga viti l9l2 deri nė vitin l94l, me pėrjashtim tė periudhės l9l5-l9l8 kur luftoi kundėr pushtuesve austrohungarezė, Ramė Binaku me shokė iu kundėrvu pushtuesve serbomalazezė dhe kolonizimit tė tyre. Nė “Republikėn” e zonės sė Junikut, qė u formua nė dhjetor tė vitit 192l, Ramė Binaku me ēetėn e tij luftoi me zell pėr mbrojtjen e kėtij territori tė pavarur. Ramė Binaku qėndronte pranė Hasan Prishtinės, Fan Nolit, Bajram Currit dhe Luigj Gurakuqit. Nė revolucionin e qershorit l924 mori pjesė aktive duke mbajtur krahun e Nolit.
Luftėrat kundėr sllavo-komunistėve (partizanėve e ēetnikėve). Lufta nė Bėlle nė bjeshkė tė Deēanit, kundėr dy brigadave serbomalazeze, lufta te Gropa e Sapunit kundėr Cedo Mioviqit, ku ky komadant i partizavėve plagosej dhe dora e mėngjėr i kishte mbetur sakat, lufta nė Erenik tė Gjakovės, lufta nė Pashtrik tė Hasit, lufta nė Qafė tė Prushit, lufta e Cabratit tė Gjakovės dhe lufta tjetėr nė Erenik tė Gjakovės, u zhvilluan midis komunistėve dhe ballistėve.e vullnetarėve shqiptarė. Tė gjitha kėto luftėra me sakrifica dhe viktima u bėnė pėr ēlirimin e atdheut,ku lules`i vie era lulė, ku voglushi dhe zogu kėndojnė shqip dhe ku historia do tė shkruhet ashtu qysh kanė ndodhur ngjarjet duke mos ua mohuar meritėn patriotėve tė shquar. Shumė gjėra duhet pastruar. Dhe mėtej nuk do tė shkruhet sipas dogmės sė gabuar sllavokomuniste. Besojmė se nė tė ardhmėn do tė paraqiten historianėt e ndėrgjegjshėm. Disa historianė nėn ndikimin e ideologjisė sllavokomuniste ende kanė frikė ose nuk dėshirojnė tė shkruajnė pėr historinė e vėrtetė. Eshtė pėr lėvdruar shpallja e Shaban Polluzhės pėr hero kombėtar. Ky fanar i kombit kėtė e ka merituar pamėdyshje..Para disa muajve organizata “Balli Kombėtar” nė Deēan shpalli hero tė kombit Ramė Binakun. Ka edhe patriotė tė tjerė qė meritojnė tė shpallen hero tė kombit shqiptar. Tani kemi njė fillim tė mbarė prej disa historianėve dhe institucioneve shtetėrore tė Kosovės. Kėtė e themi pėr arsye se fitorja deri nė pavarėsinė e Kosovės nuk ėshtė rezultat i luftės sė njė generate po ėshtė rezultat i shumė brezave qė dhanė jetėn e tyre duke filluar qė nga luftėrat e Skėnderbeut deri sot e kėsaj dite. Pra, Kosova ėshtė larė shumė herė me gjakun shqiptar. Nė shkencė dy gjėra nuk udhėtojnė bashkė e vėrteta dhe e pavėrteta. Secili do tė pėrgjigjet para popullit pėr veprėn e tij. Dhe njė ditė populli shqiptar i bashkuar do tė inkuandrohet nė botėn e civilizuar e demokratike.
Nė fund tė kėtij artikulli po e paraqesim njė strofė tė kėngės popullore lidhur me luftėn e Cabratit tė Gjakovės :
Mehmet aga u ēue nė komė
Shumė siklete ma kanė zonė
Ramė Binakut po i ēon fjalė
Sa ma shpejt te un me ardhė
Merr me veti shumė vullnetarė
Kanė msy shkit Gjakovėn me marrė
Ne Gjakovė kanė msy me hi
Milladini tu ju pri
Ka me vete di faqe zi
Donė me bo Kosovėn Serbi

Kėto tė dhėna janė marrė prej bashkėluftėtarėve tė Ramė Binakut: Isė Neziri, Hajdar Tafa, Nue Pėrlleshi, Sadri Caka dhe Hamėz Arifi. Ndėrsa tė shenjuara nga djemtė e Ramės, Rexhepi dhe Sahiti. (Bisedėn e zhvilloi me tė birin e Ramė Binakut, Rexhep Berishėn)

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi