» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

15 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 15 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Madhėshtia e Teutės sė Ilirisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Madhėshtia e Teutės sė Ilirisė

Mesazh nga Naki prej Sun 23 Feb 2014, 22:46

Nga Prof. Dr. Resmi Osmani
Pėrse njė roma pėr Teutėn. Ka vite qė i jam pėrkushtuar romanit historik me subjekte nga lashtėsia e Ilirisė. Fryt i kėsaj pune janė romanet”Mbretėrimi i Pirros sė Epirit”,Kristalin KH,2010, eseja historike “Aleksandri i Madh i Maqedonisė”Luma Grafik,Tetovė 2010, “Mbretėresha Olimpia”, kristalina KH,2011. Kjo trilogji me njė synim tė vetėm: pėr tė risjellė me mjetet e artit,  nė dijeninė dhe vėmėndjen e lexuesit tė sotėm, veēanėrisht brezit tė ri, njė epokė tė lashtė historike, tė vėrtetė  e tė lavdishme tė Ilirėve, qė janė paraardhėsit tanė, qė tė dimė nga vijmė, kush jemi, ku shkojmė, ku janė rrėnjėt tona historike  dhe,  pėr t’i rikthyer vendit dhe popullit tonė heronjtė e vet, qė tė tjerėt, fqinjė tanė ballkanas, pėrpiqen ti bejnė tė vetėt, te shpallen trashėgimtarė  dhe tė krenohen me lavdinė e tyre. Sa ja kam arritur? Nuk mund ta them. Autori nuk mund tė japė vlerėsime pėr librat e veta. Kjo i takon lexuesit dhe kritikės. Fjalė tė mira janė thėnė.
Nga trualli i Ilirisė, nė periudhėn e shtetformimeve, kanė dalė nė krye figura tė shquara, bėmat e tė cilėve, historia i pėrcjell deri nė ditėt tona: Glauku, Bardhyli, Pirrua,Pleurati, Agroni, Longari,Monuni, Genti ,Batua, etj. Pėr tė vijuar me Gjin Bua Shpatėn,Depe Zenebishin, Skėnderbeun e lavdishėm e deri te Ismail Qemali. Midis tyre, nė lashtėsi shquhen edhe tre personazhe femėrore ,mbretėreshat Olimpia qė mbretėroi nė Epir dhe Maqedoni, Daidamea, nė Epir dhe Teuta nė mbretėrinė ilire. Gra luftėtare , mentare e humaniste  tė shquara pati edhe mė vonė: Bubulina, Elena Gjika, Nora, Shote Galica , Zonja Ēurre e deri te shenjtorja Nėnė Tereza(Gonxhe Bojaxhiu).
Vlen tė shėnohet, se paraardhėsit tanė Ilirėt, ndryshe nga popujt e tyre fqinjė: grekėt, maqedonasit, trakasit apo romakėt,qė mbanin qėndrim pėrbuzės ndaj gruas dhe nuk lejonin qė nė fronin mbretėror tė kurorėzohej njė grua, Ilirėt e kishin tė lejuar kėtė tė drejtė nė kodin e tyre zakonor e trashėgimor. Ėshtė kjo njė shenjė qytetarie dhe nderimi e vlerėsimi pėr gruan Ilire, pėr vendin e saj nė familje e shoqėri, e cila kulmon me mbretėrimin e Teutės. Ajo mbretėroi tre vjet(230-228 p.e.r.), nė njė kohė kur mbretėria Ilire ishte nė kulmin e fuqisė sė saj. Qenė vite tė ngjeshura me ngjarje, me pėrpjekje dhe luftėra pėr njėsimin e ilirisė dhe  ilirėve nė njė shtet tė vetėm. Nė krye, zemra dhe truri i kėsaj ėndrre, qė e kishte fillesėn te mbreti Agron, ishte Teuta. Kėtu e ka nisjen fillesa e krijimit tė njė shteti tė vetėm tė Ilirėve, e mė pas tė Arbėrorėve e Shqiptarėve, qė ėshtė evidente dhe e papėrbushur edhe  sot. Pavarėsimi i Kosovės dhe ruajtja e ngjallja e shqiptarizmit nė trojet ku jetojnė shqiptarėt, e lenė tė hapur kėtė mundėsi. Lumė kush tė rrojė! Ishte kjo shtysa dhe motivi nxitės pėr tė shkruar romanin.
Pas njė pune tė gjatė qė mu desh pėr grumbullimin e tė dhėnave historike tė asaj kohe dhe pėr vetė Teutėn, qė ēėshtė e vėrteta janė tė pakta, nisa tė shkruaj. Bash nė kėtė kohė mėsova se shkrimtari malazez Mirash Martinoviq, kishte shkruar njė roman pėr Teutėn, qė ishte pėrkthyer dhe botuar edhe nė Kosovė. Ani, pėr njė figurė historike si e Teutės, mund tė shkruhen disa libra, prandaj, ky fakt nuk mė shkurajoj. Martinoviq, nė njė deklarim,thotė se iu desh tė zbriste nė njėzet e tre qindvjeēarė qė tė gjente Teutėn. Pėr mua, ishte mė e thjeshtė:Teuta ishte midis nesh, mė familjare,  nė historinė tonė, vjen si njė jehonė, ėshtė pjesė e kujtesėn historike, nė gojdhanat dhe legjendat dhe nė qindra, apo nė mos mijėra vajza e gra qė mbajnė emrin e saj. Kėsisoj ajo u vendos natyrshėm nė faqet e romanit, qė e shkrova, me njė kėndvėshtrim, vlerėsim dhe synim qė mund ta kemi vetėm ne, pasardhėsit e saj  pėr Tė. Romanin e Martinoviqit nuk kam patur rast ta lexoj. Romanin me titull “Teuta e Ilirisė”, qė sapo e kam pėrfunduar, lexuesi mund ta gjejė tė plotė nė portalin elektronik te “Kosovari media”(gjej rastin tė falnderoj zotri Muhamet Hoxhaj) dhe do tė mirėprisja vėrejtje, mendime dhe kėshillime pėr pėrmirėsimin e librit, pėr ta dhėnė Teutėn me gjithė madhėshtinė e saj.  Ėshtė rasti qė kėtu tė parashtroj me objektivitet, pa e vėnė veten nė pozitėn e historianit, disa interpretime, tregues e tė dhėna historike pėr figurėn dhe personalitetin e Teutės. Qė janė disi ndryshe  nga vlerėsime shpesh subjektive e dashakeqėse si ato tė historianit grek filoromak Polibit,  apo sipėrore, idealizuese dhe romantike, qė i bėhen  nė shumė shkrime kushtuar figurės sė saj.
Kush ishte Teuta? Nė mungesė tė tė dhėnave tė mjaftueshme historike, apo tė dhėnave tė pjesėshme, pėr t’iu  pėrgjigjur kėsaj pyetjeje, do tė mbėshtetemi te arsyetimi deduktiv,mbi bazėn e ngjarjeve,zhvillimeve historike dhe formacionin shoqėroro-historik tė asaj kohe tė largėt, me synim qė pėr tė arritur te personalitetii saj,  nga e pjesėshmja tė arrijmė te e tėra. Emri i saj ishte Teuta por edhe njė motėrzim tjetėrTefta. Janė pėrdorur edhe njeri edhe tjetri. le tė Kujtojmė Tefta Tashko-Koēon, por mė sė shumti ėshtė parapėlqyer Teuta, qė ėshtė edhe mbizotėrues. Mund tė pėrllogaritet pėrafėrsisht qė ajo ka lindur rreth vitit  268  para erės sė re. Pėr nga pėrkatėsia fisnore, duhet tė jetė  nga fisi i ardianėve ose daorsėve, ngaqė kėshtjella  dhe qyteti I Rizonit, ku ajo kishte selinė prindėrore, gjendej nė tokat e kėtyre fiseve. Ėshtė e kuptueshme qė ajo i pėrkiste njerės prej familjeve mė tė shquara tė aristokracisė fisnore, me pasuri, prona, gjė e kamje. Kjo, ngaqė martesat e asaj kohe, veē pėlqimeve dhe zgjedhjeve personale, kishin edhe karakter politik pėr tė lidhur miqėsi dhe aleanca. Nusja shpinte pajė edhe troje apo krahina tė tėra, qė I bashkoheshin mbretėrisė,por qė tė ardhurat administroheshin prej saj,pėr tė patur njėfar pavarėsie ekonomike.  Nuk bėn pėrjashtim kėtu as martesa e Agronit. Thuhet se ishte me bukuri tė rrallė. Duhet ta besojmė, pėrderisa ajo u zgjodh pėr bashkėshorte nga princi trashėgimtar i mbretit Pleurat, Agroni. Si vajza e madhe e njė familje  pa djem,(mund tė supozohet se ishin tri motra:Teuta, Diteuta dhe Triteuta) ajo u ushtrua si tė ishte djalė, kalėronte, delte nė gjueti dhe pėrdorte harkun dhe shpatėn, duke formuar njė trup prej atleteje. Ajo ishte fatlume, pėrveēse e bukur, dallohej pėr zgjuarėsi, ishte femėr krenare, dinjitoze, e vendosur dhe trime. Kėto veti bėnė qė, ajo tė ishte idealiste dhe me synime nė jetė. Me Agronin, ajo jetoi pak a shumė rreth 18-19 vite, nė kohėn qė ai ishte mbret i Ilirisė, me kryeqendėr Shkodrėn.
Me natyrėn e saj kurajoze dhe tė menēur, Teuta, me siguri pėrziej dhe merrte pjesė qoftė edhe jo drejtpėrdrejt nė qeverisjen dhe drejtimin e shtetit, duke qėnė kėshilltare e tė shoqit pėr politikat dhe synimet e tij pėr njė Iliri tė madhe. Kjo kohė ishte e mjaftueshme pėr tė qė tė njihte mekanizmin e ngatrruar tė  drejtimit tė mbretėrisė, interesat, politikat, dredhitė , intrigat dhe forcat mbėshtetėse e kundėrshtuese, qė tė  krijonte bindjen se ajo mund tė mbretėronte e tė drejtonte njėsoj si burrat. Ishte grua ambicioze, qė e dėshironte pushtetin dhe luftonte pėr ta zotėruar atė.
Nga  martesa Teuta nuk pati fėmijė. Si gjithė mbretėrit e kohės, Agroni qė tė kishte trshėgimtar tė fronit, u martua sė dyti, me motrėn e Teutės, qė quhej Triteuta. Na lejohet tė hamendėsojmė se Agroni e ka bėrė kėtė zgjedhje pėr tė ruajtur e forcuar raportet miqėsore, me fiset e ilirisė veriore, ose pėr tė patur mirkuptimin e Teutės dhe pėr tė shmangur xhelozitė dhe zėnkat qė janė tė zakonshme midis shemrave. Po tė nisemi nga zhvillimi I ngjarjeve pasardhėse, Triteuta, ngjante me tė motrėn nga bukuria, por ndryshe nga e motra kishte tjetėr natyrė, mė e qetė, e pėrmbajtur, pa prirje pėr tu pėrzier nė politikė dhe punėt e shtetit. Kjo natyrė e saj,ndofta u bė shkak qė pas vdekjes sė Agronit, tė bjerė pre e intrigave tė gjeneralit Dhimitėr Fari dhe tė martohet me tė. Ajo lindi njė djalė qė e quajtėn Pin(ose Pineus) dhe iu pėrkushtua familjes dhe rritjes sė tė birit, qė ishte princi trashėgimtar. Ajo kėnaqej me tė qėnit e saj”Nėnė mbretėreshė”.
Teuta mbretėreshė. Mbreti Agron, pėr tė arritur synimet e tij politike,qė tė zgjeronte mė nė jugė shtetin e vet(pėrtej lumit Vjosė) krijoi njė flotė tė fuqishme me mbi njėqind anije tė tipit tė famshėm liburn dhe ushtri qė I kapėrcente dhjetė mijė ushtarė. Flota ilire u bė sunduese nė Adriatik. Pėr tė patur shpinėn tė sigurtė nė lindje,bėri aleancė me mbretin dhimitėr II tė Maqedonisė, I cili nė kėmbim tė veprimeve ushtarake pėr ēlirimin e qytetit Medion tė Akarnanisė nga Etolianėt, I linte Ilirisė dorė tė lirė nė Adriatik dhe Jon. Agroni e sulmoi dhe e nxori medionin nga rrethimi duke arritur njė fitore tė bujshme nė tokat greke. Pak dit pas kėsaj fitoreje,Agroni u sėmur nga pleuriti dhe vdiq papritur. Pas vdekjes sė Pirros sė Epirit, kjo ishte humbja mė e madhe e Ilirisė.
Froni mbeti bosh. Nė oborrin mbretėror u krijua pėshtjellim. Trashėgimtari, Pini, ishte fėmijė, njė mbret qė nuk mund tė mbretėronte. Nė linjė mashkullore mtonjėsi i dytė ishte princi Skerdilaid, vėllai i Agronit, por sipas sė drejtės sė trashėgimisė ai nuk mund tė shpallej mbret, sepse Agroni kishte lėnė trashėgimtar. Mbetej qė tė caktohej njė mėkėmbės deri sa mbreti tė rritej. Nėnės sė mbretit, Triteutės, i mungonin vetitė qeverisėse, prandaj edhe po ta dėshironte, ajo nuk do tė pranohej qė tė ishte mėkėmbėse. Teuta e shfrytėzoi gjendjen e krijuar, qė si gruaja e parė e mbretit tė vdekur, tė shpallej mėkėmbėse e thjeshtrit. E drejta e trashėgimit dhe ajo zakonore e lejonin qė njė grua tė shpallej mekėmbėse apo qoftė edhe mbretėreshė. Teuta ndėrkohė pėrdori gjithė ndikimin e saj, qė  tė bindte pleqėsinė pėr aftėsitė e saj qeverisėse, dha e mori premtime nė antarėt e pleqėsisė tė quajtur “Miqtė e Mbretit” dhe siguroi pėrkrahjen e Skerdilaidit i cili kishte ndikim nė parinė Ardiane dhe pronarėt e mėdhenj tė tokave. Ajo i bindi ata se  do tė ruante dhe forconte shtetin e trashėguar, por do tė luftonte pėr arritjen e ėndrrės sė Agronit, pėr Ilirinė e madhe e tė njėsuar. Kjo do tė thoshte mė shumė hapėsira,mė shumė prona e skllevėr, mė shumė pasuri e pushtet. Kshilli familjar dhe i miqve, e shpalli Teutėn mėkėmbėse tė mbretit Pin. Ajo tashmė ishte mbretėreshė e Ilirisė.
Veprimtaritė dhe arritjet e mbretėreshės Teuta. Pėr tė qeverisur,Teuta krijoi kėshillin e tė urtėve, qė ndryshe quhej “Miqtė e mbretit”, prej tyre u caktuan dinjitarėt e lartė tė shtetit, nė ngjashmėri me ministrat nė qeveritė e ditėve tona. Nė krye tė ushtrisė vendosi Skerdilaidin, por duke ruajtur pėr vete tė drejtėn e komandantes sė pėrgjithshme, qė shpallte luftėn dhe miratonte paqen. Njė e drejtė mbretėrore e kohės.
Nė politikėn e brendshme dhe tė jashtme, iu pėrmbajt asaj tė paracaktuar nga mbreti Agron: aleancė me Maqedoninė, (qė ishte mbretėria mė e fuqishme e kohės nė siujdhesėn ilirike), qėndrim tė kujdesėshėm ndaj Romės, fuqizim tė ushtrisė dhe flotės, ēlirim nga sundimi roman dhe vėnie nėn kontroll e  bashkimin me mbretėrinė e qyteteve bregdetare tė Dyrrahut, Apollonisė dhe ujdhesės strategjike veriperndimore tė Isės qė ishte koloni greke, por kontrollonte Adriatikun verior kundruall brigjeve italike. Qėllimi ishte qė Adriatiku tė mbetej thjesht njė det i brendshėm ilir. Synimi tjetėr strategjik ishte zgjerimi nė jugė,duke dalė jashtė kufijve tė shtetit, shkėputjen e Epirit nga aleanca Etolo-Ahejase (Greke) detyrimi i Epirit pėr tu lidhur nė aleancė me mbretėrinė ilire dhe vendosjen e kufirit tė ilirisė drejtpėrsėdrejti me tokat greke deri nė gjirin e Ambrakisė. Marrja e ujdhesės sė Korkyrės, shihej si njė mundėsi strategjike pėr sigurinė e jugut tė Ilirisė. Siē shihet ishin  synime ambicioze, tė cilit iu pėrkushtua tėrėsisht dhe e bėri qėllim tė jetės sė saj. Arritja e tij do tė krijonte kushtet e krijimit tė Ilirisė sė Madhe dhe do ta bėnte Ilirinė fuqinė mė tė madhe e mė tė fuqishme tė rajonit.
Pėr tė arritur kėto synime, teuta u tregua njė mbretėreshė jo vetėm autoritare por edhe reformatore. Forcoi pushtetin qendror dhe u pakėsoi tė drejtat vendimmarrėse krerėve tė fiseve tė mėdhenj qė ishin pjesė e mbretėrisė duke i bėrė ata mė tė varur, vuri nėn kontroll prerjen dhe qarkullimin e monedhave nė sasi tė mjaftueshme e metale me vlerė pėr tė siguruar tregėtinė dhe qarkullimin e mallrave, shpalli monopolin mbretėror mbi prodhimin dhe shpėrndarjen e kripės dhe shfrytėzimin e minierave tė arit, argjendit, hekurit dhe bakrit, ku angazhoi njė numėr tė madh skllevėrish. Pėr nevojat e luftės, ngriti puntoritė pėr prodhimin e anijeve tė famshme“Liburne”, nxiti prodhimin e armėve dhe pajisjeve pėr ushtrinė, zejtarinė dhe manifakturėn dhe gjallėroi jetėn ekonomike tė qyteteve, vuri kontrollin mbi eksportin e drithrave,  siguroi rrugėt e brendshme pėr tė mbrojtur tregtarėt nga kusaria etj.
Nė respekt tė njė tradite tė vjetėr,Teuta lejoi dhe nuk e ndaloi veprimtarinė e piratėve ilirė nė detin Adriatik. Anijet pirate tė ilirėve, sidomos ato tė liburnėve dhe labeatėve, bėnin zullume jo vetėm nė Adriatik por edhe thellė nė jon nė brigjet greke, bile edhe nė detin e Libisė. Pre e tyre ishin kryesisht anije tregtare tė popujve fqinjė, pėrfshi edhe ato romake. Siē do ta shohim ,kjo nuk mbeti pa pasoja.
Pėr tė krijuar njė ide pėr gjithėsa u tha mė sipėr, na ndihmon kronika e shkurtėr e veprimtarisė sė Teutės gjatė tre viteve tė mbretėrimit tė saj:
Viti 231 p.e.r.   Aleanca me Maqedoninė,qėllimi: tė siguronte krahun lindor nga rreziku maqedonas dhe tė zbriste nė jugė tė Ilirisė, nė Epir,pėr tė krijuar njė shtet tė madh qė tė pėrfshinte dhe Epirin.
-Lufta kundėr Etolisė dhe Akaisė qė kishin rrethuar qytetin Medion tė Akarnanisė, aleate e Maqedonisė. Sulmi nėn drejtimin e Agronit, me 100 anije dhe 5000 luftėtarė. Fitorja nė Medion.Fitorja pati jehonė tė madhe pasi etolėt kishin ushtrinė mė tė fortė tė greqisė. Qėllimi ishte ndarja dhe izolimi i Epirit nga bota greke.
-Vdekja e Agronit disa ditė pas fitores nga pleuriti.
Viti 230 p.e.r. Teuta u shpall mbretėreshė.
-U ruajt aleanca me Maqedoninė. Qėllimi:krijimi I njė shteti tė fuqishėm ilir nga Narona nė veri deri nė gjirin e Ambrakisė nė jugė. Pengesa ishte Epiri. Teuta urdhėroi luftėn kundėr Epirit si aleat i Etolėve dhe Ahejve. Angazhimi I flotės dhe kėmbėsorisė tokėsore nėn komandėn e Skerdilaidit. Pushtimi I Foenikes, kryeqytet i Epirit. U nėnshkrua paqja me Epirin dhe ai, sė toku me Akarnaninė u bėnė aleatė tė mbretėrisė ilire.
-U arrit shkėputja e Epirit nga Etolėt, aleanca me akarnanėt bėri tė mundur krijimin e njė kufiri tė largėt midis Lidhjeve greke dhe shtetit Ilir.
Viti 229 p.e.r.   Roma sheh me shqetsim fuqizimin e Ilirisė dhe aktet e piraterisė sė saj nė Adriatik. Dėrgon ambasadorė te Teuta. Ajo nuk duroi arrogancėn si u sollėn dhe kushtin qė vunė. Njeri prej tyre (Gai) qė e fyeu, me urdhėr tė Teutės u vra nė det nė anijen qė e shpinte nė romė. Ky u bė shkak qė Roma tė pėrgatitej pėr luftė.
-Nė pranverė: Teuta u pėrgatit pėr luftėn e pritshme: qetėsoi fiset qė ishin shkėputur pas njė sulmi tė dardanėve; e shpalli anėdetin “Tokė armike” dha urdhėr qė tė goditej ēdo anije e huaj ose pėrpjekje pėr zbarkim. U pėrcaktuan pozicionet e rėndėsishme ku mund tė drejtoheshin romakėt: Isa nė veri, dy qytete bregdetare Dyrrahu e Apollonia dhe Korkyra nė jug. Pėrpjekjet pėr pushtimin e Dyrrahut Apolonisė dhe Korkyrės dėshtuan, por u vunė nėn rrethim dhe bllokadė.
-Lufta nė Korkyrė, fitorja kundėr flotės Etolo-Ahejase, pushtimi I ujdhesės sė Paksosit dhe Korkyrės. Vendosja e garnizoneve ilire dhe flotės nėn komandėn e Dhimitėr farit.
-Adriatiku u kthye nė det I “Mbyllur” dalja nė Mesdhe u bllokua nga flota ilire.
-Nė vjeshtė: Lufta e parė Iliro-Romake. Roma sulmoi me 200 anije dhe 20 mijė legjionarė, qė ishin sa dyfishi I ushtrisė dhe flotės ilire. Flota dhe ushtria drejtoheshin nga dy konsujt Albino dhe Centumalo. Nė fillim flotėa sulmoi Korkyrėn. Dhimitėr Fari e tradhėtoi mbretėreshėn. Dorėzoi flotėn dhe ishullin,pa luftė. Forcat e kėmbėsorisė dhe flota u bashkuan nė anėdetin e Apollonisė,e morėn atė,pastaj nė Dyrrah dhe nė anėdetin verior tė Dalmacisė,ku I hoqėn rrethimin Isės. Me romakėt u bashkuan edhe krerėt e fiseve tė ultėsirės bregdetare dhe prapatokave tė Dyrrahut dhe Apollonisė.
-Flota e Ilirisė,e tradhėtuar dhe e shpėrndarė qėllimisht nėn kėshillat e Dh.Farit nuk mundi tė bėnte qėndresė frontale. Megjithatė ushtria dhe flota bėnė beteja tė veēuara kundėr romakėve dhe u shkaktuan humbje, mė e madhja e tė cilave ishte ajo e qytetit Nutria.
-Teuta  duke dyshuar se Shkodra mund tė binte nė duart e romakėve, me gardėn dhe besnikėt e saj u strehua nė qytetin e Rizonit ku ishte mė e sigurtė. Shkodra bėri qėndresė dhe nuk u pushtua nga romakėt.
-Lufta vazhdoi gjashtė muaj. Me gjithė forcat e shumta,romakėt nuk rrezikuan tė hynin nė rajonet e brendshme te ilirise,por pushtuan dhe vunė garnizone nė bregdet dhe morėn nė “Mbrojte” disa fise duke krijuar njė protektorat. Dhimitėr Farit si shpėrblim pėr tradhėtinė dhe shėrbimet iu dha nė qeverisje Isa, Fari, bregu dalmat deri nė gjirin e Rizonit(sot Kotorrit)
Viti 228 p.e.r. Nė pamundėsi pėr tė vazhduar luftėn,pasi kishin shterrur burimet ekonomike dhe njerzore, u pranua kėrkesa e Romės pėr paqe dhe u nis atje njė dėrgesė e ambasadorėve. Paqja qė u arrit nėn diktatin e Romės ishte nėnshtruese. Nga mbretėria Ilire,mbeti pjesa nga veriu i Lezhės deri nė gjirin e Rizonit, qė iu la pėr mbretėrim Pinit, u detyrua tė derdhte tribute nė tė holla dhe tė mos lundronte nė jug tė Lezhės me mė tepėr se dy anije tė armatosura.
-Teuta dha dorėheqjen nga mėkėmbėsia(mbretėrimi), mėkėmbės I mbretit u bė Dhimitėr Fari qė ishte njerku I Pinit, burri I Triteutės
Pas kėsaj, historia hesht dhe nuk thotė se ēfar ndodhi me Teutėn. Kėtu mbaron edhe historia e saj.
A gaboj dhe ku gaboi Teuta? Natyrisht,nė tėrė kėtė veprimtari tė dendur, tė pasur me ngjarje dhe vendimmarrje, Teuta beri edhe gabime, ndėr to duhen shėnuar: nė fushėn diplomatike,mbeti pa aleatė kur I duheshin.Kur sulmoi Roma, Maqedonia dhe Epiri nuk e ndihmuan,mbeti e vetme. Nuk qe nė gjendje tė tėrhiqte nė anėn e saj Dardaninė. Bėri tė pakėnaqur disa nga prijsit e fiseve tė mėdhenj me politikat pėr qėndėrzimin e pushtetit dhe taksat; gaboi kur dha urdhėr tė vritej ambasadori romak; i dha besim dhe pushtet njė ambiciozi e tradhėtari si Dhimitėr Fari, gaboi kur dėgjoi kėshillat e tij pėr copėzimin dhe ndarjen nė shumė fronte tė flotės dhe ushtrisė etj.
Nė analizė tė fundit,nuk ishin kėto gabime qė shkaktuan luftėn me Romėn dhe disfatėn nė kėtė luftė. Roma, pas zotrimit tė perėndimit dhe fitores mbi Kartagjenėn kishte kohė qė i kishte hedhur sytė nė lindje dhe do ta bėnte luftėn edhe pa ato gjoja shkaqe. Pozita gjeo-politike e Ilirisė si urė midis lindjes e perėndimit, bėri qė ajo tė ishte objektivi strategjik i Romės si kryeurė pėr siujdhesėn ballkanike: pushtimin e Maqedonisė,Greqisė,Trakisė,Dakisė,Bizantit dhe kalimin nė Azinė e Vogėl. Me gjithė qėndresėn,fuqia romane ishte e papėrballueshme.Ajo i arriti synimet e saj perandorake. Megjithatė iliria qėndroi, Romės iu deshė tre luftra pėr afro dyzet vjet qė ta nėnshtronte, deri sa konsulli Paul Emili, rrėnoi,vidhisi e dogji shtatdhjet qytete. Edhe mė pas shpirti liridashės ilir nuk u mposht dhe vijuan kryengritjet e njėpasnjėshme.
Teuta u dha emrin e saj viteve qė sundoi dhe drejtoi, ajo bėri histori dhe mbeti nė histori.

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi