» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

13 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 13 vizitorė :: 2 Bots

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Sadik Selmani

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sadik Selmani

Mesazh nga Naki prej Sun 23 Feb 2014, 22:35

Nga: Gjon Markokaj
Sadik Selmani i Grisė ka qenė njė burrė shumė i zgjuar, fisnik e bujar i cili I kishte edhe nė traditėn familjare keto cilėsi. Unė kam qėnė disa herė nė shtepinė e tijė, ku kam gjetė bujari, ku kam ndigjuar prej tijė "Urtinė Popullore", e s' mundem qė t' i diftoi tė gjitha, por mundem tė sjell ndonji aspekt tė cilat i ruaj nė kujtesen dhe shenimet e mia.
…!
-- Nji natė shkova pėr t’fjetur nė shtepinė e Sadikut. Aty gjeta edhe dy mysafir tė tjerė Kjo shtepi e tillė ishte. Pa mysafir s'e gjeje asnjiherė! Sadiku ishte bujar dhe e kėthente bukėn pa interes, pėr udhėtarė, nevojēarė, nė "Drumin e Grisė" e te malesise nė rrugen historike shekullore Gjakove-Shkoder.
--Nji nga mysafiret qė ishte si mė 'i zgjuari i drejtohet Sadikut:
-- Fol nje here Sadik Selmani. Na kallxo psh se si e  kur kthehet buka?
-- Sadiku: -- Buken, kur e kėthen; se po e ha nėser te ai, apo ajo, s' ėshtė bukė. Eshte vetem interes.
Buken, kur e kėthen; se ai tjetri e ka nji grue tė mirė ose nji ēikė tė mirė, pėrsėri ajo, s' ėshtė bukė.
- Herė tjeter, kurdo e kujtdo t' ja kėthejsh bukėn ėshtė bukė e mirė!
Une i thash Sadikut,- na thuaj ndonji gje, na pyet edhe Ti ndonji gje...,
--Sadiku: Me pyet, s'eshte e lehte. Pyet i zgjuari, jo budalla. Me folė, s' po di kah me ja nisė....,
Dhe, prap vazhdoi:
Ishte kane shkue Dede Zef Preka, i Currajve te Eperm, te Bek Ahmeti i Gjonajve te Gegysenit.
Tė dy, burra tė zgjuar.
Beka e priti me respeket. Gjate kohes qe po e pjekte kafen Deda i drejtohet Bekės:
-- Ani ma Bekė Ahmeti?
-- Beka: - hiē, arahrazolla!
-- Deda perseri: - ani ma Bekė?
-- Beka, hiq arahrazolla!
--Deda i thote se treti.
-- Ani ma Bek Ahmeti i Gjonajve?
--A din ma, Dedė, hagerte dreqi, a din ndryshej?
--Deda: Di gjitheqyshe Bekė....,
--Beka, aje kane ne oden e grave ndonjihere?
--Deda, -shpesh here.
--Beka, -ē’fare kie pa ne oden e grave?
--Deda: - ēfare pata me pa? Kusinė nė zjarr, grate ka i futin krande.
-- Aaa, tash po. Edhe muhabeti eshte si kusija ne zjėm; futi krande per me vlue,- tha Beka
Sadiku e kishte fjalen per neve, ( me bani pyetje qė t' flas). Me thane te verteten  ne e kishim te veshtire, t' i benim pyetje Sadikut.
-- Nė muhabet e sipėr, Sadiku na shtron nji pyetje; pra , na muar neve mysafirėt nė intervistė:
-- Ē’farė ėshtė ma'i keqi sėnd?
Tė gjithė sa ishim nė dhomė, u preokupuam dhe filluam tė epnin mendime:
— Skamja ėshtė e keqe - thash unė.
—Sadiku: -Jo, se je fukara e pasurohesh, neser edhe bėhesh zinxhin.
— Pleqėria - tha nji tjetėr.
— Sadiku: -Plaket gjithkush qė ka ymėr.
— "Gruaja e keqe" - thashė pėrseri unė.
-- Sadiku: -Jo, burri i forte e lėshon gruen e keqe e merr nji tjetėr te mirė.
-- Pėrgjigjet tona, nje nga nje, po na i "hidhte pėr dere"!
Kjo ishte shumė interesante, sa unė e "vrava shumė mėndjen" qė, t' i pėrgjigjem dhe pėrsėri e mora fjalen:
-- Sadik e kam gjetė, - thirra une jo pa optimizem se do e kaloj klasen.
-- Jo tha ai.
-- E kam gjetė Sadik, - vazhdova pėrseri unė, me nji ton sikur isha tepėr i sigurtė....,
— Sadiku: -Folė tė lumtė goja !
— "M' i keqi sėnd ėshtė, kur koritėsh e s'ke si nderesh" - thashė unė, me nji siguri tė plotė.
— Sadiku: -Tė lumtė se e gjete; por mė thuaj ndonji shėmbull.
-- Shėmbuj i thashe aqė, sa e binda:
— Kur e vret, tjetrin nė besė, pret mikun vetit e, s' ke si ndreqesh.
- Kryen nji poshtersi qė, s' kie si e shlyen. I tregova, njerėz me fakte sa edhe e binda.
— Sadiku ngase i erdhi mire qė e gjeta vazhdoi:
-- "Aga Imeri, shkonte pazarit duke thėnė: - "Si koritėsh, kur s' ke si nderėsh"? "Si koritėsh, kur s' kie si nderesh"?
-- Ishte e njėjta pergjigje, por me (fjalė tė tjera) si ajo imja. Qeshem tė gjithė, se mė kėtė Sadiku, desh t' na thoshte se, s' ishte e veshtirė, se e kapasė thanė edhe Agė Imeri i Grisė i cili qe sėmur; e sė fundi i thonin: -Aga ėshtė ( i ndėrruem orėsh).
Unė e rrespektoja shumė Sadikun dhe e mora mė tė qeshur...
…!
-- Sadik Selmani ka qėnė aqė i zgjuar, tė bėnte pyetje sa s’tė lente bri ngjitur.
— Mundem, t’u sjell disa pyetje qė i ka drejtuar, nė forėm intervistimi nė biseda mė njerzit qė, mi ka treguar mė gojen e tijė.
-- I shkon nė shtepi me fjetė Sekretari i Rinisė i Rrethit Shkodres, shok i Zeqirit.
— Nė muhabet e sipėr, i drejtohet Sadikut: Na fol ndonji gjė, na pyet ndonji gjė qė tė hymė nė muhabet.
— Sadiku u drejtohet: - Ju jeni me shkollė. Pyetjet a t’ jau bėj me u lėnė nė klasė, apo me kalue klasėn? (sigurisht kėtė jua tha m' i frikėsue, me i habitė).
-- Sekretari: Pyet ēfarė tė duash o xha Sadik!
-- Sadiku: - Pse Shiponja ėshtė kuq e zi?
-- Shqiponja e zezė, dykrenare simbol, i bijėve t'shqipės, i shqiptarėve, sfondi i kuq, gjaku i deshmorėve.
-- Me ngjyrėn e kuqe jam dakort, e tregon gjakun e deshmorėve, ndersa pėr shqiponjėn ngyrė tė zezė s' jam fort dakort… Ka edhe shqiponja tė bardha, bile shkojnė nga dy. (kėtė tė fundit ja thashė; m'e futė nė pyllė, shpjegonte Sadiku)
—Sekretari: Vazhdo xhajo, ndonji pyetje tjetėr.
— Sadiku: - Te je me origjinė nga Shkodra;
pse i thonė, -tėrė Shkodra, janė munduar e nuk kan mujt  me’ i dhanė njė gomari uji?
--E dija se pėrgjigjen e kishte tė veshtirė - mė thoshte Sadiku, atėhere kur m' tregoi.
— Sekretari: -O,o, xhajo kjo pyetje ėshtė shumė e veshtirė s'e gjėjė dot!  Zgjidh ndonji pyetje tjetėr!
— Sadiku: -Unė e kam pyetjen tjetėr edhe mė tė veshtirė se tė parėn.
Sekretari: - S’ka mundėsi, m’e gjetė; mė tė veshtirė se kėtė pyetje qė m'the.
Sadiku: --"Ēe, diten shkodranėt qė gomari ėshtė asht eqėm e u munduan aqė fort, m’i dhanė ujė"?
Sekretari, s’ i dha "dum, asė maje", pyetjes sė xha Sadikut….,
-- Sekretari: O,o,o, xha Sadik ! A po na le rehat! Te je plak shumė i zgjaur e, s’kena mundėsi t' ua dalim juve.
Zgjuarsitė e urtitė e Sadikut janė tė shumta e tė regjisruara edhe nė mėndjen time, por unė mundem tė demonstroj vetem skėjin e tyre.
…!
-- Sadik Selmani; nė muhabet e sipėr mė tregoi:
--"Mė erdhen nė shtepi Lumturi Rexha, me tė shoqin, e shoqėruar, nga Mire Marku, Sekretarja e Partisė sė Rrethit e do te tjere. Edhe Zeqiri ishte me ta.
-- Sadiku: Deshta m' i provuar zgjuarsinė, shoqės Lumturi.
-- Shoqja Lumturie,- thash. - I kie ble kėpucėt me lekė; janė sosė e nuk bajmė ma.Tash a  me ndėjtė zdathė a, me' i ble nje palė tė tjerat?
Nė atė moment, m' hyri plaka ime nė dhomen e pritjes - vazhdoi Sadiku: Ajo ja lėshoi sytė, plakės sime dhe mė tha: "Edhe nji herė je mirė Xha Sadik; me hecė me ato qė i kie, m' i meremetua, m' i lustruar e m' i marrė me tė mirė, shkon edhe do kohė"!
-- Sadiku: Pėrgjigjja e zgjuar, m' epė kurajo!
-- Shoqja, Lumturie: -Kur po ndahen vėllaznit nderveti; kush e ka fajin; vjehrra, reja apo djali?
-- Ajo pa hezituar mė tha: - vjehrra.
-- Sadiku: --Shoqja Lumturie, s' jam dakort, i ndan reja.
Kisha deshirė ta gjurmoj edhe mė shumė -- vazhdoi Sadiku.
-- "Ti qė je Kryetare e Grave tė Shqipėrisė; a mundesh, me eksperimėntue, nji diēka tė thjeshtė? S' po tė them nė t'gjithė Shqipėri, por nė Rrethin e Tiranės. Nėpėrmes grave, pyet e verifiko: "Sa reja e kanė fotografinė e vjehrrės nė dhomėn e gjumit"?
-- Lumturia: -"Atė pune e bėj kollaj xha Sadik!
-- A e sheh kėt burrin, n'anen e oxhakut?
-- Sadiku: Po e shoh.
Lumturia: -- Ėshtė burri im; si tė doket? (Ishte fjala per te shoqin e Lumes, Bardhylin, professor ne UT).
-- Sadiku: Burrė i mirė, mos koftė "gacė e mblueme me hi".
Hahahahahahaha, -plasi gazi ne odė.
-- Pse i the ashtu?-- I thashė unė Sadikut.
Sadiku: -I thashė se; se "burri e gruaja tėrė jetėn e ndjekun njėri - tjetrin, ku po e nxėnė keq"...
--Thonė se pyetja e Sadikut; Lumturi Rexhen e preokupoi dhe  se me verifikimin qė kreu nė Tiranė nėpėrmes organizatave t' gruas; s' nxorr veēse dy - tre reja qė mbanin nė dhomėn e gjumit foton e vjehrres. Kėshtu ėshtė folur; (kjo e fundit, s' di sa ėshtė e vertetė)?
…!
Me 15 dhjetor 1970, mua mė vdiq baba im Ndue Pjetra dhe u varros me 16 dhjetor. Sadik Selmani erdh me pa dhe nė muhabet e sipėr me burra nė odė; ju drejtue Pjetrush Colit: "A, i kie borxh djalit"?
-- Pjetrushi: -Jo kur ta rriti e ta martoj; ē' borxh i kam djalit?
-- Sadiku: --"Djalit i kie borxh tėrė jetėn"!
Pjetrushi ishte i zgjuar bile edhe me kishte thane shpesh se due me u takue me Sadik Selmanin e Grisė; mem tregue se pse "djalit i kie borxh tėrė jetėn"?
Nji ditė i thash Pjetrushit: A kie thanė: "I foli djalit mos m'u rrėzue, nėpėr fėrkėmat mi"?
-- Po tha Pjetrushi.
-- A mos ėshtė e njėjta. -- I thashė unė.
-- Djalit i kie borxh tėrė jeten; se kudo tė jetė, e ngado tė shkojnė, mėndon pėr tė, mėrzitėsh pėr tė, rrin tuj e porositė etj. Kėtė, t' tha Sadik Selmani, me sa kuptoj unė.
--Kujtojmė kėngėn e Sylės: / Po ban Syla medet pėr mue/ Janė kanė t' ri djemt, mu kanė merue/
Afer tyre t' ishna qellue/ Nga nji kobure jau kishna ndihmue/! Deshira per te ndihmuar djalin, s' te hiqet gjithe jeten
-- Kangė e vjetėr me shumė kuptim: "Babai, i ka borxh djalit", kėtu bie nė nji mėndim me Sadikun....,
Kot s' thonė toskėt: "Bėnem babi, tė tė ngjajė"!
Me kėto qė thashė ja mbusha mėndjen Pjetrush Colit se Sadik Selmani kishte tė drejtė...
…!
-- Njė kohė, data s' me kujtohet; tė "klubi i Rrustem Nezės", po pinim kafe me Dedė Gjeloshin, nėpėrmes tė tjerave mė tha:
-- Gjon e kie jaran Sadik Selmanin e Grisė.
-- Po i thashė unė
-- Ai nė nji ziafet ka thanė: "Ma t' madhin jaran e kie jaranin e grues". Ėshtė debatue shumė; s' ėshtė shpjeguar. Ėshte ėnde e pa zgjidhur. Si mėndon pėr kėtė shprehje tė tijė?
Edhe unė, s' e dita se ēfarė; t' i them, por kisha besim se Sadik Selmani, s' flet fjalė qė "s' hahet", ėshtė i zgjuar e nuk gabon per kollaj....,
-- Unė i thash: "Dedė fjalėt janė merri, ka t' i marrėsh"! Janė si "gurėt e shahut". Po i vėndove aty ku ka vėndin e zėn tjetrin "mat"; po i vėndose pa vėnd, zihesh vetė "mat"
Sadik Selmani me fjalėn e tijė s'ėshtė zėnė kurrė "mat"....,
Ai e shpjegon vetė, se ē' ka deshtė, t' thonė me ate shprehje?
Pimė kafet dhe u shpėrndamė. Deda iku, pėr n' Gri, unė shkova, nė punėn time te shkolla.
E vrava mėndjen edhe unė shumė kohė, e bėra veshin mizė, tė ndigjoj, zberthimin e asajė shprehje tė Sadikut, duke pasė, nji besim tė plotė tė "logjika e Sadikut", i cili kur tė bien dakort, m' e zbėrthye atė shprehje ai; i jep nji teh familjar edukativ.
Mbas dy vjetėsh e mora vesh; se Sadik Selmani i kishte dhanė nji shpjegim shumė edukativ.
Nė turizėm, nė qytetin Bajram - Curri, Sadiku duke pirė kafe, me nji grup shokėsh; njėri prej tyre i tha:
-- Xha Sadik, na kie lėnė, me "veshė hapur"; s' na tregove se ē' kie deshtė, t' thuajsh, me shprehjen: " Mė t' madhin jaran, kie jaranin e grues"?
-- A s'e keni gjetė hala, -foli xha Sadiku?
-- Duke shikuar rreth e qark tavolinat nė lokal; e shikon nji burrė tė vjetėr, sigurisht tė zgjuar, tė cilin Sadiku e njifte shumė mirė, vetė i dyti duke pirė kafe.
-- Cili prej jush mundet; me shkue e m' i thanė, atijė burri t' vjetėr: "A, i din jaran grues"?
-- Njėri prej tyre e muar guximin e shkoj dhe e pyeti:
"A i din jaran grues, o Filani"?
-- Plaku i zgjuar, e shikoi, drejt nė sy, dhe i tha: "A, tė shtini Sadiku, m' e ba kėtė pyetje?
-- Thuaj Sadikut: "Dy ja di e, mė tė tretin janė shėjzat".
-- Kėthehet, nė tavolinė dhe u thotė; se ai burrė mė tha:
"Dy ja di e me tė tretin, janė shėjzat"...,
-- Ata qė ishin nė tavolinė e vranė mėndjen; por prap - seprap, s' e zgjidhen dot "enigmėn".
-- Si nuk e kuptoni more; si nuk e kuptoni?-- Vazhdoi Sadik Selmani.
*-- "Ai burri, i ulur atje nė tavolinė, ka dy djem; dy djemt janė jarana tė nėnės, se nėna s' don kėnd ma shumė se djalin; nė tė njėjtėn kohė janė edhe jarana tė babait; ndersa me tė tretin janė shėjzat; ata jānė burrė e grua qė tėrė jetėn duhen, por kontrollojnė njėri - tjetrin"!
Sqaroni e thuajauni burrave; se kėtė ka deshtė tė thonė, Sadik Selmani i Grisė!
…!
Ai ishte i zgjuar, i njifte, burrat dinte ta shtronte muhabetin me ta, prandaj qė atė kohė, nė fillim tė viteve ’70, i kam thėnė kolegut, shokut e mikut tim Zeqir Lushaj: "Mėsoni prej Sadikut, se ėshtė njeri shumė i zgjuar"!
-- Zeqiri m'u pėrgjigj: "S'mundemi me' i nxjerrė gjė per kollaj babės o Gjon. Vetem kur na vijnė mysafirė, at-here baba shprehet krejt lirshem, na ben muhabetin e kėndshem e shprazet nė urti….-
------------------
-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga UashingtoniUSA, 22 Janar 2014-
Shenim i autorit:
I publikoj (pjesėrisht) keto kujtime e shenime te mijat, nė vitin e 110 vjetorit tė lindjes se burrit tė njohur tė Malėsisė sė Gjakovės, Sadik Selmani  - Lushaj – (1904-1986).

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi