» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

10 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 10 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Nezir Gashi, Veprimtar qė Punoi pėr Interesa tė Popullit dhe tė Atdheut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nezir Gashi, Veprimtar qė Punoi pėr Interesa tė Popullit dhe tė Atdheut

Mesazh nga Naki prej Wed 12 Feb 2014, 15:32

Nezir Gashi u dėnua me 6 vjet burg tė rėndė,
katėr nga tė cilat i ka kaluar nė burgun e Goli Otokut.
Qė nė moshė tė re Nezir Gashi tregoi interesim tė vazhdueshėm pėr dituri, dhe mbeti nxėnės i mirė, i zgjeroj vazhdimisht njohuritė e tij pėr dituritė e ndryshme, e nė mėnyrė tė veēantė ato pėr shkencat shoqėrore. Pėr tė ecur nė rrugėn e diturisė ai bashkė disa nga moshatarėt e tij nga Suhareka pas kryerjes sė Gjimnazit tė ulėt, ai i mėsyu Shkollės Normale tė Gjakovės, qė tė bėhet mėsues pėr fėmijėt e popullit tė tij. Ishin shumė tė vėshtira kushtet pėr shkollim, kur normalistėve u mungonte shpesh edhe buka e gojės qė ndahej me gramė, ndėrsa ata detyroheshin qė tė udhėtonin shpesh nė kėmbė nga Theranda e deri nė Gjakovė.
Ai bashkė me shokėt e tij tė kėsaj kohe i pėrballoi kėto vėshtirėsi dhe pasi qė e kreu shkollėn u emrua mėsues nė fshatin Bukosh. Mėsuesit e kėsaj kohe si: Nezir Gashi, Rifat Kabashi, Mustafa Shehu, Ukė Brahimi (Ukimeraj), Nuhi Veselaj, Rifat Kuēi, e tė tjerė, krahas punės entuziaste me nxėnėsit e tyre, ishin tė respektuar dhe tė dashur edhe nga populli i kėtyre fshatrave, prandaj nė takimet e tyre tė pėrditshme shpesh ia qanin hallet kėtij populli dhe kėmbenim mendime pėr gjendjen politike, pėr padrejtėsistė e mėdha qė i bėheshin, popullit, pėr shtypjen e tij sociale dhe nacionale, pėr dhunėn nė mbledhje tė “tepricave”, pėr presionin qė bėhej pėr shpėrnguljen e shqiptarėve pėr nė Turqi dhe pėr shumė halle tė tjera tė popullit.
Puna e tyre arsimore dhe aktiviteti i tyre atdhetar pėrcillej nga organet e atėhershme tė UDB-sė, prandaj Nezir Gashi bashkė me shokėt nė vitin 1952 burgoset dhe kundėr kėtyre ngritet aktakuza nr. 22/53 me tė cilėn Nezir Gashi bashkė me 12 shokė tė tjerė akuzohen si grup anmiqėsor qė ka vepruar kundėr popullit dhe shtetit, qė ėshtė organizuar dhe pėrgatitur edhe pėr kryengritje tė armatosur pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė dhe pėr sigurimin e kufijve etnikė tė shtetit shqiptar. Brenda kėti “grupi armiqėsor” Nezir Gashi u dėnua me 6 vjet burg tė rėndė, katėr nga tė cilat i ka kaluar nė burgun e Goli Otokut. Vetėm idealistėt me bindje tė pathyeshme atdhetare si Nezir Gashi me shokė: Rifat Kabashi, Mustafė Shehu, Ukė Ukimeraj, Rifat Kuēi kanė mundur ta pėrballojnė torturėn e kėtij burgu.
Pas kthimit nga burgu, Nezir Gashit nuk iu lejua kurrė mė qė ta ushtrojė detyrėn e mėsuesit. Punoi pėr njė kohė nėpunės i thjeshtė, duke zbatuar pėr herė tė parė administratėn nė gjuhen shqipe nė Komunėn sė Suharekės, duke qenė krah i fort pėr tė gjithė nevojtarėt qė duhej t’i siguronin dokumente tė ndryshme dhe t’i realizonin tė drejtat e veta tek organet komunale. Nė kėtė kohė Nezir Gashi ėshtė martuar me Shefkijen, tė fejuarėn e tij besnike, qė e kishte pritur tė kthej nga internimi i Goli Otokut. Bashkėshortja e tij ishte bijė e Berishėve tė Suharekės qė u viktimizuan kolektivisht gjatė luftės sė fundit dhe mbesė e Nebih Kuēit, atdhetarit tė dalluar, qė ka vdekur i torturuar nė burgun hetues tė Mitrovicės.
Bashkėshortėt e lumtur i lindėn katėr fėmijė, dy djem e dy vajza, qė i rritėn dhe i shkolluan me shumė mund dhe sakrifica. Pushteti e ndoqi nė vazhdimėsi Nezir Gashin, qė kurrė nuk diti tė lodhet dhe tė ndalet sė vepruari pėr tė mirėn e popullit tė tij. Mė vonė Nezir Gashi u punėsua nė Fabrikėn e njohur “Ballkan” tė Suharekės, ku kreu punė tė dobishme nė organizimin administratės. Ishte nga ata qė u angazhua me tėrė vullnetin e tij qė tė ndikonte qė “Ballkani” tė jepte bursa pėr tė gjithė tė rinjtė e kėsaj ane qė kishin dėshirė tė shkollohen. Ishte mbėshtetje e fortė gjatė diskutimeve pėr ndryshimet e Kushtetutės dhe avancimin e pozitės sė Kosovės nė Federatėn Jugosllave. Baca Nezė ishte bashkė me tė rinjtė, shokė tė Haxhi Bajraktarit, edhe nė veprimet domonstrative tė shpalosjes sė Flamurit Kombėtar nė Suharekė dhe nė tė gjitha manifestimet kombėtare qė u mbajtėn kėtu gjatė kėsaj kohe. Pas demonstratave tė vitit 1968, ndonėse ishte kualifikuar si jurist, ai nuk shikohej me sy tė mirė nga pushtetarėt serbė, prandaj pėr t'u mbyllen dyert e “Ballkanit” dhe u detyrua qė kėrkonte punė nė vende tė tjera jashtė Suharekės dhe Prizrenit.
Pas disa peripetive, nė shtator tė vitit 1969 ai punėsohet nė Ndėrmarrjen hoteliere “Slloga” nė Prishtine, ku fillimisht e kreu detyrėn e referentit pėr punė dhe marrėdhėnie pune. Ardhja e Nezir Gashit nė “Sllogėn” e asaj kohe tė mbytur nga shovenizmi, nė tė cilėn nė procesione nacional-shoveniste individėt e caktuar kėrkonin publikisht kokat e shqiptarėve, solli shumė risi. Nė sajė tė gjeturisė sė tij dhe nė pėrkrahje tė shokėve qė e kishin pranuar nė punė, gjendja e ndėrmarrjes, sidomos struktura kombėtare e tė punėsuarve kishte pėsuar ndryshime tė dukshme, sepse ishin pranuar kuadro tė reja, ishin hapur paralelet e para nė gjuhėn shqipe pėr kualifikimin e hotelierėve, ishte pėrmirėsuar gjendja e pėrdorimit tė gjuhės shqipe etj.
Nė ndėrmarrjen mė tė madhe hoteliere tė Prishtinės Nezir Gashi pėr njė kohė ishte edhe sekretar e pastaj edhe referent pėr aktet normative, punė kėto qė i kishte kryer me njė pėrpikėri tė madhe. Edhe veprimtaria legale e kėtij atdhetari, pėr sigurimin e barazisė kombėtare ishte halė nė sy pėr organet policore tė pushtetit, pėr udbashėt serbė tė asaj kohe dhe pėr veglat e tyre nga radhėt e shqiptarėve. Pėr kėtė arsye Nezir Gashi ėshtė burgosur pėr herė tė dytė mė 26 dhjetor tė vitit 1973, i akuzuar pėr propagandė armiqėsore nga neni 118/4, me arsyetimin absurd se nė shtėpinė e tij policia kishte gjetur njė fletore me vjersha dhe poema nė gjuhėn shqipe, midis tė cilave ishte edhe poema e Pirro Floqit, “Kosova e robnueme”, botim i kohės sė luftės sė Dytė Botėrore, e daktilografuar nė dy kopje. Edhe pse libri nuk kishte tė bėnte fare me Jugosllavinė e ashtuquajtur socialiste, edhe pse vepra si e kėtillė ishte amnestuar nė bazė tė Ligjit mbi amnestinė tė kėsaj kohe, edhe pse ai kishte kėrkuar qė tė shtyhej ekzekutimi i dėnimit pėr shkak tė gjendjes sė tij tė rėndė shėndetėsore qė dėshmohej nga spitali shtetėror i Prishtinės, organet gjyqėsore tė kohės, Gjykata e Qarkut dhe Gjykata Supreme e Kosovės nuk qenė nė gjendje ta anulojnė vendimin e udbashėve serbė, qė i hakmerreshin kėshtu Nezir Gashit pėr veprimtarinė e tij tė ligjshme, sepse i kishte prekur “vendet e shenjta tė saj”, lokalet hoteliere qė kishin qenė ēerdhe tė pėrhershme tė shfryrjeve shoviniste ndaj shqiptarėve.
Nezir Gashi e mbajti burgun prej njė viti e gjysmė nė vetmi tė plotė ose “nė shoqėri” tė ndonjė shovenisti si profesori Boshkoviē, qė ishte futur aty pėr ta provokuar dhe pėr t’ia nxirė edhe mė shumė jetėn e burgut. Edhe nga ky burg Nezir Gashi doli i pathyeshėm, me plot optimizėm se pėr popullin e tij po vinin ditėt e mira.
Ai pastaj gjatė gjithė kohės ishte aktiv nė jetėn e pėrditshme dhe asnjėherė nuk hoqi dorė nga veprimtaria e tij dhe nga vizitat nė Suharekė, ku ishte i pranishėm pothuajse vazhdimisht pėr raste tė gėzimeve dhe hidhėrimeve bashkė me Milaim Kryeziun, njė suharekas gjithashtu i burgosur politik, me tė cilin ėshtė shoqėruar mė sė shumti pas ardhjes nė Prishtinė.
Nezir Gashi ishte pjesėmarrės aktiv edhe nė tė gjitha protestat e demonstratat qė organizheshin nė Prishtinė, prandaj qe izoluar nė burg bashkė me shumė intelektualė pas demonstatės sė 2 prillit tė vitit 1981, kurse nė demonstratat e mėvonshme tė viteve tė nėntėdhjeta ka marrė lėndime trupore dhe e ka pėrjetuar disa herė gazin lotėsjellės.
Nezir Gashi ishte aktiv edhe nė luftėn e fundit nė Kosovė. Shtėpia e tij nė Tasligje ishte bazė e tė rinjve qė vepronin nė UĒK - kurse Neziri qėndronte nė atė kohė nė Prishtinė, si gjithmonė optimist dhe i gatshėm pėr t’u ndihmuar te gjithėve qe kishin nevojė pėr tė.

Duke pėrfunduar kėtė jetėshkrim tė shkurtėr, tė ardhetarit Nezir Gashi, mund tė themi se ai ishte shembull pėr njerėzit e gjeneratės sė tij, qė duhet tė kujtohet me respekt, jo pėr ndonjė arsye tjetėr, por vetėm pėr t’u treguar gjenaratave tė sotme dhe atyre qė do tė vijnė pas nesh se si duhet tė veprohet dhe tė punohet pėr tė mirėn e atdheut dhe tė popullit, se si duhet t’i shėrbehet ardhmėrisė sė sigurt nė tė cilėn do tė pėrmbushėn idealet e tė gjithė atyre qė kanė punuar, janė sakrifikuar pėr lirinė dhe bashkimin kombėtar shqiptarėve.
Burimi:
PROF.DR.SADRI FETIU
 /pashtriku.org/

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18454
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi