» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

11 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 11 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Gjygji i Malėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Gjygji i Malėve

Mesazh nga Teuta_Pr prej Tue 11 Feb 2014, 23:49

Nė njė pyllė jetonin tė gjitha shtazėt e pyllit: Luani, ariu, dhelpra, kitrra, lepuri, dreri, e shumė shtazė tė tjera pylli. Ata kishin probleme tė ndryshme ndėr veti tė shkaktuara nga gėnjeshtrat qė i bėnin vetė. Njė ditė pranvere luani i tuboj tė gjitha shtazėt pėr ta mbajtur njė mbledhje qė tė merreshin vesh pėr tė mos e gėnjyer njėri tjetrin. Ujku e lėshoi njė ulurimė dhe e dha lajmin pėr mbledhjen qė do tė mbahet ditėn e diele nė majė tė malit. Tė gjitha shtazėt e degjuan lajmin dhe u pajtuan pėr mbledhje. Tė dielen nė ora nėntė erdhėn tė gjitha shtazėt. Luani e filloi mbledhjen sipas kanunit te maleve. Ai nuk a zgjati shumė vetėm se e shpalli mendimin e vet: "Kush gėnjėn herėn e parė sipas ligjit do t'ia prejnė veshėt, tė dytėn, do t'i prehet bishti, tė tretėn, kėmbėn e pare dhe kėshtu me radhė". Tė gjithė upajtuan njėzėrit.
Ujku e propozoi dhelpren pėr mbikqyrje tė gėnjeshtrave, dhelpra e propozoi ujkun pėr ekzekutues tė denimit. Tė gjitha propozimet u aprovuan dhe mbledhja u krye. Pranvera ishte shumė e nxehtė dhe kaloi muaji i parė pa ndonjė gėnjeshtėr. Nje ditė ujku deshi tė dalė pėr ta prerė ndonjė qengj tė fshatit mė tė afėrt dhe u takua me lepurin. O lepurosh e pyeti ujku - A e ke parė ndonjė tufė shqerrash sot.
Lepuri duke e ditur se ku ishin shqerrat, ku e kishte mend- jen tė dilte edhe vetė pėr tė ngrėnė lakra nė kopshtin e fshatarit dhe duke menduar se do t'ia prishte punėn e lakrave i tha ujkut: - Po njė bari doli pėrtej bjeshkės me dele ku kishte edhe shqerra. Ujku i besoi dhe e ndėrroi drejtimin por s'i gjeti askund shqerrat. Lepuri shkoi nė kopsht dhe u ngop duke ngrėnė lakra. Njė ditė, e takoi dhelpra dhe e pyeti: - O lepur, a ke ndėgjuar ndonjė rrenė mė frikė?
Lepuri duke menduar se dhelpra pasi nuk e don ujkun, nuk do t'i tregoi askujt iu pėrgjegj: - Pooo zonja dhelpėr, njė ditė e gėnjeva ujkun dhe shkova ngrėra lakra sa deshta nė kopshtin e fshatarit. Dhelpra nuk bėri zė dhe u pėrshėndėt me lepurin duke i thėnė se nuk paske bėrė fare mirė. Tė nesėrmen dhelpra e dha lajmin nė pyllė pėr gėnjeshtrėn e lepurit. Tė dielen tjetėr u takuan nė tė njėjėtin vend. Luani e shpalli fajėsinė dhe ujku ia preu veshėt lepurit. Lepuri u dėshpėrua dhe ndejti tėrė verėn me barrėn e fajit. Nuk doli ta shohin fare fqinjėt e malit sepse mendonte se isht ebėrė i keq pa veshė. Kur doli pranvera ai i eshtuar fort u ofrua tė pijė ujė nė njė lumė. Kur u ofrua tek uji, ndodhi njė mrekulli!
Lepuri e pa fotografinė e vetė nė ujė si nė pasqyrė se iu kishin rritur veshėt mė shumė se pėrpara dhe ishte bėrė mė i bukur. Lepuri nga gėzimi filloi tė kėrcejė nė lendinė. Ky gėzim zgjati vetėm njė javė. Atij i shkoi ndėr mendė ta bėjė gėnjeshtrėn tjetėr sa mė shpejt sepse kur t'ia presin bishtin dhe t'i rritet mė shumė ai mendoi, do tti pritė mizat mė lehtė. Lepuri e bėri gėnjeshtrėn e dytė duke i gėnjyer tė gjitha shtazėt e pyllit se gjahtari ėshtė nė pyllė. Tė nesėrmen doli lepuri dhe tregoi pėr gėnjeshtrėn e bėrė. E takoi ariun dhe i tregoi se ai dje kishte gėnjyer.
Ariu e dha lajmin nė pyllė. Prap luani e shpalli ditėn e gjyqit nė vendin e caktuar. Tė dielen erdhėn tė gjitha shtazėt dhe pasi u lexua akuza u muar vendimi qė lepurit t'i prehet bishti menjėherė. Lepurin e ulėn nė njė cung tė druve dhe ujku me sopatė ia preu bishtin. Bishat u shpėrndanė menjėherė.
Lepuri me dhimbje nė bisht por me gėzim nė zemėr se "i tradhėtoi bishat", shkoi nė pyllė pėr t'u shėruar. Kaloi vera, vjeshta dhe dimri. Lepuri priste nė kosollėn e vetė pėr t'iu rritur bishti por kjo nuk ndodhi. Ai filloi tė qajė. Luani e takoi rrugės duke qarė dhe e pyeti pėr hallin. Lepuri ia tregoi tė gjitha luanit dhe iu betua se kurrė mė nuk do tė gėnjejė. Prej atėherė lepuri i ka veshėt e gjatė dhe bisht gati nuk ka fare.
avatar
Teuta_Pr
VIP

Postime : 54
Kyējet nė forum : 11031
Regjistruar mė : 22/10/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi