» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

5 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 5 vizitorė :: 2 Bots

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Flokarta dhe tre arinjtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Flokarta dhe tre arinjtė

Mesazh nga Albanian_Girl prej Fri 31 Jan 2014, 09:14

Flokarta dhe tre arinjtė
Na ishte njėherė njė vajzė, qė kishte njė emėr tė bukur, Flokartė. Njė ditė, megjithėse nėna ia kishte ndaluar, Flokarta u largua nga shtėpia dhe shkoi nė pyll pėr tė mbledhur lule tė egra. Ajo nuk e vuri re diskun e kuq tė diellit qė fundosej pak nga pak pėrtej maleve. Shpejt ra nata dhe e errėsoi pyllin. Pėr njė kohė tė gjatė Flokarta u end pyllit, duke qarė me dėnesė sepse nuk po gjente rrugėn pėr nė shtėpi. Meqė u lodh, ajo u ul rrėzė njė lisi. Po nė atė kohė u duk sė largu njė dritė qė shkėlqente: atėherė Flokarta mori guximin dhe eci drejt saj. Mė nė fund mbėrriti para njė shtėpie tė vogėl, tė cilėn s’e kishte parė kurrė ndonjėherė dhe mu aty mendoi tė kėrkonte strehim.
Por Flokarta nuk e dinte qė kjo shtėpi banohej nga njė familje prej tre arinjsh: baba ariu, nėna arushė dhe arushi i vogėl, bebė. Nė kuzhinė ndodhej njė tryezė dhe pranė saj ishin tri karriga: e para ishte e madha, e dyta mesatare dhe e treta mė e vockėl.
Tė tre arinjtė kishin shkuar pėr tė bredhur dhe, para se tė iknin, nėnė arusha kishte bėrė gati supėn dhe e kishte hedhur nė tre ēanakė. Ēanaku i parė ishte i madh, i dyti me madhėsi mesatare dhe i treti fare i vogėl dhe i bukur. Flokarta vėshtroi nga dritarja dhe, meqė kishte shumė uri, ushqimi qė ishte hedhur nėpėr ēanakė iu duk joshės: ajo shtyu derėn dhe hyri brenda.
- Sa mirė qenka! - tha ajo.
Dhe u ul nė karrigėn e madhe, por kjo ishte tepėr e madhe pėr tė. Provoi karrigėn mesatare, por ajo nuk arrinte gjer nė tryezė. Atėherė Flokarta u ul nė karrigėn e vogėl, qė i rrinte pėr bukuri. Mori ēanakun dhe e pėrlau shpejt e shpejt supėn e arushės sė vogėl. Kur e mbaroi, e ndjeu veten tė lodhur. Dhe mendoi se do tė ishte mirė tė shtrihej. Hipi, pra, nė shkallė dhe u fut nė dhomėn qė kishte tre shtretėr. I pari ishte i madh, i dyti mesatar dhe i treti njė shtrat i bukur, fare i vogėl. Ajo provoi nė fillim tė madhin, por ky ishte tepėr i madh. U ngrit e provoi tė dytin, por edhe ai, gjithashtu ishte tepėr i madh. Atėherė u shtri nė shtratin e vogėl dhe fjeti me grushtet shtrėnguar pranė fytyrės.
Arinjtė u kthyen shpejt. Meqė tė bredhurit ua kishte shtuar oreksin, ata shkuan menjėherė pėr tė ngrėnė nė tryezė.
- Dikush ėshtė ulur nė karrigėn time! - bėrtiti baba ariu, me zėrin e vet kumbues e tė trashė.
- Dikush ėshtė ulur nė karrigėn time! - bėrtiti nėnė arusha, me trupin mesatar dhe zėrin jo tė fortė.
- Dikush ėshtė ulur nė karrigėn time! - bėrtiti arusha e vogėl me zė tė hollė.
Pastaj ata hodhėn sytė nė ēanakun e tyre.
- Dikush e ka provuar supėn time! - bėrtiti baba ariu.
- Dikush e ka provuar supėn time! - bėrtiti nėnė arusha.
- Dikush e ka provuar supėn time dhe e ka ngrėnė atė! - bėrtiti me tė madhe edhe arushi i vogėl me zėrin e hollė.
- Cili mund tė ketė qenė vallė? - bėrtitėn njėherėsh tė tre arinjtė.
Baba ariu vrapoi pėr te shtrati i vet.
- Dikush ėshtė shtrirė nė shtratin tim! - briti pėrsėri ai.
Nėnė arusha vrapoi te shtrati mesatar.
- Dikush ėshtė shtrirė nė shtratin tim! - u dėgjua edhe zėri i saj jo fort i trashė.
Ndėrkohė edhe arushi i vogėl bėrtiti me sa fuqi qė kishte:
- Dikush ėshtė shtrirė nė shtratin tim! Ah, ja tek ėshtė!
Po nė atė kohė Flokarta u zgjua dhe i pa tė tre arinjtė, qė po e vėshtronin me inat. Ajo u llahtaris aq shumė sa kėrceu nga shtrati, zbriti shkallėt me shpejtėsi sa nuk ia kishte marrė kurrė mendja dha shpėtoi, duke u futur nė pyll. Tė nesėrmen Flokarta u takua me njė druvar, i cili me sopatėn nė krah shkonte pėr tė bėrė dru dhe i tregoi atij ē’i kishte ndodhur. Meqė ai e njihte pyllin si nė pėllėmbė tė dorės, e pėrcolli vajzėn gjer nė fshat. Prindėrit e pretėn Flokartėn me lotė gėzimi. Pas kėsaj, vajza me flokė tė artė u bė fėmijė i bindur dhe nuk u largua kurrė mė vetėm nga shtėpia.
avatar
Albanian_Girl
Moderator

Shteti : Parajse
Postime : 237
Kyējet nė forum : 11192
Regjistruar mė : 23/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi