» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Faqja 2 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Fri 31 Jan 2014, 18:26

----Mengjesi!------


U zgjova ne mengjes
Dielli me ra ne dritare
Mendoja ne vetevete
Athua deperton ne varre?

E perlotur u nisa
Atje tek Ju ne vizite
S'munda te duroj me
Sa shum isha merzit!

U ofrova ngadal
Gurin perqafova
Mu duk qe me the
SA SHUM U GEZOVA!

U ula pran varrit
Me rrodhi nje lot
Dashta te them Zemer
Se te dashta fort!
______________________

----Mesnatė...-----

Mesnat pa yje sante me duket
Erresire pa Yje e pa hene
E ulur pran dritares se dhomes
Per Ty mendoja o xhan!

Kujtoja ato netet e lumtura
Jo,keto sot qe i vuaj
Sa te shkurta ishin ato nete
Tani me duken si shekuj!

Pse asgje nuk eshte e bukur
Sikur qe ishte dikur
Nuk po mund te pajtohem
Qe nuk do te shof me KURR!

Mundohem ti mbylli syt
Te mendoj dicka tjeter
Po me qfaqet vetem zeri Yt
Dhe koha jone e vjeter
______________________

-----Hėnė!-----

Me thuaj moj hene
A tu bera e merzitshme
Qe cdo nate nga ti kerkoj
Varrezat te jen te zdritshme?

Pa me thuj te lutem
Nese e teproj
Do te shkoj une me qiri
Atje do te qendroj!

Nuk e donte terrin
Ishte e vogel shum
Kur erresohen varret
Vend nuk gjej askund!

Nese ti me thua
Do ta bejm me rend
Kur ti te jesh e lodhur
Une do ndriqoj ate vend!

Do te ndezi qirinj
Mbi ato varre te njoma
Dua qe ata te dijn
Qe si harrova akoma!

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Fri 31 Jan 2014, 18:27

----Leje ndertimi!-----

Me erdhi te bertas
Te ndihem ne kup te qiellit
Te kerkoj nje leje ndertimi
Per nje pallat pran diellit!

Ndoshta ma nxen zemren
Qe eshte ngri kahmot
Te ma than edhe lotin
Qe me kaploi sot!

Te mi nxen kto duar
Qe me jan ngri fare
Te nisi te shkruaj ndryshe
Te filloi si ne abetare!

Mos te shkruaj kurr me
Per dashurin e humbur
Leja nuk mu dha
Me than:Nuk eshte e mundur!

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Fri 31 Jan 2014, 18:28

-----Eh sa......



Eh sa here te thashe
Jo vetem nje fjale
Por kur po ja nisi
Spo di as me u ndal!

Te them se jam merzit
Nuk po mund te duroj
Krejt cka kisha te mire
Mi mori dhe shkoj!

Te them se me dhemb shpirti
S'po mundem me durua
Krejt T'mirat e botes
Me te me kan shkua!

Te them se nuk kam fjale
Eshte genjeshter e kulluar
Kam shum cka te them
Po kush me me degjuar!

Ai qe me vemendje
Gjithmon me degjoj
Me shpejtesi te vetetimes
Iku me la dhe shkoj!

Tash kujt ti drejtohem
Toka s'me degjon
Atje thell nen toke
Zeri nuk deporton

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Fri 31 Jan 2014, 18:28

.......BABI!
Sa shum me mori malli
Sa shum kohe kaloj
Pa Ty Babi i dashur
Sa veshtir te jetoj!

Lulet qe ke mbi varr
T'i ujita me lot
Te them Babi ime
Jame e merzitur sot!

Tani Babi im
Me mall te perqafoj
Do t'largohem ngadal
Me gjate s'mund te qendroj!


Edituar pėr herė tė fundit nga epanjohura nė Mon 10 Feb 2014, 23:37, edituar 1 herė gjithsej

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Fri 31 Jan 2014, 18:29

---Neser Shtatori......

S'po mund tė koncentrohem
As njė ēast, as njė orė
Ah, sikur mos tė ishte fare
Ky muaji shtator!

Ma zgjon mallėngjimin
Shumė ēka mė kujton e pranoj
Librat do t'i bleja me dėshirė
Po skam kujt t'i dhuroj!

Nesėr kur mėsimi ia nis
S'do t'i ndali lotėt aspak
Do t'i percjelli femij't e komshis
Duke u dėshiruar mėsime me fat!


Edituar pėr herė tė fundit nga epanjohura nė Mon 10 Feb 2014, 23:37, edituar 1 herė gjithsej

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Fri 31 Jan 2014, 18:30

----Mos me akuzoni.......

Sa mė shum qė po mundohem
Ta ndali shkrimin e kėta lot
Mė shum po mė shtohet malli
Thuase mė ka ndodhur sot!

E di qė nuk jam e vuajtur
Vetėm unė nė kėtė botė
E di qė s'mund t' kthej kurrė
As me thirrje as me lot!

Duhet tė pajtohem moj zemėr
Tė jetoj pa prezencėn tuaj
Mos mė akuzoni ju lutem
Qė kaq shum po vuaj!
________________________
Me morri malli!

Me morri malli te qeshem si dikur
Athua kam qesh ndoj here
Apo nuk buzeqesha kurr!

Pse e harrova buzeqeshjen vall?
Pse me iku nga buzet e mia
Dhe mbeta vetem me vaj e mall!

Asgje nuk ndryshova nga jeta
Asgje as nuk do te ndryshoj
E perlotur linda e perlotur mbeta!


Edituar pėr herė tė fundit nga epanjohura nė Mon 10 Feb 2014, 23:38, edituar 1 herė gjithsej

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Fri 31 Jan 2014, 18:31

-----Babi!---------



Neser do te vij tek varri
Por nuk do vij me lot
Do ta uroj festen
Qe ne e festojm mbi toke!

Tavolinen festive Babi
Une kur do ta shtroj
Vendin ku ti u ulje
Pjaten do ta servoj!

Ndoshta s'jam e drejt
Me Ty o Nena ime e shtrenjt
Babin e kisha mbeshtetje
Kete te gjithe e kan vrejt!

Kur me qante zemra
Ai qante me mua
Koken ma vnonte ne preher
Flokun duke ma lemua!

Me mungon ajo dore
Me mungon zeri yt
Kur degjoj thirrjen BABI
Dicka me ngulfat ne fyt!


Edituar pėr herė tė fundit nga epanjohura nė Mon 10 Feb 2014, 23:39, edituar 1 herė gjithsej

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Fri 31 Jan 2014, 18:31

------Njė vizitė varreve----


Sot tek varri Babi
Unė kur u ofrova
E perqafova gurin
Por fare nuk lotova!

Edhe ke Nėna ime
Loti s'mė pikoj
Por ke Engjėllusha
Zemra nuk duroj!

Ju ula te koka
Lotėt me shkonin krua
U mundova tė shtėrngohem
Po s'munda me i ndalua!

Tek Ti i dashuri im
Erdha me lot nė sy
Ah sa e drejt do tė ishte
Tė isha edhe unė me Ty!

----Mu fikėn dritat!----

Mė janė errėsuar syt
Shkronjat po mė ikun
Thuase tė gjithė pas shpinde
Dritat po mi fikun!

As drita e hėnės
Nuk mė ndriqon fare
Iku edhe ajo nga unė
Mbeta si qyqare!


Edituar pėr herė tė fundit nga epanjohura nė Mon 10 Feb 2014, 23:40, edituar 1 herė gjithsej

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Fri 31 Jan 2014, 18:32

----Nuk dij------


Nuk dij a te shkruaj
Per vete a per ty
Mu kan mbeshtjell shkronjat
Vendet s'po ua dij!

Nuk eshte hera e pare
Qe keshtu po me ndodhe
Mu ka ngatrrua jeta
Truri me eshte lodhe!

Edhe ditet e javes
Mu kane bere njesoj
Ne kohe te fundit shpirt
As muajt s'i dalloj!


Edituar pėr herė tė fundit nga epanjohura nė Mon 10 Feb 2014, 23:41, edituar 1 herė gjithsej

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Fri 31 Jan 2014, 18:33

-----Zgjimė mesnate-------


Ne mesnat u zgjova
E perlotur shum
Kisha pa nje enderr
Me tronditi pa fund!

Kinse kisha shkua
Ne nje vend te huaj
Kerkoja dicka te humbur
Zjarin qe ta shuaj!

Me pyeste dikush
A mos kerkon pune
Jo,i thash ne enderr
E kam nje pune une!

Iu lutja te huajit
Deshiren te ma plotesoj
Ne vend t'imin te me kthej
Vetem ate deshiroj!

I erdhi keq atij
Deshiren ma plotesoj
Me ktheu ne vend t'imin
Rojtare e varreve te punoj!

Ah thash me vetevete
Sa u gezova sot
Kur me doli gjumi
Isha e lar ne lot!


Edituar pėr herė tė fundit nga epanjohura nė Mon 10 Feb 2014, 23:41, edituar 1 herė gjithsej

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Fri 31 Jan 2014, 18:33

---Dialogu me pasqyrėn------

Nje buzeqeshje u mundova,
Syrit, t'ja fal nė pasqyrė.
U mundova unė e shkreta
Dhe nuk ja dola dot' kurrė.

Vet' pasqyra qe mėsuar,
Se ēdo ditė shef vetėm lotė.
Unė mendoja e nxituar,
Kjo pasqyrė s'mė shikon dotė.

Dėshiroj tė jem e lumtur,
Pak e lumtur nė pasqyrė.
U mendova e pa bindur
Dhe nuk ja dola dot' kurrė.

Pse moj pasqyrė e uruar,
Buzėqeshjen s'ma pranon!
E kupton qė e kam fallco,
E kupton qė nuk mė shkon?!..


Edituar pėr herė tė fundit nga epanjohura nė Mon 10 Feb 2014, 15:09, edituar 1 herė gjithsej

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Fri 31 Jan 2014, 18:34

-------Njė zė!--------

Nje plogeshti ma kaploj trupin
Dicka me therri ne zemer
Papritmas nje ze pas meje
E thrriste tendin emer!

Lotet me rridhnin krua
Kur koken mbrapa e ktheva
E pash nje moshatare tenden
Sa shum qe u mallengjeva!

Dashta te i ofrohem pran
Flokun t'ia ledhatoj
Prap ndalova veten
Nga friga se mos po e trazoj!


S'po mund ta bind veten
Qe duhet Jetua pa ty
Sa shum qava sot
Si nuk mu verbuan keta sy!


Edituar pėr herė tė fundit nga epanjohura nė Mon 10 Feb 2014, 15:11, edituar 2 herė gjithsej

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Fri 31 Jan 2014, 18:35

Me mungon!

Me mungon buzqeshja
E kerkoj ne cdo skut
Athua ma moret me vete
Nen toke te zeze e keni fut?


Kerkoj me vite mbi toke
Buzqeshjen nuk e gjeje dot
Goja ndojhere kur me qesh
Syt me mbushen me lot!

Ne nje fshat kishte nje krua
Me than qe nuk rrjedhe,eshte shterr
Nuk pati fuqi as ai krua i uruar
Te shtyhet me lotin qe une derdh!

Cdo nate e heshtur lutem
Ne enderr te me vini ngadal
Me thell ne vuajtje po futem
Ah,se c'me dogji ky mall!


Edituar pėr herė tė fundit nga epanjohura nė Mon 10 Feb 2014, 15:12, edituar 2 herė gjithsej

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Fri 31 Jan 2014, 18:35

Porosi!

Kur une sdo jem me ne jete
mos me vajto
kendoje nje keng te lehte
per mua jeto

Kur te varri me qoni
lot mos derdhni per mua
dy fjal te mi thoni
vdiq per te jetua

Kur nata te bije mbi varrin
nuk do te kem me frig
tani ktu do shuaj mallin
nuk kam nevoj per drite
------------------------

-------Kur me nuk do te jemi!-----


Edhe nese na vajtojn
S'do ti degjojm dot
Edhe nese na thrrasin
Do na thrrasin kot

Atje kur te shkojm
Eshte nje rruge pa kthim
Nuk dua te qaj askush
Atje do gjejm pushim

Zogut mbi varr te kendoj
Nuk mund t'ia ndali
Le ta kendoj ate kenge
Qe e degjonim per se gjalli


Edituar pėr herė tė fundit nga epanjohura nė Mon 10 Feb 2014, 15:14, edituar 1 herė gjithsej

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Fri 31 Jan 2014, 18:37

________NJE MALLE!!!__________

Kam nje malle ne zemer
Nuk dije as ta tregoj
Diqka me ka zane frymen
S'mundem te duroj

E shtrire pran dritares
Nje zoge ngadal troket
Jam une thot zogu
Kam ardhe me te pershendet

U mundova te ngrihem ngadal
Por syte mi kaploj terri
E zogu iku kraheleht
Nuk arrijta ta perkdheli!!!!!


Edituar pėr herė tė fundit nga epanjohura nė Wed 12 Feb 2014, 22:38, edituar 1 herė gjithsej

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Fri 31 Jan 2014, 18:38

-----Mos me thuani!!!!-----

Mos me thuani harroje
E keni te Kot
Mos me thuani ka vdek
Nuk do bindem dot

Me lejoni ta qaj
Me lejoni ta vajtoj
Mos ma ndaloni ju lutem
Te vdekur ta perqafoj

Si te perballoj??
Ju lutem me thoni
Behuni real me mua
Mos me mashtroni

Pse moj vdekje e bekuar
Ma more driten e syrit
Pse me le mua ne jete
Ta vuaj te zijt e ullirit

----------
-----Jetė--------

Mu servove njashtu si deshte vet
Nuk tė prita kaq te hidhur kurr
Tė kerkoj po s'tė gjeta askund
Ti jetė e pashpirt mė mbeshtete pėr mur!

Athua nuk dijta tė t'jetoj
Apo ti vet nuk mė lejove
Apo ishte dikush qė tė shtyu
E mua fare s'mė dėgjove?

Jetoj prap jetoj nė kėtė botė
Por sdij si ta quaj jetė
Njė gjė u binda shum herė
Se po u jetohka edhe nėse ndjenja ka vdek!


Edituar pėr herė tė fundit nga epanjohura nė Wed 12 Feb 2014, 22:39, edituar 1 herė gjithsej

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga albi prej Fri 31 Jan 2014, 19:02

E PAENJOHURA tu lumt

albi
Moderator

Shteti : mitrovice
Postime : 3374
Kyējet nė forum : 10509
Regjistruar mė : 09/07/2010

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Fri 31 Jan 2014, 19:07

albi shkruajti:E PAENJOHURA tu lumt
Faleminderit i nderuar.....

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Sat 01 Feb 2014, 11:39

---Nuk jamė e njejt....----

Sa shum me merr malli
Te shkruaj vargje gezimi
Po ku ti gjej e mjera
Nuk me len pikllimi!

Ku ta marr gezimin
Qe ne varg ta shkruaj
Bashk me ty eshte tret
Tani vetem vuaj!

Kur ishim se bashku
Qeshnim me embelsi
Tani s'kam buzqeshje
Vetem lote ne sy!

Si su shterren lotet
Po quditem shum
Kur ne vazhdimesi
Rrjedhin si nje lum

Kur do te ndalet loti
Kur s'do kam merzi
Ateher mbaron jeta
Tek ti do te vij!

Me prit shpirti ime
Se te dashta shum
Ndoshta s'do me njohesh
Kam ndryshua shum!


Edituar pėr herė tė fundit nga epanjohura nė Wed 12 Feb 2014, 22:40, edituar 1 herė gjithsej

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Sat 01 Feb 2014, 11:40

NESE!!


Nese me kerkoni ndonjehere
Do t'jem e merzitur plot mall
Nga dhembja qe kam ne shpirt
Nuk do jem ajo qe me mbani ne mend
Do t'jam nje grua e mplakur
Nga vuajtja e mallengjimi
Vitet me iken aq shpejt
Sepse me shkatrroi pikellemi
Pra mos me kerkoni kurr
Me mbani ne mend si dikur
Kur isha e hareshme,plot jete
E jo si nje grua statuj!!


-----Mos me ngushlloni....----

Sot mos me ngushlloni
Dua te qaj ne vetmi
As dritat nuk i ndezi
Po rrij ne terr te zi!

Sot mos mi trazoni kujtimet
Dua t'i mbledhi ne nje vend
Dua vetem te kujtoj te kaluaren
Per asgje tjeter s'kam vend!

Sot me mua mos qani
Dua te qaj e vetmuar
Dua qe loti te derdhet lirshem
Ne vendin e deshiruar!


Edituar pėr herė tė fundit nga epanjohura nė Wed 12 Feb 2014, 22:41, edituar 1 herė gjithsej

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Sat 01 Feb 2014, 11:41

----Rrugėtova gjatė!----

Ditė tė tėra rrugėtova
Qiellin me re ta kaloj
Tė kėrkoj pak diell tė ngrohem
Kot u mundova,rrugėtimi dėshtoj!

U ktheva nė pikėnisje prap
Me re tė zeza tė shoqėrohem
Pasi nuk gjeta diell tė ngrohem
Mė duhet me re e me shi tė pajtohem!

Kėto i kam besnike gjithmonė
Nga unė nuk largohen pėr jetė
Vonė ėshtė me kėrkua diellin
Ka kohė tė gjatė nga unė ka tretė!


Edituar pėr herė tė fundit nga epanjohura nė Wed 12 Feb 2014, 22:42, edituar 1 herė gjithsej

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Sat 01 Feb 2014, 11:42

-------Nėnės sime-----

A mė ndin o nėna ime e shtrenjt
Kur tė thėrras e zgjuar dhe nė gjum
Athua m'i degjon thirrjet e mija o e shenjtė
Pa Ty mbeta si njė dru-cung!

Pse ditėt kaq tė gjata pa Ty
Pse netėt me kalojn pa i mbyll syt
A thua ėshtė malli qė mė kaplon
O nėnė! mė beso,mė mungon pėrqafimi Yt!

Mė mungon fjala jote e ėmbėl
Kėshillat tuaja mė mbajn nė jetė
Po mos tė i kujtoja ato fjalė
Qysh moti do isha tretė!

Edhe tani kur pėrballem
Me vuajtje e mundime
Me fjalėt e tua c'mallem
Ishe dhe mbete krenaria ime!

O duar-buta ime nėnė
Mė mungon ledhatimi yt
Mė mungon thėnja jote
,,Tė dua moj flokė-art"

As floku mė nuk shkėlqen
I mungon ai ledhatim
Eh sa vėshtirė qenka o nėnė
Tė mbetesh jetim!


Edituar pėr herė tė fundit nga epanjohura nė Wed 12 Feb 2014, 22:43, edituar 1 herė gjithsej

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Sat 01 Feb 2014, 11:43

---------Sonte---------

Sonte do tė doja
Tė bėhem njė re e zezė
T'ia zė dritėn e hėnės
Asgjė mos tė shof mbi dhe
Pasi nuk shof fytyrėn e Nėnės!
Nė mes tė njė pyelli tė dendur
Nė zgavrat e lisave tė futem thellė
Mos tė dalė fare nga aty
E mbyllur tė rrij nė terrė,
As dritė as diell nuk dua tė shiqoj
Dua vetėm edhe njė herė
Nė ėndėrr ta pėrqafoj


Edituar pėr herė tė fundit nga epanjohura nė Wed 12 Feb 2014, 22:44, edituar 1 herė gjithsej

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Sat 01 Feb 2014, 11:44

----Ngjyra blu!-----

Pse me humb ngjyra blu
As ne qiell nuk po e verej
Athua pasi humba syt e tu
Askund nuk po e gjej!

Qiellin kur e shiqoj
E hinta ngjyre dominon
Ah sa shum me merzit
E kalterta humbi,nuk dominon!


Edituar pėr herė tė fundit nga epanjohura nė Wed 12 Feb 2014, 22:45, edituar 1 herė gjithsej

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Sat 01 Feb 2014, 11:46

------Me zemrėn bisedova!------


Dua- tė dehem sot,tė bėhem tapė
Dua- tė qėndroj me ty nė kujtime
Dua- sot ti harroj vuajtjet qė kam patė
Dua- tė bisedoj me ty,zemra ime

E- dij qė s'jamė e drejt me ty
E- dij qė shpesh herė tė mundoj
E- dij qė ta ndrrova ritmin e punės
E- dij zemėr por duro,s'mundem tė ndryshoj!

S'mundem- tė t'premtoj moj zemėr
S'mundem- tė t'genjej pėr jetė
S'mundem- pa e kujtua atė emėr
S-mundem- tė ndryshoj,e till kam mbet!

----------------------------------------------

Dua-
Dua-
Dua-
Dua-

E-
E-
E-
E-

S'mundem-
S'mundem-
S'mundem-
S-mundem-


Edituar pėr herė tė fundit nga epanjohura nė Wed 12 Feb 2014, 22:47, edituar 1 herė gjithsej

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Sat 01 Feb 2014, 11:51

----Sonte-------

Sonte nuk do tė rrijė gjatė
Dua tė iku tė bijė nė gjum
Ndoshta mė vjen nė ėndėrr
Tė mė pėshpėrisėsh nė vesh
,,Shpirt tė dashta shum''
Ndoshta nuk jamė e drejt
Qė kėrkoj kėtė nga ti shpirt
Por dua tė mė besosh
Qė shum jamė mėrzit!

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Sat 01 Feb 2014, 11:53

---Urime ditelindja Zemer!----(Urim nga varri)

Urime ditelindja zemer
Nga varri te uroj
Kam shum dhe mbi vehte
S'mund te t'perqafoj!

Edhe po te kisha mundesi
Nuk do ta puthja ballin
Buzet i kam te ngrira
S'do ta shuaja mallin!!

Edhe duart i kam te ngrira
Nuk mund te t'ledhatoj
Syt me jane shterr moti
S'mund as te lotoj!

Eh pra shpirti ime
Ky eshte urimi nga une
Nje mbaje ne mend
Se te dashta shum!

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Sat 01 Feb 2014, 11:54

--Edhe te gjallet me uruan----

Hmmm......
Me than:Urime urime
Me uruan jete te gjate
Eh,i thash vetes sime
Per kend te jetosh moj e ngrat?

Ata qe i dashta shum
Iken dhe me lan ne vetmi
Kujtim te vetem me lan
Vetem ca fotografi!

Shpesh c'mallem me dheun
Qe moti i ka mbulua
Pergjigjeje nuk marr kurr
Athua me kan harrua?

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Sat 01 Feb 2014, 11:54

----O qiell.....---


O qiell i uruar
Q'po ndodh me ty sot
Ti leshon shi nga lart
E une s'po i ndal kta lot!

Me sy nuk po shof
Koka me dhemb shum
Trupi me eshte renduar
Vuajtje,a ke fund?

Nje rreze dielli kerkoj
Athua gjendet kund per mua
Apo edhe dielli e hena
Me mua jane hidherua!?

Pse nuk jame e fort
Si shkembi i kalas
T'i harroj te gjitha
S'e keshtu dua me plas!

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga Dardania prej Sat 01 Feb 2014, 11:59

Vargje te shkruara shum bukur....Ju Uroi shum Suksese ne Jet....

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....

Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2128
Kyējet nė forum : 9712
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Sat 01 Feb 2014, 12:07

Dardania shkruajti:Vargje te shkruara shum bukur....Ju Uroi shum Suksese ne Jet....
Faleminderit e nderuar...Edhe une Ju uroj gjithe te mirat e kesej bote..

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Sun 02 Feb 2014, 20:18

----Dhėmbje-Mikja ime!------


U bėra mike me dhėmbjen
Kurr nuk mė tradhėtoj
Ju betova pasi ėshtė besnike
Kurr s'do ta largoj!

Mė mban nė duart e saj
Gjithmonė pran e shterngoj
Edhe atėherė kur qaj
Edhe ndojherė kur,,kėndoj''!

Nuk ju merzita e pėrlotur
As nė gjum nuk mė le vet
Pra dhėmbja ime ėshtė
Njė mike e vėrtet!

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Sun 02 Feb 2014, 20:18

Mos Qani Kur Iken Dielli...



Jo nuk do te qaj per diellin
Kur iken nga une
Pasi nuk i nxen fare
Ata qe i dashta shum!

As per henen nuk trishtohem
Nese fare nuk bene drite
Pasi thelle nene toke
Ajo nuk shendrit!

As shiun nuk e dua
Me merziti aq shum
S'dij pse s'pushon ai
E te vazhdoj une!

Bora e bukur duket
Por e merzitshme eshte per mua
Mi mbyll te gjitha rruget
Varreve si me ju ofrua??

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Sun 02 Feb 2014, 20:19

----Mė vran.....

Mė vran
U zgjova
Plaga u shėrua
Mė gjuajtėn nė lum
Notova
Ja dola
Prap shpėtova
Eh,mė ndan nga dashuria
Pėr tokė u rrėzova
Kjo qe mė e rėnd
Nuk ja dola
Ani,qė e rrėzuar vazhdova!

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Sun 02 Feb 2014, 20:21

---------Rruga---------

Netet pa gjum
Ditet pa pushim
Kto te gjitha ishin
Per TY o miku im!

Tani jam e semuar
Dua te pushoj
Dua keto dite
Ne qetesi ti kaloj

Kur ke mall per mua
Dua te kujtohesh
Asgje s'te premtova
Duhet te pajtohesh!

Nje jete te lumtur te uroj
Une kam tjeter rrugetim
I lutem Zotit shum
Mos te jet nje rruge pa kthim!
---------------------------

-----Rrugė pa dobi------

I lakmova dites me diell,rrugtova
Ju erdha mbi kokat Tuaja te c'mallem
Po per cudi asnjeri nuk me pershendeti,
Athua ishin hidherua,a po menduan qe i harrova?

Mbi ato ,,shtepit'' tuaja,nga nje lot ua dhurova
E permalluar edhe me teper mbeta
Asgje perveq pullazeve tuaja mbi ,,shtepit''nuk gjeta
Veshtir ua ktheva shpinen,me guret u perqafova!

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Sun 02 Feb 2014, 20:24

---------Pritėheshtja------


Nese pritja eshte heshtje,heshtja c'fare eshte?
A eshte si njera si tjetra e veshtire, apo mua me duket
Qe te dyja duan kohe te mesohen,rezultati cili do jete
Kete duhet pas durim e besim, pastaj ta mesosh vertet!

Veshtir te perballesh me gjera qe nuk ke njohuri
Me to do sjellesh probleme vetevetes dhe tjerve
Me mire te strukem atje ku isha me pare
Dhe c'fare te me servir kjo jete te pres per,,karshi''!

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Sun 02 Feb 2014, 20:25

----Njė figurė kėrkoj-----


Ne qiellin e perhimt,kam drejtua shikimin
Ne ato re te shkaperderdhura si shllunga
Kerkoj te gjeje nje figur qe me ngjan mua
Kerkoja me ato re te hinta,ta shuaj pikllimin!

Nje rreze dielli ne largesi me duket
E lodhur e rraskapitur mundohet te deportoj
Largohu,i thash me denesje te shpirtit te lodhur
Me le te qete te lutem o diell,nuk mundem te t'duroj!

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Sun 02 Feb 2014, 20:25

-------Njė jetė-------


Njė jetė tė tėrė u mundova tė t'harroj
Tė ngjitem brigjeve tė larta me shpejtėsi
Prap rrėshqitje tė rėnda pa dashje pėsova
Dhe kthehem e pėrlotur i themė vetes sime
-Edhe kėsaj radhe nuk ja dola,deshtova!

Cdo gjė m'ep shenjė tė mos hyj fare nė kėtė garė
Dicka nga brendėsija me thote,,Ndalo,nuk tė shkon"
E unė prap kokėfort,e padėgjueshme mundohem tė arrij
Mbi ato shkrepa tė larta pran qiellit,me mendime tė cuditshme
Me shpresė qė atje lart mbi re,lumturija ime qėndron!

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Sun 02 Feb 2014, 20:26

-----Pse humbe???----

Pse humbe nga endrrat e mia
A e din qe u be kohe e gjate pa ty ne enderr
Me lajmro..se paku ne enderr me thuaj
Ku gabova,qe u hidherove,me mbyti vetmia!

Eja ma ledhato ballin,koka po me qahet
Me ato buze te ngrira akull,eja ma puthe ballin
Edhe nese me kurr nuk do te zgjohem e gjalle
Se paku ne enderr,do te ma shuash mallin!

Eja nuk do te zgjohem,syt te mbyllur do i mbaje
Vetem edhe njehere me prek,me ledhato dhe hesht
E dij qe Ti vuan por lot nuk ke,te jane ngrir
E pra me lejo edhe nje enderr,ne preherin tend te qaj!

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga epanjohura prej Sun 02 Feb 2014, 20:27

-----------Pse?-----------


Me thoje te dua shum
Nuk me paske dashur fare
Po te me doje moj zemer
S'do m'leje n'kete bote genjeshtare!

Vendin ku takoheshim shpirt
E pagezuam,,Fole e lumturis"
Tani kur Ti nuk je me
E quaj,,Fole tragjike e dashuris"

Druri qe e mbollem se bashku
Eshte rrite eshte bere lis
Qdo mbremje qdo mengjes i ofrohem
Pa me degjua askush,emrin tend peshperis!!!

Deri sa te jame gjalle mbi toke
Me lotin tim do ta ujis
E kur edhe une iku nga kjo bote
Mekat!Do te thahet ky Lis!

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4037
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Mesazh nga Sponsored content Today at 13:31


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi