» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

13 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 13 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Beqir Elshani: Vrasje e Inskenuar e Ushtarit Shqiptar - Aziz Kelmendi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Beqir Elshani: Vrasje e Inskenuar e Ushtarit Shqiptar - Aziz Kelmendi

Mesazh nga Naki prej Mon 06 Jan 2014, 00:26

Njė ndėr krimet mė tė rėnda po aq edhe tronditėse, qė arriti deri te aktivizimi i lėvizjes ēetnike pėr ardhjen e Sllobodan Millosheviqit nė pushtetin jugosllav, ishte vrasja e ushtar Aziz Kelmendit, i cili u vra mė 03. 09. 1987 nė kazermėn ushtarake nė Paraēin, qytet nė jug tė Beogradit. Ushtari shqiptar, Aziz Kelmendi, ishte nė prag tė zhveshjes sė rrobave ushtarake, qė ishte njė ditė e madhe e pėrfundimit tė obligimit ushtarak, tė cilėn ēdo ushtar e pret me gėzim pėr kthim nė vendlindje - nė gjirin familjar, dhe atė duke shėnuar me laps nė mur vijat e mbetjes sė ditėve tė fundit javor. Tė gjitha mjetet mashtruese me anėn e sloganit "vėllazėrim-bashkim" pėr shkrirjen e shqiptarėve nė Jugosllavi ishin sosur, ndaj shovinistėt serbė u morėn me vrasjen e ushtarėve shqiptarė me plumb prapa shpine nė Armatėn Popullore tė Jugosllavisė (APJ). Pėr tė thyer moralin e popullit shqiptar, APJ do tė sakrifikonte jo vetėm katėr ushtarėt jugosllavė nė kazermėn e Paraēinit, por edhe me qindra ushtarė tė tjerė jugosllavė, vetėm se vetėm qė tė arrinte deri te heqja e Kushtetutės sė Kosovės (1974), qė ishte njėsi e federatės jugosllave dhe ishte njė hap i madh drejt shkėputjes nga kolonizimi serb dhe bashkimin me shtetin amė - Shqiperinė. Kėtė e kishte parasysh qeveria jugosllave, prandaj vepronte me tė gjitha mjetet diplomatike, ushtarake e policore.

Ngjashėm porsi ushtar Aziz Kelmendi, pėrndryshe nxėnės shembullor nė gjimnazin e Prizrenit, nė rrethana fort misterioze qysh pas pėrfundimi tė Luftės sė Dytė Botėrore ishte vrarė edhe sekretari i PKJ nė Kosovė, Miladin Popoviqi, nė zyrėn e tij tė punės, pėr tė cilin ishte kurdisur vrasja mėsuesit tė popullit, Haki Taha. Prandaj pėr tė ardhur deri te Masakra e shqiptarėve mė 6 maj 1945 nė Tivar dhe zbatimi i Elaboratit tė Vasa Ēubriloviqit pėr shpėrnguljen me dhunė tė shqiptarėve nga Kosova, OZNA sė pari u mor me vrasjen e Miladin Popoviqit, i cili ishte pengesė e diplomacisė vrastare serbe. Konkretisht, derisa shumė vende tė Europės nė Luftėn e Dytė Botėrore synim kishin ēlirimin e vendit nga fashizmi gjerman, Jugosllavia kishte dy synime: ēlirimin nga fashizmi gjerman dhe pushtimin e tokave shqiptare tė Shqiperisė Etnike, edhe mė keq ndarjen e Shqiperisė londineze nė mes dy vendeve fashiste Serbi - Greqi. Pėr ta kuptuar obskurantizmin e ish-pushtetit jugosllav, mė sė miri mund tė shikohen filmat e kinematografisė amerikane, sepse atė demaskim qė bėnin nė shtetet kapitaliste nuk mund ta bėnin dot nė ish-Jugosllavinė Socialiste. Ushtar Aziz Kelmendi ka mbetur figura mė e ndritshme nė historinė kombėtare dhe ndėrkombėtare pėr shkatėrrimin e Armatės Terroriste tė Jugosllavisė, meqė APJ udhėhiqej kryesisht nga krerėt e neofashizmit serb. Vrasja e ushtar Azizit nuk ishte ēėshtje vetjake e familjes Kelmendi nga Prizreni, por ishte sinjal i paralajmėrimit tė despotizmit serbosllav se kėshtu do tė vepronin me tė gjithė djemtė ushtarė shqiptarė. Kur shumica e eprorėve serbė nė kazermė nė mėnyrė raciste e urrejnė ushtarin shqiptar, ata i kanė tė gjitha mundėsitė qė ta provokojnė duke marrė nė pyetje tė shpeshta, ta detyrojnė tė pastrojė nevojtoret dhe tė bėjė kujdestari. Nuk ka asnjė dyshim qė shkaktarė tė pėrgjimit nga oficerėt e KOS-it nė garnizonin ushtarak ishte “mbrojtja popullore” nė komunat e Kosovės, e cila pėr ēdo ushtar shqiptar dėrgonte karakteristikėn politike, pėrjashtim bėnin vetėm rekrutėt serbė, qoftė edhe kriminelė tė ishin. Sipas kėsaj do tė thotė se Armata Popullore e Jugosllavisė ishte krijuar jo pėr mbrojtjen e Jugosllavisė Socialiste dhe Federative, por pikėrisht pėr tė shtypur shqiptarėt nė Kosovė. Asnjė shtet fqinj nuk e sulmoi Jugosllavinė, pėrkundrazi ishin jugosllavėt qė ndėrhynin nė tė gjitha vendet fqinje. Ishin jugosllavėt qė helmonin dhe torturonin nxėnėsit e mbarė Kosovės dhe nė fund i flaknin nė rrugė; qė prapa shpine i vrisnin rekrutėt shqiptarė; qė mbyllėn tė vetmen dritare televizive tė Kosovės; qė shfrytėzonin pasuritė e Kosovės; qė ndėrtonin burgje nergut pėr burgosjen e rinisė sė madhe shqiptare etj. etj. Pa dyshim se kėshtu kanė i torturuar tė gjithė shqiptarėt, qė pikėsynim kanė pasur ēlirimin dhe pavarėsinė e Kosovės, dhe jo tė vriten pėr hesapet e Jugosllavisė Fashiste, qė kurrė nuk i ka dashur bijtė dhe bijat shqiptare. Prandaj atdhetarėt nė diasporė kurrė nuk janė pajtuar me jetėn luksoze tė Evropės Perėndimore, por vazhdimisht kanė vepruar nė shėrbim tė Kosovės Republikė, siē thotė Andon Zako Ēajupi, ku ėshtė balta mė e ėmbėl se mjalta. Ishte njė kohė e vėshtirė kur serbomėdhenjtė nė bashkėpunim me kolaboracionistėt shqiptarė e dhunojnė flamurin kombėtar kuqezi, duke ia hequr yllin nga balli, qė ishte shenjė e paralajmėrimit tė luftės kundėr Kosovės; ishin vitet e rėnies heroike duke luftuar me forca tė mėdha ushtarake dhe policore ēetnike: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha; qė fill pastaj vazhdoi me vrasjen e ushtarėve shqiptarė, tė cilėt i kthenin nė arkivol me diagnozėn ”vetėvrasje”.

Ky projekt pėr inskenimin e vetėvrasjeve tė ushtarėve shqiptarė nuk ishte spontan, por ishte vazhdim i vrasjes sė tyre 50 vjet me radhė, dth. ishte projekt i pėrpunuar dhe i organizuar mirė njė kohė tė gjatė nė Akademinė e Shkencave dhe Arteve tė Serbisė. Prandaj mė 3 shtator 1987 nė garnizonin ushtarak tė Paraēinit, agjentura ushtarake serbe vret katėr rekrutė (dy boshnjakė, njė kroat dhe njė serb), fill pas kėsaj shpallet vrasja ushtar Aziz Kelmendit, i cili ishte nė prag tė pėrfundimit tė tij ushtarak. Dihet se agjentura serbe sė pari ka vrarė ushtar Aziz Kelmendin, pastaj me pushkė automatike ka masakruar ushtarėt nė dhomėn e fjetjes, duke plagosur edhe pesė ushtarė tė tjerė. Qėllimi i skenarit ishte shumė i thjeshtė, i ngjante djegies sė Parlamentit Gjerman “Raistagut” nė Berlin nė vitin 1933 nga ana e nazistėve gjerman nė krye me Adolf Hitlerin, tė cilėt i fajėsuan komunistėt gjermanė. Vrasja e ushtarėve “jugosllavė” ēoi pluhur tė madh duke paraqitur si shembull i politikės shqiptare tė gjenocidit kundėr serbėve. Ministria e Mbrojtjes Jugosllave paralajmėroi solemnisht kinse armiku shqiptar ka filluar tė zbatojė metoda tė reja tė ērregullimit. Shumica e serbėve qė u ndanė nga funerali i ushtarit serb, shkuan drejt varrit tė ultrashovinistit Aleksandar Rankoviq, u betuan pėr hakmarrje dhe bėrtitėn me parullėn: ”Shqiptarė, jashtė nga Jugosllavia”. Pėrfundimi tregon se me anėn e kėtij inskenimi gjakpirės, shovinistėt serbė kėrkonin ringjalljen e kohės sė Rankoviqit. Kėshtu Sllobodan Millosheviqi e shfrytėzoi rastin dhe zgjidhet kryetar i Lidhjes Komuniste tė Serbisė. Ky shkatėrrues i fundit kishte dalė si pasojė e gabimeve tė mėdha vite me radhė tė politikės jugosllave nė krye me renegatin, Josip Broz Tito, ku si rezultat i tyre lindi neofashisti serb - Sllobodan Millosheviq. Prandaj kumtoj se vrasja misterioze e ushtarit shqiptar, Aziz Kelmendi, ishte plan i pėrpunuar pėr tė arritur deri te masakrimi i popullatės shqiptare si dhe ndjekja nga trojet e tyre. Pėr ta kuptuar obskurantizmin e ish-pushtetit jugosllav, mė sė miri mund tė shikohen filmat e kinematografisė amerikane, sepse atė demaskim qė bėnin nė shtetet kapitaliste nuk mund ta bėnin dot nė Jugosllavinė socialiste. Qė vrasja e katėr ushtarėve me kombėsi tė ndryshme gjatė natės nė gjumė mė 3 shator 1987, tė cilėn e kishte kryer udba jugosllave, ėshtė kurdisur nė kurriz tė ushtarit shqiptar - Aziz Kelemendi. Nuk ka asnjė dyshim qė vrasjen e ushtarėve e ka bėrė oficeri i sprovuar serb, pėr tė cilin kanė dėshmuar ushtarėt e plagosur. Qė skenari serb pati sukses, u pa se menjėherė pas masakrės nė kazermėn ushtarake nė Paraqin, serbėt kėrkuan hapjen e frontit tė luftės kundėr shqiptarėve tė paarmatosur. Nė qytetet serbe dyqanet shqiptare u thyen, dhe argatėt shqiptarė nė Beograd, Paraēin, Velevė e nė Suboticė u rrahėn, gjithashtu njė vogėlushit, pėrndryshe bir i bukėpjekėsit shqiptar, ia nxorėn dy sy prej ballit. Ky ishte kulmi i urrejtjes shqiptare nga ana e Serbisė, prej nga APJ me njė ushtri tepėr tė madhe heterogjene po aq edhe tė fuqishme, qė njė kohė tė gjatė ishte investuar nga buxheti i mbarė Jugosllavisė dhe tani priste vrasjen e shqiptarėve, sipas sloganit shovinist: ”Do vrasim, do therim, kush me neve nuk do!”, tė cilėn serbėt e kėndojnė njė kohė tė gjatė. Njė pėrkrahje e ngjashme fashiste kishte ndodhur edhe nė Francė, nė vitin 1934 ishte formuar organizata fashiste “Rinia Patriotike dhe Aksioni Francez”, natyrisht qė si emėr ishte i bukur “Rinia patriotike”, mirėpo qėllimi i programit ishte vrasje e popujve tė pafajshėm, prandaj masa popullore franceze iu kundėrpėrgjigj me anėn e demonstratave dhe formave tė fuqishme. Duket qartė, njė gjė e tillė kurrė nuk kishte ndodhur nė ish-Jugosllavi. Fill pas kėsaj erdhi deri te helmimi i nxėnėsve nė tė gjitha shkollat fillore e tė mesme nė Kosovė, pastaj erdhi te ndarja e konvikteve tė studentėve nė Universitetin e Prishtinės me bazė etnike. Tė gjitha kėto ngjarje tė mė pastajme tregojnė se skenari i vrasjes sė katėr ushtarėve dhe e ushtar Aziz Kelmendit nė prag tė pėrfundimit tė shėrbimit famėkeq ushtarak ishte inskenuar dhe studiuar nė qarqet shoviniste tė APJ e LKJ-sė. Kjo e fundit pasqyron mė sė miri qė ushtar Azizi ka qenė anėtar i LKJ-sė, nė tė cilėn gjendet biografia e tij si nxėnės shembullor nė gjimnazin e Prizrenit dhe si student solid nė vitin e parė tė studimeve nė Universitetin e Prishtinės, por edhe viti i lindjes sė tij 1967 me vitin e vrasjes sė tij 1987. Pastaj si ēdo kryengritės shqiptar ka qenė i burgosur pėr veprimtari atdhetare – Kosovėn Republikė, me anėn e sė cilės nga organet komunale i ėshtė pėrcjellė karakteristika nė garnizonin ushtarak, pėr mbikėqyrje policore. Qė skenari ėshtė pėrgatitur nga qarqet shoviniste serbe mė sė miri tregon edhe libri i Millosh Cėrnjanskit, i cili shkruan se ēdo shqiptar i shkolluar ėshtė armik i Jugosllavisė, prandaj me kėmbėngulje policore kėrkonin mbylljen e Universitetit tė Prishtinės. 

Shkrimtarėt shkruajnė se bėhen 100 vjet gabime nė pushtet, mirėpo nė pushtetin ish-jugosllav nuk janė bėrė 100 vjet gabime, por 100 vjet terror ndaj popullit shqiptar. Derisa nė Francė arrin tė zbardhet dėnimi i padrejtė ndaj oficerit francez, Alfred Drajfus, njė gjė e tillė kurrė nuk ndodhi nė ish-Jugosllavi dhe as qė do tė ndodhė nė Serbinė e sotme vrastare pėr zbardhjen e dėnimit me pushkatim tė ushtar Aziz Kelmendit. Kėshtu kjo makineri e fundit e vrasjes sė kurdisur solli nė kėmbė fashizmin serb nė krye me Sllobodan Millosheviqin. Prandaj ardhja e kryekriminelit serb nė pushtetin jugosllav nuk ishte befasi, por ishte njė aktivitet i politikės sė shovinistėve serbė, tė cilėt punonin me programin e tyre kundėr popullit shqiptar. Vlen tė pėrmendim kushtrimin fashist, tė cilėt serbėt e kėndonin nė rrugėt e Beogradit: “Do t’i vrasim, do t’i therim, kush me ne nuk vjen”, dhe mė vonė euforia serbe do tė kėrkojė tė zbatohet programi i Ēubrilloviqit pėr dalje nė detin Adriatik, prej nga prijėsin e tyre serboēetnik do ta thėrrasin: “Ec pėrpara Sllobodan, n’koft nevoja deri nė Tiranė.” Ky veprim tregon se lufta nė ish-Jugosllavi pėr shfarosjen e popujve tjerė joserbė – shqiptar, kroatė boshnjakė e hungarezė, ka qenė e programuar. 

Nė fund vlen tė shtoj se Azi Kelmendi nuk ishte njeri i pashkolluar sa tė mos kuptonte se ē’do tė thotė shėrbimi i detyrueshėm ushtarak pėr secilin ushtar pa dallime etnike, tė cilėt me padurim prisnin pėrfundimin ushtarak, qė sa mė parė tė kthehen nė gjirin familjar, jo mė tė vrasin moshatarėt e vet ushtarė. Parashtrohet pyetja, pse Azizin e detyruan tė shkojė ushtar, ndėrkohė qė ai ishte student i rregullt nė Fakultetin Juridik, kur dihet qė me dhjetėra studentė bėjnė ēmos pėr tė pėrfituar indeksin sa pėr t’iu shmangur shėrbimit ushtarak. Ai ishte ende i ri dhe sapo kishte pėrfunduar vitin e parė tė studimeve nė juridik. Njė gjė dihet, asnjė fakultet nuk dėshiron t’i largohen studentėt shembullorė prej leksioneve dhe prej provimeve deri nė diplomim. Duhet pasur parasysh se student Aziz Kelmendi, i vrarė para 25 vjetėsh nė Kazermėn Ushtarake tė Paraqinit, sot do tė ishte njė veprimtar dhe intelektual i madh nė shėrbim tė kombit dhe atdheut, sepse qysh si nxėnės e ndjeu peshėn e rėndė tė kolonizatorit serb, prandaj dėshironte lirinė e popullit shqiptar dhe Kosovėn Republikė. Jo vetėm si akademik, por edhe si familjar ai do tė kishte trashėgimtarėt e tij, qė do tė ishte njė fitore pėr familjen dhe Kosovėn kreshnike.
burimi: /pashtriku.org/

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18451
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi