» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

7 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 7 vizitorė :: 2 Bots

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Korbat dhe Shqiponjat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Korbat dhe Shqiponjat

Mesazh nga Albanian_Girl prej Sat 28 Dec 2013, 21:13

Dikur moti, korbat jetonin nė vende tė largėta, tė mbuluara me akullnaja, ku mė tepėr dominonte errėsira sesa drita, ku shtėpitė ishin tė ndėrtuara nga bosat e borės dhe ushqim i vetėm i tyre ishte mishi i shtazėve dhe i shpendėve polare. Thuhet se korbat e bėnin jetėn si mos mė keq. Fjalė pas fjale, ata kishin dėgjuar se dikund larg, dikund nė vende qė ishin krejt tjetėr fare, me klimė tjetėr, ku nė vend tė akullnajave toka ishte e mbuluar me qilimin e gjelbėr tė barit dhe e stolisur me lule lloj-lloj ngjyrash, ku ushqimi qė pėrdorej ishte nga drithėrat e bardha, ku bėheshin pemėt dhe perimet mė tė ėmbla qė mund tė ekzistojnė, jetonin shqiponjat. Pėrveė kėtyre nėpėr ato vende rridhnin lumenj me ujė tė pastėr si loti dhe me ngjyrė argjendi, ndėrsa shtėpitė ishin tė ndėrtuara nga gurėt e mermerit dhe tė shtruara nė kadife. Pra, ėdo gjė ishte e bukur. Korbat i lakmonin kėto vende, dhe njė ditė, njė ordi e tyre u nisen drejt atdheut tė shqiponjave. Ecėn e ecėn, me ditė, me javė, me muaj e me vite dhe nė fund arritėn. Kur panė vendin e shqiponjave dhe jetėn qė bėnin ato u mahniten tepėr, bile disa u alivanosen nga lakmia qė kishin pėr ato vende. E dinin se shqiponjat janė trime, e trimat kanė zemėr tė madhe, tė bardhė e tė butė, andaj iu luten atyre qė tė kenė mėshirė pėr ta dhe t'u lėshojnė pakėz vend nė njė cep tė atdheut tė tyre nga se nė vendet me akullnaja jeta u ishte bėrė e padurueshme. Shqiponjat si shqiponja, u prekėn nga fjalėt dhe lajkat e korbave. U besuan zotimeve tė tyre se nuk do t'u sjellin asgjė tė keqe dhe u bėnė vend. Korbat filluan jetėn e tyre tė re shumė tė kėnaqur. Nė fillim duke kaluar fqinjėsi tė mirė me shqiponjat, por shumė shpejtė shkelėn besėn e dhėnė. Tinėzisht sollėn edhe korba tė tjerė nga vendet e akullnajave dhe u bėnė disa herė mė shumė sesa shqiponjat. Formuan pushtetin e ture. Zgjodhėn kryekorbin dhe kryekorbeshėn. Sovrani ėdo ditė trashej nga ushqimet e mira. Kryekorbesha i lėmonte pendlat dhe ėdo ditė ia lyente me parfumet mė tė mira sa qė shkėlqimi i tyre tė verbonte sytė. Kryekorbit i bėhej zemra mal dhe i xixėllonin sytė nga gėzimi kur shihte se pushteti i korbave vazhdimisht pėrparonte dhe zgjerohej nė dėm tė territorit tė shqiponjave. Kėshtu kaluan vite e vite duke u ndėrruar kryekorbat. Secili qė vinte nė pushtet ishte mė i zi se sa tjetri, kishte zemėr mė tė zezė dhe qėllime mė tė errėta ndaj shqiponjave dhe vendit tė tyre. Pėrveė ngushtimit tė territorit tė atdheut tė shqiponjave, korbat filluan t'i vrasin ato, t'i ndjekin e t'i quajnė shqiponjat ardhacake, Zhduken shumė fole tė shqiponjave dhe ato i zėvendėsuan me fole korbash. Jeta e shqiponjave dita ditės bėhej mė e vėshtirė, mė e padurueshme, aq mė tepėr kur nė krye tė pushtetit korb erdhi kryekorbziu mė i zi qė mund tė ekzistojė. Ai kishte gushė tė lėshuar, lafshė tė ngritur e me gjemba e pendla tė kėrqethura sa qė tė fuste tmerrin kur e shikoje. Sytė e tij kėrkonin vetėm gjak shqiponje. Kur mori pėrkrahjen nga si vėllezėrit e tij, korbzinjtė tė tjerė qė ende jetonin nė vendet me akullnaja, kryekorbziu me ushtrinė e tij tė zezė, tė cilėn e pėrbėnin korbat mė tė zinj, filloi fushatėn pėr zhdukjen e shqiponjave nga faqja e dheut. Shqiponjat, vite me radhė kot kėrkuan ndihmė nga shpendėt e urta tė botės qė t'i shpėtojnė nga korbzinjtė. Ato, le qė nuk u ndihmonin, por pati edhe tė tilla qė i quajtėn shqiponjat keqbėrėse. Pėr tė shpėtuar nga zhdukja, shqiponjave nuk u mbeti asgjė tjetėr veė tė organizohen nė vetėmbrojtje, tė dalin maleve, njė numėr tė fshehėn nėpėr skutat e atdheut tė tyre, ndėrsa pjesa mė e madhe tė ikėn kah tė munden. Korbat nuk u kėnaqen me foletė e shqiponjave, por u morėn jetėn mijėra e mijėra shqiponjave. Ato qė dolėn maleve dhe ato qė u fshehėn nėpėr skutat e atdheut u pėrleshėn me hordhitė e korbzinjėve dhe u shkaktuan atyre shumė dėme, por ata ishin shumė, shkatėrruan ėdo gjė tė shqiponjave, u vranė zogjtė, u dogjėn foletė, u rrėmbyen pasuritė e ėdo gjė tjetėr, kėshtu qė shqiponjat pėr pak sa nuk u zhdukėn. Sapo bota e shpendėve liridashėse e kuptoi se shqiponjat janė tė pafajshme dhe se po zhduken nga dheu e dheu pa shqiponja do tė dukej si i shkretė, u erdhi keq dhe u erdhėn nė ndihmė, kėshtu qė shqiponjat pėrsėri u kthyen nė foletė e veta, nė tė cilat nuk gjetėn asgjė tjetėr pėrveė gjurmėve tė krimit.
avatar
Albanian_Girl
Moderator

Shteti : Parajse
Postime : 237
Kyējet nė forum : 11198
Regjistruar mė : 23/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Korbat dhe Shqiponjat

Mesazh nga Katilja prej Wed 01 Jan 2014, 01:37

Pushimet e Cufos

Si u be Cufo kujdestar!
Mjalte kullokan fiqte o Tipi!
Mjalte vellacko, mjalte, po..ohhh - renoi ai me te madhe dhe rrasi duart ne xhepin e majte te pantallonave te shkurtra ngjyre pjepri.
Mbaje veten, je goxha djale, fundja nuk jane liko, fiq jane. Por nuk ke faj more buckan se ti e ke zemren mu ne mes te stomakut dhe gjithe diten te gudulis.
Papritur Tipi verejti i hutuar Cufon. Iu be vertet sikur zemra i kishte rreshqitur ne stomak dhe po i tretej si kasate. Tipi u gelltit ne te thate dhe ndjhu gjuhen ti ngjitej pas qiellze. Cufo nuk shqeteshej fare pr gjendjen e shokut.
Duke ecur anes kopshtit, Cufo ndaloi e kepute nje trendafil te kuq e ter kujdes futi nocken mes petaleve.
Ka ere te mire? - e pyeti Tipi Cufon.
C'me ve ne mundim, provoje vete- ia priti Cufo.
Keputja e luleve ndalohet - ia ktheu Tipi duke levizir duart neper xhepa sikur te kerkonte dicka.
Ndalohen vetem per arinjte qe nuk kane hunde te ndiejne aromat. - foli Cufo.

Papritur te gardhi i kopshtit u duk Zebo rojtari. Cufo beri sikur nuk e pa dhe nisi te kendonte.
Sec ke dale ne dere
Me qeron nje ftua
Gjysmen haje vete
Gjysmen ma jep mua.
Ejani tju qeras me fiq - tha Zeboja, - Sot do bej vjeljen e pare e dua ta nis me ju!
Nuk kemi kohe- tha Cufo
Epo udhe e mbare - tha ZEbo.
Tipi keputi nje trendafil e qe te mos fliste, mbushi gojen me petale trendafili.
Pak me tutje iu hoth Cufos.
C'qe kjo gjeme qe na bere? Si me le pa fiq?
Ja qe e kam gojen pa frena - Tha Cufo
Shoket vazhduan rrugen drejt shkolles RRezet e Arta.
Mbledhja kishte filluar
Futu Cufo - tha Tipi.
Ku?
Ne kavanoz! Ne mbledhje o, ku?
Nuk e sheh qe ka filluar, e per kete fajin e ke ti. - tha Cufo.
Uff ..plasa
PLac!
Ste rrihet eee? Cfare ke qe shfryn ashtu?- Tha Cufo
Me vjen inat qe ti nuk dole gje? - tha Tipi
E perse nuk dola gje?
Po ja as kujdestar per shkumsat nuk u bere!
Doemos - tha Cufo - Kur kam shoke si ty, te pagthendur te paedukuar e qe ne vend te fletlvderimeve mer titullin "vjshtuk" Ti ke fat se kot nuk thone ..nga lulja e bukur pi uje dhe qypi.
Fjala qyp ia ndezi gjakun Tipit.
Leri ato se nuk te shkojne tek une; puna eshte se, po te ishe ti ne mbledhje do te dije ti mbroje ngjyrat e mia, me ....
Petulla, - ia pat Cufoja.
Me gjak mor tuaf. Keshtu dhe une do ti beja gjysem i gezuar pushimet me ju. Nena do te qetesohej. Ah,kjo aritmetika! Kush ta kete shpikur valle?
Me siguri ndonje zevzek....
E e ashtu thua ti por mesuese Mjelma do beje si te jete me mire per ty.
Tipi i dha nje te duartrokitur te madhe, Cufo iu afria qe te ndalonte por se si u pengua e ra siper Tipit.
Ne kete gjendje i gjeti, Puledetja, pastruesja e shkoles, qe kishte veshur ne koke nje shami me pika dhe ishte mbeshtetur pas fsheses.
Cben ashtu more Cufo?? - pyeti ajo e habitur.
Po i mesoj Tipit mundje sambo - ia ktheu fap e fap Cufo
Midis atyre qe ishin nisur te kerkonin Gagane ishte dhe patoku Pep. qe mbahej si patoku me i zgjuar i gjithe fisit te patave..
Pepi kerkonte buze pyllit. Ai donte ta gjente me cdo kusht Gagane i pari..
Ne nje kthese te pyllit i doli perpara nje alamet qeni qe lehte sikur tia kishin mare shpretken..Pepi u zbardh si shkumesh.. Nga frika iu be sikur i rane puplat.
Nje gjinkalli qe kendonte mbi nje peme i beri nje pyetje me pak spec djeges:
Si e ndien veten?
Si veze e qeruar - ia ktheu Pepi.
He, mos u frikeso - i tha gjinkalla...- ti e di ate fjalen e urte si thote: Qeni qe leh nuk te ha..
Une e di, po a e di qeni se! - tha Pepi
Gjinkalla qeshi. Qeni si duket u merzit dhe iku.

Pak minuta tek dentisti
Tak...tak...tak..
Hyr!
Dera u hap dhe dentisti, nje goxha ari pa fytyren e nje derrkuci.
Jemi dy.
Te dy hyni!
Cufos iu tha peshtyma "Mos kujton ky qe une kam dhemballe per te hequr!"
Derrkucit iu mbat fryma nga frika.
Dera u hap me shume dhe brenda hyne Cufo bashke me Tipin.
Miredita - pershendeten shoket.
Mire se erdhet.
Ulu! - i tha dendisti Cufos duke i treguar poltronen .
Ulu, mos ia prish xhaxhit - i tha Tipi aq i qete, sikur te kishte ardhur per Cufon e jo per veten, por shoku e mori veten.
Doktor, Tipit i dhemb dhemballa, ka gjithe naten pa fjetur.
Epo ulu ti Tipi atehere.
Mua nuk me dhemb me ..
Uluuuuuuuuuu...- i foli dentisti
Ha shume embelsira ai - tha Cufo
Le te haje - tha doktori, - por pas te ngrenit duhet te lani dhembet, madje mire eshte te hani dhe nje kokerr molle.
Per molle, une ha nje koshe - tha Tipi
Nje kokerr, te thashe, e shumta dy- tha dentisti serish.
Po ti i lan dhembet? - e pyeti dentisti Cufon

Te dielave - foli Tipi.
Te lutem doktor, une pergjigjem vete. Sigurisht qe i laj ...
O doktor, fillove ti me mua .. - u hodh Tipi
Mbarova . - tha doktori.
Sa lehte, cu djersita hot. Cufo hiqe dhe nje ti qe ta kesh kujtim nga pushimet.
Me mire e ndajme pergjysme kujtimin tend - tha Cufo

Doktori qeshi dhe shoket u larguan pa harruar te pershendeteshin me te.

Ardhja e Cirkut.
Gezimi i kapisteve te vegjel ishte i madh. Do te vinin artitet e cirkut e do luanin per ta..Ne rrobat e artisteve dukej sikur kishin celur lulet e molleve, sheges, qershise .

Mes te lumturuarve ishin dhe dy shoket tane, Cofo dhe Tipi.
Cirku do te fillonte se shpejti. Cufo porositi Lepurushin qe ti zinte dy vende ne radhen e dyte.. Per nje Lepur kjo sishte e lehte por ai i zuri vendet ne saja te autoritetit qe kishin vete Cufo dhe TIpi mes kampiste..
rruges Cufo me Tipin takuan Kukuvajten Kuku, qe ishte me te vertete kuku.
Ajo fshiu me nje shami te mendafshe xhamat e syzave dhe me pas u tha shokeve "pritni" me nje ze vajtues por aq te larte sikur po u fliste yjeve dhe jo nje derrkuci e nje ariu vjeshtak me pantallona te shkurtra bluxhins.
Cili eshte me i bute se ju? - pyeti kukuvajka.
Te dy te eger jemi? - ia ktheu Cufo.
Ti je ai zevzeku qe ke mbetur per vjesht- vazhdoi kukuja.
Une qe mos qofsha, - tha Tipi.
Ke mesuar gje? - vazhdoi kukuvajka.
Shume - nderhyri Cufo per te ndihmuar Tipin.
Nuk te pyeta ty- foli kukuja serish.
Po ky kujdeset per mua, shoqja kukuvajke. E ka caktuar mesuesja, - foli si i qare Tipi.
Degjo, ke mesuar?
Shume - uleriti Tipi.
Kush ben pjese ne familjen e kompozitoreve? - beri pa te keq pyetjen kukuvajka.
Po tipi nuk ka mbetur ne muzike.- shtoi Cufo.
Fol tipi fol.. - u hodh kukuja.
E mo fol, Cme rri ashtu, Ti i ke mesuar keto qe kur te kendonte arushi baba.
Edhe atehere e kam pasur nje ngaterrese, - tha Tipi duke vajtuar.

Nje dite babai i thoshte nenes te me kendonte nje nena nana qe te pushja se qari.Nena ia kthende "Tunde ca se jam e zene, fundja pergjysme e kemi" Dhe babai i pergjigjej qe nga dera "Une ika, gjysmen time lere te qaje. Keshtu qe ajo gjysma qe qante me ngaterron gjithmon.
Cufoja e pa ne fytyre Tipin sikur kerkonte ti gjente gjysmen qaramane,po vuri re qe e kishte gjithe fytyren njelloj dhe tha me vete..prinderit e paskan lene Tipin te qaje komplet.
Kukuvajka u duk sikur vuri buzen ne gaz,por u vrenjt menjehere.
Mos e zgjat se kam pune, pergjigju.
Kjo nuk e ha fare shakane, mendoi Cufo - Duhet e jete e rrezikshme
Tipi nderkohe fshiu ballin nga ca buleza djerse dhe ia nisi: - Ne familjen e kompozitoreve bejne pjese gjyshi,gjyshja dhe sa femije te kene sepse sic dihet perberja e femijeve eshte e ndryshme.
Kukuvajka shqeu syte nga pergjigja e Tipit saqe Cufo nderi duart se mos i binin pertoke.
Smarke vesh fare, - tha Kukuja, - Ne familjen e kompozitoreve bejne pjese Luleshtrydhja,luledielli, kamomili etj.
Pse dhe keto dine ti bjen pjanos? - pyeti TIpi.
Jo, legenit,- ia ktheu e xhindosur kukuvajka.
Dhe vazhdoj te pyeste.
PO krimbat nga e kane prejardhjen?
Nga plehu - iu pergjigj Tipi fet e fet.
Ti qenke tape fare, - shpertheu kukuvajka

P.s Tani per tani kaq, nese gjeje te tjera do ti vendos.

firma.................................................................................................................................................................................
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme'' 
avatar
Katilja

Shteti : Burrel
Postime : 1210
Kyējet nė forum : 6472
Regjistruar mė : 17/02/2013
Profesioni : forumxhie

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi