» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

15 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 15 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Heronjtė Fehmi e Xhevė Lladrovci, Ia dhanė Lavdinė - Luftės dhe Emrat - Pėrjetėsisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Heronjtė Fehmi e Xhevė Lladrovci, Ia dhanė Lavdinė - Luftės dhe Emrat - Pėrjetėsisė

Mesazh nga Naki prej Sat 21 Dec 2013, 01:08

Autori: Isa Ferizaj
Sa shpejt na ikėn vitet pa Fehmi e Xhevė Lladrovcin midis neshė! Sa tė rėndė hapat zvarriten nė kėto vite, pa heroin e pėrmasave tė rralla, Fehmi Lladrovcin! Sa e mundimshme lufta e, rruga jonė, kur na mungon me praninė midis neshė, prej pesėmbėdhjetė vitesh, komandanti, urtėsia, heroi e lavdia e Kombit tonė, Fehmi Lladrovci!
Ja pra, se si rrjedhin vitet e, ato ikin tutje! Por ēuditėrisht, ato na i afrojnė gjithnjė e mė shumė, pranė syve tė mendjes, brenda vatrės sė zemrės e, qendrės sė vemendjes, ata qė vitet vlerashumta, koha e madhe, i ka mbuluar me lavdinė e pėrjetshme; ata qė lavdia e tyre u ka dhėnė pėrjetėsinė; ata qė zemra e madhe e Kombit ua lartėson vit pas viti pėrmendoret nė vatrėn e saj; ata qė ditėn si ta bėjnė tė pavdekshėm, Kombin; ata, qė Atdheu i mban me mburrje tė ligjshme e krenari njerėzore, nė gjoksin e vet tė pėrcėlluar nga flaka, baruti e prushi i luftrave tė pandėrprera pėr liri, dinjitet e plotėsim tė ėndrrave tė tė gjithė brezave qė ranė siē u ka hije trimave e kreshnikėve, nė altarin e nderit tė truallit e tė kombit tonė.
U mbushėn plotė pesėmbėdhjetė vite, nga ai ēast kur pushoi sė rrahuri nė gjoksin e njė trimi, kreshniku, heroi, njė zemėr e fortė, njė zemėr e rrallė, zemra flakė e prush lirie e Heroit, Fehmi Lladrovci, por edhe nga ai moment, qė ajo zemėr filloi tė rrahė edhe mė fuqishėm, edhe mė e gjallė, nė zemrėn e madhe tė Kombit, sepse ajo zemėr nuk duhej tė ndalonte asnjėherė sė rrahuri, sepse asaj zemre nuk duhet t’i shuhet kurrė flaka as prushi i zjarrit tė luftrave pėr liri, pėr dashurinė ndaj Atdheut e, tė mos i zbehet pėr asnjė ēast, ndjenja e vetėflijimit nė emėr tė tyre.
Tė pavdekshmit - Fehmi e Xhevė Lladrovci
E, nė kėto vite pa Heroin Fehmi Lladrovci, ne vėrtetė jemi ndjerė mė tė varfėr shpirtėrisht, por shumė e shumė mė tė pasur moralisht, mė tė mbushur me vlera e, mė tė plotėsuar me dinjitet e me krenari. Faleminderit, pėr tė gjitha kėto, vėllai ynė hero, Fehmi Lladrovci! Ē’krenari, tė pėrulesh para njė jete e vepre si ajo e vėllait tonė hero, Fehmi Lladrovci!
Jeta e Heronjve ėshtė e rėndė sa pesha e kėsaj toke, ėshtė e vlerė sa bashkėsia e tė gjitha vlerave tė jetės, prandaj “guximi” pėr tė marrė pėrsipėr qė tė shkruash apo tė flasėsh pėr ato, ėshtė gati njė ndėrmarrje qė nuk e pėrfundon asnjėherė ashtu siē duhet e, aq kėnaqshėm, detyrėn qė i ke vėnė vetes.
Sado shkrime tė shkruhen, sado fjalė tė gdhendura e tė latuara tė fliten pėr Heronjtė, pėrsėri ato duken tė varfėra e tė zbehta, para madhėshtisė, vlerės e pavdekėsisė sė jetės e veprės sė tyre.
Tė tilla po mė duken edhe mua kėto radhė, tek pėrpiqem t’i hedh nė letėr, pasi kam pėrballė, nė mendje e, nė vetėdijen time njė kolos me pėrmasa tė jashtėzakonshme heroizmi, si Heroin, Fehmi Lladrovci. Kur merr pėrgjegjėsinė pėr tė shkruar pėr Fehmi Lladrovcin, dėshira bėhet e madhe sa bjeshkėt e trojeve tona tė stėrlashta, krenaria ta pushton tėrė qėnien e, ti kthehesh nė njė “rob” tė vetėdijshėm tė kėsaj pune.
Plotė pesėmbėdhjetė vjet pa Fehmi Lladrovcin midis neshė, por plotė pesėmbėdhjetė vjet qė Ai rritet e rritet nė vetėdijen tonė e, atė tė kombit tonė. Fehmi Lladrovci, biri i Drenicės sė kuqe nga lumenjtė e gjakut tė derdhur pėr liri, nėpėr shekuj e kohėra, ishte dhe mbeti filli i pashkėputshėm i heroizmit, atdhedashurisė, krenarisė, qendrestarisė e, vetėflijimit tė Heroit me Kombin e Atdheun e vet, nė emėr tė Lirisė e aspiratave kombėtare, filli qė mban e do ta mbajė gjallė shpirtin e njė kombi tė tėrė, nėpėr tė gjitha kohėrat qė po jetojmė e, ato qė do tė vijnė. Askush nė kėtė botė e jetė nuk lind hero, por i tillė bėhet kur e ndjen rrahjen e zemrės sė Kombit tė vet, kur i ndjen dhėmbjet e shkaktuara nga padrejtėsitė, mbi trupin e Atdheut e shpirtin e Kombit tė vet. Heroi Fehmi Lladrovci, qė nė fėmijėrinė e tij, u rrit e u formua nė njė mjedis familjar, por edhe mjedisor, ku heroizmi, heronjtė, krenaria, lavdia, lufta, guximi, burrėria, e tė parėve tė brezit tė tij, nė trungun e vet familjar, por edhe atė krahinor, e kishin brumosur me aso lloj vlerash shpirtėrore, sa s’kishte mė vullkan qė t’i prishi e ēorientojė ato nga drejtimi qė u kishte dhėnė vetėdija e Tij. 
Drenica, zemra e shqiptarisė, qė kishte lindur heronj e heroina, dėshmorė e luftėtarė, pa pushuar, pėr atdheun, lirinė e kombin, nuk kishte se si tė shterronte nė ēastet mė kulmore tė shpėrthimit tė vetėdijes e shpirtit liridashės, Luftės pėr Ēlirimin e Kosovės, vlerės mė tė madhe morale, politike e shoqėrore tė shqiptarėve, nė fundshekullin ogurzi tė copėtimit tė gjysmės sė kombit, mbetur nėn thundrėn e rėndė tė pushtimit mė ēnjerėzor e, mė barbar, atė serb. Historia e kishte mėsuar edhe Fehmiun se Liria nuk fitohet me lutje e me pazare nė kurriz e dėm tė interesave madhore tė kombit, por me pushkė e me gjak, me zemėr e me urtėsi. Heroi Fehmi Lladrovci ishte ndoshta ndėr tė rrallėt komandantė lufte qė e zotėronte fort bukur artin e tė luftuarit me pushkė, por aq bukur, edhe artin e tė luftuarit me armėn e urtėsisė.
Fehmi Lladrovci e lidhi jetėn e vet qė nė rininė e tij mė fatin e Atdheut e tė Kombit tė tij. A ka thėnie mė lapidare se sa ajo e thėnė nga zemra e goja e kėtij luani, biri vigan tė Nėnės Kosovė e Shqipėri, se sa kjo thėnie qė do tė gjėmojė pandėrprerje nėpėr rrjedhat e historisė: “Vdekja pėr lirinė e Kosovės, do tė ishte fati im mė i madh jetėsor”!
Kjo thėnie qė s’do t’i venitet kurrė vlera as drita qė shpėrndan nėpėr mendjet njerėzore e, kohėra historie, do tė na mbajė gjallė, do tė na luftojė pėrgjumjen nė moment tė errėta e tė turbullta historike, do tė na shtojė krenarinė qė jemi bashkėkombasit e Fehmiut e, do tė na rritė guximin pėr ta vijuar rrugėn e veprėn, ėndrrėn e amanetin e vėllait tonė, prijėsit tonė, shokut tonė, komandantit tonė, vizionarit tonė, krenarisė tonė, Fehmi Lladrovci.
Komandanti i madh legjendar i UĒK-sė, Adem Jashari, shpesh herė u thoshte bashkėluftėtarėve tė tij tė lavdishėm: “Veē vdekja mė ndan nga Fehmi Lladrovci”! - shprehje kjo qė fliste e flet edhe sot e gjitė kohėrat se si lindin, rriten e formohen Heronjtė, se ēfarė i lidh e i forcon lidhjet midis heronjve, se cili ėshtė vendi ku provohet e momenti qė tregohet heroizmi i shpirtit tė heroit, se si heroi nuk priret kurrė pėr t’u bėrė i atillė, por me jetėn e veprėn e tij, ai, heroizmi e bėn heroin, gur tė ēmuar tė mozaikut tė vet.
Heroi Fehmi Lladrovci me sa duket kishte ardhur nė kėtė jetė me detyrėn pėr ta ēuar pėrpara e, nė vendin e duhur, misionin e madh atdhetar tė tė gjithė heronjve e tė rėnėve pėr liri, para Tij, si njeriu qė fjalė zemre e ide shpirti kishte vetėm kryengritjen, betejėn pėr liri. Lufta pėr ēlirimin e popullit shqiptar nė Kosovė, pėr atė ishte preludi i njė dasme tė madhe lirie, gjithėkombėtare, tė paparė kurrė mė parė nė trojet tona. Se ėndrrat i kishte tė guximshme, prandaj ėdhė guxoi qė tė luftojė pėr t’i vėnė ato nė jetė. Se e ndjente domosdoshmėrinė e organizimit tė popullit si faktorin vendimtar pėr fitoren e lirisė, sipas mėsimeve qė kishte mėsuar nga jeta, idetė e veprat e shumta lavdimėdha tė idhullit tė vet shpirtėror, Enver Hoxha, edhe ai guxoi t’iu jepte jetė atyre ideve e mėsimeve, nė tokėn e nėnės Kosovė e, nė zemrėn e vetėdijen e bashkėkombasve tė robėruar nga barbari i ēmendur serb. 
Fehmi Ladrovci dhe Heroina Xhevė Lladrovci, ishin dhe mbeten shembulli i pastėr se si historia jonė, vlerat e rralla e tė mėdha na i sjell nėpėr kohėra, pėr tė na trimėruar e burrėruar nė ditėt mė tė rėnda, pėr tė na mbushur me krenari e pėr tė na e rritur dinjitetin, kur tė tjerėt, antishqiptarėt, por edhe tradhtarėt, mundohen tė na e shuajnė dritėn pėr ta parė lavdinė tonė, si edhe pėr tė na i prerė tė gjitha lidhjet qė na mbajnė gjallė me historinė tonė heroike e tė lavdishme. Fehmi Lladrovci sė bashku me Xheva Lladrovcin, bashkėluftėtaren e vendosur e gruan e Tij besnike deri nė vdekje, na e sollėn nė kohėrat moderne lavdinė e krenarinė me tė cilėn mbushėn e nderuan, zemrėn, emrin e truallin e kombit tonė, Heronjtė e Drenicės legjendare, Azem e Shote Galica. Drenica e Komandantit legjendar tė UĒK-sė, Adem Jasharit, Drenica e heroizmit tė pashoq nė histori, tė familjes Jasharaj, gjaku i derdhur anė e mbanė Kosovės, nuk do ta zbehin kurrė vlerėsimin pėr jetėn e veprėn e Heronjve Fehmi e Xhevė Lladrovci, jetė e vepėr kjo, qė me tė drejtė do tė mburren brezat e ardhshėm tė shqiptarėve, kudo qė tė ndodhen edhe nė shekujt qė do tė vijnė.
Kur ke lexuar shprehjen qė ngėrthen brenda vetė pėrmbajtjes sė saj edhe shpirtin, edhe moralin e njė kombi tė tėrė, thėnė nga heroina Xhevė Lladrovci: “Zėri i popullit tė Kosovės qė kėrkon liri, ėshtė mė i fortė se krisma e gjithė topave tė Serbisė, tė zbrazur sė bashku”, merr me mend dhe e kupton se si ai zė i shqiptarėve e, ajo domethėnie e asaj shprehjeje urtėsie qė buronte nga zemra e njė gruaje luftėtare shqiptare, nga goja e heroinės Xhevė Lladrovci, paralajmėronte ardhjen e kohėrave tė reja pėr shqiptarėt, nė favorin e tyre, lajmėronte pėrendimin e atyre kohėrave qė i kishin mbajtur shqiptarėt nėn pushtim, dhunė, shtypje, pėrndjekje, vrasje e genocide tė pashoq. Nė rrethanat e reja historike, kur shpėrtheu zjarri i luftės pėr ēlirim nga pushtuesi shekullor serb, e thėnė nga goja e njė heroine si Xhevė Lladrovci, kjo shprehje ishte rrufeja qė do tė godiste pėr vdekje robėrinė e, nė gėrmadhat e saj do tė rilindte liria, bashkimi i kombit e trojeve tona. Edhe Xhevė Lladrovci, ashtu si bashkėluftėtari e bashkėshorti i saj, Fehmiu, kishte ditur ta lexonte e kuptonte qart idenė e mėsimin e Enver Hoxhės se, s’ka forcė mė tė madhe se sa forca e njė populli tė organizuar e tė bashkuar nė njė front, kundėr pushtuesit.
Nė kėto vite pa kėta kolosė tė heroizmit kombėtar, Fehmi e Xhevė Lladrovci, koha ka nxjerrė mė nė pah vlerat e madhėshtinė e heroizmit tė tyre, jetės e veprės prej heronjėsh atdhetarė e tė pėrmasave gjithėkombėtare. Kombi ynė do t’u jetė pėrjetėsisht mirėnjohės kėtyre dy heronjve, do t’u pėrulet me nderim e mirėnjohje pėr atė qė ata bėnė nė sherbim tė lirisė, do tė ndjehet krenar pėr dinjitetin qė ata iu dhuruan Atdheut e rracės shqiptare.
Nė kėtė pėrvjetor tė rėnies sė kėtyre dy heronjve emblematikė, nga zemra e ēdo shqiptari qė i thotė me bindje vetes “shqiptar”, duhet tė burojė betimi i pashkelshėm, pėr njė luftė edhe mė tė vendosur, plot trimėri e guxim, si trimėria e guximi heroik i tyre, pėr tė jetėsuar ėndrrėn pėr tė cilėn flijuan jetėn e tyre kėta dy viganė tė heroizmit e tė shqiptarisė. Mirėnjohja e ēdo shqiptari tė vėrtetė, nė kėtė datė tė shenuar pėr historinė tonė, duhet tė shkojė nė nderim e vlerėsim tė jetės, veprės e heroizmit tė Heronjve Fehmi e Xhevė Lladrovci! Lavdi e mirėnjohje e pėrjetshme, kėtyre dy Heronjve tė Kombit tonė, qė ua dhanė jetėn e tyre, lavdinė e tyr, luftės pėr liri e, qė emrin ua mori historia pėr t’ua shkruar tek pavdekėsia!



firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi