» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Un dhe Dashuria

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Un dhe Dashuria

Mesazh nga Katilja prej Mon 08 Jul 2013, 14:10

E kam tė nevojshme sot tė them se “un njeriu”, ai i pėrditshmi lajkatar, gėnjej kur them pa kandar “tė dua”. Jam njė tinzar i vogėl dhe i dobėt ēdo herė qė i them dikujt qė e kam zili “tė dua”. Unė atė, ndaj tė cilit ndjehem inferior, nė mėnyrė hipokrite mundohem ta afroj duke i thėnė “unė tė kam mik… unė tė dua!”. Por ndėrkohė, “unė” njeriu pa shkėlqim, i zakonshėm dhe i mėrzitshėm, pa ndonjė inteligjencė tė veēantė, nuk di tė dua.
Ndjehem keq kur kam pėrpara inteligjentin e dashur , “atė pasqyrėn” ku shihem dhe mė kujtohet qė nuk kam lindur nė tė njėjtin vit me tė. Mė kujtohet se nuk kam lindur nė tė njėjtin qytet apo pallat me tė, por diku nė provincė, apo nė ndonjė fshat tė harruar. Nuk kam emrin dhe historinė e tij, idetė dhe botėn shpirtėrore apo atė miqėsore tė tij. Nuk e pashė dhe nuk e gėzova tė njėjtėn dashuri qė mori si dhuratė nė jetėn e tij ai tjetri.
Kėshtu gėnjej edhe kur i drejtohem njė vajze e i them “tė dua”. Nė tė vėrtetė unė atė vajzė nuk e kam objektiv dhe destinatare tė ndjenjės time mė tė madhe. Nuk i jap asaj ēdo gjė. Nuk i jap shpirtin dhe energjinė e madhe qė del prej tij. Unė, si lajkatar, ziliqar dhe egoist, i vogėl dhe mizantrop, dua prej saj atė ēka mė intereson tek ajo, por nuk e dua atė. Pra unė nuk i jap asaj dashuri, i jap asaj vetėm materie tė rrjedhshme ose para, instikte dhe fjalė tė bukura spekullative qė janė nė inflacion, pallavra, gėnjeshtra e plot tė tjera si kėto.
E atėherė mė lind pyetja: Po ēfarė dua unė ndaj kėtij? Cfarė kėrkoj unė nga njeriu. Atė qė s’e kam?! Atė qė s’mund ta kem?! Tė kaluarėn dhe shpirtin e tij?!
Dhe pėrgjigja mė vjen e rrufeshme. Jo. Unė nuk e dua atė. Unė dua me tė padrejtė atė qė s’e marr dot, atė qė s’ėshtė e imja, atė qė s’kam pėr ta patur kurrė. E kėshtu si rrjedhojė nuk dua por lakmoj. Ky ėshtė verbi i pėrshtatshėm: Lakmoj. Jo Dua. “Lakmoj dhe kam zili”- kjo ėshtė motoja jonė e pėrditshme qė nė mėnyrė tė pavullnetshme qė mė bėn tė mė errėsohen kjo ėshtė motoja jonė e pėrditshme qė nė mėnyrė tė pavullnetshme qė mė bėn tė mė errėsohen sytė dhe jo rrallė t’i dua tė keqen atij tjetrit, Dua qė ato qė ai zotėron t’i nėnshtrohen dėshirės por jo dashurisė time. Jam egoist dhe vanitoz ndaj tij. Dua pėr vehte edhe pjesėn time por mbi tė gjitha atė ēka ka tė mirė e tė shtrenjtė “ai tjetri”.
Dhe Dashuria pėrballet me veset dhe mėkatet tona, por edhe me parregullsitė e fjalorit.
Un Dua nė sensin qė: kam nevojė. Po, kam nevojė ėshtė gjetja tjetėr pėr tė bėrė pėrdorimin korrekt tė fjalėve pa thėnė dua. Pra kam nevojė ta shoh poshtė kėmbėve tė mia atė qė un lakmoj dhe jo dua. Duhet tė rregullojmė edhe fjalorin tonė tė pėrditshėm pėrveēse udhės sė shpirtit pėr tė mos u keqkuptuar nga tjerėt. Sepse kemi njė jetė tė tėrė qė gėnjejmė dhe krijojmė iluzjone duke thėnė e dua atė. Atė qė mė shkakton traumėn e fortė tė inferioritetit. Atė qė “unė” s’jam dot. Nė kėtė rast kemi tė bėjmė me njė ndjesi tjetėr dhe aspak me dashurinė. “Unė” kam nevojė pėr atė por nuk e dua, nuk e dashuroj.

Dashuria vuan edhe verbėrinė tonė.
“Unė” njeriu i vogėl, i rritur me dashuri, sigurisht, sepse pa kėtė sentiment energjik nuk vazhdon jeta, vdes ēdo gjė, ndoshta nuk e kam ndeshur kurrė atė. Ndoshta nuk e kam njohur dhe shijuar kurrė tė vėrtetėn e madhe, kushtin bazik tė ekzistencės time, Dashurinė. Kam frikė dhe mė duket sikur flas pėr diēka tė largėt, pėr diēka qė s’mė pėrket, por nė tė vėrtetė unė jam i ushqyer prej saj, me diferencėn se nuk e kam parė me sytė e mi tė etur, nuk e kam prekur personalisht me duart e mia tė zbrazėta pa tė. Nė rastin “tim fatkeq” ajo, dashuria, mė ka adoptuar nė distancėdhe mė ka rritur pa m’u shfaqur. Mė ka ushqyer nė errėsirėn dhe verbėrinė time. E pėr kėtė nuk u rrita i lumtur.
Kėshtu, nuk e “kam njohur” as nė fėmijėrinė “time” dashurinė, as nė adoleshencė, as nė familje, as nė fshatin apo qytetin “tim”, por pėr tė “kam” dėgjuar tė flitet e tė flitet pa fund, pa e kuptuar kurrė se pėr ēfarė bėhej fjalė. Deri sa njė ditė, nė vitet e para tė pjekurisė, disa mėsues filluan tė mė flasin mė me intensitet pėr kėtė sekret tė madh. Filluan tė mė flasin e tė mė imponojnė bindjen: se mbi bazėn e ēdo gjėje jetėsore ėshtė dashuria. Dhe qė atėherė, flas edhe unė pėr dashurinė, por nuk mbaj mend ta kem takuar ndonjėherė.
I ērregullt nė idetė dhe dritėn e mendjes “time”, paqen dhe qetėsinė e humb shpesh. Drejtėsinė nuk e eksploroj fare si mekanizėm tė domozdoshėm pėr tė ndėrtuar Paqe e Dashuri. E kėtu ngre shpesh herė kokėn lart, pėr tė kėrkuar dritėn, duke harruar dhe nėnvleftėsuar faktin se drita fshihet brenda meje, nė shpirtin tim. Nuk mė lejon egoizmi, kokėfortėsia, vaniteti dhe mediokriteti tė shohė dritėn e shpėtimit tim. Si njė farė e mbarė tulipani, Dashuria fle brenda shpirtit tonė. Ajo pret Paqen pėr tė nxjerrė filizin e saj, pėr t’u rritur e pėr tė dhėnė frytet e saj.
Tani, me njė copė letėr nė dorė, qė quhet diplomė, iu jap leksione tė tjerėve mbi kėtė temė, por ndėrkohė vazhdoj tė lakmoj mikun tim, tė njohurit e mi, tė panjohurit e mi, kalimtarėt e zakonshėm nė trotuar. Lakmoj ata qė edhepse mbi kėtė temė, dashurinė, nuk kanė marrė shumė leksione, e kanė njohur atė, kanė jetuar dhe janė dehur me tė. E pa atė nuk jetojnė dot. Kjo, ndėrkohė “mė” bėn tė ndihem keq, “mė” shkakton frustracione. Mė kujtohet pėrsėri qė ai tjetri e ka njohur atė, dashurinė, ndėrsa “unė” u rrita me njė emėr qė u detyrova ta ndėrroj nė gjykatė duke shpresuar se me kėtė do gjeja pak dashuri. Pastaj mė kujtohet se u mundova tė shkollohem e u lodha e u lodha shumė, gjithmonė pėr tė gjetur pak dashuri. U zhgėnjeva edhe prej poezive false qė lexova netėve tė gjata vetėm pėr tė gjetur dashurinė.
Cuditėrisht dashurinė e kishte “ai tjetri”, “ajo tjetra”. Ata dinin tė ecnin nė rrugė, tė silleshin me njerėzit e tė pranoheshin prej tyre me thjeshtėsi. Ata rrezatonin mirėsi. Gjenin gjithnjė kohė tė qeshnin e tė donin, pra tė dhuronin dashuri. Kurse mua dashurinė ma largonte ideja brejtėse mbi ēertifikatėn time tė lindjes. “Unė” i linduri atje larg… ndėrsa ata, jetonin tė lumtur, jetonin me dashuri edhepse shpesh disa si “unė” i pickonin, i lėndonin sepse tė padrejtėt e pafat kishin nevojė t’iu merrnin tė lumturve atė qė s’ishte e tyre, pikėrisht dashurinė qė ata tė lumturit, mbanin thellė nė shpirt. Nė kėtė pikė tė dėshirės ose nevojės sė padrejtė tė njeriut ndaj njeriut kanė lindur luftrat, konfliktet dhe njerėzimi ėshtė gjakosur e maskruar. Kjo do tė thotė se padrejtėsia ka tentuar disa herė tė eklipsojė dashurinė.
Sepse tė duash do tė thotė tė ofrosh zemrėn dhe jo fjalėn hipokrite. Do tė thotė tė ofrosh shpirtin dhe jo “dhurata helene pėr Trojėn” qė mė vlejnė pėr t’iu futur sa mė tepėr nė brendi tjetrit pėr ta sulmuar atė sa mė fort. E kėshtu vazhdojmė me buzėqeshjen si element i rėndėsishėm dhe i dukshėm i dashurisė. Mirėsia, ėshtė edhe kjo pjesa e pandarė e asaj tė madhėrishmes vlerė absolute, sublimes ndjenjė qė quhet Dashuri.E pikėrisht Dashuria, ky element qė vjen tek ne nga Lart me njė frymė tė lehtė qiellore, na mbush hapėsirėn tonė shpirtėrore me ndjenjėn mė tė bukur qė tė gjithė e kėrkojmė, e adhurojmė, e ėndėrrojmė.
Por le t’i kthehemi fenomenit mė shqetėsues tė shoqėrisė, mungesės sė sublimimit tė dashurisė nga i dobti dhe i vogli njeri gjatė jetės sė tij.
E pėr t’i dhėnė zgjidhje kėtij problemi,
na duhet qė pėr tė gjetur dashurinė, tė verifikojmė duke kontrolluar gjendjen nė tė cilin ndodhet shpirti, habitati ku zbret nga Lart dhe rritet ky sentiment jetėdhėnės. Nėse ky habitat dashuror, shpirti, nuk ka hapėsira tė pastra paqeje, qetėsie, atėherė dashuria nuk mund tė jetojė nė tė. Dashuria ka nevojė pėr Paqe qė tė jetojė e tė gjallėrohet. Kurse Paqja ka nevojė pėr tė rėndėsishmen dhe tė domozdoshmen Drejtėsi pėr t’u krijuar.
Do ta krahasoja Paqen me kushtet ambjentale, pra me njė lėndinė tė bukur, nė njė fushė ose kodrinė, ku fryn erė e lehtė dhe e ngrohtė, ku lind dielli dhe i jep jetė dhe ngjyra kėtij habitati. Por duhet tė kemi kujdes se pa njė pėrkujdesje dhe pa vėmendjen e duhur, pra pa tė domozdoshmen Drejtėsi, nė kėtė kopsht tė bukur Paqeje nuk mund tė lindin lule tė bukura siē ėshtė Dashuria, sepse mund tė ndodhė dhe nė fakt shpesh lindin ferra tė kėqija qė tentojnė ta mbysin jetėn, lulet, Dashurinė.
Pra na duhet Drejtėsi dhe vetėm Drejtėsi pėr tė ndėrtuar Paqen e cila do tė na japė mundėsinė dhe kushtet pėr rritur dritėn e Dashurisė qė ne tė gjithė mbartim si dhuratė nga Zoti. Dashuria fle tek gjithsecili nga ne, me diferencėn qė nė kushte paqeje ajo del e triumfon mbi hapėsirat njerėzore e nė tė kundėrt, nė njė terren konfliktual, ajo qė dominon ėshtė e keqja, errėsira, konflikti.
Dashuria do triumfojė sigurisht, por vetėm nė kushte Paqeje, e cila ka nevojė pėr Drejtėsinė…
Duke mbėrritur nė kėtė pikė them se nevojitet inteligjencė pėr tė kėrkuar Drejtėsi, e cila na bėn tė gjejmė Paqe dhe tė jetojmė njerėzisht nė Dashuri.
dhe do tė kemi mė pak gėnjeshtarė, ziliqarė, lakmitarė, vrasės, hajdutė, katundarė praparendės, pseudointelektualė…
e do tė kemi mė shumė mbrojtės tė sė vėrtetės, dashamirės, bamirės, qytetarė model, ndėrtues katedrash, dhe ambjentalistė tė kulturuar qė jetojnė nė fshat pėr zgjedhje dhe njerėz tė qartė nė mendime.
E pėr kėtė nuk do tė hezitoja tė pėrsėrisja citime gjeniale thėnė nga njerėz tė mėdhenj: DASHURIA eshtė forma mė e lartė e Inteligjencės Njerėzore.
p.s.
E nė fund, dua tė them se ai “unė” je ti, kushdo qofsh e i kudogjendur, kurse “ai tjetri” shpesh herė kam qėnė unė, personalisht, qė si zgjidhje jap:
Drejtėsinė, Paqen, Dashurinė… qė arrihen me inteligjencė e vullnet, jo me budallalėk, egoizėm dhe vanitet.

firma.................................................................................................................................................................................
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme'' 

Katilja

Shteti : Burrel
Postime : 1210
Kyējet nė forum : 5500
Regjistruar mė : 17/02/2013
Profesioni : forumxhie

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi