» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

0 Pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Nje Hymn I Vertete Per Dashurine

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nje Hymn I Vertete Per Dashurine

Mesazh nga Katilja prej Mon 08 Jul 2013, 14:01

Thuame qe me do... dhe Remarku del serish ne krye. Letra te Erih Maria Remarkut drejtuer Marlene Ditrih

Venecia. Shtator 1937

Erih Maria Remark takohet me Marlene Ditrih ne nje prej restoranteve te Lidos. Dhe dashuria nis qysh me shikimin e pare. Mes aktores mitike te filmit "Engjelli blu" dhe autorit te bestsellerit nderkombetar "Asgje e re ne perendim" si dhe romaneve mjaft te njohur prej lexuesve shqiptare "Tre shoket" e "Harku i Triumfit", nis nje lidhje e forte dashurie, sa pasionante aq edhe dramatike.

Letrat e Remarkut, pervec aspektit te tyre real por te kufizuar nga largesia dhe mosgjetja e te njejtit zjarr e perkushtim nga ana e Marlene Ditrih jane, ne nje fare menyre, deshmi e nje vetmie egzistencialiste te thelle, ato i drejtohen nje personi i cili nuk jetonte vecse ne endrrat e Remarkut
Ja, tani ndalova perseri, sepse ndjej qe dora s'me bindet. Me duaj! Me thuaj qe ti me do, kjo fjale me ben mire, me sheron. Kur ti me thua qe me do, une gjej forca e shkruaj edhe me bukur e me shpejt. Sepse une nuk jetoj vecse per dashurine tende. Me duaj, puma*!...

O, drita ime e dashur!... E di?... Nganjehere, une nuk mund te ulem per te shkruar librin qe kam nisur e te cilin e urrej, sepse ai me largon prej teje. E atehere tehiqem nga studioja, nxjerr fotografite e tua dhe i vendos ne radhe para meje edhe pse e di qe kjo gje nuk me qeteson, perkundrazi, e ben edhe me te rende gjendjen. Por, megjithate, edhe pse kete e di, nuk nderroj mendje e, duke i veshtruar ato, nis e flas me ty e, pastaj, ndjej qe gjendja ime shpirterore behet edhe me e rende, sepse eshte nje gjest i veshtire ky, i padurueshem por edhe i mrekullueshem e, pastaj une terhiqem perseri aty tek vendi im, ulem ne tavolinen e shkrimit per te vazhduar librin...


- France -

Kohet e fundit ne France, shtepia e njohur botuese Stock, nxorri ne qarkullim librin me letra dashurie te shkrimtarit te njohur gjerman, Erih Maria Remark drejtuar aktores se shquar te viteve '30 -'40, Marlene Ditrih. Libri i titulluar "Thuame qe me do" (Dis - moi que tu m'aimes),i cili permblesh nje pjese te madhe te korespondences se shkrimtarit shkruar ne harkun kohor 1930 -1940, ka zene shume shpejt nje nder vendet e para ne kolanen e librave me te shitur ne kete vend.

Venecia. Shtator 1937. Erih Maria Remark takohet me Marlene Ditrih ne nje prej restoranteve te Lidos. Dhe dashuria nis qysh me shikimin e pare. Mes aktores mitike te filmit " Engjelli blu" dhe autorit te bestsellerit nderkombetar "Asgje e re ne perendim" si dhe romaneve mjaft te njohur prej lexuesve shqiptare "Tre shoket" e "Harku i Triumfit", nis nje lidhje e forte dashurie, sa pasionante aq edhe dramatike. Te afert per nga origjina dhe fati - te dy kane braktisur Gjermanine e kane nje urrejje te perbashket ndaj regjimit nazist - me famen dhe suksesin e tyre, ata ishin bere tashme te njohur ne mbare boten. Por, historia e dashurise se tyre shpaloset plot dhimbje: eshte e vertete qe, Marlene Ditrih perkon ne menyre te perkryer me idalin femeror te Remarkut, por nga ana tjeter, ajo e ben te kete te fundit qe te perballoje furtuna e tortura xhelozish, dhimbjesh e brengash. Letrat e Remarkut, pervec aspektit te tyre real por te kufizuar nga largesia dhe mosgjetja e te njejtit zjarr e perkushtim nga ana e Marlene Ditrih jane, ne nje fare menyre, deshmi e nje vetmie egzistencialiste te thelle, ato i drejtohen nje personi i cili nuk egzistonte vecse ne endrrat e Remarkut. Por, megjithate, ne thelb - dhe eshte pikerisht aty sekreti i melankolise, lirizmit e thellesise se tyre prekese - Remarku i ka shkruar letrat me teper per vetvehten, si nje lloj monologu drejtuar nje endrre. Ato nuk kerkojne as pergjigje e as pritje te ndjenjave te njejta. Ato perbejne nje roman te panjohur te Remarkut dhe, ne magjine e tyre poetike, ne vullnetin e tyre per te besuar ne Fuqine e Fjales, perbejne ne vetvehte nje Hymn te Vertete per Dashurine. Ajo qe ishte, ndofta, dashuria me e madhe dhe e fundit e shekullit te XX - ...

Erich Maria Remarque ne Porto Ronco, per Marlene Dietrich ne Beverly Hills

18 janar 1939

Shpirti im, qielli im i dashur, ti me ke shkruar kaq e kaq letra te bukura e, une perseris ate qe kam thene gjithmone: shkrimtaret nuk duhet te shkruajne letra dashurie. Sepse ka te tjere qe shkruajne shume me bukur se ata. Ti me quan "Rezonance qe merr fryme" - e si do te mund te arrija une valle, te gjeja nje figure te tille kaq prekese? E, pervec kesaj edhe dicka tjeter! Ti, arrin, dhe ke ate aftesine magjike qe t'i thuash dikujt se sa shume e si e dashuron ate - kurse une, une, e di, nuk arrij ta them ate ne menyre te plote.
Sa mire ndjehem kur ti me thua se, edhe pse je vetem, ndjehesh e qete dhe e lumtur. Une, kete, kam uruar vazhdimisht per ty. Nuk kam uruar kurre qe ti te ndjehesh e merzitur dhe fatkeqe. Kam dashur gjithmone qe ti te jesh e lumtur, ne forme, vezulluese, plot drite dhe e bukur si kurre here tjeter e, dua qe kjo gjendje e jotja te jete e dukshme edhe se largu ne kilometra e, qe ti t'a dish me siguri absolute qe dikush tjeter nuk jeton ne kete bote, vecse per ty.

Sot gjeta dhe lexova edhe nje here poemen tone te Getes. E lexova dhe e rilxova vertet me nje emocion te thelle: A s'eshte e vertete qe fati po na bashkon? / A nuk po na lidh ai per jete? / Ah, dhe ne kohet qe shkojne, / nuk di, ti je motra a nusja ime? / Ti njeh me imtesi cdo pjese te qenies sime, / Ti ndjen tek une dhe nervin me te holle, / ti lexon cdo gje ne shikimin tim, / me syrin tend hyn ne brendesine time / Hyn ne gjakun tim te ngrohte qe rrjedh ne deje / dhe ecen si i cmendur ne drejtimin tend / e qe me krahet e tua prej engjelli gjoksin tim sheron .

Po, e dashura ime, a nuk eshte pikerisht keshtu? Nganjehere, me ndodh te eci i vetmuar nen shi e te mendoj e ndjej qe lidhja jone eshte gjithmone e forte e askush nuk mund t'a prishe ate e, ne ato caste, me hapa te lehta ndjej te vije dikush drejt meje e, ajo je ti e, atehere, une jetoj nje ndjenje te vecante lumturie qe asnje qenie tjeter njerezore nuk e ka jetuar kurre. E, atehere, ndjej qe se bashku me ty, te kthehen tek une vitet e rinise qe lufta dhunshe mi mori e, ato vite je ti qe mi sjell e mi shumezon me dy e bashke me to ndjej te prek me delikatese - freskine, gjallerine dhe aventurat e rinise. E, keshtu, ti behesh, ne te njejten kohe: aventura e gruaja ime
Ti je bere per mua e une jam bere per ty; nuk mund te jete ndryshe. Nuk je vetem ti ajo rezonance qe une ndjej e thith si ajer, por i tille jam dhe une. E di?... Une jam nje pasqyre konkave qe kap plot ethe driten tende, e mbledh ate plotesisht ne gjoks dhe, duke e djegur fort, e dergoj krejt refleksin ne drejtimin tend. Here te tjera vehtja me duket si nje merimange qe end nje pelhure vezulluese, te trendafilte e plot reflekse, - nje pelhure mendimesh, ndjenjash, pune, fjalesh ngohtesie e cila do te te kape e pastaj te behet banesa jote, - e mbushur plot gjera te cilat ty te mungojne, nje pelhure plot trendafile e dafina, e thurur me fije te ndritshme argjendi, e lehte dhe e forte per te mbajtur ty dhe hapat e tua te lehte si kaprolli, nje pelhure te ngritur nen nje qiell te kalter e mbi ujin blu te detit, nga ku ti mund te hidhesh e te kridhesh gjithe qejf ne ujrat e kristalta e te kthehesh pastaj perseri tek ajo, si nje loder e kendshme femijesh e cila t'a mbush zemren plot ngasherim .

O, drita ime e dashur!... E di?... Nganjehere, une nuk mund te ulem per te shkruar librin qe kam nisur e te cilin e urrej, sepse ai me largon prej teje. E atehere tehiqem nga studioja, nxjerr fotografite e tua dhe i vendos ne radhe para meje edhe pse e di qe kjo gje nuk me qeteson, perkundrazi, e ben edhe me te rende gjendjen. Por, megjithate, edhe pse kete e di, nuk nderroj mendje e, duke i veshtruar ato, nis e flas me ty e, pastaj, ndjej qe gjendja ime shpirterore behet edhe me e rende, sepse eshte nje gjest i veshtire ky, i padurueshem por edhe i mrekullueshem e, pastaj une terhiqem perseri aty tek vendi im, ulem ne tavolinen e shkrimit per te vazhduar librin...

Ja, tani ndalova perseri, sepse ndjej qe dora s'me bindet. Me duaj! Me thuaj qe ti me do, kjo fjale me ben mire, me sheron. Kur ti me thua qe me do, une gjej forca e shkruaj edhe me bukur e me shpejt. Sepse une nuk jetoj vecse per dashurine tende. Me duaj, puma*!.

firma.................................................................................................................................................................................
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme'' 

Katilja

Shteti : Burrel
Postime : 1210
Kyējet nė forum : 5518
Regjistruar mė : 17/02/2013
Profesioni : forumxhie

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi