» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

3 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 3 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Skela dhe Aliaj karikojnė kuqezinjtė: Fiton Shqipėria 2-0!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Skela dhe Aliaj karikojnė kuqezinjtė: Fiton Shqipėria 2-0!

Mesazh nga Geri prej Mon 03 Jun 2013, 18:55



De Biazi-KaceErvin Skela parashikon njė ndeshje tė madhe tė Kombėtares dhe fitore tė pastėr kundėr Norvegjisė. “Pres qė ēunat tė japin maksimumin e tyre dhe tė shijojnė atmosferėn nė stadium, pasi pėr golat mendon ai… Salihi”. Ish-kapiteni i Shqipėrisė ka pranuar dje tė flasė ekskluzivisht pėr “Panorama Sport” rreth sfidės sė 7 qershorit, ecurisė sė Kombėtares, ėndrrės pėr kualifikim, por jo vetėm. Teksa kthehej nga Berlini, ku dy ditė mė parė kishte ndjekur finalen e Kupės sė Gjermanisė, Bajern-Shtutgart, ishfantazisti nuk ngurroi tė jepte mendimet e tij pėr situatėn nė kampin kuqezi. Ai ėshtė njė nga ata qė e njeh mirė ambientin nė pėrfaqėsuese dhe kėtė herė shfaqet optimist mė shumė se kurrė. Edhe pėr vetė 36- vjeēarin, pavarėsisht se nuk do tė jetė nė fushė, kjo pragndeshje ėshtė shumė emocionuese. Pėr nder tė tij dhe ish-kapitenit tjetėr kuqezi, Altin Lala, FSHF-ja do tė organizojė pak ēaste para fillimit tė takimit njė ceremoni lamtumire nga Kombėtarja. 11 vite si kuqezi nuk janė pak pėr Skelėn, i cili ia dedikojė pjesėn mė tė madhe tė karrierės sė tij aktivizimit nė Gjermani. Nė kėtė shtet ai aktualisht vazhdon tė jetojė, teksa prej dy vitesh ėshtė bėrė edhe menaxher i FIFA-s. Tashmė, me syrin e njė specialisti, ai mundohet nė kėtė intervistė tė mos bėjė “driblimet” e zakonshme, pėr tė cilat shquhej sa herė prekte topin. “Ėshtė njė moment historik, por nuk duhet tė ketė presion mbi lojtarėt”, – ka thėnė ndėr tė tjera vlonjati.
Ervin, ēfarė prisni nga ndeshja me Norvegjinė. E parashikoni mė tė lehtė apo mė tė vėshtirė, duke iu referuar takimit tė parė nė Oslo, ku fituam 1-0?
Mendoj se do tė jetė njė ndeshje shumė mė e vėshtirė dhe nuk do tė ketė asgjė tė ngjashme me takimin nė Oslo. Nė sfidėn e parė pamė njė Norvegji jo nė nivel tė lartė. Nė Tiranė mendoj se ata do tė jenė tjetėr skuadėr, sepse pėr ta ėshtė shansi i fundit. Duhet tė kemi shumė kujdes dhe tė jemi jashtėzakonisht tė koncentruar gjatė gjithė takimit.
Nė kėtė pėrballje Kombėtarja vjen me disa mungesa tė rėndėsishme. Cilin repart shikoni si mė problematik pėr momentin?
Kjo Kombėtare kėtu e ka suksesin, pasi nuk ka probleme repartesh. Jo se nuk ka gabime, por tė gjithė janė njė grup simpatik, qė dinė shumė mirė tė plotėsojnė njėri-tjetrin. Normal qė kemi mungesa dhe janė shumė tė rėndėsishme, por siē e thashė edhe mė lart, kėtu qėndron sekreti i kėsaj skuadre. Pra, te forca kolektive. Edhe unė jam i bindur se tė gjithė ēunat qė do organizohen dhe do mendojė trajneri t’i hedhė nė fushė, do tė bėjnė mė tė mirėn nė shėrbim tė ekipit.
A ka njė lojtar, nga i cili prisni shumė nė kėtė takim?
Unė nuk pres shumė. Thjesht pres qė ēunat tė japin maksimumin dhe tė shijojnė atmosferėn fantastike qė do tė jetė nė stadiumin “Qemal Stafa”. Sa pėr golin, mendoj se e bėn Salihi (qesh).
Shqipėria ėshtė nė njė moment historik, por e kaluara nuk ka folur nė favorin tonė, pasi kemi gabuar pikėrisht nė ndeshjet mė decizive. Ēfarė kėshille do t’i jepnit ekipit qė kėtė herė tė bėjė hapin e madh…?
Ėshtė e vėrtetė qė ky ėshtė njė moment historik pėr Kombėtaren tonė, por lojtarėt nuk duhet tė kenė presion aspak pėr kėtė ndeshje. Ėshtė njė takim qe ne e luajmė nė shtėpi dhe para tifozėve tanė, tė cilėt janė tė mrekullueshėm. Tė premten ekipi do tė mbėshtetet nga tė gjithė shqiptarėt, ata qė janė nė stadium dhe nė ēdo cep tė botės ku jetojnė. Djemtė duhet tė shijojnė kėtė moment dhe tė japin gjithēka. Unė besoj se do t’i bėjnė tė gjithė tifozėt tė lumtur. Por, duhet tė dimė qė momenti historik vjen pas ndeshjes, jo pėrpara.
Ēfarė ka mė shumė ky grup, nė krahasim me atė brez lojtarėsh ku ju keni qenė pjesė e Kombėtares prej vitesh?
Ky grup lojtarėsh ka lojtarė qė dinė tė respektojnė njėri-tjetrin. Unė kėtu dua tė lavdėroj edhe stafin teknik, jo vetėm trajnerin De Biazi, por tė gjithė ata qė kanė krijuar njė grup kaq tė bukur dhe qė ėshtė nė harmoni tė plotė.
Nėse fitojmė me Norvegjinė, e mendoni njė Shqipėri nė Botėror?
Nuk duhet tė nxitohemi. Edhe pas njė rezultati pozitiv, ne sėrish duhet tė jemi tė kujdesshėm. Duhet tė mendojmė ndeshje pas ndeshjeje, por tani ėshtė vetėm Norvegjia, asgjė tjetėr.
Ju vetė keni ndonjė parandjenjė pėr rezultatin pėrfundimtar?
Unė jam i bindur qė ēunat do tė zhvillojnė njė ndeshje tė madhe dhe do tė fitojnė. Jam disi nė siklet, pasi realisht ėshtė e vėshtirė tė bėsh parashikime. Megjithatė, meqenėse po mė pyesni, unė them se rezultati del 2-0 dhe tė dy golat i shėnon Salihi.
Ju nuk keni qenė pjesė e ekipit nė kėtė periudhė qė drejtohet nga De Biazi. Gjithsesi, a mund tė na jepni njė pėrshtypje pėr trajnerin, ēfarė vlerėsoni mė shumė tek ai?
Mė ėshtė dhėnė mundėsia ta njoh pėr herė tė parė kur kemi ndjekur bashkė nė Bielefeld njė ndeshje tė Alban Mehės te Paderborni. Kam folur shumė me tė pėr Kombėtaren. Di tė them se ėshtė njė njeri qė e njeh mjaft mirė futbollin. Di tė marrė maksimumin e ēdo situate dhe ka njė eksperiencė tė madhe. De Biazi ka bėrė njė punė tė shkėlqyer nė ekipin kombėtar dhe unė i uroj shumė fat.
Para ndeshjes me Norvegjinė, FSHF-ja ka menduar tė organizojė ceremoninė e lamtumirės nga futbolli i luajtur pėr ju dhe Lalėn. Si e mendon momentin kur do tė dilni nė fushė pėr herė tė fundit para tifozėve kuqezi nė “Qemal Stafa”?
Ēdo fillim e ka edhe njė fund. Pikėrisht nė fund, ne lojtarėt kuptojmė mė mirė se ėndrra qė jetuam ishte e vėrtetė, e bukur, e vėshtirė dhe mjaft emocionuese. Tė gjitha kėto do t’i pėrjetojmė edhe njė herė atė ditė nė njė ndeshje kaq tė rėndėsishme tė Kombėtares sonė. Do jenė emocione tė jashtėzakonshme pėr mua dhe Altinin. Meqė mė jepet rasti, falėnderoj sė pari familjen time, sepse pa tė nuk do tė kisha kėtė karrierė sportive. Falėnderoj pa masė shokėt e ekipit kombėtar dhe tė gjithė trajnerėt, me tė cilėt kam punuar. Kėtu dua tė pėrfshij edhe stafin e ekipit, me mjekėt, masazhatorėt, punėtorėt dhe pėrkthyesit. Gjithashtu falėnderoj FSHF-nė dhe presidentin Armand Duka. Pa tėrė kėta njerėz unė nuk do isha asnjėherė ai qė kam qenė gjatė kėtyre viteve. Sė fundmi, falėnderoj nga zemra tifozėt kuqezi, tė cilėt mė dhanė kaq shumė kėnaqėsi gjatė 11 viteve aktivizim nė Kombėtare.

Ish-fantazisti vlonjat bėn menaxherin Ervin Skela ka afro dy vjet qė ka nisur punėn e menaxherit, pasi ėshtė pajisur edhe me licencėn e FIFA-s. “U bė kohė qė jam nė njė kompani menaxherėsh futbolli nė Gjermani. Kjo periudhė ka qenė e ngarkuar pėr mua, ndėrkohė qė nė vitin e kaluar ndoqa edhe kursin pėr trajner nė Shqipėri. E kam thėnė edhe mė parė se mė pėlqen ideja qė tė jem trajner nė tė ardhmen, por tė shohim”, – ėshtė shprehur vlonjati. Skela u tėrhoq nga futbolli i luajtur dy vite mė parė. Pas largimit nga skuadra polake, Arka Gdynia, ish-mesfushori nuk arriti tė gjente skuadėr nė Gjermani, edhe pse u pėrfolėn disa alternativa. Ai jeton ende nė shtetin gjerman.

FSHF-ja, ceremoni pėr Lalėn dhe Skelėn
Altin Lala dhe Ervin Skela do t’i japin zyrtarisht lamtumirėn futbollit tė luajtur nė njė ceremoni para ndeshjes sė tė premtes mes Shqipėrisė dhe Norvegjisė, qė do tė zhvillohet mė 7 qershor nė stadiumin “Qemal Stafa”. Mes vendimeve tė marra nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-sė, mė datė 19 prill tė kėtij viti, njė prej tyre ishte edhe organizimi i ceremonisė sė lamtumirės pėr dy ish-kapitenėt e Kombėtares shqiptare. Edhe pse kjo ceremoni duket disi e vonuar, pėr shkak se dy lojtarėt kanė kohė qė janė larguar nga pėrfaqėsuesja, vlen pėr t’u pėrshėndetur. Skela dhe Lala kanė qenė baza e Kombėtares sė Shqipėrisė pėr gati njė dekadė. Fantazisti vlonjat luajti 75 ndeshje me fanellėn kuqezi, teksa shėnoi edhe 13 gola. Nga ana tjetėr, ish-kapiteni Lala ėshtė rekordmen pėr sa i pėrket ndeshjeve tė zhvilluara, 79 tė tilla. Ndėrkohė, kujtojmė qė FSHF ka organizuar mė parė ceremoni lamtumire pėr tėrheqjen nga Kombėtarja tė ish-futbollistėve Foto Strakosha, Edvin Murati, Fatmir Vata dhe Alban Bushi.

Luani si kundėr Greqisė, s’kemi… Mesi
Adrian Aliaj e kujton ende atė gol historik qė i shėnoi Greqisė nė vitin 2004. Pėr ish-mbrojtėsin e Kombėtares shqiptare, edhe takimi qė kuqezinjtė luajnė tė premten ndaj Norvegjisė, duhet tė ketė si frymėzim fitoren e madhe kundėr helenėve. Nė njė bisedė pėr “Panorama Sport”, ish-futbollisti i bėn thirrje skuadrės qė tė shmangė euforinė dhe tė jetė e qetė nė fushė. Ai mendon se ky ėshtė njė moment historik, ku Shqipėria mund tė bėjė hapin e madh.
Kėshillat “I lutem ekipit kombėtar dhe tė gjithė faktorėve qė e rrethojnė atė, qė tė ruajė euforinė pėrpara kėsaj ndeshjeje. Kjo ėshtė e vetmja gjė e keqe qė ne kemi si popull, nė ndryshim nga vendet e tjera. Ashtu si ngrihemi dhe ekzaltohemi, ashtu edhe ulemi menjėherė. Stafi teknik dhe lojtarėt e kanė tė qartė se pėr ēfarė po luhet nė kėtė takim. Atmosfera ėshtė shumė interesante dhe elektrizuese, pasi mbi tė gjitha luajmė nė fushėn tonė. Unė e pėrsėris, ajo qė duhet tė kemi mė shumė kujdes, ėshtė tė ulim euforinė. Nė gjuhėn popullore mund tė thosha se kjo ėshtė ajo qė na ka ngrėnė kokėn gjithė jetės. Lojtarėt duhet tė luajnė me zemėr nė fushė, por ta kenė mendjen tė kthjellėt. Ėshtė nga ato ndeshje, ku Shqipėria duhet tė tregohet cinike. Na nevojitet shumė tė jemi tė qetė gjatė lojės. Kjo ka shumė rėndėsi, sepse pėrqendrimi i lojtarėve ėshtė i domosdoshėm”, – ka thėnė Aliaj. I pyetur se nga cili lojtar pret tė bėjė diferencėn nė kėtė takim, vlonjati shtoi: “Doja qė protagonist i kėsaj ndeshjeje tė ishte Odise Roshi, por ai pėr fat tė keq do tė mungojė. Megjithatė, ajo qė dua tė theksoj, ėshtė se Shqipėria nuk duhet tė bazohet te individualiteti, por vetėm te kolektivi. Arma mė e fortė qė ne kemi ėshtė grupi dhe kėshtu mund tė fitojmė ndaj Norvegjisė. Nuk ėshtė ndeshja qė na intereson tė kemi heronj. Tė luajmė tė bashkuar, sepse ne nuk kemi Mesin, Falkaon apo Ronaldon”.
Kualifikimi Aliaj mendon se mbajtja e vendit tė dytė ėshtė njė arritje e madhe pėr Shqipėrinė. Duke folur pėr mundėsinė e kualifikimit nė Botėror, ish-mbrojtėsi mendon se kjo ėshtė shumė e vėshtirė tė arrihet. “Dua tė flas me pastėrti. Si ēdo shqiptar, dėshirė kam shumė, por e shikoj shumė tė vėshtirė kualifikimin. Dua tė marr si shembull Bosnjėn, qė nė dy edicionet e fundit ka pasur njė skuadėr shumė mė tė mirė se ne. Fati i keq i saj ka bėrė qė tė pėrballet nė ‘play-off’ dy herė me Portugalinė, teksa ėshtė eliminuar. Hapi i Shqipėrisė mendoj se ėshtė deri nė vendin e dytė dhe nuk ka shumė rėndėsi kualifikimi. Mbajtja e kėtij pozicioni do tė ishte njė arritje e madhe pėr ne. Rėndėsi ka tė jemi nė kėto nivele, sepse nė ‘play-off’ kam pėrshtypjen se do tė kemi kundėrshtar super tė vėshtirė. Megjithatė, t’ia lėmė nė dorė kohės dhe fatit”, – ėshtė shprehur Aliaj. Nė fund 36- vjeēari nuk i kursen elozhet pėr trajnerin De Biazi. “Tė them tė drejtėn, rezultati qė arritėm nė Norvegji pėr mua ishte njė surprizė e madhe. Nuk e prisja tė arrinim deri kėtu, por ky sukses i Kombėtares nuk ėshtė i pamerituar. Kjo nuk ėshtė rastėsi, pasi trajneri De Biazi arriti tė formonte njė grup kompakt. Ai ka provuar shumė lojtarė dhe ka parė kualitetin e atyre qė luajnė jashtė dhe brenda Shqipėrisė. Mendoj se tani ka ardhur momenti qė tė bėjmė sigurisht njė hap tė madh. Me pak fat mund tė bėjmė surprizėn e madhe. Mirėpo, nga ana tjetėr, mund tė pėsojmė edhe disfatė. Duhet tė kemi parasysh se Norvegjia do tė vijė nė Shqipėri pėr tė luajtur gjithēka, sepse pėr tė ėshtė shansi i fundit. Kėtė herė do tė jetė mė e vėshtirė”, – pėrfundoi vlonjati.

Kur Aliaj gjunjėzonte helenėt
Greqia vinte nė Shqipėri si kampione e Europės nė vitin 2004, por u gjunjėzua qė nė ndeshjen e parė post-fitimit tė trofeut. Si pėr koincidencė, grekėt luajtėn takimin e parė nė grupin eliminator nė Tiranė, mė 4 shtator tė vitit 2004. Kuqezinjtė e drejtuar nga gjermani Hans Peter Brigel zhvilluan njė ndeshje tė madhe, duke fituar me rezultatin 2-1. Pėr tifozėt kuqezi mbetet i paharrueshėm goli i shėnuar nga mbrojtėsi vlonjat, Adrian Aliaj. Pasi rezultati kishte shkuar 1-0 pėr Shqipėrinė, falė golit tė Muratit me kokė qė nė startin e takimit, njė goditje dėnimi vetėm pak minuta mė pas, bėri qė “Qemal Stafa” tė shpėrthente si vullkan. Aliaj lėshoi njė “predhė” me tė majtėn nga njė distancė prej mė shumė se 30 metrash, duke mposhtur portierin Nikopolidhis. Ajo fitore e 9 viteve mė parė kujtohet ende nga protagonistėt, ndėrkohė qė nga lojtarėt, tė cilėt janė ende pjesė e Kombėtares, nė fushė si titullar ka qenė vetėm Lorik Cana.

Aliaj: Sise, drejt skuadrės sė Salihit
Hamdi Salihi mund tė ketė si partner nė skuadrėn kineze, Jiangsu Sainty, sulmuesin e mirėnjohur francez, Xhibril Sise. Lajmin e ka konfirmuar dje pėr “Panorama Sport” menaxheri shqiptar, Adrian Aliaj. I pyetur pėr ndonjė lėvizje tė mundshme gjatė kėsaj periudhe, ish-futbollisti i Kombėtares zbuloi: “Jam duke ēuar nė kampionatin kinez sulmuesin Sise. Marrėveshja nuk ėshtė mbyllur ende, por besoj se do tė konkretizohet ditėt e ardhshme”. Ndėrkohė, nė lidhje me ndonjė lojtar shqiptar qė ėshtė nė planet e Aliajt, vetė vlonjati sqaroi: “Nga futbollistėt qė aktivizohen nė kampionatin shqiptar nuk jam i bindur pėr momentin. Tė vetmin bashkėpunim me lojtarė shqiptarė kam me mesfushorin e Kombėtares, Odise Roshi, i cili pak ditė mė parė zgjati kontratėn me FSV Frankfurtin. Tė shohim nė tė ardhmen se ēfarė mund tė bėjmė me ndonjė tė ri tė talentuar shqiptar”.
JORGIS MEMO

De Biazi zbulon “tetėshen”, edhe katėr debutues tė tjerė
Xhani de Biazi ka publikuar dje emrat e tetė lojtarėve tė tjerė, qė do e ēojnė nė 26 numrin e futbollistėve tė grumbulluar pėr ndeshjen kundėr Norvegjisė. Trajneri italian i pėrfaqėsues shqiptare ka zyrtarizuar kėshtu edhe katėr debutues. Pas Jurgen Gjasulės dhe Azdren Llullakut, tė cilėt kanė nisur ndėrkohė stėrvitjen me kuqezinjtė, grupit do i bashkohen pėr herė tė parė edhe mbrojtėsi i Orebros Ilir Berisha, mesfushorėt Ergys Kaēe i Paok-ut, Amir Abrashi i Grashopersit dhe Vullnet Basha i Sionit. Pėrforcime, qė konfirmojnė edhe njė herė tjetėr tendencėn e De Biazit pėr tė zbuluar sa mė shumė elementė cilėsorė pėr Shqipėrinė, tė cilėt mund tė jenė pjesė e rėndėsishme nė tė ardhmen.
Lista Mes tetė futbollistėve tė tjerė, qė iu shtuan listės pėr sfidėn e datės 7 qershor, janė edhe Hamdi Salihi, Elseid Hysaj, Valdet Rama dhe Emiljano Vila. Mungesa e vetme ėshtė ajo qė u tha disa ditė mė parė, Armando Sadiku. Bie nė sy numri i madh i mesfushorėve nė dispozicion tė trajnerit, duke konfirmuar se ėshtė njė repart nė “tranzicion”, deri sa tė qartėsohet se cilėt janė elementėt qė mund tė meritojnė fanellėn e titullarit. Edhe pse dueli me Norvegjinė ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe zgjedhjet do tė jenė tė studiuara mirė, ka njė rivalitet tė fortė mes futbollistėve tė sapoardhur, duke pasur njė probabilitet tė lartė qė mes katėr vendeve nė mesfushė, tė jenė dy debutues qė nga minuta e parė. Ndėrkohė, prej listės sė 26 tė grumbulluarve, do ketė mjaft “skarcime”, ku minimalisht tre prej tyre nuk do tė jenė zyrtarisht nė dispozicion pėr pėrballjen ndaj kombėtares sė Egil Olsenit. Ndėrkohė, prej gjashtė debutuesve, me shumė gjasa, asnjėri nuk do tė jetė pjesė e tė “skarcuarėve”…

‘Shkėlqejmė’ te kartonėt, por harrojmė… kornet
Shqipėria e Xhani De Biazit nuk ka arritur tė marrė dot kryesimin e grupit (ku bėjnė pjesė edhe Zvicra, Islanda, Norvegjia, Sllovenia dhe Qipro) nė kėto kualifikuese, pas pesė ndeshjeve tė para, por jemi tė parėt ama pėr tė paktėn njė gjė: kartonėt. Duke vėrejtur me kujdes tė gjitha statistikat e ndeshjeve tė zhvilluara deri tani (gola tė shėnuar, tė pėsuar, kartonė tė verdhė, tė kuq, gjuajtje nė portė, pozicione jashtė loje, goditje kėndi, faulle tė shkaktuara e tė pėsuara) konstatojmė se kuqezinjtė janė skuadra mė e ndėshkuar nga arbitrat nė pesė ndeshjet e luajtura deri tani pėr kualifikimet e Botėrorit 2014, i cili do tė zhvillohet nė Brazil. Paradoksal ndėrkaq duket fakti qė, edhe pse jemi skuadra mė e ndėshkuar dhe pėr rrjedhojė duhej tė ishim edhe ajo qė shkakton mė shumė faulle, nė antitezė me kartonėt kuqezinjtė janė ekipi qė bėn mė pak ndėrhyrje tė gabuara.
Golat - Shqipėria ka shėnuar 6 gola nė 5 ndeshje, duke ndarė kėshtu vendin e dytė sė bashku me Islandėn. Mė shumė ka shėnuar Zvicra, 7 gola, dhe mė pak Qiproja me Slloveninė nga 4 gola. Ndėrsa nė rang europian, skuadra qė ka shėnuar mė shumė gola ėshtė Bosnja dhe Gjermania nga 15, tė ndjekura nga Holanda me 13 gola. Shqipėria renditet nė vendin e 20-tė, natyrisht mė mirė se Qipro dhe Sllovenia. Kurse pėr sa i pėrket golave tė pėsuar nė renditjen kokėposhtė, kryeson Lihtenshtejni (14 gola tė pėsuar), Andorra dhe San Marino nga 13 gola. Shqipėria nė kėtė renditje zė vendin e 19-tė duke pasur pėrpara saj natyrisht Slloveninė dhe Qipron.
Kartonėt - Shquhemi pėr kartonė. Nė Grupin E jemi mė tė ndėshkuarit nga arbitrat me 16 kartonė duke lėnė pas tė gjitha skuadrat e tjera nė grup. Nė disa raste jemi ndėshkuar pėr lojė tė rėndė, por ka pasur edhe momente kur “bilbilat” europianė na kanė dėnuar pėr moskorrektėsi dhe protesta. Nė rang europian renditemi tė 4-it, ndėrsa kryesimin e ka Lituania me 20 kartonė tė verdhė, e ndjekur nga Maqedonia (18) dhe Mali i Zi (17). Mė mirė nė kėtė renditje janė Bosnja, Suedia dhe Estonia, tri kombėtare kėto qė sė bashku nuk kanė marrė mė shumė se 13 kartonė. Pėr sa i pėrket kartonėve, jemi fatmirėsisht nė vendet e mesit tė renditjes, duke qenė se kombėtare si ajo e Bullgarisė, Uellsit, Armenisė kanė marrė nga mė shumė se 2 tė kuq. Te Shqipėria i vetmi i ndėshkuar me karton tė kuq ėshtė Andi Lila.
Gjuajtjet - Loja e njė skuadre matet mė sė shumti nga golat qė shėnon, por edhe nga gjuajtjet drejt portės. Kėshtu nė kėtė renditje Shqipėria e De Biazit mban vendin e 4-t duke lėnė pas vetėm Islandėn dhe Qipron. Ndėrsa rekordin e ka Norvegjia me 29 gjuajtje nė kuadratin e portave kundėrshtare. Nė rang europian, vendin e parė e mbajnė “pancerat” e Joakim Lėvit me 33 gjuajtje nė kuadrat. Ndėrkaq jemi nė defiēencė sa u pėrket korneve. Jo vetėm nė grupin tonė qė mbajmė vendin e fundit me vetėm 12 tė tilla, por edhe nė rang europian jemi njė nga kombėtaret qė pėrqendrohemi shumė pak nga krahėt, ēka si konkluzion jemi tė 42-ėt nė Europė.
Faullet - Nuk jemi njė skuadėr qė luan rėndė, duke treguar edhe njė herė faktin e mėsipėrm qė kartonėt kuqezinjtė i kanė marrė edhe pėr protesta. Kjo, pasi pėr sa u pėrket faulleve tė shkaktuara, por edhe tė pėsuara renditemi tė parėt. Askush nė grupin tonė nuk ka numrin mė tė vogėl sa u pėrket faulleve, teksa rekordin pėr lojėn e fortė e mban Islanda me 72 faulle qė ka shkaktuar nė pesė ndeshje tė zhvilluara. Nė rang europian, Bjellorusia zė vendin e parė me 83 faulle tė shkaktuara, e ndjekur nga Bullgaria me 72 faulle.

Lila, nė podiumin e mė tė ndėshkuarve nė Europė
Andi Lila ėshtė jo vetėm lojtari qė ka marrė mė shumė kartonė te skuadra jonė pėrfaqėsuese, por edhe njė ndėr mė tė ndėshkuarit nė rang europian. Duke iu referuar statistikave vėrejmė se mbrojtėsi kuqezi renditet i treti nė Europė pas pesė ndeshjeve tė para, pas Ramsejt tė Uellsit dhe bullgarit Djakov. Lila ėshtė ndėshkuar nė ndeshjen ndaj Sllovenisė dhe Norvegjisė me tre kartonė tė verdhė (ndaj nordikėve mori dy tė verdhė dhe automatikisht tė kuqin), ndaj edhe rezulton si njė nga mungesat mė tė rėndėsishme tė skuadrės sė De Biazit pėr takimin e 7 qershorit. Veē tij, nga dy kartonė te Shqipėria kanė marrė edhe Cana e Roshi, teksa janė edhe plot 9 lojtarė tė tjerė, tre nga tė cilėt tė pagrumbulluar nė kėtė takim, qė rrezikojnė tė pezullohen nėse marrin karton tė verdhė nė ndeshjet e radhės. Sakaq, kujtojmė qė Lila ėshtė edhe njė nga lojtarėt mė tė ndėshkuar edhe nė kampionatin grek tė futbollit. Ai ėshtė i vetmi qė ka koleksionuar 15 kartonė tė verdhė pėr kėtė sezon te PAS Janina, por fatmirėsisht nuk ka marrė asnjė tė kuq.


Shpėrthen Sadiku, por sulmuesi humb “Kėpucėn e Artė”
Shėnoi dy gola (mad je tre, por njėri shumė i bukur pėr nga mėnyra e ekzekutimit iu anulua nga arbitri pėr pozicion jashtė loje), por nuk i mjaftuan qė tė fitonte “Kėpucėn e Artė” nė kampionatin zviceran tė futbollit, kategoria e dytė. Bėhet fjalė pėr Armando Sadikun, i cili shpėrtheu nė javėn e fundit tė sezonit nė pėrballjen Lugano- Belizona (4-3), duke shkuar kėshtu nė kuotėn e 18 golave nė total. Por, nė tė njėjtėn orė, dje luante edhe Arau nė fushėn e Vil, skuadėr qė fitoi 0-3, ku dy gola si me porosi u shėnuan nga Davide Kalą. Sulmuesi i Araut, i cili kishte 17 gola deri para kėtij takimi, me dopietėn e djeshme arriti qė tė mbante distancėn prej njė goli me Sadikun, duke i marrė kėshtu ēmimin e golashėnuesit mė tė mirė tė sezonit. Duhet thėnė se sulmuesi shqiptar e kryesoi kėtė renditje pėr mė shumė se 30 javė, por nė katėr takimet e fundit shpėrtheu edhe Kalą, i cili shėnoi plot shtatė gola, duke e parakaluar elbasanasin. Sakaq, njė ndikim tė madh te ky ēmim pati edhe ndėshkimi qė mori Lugano para disa javėsh nga federata zvicerane, pas ndeshjes Lokarno-Lugano (0- 3). Nė atė takim Sadiku pat shėnuar dy gola, qė iu hoqėn pasi federata i dha fitoren nė tavolinė Lokarnos (ish-skuadra e sulmuesit shqiptar), pasi Lugano kishte aktivizuar pėr pak minuta nė kėtė ndeshje njė lojtar tė huaj mė shumė, duke shkelur rregulloren. Kėshtu, nė njė farė mėnyre, Sadiku ėshtė fituesi moral i “Kėpucės sė Artė”, paēka se de fakto ēmimit do t’i gėzohet Davide Kalą. Pėr sa i pėrket takimit tė djeshėm, Sadiku hapi serinė e golave nė minutėn e 5-tė, pas njė krosimi tė kosovarit Shalaj. Sulmuesi u gjend i lirė nė zonė dhe me kokė e kaloi nė avantazh Luganon. Nė minutėn e 26-tė Sadiku pati mundėsinė qė t’i dyfishonte shifrat, por portieri i skuadrės mike bėri mrekullinė duke e grushtuar topin. Gjithsesi, Diego do tė shėnonte golin e 2-tė nė minutėn e 42-tė. Nė pjesėn e dytė, Sadiku do realizonte njė supergol, me njė gjuajtje fluturimthi, por arbitri e anuloi pėr pozicion jashtė loje. Menjėherė mė pas erdhi goli i parė i miqve. Por Sadiku trefishon, duke shfrytėzuar mė sė miri njė pėrgjumje tė mbrojtjes vendėse. Mė pas, shėnoi golin e dytė pėr Belizonėn edhe Da Silva, tė katėrtin pėr Luganon. Penalltia e Rusi nė minutėn e fundit vetėm sa ēoi nė shtatė numrin total tė golave nė kėtė ndeshje tė fundit tė sezonit, ku Lugano e mbylli nė vendin e 7-tė me 11 fitore, 11 barazime dhe 14 humbje.

Kaēe nė Champions, Lila e Vila nė Ligėn e Europės
PAOK-u i Ergys Kaēes do tė luajė nė Champions pėr sezonin tjetėr nė Kupat e Europės, ndėrsa PAS Janina e Andi Lilės, Emiljano Vilės dhe Simon Rrumbullakut, ashtu sikundėr pritej, do tė luajė nė Ligėn e Europės. Verdiktet u dhanė dje, pas ndeshjeve tė fundit nė grupin pėr “play-off”- et e Kupave tė Europės, nė Greqi. Atromitos barazoi pa gola me Asteras Tripolis, duke mos arritur qė tė kapė Championsin, ndėrsa PAOK-u fitoi 2-1, nė fushėn e Janinės. Edhe pse vendėsit shėnuan tė parė me De Vinēenti nė pjesėn e parė, miqtė nga Selaniku barazuan dhe kaluan nė avantazh nė harkun e 4 minutave nė pjesėn e dytė (70, 74). Nė kėtė pėrballje Lila ishte i pezulluar dhe nuk u aktivizua, ndėrsa Kaēe dhe Vila (u zėvendėsua nė minutėn e 86-tė), luajtėn si titullarė. Nė fushė u pa edhe Rrumbullaku, i cili u fut nė lojė nė minutėn e 80-tė. Pas ndeshjeve tė fundit, PAOK-u zuri vendin e parė me 13 pikė, i ndjekur nga Atromitos me 11 pikė, Asteras Tripolis me 9 pikė dhe Janina me 7 pikė.

Norvegjia, vetėm 4 seanca stėrvitore para Shqipėrisė
Federata norvegjeze e futbollit ka publikuar programin stėrvitor qė do tė ndjekin nordikėt gjatė javės pėr ndeshjen e 7 qershorit me Shqipėrinė nė “Qemal Stafa”. Ndryshe nga kuqezinjtė, qė i kanė nisur prej disa ditėsh pėrgatitjet, pasi pjesa mė e madhe e tyre e kanė mbyllur sezonin, norvegjezėt, tė cilėt janė nė mes tė kampionatit, do tė grumbullohen sot, nė Oslo. Nė orėn 15:00 do tė zhvillojnė seancėn e parė stėrvitore, ndėrsa nė 17:30 trajneri Egil Olsen, i shoqėruar nga njė ose dy futbollistė, do tė japin konferencėn e parė pėr shtyp. Tė martėn pasdite dhe tė mėrkurėn nė mesditė norvegjezėt do vijojnė stėrvitjen nė stadiumin “Ulleval” tė Oslos, pėr tė mbėrritur nė Tiranė me ēarter nė mbrėmjen e 5 qershorit. Tė enjten pėrgatitjet e norvegjezėve do tė vijojnė nė “Qemal Stafa”, nė orėn 18:00, ndėrsa pak para se tė nisė seanca e fundit stėrvitore trajneri Olsen do tė japė konferencėn e zakonshme pėr shtyp, nė vigjilje tė sfidės me kuqezinjtė. Dyert e “Qemal Stafa”-s do tė jenė tė hapura pėr mediat vetėm gjatė 15 minutave tė para tė seancės sė fundit. Takimi i shumėpritur Shqipėri-Norvegji do tė nisė tė premten, nė orėn 20:30, ndėrsa tė shtunėn nė orėn 11:30 nė ambientet e “Sheraton” ėshtė parashikuar njė tjetėr konferencė pėr shtyp, para se delegacioni norvegjez tė niset drejt Rinasit.
LEONARD KARAJ

Shkėlqen Ēani, “poker” kuqezi. Gjasula, truri i skuadrės
Kombėtarja e Xhani De Biazit ėshtė testuar dje nė njė ndeshje pėrballė ekipit U- 21, qė drejtohet nga Skėnder Gega. Pėr tė parė atė se ēfarė kanė “gatuar” nė kėto ditė lojtarėt, De Biazi ka preferuar t’i shohė tė besuarit e tij nė fushė ndaj kuqezinjve tė rinj. Ndeshja ka pėrfunduar me rezultatin 4-0 nė favor tė Kombėtares A, ndėrsa ajo qė ra nė sy ishte performanca e sulmuesit Edgar Ēani, i cili shėnoi tre gola. Ai gjithashtu dha asistin pėr golin e katėrt, qė mban firmėn e shkodranit Vajushi. Njė pėrshtypje tė mirė te trajneri De Biazi la edhe Jurgen Gjasula, i cili u aktivizua nė krahun e majtė tė mesfushės.

KOMBĖTARJA A – KOMBĖTARJA U-21
GOLAT: Ēani 10′, 23′, 42′, Vajushi 65′
KOMBĖTARJA A: Ujkani, Dallku, Teli, Curri, Agolli, Llullaku, Lilaj, Bulku, Gjasula, Ēani, Bogdani. (U aktivizuan: Arapi, Osmani, Mavraj, Basha, Vajushi). Trajner: Xhani De Biazi
KOMBĖTARJA U-21: Menka, Dita, Prenēi, Gjoka, Matoshi, Bunjaku, Batha, Taipi, Shkurtaj, Abazaj, Shala. (U aktivizuan: Ruēi, Rahmani, Qaqi, Imami, Vogli, Gino, Deliallisi, Kėrēiku, Musta, Hoxha, Ahmedi). Trajner: Skėnder Gega

Pjesa e parė Italiani kishte menduar qė nė pjesėn e parė tė ndeshjes tė luante me skemėn 4-4-2, e cila shpesh shkonte edhe 4-4-1-1, pasi sulmuesi Ēani qėndronte mė i tėrhequr se Bogdani, i cili ishte vendosur nė majė tė repartit defensiv. Nė portė e nisi Ujkani, ndėrkohė qė Berisha u la nė stol. Nė mbrojtje me katėr nė vijė, nga e djathta vepronte Dallku, ndėrsa nė tė majtė Agolli. Teksa pritej aktivizimi i dyshes Osmani-Mavraj nė qendėr, ndodhi e kundėrta, sepse si titullarė De Biazi hodhi nė fushė Currin me Telin, tė cilėt mendohet se do tė jenė zėvendėsuesit e Canės. Nga ana tjetėr, nė mesfushė De Biazi rreshtoi katėrshen: Llullaku djathtas, Lilaj e Bulku nė qendėr, si dhe Gjasula nė tė majtė. Pėrpara katėr mesfushorėve qėndronte Ēani, ndėrsa nė majė tė sulmit Bogdani. Ēani ishte dje nė njė ditė mjaft tė mirė, ndėrkohė qė pėrveēse duhej tė shfaqej pėrpara portės pėr ta ēuar topin nė rrjetė, kishte edhe detyra tė tjera. Nė momentin qė topi zotėrohej nga kundėrshtari, sulmuesi tėrhiqej me shpejtėsi pėr tė ndihmuar skuadrėn nė fazėn mbrojtėse. Duke qenė se nė sulm kishte hedhur dy lojtarė shtatlartė, furnizimi nga krahėt me topa tė gjatė ishte mjaft i domosdoshėm. Pėr kėtė mendonte Llullaku dhe Gjasula. Ky i fundit ndihmohej herė pas here nga Agolli, i cili ka si specialitet krosimet nė zonė. Ndėrsa Bulku dhe Lilaj mundoheshin tė mos e lejonin topin tė kalonte nė gjysmėfushėn e tyre, duke e ndihmuar jashtėzakonisht repartin e mbrojtjes. Ky i fundit funksionoi nė mėnyrė perfekte dhe nuk u la asnjė hapėsirė kuqezinjve tė vegjėl pėr tė kėrcėnuar Ujkanin. Qė nė startin e ndeshjes, Ēani arrin tė zhbllokojė rezultatin, teksa me njė goditje tė bukur mposhti portierin Menka. Pa u mbyllur pjesa e parė sulmuesi arriti tė realizonte edhe dy gola tė tjerė. De Biazin e ka kėnaqur paraqitja e skuadrės nė kėtė fraksion, qė u mbyll nė shifrat 3- 0. Nė pjesėn e dytė trajneri kishte ide tė tjera, teksa ndryshoi skemėn, duke e bėrė edhe mė sulmuese.
Nė 45 minutat e dyta nisėn edhe zėvendėsimet, ndėrkohė qė ndryshoi edhe mėnyra e lojės. Rreshtimi qė iu bė skuadrės ishte nė 4-2- 3-1, ndėrkohė qė bėhej gjatė lojės edhe 4-4-1-1. Nė portė nuk pati ndryshime, kurse mbrojtja me pėrjashtim tė Currit u ndryshua e gjitha. Osmani dhe Vrapi zunė vend nė qendėr, Arapi nė tė majtė dhe Curri u spostua nė tė djathtė. Bulku ia la vendin Bashės, ndėrsa Gjasula Vajushit. Pjesa e dytė nisi mirė dhe skuadra kishte mė tepėr hapėsira nė fushė. Basha mori pėrsipėr edhe shkatėrrimin dhe ndėrtimin e aksioneve, duke treguar njė formė tė mirė. Llullaku, edhe pse shumė i lėvizshėm, nuk guxonte tė shtynte pėrpara, ndėrsa Vajushi mundohej tė shkėputej nga krahėt, duke shfrytėzuar shpejtėsinė e tij. Shkodrani u bė protagonist i golit tė katėrt, pas pasimit qė mori nga Ēani. Trajneri nuk e mbajti mė shumė se 15 minuta jashtė Gjasulėn, pasi e futi sėrish nė lojė nė vend tė Bogdanit. Riaktivizimi i tij ndryshoi lojėn, por jo rezultatin, i cili mbeti 4-0.

Gjasula bėhet “truri” i Kombėtares
Jurgen Gjasula pritet tė jetė titullar ndaj Norvegjisė. Duket se trajneri Xhani De Biazi do tė “riskojė” me mesfushorin debutues, ashtu si bėri edhe nė ndeshjen hapėse tė edicionit ndaj Qipros, kur aktivizoi pėr herė tė parė si titullarė kosovarėt Meha e Kukeli. Qė nga dita e parė e grumbullimit tė kuqezinjve nė Durrės e deri dje, italiani ka nisur tė punojė taktikisht, duke bazuar gjithēka te Gjasula. Ky i fundit ėshtė pėrdorur edhe si mesfushor i majtė, edhe si njė sulmues i maskuar, por edhe si njė lojtar qė mund tė jetė pas sulmuesit kryesor. Pritet qė 27-vjeēari tė bėjė pak a shumė rolin e Mehės, fantazistit qė mungon ndaj Norvegjisė. Trajneri De Biazi ka vendosur qė Gjasula tė marrė pėrsipėr tė gjitha goditjet e dėnimit dhe ato kėndore. Kjo u konfirmua edhe nė ndeshjen e djeshme miqėsore qė u luajt kundėr ekipit U-21.
Taktika Nga ajo qė u pa, italiani kishte urdhėruar qė ekzekutimi i goditjeve standarde tė bėhej vetėm nga kėmbėt e Gjasulės. Pėrveē krosimeve nė zonė pėr sulmuesit, lojtari e kėnaqi De Biazin edhe me rendimentin qė tregoi nė lojė. Mesfushori bėri diferencėn nė ndeshjen e kontrollit, teksa e nisi fillimisht nė krahun e majtė. Pasi pėrfundoi pjesėn e parė, ai u zėvendėsua me Vajushin, por qėndrimi jashtė fushe nuk zgjati mė shumė se 15 minuta. De Biazi vendosi ta rikthente sėrish nė lojė, duke nxjerrė Bogdanin. Me kėtė lėvizje, nė sulm i vetėm kaloi Ēani dhe nė ndihmė tė fundit trajneri vendosi Gjasulėn. Ai luajti edhe si sulmues i fshehur, ndėrsa herė pas here ndryshonte vendin me Llullakun nga krahėt. Pas kosovarit Migjen Basha, duket se Gjasula ėshtė prurja mė cilėsore e ardhur sė fundmi nė ekipin kombėtar. De Biazi duket se ka gjetur “trurin” e pėrfaqėsueses, por pėr ta vėrtetuar kėtė, duhet pritur ndeshja me Norvegjinė, teksa skuadrės i mbetet pėr t’u pėrgatitur edhe nė katėr seanca duke filluar nga e hėna. Gjithsesi, mesfushori qė e mbylli sezonin me Duisburgun nė Bundesligėn 2 me shumė mundėsi do tė debutojė si titullar.

Llullaku si sulmues krahu, trajneri pret mė… shumė
Azdren Llullaku ka luajtur dje si titullar nė krahun e djathtė tė mesfushės. Lojtari kosovar ėshtė vendosur nga trajneri Xhani De Biazi pikėrisht nė rolin qė kryen Odise Roshi, i cili mungon ndaj Norvegjisė pėr shkak kartonėsh. Nė ndryshim nga Gjasula, 25-vjeēari, qė luan nė Rumani me Gaz Metan, ende nuk ėshtė pėrshtatur mė sė miri. Nė miqėsoren e djeshme ai luajti mė tepėr si njė sulmues krahu, por nė krahasim me debutuesin tjetėr, Gjasula nuk arriti tė shtynte drejt ofensivės. Gjithsesi, nga ana taktike, kosovari tregoi shenja tė mira. Llullaku ėshtė njė futbollist me karakteristika tė pėrafėrta me shkodranin Vajushi. Tashmė mbetet pėr t’u parė nėse De Biazi do t’i rezervojė njė vend si titullar ndaj Norvegjisė. Kosovari grumbullohet pėr herė tė parė nė Kombėtare.

Kėshillat e De Biazit pėr ekipin
Trajneri i Kombėtares, Xhani De Biazi, kishte menduar ta ndiqte ndeshjen nga njė kėnd tjetėr i fushės, jo nga pankina, pasi mendonte se mund ta shikonte dhe drejtonte mė mirė skuadrėn. Ajo ēka italiani kėrkonte vazhdimisht nga futbollistėt ishte loja e shpejtė dhe e kujdesshme. Ai i kishte paralajmėruar lojtarėt qė tė bėnin kujdes nė dyluftime. Fakti qė nuk do tė ketė nė dispozicion disa titullarė pėr arsye pezullimesh dhe dėmtimesh, italiani nuk dėshiron qė lista tė zgjatet edhe mė shumė. Njė nga urdhrat ishte qė lojtarėt tė shmangnin pėrplasjet me kundėrshtarin. Gjithēka shkoi mirė dhe testi i kontrollit me Kombėtaren U-21 nuk pati shqetėsime. Stafi mjekėsor gjithashtu ka konfirmuar se asnjė nga 19 lojtarėt, qė janė aktualisht tė grumbulluar, nuk kanė probleme.

Dallku: Norvegjia s’na mori seriozisht nė Oslo
Armend Dallku kėrkon njė Shqipėri tė duruar nė fushė ndaj Norvegjisė. Sipas tij, vetėm kėshtu nuk do tė pėrsėriten gabimet qė Kombėtarja ka bėrė nė tė kaluarėn gjatė ndeshjeve kyēe tė edicionit. Mbrojtėsi kosovar i kuqezinjve, nė konferencėn e djeshme pėr shtyp, deklaroi ndėr tė tjera se kėtė herė pret njė Norvegji mė tė motivuar. “Ata nuk na morėn seriozisht nė ndeshjen e parė, por tani do tė jetė krejt ndryshe”, – u shpreh 29-vjeēari.
Armend, Kombėtarja vjen nė kėtė takim me disa mungesa. Mendoni se do tė ndikojnė kėto nė lojėn e skuadrės?
Normalisht mungesat janė tė rėndėsishme, pasi ne nuk kemi nė skuadėr 40 lojtarė qė tė bėjmė zėvendėsime kokė mė kokė. Sigurisht qė do tė ndikojnė, por si ne lojtarėt, ashtu edhe trajneri, po punojmė qė kėto mungesa tė ndihen sa mė pak. Lojtarėt e grumbulluar pėr kėtė ndeshje i kanė idetė tė qarta. Kemi tė bėjmė me njė ndeshje kyēe pėr ekipin kombėtar nė kėto eliminatore dhe tė gjithė do tė mundohen tė japin maksimumin. Ne do tė jemi tė bashkuar nė kėtė pėrballje dhe do pėrpiqemi qė mungesat tė mos na pengojnė pėr tė marrė njė rezultat pozitiv.
Cili ėshtė komenti juaj pėr lojtarėt e rinj qė janė afruar sė fundmi nė skuadėr?
Nė fakt, pėr kėtė ndeshje janė disa lojtarė qė vijnė pėr herė tė parė nė Kombėtare dhe detyrimisht kualiteti nė skuadėr ėshtė rritur ndjeshėm. Kjo ėshtė njė gjė e mirė qė tė vijnė sa mė shumė lojtarė, sepse do tė kemi mundėsinė e pėrzgjedhjes. Pastaj i takon trajnerit ta menaxhojė grupin. Ėshtė vetėm puna e tij tė vendosė se kush do tė aktivizohet. Ne jemi kėtu pėr tė bėrė punėn tonė dhe po stėrvitemi maksimalisht pėr tė qenė gati ndaj Norvegjisė. Prurjet e reja janė mjaft tė rėndėsishme, sidomos nė kėtė moment kur kemi nevojė pėr sa mė shumė lojtarė tė niveleve tė larta. Kemi mungesa dhe ardhja e tyre na ngroh mė tepėr pėr tė formuar skuadrėn e duhur, qė ta pėrmbushė mė sė miri detyrėn. Disa prej tyre vijnė pėr tė parėn herė, por gjatė bisedave qė kam bėrė me ta, kam vėnė re se kanė dėshirė tė madhe dhe janė tė fokusuar totalisht vetėm te kjo ndeshje.
Kemi fituar nė Oslo, sa e vėshtirė do tė jetė tė pėrsėritet kjo nė Tiranė?
Nuk diskutohet qė kjo ėshtė ndeshja mė e rėndėsishme e kėtyre eliminatoreve, ndaj dhe duhet ta vlerėsojmė si tė tillė. Dihet qė pėrballė do tė kemi njė kundėrshtar qė e kemi mposhtur nė fushėn e vet, vetėm se kėtė herė gjėrat do tė jenė krejt ndryshe, pasi ata do tė vijnė mė tė motivuar se nė ndeshjen e parė nė Oslo. Mendimi im personal ėshtė qė Norvegjia nuk na mori seriozisht nė takimin e parė, sepse nuk prisnin qė ne tė bėnim njė ndeshje tė tillė atje. Kam lexuar disa intervista tė teknikut norvegjez, i cili ka deklaruar se ka mbetur i befasuar nga paraqitja qė ne bėmė nė ndeshjen e parė. Kėshtu qė nė kėtė takim ne duhet tė jemi maksimalisht tė koncentruar dhe tė mos hyjmė nė fushė pėr tė shėnuar qė nga minuta e parė. Duhet ta marrim shtruar sfidėn dhe tė jemi tė kujdesshėm nė ēdo detaj. Nuk duhet tė futemi nė fushė me njė mbimotivim, por tė presim gabimet e kundėrshtarit dhe t’i shfrytėzojmė ato duke i kthyer nė favorin tonė.
Kujt i druheni mė tepėr tek ekipi viking?
Tė gjithė ekipit. Ata nuk kanė njė skuadėr me elemente qė mund tė vendosin ndeshjen, por luajnė tė gjithė bashkė dhe funksionojnė si grup. Kam pėrshtypjen se kjo ėshtė edhe pika mė e fortė e tyre, sepse bazohen te grupi. Kėtė herė Norvegjisė do t’i mungojė Rise, i cili ėshtė njė lojtar deciziv dhe me eksperiencė tė madhe. Shpresoj qė mungesa e tij t’u prishė punė.
Ēfarė duhet tė bėjmė mė shumė se nė Oslo pėr tė fituar sėrish?
Unė mendoj se duhet tė bėjmė tė njėjtėn gjė qė bėmė edhe nė Oslo, pasi ata vijnė mė tė motivuar. Edhe pėr ata kjo ndeshje ėshtė mjaft e rėndėsishme, sepse janė nė tė njėjtat pozita, sikurse edhe ne. Duhet tė jemi 100% tė motivuar dhe tė mos nxitohemi, duke dalė pėrpara nė kėrkim tė golit. Ne kemi eksperienca tė hidhura, sidomos nė fushėn tonė, ku kemi kėrkuar ta gjejmė golin sa mė shpejt dhe i kemi lėnė hapėsira kundėrshtarit.
Sot (dje) ju luajtėt edhe njė ndeshje kontrolli. Si ju duk paraqitja e skuadrės? Grupi ėshtė normal. Siē e dini, kėto ditė kemi punuar me trajnerin mė shumė nė aspektin fizik, sepse disa futbollistė kanė kohė qė nuk luajnė pėr shkak se kampionatet ku aktivizohen kanė pėrfunduar. Grupi po punon mirė dhe sė bashku me stafin janė karikuar maksimalisht. Ditėn e hėnė vjen edhe pjesa tjetėr e lojtarėve dhe atėherė do tė nisim pėrgatitjet nga ana taktike. Edhe sot (dje) skuadra tregoi dėshirė tė madhe pėr tė luajtur, ndonėse ishte njė ndeshje kontrolli. Besoj si ishte njė paraqitje e mirė dhe lojtarėt e rinj bėnė njė punė pėr t’u vlerėsuar, duke dėshmuar se mund tė kemi plotėsisht besim tek ata.

Teli: Jam gati, De Biazi ėshtė njė motivues i madh
Admir Teli ėshtė i lumtur qė pas shumė kohėsh rikthehet nė Kombėtare. Mbrojtėsi shkodran ndihet i gatshėm pėr tė dhėnė maksimumin me fanellėn kuqezi. Nė konferencėn e djeshme pėr shtyp, ai vlerėsoi trajnerin De Biazi pėr motivimin e madh qė u bėn lojtarėve. Teli pret tė luajė titullar ndaj Norvegjisė.
Admir, ju ktheheni nė Kombėtare pas gati dy vitesh jashtė saj. Mos ndoshta ftesa e De Biazit ishte disi e vonuar?
Unė pėr asnjė moment nuk e kam ndier veten jashtė ekipit kombėtar. Gjithsesi, jam i kėnaqur qė ndodhem kėtu duke punuar sė bashku me grupin. Ardhja e De Biazit nė Baku shfaqi interes te drejtuesit e klubit ku unė aktivizohem. Megjithėse tekniku nuk pati mundėsi tė takohej me presidentin e Karabakut, ardhja e tij pati njė vlerė pozitive pėr ne. Nuk ėshtė hera e parė qė unė dhe Agolli grumbullohemi nė Kombėtare, pasi kemi qenė edhe mė herėt pjesė e saj. Megjithatė, ėshtė njė kėnaqėsi si pėr klubin azerbajxhanas dhe veēanėrisht pėr mua qė rikthehem nė Kombėtare pėr kėtė ndeshje tė rėndėsishme ndaj Norvegjisė.
Ju jeni njė titullar i padiskutueshėm te Karabaku, aktualisht si ndiheni?
Nuk besoj se ėshtė njė rekord pėr t’u pėrmendur. Normalisht kjo vjen si rezultat i stėrvitjeve tė vazhdueshme dhe besimit tė trajnerit, por edhe paraqitjeve tė mia. Nuk do tė thosha se ka shumė rėndėsi pjesa e aktivizimit. E rėndėsishme ėshtė qė po kaloj njė formė tė mirė sportive.
Jeni gati ta zėvendėsoni Canėn nė qendėr tė mbrojtjes?
Shikoni, kėto ndėrrimet kokė mė kokė tė them tė drejtėn nuk mė duken normale, sepse lojtarėt nuk janė tė njėjtė. Ata kanė aftėsi tė ndryshme dhe secili ka mėnyrėn e vet tė tė luajturit. Ekipi kombėtar ka 25 futbollistė nė dispozicion dhe tė gjithė ata qė thirren kanė vlerat e tyre. Trajneri ėshtė menduar mirė kur ka bėrė ftesat dhe i ka idetė tė qarta pėr secilin prej nesh. Pėr mua e rėndėsishme ėshtė qė u ktheva nė Kombėtare, ndėrsa pėr pjesėn e zėvendėsimit kemi kohė deri ditėn e ndeshjes. Sigurisht, nėse trajneri do vendosė qė unė tė luaj si titullar, premtoj se do tė jap maksimumin tim, ashtu si gjithnjė. Njė veēori pėr t’u vlerėsuar tek De Biazi ėshtė motivimi qė u bėn lojtarėve. Kėto ditė ai ėshtė marrė vetėm me pėrgatitjen fizike tė skuadrės, ndėrsa ditėt nė vijim do tė dalim tek ana taktike.
Ju keni luajtur nė njė tjetėr ndeshje decizive si ajo nė Portugali, ku dolėt me tė kuqe dhe Shqipėria mori njė barazim. Do ta ndėrronit kartonin e kuq nė kėmbim tė barazimit me Norvegjinė?
Ne do tė futemi nė fushė pėr ta fituar kėtė ndeshje dhe jo vetėm pėr barazim. Kartonin nuk do doja ta merrja si nė ndeshjen e parė, edhe nė tė radhės me Norvegjinė, sepse nuk ndahen kėtu gjėrat. Kjo ėshtė njė ndeshje shumė e rėndėsishme dhe tė gjithė e kuptojnė.

De Biazi, kurrė me tė njėjtin ekip
Ju kujtohet konferenca para ndeshjes e Josip Kuzhesė? Deklarata e parė ishte formacioni pėr ndeshjen e radhės, paēka se ndryshimet ishin me pikatore, ose fare, dhe mė pas vijonte me analizėn e prangndeshjes. Totalisht tjetėr gjė ndodh me De Biazin. Italiani, natyrisht i ndryshėm nga kroati edhe pėr nga shkolla nga ka dalė, ėshtė njė fjalėkryq i vėrtetė kur vjen puna te formacioni titullar. Dhe, natyrisht, kjo mė sė shumti pėr faktin qė tekniku aktual studion me detaje jo vetėm kundėrshtarin, por edhe ēdo lojtar tė skuadrės sė tij. Ndaj edhe kjo Kombėtare ka ndryshuar jo vetėm nė rezultate. Jo vetėm nė lojtarė. Jo vetėm nė filozofi loje, por edhe nė module dhe rreshtim taktik. Kėshtu ėshtė e pamundur qė tė gjesh njė ndeshje nga 12 tė luajturat deri tani (pesė pėr kualifikimet e Botėrorit 2014 dhe 7 takime miqėsore), ku formacioni tė ketė qenė i njėjtė me njė pėrballje tė mėparshme. Nė portė, sezonin e ka nisur Samir Ujkani, por direkt pas ndeshjes me Islandėn tekniku u bind se nr.1 i katėrkėndorit kuqezi nė fakt duhej tė ishte Etrit Berisha. Supergjetje, pasi deri tani ky i fundit nuk ka zhgėnjyer aspak. Nė mbrojtje, pėrveē dyshes sė qendrės Cana- Mavraj, De Biazi ka bėrė shumė lėvizje tė tipit Lila nė tė majtė ose edhe nė mesfushė, Agolli ose Arapi nė tė majtė si dhe Hysaj e Dallku nė tė djathtė. Nė mesfushė janė alternuar sipas kundėrshtarit shumė lojtarė, ku Roshin e kemi parė si sulmues, si mesfushor tė majtė, por edhe tė djathtė. Mehėn qoftė si mesfushor krahu, qoftė edhe si sulmues i dytė. Vetėm Bulku ka qenė i palėvizshėm nė pozicionin e tij, teksa pėrkrah ka pasur sa Bashėn edhe Kukelin apo Vilėn. Edhe sulmi ka pasur shumė lėvizje, por ajo qė vihet re nė tė shumtėn e rasteve ėshtė fakti qė De Biazi preferon tė luajė kryesisht me dy sulmues. Kėshtu Ēani ka qenė ndėr tė preferuarit, por nuk ka mbetur pas edhe Sadiku me Salihin. Bogdani ka qenė gjithnjė rezervė luksi, ndėrsa ka pasur raste si nė ēerekorėshin e fundit ndaj Islandės ku ėshtė provuar tė luhej edhe me tre sulmues. Pra, ndryshe nga paraardhėsit, De Biazi ėshtė i vetmi qė eksperimenton nė gjetjen e njė ekipi perfekt, natyrisht duke marrė edhe rezultate.

Formacionet, sa shumė ndryshime edhe nė miqėsore
De Biazi nė ndryshim nga Kuzhe ka pėrcjellė ashtu sikundėr duhet tė jetė teorikisht formacioni nė njė ndeshje miqėsore. E teksa kroati luante gjithnjė me gati tė njėjtin formacion, italiani ka bėrė aq shumė ndryshime, sa nė pėrballje si ndaj Kamerunit apo Lituanisė (edhe pėr shkak se u bėnė shumė zėvendėsime) nuk kuptohej sesi kishte qenė formacioni inicial, moduli dhe si kishte ndryshuar gjatė lojės, kjo pėr shkak tė lėvizjeve tė shumta tė lojtarėve. De Biazi ėshtė rrekur gjithnjė tė kuptojė se sa dhe ku mund tė japė mė shumė njė lojtar, ndaj nuk ėshtė ēudi qė Lila ėshtė parė sa nė mbrojtje dhe nė mesfushė, Meha sa nė mesfushė dhe nė sulm, ose Roshi sa nga e majta nė tė djathtė tė mesfushės. Ndėrkohė, pikėrisht nė ndeshjet miqėsore (kemi luajtur shtatė tė tilla me njė bilanc qė flet pėr tri fitore, dy barazime dhe dy humbje), italiani ka provuar edhe lojtarė tė kampionatit shqiptar, tė cilėt mė pas i ka aktivizuar edhe nė ndeshjet kualifikuese, sikundėr ka qenė rasti i Renato Arapit. Pėrveē kėsaj, De Biazi ka bėrė edhe njė revolucion tė vėrtetė nė Kombėtare, duke zgjeruar hartėn e kuqezinjve nga Azia e largėt deri nė vendet nordike. Deri tani ai ka grumbulluar mė shumė se 40 futbollistė, ndėrkohė qė paraardhėsi i tij “ankohej” gjithnjė pėr mungesė tė talenteve shqiptare nė Superiore dhe Europė.
Tė thirrurit nga De Biazi
Etrit Berisha (portier, 23 vjeē), Erjon Dushku (mbrojtės, 27 vjeē), Elseid Hysaj (mbrojtės, 19 vjeē), Mėrgim Mavraj (mbrojtės, 26 vjeē), Renato Arapi (mbrojtės, 26 vjeē), Alban Meha (mesfushor, 27 vjeē), Burim Kukeli (mesfushor 27 vjeē), Bruno Telushi (mesfushor 21 vjeē), Migjen Basha (mesfushor, 26 vjeē), Valdet Rama (mesfushor, 27 vjeē), Hair Zeqiri (mesfushor, 24 vjeē), Erjon Vucaj (mesfushor, 23 vjeē), Armando Vajushi (sulmues, 21 vjeē), Bekim Bala (sulmues, 22 vjeē), Armando Sadiku (sulmues, 22 vjeē), Edgar Ēani (sulmues, 23 vjeē). Pritet tė vijnė: Ergys Kaēe (19 vjeē), Vullnet Basha (mesfushor, 23 vjeē), Ilir Berisha (mbrojtės, 22 vjeē), Amir Abrashi (mesfushor 23 vjeē), Lorent Sadiku (mbrojtės, 23 vjeē), Agon Mehmeti (sulmues, 24 vjeē).

“Bomberi” Salihi, gol trepikėsh nė frymėn e fundit
Hamdi Salihi bėhet protagonist me skuadrėn e tij nė Kinė, duke e “shtruar rrugėn me gol” nė prag tė ndeshjes kualifikuese tė 7 qershorit me Norvegjinė, nė Tiranė. Autori i atij goli tė bukur nė Oslo, qė u dha 3 pikė kuqezinjve, ka qenė njeriu i fitores sė Jiangsu Sainti, dje nė kampionatin kinez. Triumfi ndaj Hangzhou ka ardhur nga kėmbėt e sulmuesit shkodran, i cili nė minutėn e tretė tė kohės shtesė ka prishur shifrat e barabarta 1-1, duke u dhėnė tė tijve 3 pikė tė ēmuara (ndeshja mbaroi 2-1). Pas njė pjese tė parė me shumė raste pėr vendėsit e Jiangsu Sainti, nė fraksionin e dytė ishte mbrojtėsi Ren Hang qė shkaktoi njė autogol, duke bėrė qė pėrballja pėr ekipin e Salihit tė bėhej gjithnjė e mė e vėshtirė. Por, nė minutėn e 62-tė, Aleksander Jeftiē arriti qė t’i barazonte shifrat, duke shėnuar me kokė, pas njė goditjeje kėndi. Nė 28 minutat nė vazhdim loja u pėrqendrua totalisht nė gjysmėfushėn e miqve, por Jiangsu Sainti nuk arrinte tė shėnonte. Dhe, kur pritej vėrshėllima e tretė e arbitrit, vjen shėnjestra trepikėshe e Hamdi Salihit. Kros nė zonėn mike, portieri del nga porta, me topin qė e largon njė mbrojtės. Sfera mbėrrin nė hyrje tė zonės te Lu Bofei, i cili me njė parabėl, duke parė edhe daljen e gabuar tė portieri, u mundua ta dėrgonte nė rrjetė, por nė ndihmė i erdhi pikėrisht Salihi, qė me kokė e shtyu aq sa duhej pėr nė rrjetė. Shpėrthyen natyrshėm gėzimi i shkodranit, i cili heq edhe fanellėn duke merituar njė karton tė verdhė. Ky ishte goli i 6- tė i tij nė kampionatin kinez, listė tė cilėn e kryeson sulmuesi i Guangzhou Evergrande, Elkeson, qė pozicionohet i pari me 15 gola. Jiangsu ka realizuar 12 gola nė 12 javė kampionat, ēka do tė thotė se gjysma e tyre kanė pėr autor goleadorin e njohur shkodran. Pas dymbėdhjetė javėsh kampionat, skuadra e Salihit pozicionohet nė vendin e 7-tė me 14 pikė (tri fitore, pesė barazime dhe katėr humbje), po aq sa ka edhe Dalian Aerbin. Pas kėsaj ndeshjeje, Salihi do tė niset drejt Shqipėrisė, pėr t’iu bashkuar Kombėtares nė stėrvitje, nė pėrgatitjet pėr sfidėn e radhės nė Grupin E, ndaj Norvegjisė.

Vila sfidon sot Kaēen, tė hėnėn bashkė nė Kombėtare
Emiljano Vila dhe Ergys Kaēe do tė jenė sot nė fushė si kundėrshtarė. Mesfushori i PAS Janinės dhe ai i PAOK-ut, pasi tė pėrfundojnė angazhimin e tyre me klubet, do tė udhėtojnė nesėr drejt Shqipėrisė pėr t’iu bashkuar Kombėtares. Pėr korēarin Kaēe ėshtė hera e parė, ndėrsa ndryshe mund tė thuhet pėr Vilėn. Gjithsesi, sė pari sot shqiptarėt do tė sfidojnė njėri-tjetrin nė njė ndeshje shumė tė rėndėsishme pėr dy skuadrat. Mbrojtėsi i Kombėtares, Andi Lila, do tė mungojė pėr shkak kartonėsh, ndėrsa pėr tė njėjtėn arsye ai nuk do tė jetė i gatshėm as me Norvegjinė. Tė hėnėn nė rezidencėn e Kombėtares nė Durrės, pėrveē Vilės dhe Kaēes, do tė mbėrrijė nga Kina e largėt edhe Hamdi Salihi. Udhėtimi pėr kėtė tė fundit ėshtė shumė i gjatė.

“Fitojmė 2-0, me gola tė Salihit e Bogdanit”
Ai ka luajtur 12 vjet me kuqezinjtė dhe e njeh mė sė miri atė ambient. Nė kėtė kėndvėshtrim, arsyetimi dhe analiza e tij duhen marrė seriozisht nė konsideratė. Bėhet fjalė pėr lojtarin polivalent, Klodian Duro, i cili nė njė intervistė pėr “Panorama Sport” flet pėr ndeshjen me Norvegjinė, si dhe ceremoninė e lamtumirės pėr Lalėn e Skelėn.
Ju nuk kemi luajtur nė dy pėrballjet e fundviteve ’90-tė ndaj Norvegjisė, por besoj se e njihni temperamentin e futbollit nordik...
Po, e vėrtetė qė nuk kam qenė nė atė kohė, pasi debutimin nė Kombėtare e bėra nė njė ndeshje miqėsore kundėr Turqisė, nė prill tė vitit 2001, kur fituam 2-0 nė Gaziantep, me trajnerin Medin Zhega. Pėrkoi shumė bukur, pasi ishte ndeshja ime e parė dhe e nisa mbarė. Nga ai moment jam pėrpjekur tė jap mė tė mirėn time dhe besoj se kam lėnė gjurmėn time me pėrfaqėsuesen. Sa i pėrket futbollit nordik, e njoh goxha mirė nga eksperienca qė kam, kryesisht me klubet dhe mendoj se ėshtė njė futboll mė shumė fizik sesa teknik.
Si e parashikoni ndeshjen e 7 qershorit?
Shumė e fortė nga tė dyja skuadrat, pasi norvegjezėt pas humbjes qė pėsuan nė fushėn e tyre nė mars, tani do tė vijnė mė tė mobilizuar nė Tiranė dhe shumė herė mė tė kujdesshėm. Nuk besoj se do vijnė pėr tė bėrė kėtu atė “skuadrėn e madhe”, natyrisht, nisur nga pozitat qė kemi ne dhe ata nė grupin kualifikues. Unė mendoj se, me pak fat dhe pėrkushtim, ne mund ta fitojmė atė ndeshje. I kemi tė gjitha shanset. Sigurisht, duhet tė qėndrojmė me kėmbė nė tokė. Jam i bindur se mund tė arrijmė njė rezultat pozitiv, i cili do tė na krijonte njė pozicion shumė komod dhe, pse jo, edhe njė kualifikim tė mundshėm.
Megjithatė, fakt ėshtė se edhe ne kemi disa mungesa tė rėndėsishme…
Po, sigurisht qė mungesa e Canės dhe Lilės janė pėr t’u marrė parasysh, por unė gjykoj se njė ndeshje nuk fitohet nga njė apo dy lojtarė, por nga gjithė grupi sė bashku. Sakaq, jam i bindur se De Biazi e ka menduar dhe do tė gjejė zgjedhjen mė tė mirė pėr t’i zėvendėsuar kėta lojtarė.
Meqė jemi te De Biazi, njė vlerėsim pėr punėn e tij…
Trajneri Xhani De Biazi po bėn njė punė shumė tė mirė. Ai ka meritėn e padiskutueshme, sepse ka sjellė nė ekip lojtarė cilėsorė, tė cilėt kanė dhėnė qetėsi qė nė ndeshjet e tyre debutuese. Pastaj, duhet tė jemi koshientė se asnjėherė Kombėtarja nuk ka qenė kaq lart nė renditje dhe me shpresa reale pėr njė kualifikim. De Biazi ka meritė gjithashtu pėr guximin qė ka shfaqur nė rinovimin e skuadrės, nė ndėrthurjen e elementit tė ri me atė me eksperiencė.
Duhet tė rinovojė, sipas jush, pavarėsisht rezultateve qė mund tė marrim nė pesė ndeshjet e tjera kualifikuese?
Sipas meje po. Ai e ka fituar kontratėn e tij me ndėrtimin thuajse nga e para tė kėsaj skuadre, por natyrisht kjo pastaj mbetet edhe nė dėshirė tė federatės dhe vetė trajnerit.
Kthehemi sėrish te ndeshja me Norvegjinė. Nėse do ju kėrkoja njė parashikim, cili do tė ishte rezultati i Klodian Duros?
Duke marrė shkas edhe nga ndeshja e parė, ku fituan nė Oslo me golin e Salihit, mendoj se me qetėsi, si dhe me mbėshtetjen e tifozėve, ne do tė dimė tė marrim rezultatin tė aq shumėkėrkuar. Unė do tė jem nė stadium dhe sigurisht do tė thėrras “Forca Shqipėria!”. Mendoj se do fitojmė 2-0 me gola sėrish tė Salihit dhe Bogdanit. Nėse do tė ndodhė kėshtu, atėherė do jetė njė hap i madh dhe i sigurt drejt ėndrrės pėr nė Brazil, paēka se do kemi ende katėr ndeshje tė tjera dhe, mė pas, edhe “play off”, gjithnjė nėse zėmė vendin e dytė nė grup.
Dakord, por mė thoni pėrse nuk i kemi pasur mė pėrpara kėto rezultate sikundėr tani? Ēfarė ka munguar: lojtarėt, organizimi, trajneri…?
Jo, nuk jam dakord me ju. Kemi pasur gjithnjė rezultate tė mirė qė ngjallnin shpresė pėr kualifikim, sikundėr jemi edhe tani. Por mė mirė them unė le tė qėndrojmė me kėmbė nė tokė dhe tė mos bėhemi euforikė mė shumė nga ē’duhet. Unė them se kėtė herė ėshtė rasti mė i mirė pėr tė kaluar ngėrēin kuqezi, atė tė bėrjes sė hapit tė madh. Kemi qenė disa herė nė gjendje qė ta fitonim ndeshjen mė tė rėndėsishme tė sezonit dhe nė mjaft raste kemi dėshtuar, ose kemi qenė tė pafat.
A thua se ka qenė vetėm ēėshtje fati?
Jo, totalisht. E thashė qė janė bėrė edhe gabime, por uroj qė tė gjitha kėto tė shuhen me kėtė pėrballje. Dihet se, qė tė kesh fatin me vete, duhet qė edhe tė kesh njė ekip tė mirė, pasi ne si ballkanas nė ndeshje tė tilla, tė rėndėsishme, na rrėmben entuziazmi mė shumė nga ēfarė duhet.
Sakaq, jeni lojtari i dytė me mė shumė ndeshje me ekipin kombėtar, 78 njė mė pak se Altin Lala. Ndėrkohė, para takimit me Norvegjinė federata ka organizuar njė ceremoni lamtumire pėr Lalėn dhe Skelėn, si ėshtė e mundur qė nuk jeni edhe ju?
Po tė ishte pėr mua do tė preferoja mė mirė qė tė isha nė fushėn e lojės dhe tė jepja kontributin tim pėr fitoren ndaj Norvegjisė. Besomėni nuk do ju zhgėnjeja, paēka se tani e kam lėnė futbollin prej disa javėsh. Gjithsesi, t’ju them tė drejtėn, ceremonitė nuk para mė pėlqejnė shumė. Megjithatė, pėr faktin qė nuk jam sė bashku me dy shokėt dhe ish-kolegėt e mi, do tė ishte mė mirė qė tė pyesni federatėn pėr kėtė gjė. Unė di qė pėr ceremoninė e Lalės dhe Skelės kanė vendosur anėtarėt e Komitetit Ekzekutiv… ata duhet tė pyesni.
Dakord, por ju do kishit dashur tė ishit pjesė e kėsaj ceremonie?
Nuk mė takon mua tė bėj kėtė vlerėsim. Unė besoj se e i kam dhėnė shumė fanellės sė Kombėtares, ashtu sikundėr e kanė bėrė edhe Lala e Skela. Sipas meje, qė tė dy kėta janė absolutisht shembuj pėr t’u ndjekur nga brezat e ardhshėm.
E megjithatė thatė qė do tė jeni nė stadium apo jo?
Absolutisht po, dhe me shpirt e zemėr do tė jem me lojtarėt e Kombėtares nė fushė, duke shpresuar nė njė fitore.
Shumė ish-lojtarė tė njohur tė Kombėtares kanė zgjedhur tė vazhdojnė karrierėn e trajnerit ose tė menaxherit apo drejtorit teknik. Po Klodian Duro si e shikon tė ardhmen e tij tė afėrt?
Jam larguar nga futbolli i fushės, por do mbetem gjithsesi edhe unė pjesė e futbollit. Kam marrė licencėn “UEFA A” tė trajnerit. Besoj se kam njė pėrvojė tė mirė nė futbollin profesionist, si nė Shqipėri, por dhe nė vendet e tjera ku kam luajtur, pėrfshirė Turqinė, Gjermaninė, Austrinė dhe Qipron. Kam luajtur kundėr disa prej ekipeve mė tė mira nė Europė, pėrfshirė Bajernin e Mynihut, Borusian e Dortmundit, Manēester Sitit, Fenerbahēes, Rapidit tė Vjenės etj. Mendoj se me kėtė eksperiencė mund t’i jap ende shumė futbollit shqiptar.
LEONARD KARAJ / LEONIDHA MUSAJ

Te lidhura me artikullin:

Geri
Admin

Shteti : Ne zemer te forumit
Postime : 7161
Kyējet nė forum : 14457
Regjistruar mė : 16/08/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi