» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

15 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 15 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


NIKAJ – MERTURI NE MBROJTJE TE TERESISE TOKESORE GJATE VITEVE 1915-1918

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

NIKAJ – MERTURI NE MBROJTJE TE TERESISE TOKESORE GJATE VITEVE 1915-1918

Mesazh nga Dode Progni prej Wed 13 Mar 2013, 12:32

Nga Dode Progni

Lufta e Pare Boterore e gjeti Shqiperine me sovranitet te kufizuar dhe me teresi tokesore te pergjysmuar.Konferenca e ambasadoreve e fuqive te medha,Londer,1913,njohu pavaresine e Shqiperise,por tokat shqiptare i kishte perdorur si plaēke tregu,si monedhe kembimi,per te kenaqur lakmite e monarkive shoviniste ballkanike e per te ruajtur ekuilibrin midis fuqive te medha. Ne krye te shtetit shqiptar ishte vene nje komision nderkombetar i kontrollit dhe nje princ i huaj.1) Gjate kesaj lufte,Shqiperia,jo vetem do te kthehej ne nje shesh luftimesh midis paleve nderluftuese,po do te gjendej perseri ne shtegun e synimeve grabiteqare te monarkive shoviniste ballkanike qe synonin ricopetimin e tokave te saj.
Nenshkrimi i Traktatit te fshehte te Londres,26 prill 1915,me planet per copetimin e Shqiperise,u hapi rruge synimeve te vjetra serbo-malazeze per aneksimin e tokave shqiptare. Mali i Zi,i cili siē shprehej publiēisti dhe atdhetari Nikolle Ivanaj “me te vertete kje kurdohere i zi edhe per Shqipni”2)shpejtoi te pushtonte Shqiperine e veriut,perfshire Shkodren,”endrren e shenjte te gjithe jetes se tij”,siē thoshte Krajl Nikolla.3) Per realizimin e ketij plani,me 8 qershor 1915,dy kolona trupash malazeze kaluan kufirin shqiptar,njera nga ana e Plaves dhe tjetra nga ana e Gjakoves. Kjo e fundit e komanduar nga gjenerali Veshoviē,sulmoi Malesine e Gjakoves nga ana e Ēeremit,qafa e Morines,qafa e Stoberdes dhe qafa e Prushit. Malesoret qiten kushtrimin,rroken armet dhe u hodhen ne lufte me forcat armike ne Ponashec,Vrelle te Mulliqit,qafe Morine,Spik,Zherke,Shumice-Ahmataj dhe Okol te Gashit,ku per tre dite me rralle zhvilluan luftime mjaft te ashpera. Ne Gash armiku perdori te gjitha llojet e armeve,duke perfshire dhe artilerine,por la shume ushtare te vrare e te plagosur.
Per te sulmuar Nikaj – Merturin e me pas Dukagjinin,forcat ushtarake malazeze vendosen komanden tek Ura e Re (Bujan) prej ku do te sulmonin qafen e Kolēit e Nikaj – Merturin.4)
Ashtu si Gashi,Krasniqja e Bytyēi, edhe Nikaj – Merturi,Shala e mbar Dukagjini do te ngriheshin i madh e i vogel ne lufte kunder agresoreve,te cilet me forcen e armeve kerkonin nenshtrimin e krahines,grabitjen e bagetive,te pasurise,hapjen me pune te detyruar te rruges per kalimin e forcave te armatosura dhe mjeteve luftarake te tyre. Si gjithmone,Nikaj – Merturi e Shala do te beheshin nje me shkembinjte e tokes se tyre per t’i ruajtur ata dhe lirine e fituar me shume gjak e sakrifica.
Qysh ne Korrik 1915,malesoret trima te Shales te udhehequr nga Mehmet Shpendi,Marash Delia,Ēun Nika etj. asgjesuan te gjitha postat armike.Vetem me 7 korrik mbeten te vrare mbi 100 malazeze.5) Ne qytezen antike te Dakajt luftetaret shaljane rrethuan e zun rober 1500-2000 vojnike te Malit te Zi. “Kalaja e Dakajve e Bregu i Lumit – thote studiusi Pal Dukagjini, -u dhane malazezeve mesimin qe meritonin.Njemije e peseqind ushtare me gjenerale e oficere u zune rob si mizat ne qumesht. Kaluan nen arme te kryqezuem posi delet nen shtrunge. Per burrat e Shales,te lindur ushtar dhe te pamesuem te ēojne duart kur ne to te ken arme,ishte ma e rand koria,se deka;per Cernogoras fitimi a dorezimi ishin baras,kur te pshtohej jeta”6)
Ne ato dite vere te vitit 1915,nikaj-merturesit i bene malet te ushtojne nga thirrja e kushtrimit dhe krismat e armeve. Me pak arme,po me shume guxim e trimeri,ata u ngriten i madh e i vogel kunder pushtueseve malazeze. Ne krye te luftetareve malesore u vune komandante te sprovuar ne betejat per lirine e pavaresine e Shqiperise,si: Gjelosh Rama,Prele Tuli,Tunxh Miftari,Mark Sadiku,Shytan Brahimi,Mark Alia,Sadri Trimi,Dede Trimi,Ali Haka,Syle Avdia,Zenel Selimi,Balec Gjoni,Kukel Ndou,Nik Musa,Zhuje Avdyli etj.7) Luftimet e para u zhvilluan tek kisha e Curraj te Eperm,ku u asgjesuan nje kompani armike.Vargjet e kenges popullore,kronike besnike e atyre viteve,kan transmetuar deri ne ditet e sotme emra udheheqesish,vendet e luftimeve dhe heroiken e ketyre betejave,ku midis tjerash thuhet: “...Po kush hini n’kishe i pari?/Syle Avdia e Mark Hasani./Balec Gjoni u hallakati,/Bini burr,e u ect ikballi!”8) Vargjet e kenges popullore na sjellin dhe mesazhin e rrepte dhe te prere qe populli i percolli Malit te Zi,ku thuhet: “Syle Avdia ndez kamishin./Kam nji fjale me Veshoviēin./Kam katundin te merziēem./Per dy fjale pushken ta nisi./T’vras asqerin t’nxa zabitin./...” 9)
Fitorja ne Curraj te Eperm i dha zemer mbare Nikaj-Merturit qe me trimat e tij te ardhur nga te gjitha fshatrat sulmuan qafen e Kolēit,ku ishin perqendruar forca te shumta te ushtrise malazeze. Deshmi e ketyre luftimeve jane kujtimet e bashkekohesve dhe vargjet e kenges: “Po kush duel n’qafe i pari?/Gjelosh Rama komandari./ ...Gjelosh Rama u ēue n’kamb./Ja u qet bumet n’istikam./D’vete per shokt’ a jan t’ane?/Nande plagos me plage te rand./ ...Ali Haka po pisket./Bini djelm,bani gajret!/M’ka met rrethi m’nji paqete./K’ti majorit po i bie vete./ ...”10)
Luftimet e qafes se Kolēit ishin nga me te ashperat.Malsoret,per here te pare perdoren nje mitraloz,te cilin P.Bernardin Llupi – famulltar i Palēit ia kish dhene trimit Prele Tuli qe beri kerdine mbi malazeze. Forcat e Nikaj-Merturit arriten te zbrapsin ushtrine malazeze,e cila ne panik mori rrugen e Geghysenit per t’u bashkua me komanden e tyre tek Ura e Re. Ato u ndoqen kemba kembes nga luftetaret e Nikaj-Merturit,Geghysenit,Grise,Bujanit e gjithe Malesise,derisa i shkulen edhe nga Ura e Re dhe tere Malesia e Gjakoves,duke u shkaktuar mbi 350 te vrare e te plagosur.11) Ne keto fushe-beteja,midis shume malesoreve,dhan jeten duke luftuar heroikisht edhe trimat e Nikaj-Merturit: Sadri Trimi-i pari i djelmnise se Nikaj-Merturit nga Shengjergji,Nik Delia nga Salca,Ali Haka e Sejdi Miftari nga Gjonpepajt,Gec Prendi nga Curraj Poshtem,Zhuj Avdyli nga Lekbibaj,Kamer Prela nga Peraj etj.12) Heroiken e ketyre luftimeve e percjellin mjaft mire vargjet e kenges popullore,ku midis te tjerash thuhet: “Dirgjen shkinat gur mbas guri./Mitroloz po qet Merturi./Po bajn shkinat hajmedet./Qysh na qiten fare krejt...13) Ndersa trimereshes nga Geghyseni qe luftoi perkrah burrave te keti fshati,populli i kendoi: “...Luft’po ban prej majes thepit./Cuce Avdylja e Geghysenit./ ...Pa u shemb maja e Kores./S’ja lshojme vendin Cernagores. “14)
Nenvizojme faktin se,ne luftimet e vitit 1915 kunder forcave malazeze,krahas malesoreve te Shales dhe te Nikaj-Merturit,u shquan si organizatore e luftetare me arme ne dore famulltaret:m P.Leonard Shajakaj dhe P.Bernardin Llupi.15) Ky fakt,i lene ne harrese te qellimshme nga historiografia komuniste per rreth 50 vjet eshte perjetesue ne kengen e popullit: “...Ē’ka ki than ai Krajl Nikolla./N’Curraj t’Eper nuk mun dola./N’Curraj t’Eper s’muj me hi./E ki’n pas ka’i drague per shpi./E ki’n pas nji Frat Zotni./...M’a ka hjek zhgunin e zi./M’i ka vesh petkat malci./Merr manxerre merr allti./Treqind djelm’et m’u ka pri./Qafen e Kolēit e ka msy...” 16)
Ne korrik 1915,malesoret kishin fituar nje beteje te rendesishme,por lufta me malazezet ende s’kishte mbaruar. Pa u ftohur gryka e pushkeve dhe pa mbire asnje fije bari mbi varret e malazezeve te vrare ne korrik,forcat malazeze rigrupohen,marrin perforcime dhe rikthehen ne Malesi,ne gusht 1915. Kete here me nje force ushtarake prej 12 batalionesh,te komanduar nga nje tjeter shovinist i terbuar,Sava Strazeviq,i njohur ne Kosove e Malesi per krime te shemtuara me nofken “Sav batarja”17) Edhe pse i madh ne numer dhe armatime,armiku perseri u ndesh ne rezistencen e forte te malesoreve kudo qe kaloi,nga qafa e Morines deri ne thellesi te Nikaj-Merturit. Veēanarisht luftime te ashpera u zhvilluan ne qafen e Morines,Geghysen dhe qafe te Kolēit. Por,te gjendur perball nje force teper te madhe ushtarake,malesoret u detyruan te terhiqen ne male prej nga sulmonin here pas here.
Forcat malazeze ushtruan dhune dhe terror kudo qe shkelen neper fshatera kunder popullsise se paarmatosur.Ata dogjen e poqen ēfare gjenin perpara,perfshi bageti dhe te mbjella.Vrane,torturuan gra,femije,pleq e plaka. Ne Margegaj pushkatuan 8 burra,ne Geghysen moren ne nje ceremoni varrimi 16 burra dhe i pushkatuan tek Shkalla e Grise. Keta burra as perpara vdekjes nuk u ligeshtuan. Kur oficeri hakmarres kish pyetur perpara pushkatimit,”kush m’i vrau vojniket nje muaj me pare?”,ata njezeri ishin pergjigjur: “Vojniket i ka vra kush ka pas pushke”. 18) Me ato pak arme qe kishin dhe ne nje varferi te tejskajshme,malesoret e Nikaj-Merturit dhe mbare Malesia e Gjakoves,nuk ua ndau pushken malazezeve deri ne fillim te vitit 1916,kur te ndjekur dhe nga forcat austro-hungareze,serbo-malazezet debohen nga Malesia. “”Bini djelm,he ju rrit’ikballi! Shqipnin’ton’kurr se gzon krajli.”,ishte kushtrimi dhe betimi i malesoreve ne lufterat e shumta kunder serbo-malazezeve per mbrojtjen e teresise tokesore.
Betejat e vitit 1915 kunder malazezeve ngriten lart moralin e Malesise dhe te Kosoves. Ato u dhan nje mesimin e mire gospodareve e vojnikeve serbo-malazeze,po dhe fuqive te medha Evropiane qe kishin vendosur copetimin e Shqiperise,se,Gashi,Krasniqja,Bytyēi,Nikaj-Merturi,Shala,Shoshi e mbare Dukagjini,nuk do te lejonin kurre vendosjen e kufirit shqiptaro-serb ne lumin Drin. Brigjet e Drilonit ilir do te ishin perjetesisht toke shqiptare.

*
* *
Ne ndjekje te ushtrise serbo-malazeze hyn ne Shqiperi,ne janar 1916,ushtrite austro – hungareze,te cilat shume shpejt vendosen nen kontrollin e tyre teritoret e gjithe Shqiperise se veriut dhe te mesme,deri ne grykederdhjen e Vjoses,Berat e Pogradec – ne jug. Pergjithesisht populli shqiptar mbajti qendrim prites dhe nuk u konfrontua me keto forca.
Ushtrite austro – hungareze u mirepriten nga rrethet klerikale katolike te Shkodres dhe nga disa personalitete politike shqiptare,si: Ahmet Zogu,Bajram Curri,Luigj Gurakuqi,Aqif Pashe Elbasani etj. Shkaku kryesor i ketij qendrimi ishte fakti se Austro – Hungaria njihej si kundershatare e vendosur e Serbise,Malit te Zi dhe shteteve sllave ne pergjithesi,dhe se,ne Konferencen e Ambasadoreve te fuqive te medha,1913,ishte e vetmja qe mbrojti ēeshtjen shqiptare. Keto personalitete,si shume shqiptare,shpresonin se Austro – Hungaria do te ndihmonte per rimekembjen e shtetit te pavarur shqiptar ku te perfshihej dhe Kosova.19)
Nikaj – Merturi e pergjithesisht malesite e veriut nuk u perpoqen te pengojne kalimin e trupave austro-hungareze neper krahinat e tyre,gje qe s’kish ndodhur me asnje ushtri tjeter te huaj. Mendoj se ky qendrim nuk ishte pasoje e ndikimit te personaliteteve qe permendem me lart,per bindje apo mosbindje ndaj trupave austro-hungareze. Aq me pak mund te ishte pasoje e propogandes te ndonje gazete apo reviste,siē ishin “Posta e Shqypnis”,”Perparimi” e ndonje tjeter qe propogandonin mbeshtetje e bindje ndaj ketyre trupave.20) Nikaj – Merturesit e asj kohe qe jetonin mjaft te trazuar midis malesh,pothuaj ne kushtet e izolimit total,ku ishte teper e veshtire komunikimi me qytetin e Shkodres e shkonin atje vetem sa per te shitur ndonje bageti e per te blere ndonje oke miser apo kripe,nuk merakoseshin te din se ē’thone gazetat ne Shkoder. Por keta benin dallim,madje jo te vogel,midis ushtrise serbo-malazeze,te njohur shume mire per agresivitetin e vazhdueshem e synimet grabiteēare ndaj vendit tone,nga ato austro-hungareze qe per here te pare shkelnin ne token shqiptare. Aq me shume kur keta te fundit deklaroheshin haptaz se kishin ardhur si “miq” e “mbrojtes” te shqiptareve,dhe per te perzene armiqte e perbashket serbo-malazeze.21) Ne njefare mase njihej edhe fakti se Austro – Hungaria,ose siē quhej nga malesoret “Nemcja” kishte mbrojtur ēeshtjen e kufinjve etnike te Shqiperise. Kater famulltaret e kishave katolike te Nikaj – Merturit,po dhe Bajram Curri,Hasan Prishtina etj. kishin propoganduar prej kohesh qendrimin pro-shqiptar te Austro-Hungarise. Dihej gjithashtu se ushtria e tyre ishte e besimit katolik,siē ishte dhe popullsia e Nikaj - Merturit. Kisha katolike ne Shqiperi kishte lidhje te vjetra me kishen dhe Perandorine Apostolike te Austro-Hungareze.
Nga ana tjeter,malesoret nuk mund te mos dyshonin tek keto forca ushtarake,qe i perkisnin nje vendi te huaj,qe kishin ardhur pa ftuar ne vendin tone dhe kerkonin me ēdo kusht bindje te plote ndaj urdherave e rregullave te diktuara prej tyre. Ose shprehur me shqip...”Mikun e ke mik,po secili zot ne shtepine e vet”. Shkurt,situata ishte komplekse,jo e qarte,dhe ēdo gje do ta percaktonte e ardhmja.
Pa u ndalur ne ēeshtjet e medha ushtarake,politike e diplomatike te viteve 1916-1918,te cilat pa dyshim,ne nje menyre ose nje tjeter,reflektonin edhe ne zhvillimet ne Nikaj – Mertur,do te ndalemi ne disa ngjarje e zhvillime qe lidhen drejtperdrejt me kete krahine.
Forcat austro-hungareze e kishin ndare zonen e pushtuar ne 6 qarqe. Ne fundin e vitit 1916 ,Malesia e Gjaokoves ku bente pjese Nikaj – Merturi,u kalua nga qarku i Shkodres ne ate te Zhurit (zone minerare afer Prizrenit).22)
Ne vitin 1916,per here te pare ne Malesine e Gjakoves u ngrit administrata civile,nenprefektura e Malesise me qender ne Bujan,e ndare ne 4 krahina (njesi administrative) : Gash,Krasniqe,Bytyē e Nikaj – Mertur. Nenprefekt u emrua Hysni Curri,ndersa ne krye te krahinave u emruan nepunes civil vendas te quajtur “karahinar”.23) Ky zhvillim,i miratuar dhe i ndihmuar nga komanda ushtarake austro-hungareze perbente hapin e pare me rendesi historike ne aspektin e organizimit administrativ shteteror ne Malesine e Gjakoves dhe Nikaj – Mertur.
Me politiken arsimore e kulturore qe ndoqen forcat austro-hungareze,ndihmuan edhe per zhvillimin e arsimit shqip ne vendin tone. Ngriten Drejtorine e Pergjitheshme te Arsimit ne Shkoder dhe ndan zonen e pushtuar ne tre qarqe arsimore: Shkoder,Tirane,Berat.24) Kjo drejtori,ne fillim te vitit 1916,parashikoi hapjen e disa shkollave ne te tre qarqet. Midis tyre do te ishin shkollat ne Gjonpepaj,Palē dhe Raje te Nikaj-Merturit. Detyren e mesuesve do ta kryenin famulltaret e kishave perkatese,te cilet kishin shprehur deshiren te angazhoheshin per hapjen e shkollave dhe zhvillimin nga tre ore mesimi ne dite.25)
Me kerkesen e popullit arsimdashes te Gjonpepajt e Perajt,si dhe te famulltarit patriot P.Nikolle Kolaj,qarku i Zhurit miratoi hapjen e shkolles se pare per Malesine e Gjakoves,ne fshatin Gjonpepaj. Keshtu,me 1 qershor 1916,u be e mundur hapaja e kesaj shkolle fillore,me mesues P.Nikolle Kolaj,me rreth 25 nxenes te ardhur nga fshatrat: Gjonpepaj,Peraj,Lekbibaj dhe Curraj te Poshtem. Mesimet filluan ne qelen e kishes se Nikajt. Nje vit me vone,me kontributin e fshatrave u ndertua godina e re e shkolles.26)
Pavaresisht se mesimet e para u zhvilluan ne qelen e kishes dhe mesues ishte nje prift katolik,karakteri laik i kesaj shkolle nuk vihet aspak ne dyshim. Ne te mesohej shkrim,kendim,aritmetike dhe gjimnastike.27) Laiciteti i kesaj shkolle del i qarte edhe nga nje dokument i komandes austro-hungareze te qarkut,ne Shkoder,viti 1817,ku thuhet: “Famulltaret e emruar me detyren e mesuesit duhet t’i nenshtrohen drejtorise se pergjitheshme te arsimit dhe te zbatohen te gjitha kerkesat e saj ne shkolle.”28) Eshte rasti te kujtojme se,drejtor i pergjithshem i arsimit ne ate kohe ishte “vigani liberator”,atdhetari dhe demokrati i shquar Luigj Gurakuqi,ish minister i arsimit ne qeverine e pare te Vlores,drejtor i pare i shkolles normale te Elbasanit,i cili zhvilloi nje veprimtari te dendur per zhvillimin e arsimit kombetar,per mbrojtjen e teresise tokesore dhe pavaresine e Shqiperise.
Perpjekjet per hapjen e shkollave ne Palē e Raje nuk u realizuan ne ate kohe,kryesisht per shkaqe ekonomike. Ne Raje,vetem dy jave perpara largimit te austro-hungarezeve,famulltari patriot e arsimdashes P.Pjeter Gjini arriti te grumbulloje rreth 13 nxenes ne mjediset e kishes se Rajes dhe me nje derrase te zeze e pak bango zhvilloi rreth 8 dite mesim. Edhe ketu mesimi u zhvillua ne baze te programeve te drejtorise arsimore,ne lendet: shkrim,kendim,aritmetike, dhe gjimnastike.29)
Shkolla e Gjonpepajt ishte rrezja e pare e arsimit dhe diturise ne gjuhen amtare qe ngrohi zemrat e malesoreve,duke mbetur,jo vetem nje ngjarje historike e shenuar, por dhe si frymezuese e popullit te kesaj krahine per zhvillimin e perparimin e arsimit e kultures shqipe ne periudhat e mevonshme.
Duke shfrytezuar hapesirat qe krijuan autoritete austro-hungareze,populli dhe patriotet arsimdashes shqiptar arriten qe gjate kesaj periudhe,relativisht te shkurter, (1916-1918),te hapin ne te gjithe vendin rreth 475 shkolla.30) Ky ishte nje hap mjaft i rendesishem ne zhvillimin e arsimit shqip.
Pa shikuar “kandarin” e interesave te paleve,shqiptaret, e bashke me ta edhe nikaj-merturesit ruajten respekt e mirenjohje per angazhimin e Austro-Hungarise ne mbrojtje te ēeshjes shqiptare,duke perfshire edhe ndihmesen e rendesishme per zhvillimin e arsimit shqip.
Nga ana tjeter,pa mohuar vlerat e ketyre zhvillimeve,duhet thene se,“koha e nemces”,siē e kan quajtur malesoret periudhen 1916-1918,njihet si njera nga periudhat me te veshtira te historise se Nikaj-Merturit.
Kur erdhen forcat ushtarake austro-hungareze dhe gjate qendrimit te tyre ne Shqiperi,gjendja ekonomike e Nikaj-Merturit dhe pergjithesisht e Malesise se Gjakoves ishte teper e rende. Varferia kishte arritur kulmin. Ajo ishte e dukshme ne ēdo familje malesore. Kishte mungese veshmbathje,ushqimi e mbi te gjitha mungonte buka. Zija e bukes arriti deri ne ate shkalle,sa njerezit per te mbijetuar qen te detyruar te bluajn boēa miseri per te ngrene.31) Nder keta njerez te uritur,semundjet,veēanerisht ato epidemike,shkaktonin vdekje masive. I vetmi burim jetese ishin gjeja e gjalle,por numri i bagetive zvogelohej ēdo dite nga therjet per te plotesuar mungesen e bukes dhe nga rekuizimi me force qe benin forcat ushtarake austro-hungareze,te cilat i binin kryq e terthor krahines,here ne kolona te medha kalimtare,here me ekspedita ndeshkuese kunder malesorve te pabindur qe dilnin kaēake neper male. Austro-hungarezet nuk ben asgje per permiresimin e gjendjes ekonomike,perkundrazi e bene me te rende ate.
Dihet se Nikaj - Merturi ishte nje nga krahinat e veteqeverisura prej qindra vitesh,sipas kanuneve te vendit. Prandaj,perpjekjet e austro-hungarezeve per te vendosur ne keto male regjimin centralizues qe kishin ne monarkine e tyre do te deshtonin. Mirpo,si duket,ata synonin te arrinin te pamunduren. Qarqet ushtarake austro-hungareze jepnin urdhera “per veprime energjike ne baze te ligjeve ushtarake”dhe per “ masa radikale” 32) deri ne likuidim fizik.
Vete perfaqesuesi i Ministrise se Jashme austro-hungareze prane komandes se korpusit te XIX,konsulli Kral,ne Shkoder,shprehej se “duhej te veprohej me nje rreptesi absolute pa bere shume formalitete”.33) Ky qendrim i ashper,po dhe kontradiktor i trupave austro-hungareze vinte duke e rritur zemrimin e malesoreve. Nga njera ane austro-hungarezet lejuan hapjen e shkolles shqipe dhe njefare veteqeverisje,nga ana tjeter,me dhune e terror kerkonin zbatimin e ēdo urdheri te tyre,pa respektuar asnje zakon apo tradite vendase,kur ato binin sadopak ne kundershtim me interesat e tyre. Kembengulen per dorzimin e armeve dhe rekrutimin me force ne ushtrine e tyre. Rrahen,torturuan,burgosen, vran,varen e internuan shume nikaj-mertures. Nga torturat e forcave austro-hungareze vdiqen: Pjeter Nura nga Shengjergji,Martin Syla nga Mulaj e Zog Sokoli nga Betosha. U arrestuan e me pas u pushkatuan Demush Balia,Ndue Deda dhe Lulash Beka nga Betosha.Varen ne litar Mehill Kolen nga salca. U internuan dhe vdiqen ne Austri Sadri Tahiri e Ndre Preka nga Salca,Hasan Delia nga Palēi,Pjeter Qerimi nga Brisa etj.34) Burgjet e improvizuara qene kthyer ne vende rrahje e torturash ēnjerezore. Te burgosurve u ndalonin duhanin,shpesh here dhe buken. Ne nje kenge popullore te asaj kohe thuhej: “...Krajli i nemces,krajl s’ish kan./S’po i le hapst’me pi duhan./Nuk po u ep as buke me ngran...”35) Dhjetra nikaj-mertures u derguan me force ne minjeren e Zhurit si te internuar ku benin pune te detyruar. Zef Gjeloshi nga Salca,Nik Hasa e Terak Kola nga Palēi vdiqen ne minjeren e Zhurit. Ndersa Mark Sadiku nga Salca arriti te kthehej vetem pas 3 vitesh qendrim neper burgjet e Austrise.36)
Keto masa drastike te ushtruara ndaj nje krahine relativisht te vogel,siē ishte Nikaj-Merturi i asaj kohe,me 12 fshatera,542 shtepi e rreth 3100 banor 37)
flasin per nje regjim dhune e terrori,i cili patjeter do te kundershtohej me force nga malesoret. Ne keto rrethana shume nikaj-mertures,perfshire edhe krere te fiseve si,Tunxh Miftari,Dode Prel Tuli etj.38) u bene kundershtare te austro-hungarezeve. As famulltaret nuk munden te vendosnin “paqen” midis trupave ushtarake austro-hungareze dhe malesoreve ,tashme te egersuar.
Nga kujtimet e nje oficeri austriak,ku pershkruehen ngjarjet e asaj kohe ne Nikaj-Mertur mesojme se, “Padre Nikolla”, kur po ndermjetesonte ne nje konflikt midis forcave austro-hungareze dhe nje grupi malesoresh qe mbronin kaēaket e ndodhur parane shtepise se tyre,i kish thene malesorit qe drjtoi armen kunder oficerit perandorak: “Jo,biri i Zotit. Miqte e tu nuk jane vetem keta koēake,por edhe keta ushtare te perandorise qe kan nje fe me ne. Ata do te nderonin shtepine tende. Paqe midis jush!”39) Nderkohe malesori i qe pergjigjur: “Hiqu me nje ane,padre,se nuk kemi pune me ty. Ushtaret e perandorise nuk kan pune ne malet tona. Keto male ne i mbrojme vete,siē i kemi mbrojtur gjithmone.”40)
Per te mos dorezuar armet dhe per t’u shpetuar raprezaljeve te ushtrise austro-hungareze shume malesore dolen kaēak neper male. Keta me goditje te befasishme,u bene tmerr per forcat austro-hungareze. “Perandoria –thote oficeri austro-hungarez, - ka derguar trupa te shumte ne keto ane (Nikaj-Mertur,D.P) per te ēarmatosur malesoret e per te vene rregull.Disa jan genjyar nga premtimet tona,por shumica nuk ka dorezuar armet. Une si toger i ri –shton ai – me nje patrulle te forte te perbere prej 40 vetesh te armatosur deri ne dhembe,po ndiqnim kaēaket me urdherin e prere per t’i zene gjalle e vdekur,me qe nderi i trupave tona ne keto maja malesh kishte rene shume poshte.”41) Pasi tregon per luftimete e njepasnjeshme,per trimerine e kaēakeve,per humbjet qe pesonte “patrulla” e tij qe “po rrallohej ne menyre katastrofike” nenvizon se “E para gje qe binte ne sy te kaēaket dhe te mbrojtesi i tyre ishte fytyra krenare dhe syte qe u leshonin shkendija. Kete gje e kiasha vene re pothuajse te te gjithe shqiptaret”42)
Si perfundim mund te thuhet se malesoret u armiqesuan me forcat ushtarake austro-hungareze. Kundershtia e hapur,perpjekjet e armatosura te malesoreve erdhen duke u rritur nga java ne jave e nga muaji ne muaj. Ndonse u zhvilluan mbi bazen e levizjes kaēake,ky kundershtim me arme u shkaktoi forcave austro-hungareze shume te vrare e te plagosur,si dhe deme materiale, nuk i la asnje dite te qete,derisa me 5 tetor 1918 forcat ushtarake austro-hungareze u larguan perfundimisht nga Malesia e Gjakoves.

Referenca bibliografike:
1.- Historia e Shqiperise,1973,Vell.II,Pj.4/2,fq.152-155,181-190
2.- AQSH RSH,F.44,D.23 Autobiografi e Nikolle Ivanajt,fq.34
3.- Histori e Shqiperise ,si me siper,fq.243
4.- Matoshi,Selim,Malesia e Gjakoves ne lufte kunder serbo-malazezeve ne vitin
1915,AMH Tropoje,Referate e kumtesa,Lidhja 3,Dodja 4.
5.- Historia e Shqiperise ,si me siper,fq.243-244
6.- Dukagjini,Pal,”Mehmet Shpendi e Mark Sadiku i Shales”,Rome
7.- Muzeu Historik Tropoje,Historike fshaterash,L.5,D.3,1996,fq.31; - Palaj,
Bernardin & Gurashi,rrok,Hylli i Drites,1941,fq.252
8.- Doda ,Zef,Kenge historike nga Nikaj Merturi,(doreshkrim)
9.- Hylli i Drites,Nr.9-10,1941,fq.242-243
10.-Matoshi,Selim, Veper e cituar.
11.- “ “ “ “; Kujtime te veteraneve,AMHT,L.1,D.5
12.- AMHT,Lista emerore e deshmoreve dhe dekorimeve,L.1.D.1
13.- Matoshi,Selim,Veper e cituar.
14.- “ “ “ “
15.- Palaj,Bernardin & Gurashi Rrok,Hylli i Drites,1942,fq.252 ;Hylli i Drites,
1941,fq.432-433
16.- Palaj,B. & Gurashi,Rr.Si me siper
17.- HMHT,Referate e kumtesa,Nr.7,L.3,D.4
18.- “ “ “ “ “
19.- Historia e Shqiperise ,Si me siper,fq.243,256; Repishti Xhevat,Studime
Historike,Nr.1, 1973,fq.73-75
20.- Repishti Xh. Veper e cituar 21.- Histori e Shqiperise,Si me siper ,fq.255
22.-Arkivi Institutit Historise,F.Arkivit Viene,D.115/4,1010,Shkoder,16 tetor
1916,& D.114/4 mikrofilem Nr.160.
23.- Matoshi, S. Revista Pedagogjike,Nr.2,1973,fq.160,(Sipas Ark.te Vienes)
24.- Shapllo,Siri,Arsimi Popullor,Korrik-gusht,1963,Nr.4
25.- Matoshi,S. Revista pedagogjike,1973,fq.161
26.- AMHT,Historiku i shkolles Gjonpepaj,L.6.D.1
27.- “ “ “ “ “
28.-A IH,dok.te arkivit Vines,Komanda N&R,te 19 TU,EVR,NR.1849
29.-A IH,Dok.1900,dt.30.11.1922 (cit. i S.Matoshit ne Revista Pedagogjike,1973)
30.-Shapllo,Siri,Veper e cituar
31.- A MHT,Kujtime te veteraneve,1912-1939,L.4,D.5
32.-A IH,Hans-Hof und Staats Archiv-Politischen Archiv Albanien (HHSA-PA-
A),Dok.Nr.804/rez. Shkoder,dt.2.8.1916 (perkthimi shqip)
33.- A IH,Si me siper
34.-A MHT,Lista emerore e deshmoreve dhe dekorimeve,L.2,D.1
35.- A MHT,Kujtime te veteraneve,192-1939,L.4,D.5
36.- A MHT,Lista emerore e deshmoreve dhe dekorimeve,L.2,D.1
37.- Nopēe,Franc,Fiset e Malesise.....fq.220,232 (Statistike popullsie,1817)
38.-A MHT,Kujtime te veteraneve,1912-1939,L.4.D.5
39.-Revista “10 Korriku”,Nr.4,1986,”Nderi i Armeve”,Perkth. A.Grabocka
40.- “ “ “ “ “ “ “
41.- “ “ “ “ “ “ “
42.- “ “ “ “ “ “ “
avatar
Dode Progni
VIP

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 8653
Regjistruar mė : 09/04/2010
Profesioni : Historian-Pension

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi