» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Tė varur ndaj “Facebook” apo thjesht njė rastėsi?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tė varur ndaj “Facebook” apo thjesht njė rastėsi?

Mesazh nga Majlinda prej Mon 11 Feb 2013, 18:54

Njė listė me pyetje tė thjeshta mund t’ju ndihmojė tė zbuloni nėse prania juaj nė rrjetet shoqėrore ėshtė thjesht njė pasion i kėndshėm apo ka filluar tė kthehet nė njė sėmundje, njė fiksim qė ju bėn dėm.
Njė 24-vjeēare iu drejtua njė klinike psikiatrie nė Greqi, duke shprehur shqetėsimin mė tė madh tė jetės se saj: “Varėsinė ndaj ‘Facebook’”, shkruan Shqip.
Ajo kishte nisur frekuentimin e rrjetit social 8 muaj mė parė dhe qė atėherė jeta e saj kishte ndryshuar pėr keq. Vajza shprehej pėr mjekėt se kishte nė profilin e saj 400 miq virtualė dhe se shpenzonte rreth pesė orė ēdo ditė pėr administrimin e faqes kulturore tė krijuar prej saj. Sė fundmi kishte humbur dhe punėn si kameriere, sepse shkonte vazhdimisht gjatė orarit tė punės nė njė internet aty pranė pėr tė kontrolluar “Facebook”-un. Kishte probleme me gjumin dhe ndjenja tė shpeshta ankthi. Gjatė vizitės sė 24-vjeēares nė klinikė, u vu re nga mjekėt se ajo e kontrolloi profilin e saj edhe aty.
Duket se ne jetojmė nė epokėn e paranojės pėr tė zbuluar, se ēfarė po u shkakton interneti mendjeve tona. Duke u frymėzuar nga raste tė shumta ērregullimesh mendore, qė u drejtoheshin klinikave psikologjike, psikologėt vendosėn tė krijojnė njė matės pėr tė zbuluar se kur mania pėr rrjetet sociale, po del jashtė kontrollit.
Nė studim bėhen pyetje tė cilave duhet t’u pėrgjigjesh me shprehjet: “shumė rrallė, rrallė, ndonjėherė, shpesh, shumė shpesh”.
• Kaloni shumė kohė duke menduar rreth “Facebook” apo duke planifikuar pėrdorimin e tij?
• E pėrdorni “Facebook” si mjet pėr tė harruar problemet vetjake?
• Ndieni njė nxitje pėr ta pėrdorur “Facebook” gjithnjė e mė shumė?
• Ndiheni tė shqetėsuar nėse ju ėshtė ndaluar pėrdorimi i “Facebook”?
• Keni kaluar aq shumė kohė nė “Facebook”, sa kjo ju ka dėmtuar jetėn profesionale apo studentore?
• Keni dėshtuar nė provat pėr tė ndėrprerė “Facebook”?
Sipas autorėve, nėse pėrgjigjet janė mė tepėr “shpesh” ose “shumė shpesh”, pėr tė paktėn katėr nga gjashtė pyetjet e bėra, zakoni i “Facebook” mund tė jetė duke ju dalė nga kontrolli. Kjo pėrshkruhet si njė shkallė e lartė varėsie, por a jeni ju vėrtet tė varur nga rrjeti social mė i pėrdorur?
Orėt e gjata tė shpenzuara nė Facebook, nuk vijnė vetėm si pasojė e grupit tė madh tė njerėzve me tė cilėt mund tė komunikosh, por edhe prej larmisė sė veprimtarive si pėr shembull lojėra, lajme rreth personave tė famshėm, reklamim i biznesit, tė cilat mund tė pėrzgjidhen sipas shijes sė secilit.
Thėnė ndryshe, “Facebook” ka zbuluar shumė mėnyra sesi ta rrėmbejė vėmendjen tonė dhe tė na sundojė jetėn e pėrditshme.
Ves apo varėsi?
Edhe pse rezultatet e testit janė tė ndryshme te secili prej nesh, ėshtė e qartė se rrjetet sociale dhe interneti nė pėrgjithėsi po del nga kontrolli.
Provoni ta zėvendėsoni fjalėn “Facebook” me njė veprim tjetėr rutinė tė jetės suaj. Ėshtė njė mėnyrė e mirė pėr tė kuptuar se kur njė veprim i caktuar po del jashtė kontrollit dhe po futet nė zonėn e rrezikut.
Ka shumė mėnyra pėr tė zbuluar nėse diēka po kthehet nė varėsi. Ja disa mendime tė zakonshme qė kemi mbi to:
• Ato (varėsitė) na mbizotėrojnė mendimet dhe sjelljen.
• Na kanė ndryshuar mėnyrėn si i ndiejmė gjėrat.
• Tė duhet gjithnjė e mė shumė pėr tė arritur efektin e duhur.
• E vuan mungesėn e tyre nėse heq dorė ose i pakėson.
• Janė nė kundėrshtim me pėrgjegjėsitė tona tė pėrditshme si puna apo shoqėria.
• Pas mospėrdorimit, sjellja e pohon vetė domosdoshmėrinė e tyre.
Kur shikon kėtė listė tė lind pyetja nėse disa nga sjelljet dhe veset tona janė tė lindura apo tė fituara. Papritur fillojmė tė mendojmė se ndoshta edhe sjellje tė zakonshme si tė lexuarit, tė parit televizor apo edhe pėrdorimi i “Facebook”, mund tė na jenė kthyer nė vese.
Rėndėsi ka tė mbahet parasysh se ēdo veprim qė ne kryejmė, ka rrezik tė kthehet nė varėsi, ndryshimi i vetėm ėshtė nė shkallėn dhe kohėn qė ne i kushtojmė secilit. Mjekėt dhe psikologėt kėshillojnė se ēdo gjėje qė ėshtė pjesė e jetės sonė duhet t’i kushtojmė njė kohė tė kufizuar, sepse vetėm kėshtu do tė mund t’i kryejmė tė gjitha detyrat dhe pėrgjegjėsitė qė kemi. /zeri.info/

Majlinda

Postime : 323
Kyējet nė forum : 10590
Regjistruar mė : 12/10/2007
Profesioni : oficere

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tė varur ndaj “Facebook” apo thjesht njė rastėsi?

Mesazh nga Lori prej Tue 12 Feb 2013, 22:38

Tė fshehtat e Facebookut
Padyshim qė ekziston ‘kutia postare’ pėr mesazhe tė cilėn partneri juaj nuk mund ta shohė. Facebooku i ri mundėson qė kutia tė ruajė edhe bisedat. Gjė qė mund tė jetė njė problem i madh nėse bisedat tuaja gjenden nė skajet e flirtit, ndėrsa partneri juaj ua zbulon fjalėkalimin. Kuptohet, autorėt e kėtij libri nuk sugjerojnė se tė gjithė 800 milionė pėrdoruesit e Facebookut janė xhelozė patologjikė, mirėpo kėto janė rreziqe reale dhe situata reale nga tė cilat njerėzit duhet tė kenė kujdes.

Lori

Shteti : Every-where
Postime : 64
Kyējet nė forum : 10247
Regjistruar mė : 14/09/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tė varur ndaj “Facebook” apo thjesht njė rastėsi?

Mesazh nga Kotelja prej Wed 13 Feb 2013, 09:55

Shkrime vertete interesante nga Mjalinda dhe Lori. Do te ju rrefej qendrimin e njerit prej njerezve me me influence ne shtetin e Maqedonise, ku me ndodhi te jem pjese e ligjerates se tij. Tema ishte Social Media. Per Facebook ai thoshte se deri me tani eshte databaza me e pasur me te dhena per CIA. Ai shpjegonte menyren se si cdo klikim regjistrohej si nje hap i ndjekur ne kete rrjet social nga cdo perdorues i tij. Keto te dhena deponohen dhe cdo foto e fshire, cdo vizite e nje profili apo faqeje te caktuar figuron ne emer te perdoruesit te caktuar. Ne shohim vetem anen atraktive te ketyre rrjeteve sociale, por harrojme se deponojme te dhenat tona diku. Fakti qe Facebook lejon te kete perdorues edhe femijet (me te dhena falso) e ben kete faqe tejet te rrezikshme per shoqerine, per vete faktin se keta femije behen pjese e abuzimeve te ndryshme psiqike apo edhe nxiten per kryerjen e krimeve ne jeten reale. Sido qe te jete, mendoj se keto rrjete sociale duhet te sherbejne per sensibilizimin e mases per ngjarje te ndryshme, informimin e perdoruesve per ngjarjet e fundit ne bote, etj, por patjeter duhet te rritet kontrolli i prinderve ndaj femijeve te tyre. Privatesia nuk ekziston ne kete rrjet social. Facebook cdo dite e me shume po e pamundeson ruajtjen e privatesise, duke dhene mundesine te tregoni ku jeni, me ke jeni, cfare po beni. Ne kohen e fundit aplikoi edhe percjelljen e fotos ne menyre automatike me vendin nga ku e postoni ate. Dikur nuk figuronin komentet dhe pelqimet, tani ato figurojne detajisht ne anen e djathte te faqes. Mesazhet ruhen automatikisht. Fotoja e Timeline, qe identifikon profilin tend, eshte publike dhe nuk ka mundesi fshehjeje. Te gjitha keto jane bere ne emer te 'atraktivitetit', nderkaq krejt heshturazi vjedhin privatesine tuaj dhe japin nje pasqyre te asaj se cfare beni dhe si e menagjoni kohen ne Facebook. Fotot, komentet, videot, etj jane po ashtu nxitese per flirtim midis perdoruesve, duke bere qe shume lidhje dhe martesa te rrenohen per shkak te mashtrimeve. Dhe cmimi me i shtrenjte qe paguajme duke qene pjese e ketyre rrjeteve sociale eshte se ne harrojme te jemi sociale ne jeten e vertete, duke i kushtuar vemendjen dhe kohen me te madhe ketyre 'atraktiviteteve'. Sa miqesi te verteta lihen anash, dhe behen miqesi te reja te rreme? Sa momente te bukura te verteta i humbasim nga duart, duke u ndikuar nga mania e te perndjekurit te miqve tane ne Facebook? Nuk diskutohet informimi i mases per ceshtje, kauza e ngjarje te rendesishme dhe pozitive dhe nuk diskutohet shpejtesia me te cilen funksionon kjo vegel. E diskutueshme mbetet cilesia e "jetes" brenda ketij rrjeti.

firma.................................................................................................................................................................................
Mjauuu...!

Kotelja
Webmaster

Shteti : Nen rrenojat e dashurise!
Postime : 3135
Kyējet nė forum : 12155
Regjistruar mė : 04/06/2007
Profesioni : Viktoriane

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tė varur ndaj “Facebook” apo thjesht njė rastėsi?

Mesazh nga Naki prej Thu 14 Feb 2013, 13:48

Kotelja shkruajti: Per Facebook ai thoshte se deri me tani eshte databaza me e pasur me te dhena per CIA. Ai shpjegonte menyren se si cdo klikim regjistrohej si nje hap i ndjekur ne kete rrjet social nga cdo perdorues i tij. Keto te dhena deponohen dhe cdo foto e fshire, cdo vizite e nje profili apo faqeje te caktuar figuron ne emer te perdoruesit te caktuar. Ne shohim vetem anen atraktive te ketyre rrjeteve sociale, por harrojme se deponojme te dhenat tona diku.
Shume e vertete eshte kjo nuk do me shume koment.

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.

Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 17497
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tė varur ndaj “Facebook” apo thjesht njė rastėsi?

Mesazh nga Sponsored content Today at 09:40


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi