» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

12 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 12 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Pinoku dhe papagalli

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pinoku dhe papagalli

Mesazh nga Naki prej Tue 10 Jul 2012, 20:38

Njė ditė Pinoku e pa veten zot tė pesė monedhave ari. Nuk jua tregoi dot gėzimin e tij! “Me njė thesar tė tillė nė xhep, - mendonte, - mund tė kthehem te babai im i shtrenjtė Karlo dhe tė jetojmė tė dy si zotėrinj tė mėdhenj!”. Por i kishte bėrė hesapet pa dhelprėn dhe maēokun, dy kumbarėt qė hiqeshin si shokė tė tij, por qė nė tė vėrtetė donin vetėm t’i vidhnin thesarin.
Si pėr fillim, dhelpra dhe maēoku ia mbushėn mendjen tė shpenzonte njė monedhė ari nė bujtinėn “Karkaleci i kuq”, ku hėngrėn njė drekė sa plasėn. Pastaj, dhelpra e pyeti pinokun: - Po me monedhat e tjera, ē’ke ndėrmend tė bėsh? - Do t’i ruaj nė xhep, sigurisht, - iu pėrgjigj Pinoku.
- Pėrse nuk shkon t’i mbjellėsh nė Fushėn e Mrekullive? Mund tė bėhen mijėra. - Sa larg prej kėtej ėshtė Fusha e Mrekullive?
- Nuk ėshtė as dy kilometra! Do tė vish me ne? Pėr njė gjysmė ore je atje. Mbilli katėr monedhat dhe brenda pak minutash mbledh tė paktėn njė mijė!
Pinoku u lėkund pak, por pastaj meqenėse nuk gjykonte gjatė, i tha dhelprės dhe maēokut: - Shkojmė atėherė: do vij me ju! Dhe u nisėn. Pasi kishin ecur njė gjysmė dite mbėrritėn nė njė qytet qė kishte njė emėr tė bukur, Akiapacitruli.
E pėrshkuan gjithė qytetin, duke lėnė pas banesat dhe ja ku u gjendėn nė njė fushė tė veēuar, tė ngjashme me tė gjitha fushat nė botė. - Ja Fusha e Mrekullive, - i tha dhelpra Pinokut. - Tani gėrmo me duar njė gropė tė vogėl dhe futi brenda monedhat e arit. Pinoku bėri si i tha dhelpra. - Tani, - shtoi dhelpra, - shko deri te burimi, merr pak ujė dhe ujite vendin ku mbolle monedhat. Pinoku shkoi deri te burimi, mbushi njėrin nga kėpucėt me ujė dhe ujiti dheun qė e kishte mbuluar gropėn. Pastaj pyeti: - Ē’duhet tė bėj tjetėr?
- Asgjė, - iu pėrgjigj dhelpra. - Tani mund tė ikim. Ti mund tė kthehesh ndoshta pėrsėri kėtu pas njė ore dhe do tė gjesh pemėn qė ka mbirė nga toka me degėt e ngarkuara plot me monedha rrėzėlluese… Me tė thėnė kėtė, tė dy kumbarėt u pėrshėndetėn me Pinokun dhe ikėn pėr hesap tė tyre.
Pinoku u kthye nė qytet: kur iu duk se kishte kaluar njė orė, mori rrugėn qė tė ēonte te Fusha e Mrekullive. Ndėrsa ecte mendonte: “ Por sikur nė vend tė monedhave tė gjejė nė degėt e pemės… dy mijė? Po nėse nė vend tė dy mijėve tė gjej… pesė mijė? Po nėse nė vend tė pesė mijėve tė gjej… njėqind mijė?
Oh, ē’zotėri i madh do isha! Do ndėrtoja njė pallat me njėmijė lloj lodrash pėr t’u argėtuar, njė bodrum plot me pije dhe njė dhomė plot me torta, kekė e fruta tė sheqerosura…”. Dhe duke fantazuar kėshtu mbėrriti nė afėrsi tė fushės, ndaloi se mos dallonte ndonjė pemė me degė tė ngarkuara me monedha ari: por nuk ia zuri syri.
Bėri edhe njė qind hapa para por… asgjė. Hyri nė fushė, shkoi taman te vendi ku kishte hapur gropėn dhe kishte mbuluar monedhat e tij, por… asgjė! Atėherė ra nė mendime dhe kroi kokėn.
Pikėrisht nė atė ēast dėgjoi njė tė qeshur tė madhe. U kthye dhe mbi njė pemė vuri re njė papagall tė madh plak. - Pėrse qesh? - e pyeti Pinoku me zėrin e dikujt qė vlon pėrbrenda nga zemėrimi. - Qesh se u gudulisa nėn krahė. - Hėm! - ia bėri Pinoku.
Dhe pa shtuar asnjė fjalė shkoi drejt burimit, mbushi pėrsėri tė njėjtėn kėpucė dhe ujiti pėrsėri tokėn ku kishte mbuluar katėr monedhat e arit. Kur ja, pėrsėri njė e qeshur e madhe, edhe mė e paturp se e para, u dėgjua mes heshtjes qė mbulonte fushėn. - Tė lutem! - bėrtiti Pinoku. - Mund ta di pėrse qesh mor papagall i paedukatė, pėrse qesh? - Qesh me disa bufėr qė e lėnė veten tė mashtrohet nga ata qė janė mė dinakė se ata.
- Mos e ke fjalėn gjė pėr mua? - Po, pėr ty e kam, i shkreti Pinok, pėr ty qė je aq budalla sa besove se paratė mund tė mbillen e korren nėpėr fusha njėsoj si fasulet e kungujt.
Mbaje mend, se pėr tė mbledhur pak para mėnjanė nė mėnyrė tė ndershme duhet t’i fitosh me punėn e krahėve tė tu ose me menēurinė e kokės tėnde. - Ē’do tė thuash? Nuk po e kuptoj, - i tha Pinoku. - Durim! Po ta shpjegoj mė mirė! - i tha papagalli.
- Merre vesh pra, se ndėrkohė qė ti ishe nė qytet, dhelpra dhe maēoku u kthyen sėrish kėtu nė fushė, i morėn monedhat e arit dhe ikėn si era.
Pinoku mbeti me gojėhapur…dhe ne po e lėmė ashtu qė tė mund tė mendohet bashkė me ju mbi fjalėt e urta tė papagallit.

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18448
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pinoku dhe papagalli

Mesazh nga Katilja prej Mon 23 Sep 2013, 19:09

Nora dhe alfabeti


Tė gjithė kishin rėnė nė gjumė. Vetėm Nora ishte e zgjuar. Ishte
kėrrusur mbi fletoren e saj, tė cilėn e kishte vendosur mbi tavolinėn e
punės dhe mundohej tė shkruante sa mė bukur detyrėn e shtėpisė qė ia
kishte dhėnė mėsuesi.

Herė-herė grimconte me dhėmbė lapsin qė e mbante nė dorė. Assesi nuk i
vinin fjalėt qė ajo dėshironte. I ngatrroheshin shkronjat, fjalėt dhe
fjalitė. I dukej se alfabeti ynė ka shumė shkronja, tė cilat i vinte
vėshtirė t'i lidhte mes vete.
Tė ēuditshėm janė kėta gjuhėtarėt, mendoi ajo. Kanė futur gjithė
kėto shkronja nė alfabetin tonė. Po t'mė pyesnin mua nuk do tė fusja 36 shkronja nė alfabetin tonė. Mjaft do tė ishin 20 shkronja. Ato do t'i
mėsonim dhe do t'i mbanim mend mė lehtė.

Pastaj, pak u janė dukur shkronjat me nga njė tingull, por kanė futur
edhe shkronja me nga dy tinguj – pėrforcoi mendimin e saj. Dhe, pa
vonuar fare filloi ta bėjė reduktimin e alfabetit. Hoqi tė gjtha shkronjat e pėrbėra. Hoqi edhe shkronjat: p, b, n, tė cilat mendoi se
mund tė zėvendėsohen me shkronjat: q, d dhe m.

-Tani do ta kem mė lehtė, -shprehu gėzimin e saj dhe filloi tė
shkruajė. Qė nė fillim hasi nė pengesa qė assesi t'i tejkalojė. Fjala
peni i doli qeni, fjala mana, i doli nana, fjala dora i doli bora, fjala
dhija i doli dija, fjala llulla i doli lula, fjala xhami i doli xani,
fjala gjuri i doli guri e shumė fjalė tė tjera dolėn fare pa kuptim.
U mundua, u mundua, por mė kot, assesi ta shkruajė hartimin. E mbylli fletoren dhe ra nė gjumė.

firma.................................................................................................................................................................................
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme'' 
avatar
Katilja

Shteti : Burrel
Postime : 1210
Kyējet nė forum : 6460
Regjistruar mė : 17/02/2013
Profesioni : forumxhie

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi