» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Vdekja ėshtė njė pemė plot me kėngė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vdekja ėshtė njė pemė plot me kėngė

Mesazh nga Arjana prej Tue 05 Jun 2012, 17:32

Elsa Demo

Alda Merini ia kushtonte La carne degli angeli, kujtimit tė dom Maurizio Bidoglio-s, pėr vdekjen e tij tė pamerituar nė emėr tė fesė dhe poezisė. “Mishi i engjėjve” qė ka ardhur nė shqip bazuar nė botimin vitit 2003, ėshtė kre e fund tematizim i fesė por jo nė kuptimin fetar.

Engjėlli, qė ėshtė figura qendrore e kėtij libri, bart njė kuptim tė ndėrmjetėm midis fetarisė dhe jofetarisė.

Fetar e bėn besimi, pranimi qė kjo figurė ekziston, madje ekziston e fortė si njė obsesion. Jofetar e bėn njė identifikim si ky: “Engjėjt, ky libėr i naltėsimeve tė mbrendshme, kjo paqe e landės, ky kalim i Zotit sipėr nesh… ky gjumė i menēur dhe shumė aktiv, kjo dinamikė e brendshme, ky psaltir”. Engjėlli qė ekziston te njeriu nė formėn e njė libri, ėshtė pohim i Zotit brenda nesh. Kjo i bėn engjėjt e Merinit jo tė ajrit biblik, jo tė Lajmit tė Mirė pėr barrėn e shenjtė tė Marisė, por tė mishit njerėzor:

…asnjeni nuk e din se engjėlli

Ka tė njejten landė si na.

Por sapo ti ke dalė te ky pėrfundim, Merini nuk lė tė rrish nė vend. Ajo e krijon vazhdimėsinė e interpretimeve tė saj nėpėrmjet shkatėrrimit tė pėrfundimeve. Shkatėrrim tė thuash nuk ėshtė e saktė. Ėshtė kundėrvėnie e vazhdueshme qė provokojnė tė panjohurat ato qė arsyeja e shėndoshė i anatemon e iu dredhon:

Krijimi i Parajsės ishte pėrralla e njė dashnie tė panjohur, e cila nė njifarė pike zhburgoi krahėt nga korja e tokėsore, dhe kėshtu, tue u ftohė toka, u shfaqėn pėrtej besimeve biblike, fluturimet e para tė engjėjve.

E gjejmė me interes tė bėjmė njė parantezė kėtu, duke pėrdorur njė shėnim autobiografik tė Alda Merinit, pėr tė treguar se kundėrvėniet, paradokset pėr pėrvojat e panjohura e tė huaja pėr arsyen e shėndoshė, ajo i ngre nisur nga njė plan qė e njeh mirė, feja, apo pėrfytyrimi biblik i botės dhe njeriut, si njė vetėdije kolektive: “Shkoja nė orator, kam qenė vajzė pėr sė mbari unė. Jam shumė katolike, famullia ime nė Milano ishte Shėn Vinēensi nė Prato. Ndihem katolike dhe thellėsisht moraliste, nė kuptimin qė jam njė njeri serioz i rritur nga prindėr shumė seriozė, tė rėndė dhe pedantė kur ėshtė fjala pėr moral. Nuk di ta them nė besoj nė Zot, besoj nė diēka qė… besoj se mė ka krijuar njė Zot mizor, nuk tregon kjo qė je katolik? Pse, nuk ėshtė i tillė Zoti? Tė gjithė e kemi njė Zot, njė idhull, por atė Perėndinė e veēantė qė ka krijuar male, lumenj dhe pyje qė pėrfytyrohet i vetėm… me mjekėr, plak, i keq pak, njė Zot i pamėshirshėm qė ka krijuar njerėz tė shfytyruar e pa fat. Besoj mizorinė e Zotit. Nuk besoj qė tė jenė blasfemi kėto, kisha nuk mė ka mallkuar kurrė. Pėrkundrazi, “Magnificat”-i im ėshtė lėvduar, sepse kam prezantuar njė Madonė tė thjeshtė, sikurse ishte ajo vėrtet pėrballė mahnitjes prej Lajmėrimit, qė thellė nė vete nuk e pranon ngaqė ajo ka Shėn Jozefin.”

Jeta e Alda Merinit, nėna e katėr vajzave, e lidhur nė martesė me njė njeri qė ajo i thur himn nė vargjet e saj po edhe e pranon qė ishte burimi i depresioneve tė saj, kaloi njė periudhė tė gjatė hyrje-dalje nė psikiatrinė e Milanos. E qė nga trauma e parė ajo nuk do ta frekuentojė mė kishėn.

Pse duhej gjithė kjo parantezė pėr Engjėjt? Sepse vetėm njė sferė qė njihet mund tė kundėrshtohet, e prej kundėrvėnieve mund tė krijosh domethėnie tė fshehta. Edhe sepse struktura poetike nuk ėshtė njė kuti principesh tė artit tė tė shkruarit qė mund tė mbushet me figura letrare. Poezia ekziston, sė pari, te ēdo njeri si gjuhė e pashprehur, si njė libėr i lartėsive tė brendshme, siē thotė mė lart Alda Merini, qė e kanė tė gjithė me vete.

Rasti i Merinit, njohja e kėtij rasti, imponon jo njė vajtje-ardhje tė thjeshtė nga poezia te biografia, por nga forma e poetikės sė saj te akti i krijimit, si akt qė vjen prej vetes, prej arsyes po edhe ēmendurisė.

Pėrfytyrimi i njė Zoti kryelartė qė e ngre lart, e ndėshkon dhe e shfaros subjektin e tij, pėrfytyrim i pėrsėritur te “Mishi i engjėjve”, ėshtė mjaft kompleks. Komunikimi me kėtė figurė krenare autoritare kalon pėrmes demonit tė mėshirės:

Engjėlli qė bahet demon,

demoni qė bahet engjėll

e keqja e errtė,

frika e sė keqes

bahen ferri i gjallė i mendjes.



Nė kėtė gjendje, uni poetik beson se dėgjohet njė regėtimė hyjnore, njė rilindje e pamundur; nė kėtė gjendje lind njė gjuhė qė nuk e njeh asnjė e pėr tė cilėn nuk do tė flasė askush. As tė pėrulurit e tė heshturit qė “edhe tue vuejtė prapėseprapė nuk munden me vdekė”:

Po ēka asht vdekja

pėrveēse nji pemė e madhe plot me kangė?

Nė rrėnjėn e antonimive tė tilla qėndron jo vetėm gjendja njerėzore si njė e panjohur konstante, po edhe si njė pėrvojė e absurdit. Kjo skizmė e bėn njeriun endacak nė dy realitete, nė dy botė, nė dy mendje, endacak nė ndėrgjendje, as njerėzore as hyjnore: kjo ėshtė gjendja ku njeriu ndien afėr ferrin e tij, thotė Merini. Nė njė gjendje tė tillė subjekti nuk arrin tė identifikojė veten:

Fytyra jote asht nji fole ajri

pėrmes sė cilės unė gjej asgjanė time



Me njė mori vargjesh nė prozė qė kanė natyrėn e aforizmit (Asnji njeri, nėse nuk ka vuejtė shumė, s’mundet m’e shqiptue emnin e Zotit), nuk do tė thotė se familjarizohesh lehtė. Identifikimi i realiteteve te tekstet e Alda Merinit ėshtė njė mundim qė kėrkon kuptimin e shtegut tė vuajtjes sė saj, qė nuk do tė thotė aspak se vargu i saj ėshtė ēėshtje pėrjetimi e pėrvujtnisė po as edhe e dijes kulturore.

“Mishi i engjėjve” (Pika pa sipėrfaqe, Tiranė, 2012) ėshtė libri i parė i plotė qė vjen nė shqipe. Ka pasur ndonjėherė nga Merini pėrkthime nė periodikėt letrarė. Ky pėrkthim vjen nė gegėrisht nga Lisandri Kola. Nėse ėshtė pikėrisht gegėrishtja qė i duhet poezisė sė Merinit, duket njė zgjedhje qė nuk pėrligjet nė krejt vėllimin. Paēka se pėrkthyesi ka arsye tė jetė kryelartė duke i vėnė pėrbri ēdo teksti origjinalin italisht.





Nga “Mishi i engjėjve”

Do kisha dashtė qė ti tė ktheheshe mbrapsht, tė ktheheshe mbrapsht aty ku unė e ti kemi fillue me qeshė, me qeshė tė lumtun pėr dashninė tonė, pėr me vdekė mandej, pėr me vdekė nga braktisja e verbėt.

Pse burri i humb bebėzat e tij?

Pse burri i humb sytė e tij?

Pse nuk e sheh ma tė dashtunėn?

Pse nuk e ngjyros ma me ndjenjat e tij?

Shihem nė pasqyrė dhe dukem e fishkun dhe e mpime si nji bretkosė qė kuak kot nė nji baltinė tė pafund.

Mė ke sjellė rishtas nė jetė, mue qė fluturoja aq nalt pėr me i kėndue nji magnificat Marisė.





Ka thėnė

“Mė duan shumė, si tė gjithė… duhet bėrė tepėr kujdes qė fanatizmi tė mos ngatėrrohet me dashurinė. Dėshiroj tė them qė nuk ekziston poeti por figura njerėzore e poetit. Unė besoj se kam dhėnė shumė mė tepėr nė planin njerėzor sesa pėr poezinė.”

“Unė jetėn e kam shijuar tė tėrėn, pėrkundėr asaj qė po thonė pėr ēmendinėn. Unė e kam gėzuar jetėn sepse edhe ferri i jetės mė pėlqen dhe jeta shpesh ferr ėshtė… pėr mua jeta ka qenė e bukur sepse e kam paguar shtrenjtė.”



Biografi

Alda Merini (1931-2009) u lind dhe ndėrroi jetė nė Milano. Aty u formua bota e saj religjioze, praktikante e pėrkushtuar nė kishė deri nė vitet e para tė martesės. Nėnė e katėr vajzave, Merini lidhi martesė shumėvjeēare me Ettore Carnitin, qė nuk i kishte asfare interesat e saj letrare. Ajo boton qė nė moshėn 20-vjeēare. Libri i parė “Prania e Orfeut” pritet mirė nga kritika. Nė vazhdim boton “Frikė nga Zoti” (1955), “Dasma romane” (1955), “Ti je Pjetri” (1962). Nis pėr Merinin njė periudhė e vėshtirė depresioni, destabiliteti mendor qė zgjat, duke u trajtuar herė pas herė nė spitalin psikiatrik “Paolo Pini” tė Milanos. Heq dorė nga shkrimet. Kthimi nė shtėpi i provokon gjendje depresive. Njė ditė ajo nisi tė shkruajė e tė pėrshkruajė me gjuhė tronditėse pėrvojėn nė ēmendinė:

…Kur mbėrtheheshim nė njė banjo

Pėr t’iu nėnshtruar Ēerletit,

Ai ishte momenti kur triumfonte Gestapoja…

Kishte provuar izolimin dhe elektroshokun por refuzonte ta quante veten “tė sėmurė mendėrisht”. Nė njė letėr drejtuar mjekut tė saj psikiatėr, shkruan: “…Si mund t’jua bėj tė qartė unė juve qė ta kuptoni se i gjithė konfuzioni im nuk ėshtė gjė tjetėr veē njė dhimbje e madhe, aq e madhe saē mund tė jetė masa e njė sakrifice njerėzore.”

Nė mesin e viteve tetėdhjetė gjendja e saj pėrmirėsohet. Boton libra njėri pas tjetrit: “Gjethe tė bardha” (1987), “Testament” (1988), “Delir dashuror” (1989), “Nėse engjėjt nuk janė tė qetė. Aforizma” (1993), “E ēmendura e derės pėrbri” (1995), “Jeta e vėshtirė” (1996), “Falėnderoj gjithmonė atė qė mė jep tė drejtė” (1998), “Burrat e mi” (2005), “Kėnga e ungjijve” (2006). Poezia e saj vlerėsohet maksimalisht, pėr t’u pėrmendur ėshtė Ēmimi “Eugenio Montale”. Dhe e propozuar pėr Ēmimin Nobel nga Pen Klubi italian dhe Akademia Franceze.

E megjithatė ajo nuk ndėrron stil, siē tregojnė vajzat e saj: vazhdon tė jetojė si njė clochard nė shtėpinė e saj nė Navigli, Milano, nė njė shtėpi e mbushur me objekte grumbulluar nė kohė, plot me libra, tablo, fotografi, ku muret shėrbejnė si numėrator telefonik, dhe dyshemeja si njė mozaik me cigare tė fikura… njė vendstrehimi pėr artistė, e tė pastrehė qė e vizitonin shpesh.Shekulli

Arjana

Shteti : diku e humbur
Postime : 3724
Kyējet nė forum : 13288
Regjistruar mė : 26/09/2009
Profesioni : Studente

http://engjujtshqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi