» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

6 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 6 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Kur nuk pajtohemi me prindėrit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kur nuk pajtohemi me prindėrit

Mesazh nga Majlinda prej Sun 06 May 2012, 08:06

Mund tė duket shumė e ēuditshme, por debatet mes prindėrve dhe adoleshentėve mund tė kenė rezultate tė mira pėr tė ardhmen e kėtyre tė fundit. Sipas disa shkencėtarėve ata adoleshentė tė cilėt shprehin kėndvėshtrimin e tyre me qetėsi dhe me besim nė vetvete nė njė debat me prindėrit janė tė aftė qė kėtė gjė ta bėjnė edhe mes shokėsh.
Dhe pikėrisht kėta adoleshentė janė mė tė prirė mė shumė pėr tė kundėrshtuar edhe kur i ofrohet njė vepėr jo e mirė nga ana e shoqėrisė qoftė konsumimi i duhanit, alkoolit apo lėndė narkotike nė krahasim me ata adoleshentė tė cilėt nuk debatojnė kurrė me prindėrit e tyre.
Pjesa dėrrmuese e adoleshentėve tanė janė temperament dhe shumė prej tyre ua kthejnė fjalėn prindėrve. Sipas Egzona Zeqirit, bashkėbisedimi me prindėrit i ndihmon mjaft shumė, por nė tė shumtėn e rasteve kur debaton pėr njė temė tė caktuar nuk lėshon rrugė.
“Jam mėsuar qė me prindėrit e mi tė flas hapur pa dorėza, nė realitet shpeshherė biem edhe nė kundėrshtim kur debatojmė pėr njė ēėshtje tė caktuar. Me nėnėn natyrisht se jam mė e hapur, ndėrsa nga babai kam pak mė shumė frikė. Por, kur bėhet fjalė pėr njė vendim timin tė dėshiruar atėherė qoftė edhe me kėmbėngulėsinė time e realizoj”, thotė ajo. Egzona nuk e mohon faktin se nė disa raste e tejkalon kufirin, por e kaplon temperamenti andaj nuk e kontrollon veten. Por, kjo nervoz nuk i zgjat shumė, brenda pak minutash menjėherė qetėsohet dhe pendohet.
Sikurse Egzona ashtu edhe Petrit Syla ėshtė mjaft i vrullshėm nė bisedat me prindėrit. Megjithatė nė disa raste vendimet i merr babai, ndėrsa nėna nuk ia prish qejfin.
“Ka raste kur shpeshherė debatojmė me prindėrit dhe nuk na pėrputhen mendimet, mirėpo kjo mė ndodh me shumė me babin se sa me mamin. Ajo mundohet qė mos tė ma prishė dhe shumė herė mendimet e mia apo thėnė mė mirė propozimet e mia pėr njė vendim tė caktuar i pėlqejnė asaj. Ndėrsa babin e kam mė kundėrshtar”, thotė ai.
Nė ditėt e sotme frika nga prindėrit ėshtė shuar ēdoherė e mė shumė, tė paktė janė ata tė cilėt pyesin prindėrit pėr tė marrė njė vendim. Ndonėse mendimet e tė dy palėve nuk pėrputhen nė tė shumtėn e rasteve dhe kjo krijon njė situatė jo tė mirė mes raporteve prindėr fėmijė. Erxhina Ismajli ėshtė mjaft kėmbėngulėse dhe nė tė shumtėn e rasteve mundohet qė tė mos ua prishė prindėrve.
“Nganjėherė nuk mė pėlqejnė mendimet e prindėrve, por me dashje apo pa dashje mė duhet t’i pranoj. Por, nuk mund tė mohoj se nganjėherė ndodh qė edhe t’ua kthej fjalėn, sepse jam njė tip shumė kėmbėngulėse”, thekson ajo.
Prindėrit duhet tė pranojnė kur fėmijėt i kthejnė fjalėn nė njė debat, sidomos kur fėmijėt kanė tė drejtė apo kanė mendimin e tyre. Nėse adoleshentėt mendojnė se nuk ka kuptim tė kundėrshtosh prindin, atėherė ata nuk do tė kenė guximin pėr tė kundėrshtuar as shokėt mė tė mėdhenj qė i ofrojnė tė hyjnė rrugėve jo tė mira.
marre nga: /zeri.info/
avatar
Majlinda

Postime : 323
Kyējet nė forum : 11712
Regjistruar mė : 12/10/2007
Profesioni : oficere

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kur nuk pajtohemi me prindėrit

Mesazh nga Katilja prej Mon 15 Jul 2013, 11:59

Si duhet tė sillemi me prindėrit?
1. Duhet tė jemi tė dėgjueshėm ndaj prindėrve dhe nuk guxojmė t’i kun­dėr­shtoj­mė, pėrveē nėse ata na largojnė nga nėn­shtrimi ndaj Allahut, subhanehu ve teala. Pra, prindėrit duhet t’i kemi primar nė dė­gju­eshmėri, p.sh. para bashkėshortes, e kjo nuk do tė thotė se ate duhet ta neglizhojmė, por ēdonjėrit duhet t’ia japim tė drejtėn e vet.
2. Duhet tė jemi tė mirė ndaj tyre si nė fjalė ashtu edhe nė vepra, dhe nė tė gjitha format e bamirėsisė.
3. Duhet qė ndaj tyre tė jemi tolerant, tė nėnshtruar, dėgjueshėm dhe tė butė.
4. Nuk guxojmė qė prindėrit t’i ofen­doj­mė e as t’u bėrtasim apo ta ngrisim zėrin mbi ta gjatė bisedės. Duhet tė jemi tolerant dhe tė njerėzishėm.
5. Duhet t’i dėgjojmė prindėrit dhe kur tė flasin ata, ta kthejmė fytyrėn kah ata de­ri­sa flasin, nuk guxojmė t’i ndėrpresim nė tė folurit e tyre dhe as qė t’i kundėrshtojmė, e assesi nuk guxojmė t’u themi se gėnjejnė.
6. Duhet ta ndajmė gėzimin me ta. Nuk guxojmė tė shprehim pėrtacinė dhe smirė­ke­qėsinė dhe duhet qė tė gėzohemi nė urdhė­rat e tyre dhe asnjėherė tė mos u themi as “uf”.
7. Duhet qė t’i presim me disponim tė mirė, t’u dėshirojmė mirėseardhje dhe assesi tė mos mrrolemi.
8. Duhet qė t’u lakmohemi dhe t’ua shprehim dashurinė tonė.

9. Duhet qė tė parėt t’i pėrshėndesim kur t’i shohim, t’ua puthim duart dhe fytyrėn.
10. T’ua lėshojmė vendin tė ulen (nė sho­qėri), edhe atė, vendin mė tė mirė.
11. Natėn dhe kur ėshtė errėt tė ecim para tyre, ndėrsa ditėn pas tyre.
12. Para tyre duhet tė ulemi me respekt dhe tė hijshėm. Assesi nuk duhet t’u japim pėrshtypje se nuk i respektojmė, nuk gu­xoj­mė qė para tyre tė shtrihemi. Shtrirja, zhveshja dhe gjeste tė tjera me tė cilat tre­go­het pahijėsi, nuk vijnė parasysh.
13. Nuk guxojmė qė para tyre tė tre­goj­mė gjithēka qė kemi bėrė pėr ta dhe tė bė­he­mi para tyre mendjemėdhenj.
14. Duhet tė mbajmė llogari qė nėnave t’u japim pėrparėsi nė bamirėsi dhe ndje­shmėri. Kėtė mund ta hetojmė nė hadithin tė cilin e transmeton Ebu Hurejra, radijallahu anhu: “Erdhi njė njeri tek Pejgamberi, sal­alla­hu alejhi ve selem, dhe e pyeti se kush ka pėr­parėsi nė dhėnien e respektit. E ai iu pėr­gjigj: ‘Nėna’. ‘E pastaj?-pyeti njeriu. ‘Nėna’, - u pėrgjigj i Dėrguari, salallahu alejhi ve selem. ‘E pastaj?’. ‘Nėna’. E pastaj? ‘Babai’”[1]. Ebu Batali e ka shpjeguar kėtė hadith se nėna ka tri herė mė shumė tė drejtė se sa babai. Pėr­se? Pėr shkak se shumė rėnd i ka pėrjetuar mundimet e bartjes, lindjes, gjidhėnies; kėto tė gjitha ajo vetė i ka pėrjetuar, e pėr tė tjerat e ka ndarė brengėn me babain, nė edukimin dhe ngritjen e fėmiut.
15. T’i ndihmojmė prindėrit nė punėt e tyre. Nuk guxojmė tė lejojmė qė prindėrit vetė tė punojnė, e ne vetėm tė shikojmė dhe asgjė tė mos u ndihmojmė.

16. Assesi nuk guxojmė t’u pengojmė. Kur flejnė, nuk duhet ta ngrisim zėrin lartė, tė bėjmė zhurmė, e kjo nuk duhet tė bėhet edhe kur nuk flejnė. Me shumė kujdes du­het qė t’ua tregojmė lajmet e mėrzitshme.
17. Nuk guxojmė qė para tyre tė shka­ktojmė pėrleshje dhe kacafytje me vėllezrit dhe motrat. Duhet qė tė mundohemi qė me tė gjithė familijarėt mirė tė pajtohemi.
18. Nuk guxojmė qė tė fillojmė tė hamė para se tė fillojnė ata.
19. Duhet menjėherė t’u pėrgjigjemi kur tė na thėrrasin, pa marrė parsysh a jemi tė zėnė me punė apo jemi tė lirė. Ka tė atillė qė bėhen sikur nuk ndėgjojnė kur prindėrit i thėrrasin. Pėr kėtė poeti ka thėnė:
“Nuk e dėgjon atė qė nuk don,
ndėrsa gjithkend dhe gjithēka dėgjon kur don”.
Fėmijėt e mirė: djali dhe vajza e mirė, duhet qė menjėherė t’u pėrgjigjen kur pri­n­dėrit t’i thėrrasin.
20. Ajo ēka llogaritet bamirėsi dhe sjellje e mirė ėshtė qė njeriu patjetėr t’i adaptojė gruan dhe fėmijėt nė dėgjueshmėrinė ndaj prindėrve dhe tė tentojė t’i pėrforcojė lidhjet nė mes tyre.
21. Nėse ndodhė ndonjė mosmarrė­vesh­je ndėrmjet prindėrve duhet qė tė mundo­he­mi t’i afrojmė ata.
22. Nėse duam qė tė hymė tek ata, duhet tė trokasim nė derė dhe tė marrim leje pėr tė hyrė, sepse ndoshta ndodhen nė situatė tė atillė nė tė cilėn nuk duan qė t’i shohim.
23. Duhet qė t’ua pėrkujtojmė Allahun, subhanehu ve teala, dhe t’i njohtojmė me atė qė nuk e dinė nga feja.

24. Duhet t’i nxisim tė bėjnė vepra tė mira, nėse nuk janė plotėsisht tė drejtė. Kėtė duhet ta bėjmė shumė me kujdes dhe durim (nėse ata kėtė nuk e pranojnė menjėherė).
25. Duhet tė kėrkojmė leje prej tyre dhe tė kėshillohemi me ta, e ta miratojmė men­di­min e tyre nėse duam tė shoqėrohemi me di­kend, udhėtojmė dikund, po edhe nėse shkojmė nė xhihad[2]. Nėse japin lejen e tyre, atėherė ėshtė nė rregull, nė tė kundėrtėn du­het tė largohemi, posaēėrisht nėse mendimi i tyre ėshtė i logjikshėm, pra bazohet nė pėr­vojė (Kur'an dhe Sunet) dhe menēuri.
26. Duhet tė kemi kujdes pėr zėrin e mi­rė tė prindėrve nė mesin e njerėzve. Pėr kėtė duhet tė shoqėrohemi me njerėz tė mirė dhe tė drejtė, dhe tė largohemi nga shoqėrimi me tė prishurit. Tė largohemi nga vendet e dyshimta.
27. Prindėrit nuk guxojmė t’i ofendojmė e as t’i fyejmė nėse bėjnė diēka qė neve nuk na konvenon e as t’i kritikojmė se nuk na kanė edukuar, ose t’i pėrkujtojmė nė diēka qė nuk dėshirojnė tė ndėgjojnė pėr sjelljen e tyre.
28. Nuk duhet tė bėjmė asgjė qė do t’i in­disponojė.
29. Duhet ta kuptojmė natyrėn e tyre dhe tė veprojmė nė pajtueshmėri me atė.
30. Duhet qė sa mė shpesh ta lusim Allahun qė t’ua falė dhe t’u dhurojė ēdo tė mirė nė kėtė dhe nė botėn tjetėr.

31. Duhet t’i respektojmė edhe pas vdekjes sė tyre. Kjo na tregon madhėshtinė e tė drejtave prindore. Mėshira e Zotit tė bo­tė­rave ėshtė e pafund, sepse do t’i shpėrblejė me shpėrblime tė mėdha ata qė ndaj pri­n­dėrve tė tyre i plotėsojnė obligimet. Ba­mi­rė­sia ndaj prindėrve nuk guxon tė ndėrpritet as pas vdekjes sė tyre. Nėse dikush nuk i plotėson obligimet e tij qė i ka ndaj pri­n­dėr­ve gjatė jetės sė tyre, kur ata tė vdesin do ta brejė ndėrgjigjja dhe do tė pendohet pėr atė se prindėrve tė tyre ua ka shkurtuar tė drej­tat e tyre. Po bile edhe dėshirojnė qė ata tė kthehen nė jetė qė tė kenė rastin tė plo­tė­soj­nė atė qė e kanė lėshuar nė jetėn e tyre. Pėr kėtė muslimani mundet tė plotėsojė atė qė e ka lėshuar ashtu qė nė emėr tė tyre tė bėjė tė mira pas vdekjes sė tyre edhe atė:
- fėmijėt duhet tė jenė dhe tė mbeten tė drejtė;
- duhet tė bėjnė lutje pėr faljen e prin­dė­r­ve tė tyre;
- duhet t’i pėrforcojnė lidhjet farefisnore;
- duhet ta praktikojnė nė vepėr atė qė prindėrit e tyre ia kanė premtuar ndokujt;
- tė japim sadaka jetimave para tyre;
Kėto janė disa nga mėnyrat se si duhet tė sillemi kur kemi tė bėjmė me obligimet ndaj prindėrve.
 
Marrė nga libri “Mosrespektimi i prindėrve”, botuar nga Klubi Studentor

firma.................................................................................................................................................................................
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme'' 
avatar
Katilja

Shteti : Burrel
Postime : 1210
Kyējet nė forum : 6631
Regjistruar mė : 17/02/2013
Profesioni : forumxhie

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi