» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

14 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 14 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


ISUF BAJRAMI: KU SHTRIHEN TROJET SHQIPTARE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

ISUF BAJRAMI: KU SHTRIHEN TROJET SHQIPTARE

Mesazh nga Naki prej Mon 30 Apr 2012, 16:45

Njė nga ēėshtjet pėr tė cilat nuk ėshtė folur e nuk po flitet ėshtė: Sa e ka dėmtuar coptimi i 1913-ės edhe pjesėn qė ka mbetur gjoja e lirė brenda kufijve tė shtetit ekzistues shqiptar? A ėshtė me tė vėrtetė e lirė kjo pjesė e kombit? Nuk ėshtė fjala se duhet vetėm pėr t’i ditur kėto gjėra, por pėr ta realizuar njė lėvizje sa mė tė gjallė kombėtare. Duhet tė buēasin tė gjitha mjetet e informimit, duhet tė botohen studime dhe libra, pėr t’i pohuar shkencėrisht tė vėrtetat qė na janė mohuar e po na mohohen aq padrejtėsisht. Problemi kryesor mė i ngutshmi ėshtė qė duhet ta dime dhe t’i tregojmė me hollėsi vetes dhe botės se sa e si janė tejdėmtuar Shqipėria dhe shqiptarėt nga ndarjet dhe vendosjet e kufijve tė dhunshėm mes neve. Zhgėnjimi i madh ndaj fqinjėve, pėr tėrė atė gjak qė derdhėn shqiptarėt nė altarin e lirisė sė tyre, tė bėn tė rikujtosh gjithnjė fjalėt e Bajronit pėr Shqipėrinė: “S’ka komb tjetėr tė jetė marrė nėpėr kėmbė kaq pamėshirshėm nga shtetet fqinjė” (1).
Ku janė trojet autoktone tė shqiptarėve? Cilat janė trojet e vėrteta shqiptare? Autorė tė ndryshėm dhe specialistė tė gjeografise kane spjeguar me tė dhėnat e tyre pėr madhėsinė e trojeve shqiptare. Sami Frashėri thoshte se: “Shqipėria ka njė sipėrfaqe prej 70000 km2 (7). Studjuesi francez L. Uelavitch thote se: ’’Madhėsia e sipėrfaqes sė Shqipėrisė ėshtė 75000 km2’’ (8). Studjuesi tjetėr shqiptar T. Selenica na jep njė “sipėrfaqe tė Shqipėrisė prej 80000 km2” (9).
Ndėrsa kufijt e vėrtetė etnik tė Shqipėrisė, ashtu siē na i pėrshkruan Prof. A.Gashi, janė:
Kufiri perėndimor
Nga kjo anė Shqipnija etnike kufizohet me detin Jon dhe fillon nga Preveza e mbaron nė pikėn Skepi i Zi. Gjatėsia e buzės nė kėtė anė ėshtė 651 km.
Kufiri veri - perėndimor
Ky kufi fillon nga pika Skepi i Zi e mbaron nga Ferro.
Kufiri veri - lindor
Ky kufi fillon nga veriu i katundit Shapoja, ecėn nga lindja deri tek katundi Japor, pastaj varet nga jugu deri tek kuota 1548 e pastaj kthen pėrsėri nė lindje tė Karakollit tė Osman Pashės nėn kuotat 1619 - 1931. Kjo vijė e kufirit pėrmbledhė qytetin e Kurshumlisė, Prokuples, Leskocit dhe tė Vrajes sė bashku me rajonet dhe katundet e tyre.
Kufiri lindor
Ky kufi fillon nga Gradnica dhe mbaron nė qoshin ku bashkohen dy lumenjtė Venetika e Vistrica me njė gjatėsi prej 342 km. Kjo vijė lindore fut pėrbrenda krejt viset e humbura mbas luftės Ballkanike (1912), tė cilat pėrbėhen prej kėtyre kryeqendrave dhe krahinave: Gjakovė, Prizren, Kaēanik, Vranie, Gostivar, Tetovė, Shkup, Kumanovė, Preshevė, Dibėr, Kėrēovė, Strugė, Ohėr, Krushevė, Pėrlep, Resnie, Manastir, Follorinė, Kostur, Naselicė e Grebenė.
Kufiri jug - lindor
Kjo vijė fillon nga pika ku bashkohet lumi Bistricė me Venetikon e mbaron nė grykėn e lumit Artė me njė gjatėsi gati 180 km.
Kufiri jugor
Pėrmbledh brigjet detare tė gjirit tė Artės. Kėto brigje janė shume tė pėrthyeme e kanė njė gjatėsi prej mėse 93 km dhe duke filluar nga goja e lumit Artė mbėrrijnė tek qyteti i Prevezės.Brenda kėtyre kufijve ndodhet Shqipėria, e cila shtrihet nė jug - perėndim tė siujdhesės Ballkanike, mbi brigjet detare tė Adriatikut dhe tė detit Jon, nga jugu nė veri ndėrmjet skepave Skepi i Zi nė lindje tė Vrajės gjatėsi lindore nga Ferro (10). Me luftėrat Ballkanike dhe Konferencėn e Londres mė 1913 plotėsuan ėndėrrat e shteteve fqinje, Greqisė, Serbisė dhe Malit tė Zi dhe u vendos kufiri i sotėm qė pėrmbledh mė pak se gjysmėn e Shqipėrisė sė vėrtetė (11).
Shqipėria etnike para ardhjes sė turqve nė Ballkan zinte njė sipėrfaqe prej rreth 110000 km2 (12). Nė periudhėn e pamvarėsimit tė shteteve tė Serbisė, Malit tė Zi dhe Greqisė, Turqia u ‘’fali’’ kėtyre shteteve rreth 5000 km2 tė tokės Shqiptare (13). Pas luftės se vitit 1876 - 1877 me Rusinė, Turqia dhuroi nė interes tė popujve ortodoksė tė Ballkanit rreth 25500 km2 tė tokave Shqiptare (14).
Nė fund tė shekullit XIX dheu i Shqipėrisė etnike do tė tkurrej nė 80000 km2 me 2.5 milion banorė (15), ndėrsa Konferenca e Paqės qė u mbajt nė Versaje mė 1919 - 1920 do tė pranonte se dherat shqiptare nė vitet 1912-1913 zinin njė sipėrfaqe prej 90270 km2 me rreth 3 milion banorė (16). Pėrkundėr kėtyre pohimeve kjo Konferencė lejoji vendimet e Traktatit Paqėsor tė Londrės (1913) duke shkėputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80000 km2 qė iu shpėrndau shteteve fqinje, kėshtu qė Shqipėrisė i mbetėn vetėm rreth 28700 km2 (17). Ndėrsa sipas Vjetarit Shteteror Statistikor tė Shqipėrisė sipėrfaqja nė km2 e shtetit shqiptar ėshtė 28748 km2 (18).
Sipas dokumenteve historike tė botuara qysh herėt Ilirinė e Jugut grekėrit e quanin Epir, ashtu siē e shihnin nga ishujt (20, 21). Ėshtė njėlloj, vazhdojnė studjuesit, si peshkatarėt e ishujve Bohama ta quanin Floridėn ‘’Kontinent’’. Emėr qė s’ka asgjė tė pėrbashkėt me kombėsinė e popujve qė jetojnė aty. Nė pjesėn qė i kushtohet Greqisė, Straboni nuk e pėrmend Epirin kurse Ilirinė dhe Maqedoninė i trajton sė bashku. “Pas epirotėve dhe ilirėve, thotė ai, vinė fiset greke” (22, 23). Sipas veprės Iliada, kėto fise ‘’barbare’’ jo helene nuk bėnin pjesė nė Lidhjen kundėr Trojės (24). Maqedonia dhe Epiri kishin njė gjuhė tė pėrbashkėt jashtėhelene, thotė Straboni dhe Plutarku (25). “Epirotėt e maqedonėt, pėrforcon studjuesi gjerman Hahni (26), qenė fise tė afėrta me njėri-tjetrin ose me prejardhje tė pėrbashkėt”. Skėnderbeu thoshte: ’’Nėse kronikat nuk gėnjejnė, ne quhemi epirotas’’ ndėrkohė qė Barleti e quante Skenderbeun ’’Princ i epirotėve’’ (27). Ndėrsa Pirroja quhej “Shqiponja’’ (28).
‘’Nė Epir gjatė lashtėsisė banonin vetėm popujt jogrekė, shkruante Tumman, qė flisnin gjuhėn maqedone ose ē’ka ėshtė njėsoj gjuhėn ilire’’ (29). Aristoteli te vepra e tij “Politika” (30) i kushton vėmendje tė veēante Kushtetutės sė Epirit (31), si e ndryshme nga ajo helene. Skylaki (32) i lashtė duke pėrmendur Ambrakinė (33) thotė: ’’...prej kėtej nis Helada’’ (34). Aristoteli shkruan pėr ishullin Diomeda (35) nė detin Adriatik se: ’’...kur vinė kėtu helenėt...’’ dhe mė poshtė: ’’...kur vinė barbarėt qė rrojnė aty afėr...’’. Tė gjithė autorėt e hershėm grekė gjuhėn e Epirit e quajnė pellazgjike, jo greke. Nė asnjė dokument a historian s’pėrmenden pėrkthyes nė bisedime mes popujsh “barbarė”. Pasi ata merreshin vesh pothuaj nė tė njėjtėn gjuhė tė tyre johelene. Rrėnjėt e fjalėve tė vjetra tė Epirit s’njiheshin nga grekėrit, sepse qenė tė kohės sė pellazgėve mė tė lashtė me tė cilėt grekėrit trazuan gjuhė e kulturė (36).
Nė kėtė rrjedhė historike studjuesi suedez Martin P. N. Nilson (37) thotė se: “Epiri nga ēdo prirje del jogrek”. Perandori bizantin i shekullit X Luani i Menēur (38) thotė se: “Banorėt e Epirit janė shqiptarė”. Studjuesi Lyber (39) shkruan se: “Ishulli i Korfuzit nė zanafillė banohej nga ilirėt”. Kronisti bizantin i shekullit XIV Mihal Dukasnantari (40) i Shtėpisė Perandorake tregon paanshėm se: “sunduesi i Janinės Thoma Preluboviqi, i mbiquajtur “shqiptar vrasės”, Janinėn e pastronte nga shqiptarėt nė njė mėnyrė tė tillė sa qė dhėndrrit tė vet shqiptar Gjin Bue Shpatės, i cili e rrethoi kėrcėnueshėm, i dėrgonte me cinizėm si dhuratė shporta me sy tė nxjerrė tė shqiptarėve”! Megjithate, osmanėt tė kujdesshėm nė regjistrime Janinėn kur e pushtuan mė 1431 e quajtėn tokė shqiptare. Kėshtu ata shkruan Delvinė, Grebenė, etj. e jo Dhelvinon, Grevena, etj., pavarėsisht se kishte ndodhur qė nė shekullin VI p.e.r. mbreti Tharip i Epirit nė administratėn e oborrit mbretėror kishte marrė me rrogė njė athinas, i cili gjeti rastin dhe e hapi greqishten si njė gjuhė tė dytė (41).
Bajroni sapo arriti nė Prevezė shkruan: “Shqipėri, lejomė tė kthej sytė e mi mbi ty, o nėnė e rreptė burrash tė ashpėr”. Mė tej vazhdon: “O Shqipėri, ku lindi Iskenderi...”. Duke e nisur njė letėr mė 31.10.1809 ai shėnon: “Janinė - Shqipėri”. Mė tej pėrshkruan arritjen e tij: “Sė pari zbrita nė Shqipėri, Epiri i qėmoēėm, ku ne hymė gjer afėr malit tė Tomorrit...udhėtuam mes Ilirisė e Kaonisė...”. Nė poemėn e tij pėr shqiptarėt, Bajroni shkruan pėr njė nga fiset e njohur: “E kush ėshtė mė trim se sulioti zeshkan”; mė tej: “Agimi lind, me tė ēohen brigjet e Shqipėrisė sė rreptė, shkėmbinjtė e Sulit” (42).
Dr. Holand nė vitin 1812 - 1813 shėnon nė shėnimet e tij: “Udhėtime nė Ishujt Jonianė, Shqipėri’’. “Hyra nė Epir nė brendėsi tė Shqipėrisė”, shkruan piktori i shquar Levis. Nė vizatimet e veta piktori I. Leiē shėnon mes tė tjerash: “Janinė, kryeqytet i Shqipėrisė; Qyteti dhe Kėshtjella e Paramithisė - Shqipėri; Varri i Ali Tepelenės – Janinė, Shqipėri; Kėshtjella e Pargės - Shqipėri; Lugina e Sulit – Shqipėri”, etj. Nė ditarin e vet nė Qefalon nė Gusht 1823 Bajroni shkruan: “Suljotėt qenė njė kastė ushtarake e tė krishterėve shqiptarė qė rronin nė male tė larta, tė cilat sundonin rrjedhėn e lumit Akeron”. Pėr njerėz tė tillė Bajroni vazhdon: “...ka diēka tė trashėguar nga lashtėsia, diēka epike nga koha e Pirros” (43).
Nė librin “Udhėzues pėr udhėtarėt nė Greqi” (44) thuhet se: “Shqipėri sot quhet tėrė Epiri i lashtė si dhe provincat jugore tė Ilirisė sė hershme qė arrijnė deri nė gjirin Rizonik ose grykat e Kotorrit”. Marksi shkruan: “Duke zotėruar Durrėsin dhe bregdetin shqiptar nga Tivari te Arta ... ai popull flet nė gjuhėn e lashtė ilire qė bėnė pjesė nė familjen e madhe tė gjuhėve indoevropiane” (45). Koloneli Lik (46) shėnon se: “Shqipėria zė tėrė vijėn e bregdetit nė lindje tė Jonit dhe Adriatikut, e pėrfshirė nė paralelet 39 - 43”. Duke qenė nė Epir, ai shkruan se: “...aty rregulloheshin punėt nė atė mėnyrė qė qe e pėrgjithshme nė Shqipėri”. Nė zgjatje tė Epirit mė nė Veri, Liku shkruan se: “Asgjė nuk mund tė jetė mė tėrheqėse e mė piktoreske se pamja e Luginės sė Gjirokastrės ... katundet e shumta tregojnė se ajo ėshtė njė nga rajonet mė tė lulėzuara tė Shqipėrisė”.
Dijetari Spencer (47) bėn njė gjykim pėrgjithėsues: “Mund tė ndryshojnė emrat e njė sėrė rajonesh e t’i pėrfshijnė ato nė provinca tė tjera, por hartėn natyrore tė Shqipėrisė s’ka dorė njeriu ta fshijė ndėrkohė qė banorėt krishterė a myslimanė shquhen nga tė njėjtat tipare, zakone, doke dhe prej tė njėjtės gjuhė”. Dr. Holland gjatėsinė e Shqipėrisė e pėrcakton 250 milje; Lik e jep 30 milje nė skajin jugor dhe 100 milje nė pjesėt e tjera, ndėrsa kufijtė nė bregdet i jep gjer nė Prevezė dhe Sulin e quan rajonin e skajshėm tė Shqipėrisė. Ai plotėson mė saktė duke thėnė se: “Shqipėria nis me njė rrip toke tė ngushtė nga malet e Sulit nė Vai tė gjirit tė Artės, duke u zgjeruar me njė gjerėsi qė ėshtė vėshtirė tė pėrcaktohet”; dhe vazhdon mė tej: “Gjiri i Artės mund tė quhet dalje kryesore pėr pjesėn jugore tė Shqipėrisė” (48).
Shoku i shquar i Bajronit, Hobhauz, thotė se: “Kufijt e Shqipėrisė mbarojnė nė jug nė gjirin e Lepentos, ose sipas disave nė gjirin e Artės ... E tėrė zona duke pėrfshirė dhe Akarnaninė mund tė quhet pa gabuar Shqipėri”(49). Kur vizitoi fshatin Qestorat tė Gjirokastrės, ai tha pėr shtėpitė e tyre: “...krejt ndryshe nga ē’kishim parė nė Shqipėrinė e sotme”. Tė njėjtėn gjė por nga njė drejtim tjetėr e pėrcakton ushtari anglez Paton: “Prej Novipazarit 10 orė larg tokės sė Malit tė Zi...fillon shqipja e cila qė kėtej shtrihet pėr nė jug drejt Epirit” (50).
Dijetari Erkhart (51) Janinėn e quan: “Kryeqytet i fiseve came”. Hjuz (52) duke e pėrcaktuar Janinėn nė Shqipėri shton se kėsaj tė fundit “mund t’i shtohet Arta e Lura”. Mė tej Konicėn e pėrshkruan si: “...njė prej maleve mė tė mira tė qytetit Shqiptar ... ka 5000 banorė me dy tė tretat myslymanė, 600 shtėpi Shqiptare, 200 greke”. Pastaj flet pėr peshkopatėn e Gjirokastrės Drinopollis (Dropulli i sotėm) me shkurtimin e emrit Fusha e Drinit (53). Para meje, shkruan Erkharti, kur doli pėrballė limaneve tė Artės “shtrihet toka e Pirros, e Skėnderbeut dhe e Ali Pashė Tepelenės”. Gjithashtu, gjatė vizitės sė tij, studjuesi Doduell (54) shkruan se: “Gjiu i Ambrakisė ndan Epirin nga Akarnania dhe nė anėn jugore tė tij ėshtė fillimi i Greqisė“. Regjistrimet osmane kanė qenė mbajtur tepėr saktėsisht, pasi lidheshin me interesat ekonomike e administrative tė tyre me rastin e krijimit tė nahijeve. Epirit i shėnojnė 617 mijė vetė, nga ku rreth 120 mijė grekė dhe 33 mijė vllehė dhe tė tjerėt i vė shqiptarė; pra, vetėm njė e pesta grekė. Statistikat e Sanxhakut tė Gjirokastrės nė mesin e shekullit XIX shėnojnė 148759 banorė; nga kėta 68915 myslymanė, 60872 krishterė, 18972 grekė, asnjė vlleh (55). Ēamėria kishte 212 fshatra tė krishterė dhe 80 myslimanė. Statistikat mė pas shėnojnė se mė 1913 nė Ēamėri 96% flasin shqip, ndėrsa mė 1940 bie nė 80% (56).
Pukėvili i njohur si filohelen shkruan (57): “Habitem shumė dhe nuk mund tė kuptoj si ka ndodhur qė nė Ēamėri dėgjohet vetėm gjuha shqipe, sikur shqiptarėt tė jenė kėtu vendės e jo grekėrit”. Napoleoni e quajti pashallėkun e Janinės (58): “...njė shtet i qėndrueshėm me popullsi e zakone tė tė gjithė shqiptarėve”. Pėr kėtė hapėsirė shqiptare i apelohet Papės sė Romės pėr tė ndihmuar Epirin, kur i shkruhet nga Shqipėria “pėr njė pjesė tė vendit ... nga Gjiri i Artės nė portin e Vlorės, pėrfshi Manastirin nė kufi tė Maqedonisė e Mecovėn nė shpatet e Pindit”. Nė botimet e Pukėvilit (59) lexojmė: “...me numrin e tyre tė madh, me guximin, zellin e veprimtarinė e tyre, shqiptarėt do ia ndėrronin njė ditė faqen Greqisė”. Studjuesja e shquar rumune me origjinė shqiptare Dora D’Istria (60), thotė pėr shqiptarėt nė Greqi: “Vetmohimi e flija e tyre qenė ndihma mė e madhe nė kryengritjen greke pėr ēlirim. Mbi shkėmbinjtė e mbi zellin e Pargės gjenden ende tepricat e njė populli qė dha jetėn e vet pėr Pavarėsinė e Greqisė. Atje ndodhen edhe gjurmėt e gjakut tė martirėve”.
Bashkėkohėsi i Ali Pashės, rusi i pranishėm E. Golubinski (61), thotė pėr tė: ’’Atdheu i tij qyteti i Artės, nuk gjendet nė Perandorinė e Konstandinopojės...por nė njė principatė tė lire shqiptare. Ai qe pushtuar nga turqit mė 24.03.1449’’. Kėto thėnie pohojnė atė qė Ali Pashe Tepelena i tha lirshėm Bessierit francez: ’’Unė e quaj shtėpinė time Butrintin, Pargėn, Prevezėn dhe Vonicėn’’. Ēamėri quhet qarku i Shqipėrisė qė pėrfshinė krahinat e Paramithisė, Filatit, Pargės, Margėlliqit, Gumenicės, etj. Topografikisht, etnografikisht, folklorikisht, Ēamėria pėrbėnė njė krahinė jo tė veēantė tė Shqipėrisė’’ (62). Po kėshtu thuhet edhe mė vonė: ’’Ēamėria ėshtė pjesa mė jugore e Shqipėrisė dhe jep tė dhėna pėr numrin e popullsisė nė myslimanė e ortodoksė’’. (63)
Historiani grek Sathos (64) shkruan se: ’’...nė Mesjetė Thesprotia pėrmendet si krahinė e banuar kryesisht prej shqiptarėve’’. Njė pėrcaktim tė tillė e jep edhe Enciklopedia italiane (65): ’’Thesprotia ėshtė emri grek i Ēamėrisė’’. Edhe nė Konferencėn e Loussanos nė janar 1913-tė pėrfaqėsuesi i shtetit grek M. Cacllamanos (66) nė debatet e nxehta pėr Shqipėrinė u shpreh: ’’...shqiptarėt banojnė nė njė krahinė plotėsisht tė caktuar nė Epir’’. Ē’ndodhi me tėrė kėta shqiptarė nė Epirin e tyre?! “Tretja” nga ēkombėtarizimi prej Patriarkanės dhe megalidesė motivoi parashikimin e diplomatit grek Stefano Skuludhis (67), shprehur me letėr Ministrit grek tė Punėve tė Jashtme mė 18.02.1877, ku thuhet: ’’...shqiptarėt pa gjuhė tė lėvruar, pa arsim tė zhvilluar, pa fe tė pėrcaktuar, nuk do t’i ruajnė dot pėr njė kohė tė gjatė kombėsinė e tyre, po do tė asimilohen gradualisht prej grekėrve tė Epirit’’.
“O GAR THANATOS SOU ZOI MOU! Thonė grekėrit, qė nė gjuhėn shqipe don tė thotė: ’’VDEKJA JOTE, RRITJA IME!’’. Fatkeqėsi dhe fyerje pėr shqiptarėt dhe Shqipėrinė, pėr sakrificat qė bėri pėr fqinjėt e jugut. Mė vonė ndodhi ajo qė e thoshte Noli i madh: ’’Ata qė u ēliruan me gjakun e mundimet tona janė armiqtė mė tė kėqinjtė tanė’’(68).
Pas revolucionit francez (69), filloi njė epokė e re. Me likuidimin e copėtimit feudal lindėn tėrėsitė kombėtare. Njė ndėr shtetet qė lindėn pas kėsaj periudhe ėshtė Greqia (1831), e cila u garantoi shtetasve tė saj liritė civile, politike nė masė tė barabartė. Klauzola tė tilla u pėrcaktuan me Traktatin e Londrės mė 1829 (70), tė Parisit 1856 (71), tė Berlinit 1878 (72), qė janė quajtur traktate ‘’Minoritare’’. Deri mė 1914 ishin bėrė jo mė pak se 30 traktate tė tilla ndėrkombėtare. Siē u tha edhe mė lart Pukėvili (73) shkruan: ’’Ēamėt jetojnė nė jug tė lumit Kalama. Distrikti i tyre shkon deri nė Janinė. Vendbanimet e tyre kryesore janė: Suli, Paramithia, Luarati, Margariti, Parga dhe Agjia’’. Ēamėria, pra, ėshtė njė zonė e banuar nga popullsia autoktone shqiptare. Ajo e cila e pėrbėnte pjesėn kryesore tė pakicės kombėtare shqiptare nė Greqi, nė njė sipėrfaqe me 1950 km2, u ēlirua nga pushtimi turk mė 1912, nė tė njėjtėn kohė si e gjithė Shqipėria.

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ISUF BAJRAMI: KU SHTRIHEN TROJET SHQIPTARE

Mesazh nga Naki prej Mon 30 Apr 2012, 16:50

Kongresi i Berlinit (1878), Konferenca e Londres (1913) e mė pas Koferenca e Firencės (74) qė pėrcaktuan kufijtė e pjesės jugore dhe juglindore tė Shqipėrisė vendosėn qė kjo trevė shqiptare tė kalonte nėn sundimin grek. Ajo pėrfshinte 189 qytete dhe fshatra me njė popullsi sipas regjistrimit turk tė vitit 1908 mbi 72.000 banorė. Pas caktimit tė kufirit shqiptaro – grek nga Protokolli Firencės (75), Fuqitė e Mėdha i kėrkuan Greqisė tė tėrhiqte trupat e pushtimit brenda njė muaji nga Shqipėria e Jugut. Por personalitetet politike reaksionare greke me E. Venizellosin(76), i njohur si antishqiptar i tėrbuar, penguan tėrheqjen e forcave greke dhe manipuluan organizatėn ‘’Autonomiste tė Vorio - Epirit’’ (77), e cila me njė terror tė egėr vėrsulej kundėr shqiptarėve qė kėrkonin bashkimin e atdheut tė tyre.

Mė 02.03.1914, ministri i Greqisė J.K.Zografos bėri luftė pėr aneksimin e Shqipėrisė sė Jugut. Ai u bė edhe kryeministėr i tė ashtuquajturit ‘’Vorio - Epir’’ me qendėr nė Gjirokastėr. Por kjo ‘’zonė e Autonomisė sė Vorio - Epirit’’ nuk e pati jetėn e gjatė se iu kundėrvunė forcat e qeverisė sė Vlorės. Rezistenca e popullit tė kėsaj zone tė udhėhequra nga luftėtarėt Muharrem Rushiti, Alush Taka, etj. (78) i shpartalluan forcat greke. Nė vitet e mėvonshme 1923 - 1924 u ndoq politika e gjenocidit, dėbimit tė popullsisė shqiptare me anė tė kombinimit tė detyrueshėm me popullsinė greke. Po ashtu u organizuan ēeta tė cilat bėnin terror tė paparė, u bėnė shpronėsimet arbitrare, u vunė sanksionet nė ekonomi e bashkė me to inkurajuan e nxitėn edhe pėrēarjen fetare midis shqiptarėve. Para kėtyre veprimeve ēnjerėzore qė pėrbėjnė krime tė rėnda qėndrojnė deklaratat demagogjike tė Greqisė pėr gjoja kujdesin dhe interesimin qė ajo tregon pėr pakicat kombėtare qė jetojnė nė territorin e saj. Per shembull nė Traktatin e Konstantinopojės 1881 (79), pasi mori provincėn e Thesalisė dhe njė pjesė tė Epirit, u zotua se do tė mbrojė pakicat kombėtare. Artikulli i tretė i traktatit thotė: “Jeta, pasuria, nderi, feja dhe veprimtaria e kėtyre zonave tė dhėna Greqisė dhe qė do tė mbeten nėn administratėn greke duhet tė respektohen me kujdes. Ata do tė gėzojnė tė njėjtat tė drejta politike dhe qytetare si dhe shtetasit grekė’’.(80)
Nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botėrore Greqia nėnshkruan nė Servė (81) mė 10.08.1920 Traktatin pėr mbrojtjen e tė drejtave tė gjuhės e tė fesė tė minoriteteve. Pas dėshtimit tė fushatės ushtarake greke nė Azinė e Vogėl, Greqia u detyrua tė nėnshkruaj mė 30.01.1923 nė Lozanė njė Konventė (82) pėr shkėmbimin e detyrueshėm tė shtetasve turq me origjinė greke qė jetojnė nė Azinė e Vogėl me shtetasit grekė tė kombėsisė turke qė jetojnė nė Thrakinė lindore. Pėr tė mbikqyrur shkėmbimin sipas konventės u caktua njė komision tė pėrbėrė nga katėr anėtarė turq, katėr anėtarė grekė dhe tre anėtar tė zgjedhur nga Kėshilli i Lidhjes sė Kombeve midis shtetasve qė nuk kishin marrė pjesė nė Luftėn e Parė Botėrore. Kėta u emruan mė 17 shtator 1923: njė danez, njė spanjoll dhe njė suedez. Ndėrkaq qeveria greke vazhdoi fushatėn e saj tė shpifjeve kundėr Shqipėrisė edhe pse kishte deklaruar se nuk do tė pėrfshinte shqiptarėt e Ēamėrisė nė shkėmbimin e popullsisė turke. Sigurime tė tilla ishin dhėnė edhe nga pėrfaqėsuesi i Greqisė nė Tiranė. Por pėr pabesinė dhe mungesė korrektsie grekėrit pėrmenden qė nga kohėrat e vjetra. Aleksandri i Madh pėr kėto veprime i pėrmend disa herė. Kėshtu dhe pasardhėsit e tyre nuk e mbajnė fjalėn, ndryshe firmosin e garantojnė dhe ndryshe veprojnė. Kėshtu qė mijėra ēamė u dėbuan nga vatra e tyre dhe u dėrguan me forcė nė Turqi duke i paraqitur si pjestarė tė kombėsisė turke (83).
Shumė herė shqiptarėt e Ēamėrisė gjatė kėsaj periudhe i janė drejtuar Lidhjes sė Kombeve me protesta dhe telegrame ku kane kėrkuar prej saj mbrojtjen e tė drejtave tė tyre tė shkelura nga qeveria greke. Nė kėtė kohė qeveria shqiptare e F. S. Nolit ndėrhyn pranė Kėshillit tė Lidhjes sė Kombeve me njė letėr mė 11 Gusht 1924 ku i shkruan ndėr tė tjerash: ’’...Ėshtė deklaruar gjithashtu se ēdo anėtar i Lidhjes sė Kombeve ka tė drejtė duke u nisur nga ndjenja e dashurisė tė tėrheqė vėmendjen e asamblesė ose kėshillit mbi ēdo rrethanė qė cenon marrėdhėnjet ndėrkombėtare dhe qė si pasojė rrezikon tė turbulloje paqen ose mirėkuptimin midis kombeve...’’(84). Qeveria shqiptare i kėrkonte Kėshillit tė Lidhjes sė Kombeve qė qeveria greke tė pėrmbushė me besnikėri zotimin qė kishte marrė nė Konferencėn e Lozanės qė mos t’i trajtonte shqiptarėt si turq. Si rezultat i telegrameve dhe protestave tė vazhdueshme qė i vinin Kėshillit tė Lidhjes sė Kombeve nga krerėt ēamė dhe qeveria shqiptare, nė muajin dhjetor 1925 Kėshilli ftoi anėtarėt asnjanės tė Komisionit tė mbikqyrte shkėmbimin e popullsisė greke dhe turke qė tė bėheshin garant pėrpara Lidhjes sė Kombeve pėr mbrojtjen e pakicave kombėtare shqiptare. Mė 15.03.1926, Kėshilli i Lidhjes sė Kombeve pohoi ēėshtjet e ngritura nga delegati shqiptar mė 04.12.1925.(85)
Pėrfaqėsuesit grek nė Kėshillin e Lidhjes sė Kombeve iu tėrhiqet vėrejtja dhe pranoi pėr suprimimin e nėnkomisionit tė Epirit dhe ndaloi dėrgimin e 800 personave tė popullsisė ēame nga fshatrat Kardhiē dhe Dhragomi qė ishin pėrgaditur pėr t’u shpėrngulur me forcė. Kjo ishte njė fitore e pjesėshme pėr ndalimin e mėtejshėm tė shpėrnguljes sė popullatės ēame. Por nuk arriti asgjė pėr riatdhesimin e afro 33000 shqiptarėve ēamė qė u shpėrngulėn me forcė pėr nė Anadoll. Kalojnė dy vite e gjysėm nga koha kur qeveria Shqiptare duke parė se deklarata e qeverisė greke nuk po zbatohej, pėrsėriti kėrkesėn e saj mė 09.05.1928. Kjo kėrkesė u shqyrtua nė sesionin e 50 tė Kėshillit tė Lidhjes sė Kombeve mė 05.06.1928.
Nė kėtė sesion delegati shqiptar u pėrqėndrua nė kėto kėrkesa:
Qeveria greke nuk ka bėrė asnjė deklaratė punimi publike,kėshtu qė departamentet e ndryshme nuk dijnė qė shqiptarėt janė tė shkėmbyeshėm dhe nė kėtė mėnyrė kundėr tyre vazhdojnė tė merren masa shtrėnguese.
Kthimi i pasurive tė marra popullsisė ēame nė favor tė refugjatėve grekė tė ardhur nga Azia e Vogėl.
Pjesėmarrja e popullsisė came nė zgjedhje si edhe qytetarėt grekė. Sipas numrit popullsisė ēame i takonin dy pėrfaqėsues ndėrkohė qė nuk kishte asnjė.
Ndalimi i shpronėsimit nė kundėrshtim me ligjet, qė i bėnte fshatarėt shqiptarė pa tokė dhe pa kullotė.
Ngritjen e shkollave nė gjuhėn shqipe.
Lirimin nga disa taksa tė tepėrta, etj.’’.(86)
Le tė shikojmė dhe tė krahasojmė arsimin nė tė dy anėt e kufirit jugor se si i kanė zbatuar aktet ndėrkombėtare. Kėshilli i Lidhjes sė Kombeve i mbledhur mė 08 Gusht 1928, pasi diskutoi pėr problemin e pasurisė sė shqiptarėve nė Greqi dhe arsimin e tyre, vendosi qė problemi tė zgjidhet me bisedime dypalėshe, sipas akteve ndėrkombėtare. Nė kėtė kohė, sipas dėshmive tė komisionit hetimor, minoriteti grek nė Shqipėri kishte shkollat me mėsuesit e vet, me mėsimdhėnie nė gjuhėn amtare. Nė tė njėjtėn kohė nė Greqi ku pakica kombėtare shqiptare, dy herė mė tė mėdha se pakica greke nė Shqipėri, nuk kishte as edhe njė shkollė tė vetme nė gjuhėn shqipe. Fan Noli nė cilėsinė e tij si kryetar i delegacionit shqiptar nė Lidhjen e Kombeve deklaroi para asamblesė mė 1924: “Ēamėria, tėrėsisht shqiptare e aneksueme Greqisė mė 1913 nuk ka tė drejtė tė ketė njė shkollė tė vetme, nė njė kohė qė minoriteti i vogėl grek nė Shqipėri ka shumė shkolla greke...’’.(87)
Edhe vet Venizellosi (88) nė vitin 1924 pėrpara Lidhjes sė Kombeve deklaron se nė zonėn e Epirit qė pėrmblidhte edhe Ēamėrinė nuk kishte asnjė shkollė pėr pakicat kombėtare shqiptare. Ky pėrfaqėsues i Greqisė, megjithėse dha premtime pėrpara Asamblesė, asnjė ndryshim nuk e bėri. Nė vitin 1933 doli Kushtetuta e Re e shtetit Shqiptar qė ndalonte funksionimin e shkollave private nė Shqipėri. Kėshtu u ndryshua Neni 5 - tė i deklaratės shqiptare tė 2 tetorit 1912. Si pasojė e zbatimit tė kėtyre dispozitave u mbyllėn 48 shkolla private tė llojeve tė ndryshme si dhe 19 shkolla tė huaja private. Kėto shkolla ndaheshin: “21 Shkolla Laike, 14 Shkolla Moslemane, 7 Shkolla Katolike, 6 Shkolla Ortodokse’’.(89) Pėr mbylljen e 6 shkollave private ortodokse qarqet shoviniste greke tė tėrbuara se u prekėn tė drejtat e pakicės greke bėnė ankesė nė Kėshillin e Lidhjes sė Kombeve.
Delegati shqiptar nė seancėn e 14 - tė, mė 18 janar 1935, deklaroi: ’’Shtetasit shqiptar qė u pėrkasin pakicave tė racės, fesė apo tė gjuhės, do tė gėzojnė tė njėjtin trajtim si dhe tė njėjtat garanci nė tė drejtė dhe nė fakt si edhe shtetasit e tėrė shqiptarė. Arsimi dhe edukimi i shtetasve shqiptarė i rezervohet shtetit. Arsimi fillor do tė jetė i detyrueshėm dhe do tė jepet falas,...’’(90). Pas shume debatesh nė pėrfundim Dhoma Parlamentare e Drejtorisė Ndėrkombėtare vendosi pėr ndalimin e shkollave private nė Shqipėri mė 15 prill 1935.Vlen tė theksohet se qarqet shoviniste greke bėnė njė zhurmė tė madhe pėr mbylljen e 6 - tė shkollave ortodokse dhe heqjen e dy mėsuesve. Nė kėshillin e Lidhjes sė Kombeve u paraqitėn statistikat e kohės tė cilat tregojnė se: ’’...popullsisė shqiptare i takonte tė shkojė nė shkollė 4.8%, ndėrsa pėr pakicėn greke nė Shqipėri, nė atė kohė shkonin nė 9.9%, kurse pakica kombėtare shqiptare nė Greqi nuk kishte asnjė shkollė. Kurse nė Greqi nė vitin 1930 vetėm 75% tė fėmijėve ndiqnin shkollėn me minoritetin grek nė Shqipėri, me financat e shtetit e ndiqnin 79.3%. (91)
Mė 1938 prefekti grek nė Ēamėri Andonaqas e ndaloi zyrtarisht pėrdorimin e gjuhės shqipe nė Ēamėri (92). Tė gjitha kėto plane shfarosėse pėrgaditėn tragjedinė e madhe, tragjedinė mė tė madhe pėr ēamėt nė vitet 1944 - ’45, ku shovinistėt grekė vranė me mijėra ēamė dhe shpėrngulėn me dhunė popullsinė shqiptare tė besimit mysliman nga trojet e veta autoktone (93). Duke u munduar qė tė lihen mbrapa (nė harresė) tragjeditė e trojeve dhe popullsisė ēame, ’’Omonia’’ vazhdon komedinė e vet pėrpara me pretendime tė reja; siē duket zbaton thėnien e ministrit grek Samaras nė ‘’Neo Thesprotia’’ se: ’’...minoriteti nė Shqipėri ėshtė shtylla jonė ku ne do tė mbėshtetemi atje pėr tė ardhmen’’. Mė qartė s’ka se si thuhet. Nėse marrin argument integrimi faktin se nė Shqipėri ka pasur koloni helene, atėherė bukur e thote njė thėnje Abdyl Frashėri (94): “...se grekėrit duhet tė kėrkojnė edhe Italinė Jugore, Azinė e Vogėl, Rumaninė dhe Marsejėn e Francės!!!’’.
Nė qoftėse ata vazhdojnė tė ngrehin pretendimet e njohura dhe tė vjetra territoriale ndaj Epirit, atėherė, siē thoshte Jani Vreto: ’’Do tė dridhen varret e etėrve, vėllezėrve shqiptarė, qė ranė pėr lirinė e grekėrve dhe qė kanė kontribuar jo mė pakė se grekėrit nė themelimin e Mbretėrisė greke (95). Greqia e sotme nuk mund tė quhet shtet demokratik. Ajo ėshtė antidemokratike,e mund ta quajmė me plot meritė njė shtet mesjetar. Shteti grek jo vetėm qė nuk i njeh tė drejtat e ēamėve, por as nuk i lejon tė vizitojnė trojet e tyre ku i kan varret e tė parėve. Nuk ka asnjė ligj nė botė qė tė pėrvetėsojė me dhunė tokėn, shtėpinė dhe pasurin e tjetrit. Grekėrit me dekada i shfrytėzojnė pasurit e ēamėve! Po djemve dhe vajzave shqiptare, qė tė detyruar pėr bukėn e gojės shkojnė me koka tė ulura pėr tė punuar,pse u ndėrrohen emrat, kombėsia dhe u varin kryq tė zinjė ortodoks qė qafė?! Pse i keqtrajtojnė si skllevėr?. Vlen t’iu bėhet kjo pyetje edhe pėrfaqėsuesve tė Evropės, SHBA, Japonisė, etj. tė cilėt morėn pjese nė ceremoninė e 2500 vjetorit tė demokracisė greke mė 04 tetor 1991, pėrse nuk pyetėt a ka sot demokraci Greqia?!
_________________
Referencat
1.”Correspondence de Lord Byron”, Paris, 1825
2. Z. Mirdita, ”Mitet dhe mitologjia nė antikė”, Rilindja Prishtinė 1988, fq. 147
3. ”The memoirs of Ismail Kemal Bey”, London, 1920
4. Dr. Ali Hadri, ”Historia e popullit shqiptar”, (pėr shkolla fillore), Prishtinė 1966, fq. 82
5. Po aty.
6. Po aty.
7. Sami Frashėri, ”Dheshkronja”, Bukuresht, 1886
8. L. Uelavitch,”L’Albania”, Paris, 1902
9. T. Selenica,”Shqipėria nė vitet 1927”, ”Nezioni geografiche sul Albania”, Roma, 1902, fq.5
10. ”Kosova” (OSHAPK.), Tiranė nr. 20, 8 dhjetor 1991, fq.1
11. Dr. Muhamet Pirraku, ”Ripushtimi jugosllav i kosovės”,fq.7
12. Dr. Muhamet Pirraku, ”Kultura kombėtare Shqiptare deri nė Lidhjen e Prizrenit”, Prishtinė 1979, fq.11-20,
13. ”Dielli”, nr.21/27, 1979
14. Mr. Kolė Krasniēi,”Roli i fesė nė ruajtjen e identitetit dhe tė harmonisė kombėtare te shqiptarėt”,Vjenė 1996, fq. 56-58
15. Ahmet Hamiti, ”Ēėshtja shqiptare”, Koha, nr.14/1991, fq. 26
16. Liman Rushiti, ”Stradanja albanskog Naroda na Kosovu “1912-1918, Zagreb 1991, fq. 24
17. Dr. Muhamet Pirraku, ”Kultura kombėtare Shqiptare deri nė Lidhjen e Prizrenit”, Prishtinė 1979, fq.6
18. Vjetari Statistikor i Shqipėrisė,1991, fq.12
19. Konferenca e Ambasadorėve (1912-1913), shih FESH, fq. 503
20. Po aty, fq. 812
21. Hansjėrg Frėmmer, ”Die Illyrer”, Karlsruhe, 1988
22. HPSH, pjesa parė, fq. 46
23. Straboni, VII-5
24. Homeri, ”Iliada”
25. Lufta e Trojės, shih “Fjalor i mitologjisė”, fq.150
26. Po aty.
27. J. G. Fon Han, ”Albanesische Studien”, Wien, 1854
28. M. Barleti, ”Historia e jetės dhe e veprave tė Skėnderbeut”, Rilindja, Prishtinė, 1982.
29. Neoptolemi (Pirroja), shih. ”Fjalor mitologjik”, fq. 173
30. Johan Erik Tunman (1746-1778), ”Untersuchungen uber die Geschichte oestlichen europaeischen Voelker”.
31. Aristoteli, ”Politika”, Rilindja, Prishtinė, 1978
32. Po aty.
33. Po aty.
34. Po aty.
35. Po aty.
36. Po aty.
37. Agim Shehu, ”Kombi”, nr. 8,9,10, fq. 4
38. Martin P. N. Nilson, ”Studien z.Geschichte d’alten Epiros”, Lun, 1909
39. Po aty.
40. Lyber, ”Fjalori i Antikiteteve klasike”.
41. Po aty.
42. A. Shehu, Po aty.
43. Bajroni, Po aty.
44. A. Shehu, Po aty.
45. ”Manual pėr udhėtar nė Greqi”.
46. A. Shehu, Po aty.
47. Uilliam Martin Lik, ”Travels in Northern Greece”, 1835
48. A. Shehu, Po aty.
49. A. Shehu, Po aty.
50. A. Shehu, Po aty.
51. A. Shehu, Po aty.
52. A. Shehu, Po aty.
53. A. Shehu, Po aty.
54. A. Shehu, Po aty.
55. A. Shehu, Po aty.
56. A. H. Stamboll, Po aty.
57. F. C. H. Pukėvil (1770-1838), ”Voyage de la Greece”, Paris, 1820 dhe Histoire de la regeneration de la Greece.
58. Napoleon, ”Kujtime”, Bruksel, 1834
59. Pukėvil, Po aty.
60. A. Shehu, Po aty.
61. A. Shehu, Po aty.
62. ”Enciklopedia e Madhe Elenike”, v. 223.
63. ”Enciklopedia greke”e vitit 1936
64. A. Shehu, Po aty.
65. ”Enciklopedia italiane” e vitit 1972
66. Arben Puto,”Pavarėsia shqiptare dhe diplomacia e fuqive tė mėdha”,1912-1914
67. Stevano Skuludhis, (Ministėr i Punėve tė Jashtme tė Greqisė), ”Letėr”, 18.02.1877
68. A. Shehu, Po aty.
69. Rasim Bedo, ”Ēamėria”,nr.19 (38), fq.3 , Dhjetor 1992
70. R. Bedo, Po aty.
71. R. Bedo, Po aty.
72. R. Bedo, Po aty.
73. Pukėvili, ”Reise durch grecheuland”, Hamburg 1824
74. HPSH, pjesa e dytė, fq. 401
75. Po aty.
76. Po aty.
77. Po aty.
78. R. Bedo, Po aty.
79. Po aty.
80. Po aty.
81. Po aty.
82. Po aty.
83. Po aty.
84. R. Bedo, Po aty.
85. Dhimitru, ”Das Mindercheitenrech in Grechenland”, Hamburg, 1935
86. Zeitschrift fur geschischtwissenschaft, nr. 1976
87. Gazeta “Bashkimi”, 1924
88. Po aty.
89. Gazeta “Besa”, 1935
90. Po aty.
91. Po aty.
92. Gazeta “Zėri i Ēamėrisė”, 1945-1946
93. Po aty.
94. Abdyl Frashėri, Gazeta,”Moniteur Universal”, Paris, Maj 1879
95. D. Shehu, Gazeta “Ēamėria”, nr.1(20), Janar 1992, fq.7-8

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi