» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

13 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 13 vizitorė :: 2 Bots

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


PLANET SERBE PĖR SPASTRIMIN ETNIK DHE KOLONIZIMIN E KOSOVĖS GJATĖ LUFTĖS SĖ DYTĖ BOTĖRORE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

PLANET SERBE PĖR SPASTRIMIN ETNIK DHE KOLONIZIMIN E KOSOVĖS GJATĖ LUFTĖS SĖ DYTĖ BOTĖRORE

Mesazh nga Naki prej Thu 19 Apr 2012, 15:46

Fillimi i Luftės sė Dytė Botėrore e ndėrpreu procesin e kolonizimit tė Kosovės me elementin sllav. Pas hyrjes sė ushtrive gjermane e italiane, nga frika e hakmarrjes, nė gjysmėn e dytė tė prillit tė vitit 1941, pasoi ikja e kolonėve serbė, malazez e tė tjerė nga Kosova. Njė numėr i tyre u vendos nė vendbanimet kompakte serbe e malazeze, e kishte edhe qė kishin mbetur nė vendbanime tė tyre, pėrkundėr tė gjitha tė kėqiave tė bėra ishin mbrojtur nga popullata vendase shqiptare.
Nga synimi i ndėrrimit tė strukturės nacionale dhe kolonizimit tė Kosovės Serbia nuk hoqi dorė as nė rrethanat mė tė vėshtira, siē ishin ato gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Nė kėtė kohė Serbia, veē luftės kėmbėngulte rreth vijave tė demarkacionit ndėrmjet pushtuesve italianė e gjermanė, i kushtoi kujdes tė veēantė kolonėve tė saj nė Kosovė. Qeveria e Nediqit pėrpiqej pėrherė qė nga njė pjesė e Kosovės, qė, me marrėveshje e sipas sė drejtės historike e natyrore i takoi Shqipėrisė sė pushtuar nga Italia fashiste, tė shpėrgnulen sa mė pak serbo-malazezė. Kur nuk ia arrinte dot qėllimit, kjo qeveri kolonėt e shpėrngulur i vendoste pėrreth kufirit tė Kosovės dhe pandėrprerė i pėrgatiste pėr rikthimin e tyre duke i indoktrinuar nė domosdonė e kthimit, si edhe duke i pėrgatitur ata nė fushėn ushtarake, duke formuar njėsitė tė armatosura ēetnike prej ēetave e deri te korpuset ushtarake. Ēėshtjen e shpėrnguljes sė kolonėve serbo-malazez nga Kosova gjatė Luftės sė Dytė Botėrore Qeveria e Nediqit e shfrytėzoi edhe nė luftė kundėr synimeve ēlirimtare tė forcave tė ndryshme shqiptare, veēanėrisht tė Komitetit tė Kosovės e tė Qeverisė Shqiptare, por edhe nė fushėn diplomatike. Qeveria e Nediqit, duke politizuar ēėshtjen e kolonėve tė shpėrngulur pėrpiqej ta bindte Gjermaninė naziste qė ajo tė pėrkrahte pėr rishtrirjen e mėparshme tė Serbisė sė madhe nė kėto anė.
Pėr sendėrtimin e qėllimeve tė parashtruara Qeveria e Nediqit qė nga ditėt e para, u organizua nė shkallė shtetėrore. Nė fillim kjo detyrė iu ngarkua Sigurimit Shtetėror e mė vonė, kur ēėshtja u masivizua edhe mė shumė, sendėrtimin e kėtyre qėllimeve e moren pėr sipėr prefektėt e qarqeve dhe tė rretheve. Shteti pėrgatiti pyetėsorėt, tė cilėt duhej t’i plotėsonte ēdo kryefamiljar i shpėrngulur, e ku kėrkohej, veē tė tjerash, tė deklaroheshin se sipas urdhėrit tė kujt shpėrnguleshin, ēfarė qėndrimi kishin ndaj serbo-malazezve organet e pushtetit, organizatat e individėt dhe a shpėrnguleshin pėr shkak tė torturave apo pse nuk donin tė mbeteshin jashtė Serbisė. Kuptohet, sipas skenarit tė Qeverisė sė Nediqit deklaratėdhėnėsit duhej tė flisnin sa mė keq pėr Qeverinė Shqiptare, veēanėrisht pėr qėndrimin e saj ndaj kolonėve serbo-malazezė qė kėto pastaj ata t’i shfrytėzonin nė arenėn diplomatike ndėrkombėtare. Pėr kėtė arsye nuk janė tė rralla deklaratat nė tė cilat nė mėnyrė tė paskurpullt sulmohet jo vetėm Qeveria Shqiptare, por edhe populli shqiptar nė tėrėsi. Tė kėsaj fryme janė veēanėrisht raportet e hieromonahut tė kishės sė Deēanit. Veē kėsaj, shumė deklaratėdhėnės tė manipuluar nuk mund tė fshehnin faktin se me shqiptarėt deri nė kohėn e “kreyengritjes”, siē e quanin shumė prej tyre fillimin e Luftės sė Dytė Botėrore, patėn fqinjėsi tė mirė. Bile disa prej tyre u detyruan disa herė tė pohojnė se edhe nė kohėn e Luftės sė Dytė Botėrore shumica e popullsisė shqiptare nuk ndėrroi qėndrimin e saj tė mėparshėm.
Pėrveē kėsaj, qarqet shoveniste serbe bėnin plane pėr pushtimin e trojeve shqiptare, kolonizimin me elementin sllavė, pėrkatėsisht tė ndėrrimit tė strukturės etnike tė popullsisė sė Kosovės, tė bazuar nė projektin e Ilija Garashaninit. Po i theksojmė disa nga ato: Sipas projektit tė hartuar prej avokatit nga Sarajeva Stevan Moleviq, tė titulluar “Serbia homogjene” i 30 qershorit 1941, parashihej qė Serbia tė pėrfshinte nė lindje dhe nė juglindje Kosovėn dhe Maqedoninė, Vidinin dhe Qystendilin nė Bullgarinė e sotme; nė perėndim - banovinėn e Vėrbasit, Dalmacinė Verirore, Likėn, Kordunin, Baninė dhe njė pjesė tė Sllovenisė; nė jug - Malin e Zi dhe Hercegovinėn, duke pėrfshirė edhe Dubrovnikun, tė cilit do t’i jepej status i veēantė, dhe pjesėn veriore tė Shqipėrisė. Sipas Moleviqit, nė gjirin e Serbisė sė Madhe duhej tė pėrfshiheshin tė gjitha trevat ku ka serbė, apo ku Stevan Moleviqi supozonte se kishte serbė. Pėr te serbė ishin edhe maqedonasit dhe malazezėt. Ndėrkohė ai kėrkonte shpėrnguljen nė masė tė kroatėve, myslimanėve dhe tė shqiptarėve nga rajonet, ku ata pėrbėnin shumicėn dėrrmuese tė popullsisė.
Nė programet e ēetnikėve mė 1941 planifikohej: “Tė krijohet Jugosllavia e Madhe nė tė Serbia e Madhe, etnikisht e pastėr nė kufijtė e Serbisė dhe tė Malit tė Zi, tė Bosnjes e Hercegovinės, tė Sremit e tė Banatit. Tė pastrohen tė gjitha territoret nga elementėt joserbė”. Tė krijohen kufijtė e drejtpėrdrejtė, kufijtė e pėrbashkėt ndėrmjet Serbisė e Malit tė Zi, si dhe Serbisė dhe Sllovenisė, nėpėrmjet spastrimit tė Sanxhakut dhe tė disa pjesėve tė Bosnjes nga myslimanėt dhe kroatėt. Nė pėrputhje me planet e sipėrpermendura, Lėvizja Ēetnike synonte ta kultivonte dhe ta mbante gjallė nė Kosovė frymėn e hakmarrjes, tė shfarosjes sė shqiptarėve dhe tė gllabėrimit tė trojeve tė tyre etnike. Kėshtu nė njė nga elaboratet e pėrgatitura nė atė kohė, me titull: “Krahina e Kosovės dhe e Rrafshit tė Dukagjinit”, midis tė tjerave thuhej, se “Kosova ka qenė serbe dhe ajo do tė mbetet patjetėr serbe, jo vetėm pėr nga pozita shtetėrore juridike, por edhe nga struktura e popullsisė sė vet, e cila duhet tė jetė me shumicė serbe”. “Pas pėrfundimit tė luftės do tė shpėrthejė hakmarrja e serbėve ndaj shqiptarėve. Kjo nuk do tė pengohet e sidomos aksioni i Vasojeviqėve, tė cilėt duhet tė zgjerohen nė Rrafshin e Dukagjinit.
Ndėrkaq, me ligjin mbi kolonizimin e brendshėm duhet tė parashihet qė shqiptarėt, pėr shkaqe strategjike tė transferohen nė Srem, nė Shumadi dhe nė trevat e tjera, ku do tė jenė tė parrezikshėm dhe me kohė do tė asimilohen.
Mė 12 shtator 1941 gjenerali Lubo Novakoviq nė letrėn qė i dėrgonte Kosta Peēancit, tė njohur edhe mė parė pėr krimet e pashembullta mbi shqiptarėt, i pėrkujtonte: “Kur tė nisem nė rrugėn fatlume, e di ēfarė planesh ke pėr jugun tonė. Besoj se nė Sanxhak, nė Dukagjin dhe nė Fushė tė Kosovės, nuk do tė mbetet asnjė plis pėr farė. Lumenjt Sitnica dhe Llapi do tė bartin dy muaj koka shqiptarėsh”.[110] Programi i Drazha Mihailoviqit pėr spastrime etnike dhe krijimin e Serbisė sė Madhe nė Jugosllavinė e Madhe mė 20 dhjetor 1941, nė mes tjerash parasheh: “..... Tė spastrohen territoret shtetėrore prej tė gjitha pakicave dhe elementėve jonacionalė.... Pjesėt e spastruara tė kolonizohen me malazezė, ndėrsa ēėshtjen e myslimaneve duhet rregulluar me Turqinė pėrmes Londrės”.[111] Agjentėt e D. Mihailoviqit paralajmėronin se “ēetnikėt do tė ēlironin Kosovėn nga shqiptarėt dhe tė gjithė ata do t’i zhduknin, pa lėnė njeri tė gjallė”. Nė mars tė vitit 1942 nė fshatin Suhadoll, Voja Dragoviq, prijės ēetnik, deklaronte se “pas fitores sė luftės nga aleatet, duhet zhdukur tė gjithė shqiptarėt, duke mos pėrjashtuar as fėmijėt nė djep”.
Pėr nxitjen e urrejtjes kundėr popullit shqiptar, krahas Levizjes Ēetnike, njė rol shumė agresiv luajti edhe Kisha ortodokse serbe. Pėr klerikėt serbė “shqiptarėt ishin gjarpinj helmues qė duheshin zhdukur, mbytur ose u duhej shtypur koka”.[113] Gazeta “Borba”, nė nėntor tė vitit 1944, shkruante se “nė Kosovė, pas 6 prillit tė vitit 1941 serbėt dhe malazezėt kishin pėrjetuar nėn shtypjen e shovinistėve shqiptarė, qė i shndėrruan kėto treva nė arenė tė tmerrshme tė vrasjeve dhe tė djegieve”. Sipas saj, “mbi kolonistėt e lodhur e pa ndihmė, qė luftonin nė front kundėr keqbėrėsve italianė e gjermanė u bėnė krime tė tmerrshme.

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PLANET SERBE PĖR SPASTRIMIN ETNIK DHE KOLONIZIMIN E KOSOVĖS GJATĖ LUFTĖS SĖ DYTĖ BOTĖRORE

Mesazh nga albi prej Thu 19 Apr 2012, 16:05

SHQIPATRET KAN JETUAR deri te molla e kuqe afer nishit atje kan qen trojet shqiptare sot atje nuk ka asnje famile shqiptare ne vitin 1878 mretria serbe ika largua shiptart me dhun ju ka djeg shtepit ika masakruar dhe vra te gjith ata si ika gjet ne shtepit e tyre po dhe ushtria serbe e ka djeg grunin ne ora te shiptarve ka shum tregime per largimin e shiptarve me dhum nga trojet e veta sot ne medvegje jetojn disa famile shiptare te gjith tjert jan larguar nga trojet e veta me dhun nga pushteti serb.
avatar
albi
Moderator

Shteti : mitrovice
Postime : 3377
Kyējet nė forum : 11478
Regjistruar mė : 09/07/2010

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi