» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

15 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 15 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Mr. Ukshin Hoti

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga Naki prej Sun 19 Aug 2007, 19:24


Mr.Ukshin Hoti Ka lindur mė 1943 nė Krushė tė Madhe tė Rahovecit. Shkollėn fillore dhe atė tė mesme i kreu nė Prizren dhe Prishtinė. Shkencat politike i kreu nė Zagreb, kurse 2 vite pasuniversitare i kreu nė Beograd nė seksionin pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare politike dhe ekonomike. Pastaj specializoi njė vit edhe nė Universitetet amerikane: nė Chicago nė Universitetin e Harvardit nė Boston si dhe nė Washington D.C.
Nė vitet e ’70-ta ushtroi detyra tė ndryshme nė pozita tė ndryshme tė jetės politike dhe arsimore tė Kosovės.
Pas njė diskutimi nė njė mbledhje nė Fakultetin Filozofik nė Prishtinė mė 19 Nėntor 1981, ku ai haptas i mbrojti kėrkesat e studentėve shqiptar pėr Republikė tė Kosovės nė kuadėr tė Jugosllavisė, ai u dėnua me 9 vjet burg, tė cilat nga gjyqi suprem u reduktuan nė 3,5 vjet. Pas lirimit nga burgu u kthye nė vendlindje ku u izolua.
Mė 1990 punoi nė Lubjanė (Slloveni) nė revistat shqiptare “Alternativa”, "Republika" dhe "Demokracia Autentike - DEA" si redaktor deri mė 1991, kur u mbyllėn ato. Pastaj u kthye nė Prishtinė ku punoi pėr njė kohė nė Universitetin e Prishtinės.

Nė mars tė 1993 u burgos pėr herė tė dytė pasi qė njė vit mė parė kishte organizuar homazh pėr martirėt e demokracisė nė Brestovc. Nė tė njėjtin vit u rrah keq nga forcat speciale serbe pasi qė kishte vizituar pjesėmarrėsit e grevės sė urisė nė pallatin e shtypit nė Prishtinė.
Po ashtu mė 1993 pasi e lėshoi Lidhjen demokratike (LDK) Hoti mori pjesė nė tubimin mbarėkombėtar tė organizuar nga pėrfaqėsuesit politik nė Tetovė (Maqedoni) ku u theksua nevoja e bashkimit kombėtar tė shqiptarėve nė njė shtet tė vetėm.
Mė 17 maj 1994 e dėnuan me 5 vjet burg pėr arsyen se ishte pjesėmarrės i lėvizjes pėr Republikėn e Kosovės.

16 maj 1999 kishte mbaruar afati i vuajtjes sė dėnimit politik prej 5 vjetėsh. Tė burgosurit shqiptarė dėshmojnė se nė pėrcjellje tė tre zyrtarėve tė sigurimit serb atė ditė ai ėshtė nxjerrė nga burgu i Dubravės (Istog, Kosovė), ku ishin sjellė mė parė tė burgosurit shqiptarė nga burgu i Nishit (Serbi).
Pas bombardimeve tė NATO-sė mė 19 maj 1999, nė burgun e Dubravės ka ndodhur masakra mė e pėrgjakshme: janė ekzekutuar e masakruar 173 tė burgosur shqiptarė nga forcat serbe.
Babanė e vėllanė e Ukshin Hotit i kanė vrarė kriminelėt serbė, bashkė me 30 kushėrinj tė tij e 174 bashkėfshatarė tė Krushės sė Madhe tė Rahovecit.
Mbi fatin e prof. Ukshin Hotit (prej 1999) nuk dihet mė asgjė!

Te nderuar forumist mendoj se Forumit dhe Rilindjes Kombetare i mungonte nje shenim i tille. Une hapa kete teme duke shpresuar se ju do kontriboni shume me shume me shkrimet e juaja.

Ju faleminderit


Edituar pėr herė tė fundit nga Naki nė Thu 14 May 2009, 10:48, edituar 3 herė gjithsej

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga Naki prej Sun 19 Aug 2007, 19:28

Per Ukshin Hotin:

Ismail Kadare:
“Kam frikė se pikėrisht ky nivel i lartė ka qenė edhe burim i fatkeqėsisė, qė e ka ndjekur hap pas hapi kėtė martir... Ėshtė e papranueshme qė njė personalitet i njė populli, pavarėsisht se ē'partie i pėrket, ose nuk i pėrket, tė mbahet nė zinxhirė. Ėshtė fyerje pėr krejt atė popull. Mė fort se kurrė, kombi shqiptar ka nevojė pėr njerėz tė aftė e me nivel tė lartė. Njerėzit e zotė janė princat e vėrtetė tė njė kombi. Pėr fat tė keq, princat goditen shpesh nė mėnyrė tė vdekshme."

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mr.Ukshin Hoti

Mesazh nga Musafir prej Sun 19 Aug 2007, 19:38

Me 16 maj 2007 u mbushen plot tet vjet qe nuk dihet asgje per fatin e Mr.Ukshin Hotit, te ketij burri te madh te mendimit politik shqiptar. Nė kete date te vitit 1999, Mr. Ukshin Hoti, sipas vendimit nr.24 – 2241 – 05 te nenshkruar nga drejtori i burgut tė Dubraves Aleksandar Rakoqeviq, leshohet me kusht , pas mbajtjes se denimit prej pes vjetesh, qe ia kishte shqiptuar gjykata serbe ne Prizren.

Pas perfundimit te luftes, disa te burgosur qe ishin ndare pėr her te fundit me Mr.Ukshin Hotin, kan thene se, ishte dite e diele (nje dite e pazakonshme per lirim nga burgu) kur baca Uke (keshtu e therrisnin ata) ndermjet ores 10 – 11 tė paradites, i shoqeruar nga tre punetor te sigurimit serb eshte nxjerr nga ambientet e brendshme te burgut tė Dubraves. Dhe pas ketij momenti, sot e ate dite, nuk dihet asgje per vendndodhjen e ketij intelektuali, politikologu e atdhetari te shquar.
Dhe ca eshte me e keqja udheheqesia jone po flen .
Naki qeveria po flen ti po punon te lumte per kete teme te qelluar respekte se vertet ja vlen te diskutohet e te vihen sa me shum shenime te postohen te mesojm me shum per jeten dhe vepren e Mr.Ukshin Hotit .
respekte.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga shaban cakolli prej Sun 19 Aug 2007, 22:04

Pershendetje NAKI;
Rilindjen Kombetare e keni zbukuruar me biografine e M.r.Ukshin Hotit.Sikur planifikoja edhe vet te shtjelloi nje teme per kete intelegjent dhe patriot,por kohaqekam ne dispozicion nuk me le te beje sa duhet ne kete forum.Tani edhe po te mendoj te shkruaj per te,nuk kam qka te them per te,i paskeni thene te gjitha,te lumte per kete iniciative.Vertete ti e ke thyar akullin,sepse ky personalitet i shquar ,jo vetem qe ke lene ne harrese nga forumet,por qka eshte me e keqja qe lene ne harrese nga klasa jone politike.K
avatar
shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 13158
Regjistruar mė : 11/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

UKSHIN HOTI MBETET I PAVDEKSHĖM

Mesazh nga Adem Berisha prej Mon 20 Aug 2007, 14:21

Unė nuk kam se ēka ti shtoj mė shumė kėsaj teme nga se i nderuar Naki nė pika tė shkurtėra por tėrėsisht tė qėndrueshme dhe tė sakta ka pėrfshirė ate qė duhet pėrfshirė, prandaj unė Nakin e falenderoj dhe pėrgėzoj qė ka hapur kėtė temė kaq tė qėlluar.
Megjithate, pėr shkurtazi unė po them edhe kėtė se kam pasur fatin dhe nderin e lartė qė Mr. Ukshin Hotin ta njoh edhe personalisht dhe njė kohė tė shkurtėr tė punoj me te mu nė kohen e vlimeve mė tė ashpra politike tė viteve tė nėntėdhjeta. Konkretisht nė kuvendin themelues tė LDK mė 17. 03. 1990. kam pasur kontakte tė drejtėpėrdrejta me intelektualin, atdhetarin dhe tribunin e nderuar Mr. Ukshin Hoti nga i cili kam marrė instrukcionet kryesore si anėtar i kėshgillit nismėtar pėr formimin e Degės sė LDK nė Rahovec. Mirėpo, duhet theksuar se nė atė kohė sjelljet dhe kėrkesat tona nė njėfarė mėnyre duhej harmonizuar me rrethanat aktuale tė kohės kėshtuqė nga, edhe unė e quaj ashtu sepse ėshtė nja 5 vite para meje, baca Ukė kisha marrė premtimin se do tė bashkė punojė me neve nėqoftėse sinēerisht angazhohemi pėr Republiken e Kosovės gjė qė kėtu nuk kishte fije dyshimi sepse ne gjithėnjė kishim ambicje edhe pėr avancimin e kėsaj kėrkese nė diē edhe mė tepėr - Pavarėsinė e Kosovės.
Pėr neve qė ato ditė kishim marrė kėtė barrė mbi vete, kėshillat dhe instrukcionet e Ukshinit ishin si buka dhe uji derisa ate pėrpiqeshim ta kursenim sė paku gjatė kohės sa zgjaste gjendja e jashtėzakonshme dhe ora policore e atyre ditėve. Ishte kėnaqėsi e veēantė takimi i im nė njė ndej rasti nė ordinacen e mjekut tė mirėnjohur Xhemajl Dana ku ishte prezent edhe vetė baca Ukė, profesori e tani dėshmori Muhamet Malsori, profesori Fetah Berisha dhe Nahit Elshani me ē'rast Ukshini gjėrė e gjatė na e elaboroj jo vetėm ēshtjen e Republikės sė Kosovės por edhe problemin e zgjidhjės sė ēėshtjės kombtare shqiptare. Mirė mė kujtohet kur nė mes tjerash pat thėnė se gjatė atij procesi, nuk mund tė anashkalohet Rusia, gjė qė edhe sot po shihet vizioni dhe largėpamėsia e e tij. Mė duket se kėtė konstatim pastaj e ka cekur edhe nė librin e tij "Filozofia politike e ēėshtjės shqiptare".
Por, ēka tė thuhet, Ukshini ishte shumė i vetėdijshėm pėr pasojat qė do tė kishte por megjithate ai ishte i pandalshėm dhe i pathyeshėm nė qėndrimet e tij. Kėtu mund tė flitet edhe shumė e shumė sepse Ukshini vėrtetė ishte njė figurė poliedrike e jetės, shkencės dhe politikes shqiptare si pasojė e ēkahit edhe pėrjetoi gjithė ate qė ka pėrjetuar. Ende le tė na mbajė shpresa qė baca Ukė tė jetė i gjallė, por qyshdo qe tė jetė, emėri, figura dhe vepra e tij ate e bėjnė tė pavdekshėm.

firma.................................................................................................................................................................................
Firmė autoriale:
“Dy tė pashpirt, i treti pa krye".
"Sa mė shumė qė njoh njerėzit, aq mė tepėr i dua kafshėt".

avatar
Adem Berisha

Shteti : Rahovec-Republika e Kosovės
Postime : 517
Kyējet nė forum : 11391
Regjistruar mė : 30/05/2007
Profesioni : punėtor administrate

http://ademgjurgjeviku.shqipo.com ; http://ademgjurgjeviku.multi

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga Naki prej Mon 20 Aug 2007, 16:06

Baca Adem,
keto kontakte te drejperdrejta jane me shume vlere dhe postimi jote ka peshe te madhe.
Mendoj se ky martir meriton te shkruhet per te.
Ju falenderoj une ju hapa rruge e juve eshte ta mbushni me shkrime faqet per Mr Ukshin Hotin

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga Xili_Mitro prej Mon 20 Aug 2007, 18:44

NAKI mir eke bėr ket replik Valla se e kan harru njeriun qe ju duhet ma sė shumti KOSOVES tani institucionet tona enuk e permendin fare UKSHIN HOTIN se mendojn jau nzen vendin atyre tung me respekt nga Xili

Xili_Mitro

Shteti : Mitrovicė
Postime : 30
Kyējet nė forum : 11337
Regjistruar mė : 19/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga Xili_Mitro prej Mon 20 Aug 2007, 18:47

Riki te them se kam nejt me do njerez qe kan qen me njė dhomė ne Burg me UKSHIN HOTIN dhe kan treguar kur kan hyr gardiant dhe inspektorat ka qen ditė e dielle dhe ikan then se ti je liruar nga Burgu dhe ai juka drejtuar kolegve te vet juka then se nuk po lirohna por po mė mbysin keta se tė dielev as nje njeri nuk lirohet nga burgu dhe mėka treguar nje Mik i imi se juka lyp hallallin te gjithve atyre qe ika pas nė dhomė

Xili_Mitro

Shteti : Mitrovicė
Postime : 30
Kyējet nė forum : 11337
Regjistruar mė : 19/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga shaban cakolli prej Fri 24 Aug 2007, 17:23

Roli dhe rendesia e Ukshin Hotit sifigure e shquar kombetare dhe politike,ne Kosove ishte dhe do tembetet epa zevendsueshme.Mirepo si qe ka thene i madhi"KUTELI","ATDHEUN DUHET DASHUR EDHE KUR TE VRET",nje dashuri te tille per atdheun e ka pasur z.Ukshin Hoti.Por per kete ai burgosej pa shkaqe,me procese te montuara,sepse pushtuesi kishte nuhatur rrezikune qe i vinte nganje atdhetashes,intelektual dhe politikan i tille.Gjitha qe i beri Ukshin Hoti,i beri per atdheun,ai mundej te terhiqej nga keto gjera dhe te shpetonte,por zemra atdhetare nuk ia lejonte.Ukshin Hoti megjithate ka qene i perbuzur nga lideret kosovar.Nese ju kujtohet e kaluarae liderve tane,kur ata protestonin para botes me kerkesat e tyre"Te lirohen te gjithe te burgosurit politik,dhe Ukshin Hoti"!Kjo linte hapesire qe bota te kuptoj se Ukshin Hoti ishte me pak i rendesishem se te burgosurit tjere!Pse? Sepse kerkesa nuk parashtrohej drejt!Ne vend te thonin:Te lirohet Ukshin Hoti,dhe te burgosurit tjere politik,thuhej e kunderta.Doren ne zemer edhe lideret e sotem nuk i kane kushtuar nje rendesi te duhur Ukshin Hotit!Rralle apo fare ngaata eshte zene emri i tij,si dijmeatij i mbeten edhe femijet bonjak,dhe nuk di se eshte perkujdesur ndonje nga lideret tane per ta,nese iu eshte bere ndonje vizite ndonjehere,kjo ka ndodhur para ndonje fushate elektorale!Sido qe te jete,gjitha keto qe cekem,nuk ia zbehin aspak figuren ketij intelektuali,atdhetari dhepolitikani shume te shquar.Vepra e tij do te ndrite neper kohe dhe breza.
avatar
shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 13158
Regjistruar mė : 11/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga bovari prej Thu 27 Sep 2007, 00:08

Per here te pare ne forum u perballa me emrin e ketij politikani "Mr.Ukshin Hotit" dhe duke lexuar mbi jeten dhe kontribudin e profesorit me zuri syri edhe mendimet dhe debatet e bera per fatin e tij qe nuk dihet.Dhe ajo qe me habiti qe nje shrim ku edhe nje fragment e solla edhe ketu:
Me datėn 19. shkurt 2007 nė gazetėn “Express”, ne nje interviste, ku kishte dalė sheshit mjerimi i njė ministri tė Qeverisė sė mjerė tė Kosovės. Ai, ndėr tjera thotė: “ Adem Demaqi dhe Albin Kurti janė spiunė tė Serbisė, pėr ndryshe Serbia nuk do t’i lėshonte tė gjallė nga burgu, do t’i vriste siē e ka vrarė edhe Ukshin Hotin!”...
Mesa kam fituar njohuri nga shkrimet dhe shenimet qe kam lexuar nuk ka fakte qofte edhe ne arkivat e burgut qe ai te jete gjendur i vdekur ne qeli apo te jete egzekutuar dmth nuk ka spjegime dhe komente per diēka te tille(te pakten sa kam lexuar nga shkrimet e disa gazetareve dhe njerezve te niveleve dhe klasave sociale te ndryeshme) perveē intervistes ose reportazhit te ministrit te kultures i cili thote qe eshte vrare.Me siguri ka qene momenti ku e kan kapur krizat e ēmendurise kalimtare ku figurat e shquara i shpalli tradhetar, por me e habitshmja thuhet qe eshte vrare nje figure e shquar sikur behet fjale per ngordhjen e nje qeni(edhe qeni mbrohet nga ligjet etike te kafsheve)
Athere kur nuk ka lajm ose te dhene zyrtare per jeten e profesorit tregon qe ai akoma eshte ne jete pasi nuk eshte normale zhdukja e njerezve te njohur pa bere zyrtare arsyet e zhdukjes se tij.Pasi ne burgje ka regjistrim te burgosurish dhe sigurisht ka edhe raporte per zhdukjen e te burgosurve.
Nuk duhet besuar thashethemeve qe mund te thuhen nga zyrtar apo jozyrtar nese nuk vertetohen ne dokumenta.

firma.................................................................................................................................................................................
"""Jemi njerez te thjeshte ne kete bote,,kemi hyr ne rradhe ne kohen e duhur por presim kot,,se biletat ua kemi shitur te tjereve per nje shishe vodk""
avatar
bovari

Shteti : Istanbul
Postime : 685
Kyējet nė forum : 11292
Regjistruar mė : 03/07/2007
Profesioni : me libra ne dore akoma

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga Adonisi prej Wed 07 Jan 2009, 21:47

Xili_Mitro shkruajti:Riki te them se kam nejt me do njerez qe kan qen me njė dhomė ne Burg me UKSHIN HOTIN dhe kan treguar kur kan hyr gardiant dhe inspektorat ka qen ditė e dielle dhe ikan then se ti je liruar nga Burgu dhe ai juka drejtuar kolegve te vet juka then se nuk po lirohna por po mė mbysin keta se tė dielev as nje njeri nuk lirohet nga burgu dhe mėka treguar nje Mik i imi se juka lyp hallallin te gjithve atyre qe ika pas nė dhomė

Pse nuk e thua emrin e atye shokeve qe te kan thene keshtu ne te kunderten kerko falje per keto fjale sepse nuk kan qen vetem shoket e tu ne ato momente me Mr Ukshin Hotin, por ka pasur shume dhe ndryshe te tjeret e pershkruajn. Thuaji pra emrat e shokeve tu te cilet te kan dhene kete dezinformat ose behu burr dhe kerko falje.
avatar
Adonisi

Shteti : Ne zemer te shqiptaris
Postime : 947
Kyējet nė forum : 10731
Regjistruar mė : 03/12/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga Rrezon@ prej Wed 07 Jan 2009, 23:20

KU ASHT UKSHIN HOTI?!…



Pyeta tė gjithė njerzit
Asnjė fjalė s’mė thanė
Pyeta zogjt e malit:
- A mos e kanė parė!?…

Psherėtinė Kosova
-Po ku gjėndet vallė?…
Po thotė Krushė e Madhe:
“Mbeti nė Dubravė…”

Ti ishe buzqeshja!
Uniteti i kombit!
Luftėtarėt po pyesin:
Ku asht Ukshin Hoti?!

Po tė pret Prishtina!
Po tė pret Prizreni!
Ku je Ukshin Hotin?
Po tė pret Kuvendi!

Mbi supet e tua
Peshon vetė lirija.
Nuk lidhet me pranga
Ukshin Shqiptarija!


Fluturimi i shqipes
Lart ku puthen retė
Birin e Kosovės
Atje e ka gjetė!

Ti je tek Flamuri
Tek palėt e tija.
Je tek rranjėt e Burrit
Qė ka SHQIPTARIJA!



Agim Doēi
avatar
Rrezon@

Postime : 1428
Kyējet nė forum : 10807
Regjistruar mė : 27/05/2008
Profesioni : ekonomiste

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga Ylliks prej Thu 08 Jan 2009, 04:59

Ukshin Hoti ėshtė shembulli, qė pyet: pėr kėnd luftohet!
avatar
Ylliks

Shteti : USA
Postime : 722
Kyējet nė forum : 10229
Regjistruar mė : 21/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga LumLumi prej Tue 07 Apr 2009, 16:21

UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE!
Nga Ferit RAMADANI
Ėshtė natyrė e ndėrlikuar vepra e Ukshin Hotit e titulluar ”Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare’, botuar nė Tiranė 1995! Edhe vlerėsimi pėr tė, edhe mbėshtetja rreth zgjidhjes sė drejtė tė po kėsaj teme tė zhvilluar nė pėrcaktimin e kėsaj tėrėsie, ma tepėr del si synim qė i trajton, bile i thellon njohuritė pėr rrethanat tė cilat jo vetėm qė presin njė sfidim, por, kėrkojnė binarėt e ringritjes e cila mbėshtetet edhe nė faktet shkencore, edhe nė realitetin veprues! Ashtu siē mund tė bėhen Rilindasit udhėrrėfyes drejtė njė ideal-Atdheu, Ukshin Hoti, bėhet dritėrrėfimi i shkencės politike, prej ku del e krijohet njė amzė e strukturės pėr ta bėrė Legjislativėn e Formėsisė!
Si njohės i raporteve shoqėrore nė shkencėn politike, Ukshin Hoti, padyshim , ėshtė kthyer nė Enciklopedi peripetishė, e cila, pėr shkak tė njohurive, dhe pėr qėndrimin rigoroz nė fiksimin e raporteve, ka pėrjetuar golgotėn, vetėm e vetėm ta kthejė, gjegjėsisht ta ndryshojė kuptimin veprues, nga njė mekanizėm i makinerisė paqėsore qė okupatorit sėrbosllav ia mundėsonte njė pėrmbajtje imagjinare tė kauzės! Me njė fjalė, Ukshin Hoti, ky bard i sfidės, zhvillimin e procesit kombėtar, kurrė nuk e lejoi t’i pėrshtatet interesit grupor, apo, interesit tė momentit politik! Ky qėndrim konstruktiv, ku dominoi struktura e vėrtetė e qenies sė njeriut, tė cilėn, Aristoteli e pati quajtur “Zoon- politikon”, e shtyri tė pėrqėndrohet me dinjitet tė paluhatshėm, dhe ai, iu qas konvergjencės pėr ta demitizuar mitin mbi zhvillimin nė Kosovė!
avatar
LumLumi

Shteti : Uskana
Postime : 915
Kyējet nė forum : 10478
Regjistruar mė : 24/03/2009
Profesioni : Gjithė kohėn me libra

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga LumLumi prej Tue 07 Apr 2009, 16:22

Nė kėtė relacion ai e pa ,bile, nė hollėsi e trajtoi misterin i cili krijohej gjatė gjetjes sė obcionit qė t’ia bėnte tė mundur Kosovės dhe shqiptarėve nė tėrėsi, nismėn drejtė njė rruge prej nga do tė bėheshin edhe tė famshėm, edhe tė pavarur! Nė kėtė drejtim, ai e nisi mbėshtetjen nė pjesėn e parė tė librit “Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare” tė pėrqėndruar me titullin “ Kosova dhe Evropa”, si pjesė qė i pėrket, dhe brėnda asaj tėrėsie, trajtoi ēėshtjen shqiptare! Duke poseduar me njė kapital njohurishė, qė nga antika politike, e deri nė strategjinė bashkohore tė rregullimit tė ri botėror, Ukshin Hoti, del njė unikat shkencėtar i cili ka njė prekshmėri tė veēantė, dhe prej saj e bėn negacionin kritik tė njė realiteti tė sėndėrtuar mbi marrėdhėniet nė mes shqiptarėve qė synojnė ta fitojnė lirinė, dhe tiranėve sėrbosllavė tė cilėt me ēdokusht duan tė mbesin perandorė!!
avatar
LumLumi

Shteti : Uskana
Postime : 915
Kyējet nė forum : 10478
Regjistruar mė : 24/03/2009
Profesioni : Gjithė kohėn me libra

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga LumLumi prej Tue 07 Apr 2009, 16:24

Amshimi i Ukshin Hotit me fuqinė intelektuale Nė kėto raporte tė ndėrthurrjeve, Ukshin Hoti ka bėrė ridimensionimin politik i cili,ma drejt se ēdokush e ka krijuar tė kuptuarit e njė arsyeje e cila i pėrbėnte edhe qėllimet, edhe interesat e asaj pjese tė quajtur Kosovė sovrane! Karshi opinionit botėror, i cili kishte pėrshtypje tė stėrkequra pėr definimin e ēėshtjes shqiptare, e cila pėrballej me njė barbari tinzake tė sėrbve dhe instrumentėve tė politikės sė shqiptarėve qė e pėrcaktuan Politikėn si art i sė mundshmes, me njė spiralė tė utopisė sė rezistencės paqėsore, dhe u ndeshėn me kodin i cili pėrbrenda ambientit shoqėror krijonte ligjshmėritė objektive tė nėnshtrimit! Pretendimet e shkencės Hotiane, nuk e kanė ngarkesėn e romantizmit, por, janė hapa qė dalin dhe bashkohen me procesin e integrimit evropian. Prandaj, ai pamėdyshje, e shpie Kosovėn nė Evropė, aty ku e ka vendin dhe ku mundet ta marrė rolin e vėrtetė tė zhvillimit! Kjo vetėdie ! ėshtė kategoria themelore qė ia ka mundėsuar Ukshin Hotit tė dalė poaq kuptimplotė dhe kompetent pėr atė qė e synon nė zhvillimin politik!
Nė kėtė distancė kohore, kur rrjedhat e zhvillimit dhe zgjidhja e Kosovės kanė njė kuptim tė vulosur, del amshimi i Ukshin Hotit me fuqinė intelektuale, por, mbetet misteri rreth zhdukjes sė tij, e cila flet pėr vrasjen e talentėve! Kjo praktikė famėkeqe i ka ndjekur gjithmonė gjenitė, prandaj edhe kėtė herė, me veprimin kundėr Ukshinit, dhe dijes shkencore, u bė njė vepėr groteskė e cila ka nė tėrėsi bilancin e kanibalizmit, por me specifikėn e kėtij rasti, ajo ka shkuar edhe mė larg kufinjve tė atij ekstremi egėrsues, tė pėrzgjedhjes dhe zhdukjes sė gjenive! Duke ia njohur dimensionet e njė intelektuali - njohėsi tė shkencės politike, tiranėt e sėrbosllavisė, e kanė marrė nė shėnjestėr bardin e kėsaj sfide i cili, me qėndrimin e drejtė rrethė pozitės dhe zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare, ka bėrė ndriēimin mbi tė vėrtetėn shkencore politike, e me tė ka atakuar afirmimin e gėnjeshtrės institucionale t! ė perandorėve sėrbosllavė dhe gjithė mekanizmave tė instrumentalizuar tė irreales paqėsore!
avatar
LumLumi

Shteti : Uskana
Postime : 915
Kyējet nė forum : 10478
Regjistruar mė : 24/03/2009
Profesioni : Gjithė kohėn me libra

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga LumLumi prej Tue 07 Apr 2009, 16:26



Ukshin Hoti - Kundėr sindromit tė pėrkuljes, ngriti arkitekturėn e mospajtimit
Ėshtė shumė e domosdoshme tė hyjė nė rrjedhat e njė studimi tė mirėfilltė domethėnia dhe qėndrimi politik i Ukshin Hotit! Sepse, ai mbėshtetet nė vlerat reale qė i duhet t’i ketė pėrparasyshė njė shtet dhe komb! Duke i ditur nė hollėsi teoritė e zhvillimit, ai ka shtruar nė rrafshin e zgjidhjeve obcionin i cili i pėrjashton gjithė solucionet e amalgam - alternativave gjymtake. Metaforikisht, Ukshin Hoti kauzėn e zgjidhjes shqiptare gjithmon e nxori nė autostradėn e njė funksioni demokratik qė lidhej direkt me Evropėn dhe Amerikėn si vende me nivel zhvillimi dhe me ndikim nė zgjidhjen e ēėshtjeve, pėr tu arritur sovraniteti dhe mirėqenia e popujve tė robėruar. Ndėrsa, makineria shqiptare e poviniencės paqėsore dhe pushtuesit e sėrbosllavisė po kėtė domosdo tė kauzės shqiptare e shėtitėn nėpėr rrugicat dhe qorrsokakėt e lokalizmit, qė ta mbajnė nė oborrin e eksperimentimit tė durimit dhe nė sprovimin gjith! ėjugosllav tė kolonializimit! Kundėr sindromit tė pėrkuljes, Ukshin Hoti, ngriti arkitekturėn e mospajtimit , veēmas, nuk u pajtua me modelet e jugosllavizimit, prandaj me kėtė sfidim u pėrpoq pėr tė dalė jashtė kornizave tė asaj robėrie klasike, dhe me njė elokuencė u pėrball deri nė pyetjen:
-”Gjer kur? Pėrse akoma po zgjat injorimi i heshtur dhe bllokimi i “Demokracisė Autentike”? Athua njėmend pritet tė mos dihet se heshtja ėshtė e lidhur me inteligjencinė dhe bllokimi me shtetin? Proceset demokratike tė Evropės e nėnkuptojnė emancipimin e inteligjencisė nga shteti dhe instrumentalizimin e shtetit nė funksion tė demokracisė?”, shkruan ai nė librin “Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare”.
Kundėr kėsaj konkurrence tė qėllimeve ku synon mendja e kėtij shkencėtari tė politikės reale, ėshtė ngritur pushtuesi sėrbosllav. Prandaj ai me ēdokusht e bėn privimin e Ukshinit, pėr ta privuar edhe karakterin e drejtė tė politikės shqiptare e cila, duke i marrė nivelet e vetėdies do tė bėhej kundėrshtare e kodikut tė doktrinės okupuese! Nė kėtė relacion, Ukshini shumė ēartė i ka bėrė analizat e shtetit dhe interesat vitale tė kombit, i cili qėndronte nė kornizat e parimeve sipas proviniencės sė Perėndimit dhe, kundėrshtonte proviniencėn e Lindjes. Nė kėtė rrafsh tė sintezės analitike, Ukshini ka pasur parasyshė ta nxierrė tė vėrtetėn e shtrirjes sė problemit shqiptar, tė cilėt “ Sipas parametrave statistikorė tė botės sė sotme, janė popull relativisht i vogėl pėr kah numri, por i shpėrndarė gati nė tė gjitha anėt e globit. Megjithatė me kėtė relativitet, nė pėrputhje me gjithė veprimtar! inė qė e kanė bėrė, nuk janė si ato kombe qė nuk mund ta mbrojnė veten!”. shkruan Ukshin Hoti:
-”Qasja e jonė ka tė bėjė me definimin e shqiptarėve tė konstituar si komb - shtet, nė mesin e kombeve-shtete tė tjera. Nga ky aspekt mund tė thuhet se jemi njė popull relativisht i vogėl pėr kah numri, por jo edhe popull numerikisht i vogėl. Shqiptarėt fizikisht janė tė aftė pėr mbrojtjen e vet dhe shekulli qė pason duhet t’u hapė rrugė tė reja pėr rritėn dhe zhvillimin e tyre”.
avatar
LumLumi

Shteti : Uskana
Postime : 915
Kyējet nė forum : 10478
Regjistruar mė : 24/03/2009
Profesioni : Gjithė kohėn me libra

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga LumLumi prej Tue 07 Apr 2009, 16:27

Qenėsia e Ukshin Hotit ka marrė trajtėn e njė shenjtori tė ngujuar

Doza optimiste dhe karakteri pozicional i qėndrimeve tė paluhatshme e kanė bėrė Ukshin Hotin shtyllė tė pamposhtur qė di t’i nisė proceset e demokracisė tė cilat dominuan qė nga “Viti 1981” dhe u bėnė lėvizje konvulzive pėr pavarėsinė e Kosovės, pėr shqyrtimin e drejtė tė qėllimeve shqiptare pėr t’ia ndryshuar historinė e aneksimit duke u integruar si tėrėsi dhe pa kufinj administrativė nė Bashkėsinė Evropiane, dhe, nė institucionet botėrore! Nė kėto relacione, Ukshin Hoti ka mundur t’i bėjė edhe analizat por edhe t’i shpjegojė fenomenet tė cilat ishin tė njė prejudikimi paradoksal pėr ngjarjet e “81-it”, ashtu siē ishin pozicionet e inteligjencisė sė asaj kohe, bartėsit e proceseve, dhe kuptimi i atij karakteri demokratik, kundėr dominimit sistemor dhe ekskluzivitetit gjithjugosllav nga njėra anė, dhe shurdhėrisė Botėrore nga ana tjetėr!

Nė kėtė kontekst, Ukshin Hotin, Enciklopedinė e peripetive, e shndėrruan nė peng misterioz , dhe qenėsia e tij ka marrė trajtėn e njė shenjtori tė ngujuar! Vetėm shkrimet e shkruara qė i la, dalin me nivelin e lartė dhe flasin rreth trajtimit tė fenomeneve dhe qėndrimit dinjitoz tė njė personaliteti unikat , indikatorėt e tė cilit mbeten pėrjetėsi...!
avatar
LumLumi

Shteti : Uskana
Postime : 915
Kyējet nė forum : 10478
Regjistruar mė : 24/03/2009
Profesioni : Gjithė kohėn me libra

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga Naki prej Thu 14 May 2009, 10:42

Nė dhjetė vjetorin e zhdukjes pa gjurmė tė Mr.Ukshin Hotit
Mė 16 maj 2009 bėhen dhjetė vjet qė nuk dihet asgjė pėr fatin e Mr. Ukshin Hotit, tė kėtij kolosi tė madh tė mendimit politikė shqiptar. Dhjetė vjet mė parė (16 maj 1999) Hoti, derisa ishte duke vuajtur dėnimin nė Burgun e Dubravės, papritmas nga autoritetet e burgut merrė vendimin “Reshenjen” nr. 24/2241/05 tė nėnshkruar nga drejtori i burgut tė Dubravės, Aleksandėr Rakoēeviq. Nė kėtė vendim thuhet se “….i denuari Ukshin Hoti ….lėshohet me kusht…” nga burgu, pas mbajtjes sė dėnimit prej pesė vjetėsh, qė ia kishte shqiptuar gjykata serbe nė Prizren nė shtator tė vitit 1994.
Pas pėrfundimit tė luftės, shokėt e burgut qė ishin ndarė pėr herė tė fundit me Mr. Ukshin Hotin, kanė thėnė se ishte ditė e diele (njė ditė e pazakonshme pėr lirim nga burgu) kur baca Ukė (kėshtu e thėrrisnin ata) ndėrmjet orės 10 - 11 tė paradites, i shoqėruar nga tre punėtorė tė sigurimit serb, ėshtė nxjerrė nga ambientet e brendshme tė burgut tė Dubravės. Dhe pas kėtij momenti, sot e atė ditė, nuk dihet asgjė pėr vendndodhjen e kėtij intelektuali, politologu e atdhetari tė shquar.
• KU ĖSHTĖ UKSHIN HOTI?! - kanė pyetur pėr dhjetė vjet rresht shqiptarėt!
• A ĖSHTĖ GJALLĖ APO I VDEKUR UKSHIN HOTI?! - ėshtė kjo njė tjetėr pyetje qė e kanė bėrė dhe vazhdojnė ta bėjnė shqiptarėt! Por, pėr fat tė keq deri mė sot nuk kemi pėrgjigje tė sakt, ndonėse ka shumė pėrgjigje spekultative qė pėrfliten koluareve nga gojkėqinjtė !
Dihet mirėfilli se gjatė luftės nė Kosovė (1998 - 1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanė vrarė e masakruar nė format mė mizore, rreth 15 mijė shqiptarė, ku 90% prej tyre ishin civilė tė pa armatosur. Nė kėtė periudhė kohore mėsohet se janė rrėmbyer me dhunė mbi 3 mijė shqiptarė, ndėrsa janė pėrdhunuar afėr 20 mijė femra shqiptare. Pėr dhjetė vjet rresht, mijėra familje shqiptare kanė pritur dhe edhe mėtutje vazhdojnė tė presin me shpres e ankth, njė lajm tė “mirė” pėr bijtė e tyre tė zhdukur, nga forcat kriminale tė varrmihėsit Millosheviē. Dhe pėr fat tė keq, shumica e tė zhdukurve, pas luftės, janė gjetur nėpėr varrezat masive nė Batajnicė e nė vende tjera tė Serbisė, ndėrkohė qė akoma nuk dihet pėr fatin e rreth 2000 shqiptarėve tė tjerė.
Nė qershor tė vitit 1999 intelektuali dhe studiuesi i njohur Moikom Zeqo, nėpėrmjet njė apeli pėr opinionin tonė publik si dhe atė ndėrkombėtar “pėr kancelaritė diplomatike tė botės”, kėrkoi zbardhjen e fatit tė Mr. Ukshin Hotit, qė, - siē shprehet Zeqo: “tė mos e pėsojė dhe tė mos zhduket pa nam e nishan.”
Moikomi nė kėtė apel, ndėr tė tjera ka shkruar (po citoi): “Politikisht shqiptarėt e Kosovės merren shpesh nė mėnyrė tė paprinciptė me njėri - tjetrin, grinden, shahen dhe pėrēahen, nė njė kohė qė duhet vetėm tė bashkohen. Kėta politikanė shėtisin nėpėr botė, japin intervista dhe i japin shumė rėndėsi kultit tė vetvetes dhe protagonizmit vetjak. Ēuditėrisht, kėta politikanė nuk flasin, ose harrojnė tė flasin, pėr Ukshin Hotin. Po Ukshin Hoti nuk i pėrket harresės. Ai ėshtė nė vetė thelbin e kujtesės sė kombit. Ukshin Hoti nuk mund tė vdesė dhe nė tė vėrtetė nuk ka pėr tė vdekur kurrė. Qenia e tij intelektuale ėshtė e pashlyeshme dhe ėshtė prezent kudo. Kosova dhe kombi shqiptar kanė nevojė urgjente pėr mendimin e Ukshin Hotit... Ukshin Hoti sakrifikoi gjithēka dhe askush nuk ka tė drejtė tė jetė mosmirėnjohės, tė mos ketė respekt apo tė mos pėrkulet me nderim pėrpara figurės sė tij.” - thekson studiuesi Zeqo.
Qė nga qershori 1999, kur Moikom Zeqo e bėri kėtė apel, politikanėt e Kosovės nuk kanė ndryshuar asgjė nė mendėsinė e tyre politike. Dhe ēuditėrisht, edhe pas dhjetė vjetėve, kjo klasė politikanėsh skajshmėrisht tė papėrgjegjshėm, nuk folėn (jo se harruan tė flasin) pėr Ukshin Hotin. Kjo heshtje e kėtij tarafi politik e institucional tė Kosovės ėshtė mė shumė se indiferentizėm, dhe z.Zeqo jo rastėsisht nė apelin e tij pėr Ukshin Hotin thekson, se: ”indiferenca ėshtė kriminale. Indiferenca nuk ėshtė gjė tjetėr veēse pajtim me torturuesit dhe ndoshta me vrasėsit e tij”. (!!!)
Pas pėrfundimit tė luftės, familja e Mr. Ukshin Hotit, veēanėrisht motra e tij Myrvetja ka trokitur nė tė gjitha dyert e institucioneve tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė, dhe ka kėrkuar zėshėm ndriēimin e fatit tė tij. Dhe nė ēdo bisedė, lidershipi politik e shtetėror shqiptarė, motrės Myrvete i ka premtuar, se ēėshtja e Ukshin Hotit do tė ngritet nė tė gjitha takimet me faktorėt relevant ndėrkombėtar, pėr ta detyruar Serbinė tė zbardhė fatin e Ukshinit. Mirėpo, siē ka rezultuar deri mė tani lidershipi shqiptar s’ka bėrė asgjė nė kėtė drejtim! Prandaj, duket se edhe nė kėtė dhjetė vjetorė, shqiptarėt do tė vazhdojnė tė pyesin:

KU ĖSHTĖ UKSHIN HOTI?! A ĖSHTĖ GJALLĖ APO I VDEKUR UKSHIN HOTI?!...

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fati i Ukshin Hotit !

Mesazh nga Kle@Love prej Sat 16 May 2009, 23:48




Kush din gje per fatin e intelektualit Mr. Ukshin Hoti? Ai u denua ne vitin 1994 me 5 vjet burge. Ne gjykaten e Prizrenit Ukshin Hoti e akuzoi ashper kreun e LDK si shkaktar kryesor te burgosjes se tij. Ai tha: "......Tani kur fillova te e kundershtoj politiken e kreut te LDK-se u burgosa".
Fjalet e tij vertetohen edhe nga heshtja e kreut te LDK-se, askush nuk flet per Ukshin Hotin, Rugova deri me tani vetem hesht, asnje fjale nuk ka then per te. Si kryetar i Kosoves dhe si perfaqesues i popullit, ai duhet te e ngrej zerin larte dhe ta kerkoj me kembengulje te verteten mbi Ukshin Hotin. Mirepo si gjithmon ai (Rugova) hesht, ndoshta ka frik se paraqitja e Ukshinit do te e rrezikonte postin e tij.
Nese dikush ka ndegjuar ose din dicka me teper per kete njeri dhe patriot te

Ukshin Hoti sot i humbur pa gjurmė nga pushtuesi serb,kishte bėrė vet gabimin qė do t`i kushtonte jetėn mė vonė.Ai ishte anėtarėsuar njė herė nė LDK(Lidhjen Demagogjike tė Komunistėve).Ai shumė shpejtė e pa se kush dhe e kujt ishte kjo parti,por atėherė ishte vonė.Nė ēdo rrjet apo parti kriminale njeriu mund vetėm tė anėtarėsohet ndėrsa pėr t`u larguar nuk ka mundėsi.Duke qenė ai edhe luftėtar i njohur e i konfirmuar publikisht i rexhimit pushtues serbosllav,i torturuar dhe i dėnuar nga njerėzit e kėtij pushteti okupues,ai nuk duhej tė futej assesi nė njė parti e cila kishte zėvendėsuar emrin LSPK(lidhja Socialiste e Popullit tė Kosovės)me LDK-duke patur tė njėjtėn anėtarėsi dhe udhėheqje nėn serbosllavinė.Vet dalja nga kjo parti LDK e z.Hoti ishte shkaku qė ai tė likuidohej sepse Ukshin Hoti ishte intelektuali i parė dhe i vetėm qė kishte histori tė pastėrt antiserbe e sllave i dėshmuar nė pėrkrahjen e hapur te lėvizjes studentore tė 81-shit,atėherė kur kėta patriotėt e mėvonshėm (pėrveq tė atyre qė gjendeshin nėpėr burgjet serbe)as qė guxonin tė shqiptonin fjalėn demostratė as nė vetmi !Pra kėta dhe e likuiduan Ukshin Hotin pėr tė "shpėtuar "Kosovėn nga futja nė luftė.E keqja mė tutje iu bė kur LDK-ja pėrmes lidhjeve tė pėrhershme(edhe sot)me rexhimin serb ia ndau gruan dhe fėmijėt,e shkatėrroi edhe familjarisht.Me emrimin e Hotit si anėtar dhe mė vonė edhe si kryetar i partisė sė bashkimit kombėtar UNIKOMBI,zhdukja e tij u bė e pashmangėshme nga LDK-ja dhe SPS-ja!
Ne shqiptarėt por jemi popull i mirė,mė i miri nė botė: trimave dhe heronjve u kėndojmė gjersa trathtarėve u shėrbejmė,me kėte i kėnaqim tė dy palėt!

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 16815
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga Kle@Love prej Sat 16 May 2009, 23:49

Fati i pazbardhur dhe ende enigmatik i profesorit Ukshin Hotit ėshtė njė brengė qė rėndon nė shpirt dhe mendje jo vetėm familjarėt e ngushtė, por edhe kolegėt e tij, ish studentėt, bashkėmendimtarėt, veprimtarėt, institucionet e Republikės sė Kosovės dhe qytetarėt nė Kosovė dhe jashtė saj.

Ėshtė brengosės edhe pėr gjithė botėn demokratike.

Rruga jetėsore e profesorit Ukshin Hoti ėshtė rruga e historisė sė popullit tė tij.

Njė luftė e pėrhershme kundėr shtypjes dhe sundimit mbi Kosovėn, pavarėsisht formės sė sistemeve politike.

Njė rrugė nė kėrkim tė lirisė.

Formimi i tij politik e kombėtar, nė harmoni me pėrgatitjen shkencore, profesionale, bėri qė profesori Ukshin Hoti tė orientohet drejt politikisht dhe tė marr qėndrime tė drejta pėrballė situatave.

Ngjarjet tashmė historike, Demonstratat e vitit 1981, ishin sprovė nė tė cilėn Ukshin Hoti u pozicionua qartė nė mbrojtje politike - tė kerkėsės sė drejtė pėr Kosovėn Republikė.



Me tė drejtė thuhet se proceset e reja shoqėrore, zhvillimet politike nė kthesa historike, kur pėrqafohen nga intelektualėt, ato pėrfitojnė njė pėrmasė tė re nė natyrėn e tyre – idenė, mendimin, artikulimin teorik.

E njė natyre tė tillė ishte fjala ekspoze e njohur e Profesorit nė Fakultetin Filozofik nė nėntor 1981, kur me elokuencė, dije shkencore dhe guxim qytetar, publikisht mbron karakterin emancipues tė demonstratave dhe tė kėrkesės pėr Republikėn e Kosovės.

Kėtė kėrkesė - qė ishte edhe shprehje e vullnetit tė popullit, - ai do ta mbrojė si intelektual nga pozicioni i filozofit politik, duke u mbėshtetur nė njėren nga kategoritė themelore tė filozofisė, - zhvillimin dhe avancimin e proceseve.

Nė Kosovė, pėrkundėr doktrinės zyrtare jugosllave, vetėdija kombėtare po rritej, faktori njerėzor i saj kėrkonte hapėsirė mė tė madhe tė zhvillimit ekonomik, shoqėror, kulturor qė mė nuk mund tė arrihej pa zhvillim politik.

Statusi i shqiptarėve nė Kosovė dhe ish jugosllavi nė atė hapėsirė kushtetuese ndjehej i ngushtuar, prandaj zhvillimi i brendshėm kėrkonte zgjerim politik.

Drejtėsinė e kėsaj teze politike, dhe tė sė drejtės sė popullit tė Kosovės, e vėrtetuan tė gjitha zhvillimet pas vitit 1981: rezistenca civile, lufta ēlirimtare e udhėhequr nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, deri tek realiteti i sotėm, realiteti i shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės dhe njohja e saj nga bota demokratike.

Ky orientim dhe qėndrim i profesorit Ukshin Hoti bėri qė ai tė pėrjetojė vite tė tėra burgu, por edhe izolimi e keqtrajtimi.

Jo vetėm kėrkesėn pėr Republikėn e Kosovės, por tė gjitha pozicionet e ēėshtjes sė Kosovės, profesori Ukshin Hoti do t’i mbrojė nga thellėsia e intelektualit tė mirėfilltė kritik, nė shtypin e kohės, nė revista, e posaēėrisht nė librin “Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare”.

Kumtesat shkencore, shkrimet politike, analizat e fenomeneve politike me dioptri tė sociologut politik, fjalimi i tij nė gjyqin e fundit, janė kontribute dinjitoze dhe modele unike nė literaturėn bashkėkohore rreth konceptit politik tė ēėshtjes sė Kosovės.

Mendoj se ajo qė e shėnon pikėn kulmore tė mendimit tė tij politik ėshtė ndėrlidhja e suksesshme e tė gjykuarit nga pozicionet e intelektualit me horizont tė gjerė dhe origjinaliteti nė vrojtimin e proceseve historike dhe politike tė ēėshtjes shqiptare.

Nganjėherė koha dinte qė profesor Hotin edhe ta censuronte, por mendimi politik i tij ishte shpėrthyes pėrballė censurės sė politikės ditore.

Thellėsia e mendimit, dija e gjerė, njohja e realiteteve politike nė nivel rajonal dhe ndėrkombėtar, eksperienca e tij, bėjnė qė Profesor Hoti t’i ndėrlidh mirė relacionet e ēėshtjes shqiptare nė raport me botėn, me qendrat vendosėse dhe politikėn globale.

Ngjarjet e vitit ‘68-ės, tė ‘81-ės, edhe ato tė ‘89-ės dhe viteve ‘90 -ta, profesori Ukshin Hoti i analizon shumanshėm, duke shquar veēoritė, por edhe duke gjetur kontinuitetin e tyre historike.

Tek profesori Ukshin Hoti mė mirė se kudo tjetėr shpjegohet ideja se shqiptarėt nė asnjė raport kulture dhe qytetėrimi nuk duhet tė ndjehen inferior pėrballė sunduesve tė tyre.

Ai me veprimin dhe mendimin e tij dėshmoi se i pėrket konceptit politik tė lėvizjes autentike ēlirimtare shqiptare.

Mendimi politik i profesorit Ukshin Hoti i bėn nderė shkencės dhe publicistikės sonė bashkėkohore dhe moderne me objektivitetin dhe drejtėsinė e tė gjykuarit, jo vetėm nė mbrojtje tė pozicionit politik tė Kosovės nė raport me Jugosllavinė dhe Serbinė, por edhe nė aspektin e relacioneve Shqipėri – Kosovė, Kosovė-Maqedoni-Kosovė-Mali i Zi.

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 16815
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga Kle@Love prej Sat 16 May 2009, 23:49

Nėn patronatin e kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, sot nė Prishtinė u mbajt akademi politike kushtuar veprimtarit tė ēėshtjes shqiptare, Ukshin Hoti. Nė kėtė akademi u vlerėsua lartė kontributi i profesor Hotit me konstatimin se mendimi i tij politik ishte paralajmėrues pėr krijimin e forcės mbrojtėse pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.
Profesor Ukshin Hoti ėshtė ndėr intelektualėt mė tė vendosur e parimor tė ēėshtjes shqiptare, si dhe ndėr intelektualėt mė tė pėrndjekur shqiptar nga regjimi serb. Kėshtu u tha nė akademinė politike tė mbajtur sot nė Prishtinė kushtuar veprės sė profesor Ukshin Hotit.
Nė fjalėn e tij tė mbajtur me kėtė rast, Kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi tha se fati i pazbardhur i profesor Hotit ėshtė brengosės pėr gjithė vendin dhe pėr institucionet e Kosovės. Ai tha se profesor Ukshin Hoti me dije dhe shkencė mbrojti kėrkesėn e drejtė pėr Kosovėn Republikė.

“Rruga jetėsore e profesot Ukshin Hotit, ėshtė rruga e historisė sė popullit tė tij, njė luftė e pėrhershme kundėr sundimit mbi Kosovėn, pavarėsisht formės sė sistemeve politike, njė rrugė nė kėrkim tė lirisė”, ka thėnė kryeministri Thaēi.

Ndėrsa akademik Pajazit Nushi, si profesor i Ukshin Hotit, foli pėr angazhimin e tij tė hershėm, qė nga koha e studimeve, pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare, nė kėtė kuadėr edhe pėr organizimin e popullit shqiptarė.

“Kosovėn e viteve tė ’80-tė, tė shekullit tė kaluar e konsideronte si formalisht nuk gjendej nė njė gjendje lufte, por nė gjendje okupimi, prandaj angazhohej pėr lirimin e saj nga gjendja okupuese, le tė jetė liria e saj edhe zgjidhje e njė pjese tė ēėshtjes shqiptare”, ka thėnė profesor Nushi.

Nė kėtė akademi kushtuar veprės sė profesor Ukshin Hotit i pranishėm ishte edhe shkrimtari Moikonm Zeqo, i solli pėrshtypjet e tij pėr librin e profesor Ukshin Hotit, “Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare”, duke thėnė se vepra e tij do tė jetojė sa edhe vetė kombi shqiptarė.

Nė kėtė akademi pėrkujtimore, ku morėn pjesė familjarė, zyrtarė tė lartė institucional e studentė, u shfaq edhe dokumentari “Ukshin Hoti -Vigani i Kosovės”.

Nė emėr tė familjes tė pranishmit i pėrshėndeti djali i Ukshinit, Andin Hoti, i cili kėrkoi nga institucionet e Kosovės tė punohet seriozisht nė zbardhjen e fatit tė babit tė tij.

Ndryshe prof Ukshin Hoti ėshtė parė i gjallė pėr herė tė fundit me 16 maj tė vitit 1999, nė Burgun e Dubravės, dhe nga ajo ditė nuk dihet mė asgjė pėr fatin e tij.
KJO ESHT HISTORIA E UKSHIN HOTIT,

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 16815
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga Kle@Love prej Sat 16 May 2009, 23:50

MUNDOHEM TE MESOI SHUM GJERA EDHE KETO DITE QE FUTEM NE GJDO FORUM KERKOI NJE TE VERTET REALITETIN MUNDOHEM QE NJEREZIT TE LECOJNE SE CFAR SHKRUHET QE NJEREZIT TE KUPTOI SE KU ESHT REALITETI ME VERTE .KAM MESUAR SHUM GJERA NGA KETO SHKRIME EDHE KAM SHUM RRESPEKT PER KETO SHKRIME SEPSE ME VERTE JA VLEN TE PERHAPEN JO VETEM NE FORUME POR NE GJDO ANE TE BOTES SEPSE ME VERTE KAN VLER TE MADHE ME RRESPEKT KLEA

Ukshin Hoti - biografi e shkurtėr

Ukshin Hoti u lind me 1943 nė Krushė tė Madhe. Shkollėn fillore (tetė vite) e mbaroi nė katundin e tij, ndėrsa Shkollėn Normale (pesė vite) e kreu nė Prizren dhe nė Prishtinė. Mė pas i vazhdon studimet nė Zagreb nė Fakultetin e Shkencave Politike, ndėrsa ato postdiplomike nė Beograd, drejtimi i Marrėdhėnieve Politike dhe Ekonomike Ndėrkombėtare. Pasi jep dorėheqje nga posti i ministrit tė jashtėm tė Kosovės shkon nė SHBA pėr tė specializuar nė universitetet e Ēikagos, tė Harvardit nė Kembrixh-Boston dhe nė Uashington D.C.


Qė nga fillimi i viteve ’70 e gjer nė ramjen e tij nė burg mė 1981, ka ushtruar disa funksione me peshė tė veēantė politike e arsimore. Ka qenė anėtar i tė gjitha forumeve federale tė Jugosllavisė qė merreshin me Politikė Ndėrkombėtare. Nė Kosovė pėrpos funksioneve politike ka qenė edhe ligjėrues nė Fakultetin Juridik e Sociologjik. Ishte i pari politikan qė i vuri themelet e marrėdhėnieve diplomatike tė Kosovės me SHBA-tė, me Shqipėrinė e me vende tė tjera perėndimore. Nė vitin 1981, ishte i vetmi qė e pėrkrahu hapur Republikėn e Kosovės, (ishte kjo kėrkesė e rinise studentore), edhe si politikan, e dhe si intelektual. Qėndrimi i tij kombėtar e demokratik, mė 1981, ishte njė shembull i papėrsėritshėm pėr proceset demokratike nė hapėsirėn e Evropės Lindore komuniste. Nė atė kohė Kosova bashkė me Poloninė filloi te lėvizte drejt dritės, drejt njė tė ardhme tė natyrshme demokratike qė u takonte edhe popujve tė kėsaj pjese tė Evropės. Por shteti komunist jugosllav me ndihmėn e pakursyer tė ish-establishmentit tė atėhershėm tė Kosovės (pjesa dėrrmuese e tyre ishin shqiptarė), nuk ngurruan pėr ta dėnuar Ukshin Hotin me nėntė vite burg. Pas daljes nga burgu shteti komunist e izolon plotėsisht. Ndonėse ishte i braktisur prej tė gjithėve, sulmi ndaj tij tashmė fillon nė pikėn mė tė ndjeshme te njeriut. I shkatėrrojnė pa mėshirė familjen, madje edhe vajza e vogėl tre vjeēare di tė diferencohet prej babait. Natyrisht ky ishte njė mėsim i kursit tė famshėm dhe tė pashembullt tė shtetit tė kuq sllavė ku nuk mungonin as shqiptarėt e mjerė.


I lodhur, mė 1990, Ukshin Hoti vendos tė shkojė nė Lubjanė. Atje vepron nė revistėn “Alternativa”, “Republika” etj. Mė vonė nxjerrė revistėn “Demokracia Autentike” tė cilėn e drejton vetė. Por pas njė kohe tė shkurtėr i bllokojnė revistėn me metoda financiare. I papunė kthehet nė Kosovė. Nėn trysnin e studentėve tė Universitetit tė Prishtinės pranohet mė nė fund nė fakultet ku kishte qenė edhe mė parė (Universiteti i Prishtinės nė atė kohė ishte jolegjitim pėr pushtetin e atėhershėm serb, andaj edhe sot e kėsaj dite mbetet e habitshme e dhėna se drejtuesit shqiptarė tė universitetit ende hezitonin pėr ta marrė nė punė Ukshin Hotin). Mė 1993 e mban edhe dėnimin e dytė (mars-prill), pėr shkak se e kishte thyer kordonin e policisė speciale serbe tek Bėrryli i Nagafcit me disa qindra bashkėkatundarė. Policia speciale serbe nuk kishte dashur t'i lejonte ata pėr t'u bėrė homazhe Dėshmorėve tė demokracisė tė rėnė mė 27 Janar 1990 nė Brestofc. Nė prag tė zgjedhjes sė tij kryetar i UNIKOMB-it arrestohet sėrish dhe kėsaj radhe dėnohet me pesė vite burg, gjithnjė me arsyetime tashmė tė njohura tė shtetit kriminal serb.
Lufta nė Kosovė e zė Ukshin Hotin nė burg. Mė 16 maj tė vitit 1999 ai ėshtė parė pėr herė tė fundit nga shokėt e burgut nė Dubravė dhe po kėtė ditė, pra, njė ditė pėrpara se tė pėrfundojė vuajtjen e dėnimit, njė ditė pėrpara se t'i mbushi pesė vite burg, Ukshin Hoti ėshtė nxjerrė prej andej me dy pėrcjellės. Qė nga 16 maji mė nuk dimė asgjė pėr fatin e kėtij Njeriu tė madh.
Kėsaj radhe po e pėrfundojmė biografinė e Ukshin Hotit me kėtė njoftim tė shkurtėr duke shpresuar se njė ditė do tė botohet njė monografi e plotė pėr patriotin, filozofin dhe humanistin e madh tė popullit shqiptar.


Ukshin Hoti pa dilemė zė vend ndėr kokat mė tė mėdha tė kombit shqiptar.
Deri mė tani janė botuar vetėm dy vepra tė tij: “Lufta e ftohtė dhe detanti” si dhe vepra e madhe “Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare”.
Deri mė 16 maj tė vitit 1999 Ukshin Hoti ishte njė peng politik, njė peng lufte, ndėrkaq pas kėsaj date ai vazhdon te mbetet edhe peng i Jetės sepse nuk dimė asgjė se nė ē'gropė famėkeqe serbe mbahet nė zinxhirė, siē do te thoshte Ismail Kadare

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 16815
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga shaban cakolli prej Sat 16 May 2009, 23:56

ky shkrim me pelqen pa mase,nje ndriqim qe duhet percjellur me vemendje
avatar
shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 13158
Regjistruar mė : 11/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga Kle@Love prej Sat 16 May 2009, 23:57

Ne shenje respekti per kete njeri te madh shumedimensional, me kete rast sjelle perpara jush shkrimin e Moikom Zeqos:



IDETĖ E PAVDEKSHME TĖ UKSHIN HOTIT

Shkruan: Moikom ZEQO

Kam ndjerė njė tronditje tė madhe, tė pazakontė, tėrėsisht njerėzore, kur mė sollėn dorėshkrimin e kompjuterizuar tė librit "Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare" tė Ukshin Hotit.

Kam ndjerė krenari tė vėrtetė duke e lexuar kėtė libėr. Kam pėrjetuar nė largėsi njė ndėrlidhje tė shumėfishtė, njė shqisim dhe pėrfytyrim universal dhe tė pashpėrbėrshėm me autorin, i cili ishte konvertuar fuqishėm dhe thellėsisht nė ēdo ind tė librit, nė kėtė pasaportė emblematike dhe tipike pėrfaqėsuese tė vetvetes dhe tė kombit qė e pėrfaqėson denjėsisht.

Dhe kam besuar akoma mė shumė tek idetė e pavdekshme.
Kam shpresuar te forca e pamposhtur e njeriut shqiptar.
Kam parandjerė se historia nuk humb, nuk e asgjėson kurrė vetveten, nuk ėshtė vetėm njė vorbull e marrėzishme apo cikėl i pėrjetshėm humbjesh absurde, nuk ėshtė aspak njė "perpetuum mobile" ekzistencial i njė jete tė rreme, i njė kronologjie tė rreme, i njė statu kuoje fatale.

Kam rigjallėruar vetėdijen time.

Kam luftuar dhe kam fituar mbi vetminė, mbi dėshpėrimin, mbi degradimin e neveritshėm, mbi kultet dhe mbi tabutė, mbi pėrēarjen e pėrbindshme, mbi mungesėn e stimuluar tė perspektivės, mbi vdekjen e programuar dinakėrisht dhe kafshėrisht tė kombit.

Kam besuar jo vetėm tek idetė e pavdekshme, po akoma mė tepėr, tek interesat dhe tek tė drejtat e pavdekshme dhe tė patjetėrsueshme tė kombit.

Kam kuptuar se humbjet janė tė pėrkohshme. Se disfatat potencialisht mund tė kthehen nė fitore.

Kam analizuar edhe njė herė rrethanat antishqiptare pėr tė mėsuar se si mund tė kthehen nė shanse shqiptare.

Se filozofia politike e ēėshtjes shqiptare buron nga filozofia e historisė shqiptare, e pashkėputur nga filozofia e historisė botėrore.

Se kėnga funebre e mjellmės nuk mund tė jetė edhe kėnga e fluturimit tė lirė tė shqiponjės.

Se vonesat historike mund tė jenė deri diku vonesa kalendarike po aspak edhe vonesa shpirtėrore e sidomos mendore.

Se nė fundin e mijėvjeēarit tė dytė ne shqiptarėt nuk do tė kemi asnjė apokalips.

Se mijėvjeēari i tretė ėshtė Shpresa e Madhe, me substancėn e shenjtė dhe ndjellandritėse tė realitetit.

Libri i menēur dhe kurajoz i Ukshin Hotit ėshtė libri i njė tribuni popullor dhe kombėtar.

Ukshin Hoti, intelektual dhe politolog i klasit tė parė, njeri i kompletuar fuqishėm pėr nga dijet, pėr mė tepėr njė trim i pafrikshėm, ka shpalosur nė kėtė libėr kryetemėn vigane tė ēėshtjes shqiptare.

Hoti nuk qėndis ornamente fjalėsh. Nuk bėn stolira tė kota retorikash luksoze e krejt tė padobishme.

Pėr Hotin ēėshtja shqiptare nuk ėshtė njė mit i rrugės. Po as edhe njė fantazi e kabinetit intelektual.

Duke e lexuar kėtė libėr m'u kujtuan fjalėt e mrekullueshme tė dijetarit tė madh shqiptar Frang Bardhit, i cili qysh me 1636 shkruante: "Pėrkrahni lirinė e natyrshme tė njerėzve dhe diturinė e tyre me liberalitetin mė tė madh. Sepse vetėm kėshtu, - shton ai, - do ta paraqesin para syve tė tu tė vėrtetėn lakuriqe dhe tė panjollosur, sepse e vėrteta nuk ka nevojė tė lyhet dhe tė stoliset me fjalė tė bukura."

350 vjet pas Frang Bardhit, Ukshin Hoti ecėn nė tė njėjtėn hulli tė filozofisė politike tė historisė.

Ukshin Hoti e konsideron politikėn si njė modus operandi tė pashkėputur nga moraliteti historik dhe i perspektivės. Sipas Aristotelit, vėrtetė njeriu ėshtė "kafshė politike" po nė ato kushte dhe rrethana qė e realizojnė historinė, jo si njė zoologji instinktive, po si njė politikė mbikafshore dhe tėrėsisht njerėzore, pra tė kthimit tė kafshės nė njeri dhe jo tė njeriut nė kafshė, rrjedhimisht, tė politikės nė histori dhe jo tė historisė nė thjesht politikė.

Politika si teori e njė pozitivizmi shkencor, si art, si funksionalitet, si tėrėsi kategorishė institucionale, ėshtė njė gjė jashtėzakonisht serioze dhe e rėndėsishme. Politika si operacionalizim i teorisė ėshtė e suksesshme nė raport tė drejtė me vėrtetėsinė racionale dhe vizionare tė vetė teorisė, nė pėrputhjen adekuate tė teorisė me realitetin. Sociologjia politike ka karakter progresiv, e kushtėzuar nga kėndshikimi, nga premisat dhe thelbi i socialitetit e i zhvillimit tė saj. Bota si politikė e njė hierarkie bizantine tė elitės nuk mund tė jetė edhe botė e njeriut kolektiv si popull, sepse homo politikus-i nuk mund t'i kundėrvihet e ta asgjėsojė homo homonis-in qė e parakupton edhe homo etnikus-in.

Nocionet politike qė shpesh janė shumė relative dhe aspak tabu tė primitivitetit tė sė kaluarės, nuk mund tė jenė gjithmonė dhe in infinitus shtrat i Prokrustit.

Nocionet politike burojnė nga historia e vėrtetė dhe jo nga historia e falsifikuar. Ato janė instrumente tė njeriut qė merret me politikė, pėr ta "asgjėsuar" njė ditė vetė politikėn, dmth., pėr ta bėrė atė tė panevojshme, mbasi kėshtu njeriu do ta realizojė vetveten si qenie e plotė njerėzore, pa qenė nevoja qė tė jetė vetėm qenie politike. Ky kuptim filozofik i politikės ėshtė i pėrjetshėm dhe i pakundėrshtueshėm.

Ukshin Hoti e di mirė thelbin e politikės, duke e refuzuar politikanizmin e stilit barok, dogmatik, apo tė llojit folklorik e tė vulgarizuar.

Ukshin Hoti nė analizat e tij tė guximshme dhe aspak konformiste i shikon realitetet politike nė optikėn shqiptare, por edhe nė atė globale-botėrore. Pėr tė bota evro-amerikane nuk duhet t'i kundėrvihet ēėshtjes shqiptare, pavarėsisht nga pengu tragjik i sė kaluarės, pavarėsisht nga luhatjet dhe marrėzitė e sotme tė politikave tė liderėve tė pėrkohshėm shqiptarė.

Ukshin Hoti e shtjellon tezėn e njė demokracie autentike, si tezėn e njė integrimi universal, ku nuk zhduket dhe nuk humbet identiteti i kombit shqiptar, po afirmohet nė bazė tė njė tė drejte ndėrkombėtare tė pėrbashkėt pėr tė gjitha subjektet etnike tė botės, ashtu siē ka njė barazi funksionale pėr elementet e gjuhės tė garantuara pėrjetėsisht nga njė gramatikė e brendshme e padeformueshme. Demokracia autentike ėshtė njė gramatikė e lirisė dhe e dinjitetit, e kulturės, por edhe e kulturave, e sė veēantės, por edhe e sė tėrės. Nė njė Evropė, apo nė njė botė dialogjike, kombi shqiptar nuk ka pse tė jetė shurdhmemec, njė komb handikapat, ose njė manekin i skenės.

Historia politike e fundit tė shekullit XX me bipolarizimin, me prishjen e Murit tė Berlinit, me projektin e Evropės sė Bashkuar etj., ėshtė nė fakt njė materie e gjallė pėrplot kontradikta. Naiviteti nė tė kuptuarit e kėtyre kontradiktave ėshtė i pafalshėm. Kėto kontradikta duhet tė na e mprehin vetėdijen akoma mė shumė ne shqiptarėve. Nuk mund tė jetė dhe nuk ka liri themelore tė njeriut pa lirinė e tij etnike. Tė drejtat civile nuk i mohojnė tė drejtat qė e strukturojnė kėtė liri etnike. Nė kėtė kuptim, demokracia e nėnkupton atdhetarizmin dhe atdhetarizmi ėshtė shprehje e demokracisė, nė atė masė qė lejon tė realizohet liria e lirive tė njeriut dhe tė kolektiviteteve etnike tė secilit njeri nė botė.

Kombi shqiptar ėshtė i pjesėtuar padrejtėsisht nė struktura shtetėrore tė huaja dhe tė ndryshme, duke qenė de facto njė subjekt etnik i papjesėtueshėm dot.

Ky komb po e pėrjeton nė imagjinatė atė qė kombet tjera e kanė realizuar prej kohėsh. Po duke qenė njė komb si tė gjitha kombet tjera, shqiptarėt nuk kanė pse tė pėrjetojnė gjithēka vetėm nė imagjinatė.

Lufta e kombit shqiptar pėr liri nuk ka pse tė instrumentalizohet si njė luftė me terma fetarė midis kristianizmit ortodoks serb dhe muslimanizmit fundamentalist shqiptar. Kjo gjė ėshtė njė absurditet.

Te shqiptarėt, ku ekziston njė pluralitet feshė, nuk ka ekzistuar ndonjėherė njė fetarizėm i lidhur me qenien etnike. Fundamentalizmi fetar pėr shqiptarėt ėshtė njė shpikje **---** dhe e kotė. Nga ana tjetėr, teoria e njė protektorati ndėrkombėtar mbi Kosovėn ėshtė e papranueshme nga Karta e OKB-sė, ku tė paktėn juridikisht nuk njihet asnjė formė e kolonializmit, sepse nuk pėrputhet me parimet universale tė tė drejtave tė njerėzve dhe tė kombeve.

Njė Serbi qė e mban tė pushtuar Kosovėn nuk ėshtė as vetė e lirė. Liria e vėrtetė e Kosovės ėshtė njė premisė themelore edhe pėr lirinė e vėrtetė tė Serbisė. Kosova pėr Serbinė ėshtė kulti i robėrisė sė vetvetes, nėse nuk bėhet shans i lirisė dhe i evropeizimit tė saj tė ardhshėm.

Politika shqiptare e njė rezistence pasive ėshtė njė degradim dhe falsifikim i vetė gandizmit, i cili ēoi nė pavarėsinė e Indisė. Rezistenca si afirmim ėshtė e ndryshme nga rezistenca nė heshtje e humbjes sė personalitetit.

Pėr Ukshin Hotin kompleksi i inferioritetit tė kombit shqiptar ėshtė njė fatalitet qė duhet kapėrcyer. Nuk mund tė ketė histori tė shqiptarėve tė bėrė nga tė tjerėt, po ka histori tė shqiptarėve tė njohur mė nė fund nga tė tjerėt.

Nga kompleksi i inferioritetit kombi shqiptar ka pėsuar disa herė disfata gjatė historisė dhe e ka viktimizuar vetveten.
Nga kompleksi i inferioritetit humbet perspektiva dhe tabuizohet statukuoja.

Nga kompleksi i inferioriteit nuk do tė ketė asnjėherė kapėrcim tė Rubikonit nė historinė tonė, qė ėshtė njė kapėrcim nga ferri nė purgatorin e njė tė ardhme mė shpresėndjellėse.
Prandaj ky libėr me plot argumente ėshtė kundėr kompleksit tė inferioritetit.

Prandaj ky libėr ėshtė njė pasqyrė morali pėr secilin nga ne, njė monument sigurie dhe vetėdieje.

Ukshin Hotin kam pasur rastin ta njoh mė 23 nėntor tė vitit 1992 nė Tetovė gjatė njė tubimi mbarėkombėtar pėr ēėshtjen shqiptare. Ai ishte me trupin plot plagė nga tė rrahurat e policisė serbe. Po erdhi nė tubim, sepse nė tė shihte njė shprehje tė ideve tė tij politike dhe tė jetės.

Sot Ukshin Hoti ėshtė i burgosur. Por qė nga burgu, ai na i dėrgon akoma mė i plotfuqishėm dhe madhėshtor mesazhet e tij tė urta dhe afatgjata.

Ai ėshtė njė intelektual i martirizuar dhe kjo ka njė kuptim tė vėrtetė dhe tė madh. Ėshtė vetė kombi shqiptar njė komb i martirizuar. Pėr ēdo intelektual shqiptar, tė veshur me kėmishat ceremoniale tė konferencave tė shtypit, tė masmedias, tė mjediseve moderne tė aeroporteve dhe tė hoteleve luksoze, imazhi i kėtij tė burgosuri ėshtė njė thirrje pėr ballafaqim moral dhe shpirtėror.

Vetėdija e tyre duhet tė bashkohet me vetėdijen e tij pėr tė mos u tjetėrsuar.

Historia nuk e pranon asnjė lloj alibie, qoftė e formuluar mjeshtėrisht, si truket e prestidigjitatorėve tė paarritshėm. Historia ėshtė mbi individėt, dhe individėt bėhen tė saj nė atė kuptim kur ata shndėrrohen nė histori.

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 16815
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga Kle@Love prej Sun 17 May 2009, 00:14

Emri i Ukshin Hotit ėshtė i njeriut tė shndėrruar nė histori, ku e ardhmja do tė kuptimėsojė pafundėsisht tė tashmen, por edhe tė kaluarėn.. Dje dhe sot! „Dora qė shkruan, ka thėnė Da Vinēi, ėshtė vegla e trurit“. Dora e Ukshin Hotit, qė shkroi librat e guximshėm e tė menēur, ėshtė truri i tij i memorizuar nė pėrjetėsi. Ai qe paralajmėrues dhe njė argumentues vizionar. Prandaj, ai mbijeton pėrherė nė kėtė vizion ndėrtues horizont-ndritės pėr tė gjithė. Dje dhe sot!

Kriticizmi i tij qe human dhe modern.
Substanca e librave dhe shkrimeve tė tij, qe ajo e njė intelektuali dhe politikologu tė klasit tė parė. Me njė formim tė shkėlqyer akademik. Ai nuk i dogmatizoi idetė dhe sulmoi tabutė e fosilizuara. Pėr Ukshin Hotin, politika si njė teori e njė pozitivizimi shkencor, si njė art i mundėsive ( edhe mbi pamundėsitė) si funksionalitet , si njė tėrėsi kategorishė institucionale, ėshtė njė gjė jashtėzakonisht serioze dhe e njė rėndėsie ekzistenciale dhe jetike. Dje dhe sot !

Politika si operacionalizim i teorisė, ėshtė e suksesshme nė raport tė drejtė me vėrtetėsinė racionale, burimore dhe vizionare tė vetė teorisė. Nocionet politke burojnė, ftillėsohen nga historia e vėrtetė dhe jo nga historia e falsifikuar. Dje dhe sot! (…) Instrumentet politike janė dinamike, jo tė ngurta, ato shėrbejnė pėr tė realizuar autenticitetin e individit dhe tė shoqėrisė, dhe jo pėr t’i deformuar. Kjo filozofi e politikės ėshtė shkenca e madhe e njeriut, por edhe e njerėzimit. Dje dhe sot!

Mendimi politik i Ukshin Hotit, ngrihet mbi, gjoja, kompleksin e inferioriteti tė shqiptarėve tė mitizuar nga tė tjerėt, kapėrcen funksionin e strukturave arkaike tė strukturave tė pa drejta dhe shpall se tė drejtat etnike nuk mund tė kuptohen pa tė drejtat civile, se vetėdija e sė vėrtetės bėn qė politika teorike tė bėhet politikė historike. Kjo vėrteton se duart e heronjėve tė armėve tė UĒK-sė dhe dora qė shkruan librat, janė e njėjta gjė, tė formėsuara nga liria.

Historia nuk pranon asnjė lloj alibie, qoftė edhe e formuluar mjeshtėrisht si truket e perstixhiatorėve tė famshėm. Luftėtari i mendimit, i epikės shqiptare dhe ndėrkombėtare, Ukshin Hoti nuk u fsheh, nuk iu shmang martirizimit. Dje dhe sot !

Kosova e martirizuar ėshtė njė plebishit i ēdoqastshėm i martirėve tė saj. Kjo ėshtė tashmė njė shembėlltyrė universale, jo vetėm pėr shqiptarėt, por edhe pėr gjithė tė tjerėt. Dhe mos tė harrojmė se liria e Kosovės ėshtė edhe njė premisė e lirisė sė vetė Serbisė. Aksioma madhėshtore historike; njė popull qė robėron njė popull tjetėr, nuk ėshtė vetė i lirė, ėshtė absolutisht njė e vėrtetė qė ēliron, krijon liri pėr tė gjithė. Dje dhe sot!

Qytetėrimi juridikisht… i tė drejtave tė njeriut dhe kombeve, ėshtė mrekullia e integrimit demokratik. Nė kėtė rrafsh, Kosova dhe pavarėsia e saj, janė nė pararojė sė bashku me komunitetin progresiv botėror dhe jo nė njė periferi tė mjegulluar dhe tė harruar tė historisė moderne. Beteja e fituar e juridicitetit tė pavarėsisė sė Kosovės, pasuroi shkencėn politike tė njerėzimit. Dje dhe sot! Por, edhe sot edhe nesėr !

Mendimtarėt politik shqiptar si Ukshin Hoti, si Rexhep Qosja, nė rrafshin e mendimit politik ndėrkombėtar u arsyetuan drejt, nuk gabuan, qenė tė fortė…

Nė arkivin tim ruaj dy fotografi; njėra tregon shtėpinė e djegur tė Ukshin Hotit dhe tjetra nėnėn e tij tė ndjerė. Do t’ja dhuroj Muzeut tė Kosovės. Nė fund shtėpia e Ukshin Hotit, nuk ėshtė varri i pagjetur, por tėrė Kosova dhe njerėzimi. Nėna e tij janė tėrė nėnat shqiptare dhe tė botės.

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 16815
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga LumLumi prej Sun 17 May 2009, 13:13

Kjo teme, obligon dy shtetet shqiptare, te nisin me aktivisht kerkesen diplomatike, per te zbardh misterin e kesaj zhdukjeje!

Ukshin Hoti, ky bard i ngujuar, per asnje cast nuk duhet te jete i harruar, ashtu sic di ajo te mbulojė !
avatar
LumLumi

Shteti : Uskana
Postime : 915
Kyējet nė forum : 10478
Regjistruar mė : 24/03/2009
Profesioni : Gjithė kohėn me libra

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga Kle@Love prej Sat 05 Sep 2009, 16:31

HARRESA PĖR NJERIUN E MADH UKSHIN HOTI


Besnik KRYEZIU

Kaq vite nga pėrfundimi i luftės nė Kosovė, dhe ende nuk dihet pėr fatin e Ukshin Hotit. Kėto ditė e lexova librin "IDHULLI I MALLKUR" tė autorit Sefer Pasha, libėr qė bėnė fjalė pėr jetėn e Ukshin Hotit. Ende nuk mė ka ndodhur qė njė libėr tė mė bėjė tė mendoj aq shumė si ky i Sefer Pashės. Ende nuk e kam ndjerė veten mė keq se sa duke e lexuar kėtė libėr. Autori Pasha pėrmes kėtij libri shpalos me mjeshtri tė rrallė tragjedinė kosovare nėpėrmes kryepersonazhit tė saj Ukshin Hoti.

Mė ka bėrė tė mendoj se ku ndodhet nė tė vėrtetė Ukshin Hoti. ėshtė i gjallė apo i vdekur. Mė ka bėrė tė mendoj se, pse shteti serb po vazhdon ta mbajė peng Ukshin Hotin. Qė nga koha kur shteti serb e zhduki Ukshin Hotin kanė qarkulluar variante tė ndryshme. Ka nga ata qė thonė se, ditėn kur ėshtė liruar ėshtė marrė nga ushtarakė serbė ,dhe me tė dalė nga burgu ėshtė ekzekutuar. Dikush tjetėr thotė se Ukshin Hoti ėshtė gjallė, dhe se shteti serbė po e mbanė diku nė Serbi. Si do qė tė jetė i gjallė apo i vdekur, Ukshin Hotin shteti serbė po e mban peng, duke mos e thėnė tė vėrtetėn pėr fatin e tij.

Zhdukja e Ukshin Hotit ėshtė disi mė specifike se zhdukjet tjera gjatė luftės nė Kosovė, sepse Ukshin Hoti ishte arrestuar nga forcat policore serbe tė Milloshoviqit para luftės, dhe se nė Prizren njė gjykatė e instaluar serbe e kishte dėnuar me pesė vjet burgim, burg tė cilin edhe e mbajti deri nė fund Ukshin Hoti. Pra me kėtė dua tė them se shteti serbė nuk mund t'i ik nė asnjė menyrė pėrgjegjėsisė pėr fatin e Ukshin Hotit se gjoja ai ėshtė liruar nga burgu, por ėshtė zhdukur nė rrethana lufte. Zhdukjen e ka bėrė njė shtet me hierarki tė qartė shtetėrore, dhe ky shtet qė sot po mundohet tė paraqitet demokratik, dhe po synon integrimin nė familjen Evropiane duhet ta zbardh enigmėn pėr fatin e Ukshin Hotit.

Zbardhja e enigmės mbi fatin e Ukshin Hotit nuk ėshtė vetėm njė zbardhje pėr njė qytetar tė Kosovės, tė cilin e ka zhdukur shteti serb, por parasėgjithash ėshtė zbardhja e historisė mė tė re tė Kosovės, sepse Ukshin Hoti tani mė ėshtė bėrė histori. E kam ndjerė veten keq pėr atė qė ne si shoqėri dhe si komb nuk bėmė aq sa Ukshin Hoti bėri pėr ne. Deri sa heshtja e shtetit serb ėshtė e kuptueshme, si tė kuptohet heshtja jonė ndaj Ukshin Hotit. Institucionent e Kosovės nuk gjetėn kurr kohė pėr tė bėrė diqka pėr Ukshin Hotin. Nė muajt e fundit nė Kosovė u pėrkujtuan ngjarjet e pranverės se 81-shės, bile u bė edhe njė dokumentar pėr kėto ngjarje.

Folėn tė gjithė, bile edhe ata qė nė atė kohė ishin udhėheqės tė lartė komunistė si: Vllasi dhe Bakalli, por as edhe njė fjalė pėr Ukshin Hotin kur dihet roli i tij nė pėrkrahje tė studentėve. Pse vallė sillemi kėshtu me njeriun qė, pėr mendimin tim ėshtė mė meritori pėr shtetin e Kosovės, sepse u bė kurban nė themelet e ketij shteti, duke mos u pėrkulur pėr asnjė ēast. Ku ėshtė elita jonė intelektuale? Ku ėshtė Akademia jonė qė as edhe njė fjalė nuk e tha pėr Ukshin Hotin. A jemi ne populli qė nuk e kemi merituar Ukshin Hotin siē do tė thoshte njė folėse nė njė tribun pėr Ukshin Hotin, se pėr ndryshe do ta kishim nė mesin tonė. Nuk e di, por deri sa po i shkruaj kėta rreshta se q“mu kujtua njė letėr tė cilėn Ukshin Hoti ia kishte dėrguar gruas sė tij nė vitin 1984 nga burgu ku shkruante:

"UNĖ JAM PENG POLITIK KĖTU, DHE E NDIEJ DERI NĖ ASHT SE ĒFARĖ DO TĖ THOTĖ TĖ JESH I TILLĖ".

Pra, kjo na jep tė kuptojmė se, Ukshin Hoti qė nė momentin kur u vu nė mbrojtje tė kėrkesės sė studentėve pėr shtetin e Kosovės ishte peng politik. Harresa jonė pėr Ukshin Hotin ėshtė e pajustifikueshme. Ka patur plotėsisht tė drejtė Kadare, kur e ka thėnė atė thėnjen kineze ,,se kur mungon tigri majmuni bėhet mbret", dhe fatkeqėsisht Kosova ka shumė majmunė nė skenėn e saj politike. Kėtė shkrim po e pėrfundoj me njė thėnie tė Ukshin Hotit

"EDHE, NĖSE KY QE FATI IM, UNĖ DO TĖ PAJTOHEM ME TĖ, PAVARĖSISHT NGA ĒMIMI QĖ MUND TA PAGUAJ, SEPSE FĖMIJĖT E MI DHE JO UNĖ VETĖ, JANĖ KUPTIMI I JETĖS SIME. ATDHEU E FITON KUPTIMIN ME TA DHE JO PA TA, PASI QĖ PĖR ATDHEUN MUND TĖ LUFTOHET VETĖM NĖ EMĖR Tė NJERĖZORES DHE KURRSESI NDRYSHE".

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 16815
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga krayzi prej Sat 05 Sep 2009, 17:13

Amshimi Ukshin Hotit me fuqinė intelektuale






Nė kėto raporte tė ndėrthurrjeve, Ukshin Hoti ka bėrė ridimensionimin politik i cili, ma drejt se ēdokush e ka krijuar tė kuptuarit e njė arsyeje e cila i pėrbėnte edhe qėllimet, edhe interesat e asaj pjese tė quajtur Kosovė sovrane! Karshi opinionit botėror, i
cili kishte pėrshtypje tė stėrkequra pėr definimin e ēėshtjes
shqiptare, e cila pėrballej me njė barbari tinzake tė sėrbve dhe
instrumentėve tė politikės sė shqiptarėve qė e pėrcaktuan Politikėn si
art i sė mundshmes, me njė spiralė tė utopisė sė rezistencės paqėsore, dhe u ndeshėn me kodin i
cili pėrbrenda ambientit shoqėror krijonte ligjshmėritė objektive tė
nėnshtrimit! Pretendimet e shkencės Hotiane, nuk e kanė ngarkesėn e
romantizmit, por, janė hapa qė dalin dhe bashkohen me procesin e
integrimit evropian. Prandaj, ai pamėdyshje, e shpie Kosovėn nė Evropė,
aty ku e ka vendin dhe ku mundet ta marrė rolin e vėrtetė tė
zhvillimit! Kjo vetėdie ! ėshtė kategoria themelore qė ia ka mundėsuar Ukshin Hotittė dalė poaq kuptimplotė dhe kompetent pėr atė qė e synon nė zhvillimin politik!


Nė kėtė distancė kohore, kur rrjedhat e zhvillimit dhe zgjidhja e Kosovės kanė njė kuptim tė vulosur, del amshimi i Ukshin Hotit me fuqinė intelektuale, por, mbetet misteri rreth zhdukjes sė tij, e cila flet pėr vrasjen e talentėve! Kjo praktikė famėkeqe i
ka ndjekur gjithmonė gjenitė, prandaj edhe kėtė herė, me veprimin
kundėr Ukshinit, dhe dijes shkencore, u bė njė vepėr groteskė e cila ka
nė tėrėsi bilancin e kanibalizmit, por me specifikėn e kėtij rasti, ajo
ka shkuar edhe mė larg kufinjve tė atij ekstremi egėrsues, tė
pėrzgjedhjes dhe zhdukjes sė gjenive! Duke ia njohur dimensionet e njė
intelektuali - njohėsi tė shkencės politike, tiranėt e sėrbosllavisė, e
kanė marrė nė shėnjestėr bardin e kėsaj sfide i
cili, me qėndrimin e drejtė rrethė pozitės dhe zgjidhjes sė ēėshtjes
shqiptare, ka bėrė ndriēimin mbi tė vėrtetėn shkencore politike, e me
tė ka atakuar afirmimin e gėnjeshtrės institucionale t! ė perandorėve
sėrbosllavė dhe gjithė mekanizmave tė instrumentalizuar tė irreales
paqėsore!
avatar
krayzi

Shteti : austri
Postime : 1464
Kyējet nė forum : 10594
Regjistruar mė : 11/07/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga Adonisi prej Sun 06 Sep 2009, 21:24

Ukshin Hoti - Njeriu legjendė i Kosovės
Ku ėshtė zhdukur vėllai i Doruntinės?!

Ukshin Hoti - Njeriu legjendė i Kosovės


· Pyetjes sė motrės Myrvete pėr gjalljen apo mortin e vėllait tė dashur- Ukushin Hoti askush si kthen pėrgjigje! Ata qė e dinė tė vėrtetėn e fatit tė tij - shteti serbė, serbėt qė e humbėn pa nam e nishan, por dhe shqiptarėt qė ishin e janė nė shėrbim tė tyre, ngrenė supet, thonė nuk dim gjė, madje paraqiten si tė habitur dhe tė paditur njėkohėsisht!






Foto: Ku ėshtė Mr.Ukshin Hoti nga 16 maji 1999?!

_______________________________


Shtėpia Botuese „Toena“ nė Tiranė, ka botuar dy libra nė formė ditari tė autorit Sefer Pasha: „Idhulli i Mallkuar“ dhe „Doruntina kėrkon Ukshin Hotin“. Me anė tė kėtyre dy vėllimeve nė formė ditari, Sefer Pasha, pėrpiqet t‘i shkojė nė rrėnjė enigmės “UKSHIN HOTI”.

Para Presidencės sė Republikės sė Shqipėrisė, njė grua e shkuar, tepėr e vrarė nga hallet e jetės, ėshtė ulur e heshtur nėn terrin e zhgumit tė saj tė dhimbjes. Dhe ėshtė autori i kėtyre dy vėllimeve tė cituara mė sipėr, punonjės nė Presidencė, i cili me intuitėn e njeriut tė mirė, i afrohet dhe e pyet:

- “Kush jeni dhe kė kėrkoni?”. Dhe ja pėrgjigjja:

- “Jam Myrvete Hoti prej Krushės sė Madhe nė Kosovė, motra e Ukshin Hotit. Dua tė takohem me Presidentin, interesohem pėr vėllain tim, Ukshinin, tė zhdukur prej kohėsh nė burgjet serbe...” Njė fillesė dramatike e ankthshme. E kush mund ta ndalojė kėtė motėr martiri tė pashoq pėr tė takuar tė madhin e shtetit shqiptar nė Tiranė? Pikėrisht me kėtė pasazh mbresėlėnės fillon libri i parė i ditarit dramatik “Doruntina kėrkon Ukshin Hotin”, i autorit Sefer Pasha.

Librat: Sefer Pasha - Idhulli i Mallkuar dhe Doruntina kėrkon Ukshin Hotin


Me plotė tė drejt mund tė thuhet, se marrja me figurėn poliedrike dhe jetėn tragjike tė kolosit Ukshin Hoti, ėshtė njė pėrēapje e guximshme e Sefer Pashės, i cili, ndėr lexuesit tanė, prej vitesh njihet si poet liriko-epik, nė veri e nė jug tė Shqipėrisė, madje dhe nė Kosovė, nė trevat e sė cilės, autori nė fjalė ka marrė pjesė aktive nė luftėn pėr ēlirimin e Kosovės nga pushtuesit serbė.

Ukshin Hoti - Njeriu legjendė i Kosovė

Tė pėrshkruash pėr jetėn e Ukshin Hotit, kėtij intelektuali me fat tepėr tragjik, me njė jetė tė sakatosur nga shtypja serbe, por dhe nga bashkėkombėsit e tij puthadoras tė shumėngjyrshėm, jo vetėm qė ėshtė njė ndėrmarrje e vėshtirė, por ndoshta dhe e paarritshme pėr njė penė tė zakonshme, pavarėsisht nga pasioni dhe dėshira e mirė.

· Ukshin Hoti, njeriu legjendė i Kosovės,

tronditėsi i madh i historisė sė saj nė fundshekullin qė shkoi, me veprėn e tij patriotike, filozofike, letrare e publicistike, njeriu qė provoi disa lloj burgjesh tė Serbisė pėr shkak tė bindjeve tė tij tė paluajtshme pėr pavarėsinė e Kosovės, ėshtė kthyer tashmė nė njė figurė biblike pėr lexuesin shqiptar kudo qė ėshtė ai.

Por ajo qė e bėn edhe mė legjendare figurėn e kėtij Prometheu lirie, kėtij idealisti tė pashembullt pėr trojet e tė parėve, ėshtė pra zhdukja e tij krejt e mistershme gjatė bombardimeve tė NATO’s nė Serbi e nė Kosovė.

· Si u bė e mundur pėrpirja e tij, sikur tė kishim tė bėnim me njė truk magjik?

· Mirė, u burgos, po pas lirimit nga burgu i Dubravės mė 16 maj 1999, sa doli nga porta, ku e ēuan vallė?

· Mos e vranė?

· Ku ka njė dokument pėr vrasjen e tij?

· Po pėr tė qėnurit gjallė tė tij kush mund tė thotė diēka tė sigurt?

Ky fill drithėrues, ky kėrkim ulėritės, gjėmėmadh, kjo rendje kushtrimtare nė tė gjitha sferat shtetėrore e ato shoqėrore, brenda e jashtė Kosovės, nė Shqipėri e nė Perėndim, kjo pyetje pa pėrgjigje:

· “Ku ėshtė Ukshin Hoti. Ku ka humbur Ukshin Hoti, na dėrgo njė kumt shprese?”,

tė gjitha kėto pra, pėrbėjnė tharmin e kėtyre dy vėllimeve tronditėse, qė si njė pretencė e fuqishme akuzuese ndaj regjimit terrorist milosheviēian, qarkullon nė duart e lexuesve tanė nė Shqipėri e nė Kosovė, ndėrkaq qė enigma pėr vendndodhjen e Ukshin Hotit, ( edhe nė prag tė kėtij 10 vjetori ) sa vjen e bėhet mė e ankthshme e drithėruese. Misteri i zhdukjes sė tij (pa lėnė gjurmė) duket se do tė vazhdojė tė tronditė zemrat e shqiptarėve pambarimisht.

Myrvete Hoti - Kasumi, kjo Doruntinė e ditėve tona…

Gjithė shqetėsimi i autorit Sefer Pasha, tėrė ndėrtimi strukturor e letrar i dy librave tė tij nė vazhdėn e fatit tė Ukshin Hotit, vijnė te lexuesi pėrmes njė personazhi tepėr realist, por dhe tragjik njėkohėsisht, Myrvete Hoti - Kasumi, motrės sė Ukshin Hotit. E alarmuar gjer nė indet mė tė holla tė qenies njeri, Myrvete Hoti - Kasumi, kjo Doruntinė e ditėve tona (me shumė tė drejtė autori e krahason atė me Doruntinėn e romanit tė Kadaresė), nė kėrkim tė vėllait tė zhdukur tragjikisht, ajo ka kohė, qė ka filluar trokitjet kudo, nė dyer shtėpish e shtetesh, nė Kosovė e nė Serbi, nė Lindje e nė Perėndim, madje edhe nė dyert e armiqve tė betuar tė tij.

· Po pėrfundimi?

· Pėrfundimi i kėsaj ecejakeje tė pa fund?

· Asgjė! Sot pėr sot asgjė!

Rezultatet e kėtij kėrkimi pa fund janė dėshpėruese. Pyetjes sė motrės Myrvete pėr gjalljen apo mortin e vėllait tė dashur- Ukushin Hoti askush si kthen pėrgjigje! Ata qė e dinė tė vėrtetėn e fatit tė tij - shteti serbė, serbėt qė e humbėn pa nam e nishan, por dhe shqiptarėt qė ishin e janė nė shėrbim tė tyre, ngrenė supet, thonė nuk dim gjė, madje paraqiten si tė habitur dhe tė paditur njėkohėsisht!

Ky mister i pashoq nė historiėn e njerėzimit, pėrbėn moton rrėqethėse tė kėsaj legjende tė kohės sonė, qysh nga faqja e parė e deri tek ajo e fundit nė tė dy librat - ditarė “Idhulli i Mallkuar” dhe “Doruntina kėrkon Ukshin Hotin” tė autorit Sefer Pasha. Shkruar me njė gjuhė tė pasur artistikisht, me njė stil tė thjeshtė e tė shkathėt njėkohėsisht, ngjarjet rrjedhin natyrshėm, tė tėrheqin me lakonizmin dhe ngjyrimet lokale tė trevave, ku autori Pasha ka shkelur nė kėrkim tė fatit tė Ukshin Hotit. Sefer Pasha ka nė proces dhe vėllimin e tretė tė titulluar “Ukshin Hoti lajmėron nga burgu sekret”, e shpresohet qė me botimin e tij tė jetė zgjidhur dhe enigma Ukshin Hoti.

Marre nga pashtriku.org


firma.................................................................................................................................................................................
...
"Nga kompleksi i inferioritetit kombi shqiptar ka pesuar disa here disfata gjate historise dhe e ka viktimizuar vetveten"
avatar
Adonisi

Shteti : Ne zemer te shqiptaris
Postime : 947
Kyējet nė forum : 10731
Regjistruar mė : 03/12/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga Naki prej Sun 06 Sep 2009, 21:47

Adonisi te falenderoj per kete sjellje te keti shenime. E di nga BK se ti je personi me i duhur per kete teme andaj dhe shpresoj se do sjellesh te gjitha ato qe ti i ke per kete martir.

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga Kle@Love prej Mon 07 Sep 2009, 17:26

Dr.Ibrahim Rugova, meqė ishte kryetar i shumėfisht i “organeve pėrgjegjėse tė Republikės sė Kosovės” pa hezitim dhe zėshėm them se, ai ėshtė pėrgjegjėsi kryesor politik “i alternativės shqiptare”, pėr burgosjen e tretė tė Mr.Ukshin Hotit, pėr tė cilin tashmė nėntė vjet, (qysh nga 16 maji 1999), kur u “lirua” nga burgu i Dubravės, nuk dihet asgjė pėr fatin dhe vendndodhjen e tij.

* * *
A ishin: Agim Zatriqi, Azem Vllasi dhe Ibrahim Rugova pėrgjegjės pėr burgosjen e parė dhe tė tretė tė Mr. Ukshin Hotit?!


Shkruan: Sheradin BERISHA

Pas demonstratave tė mars - prillit 1981 regjimi komunist jugosllav ndėrmori njė fushatė tė gjerė arrestimesh e burgosjesh ndaj organizatorėve tė demonstratave si dhe nė tė njejtėn kohė filloi diferencimin ideo-politik nė tė gjitha institucionet publike e me theks tė veēantė nė institucionet shkencore - akademike tė Kosovės. Dhe, nė shėnjestėr tė kėtij diferencimi gjithpėrfshirės ishin padyshim dy institucionet mė tė rėndėsishme: Instituti Albanologjik dhe Universiteti i Prishtinės.


Pamje nga demonstratat e pranverės sė viti 1981

Prandaj, jo rastėsisht KQ i LKJ-sė dhe strukturat tjera pushtetore tė kėtij regjimi nė Kosovė, Institutin Albanologjik dhe veēanėrisht Universitetin e Prishtinės e quajtėn si “Bastion tė nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar”.

Derisa nė Institutin Albanologjik nė krye tė komisionit pėr diferencim, tė tė gjithė intelektualėve shqiptarė qė kishin dalė nė mbrojtje tė demonstratave studentore dhe tė kėrkesės “Kosova Republikė”, ishte emruar Sekretari i OTH tė LKJ-sė nė kėtė institut Ibrahim Rugova, Komiteti Krahinor, pėr mbikėqyrjen dhe diferencimin e profesorėve nė Universitetin e Prishtinės kishte autorizuar: Azem Vllasin, Agim Zatriqin dhe Hajredin Hoxhėn, kėshtu thotė Shemsi Reēica nė njė intervistė dhėnė tė pėrditshmes “Epoka e Re” nė mars tė vitit 2006. Shemsi Reēica, atėkohė ishte ligjerues nė Katedrėn e Filozofisė dhe tė Sociologjisė pranė Fakultetit Filozofik tė UP-sė.



„Fillimisht kėrkesat e studentėve janė pėrkrahur, me ndonjė pėrjashtim, nga tė gjithė profesorėt, gjatė bisedave tė lira nė grupe. Nė ndėrkohė UP - ja, pėrfshirė edhe Fakultetin Filozofik, u vėrshua me punėtorė tė sigurimit dhe aktivistė tė LKJ-sė dhe, nė mbledhje tė njėpasnjėshme, kėrkohej nga ne, profesorėt, qė t’i pranonim vlerėsimet e Komitetit Qendror tė Jugosllavisė pėr demonstratat dhe t’i gjykonim demonstratat dhe kėrkesat e tyre.”- thotė Prof. Shemsi Reēica.

Nė kėtė situatė ka ndryshuar qėndrimi i shumicės sė profesorėve, pėr shkak tė presionit mbi ta, nga ana e inspektorėve tė UDB-sė dhe aktivistėve tė KK tė LKJ-sė dhe nė fund kanė mbetur vetėm pesė profesorė qė nuk i pranuan vlerėsimet e KQ tė LKJ-sė se demonstratat kanė qenė armiqėsore, nacionaliste – separatise, kundėrrevolucionare etj., e ata ishin: Ukshin Hoti, Halil Alidemaj, Muhamet Tėrnava, Shaqir Shaqiri dhe Shemsi Reēica.

Shemsi Reēicės i kujtohet mirė mbledhja e mbajtur nė 19 nėntor 1981 nė Fakultetin Filozofik dhe diskutimi i argumentuar i Mr. Ukshin Hotit qė Kosova duhet tė jetė Republikė. “Kur kemi mbajtur mbledhje nė Fakultetin Filozofik, kanė qenė tė pranishėm Azem Vllasi, Agim Zatriqi, Hajredin Hoxha, etj. Aty ka pasur edhe kėrcėnime, sharje, edhe me nanė kanė sharė ata ish funksionarė duke thėnė se “kėtu e kanė ēerdhen demonstratat”- kujton z.Reēica.

Ish ligjeruesit nė Katedrėn e Filozofisė dhe tė Sociologjisė, i kujtohen mirė veprimet antikombėtare tė anėtarėve tė Komitetit: Zatriqi, Vllasi e Hoxha nė kėtė mbledhje si dhe diskutimi i guximshėm i Prof.Ukshin Hotit nė mbrojtje tė studentėve dhe tė kėrkesės qė Kosova tė jetė Republikė.

„Pasi i gjykuan demonstratat, ata kėrkuan fjalėn e profesorėve, por rreth 20 minuta askush nga profesorėt nuk e merrte fjalėn. Ishin para njė dileme tė madhe. Kishin frikė, sepse diheshin pasojat. Pas atyre qė i dėnuan demonstratat fjalėn e mori Ukshin Hoti, i cili tha: “Ne duhet tė diskutojmė hapur pėr kėrkesat e studentėve tanė” dhe vazhdoi diskutimin e tij. Midis tė tjerave tha tekstualisht, fjalė pėr fjalė: “ Sa e di unė, nė Jugosllavi, jo vetėm qė nuk ėshtė zgjidhur nė praktikė ēėshtja shqiptare, por as teorikisht nuk ėshtė zgjidhur kjo ēėshtje si duhet”, dhe filloi qė kėtė konstatim ta argumentojė nga pikėpamja e tij, nga shkencat politike. “Tė gjithat shkrimet qė janė botuar pėr ēėshtjen kombėtare, tha ai, edhe ato nga pikėpamja juridike, edhe kushtetuta nuk e kanė zgjidhur as teorikisht ēėshtjen shqiptare nė Jugosllavi” dhe vazhdoi: “Unė mendoj qė kjo ėshtė kėrkesė e arsyeshme, e drejtė...”, dhe me njė tonė tė lartė pėrfundoi: “ Kosova duhet tė jetė Republikė dhe ne duhet ta pėrkrahim Republikėn”.

Gjatė diskutimit tė Ukshinit, kujton Reēica, aktivistėt e komitetit Azem Vllasi e Agim Zatriqi mbanin shenime dhe e kundėrshtuan fjalimin e tij. “Mė kujtohet sidomos Agim Zatriqi, tė cilit, nė atė qetėsi tė hekurt qė u krijua pas fjalės sė Ukshin Hotit, i kėrcitnin dhėmbėt nga shtrėngimi i nofullave. Pas pėrfundimit tė mbledhjes, neve na arrestuan.”- pėrfundon Shemsi Reēica.

Dhe vėrtet ndodhi arrestimi dhe burgosja e Ukshin Hotit, Halil Alidemajt, Shemsi Reēicės, Ekrem Kryeziut etj, tė cilėt u denuan si “Grup i intelektualėve”. Pas tetė muajve sa zgjati procesi i hetuesisė, u ngrit aktakuza PP. nr. 281/81, datė 31. V. 1982, Gjykata e Qarkut nė Prishtinė, ngriti njė trup gjykues tė pėrbėrė nga gjyqtarėt Isak Nishevci, Ismet Emra e tė tjerė, dhe nė procesin gjyqėsor tė mbajtur mė 21 korrik 1982 „nė emėr tė popullit“ u denuan kėta intelektualė:
- Halil Alidemaj me 11 vjet burg tė rėndė;
- Ukshin Hoti me 9 vjet burg tė rėndė;
- Ekrem Kryeziu me 8 vjet burg tė rėndė;
- Mentor Kaēi me 7 vjet burg tė rėndė;
- Halil Ratkoceri me 3 vjet burg tė rėndė;
- Ali Kryeziu me 5 vjet burg tė rėndė;
- Nezir Haliti me 2 vjet burg tė rėndė;
- Shemsi Reēica me 7 vjet burg tė rėndė; dhe
- Muharrem Fetiu me gjashtė muaj burg tė rėndė.

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 16815
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga Kle@Love prej Mon 07 Sep 2009, 17:27


Foto: Pamje nga gjykimi i grupit tė intelektualėve, mė 21 korrik 1982

Trupi gjykues, duke u bazuar paraprakisht nė gjykimin politikė qė ia kishin bėrė kėtij grupi intelektualėsh, soji i keq Vllasi, Zatriqi, Hoxha etj., nė aktgjykim ka konstatuar se ata kanė kryer vepruar “...vepra penale tė drejtuara nė rrėzimin e pushtetit tė klasės punėtore dhe tė punonjėsve, thyerjen e “vėllazėrim-bashkimit”, prishjen e barazisė sė kombeve e tė kombėsive dhe ndryshimin antikushtetues tė rregullimit federativ tė RSFJ-sė...” (!!!) sllogane kėto qė pėrsėriteshin nė tė gjitha aktakuzat dhe aktgjykimet e grupeve qė dėnoheshin asokohe.

Duke u bazuar nė tė dhėnat e mėsipėrme del se pėrgjegjėsit kryesor politik pėr linqimin dhe burgosjen e Mr.Ukshin Hotit dhe tė tjerėve, nė vitin 198, ishin:
- Azem Vllasi njėri nga ish-funksionarėt mė tė lartė komunist tė kohės,
- Agim Zatriqi njėri nga bashkėpunėtorėt e UDB-sė gjatė punės sė tij nė RTP, dhe anėtar i Komitetit Krahinor tė LKJ-sė ( Lexo kėtu tekstin ku: Agim Zatriqi me sojin e tij Buxhovi, Hamiti, Kraja, Gunga, Aliu etj., ishin vėnė falas nė shėrbim tė UDB-sė ). Agim Zatriqi aktualisht ėshtė drejtor i pėrgjithshėm i Radio Televizionit tė Kosovės (RTK-sė), qysh nga themelimi i kėtij mediumi “100% i varur” nga UNMIK-u dhe institucionet vendore (!!!) dhe
- Hajredin Hoxha, i cili ka ikur nga kjo botė me faqe tė zezė.

Pas daljes nga burgu, Mr. Ukshin Hoti kthehet nė fshatin e tij tė lindjes nė Krushė tė Madhe dhe rrethanat e kohės, atė e detyrojnė tė izolohet nė atė mėnyrė qė tė mos mund tė ndikojė nė rrjedhat politike nė Kosovė… Pėr nėntė vjet rresht (1985 – 1994) ndaj Mr.Ukshin Hotit, siē e thotė vet Ukshini, - ėshtė pėrdorur njė ostracizėm … nga “elita intelektuale” shqiptare pro-titiste, e cila decenie me radhė ishte nė shėrbim tė regjimit komunist dhe kundėr intelektualėve atdhetarė qė pėrpiqeshin tė ēliroheshin nga thundra e egėr jugo(serbo)sllave.

Nė kapėrcyellin e viteve tė 90-ta Mr.Ukshin Hoti ishte mjaftė aktiv nė sensibilizimin e ēėshtjes Kombėtare nė pėrgjithėsi dhe atė tė Kosovės nė veēanti, pėrmes shkrimeve tė tija shkencore - politike, qė botoheshin nė revistat e kohės ”Alternativa”, “Demokracia Autentike” etj. Mr.Ukshin Hoti nė aspektin politik, fillimisht do tė angazhohet nė Degėn e LDK-sė nė Rahovec, mirėpo pėr shkak tė injorimit qė i bėhet atij nga Kryetari i LDK-sė Ibrahim Rugova, vendos tė tėrhiqet nga kjo parti pėr tė gjetur forma tjera tė angazhimit politik.

Nė vitet 1991 - 94 Ukshini merrė pjesė nė shumė takime e tryeza tė mbajtura nė qytete, fshatra, UP etj., (shiko njė foto kėtu) dhe nė disa simpoziume me karakter gjithėkombėtarė qė u mbajtėn nė Shkup, Tetovė…, dhe aty i elaboron bindshėm tezat e tij tashmė tė njohura politike, duke shtuar edhe njė fakt me rėndėsi, se nė rrethanat e reja ballkanike, kur nuk ekzistonte tashmė shteti federativ siē ishte Jugosllavia, opcioni i vetėm rreth tė cilit do tė duhej tė koncentroheshin Shqiptarėt ishte bashkimi i gjithė kombit Shqiptar nė Ballkan nė njė shtet tė vetėm. Ky bashkim sipas Ukshinit, do tė duhej bėrė nė mėnyrė demokratike dhe paqėsore, sepse do tė ishte nė interes tė tė gjithė rajonit.

Foto: historike e figurės emblematike Mr.Ukshin Hoti
Meqenėse atėkohė kėto teza tė Ukshinit, i pėrfaqėsonte edhe njė parti legale nė Kosovė, Partia e Unitetit Kombėtar tė Shqiptarėve(UNIKOMB-i) atėherė me propozimin e kreut tė kėsaj partie Mr.Ukshin Hoti pranon tė bėhet Kryetar i saj. Pa humbur kohė ai harton njė deklaratė politike tė UNIKOMB-it, me tė cilėn do t“i bėhej me dije opinionit Shqiptar dhe atij ndėrkombėtar, pėr aktivizimin, freskimin, rigjallėrimin dhe luftėn politike tė kėsaj partie pėr bashkimin e kombit nė njė shtet tė vetėm nė Ballkan.

• Lexo tė plotė: Deklaratėn politike

Mirėpo, ēka ndodhi ?
Pikėrisht, nė kohėn kur politikani dhe filozofi i shquar Ukshin Hoti po bėhej gati ta merrte nė dorė timonin e kėsaj partie, mė 14 maj 1994 gjatė rrugėtimit nga Prizreni pėr nė Prishtinė arrestohet nga policia serbe, e cila, siē do tė merret vesh mė vonė, kishte qenė nė dijeni tė plotė pėr aktivitetin e tij gjatė atyre ditėve.

Pas katėr muaj e gjysėm hetimesh, saktėsisht mė 28 shtator 1994, nė Gjyqin e Qarkut nė Prizren - Mr.Ukshin Hoti, nė bazė tė aktgjykimit K.br.28/94 datė 28.IX.1994, dėnohet me 5 vjet burg tė rėndė. Dhe, si pėr ēudi, po tė lexohet me kujdes aktgjykimi, duket qartė, se gjyqtarja Nada Haxhi-Periq kėtė dėnim e ka mbėshtetur kryesisht nė pohimet e fjalės mbrojtėse tė Mr.Ukshin Hotit, se sa nė provat materiale qė i ka pėrdorur trupi gjykues gjatė kėtij procesi tė montuar politik. Prej gjashtė faqesh e gjysėm sa ka aktgjykimi, tri faqe i ka vetėm nga fjala mbrojtėse.

• Lexo tė plotė: Fjalėn e mbrojtjes sė Mr. Ukshin Hotit

Ėshtė interesant tė thuhet se, Mr.Ukshin Hoti nė fjalėn e tij tė mbrojtjes, para gjyqit serbė, deklaron hapur se kush e ka arrestuar-burgosur dhe cili ishte shkaku i vėrtet i mbajtjes sė kėtij gjykimi ndaj tij.

Ai, me kėtė rast ka thėnė: “Mė ka arrestuar policia e Republikės sė Serbisė, ndoshta me kėrkesėn e njė pjese tė alternativės shqiptare tė Republikės sė Kosovės. Shkaku i drejtpėrdrejtė i kėtij arrestimi sigurisht ka qenė frika iracionale e kėsaj pjese tė alternativės shqiptare se me shkuarjen time nė Prishtinė nė krye tė UNIKOMB-it pas 9 vitesh tė ostracizmit dhe tė izolimit, do tė ērregullohej baraspesha e forcave politike dhe do tė krijohej njė gjendje e paparashikueshme dhe e pakontrollueshme. Ky edhe ėshtė shkaku i vėrtetė i mbajtjes sė kėtij gjykimi pėr tė cilin personalisht kam besuar se nuk do tė ndodhte. Besoj gjithashtu se gjykimi po mbahet me pajtimin e ndėrsjellė tė dy republikave ose tė organeve tė tyre pėrgjegjėse kompetente, gjersa shkaqet juridike qė i pėrmban aktakuza s'mund tė qėndrojnė absolutisht …" - pėrfundon citati.

E kreu i asaj pjese tė “alternativeės shqiptare” pėr tė cilėn ka deklaruar Mr. Ukshin Hoti nė mbrojtjen e tij, ishte padyshim Dr. Ibrahim Rugova.

Dr. Ibrahim Rugova nė kohėn e arrestimit dhe mbajtjes sė procesit gjyqėsor kundėr Mr. Ukshin Hotit, nė Prizren, ishte kryetar i “alternativės shqiptare” gjegjėsisht ishte kryetar i disa “organeve me pėrgjegjėsi politike”, pėrmes tė cilave ka vėnė nėn kontroll gjithė aktivitetin e partive politike shqiptare nė Kosovė dhe nė viset tjera shqiptare nė Maqedoni, nė Mal tė Zi e nė Kosovėn Lindore (Luginė tė Preshevės).

Sa pėr ilustrim, Dr. Ibrahim Rugova ishte:

- Kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės;
- Kryetar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės;
- Kryetar i Republikės sė Kosovės;
- Kryetar i Kėshillit Koordinues tė Partive Politike Shqiptare nė Kosovė;
- Kryetar i Kėshillit Koordinues tė Partive Politike Shqiptare nė ish-Jugosllavi dhe
- Kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės.

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 16815
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga Kle@Love prej Mon 07 Sep 2009, 17:34


Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 16815
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga LumLumi prej Wed 16 Sep 2009, 13:31

[quote="LumLumi"]UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE!
Nga Ferit RAMADANI
Ėshtė natyrė e ndėrlikuar vepra e Ukshin Hotit e titulluar ”Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare’, botuar nė Tiranė 1995! Edhe vlerėsimi pėr tė, edhe mbėshtetja rreth zgjidhjes sė drejtė tė po kėsaj teme tė zhvilluar nė pėrcaktimin e kėsaj tėrėsie, ma tepėr del si synim qė i trajton, bile i thellon njohuritė pėr rrethanat tė cilat jo vetėm qė presin njė sfidim, por, kėrkojnė binarėt e ringritjes e cila mbėshtetet edhe nė faktet shkencore, edhe nė realitetin veprues! Ashtu siē mund tė bėhen Rilindasit udhėrrėfyes drejtė njė ideal-Atdheu, Ukshin Hoti, bėhet dritėrrėfimi i shkencės politike, prej ku del e krijohet njė amzė e strukturės pėr ta bėrė Legjislativėn e Formėsisė!
ĒDO DITĖ VIGAN! Ukshin ILIRIA !


Ti u bėre jehona e kushtrimit
Bacė Ukshin - prisshpirti Ti !
Shkronjat qė bėre kundėr krimit
Kosovėn - shpien nė Pavarėsi!

Le tė thonė se tani tė mbuloj misteri
Ti nxjerr pėrditė synime pėr dritė !
Nė Krushė tė Madhe ėshtė mbledh vreri,
ashtu si u gėzua kur hodhe shtat nė rritė !

Nga tė shestuan hapat, dhe mendimet ?
Gjymtyrėt e shqipes ishin tė ndara !
Por, ty nuk tė shterrėn kurrė frymėzimet
Bashkimit i prive tė shkojė pėrpara!

Me ty u kthye ajo turmė studentore
tė shfaēė pikėpamjet ēka ėshtė ligjėsia!
Se armiku kishte mbjell dhe korrė fitore
me shtigje mergimi ku treti rinia!

Idetė tua kishin bazė nė dije
Pėr to - u bėre Gjergj Elez Alia i ri !
Kaurrėt e kurvave pjella prej Sėrbie
tė prenė jetėn me tirani!

Tė ngujuan! Tė shtrijė krahet roberia!
Tė ndanė me trup mos jeshė me ne ![i]ĒDO DITĖ VIGAN! Ukshin ILIRIA !


Ti u bėre jehona e kushtrimit
Bacė Ukshin - prisshpirti Ti !
Shkronjat qė bėre kundėr krimit
Kosovėn - shpien nė Pavarėsi!

Le tė thonė se tani tė mbuloj misteri
Ti nxjerr pėrditė synime pėr dritė !
Nė Krushė tė Madhe ėshtė mbledh vreri,
ashtu si u gėzua kur hodhe shtat nė rritė !

Nga tė shestuan hapat, dhe mendimet ?
Gjymtyrėt e shqipes ishin tė ndara !
Por, ty nuk tė shterrėn kurrė frymėzimet
Bashkimit i prive tė shkojė pėrpara!

Me ty u kthye ajo turmė studentore
tė shfaēė pikėpamjet ēka ėshtė ligjėsia!
Se armiku kishte mbjell dhe korrė fitore
me shtigje mergimi ku treti rinia!

Idetė tua kishin bazė nė dije
Pėr to - u bėre Gjergj Elez Alia i ri !
Kaurrėt e kurvave pjella prej Sėrbie
tė prenė jetėn me tirani!

Tė ngujuan! Tė shtrijė krahet roberia!
Tė ndanė me trup mos jeshė me ne !
Po Ti ēdo ditė behesh Ukshin Iliria
Ēdo ditė Vigan - Diell pėr Atdhe!


Po Ti ēdo ditė behesh Ukshin Iliria
Ēdo ditė Vigan - Diell pėr Atdhe!

[/i]
avatar
LumLumi

Shteti : Uskana
Postime : 915
Kyējet nė forum : 10478
Regjistruar mė : 24/03/2009
Profesioni : Gjithė kohėn me libra

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga Adonisi prej Mon 12 Oct 2009, 23:32

Enverizmi ose nacionalizmi i kuq shqiptar
Nė njė nivel mė konkret, ēėshtja do tė mund tė shtrohej edhe nė mėnyrė analogjike: ishte apo nuk ishte Adolf Hitleri njė nacionalist gjerman? Nuk e dėshiroj krahasimin e Enverit me Hitlerin pėr shkak tė pėrmbajtjes sė kundėrt tė ideologjive tė tyre. Por e zhveshur nga pėrmbajtja dhe besimet e kundėrta, duket sikur analogjia ėshtė mjaft e qėlluar: Hitleri ishte njė nacionalist gjerman nė masėn qė fashizmi konsiderohet skajshmėri e fundit e njė nacionalizmi tė djathtė. Nacionalsocializmi i Hitlerit nuk mund tė mos ishte skaji i fundit i djathtė i nacionalizmit gjerman. Duke e ndjerė Gjermaninė tė poshtėruar me marrėveshjet e paqes sė Versailles-it, ai kujtoi se duhej pėrmbysur i gjithė rendi ndėrkombėtar, nė mėnyrė qė Gjermanisė t'i sigurohej vendi i merituar nė ato raporte. Rruga, natyrisht, u tregua absurde, por kjo atė nuk e bėn mė pak nacionalist gjerman. E bėn njė nacionalist paranoik gjerman, pėr shkak tė rrugės qė e ndoqi nė realizimin e atij qėllimi, por edhe pėr shkak tė karakterit tė vetė qėllimit qė ishte mjaft iracional. Ndėrkaq, nė masėn qė teoria nacionale e komunitetit e formuluar nga Lenini, dhe pastaj e plotėsuar, dhe pjesėrisht e aplikuar, nga Stalini, e zhvilluar gjer nė konsekuencėn e fundit, konsiderohet njė skajshmėri e majtė nacionaliste, atėherė edhe Enver Hoxha nuk mund tė mos konsiderohet njė nacionalist i majtė i skajshėm shqiptar. I skajshėm, pėrsėri, pėr shkak tė rrugės qė e besoi dhe qė u tregua njėsoj absurde si edhe ajo e Hitlerit, por pa konsekuencat e sė parės. Ma merr mendja se edhe ai e konsideronte Shqipėrinė tė poshtėruar me marrėveshjet qė ishin rezultat i Konferencės sė Londrės tė v. 1912/13.Pėr aq mė tepėr, sepse e dinte, si gjithė tė tjerėt, se shqiptarėt nuk kishin provokuar kurrfarė lufte, por se ishin viktimizuar pėr tė shpėtuar Evropėn nga lufta, nga e cila ajo gjithsesi nuk shpėtoi. Ai deri diku e besoi, por jo gjer nė fund, teorinė e botės sė tretė tė Mao Ce Dunit. Mendoi se, duke e korrigjuar atė me aktivizimin e grupeve marksiste-leniniste nė Evropė (e cila pėrkonte me besimin e Leninit pėr aktivizimin e proletariatit), do ta pėrmbyste sistemin e Evropės, dhe kjo do t'ia mundėsonte atij realizimin e qėllimit nacional - bashkimin e trojeve shqiptare dhe tė shqiptarėve nė njė shtet. Ndėrkaq, theksimi i aspekteve militante tė socializmit nė Shqipėri, ose socializmi militant shqiptar, siē mund tė quhet, ishte poashtu nė funksion tė kėsaj. Do tė ishte absurde tė besohej se kjo ishte e zhveshur nga ndonjė qėllim i tillė dhe se ishte produkt i ndonjė sadizmi tė veēantė tė Enver Hoxhės ose edhe tė nomenklaturės sė tij politike. Ai, ndoshta njėsoj sikurse edhe Hitleri, do tė mund tė quhej paranoik, por pėr shkak tė absurditetit tė rrugės qė e besonte (pėrmbysjen e rendit nė Evropė), dhe jo pėr shkak tė qėllimit si tė tillė, pasiqė nuk ma merr mendja tė ketė ėndėrruar ndonjėherė qė pėrmes njė Shqipėrie etnike tė sundonte tėrė botėn. Absurditeti i rrugės tė cilėn e besoi do tė mund ta kualifikonte atė, duke e abstrahuar kohėn nė tė cilėn jetoi, si mė tepėr ose mė pak tė dėmshme pėr ēėshtjen shqiptare (zgjidhjen e saj), por jo edhe si anacional. Ai besoi sinqerisht se ish-BRSS-ja ėshtė dashur t'i ndihmonte nė qėllimet e tij nacionale. Nė prizmin e kėtij besimi, ai edhe e vlerėsoi sistemin komunist, jo vetėm nė ish-BRSS, por gjithkund, por pėr kėtė mund tė quhej i njėanshėm, subjektiv etj., por jo edhe anacional. Ndėrkaq, si antikombėtar, do tė mund tė cilėsohej nė masėn qė besimet dhe aktivitetet e tij i shkaktuan dėme ēėshtjes kombėtare, pavarėsisht nga dėshira qė t'i ndihmonte, por kjo sėrish do tė ishte njė ēėshtje tjetėr mė vete, pasiqė ėshtė pak e besueshme se Evropa vėrtetė e ka ndjerė veten tė rrezikuar nga besimet dhe aktivitetet e tij nė fushėn politike ose teorike. Ėshtė interesant se gjatė qėndrimit tim nė Harvard (1978), njėrit nga profesorėt e vjetėr qė punonte nė M.I.T. (Massachussettes Institut of Technology) iu kishte ngulitur nė kokė ta mėsonte mendimin tim intim pėr Enver Hoxhėn. Mirėpo ai kėtė e bėnte nė mėnyrė pak si tė ēuditshme. Ishte njė ekspert i njohur standard amerikan mbi ēėshtjet e komunizmit dhe si duket, kujtonte se ēdo zyrtar apo ish-zyrtar shqiptar nė Jugosllavi, pėr tė arritur nė shkallėn e njė zyrtari, duhej patjetėr tė ishte jo vetėm njė anti-enverist i pėrbetuar, por edhe tė fliste keq pėr tė si person. Ai nuk e dinte se unė kisha njė mendim timin origjinal pėr kėtė punė dhe se nuk kisha ndjerė nevojė ndonjėherė tė deklarohesha nė mėnyrė tė tillė. Pėr kėtė shkak, pėr ēdo mėngjes kur takoheshim, me rastin e shkuarjes nė zyrė, pas pėrshėndetjeve formale, gjithnjė mė pyeste se ē'mendoja pėr "crazy old man"-in?Ndonėse, e dija se amerikanėt, fjalėn "crazy" ngandonjėherė e pėrdorin pėr tė shprehur simpati nė kuptimin: "njė plak i sertė" dhe jo "njė plak i krisur", pėrsėri pėrdorimi i kėsaj fjale mė pengonte. Mirėpo e dija se sekretaresha e tij ishte me origjinė serbe dhe se mund tė mė shkaktonte ndonjė telashe kur tė kthehesha nė shtėpi, dhe pėr kėtė shkak nuk dėshiroja t'i pėrgjigjesha. Megjithatė, ai nuk hiqte dorė nga qėllimi i vet dhe mė ngacmonte nė kėtė drejtim sa herė qė mė takonte. E dija se ishte njėri nga kėshilltarėt e Presidentit Charter pėr ēėshtjet e komunizmit dhe ky fakt ndikoi qė edhe unė, nga ana ime, ta provokoja qėndrimin e tyre ndaj ēėshtjes shqiptare. Shkuam nė njė kafe tė afėrt dhe e shtruam bisedėn. Tha qė fjalėn "crazy" e pėrdorte ngaqė vazhdimisht e fascinonte fakti se njė njeri i vetėm si ai e kishte izoluar njė popull tė tėrė dhe e mbante tė mbyllur. Kjo gjė e iritonte pėr shkak se nuk mund ta kuptonte arsyen. I dhashė tė drejtė, por e pyeta nėse njėmend e dėshironin hapjen e Shqipėrisė dhe ndryshimin radikal tė politikės sė saj? "Gjithsesi", - u pėrgjegj profesori plak. "Mirė" - thashė unė, - "kam bindjen se ai do tė hiqte dorė fare nga komunizmi sikur Ju t'ia garantonit bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė". Kjo gjė e habiti, sepse nuk e kishte pritur, kurse unė nuk kisha kurrfarė haberi nėse Enveri njėmend do ta bėnte njė gjė tė tillė. Natyrisht se ai u thirr nė argumentin e keqėsimit tė raporteve me rusėt, por nuk ishte i pėrqendruar nė kėtė ēėshtje. U mendua bukur njė kohė dhe pastaj m'u drejtua: "Mendoni se ai ėshtė njė nacionalist?" "Par excellence", - thashė, -"njė nacionalist i skajshėm i kuq shqiptar" - shtova. U kujtua sėrish njė kohė bukur tė gjatė dhe pastaj tha se pajtohej plotėsisht.E kishte shkruar njė libėr bukur tė trashė pėr politikėn dhe pėr ideologjinė shqiptare, por tani, tha ai, iu bėnė tė qarta shumė gjėra qė i kishte kujtuar si tė pashpjegueshme. Madje edhe mė falėnderoi pėr bisedėn, pėrderisa unė e kisha hallin te sekretaresha e tij. Megjithatė, me rastin e kthimit nuk pata ndonjė konsekuencė. Mė vonė bisedat e rastit me kolegėt pėr tema delikate do tė mė kushtonin shtrenjtė. Megjithatė nuk pata mundėsi tė hiqja dorė nga e drejta ime pėr tė menduar lirisht dhe pėr t'i shprehur ato kur pandehja se nuk do tė lėndohej askush. E besoja si njė tė drejtė me rėndėsi kapitale.

firma.................................................................................................................................................................................
...
"Nga kompleksi i inferioritetit kombi shqiptar ka pesuar disa here disfata gjate historise dhe e ka viktimizuar vetveten"
avatar
Adonisi

Shteti : Ne zemer te shqiptaris
Postime : 947
Kyējet nė forum : 10731
Regjistruar mė : 03/12/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga Adonisi prej Mon 12 Oct 2009, 23:34

Frika evro-amerikane nga e panjohura
Desha tė them se, nė qoftė se kjo ishte kėshtu, dmth. ashtu siē e konstatoi akademik Qosja guximshėm mė herėt, se komunizmi nė Evropė sė bashku me variantin e vet enverist ndėr shqiptarėt kishte vdekur, atėherė nuk mbetej ndonjė arsye tė mos flitej objektivisht mbi tė: enverizmi si variant i komunizmit ka vdekur edhe si pėrmbajtje e shqiptarizmit, pikėrisht sikur qė vetadministrimi (vetėqeverisja socialiste) si variant i po atij komunizmi, ka vdekur edhe si pėrmbajtje e jugosllavizmit, por edhe e serbizmit. Andaj, nuk kam asnjė mundėsi t'i kuptoj pėrpjekjet e ndryshme evroatlantike, qė nė forma tė ndryshme angazhohen pėr autonomi, duke lejuar tė mbetemi sėrish nėn tutelėn sllave. Nuk e kam tė qartė se cila formė e demokracisė do tė mund tė quhej demokratike, po qe se njė populli tė tėrė, tė madh sa shqiptarėt, dhe jo vetėm gjysmės sė tij (se edhe gjysma tjetėr e dėshiron tė njėjtėn gjė), do t'ia mohonte tė drejtėn e vetėvendosjes? Nė emėr tė ēkafit do ta bėnte njė gjė tė tillė?
Tė ideologjisė? = Ėshtė konstatuar se ajo ka vdekur!
Tė baraspeshės? = Konstatuam se ėshtė nė vdekje e sipėr (agoni) dhe se pikėrisht vdekja e mendimit gjeopolitik ėshtė parakusht i domosdoshėm pėr bashkimin me sukses tė Evropės.
Konstatuam = (gjithashtu), se pikėrisht bashkimi nė njė shtet i popullit shqiptar ėshtė indikatori mė i sigurt i tejkalimit (i vdekjes) tė mendimit gjeopolitik, andaj edhe indikator i njėmendėsisė sė proceseve integrative. Pėr kėtė shkak, po ashtu:
Konstatuam = se bashkimi nė njė shtet i trojeve dhe i popullit shqiptar ėshtė nė vijėn e trendit, tė bashkimit tė Evropės, dhe jo nė kundėrshtim, apo kundėr tij. Andaj, mbetet se kjo gjė mund tė kundėrshtohet vetėm nė emėr tė:
Frikės = nga e panjohura, ose tė frenimit, apo tė ngadalėsimit tė proceseve pėr hir tė kėsaj frike, por gjithnjė, duke e synuar mbisundimin e saj. Kjo gjė, natyrisht, nė formėn e saj mė tė keqe, do tė arrihej me viktimizimin e sėrishėm tė shqiptarėve. Ndėrkaq, nė formėn e saj mė tė mirė, tė natyrshme, do tė duhej tė arrihej me tė kundėrtėn e kėtij viktimizimi - me bashkimin e tyre nė njė shtet tė vetėm shqiptar.
Detyrė e shqiptarėve ėshtė qė ta luftojnė edhe kėtė frikė tė Evroamerikės, qė t'ia heqin atė. Me fjalė tė tjera, sė bashku me luftėn pėr vete, do tė jenė tė detyruar tė luftojnė edhe pėr Evropėn, nė mėnyrė qė ajo tė mos "frikėsohet" nga vetja. Mėnyra mė e mirė pėr ta arritur kėtė do tė ishte sikur ta detyronin Evropėn qė t'i respektonte edhe principet edhe qėllimet e veta tė deklaruara, gjė qė shqiptarėt tashmė janė duke e bėrė me forma dinjitoze tė luftės paqėsore apo edhe tė luftės. Dėgjoj p.sh. se UĒK rigorozisht u pėrmbahet normave ndėrkombėtare tė luftės dhe pėr kėtė mė vjen mirė.

Nga libri i Ismail Kadares " Bised permes hekurash"

firma.................................................................................................................................................................................
...
"Nga kompleksi i inferioritetit kombi shqiptar ka pesuar disa here disfata gjate historise dhe e ka viktimizuar vetveten"
avatar
Adonisi

Shteti : Ne zemer te shqiptaris
Postime : 947
Kyējet nė forum : 10731
Regjistruar mė : 03/12/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga Andi011 prej Sun 25 Dec 2011, 20:11

Jam Andi dhe veq sa jam regjistruar, nese po e postoj ket gabimisht, ju kerkoj falje.
Ku mund ta gjej Librin e Mr. Ukshin Hotit, nese nuk e kam gabim "Platforma e Pergjithshme Kombetare Shqiptare", apo Titullin e kam Gabim.
Sic e kam pas degjuar pak para luftes se fundit Kosove-shkini, ne nje emsion televiziv ( TVSH) ku ishin edhe Sabri Godo dhe disa te tjere qe nuk me kujtohet por e thonin se ky Liber "Platforma e Pergjithshme Kombetare Shqiptare, eshte Kurani Shqiptar. Nese mund te me drejtoni ku mund ta gjej qe ta blej.
Ju falenderoj shum.

Me respekt Andi

Andi011

Shteti : Ferizaj
Postime : 2
Kyējet nė forum : 6389
Regjistruar mė : 25/12/2011

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga Andi011 prej Sun 25 Dec 2011, 20:34

Ne ket artikull e pashe edhe emrin e Agim Zatriqit, ku tregohet se ka qene njeri i UDB-es... E une veq deshta te shtoj se kur pata shkuar ne Ambasaden Amerikane ne Shkup me sa me kujtohet ka qene viti Prill 2004 apo Tetor 2006 ( mund te gaboj vitet dhe kerkoj ndjese per kete) por kur ka qene Drejtor general i RTK sigurisht mund ta dini edhe ju te tjeret me mire se cili vit ka mund te jet 2004 apo 2006, ishim brenda Ambasades duke pritur per Interviste dhe Agim Zatricit i kam pare Pasaporten e serbise ne dore dhe Pasaporten e UNMIK-ut, ( dhe per kete nuk me quditi fakti aq shum edhe duke mos e njohur mir se kush ishte Agimi por isha i cuditur se pse Dinar shkaut ?) Denar te Macedonise dhe nje "deng" me Dinar t'shkive. Ai ishte edhe me kater apo pese persona te tjere, ku po shkonin ne nje vizit zyrtare ne Amerike. Une qysh atehere e kam urrejtur. Une nuk e paskam ditur kete me heret qe u permend per te dhe aktivitetin e tij Antishqiptare gjat viteve 1981 e tutje, por vetem qysh prej ketyre viteve qe i permenda ne Ambasaden Amerikane. M'u ngjall nje urrejtje per kete njeri, sepse nuk me dukej si shum i paster ky njeri, apo vetem e kisha nje parandjenje te tille, dhe kur mu dha rasti te takohesha me nje te aferm t'imin qe kishte punuar ne RTP si punetor Teknik, e pyeta per Agim Zatriqin dhe ai i afermi me tha se kush eshte duke perdorur fjalet me banale per te. Besoj se Instinkti im ishte i sakte. Kjo ishte hera e pare dhe e fundit ne jeten time qe e kisha shum afer fizikisht ket njeri. Artikull shkruesit ndoshta do t'i hyn ne pune kjo informate sado e vogel, e nese jo kerkoj ndjese qe ju mora kohen dhe mundin per ta lexuar. Ju pershendes perzemersisht.
Andi011

Andi011

Shteti : Ferizaj
Postime : 2
Kyējet nė forum : 6389
Regjistruar mė : 25/12/2011

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga Naki prej Fri 31 Jan 2014, 14:21

Flet Ukashin Hoti Fshati Nagavc - Pjesa 1

Pjesa -2

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mr. Ukshin Hoti

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi