» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

8 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 8 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Rrugėt e Sakrificės tė Popullit Shqiptar qė shpien drejt ēlirimit tė Kosovės (Pavarėsisė)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Rrugėt e Sakrificės tė Popullit Shqiptar qė shpien drejt ēlirimit tė Kosovės (Pavarėsisė)

Mesazh nga Naki prej Fri 10 Feb 2012, 00:48

Ndonėse nė vitin 1912 Shqipėria londineze e fitoi pavarėsinė, por pjesa tjetėr qė mbeti jashtė kufijve politik- administrativ i vazhdoi pėrpjekjet e saja pėr Ēlirim dhe Bashkim Kombėtar.
Shqiptarėt tė pakėnaqur me gjendjen e rėndė okupuese u organizuan ne luftė pėrmes ēetave kryengritėse qė luftuan nė dy fronte kundėr forcave tė fuqive tė paktit dhe po ashtu edhe kundėr forcave tė Atlantės.
Shqiptarėt e Kosovės derisa gjendeshin nėn okupim ballafaqoheshin me rrethana shumė tė vėshtira politike, ekonomike, sociale, arsimore, etj.
Me vendosjen e forcave Austro-Hungareze- Bullgare nė Kosovė shqiptarėt u gjetėn nė njė pozitė mė tė mirė nė krahasim me sundimin Serbo-Malazez mirėpo prapė se prapė gjatė viteve 1916-1918 ata luftuan pėr lirinė e tyre, tė udhėhequr nga prijėsit e tyre si: Azem Bejta, Idriz Seferi, etj.
Shqiptarėt e vazhduan rezistencėn edhe pas ri-okupimit nga forcat e mbretėrisė Serbo-Kroato-Sllovene pėrgjatė tėrė periudhės sė luftėrave botėrore.
Lėvizja ēlirimtare e shqiptarėve jehoi sidomos gjatė viteve 1918-1925 qė udhėhiqej nga Mbrojtja Kombėtare e Kosovės me qendėr nė Shkodėr (e themeluar me 1 maj 1918 dhe e udhėhequr nga atdhetarėt Hoxhė Kadriu dhe Bedri Pejani).
Gjatė kėsaj periudhe si njė ndėr kryengritjet mė tė mėdha qė u zhvillua gjatė vitit 1919 ishte ajo e Rrafshit tė Dukagjinit qė udhėhiqeshin nga Sadik Rama, ndėrsa mė vonė kjo rezistencė u pėrhap edhe nėpėr territoret tjera si nė Llap, Gollak, Karadak, Anamoravė, Drenicė, etj.
Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore Kosova dhe viset tjera shqiptare ishin ndarė nė tri zona tė pushtuara ; nga Italianėt, Gjermanėt dhe nga Bullgarėt.
Shqiptarėt edhe pse tė okupuar gėzonin disa tė drejta mė tė mėdha nė raport me Jugosllavėt , por me gjithė kėtė ata u ngritėn nė luftė kundėr fashistėve pushtues dhe u rreshtuan pėrkrah koalicionit antifashist me qėllim tė ēlirimit definitiv dhe bashkimin e tė gjitha trojeve shqiptare etnike nė njė shtet kombėtar tė pėrbashkėt.
Sidomos Kosova qė ishte ende e pushtuar nga jugosllavėt u fut nė luftė duke shpresuar se pas saj do i bashkohej shtetit amė Shqipėrisė. Kėtė e artikuloi mė sė miri pėrmes Konferencės sė Bujanit e mbajtur me 31 dhjetor ,1 e 2 janar 1944, mbi bazėn e sė cilės parashihej e drejta pėr vetėvendosje tė popullit shqiptar tė Kosovės, qė nėnkuptonte bashkimin me Shqipėrinė.
Kjo rezolutė u nxor nga shqiptarėt, pėrkatėsisht nga LNĒ-ja ngase frikėsoheshin nga njė rikthim nė gjendjen e paraluftės qė pėr shqiptarėt ishte e padurueshme dhe mjaft diskriminuese. Dhe fatkeqėsisht ashtu ndodhi deri nė luftėn e UĒK-sė tė vitit 1998-1999 qė triumfoi me fitoren e shqiptarėve tė Kosovės tė ndihmuar nga Aleanca Veriatlantike- NATO.
Pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore nė vitin 1945 Kosova u ri-kolonizua nga Serbo-jugosllavėt, fillimisht duke e ndarė apo copėtuar nė tri shtete nė mes tė Serbisė, Malit tė Zi dhe Maqedonisė, e mė vonė duke e aneksuar nėn Serbinė Federale. Me fjalė tjera shqiptarėt e pėrjetuan njė terror shtetėror me qėllim tė nėnshtrimit permanent tė tyre. Vetėm gjatė viteve 1945-1966 strukturat udhėheqėse jugosllave keqtrajtuan, plaēkitėn , dogjėn , burgosėn, rrahėn, e vranė njė numėr shumė tė madh tė shqiptarėve .
Si p.sh. me 1 prill tė vitit 1945 nė Tivar u vranė disa mijėra ushtar shqiptar. Nė shkurt tė vitit 1945 kreu jugosllav nga shpallja e administrimit ushtarak vranė rreth 50.000 shqiptar. Nga ana tjetėr shqiptarėt menjėherė pas Luftės sė Dytė Botėrore rezistuan nė luftė me jugosllavėt qė nga Drenica nė krye me Shaban Polluzhėn e deri nė Ferizaj e Gjilan.
Pushtuesit jugosllav nė prill tė vitit 1945 bėnė rekuizime nėpėr fshatrat e Kosovės duke grumbulluar sasi tė mėdha tė ushqimeve nė vlerė prej rreth 3.763.000 kg drithė dhe 1.157.000 kg mish.
Nė vitin 1956 nė Prizren strukturat serbo-jugosllave organizuan gjykime kundėr shqiptarėve qė ngarkonin me akuza spiunimi dhe veprimtari tė fshehta kundėr shtetit. Policia sekrete (UDB) kishte hapur dosje pėr 120.000 qytetar shqiptar nėn pretekst tė dyshimit .
Okupatori serbo-jugosllav antishqiptar e arriti kulminacionin me grumbullimin e armėve (otkupi) gjatė viteve 1955-1956. Ky aksion ishte koncentruar kryesisht nėpėr fshatra duke iu nėnshtruar njė reprezalje tė paparė si duke i rrahur deri nė vdekje, burgosur, keqtrajtuar, etj. Ndėrkaq vetėm ndėrmjet viteve 1945-1966 shqiptarėt nga hapėsirat e Jugosllavisė u shpėrngulėn me dhunė nė Turqi rreth 246.000 veta. 100.000 prej tyre ishin nga territori i Kosovės.
Nė vitin 1968 shqiptarėt tė pakėnaqur me gjendjen e pėrgjithshme nė vend u ngritėn me demonstrata duke kėrkuar qė Kosova tė bėhej Republika pra tė barazohej me republikat tjera tė federatės jugosllave. Dhe pikėrisht si rezultat i kėtyre demonstratave u pėrshpejtua procesi i ndryshimeve kushtetuese e cila mė vonė u kurorėzua me Kushtetutėn e vitit 1974 vlen tė theksohet fakti se prej kėtyre viteve tė kushtetutės e deri te viti 1981, Kosova shėnoi disa tė arritura nė lėmenj tė ndryshėm si nė arsim , kulturė, ekonomi, gjendje sociale, etj.
Kosova edhe pėrkundėr faktit qė gjatė viteve 1968-1981 pati njė zhvillim tė hovshėm shumėdimensional prapė se prapė ishte nga rajonet mė tė pazhvilluar nė Jugosllavi. Prandaj me qėllim qė Kosova tė avancohej nė planin politik, ekonomik, juridik, social e mbi tė gjitha Kosova synonte tė ishte republikė e barabartė e Federatės Jugosllave.
Me fjalė tjera populli i Kosovės u ngrit nė demonstrata me 11 Mars 1981 me parullėn kryesore Kosova-Republikė.
Realisht demonstratat e vitit 1981 nė vazhdim pasuan me burgosje, vrasje, keqtrajtime, diferencime, largim nga puna, etj. Ndėrmjet viteve 1981-1990 rreth 700.000 shqiptar iu nėnshtruan trajtimeve nga organet policore 10.000 prej tyre u dėnuan nė shkallė gjykimi me kundėrvajtje, 3500 tė tjerė u dėnuan nė shkallė gjyqėsore tė mesme prej 1-7 vjet burgim.
Gjatė kėtyre viteve UDB-ja organizoi skenarė pėr ndjekjen dhe vrasjen e njė sėrė veprimtarėsh tė organizatave ilegale si brenda dhe jashtė vendit siē ishin vėllezėrit Gėrvalla , Kadri Zeka, Enver Hadri, Nuhi Berisha, Rexhep Mala, Metush Krasniqi, Fahri Fazlia, Afrim Zhitia e shumė tė tjerė.
Pastaj shumė nga intelektualėt shqiptar u larguan nga puna dhe u burgosėn siē ishin atdhetari i shquar Ukshin Hoti, Ali Hadri, Hajredin Hoxha, etj.
Qė pas demonstratave vitit 1981 institucionet relevante serbo-jugosllave siē ishin : Akademia, Kisha dhe politika te cilat punuan nėn rrogoz skenarė perfide kundėr shqiptarėve qė ishin fatale pėr Kosovėn e kėto u panė nė vazhdimėsi gjatė historisė bashkėkohore me theks tė veēantė prej vitit 1989 deri te lufta e fundit 1997-1999.
Ėshtė me rėndėsi tė potencohet fakti se institucionet serbo-jugosllave tė lartpėrmendura filluan tė publikojnė brenda dhe jashtė vendit materiale tendencioze ndaj shqiptarėve. Kėto shkrime (botime) buronin nga studime pseudoshkencore (pėrpjekja pėr pėrgėnjeshtrimin e historisė shqiptare para botės) ku flitej pėr prapambetjen e shqiptarėve, pėr dhunime, shkatėrrime kishash, shkelje varrezash, etj. Pastaj propaganda serbo-jugosllave shkonte aq larg duke i quajtur shqiptarėt si njerėz me bishta (bisha), barbar, vandal, e ēka jo tjetėr vetėm e vetėm qė tė krijojnė alibi pėr sulm ndaj tyre.
Me ardhjen nė pushtet nė Serbi-Jugosllavi tė njė kaste politike nė krye me Sllobodan Millosheviqin, gjendja politike nė Kosovė dhe nė tė gjitha hapėsirat jugosllave u thellua edhe mė shumė.
Synimet e pushtetit serbo-jugosllav, pėr ndryshimet kushtetuese pashmangshėm ēuan drejt suspendimit tė autonomisė sė Kosovės. E cila edhe pse u kundėrshtua nga shqiptarėt prapė se prapė u suprimua nga serbėt nė rrethana shtetrrethimi (me dhunė) me 23 mars 1989.
Edhe akti i heqjes sė autonomisė sė vitit 1974 pėr Kosovėn ishte i pėrgjakshėm. Shumė shqiptar nė mbrojtje tė autonomisė u ngritėn nė revolta, demonstrata njė numėr i madh prej tyre u rrahėn dhe njė pjesė u vranė. Meqė Kosovės iu muar autonomia serbo-jugosllavėt nė muajin prill 1990 e zbutėn kursin politik. Arsyet ishin dy:
-E para nė njė mėnyrė ia arritėn qėllimit qė ta suprimojnė autonominė e Kosovės dhe
-E dyta pėr faktin se kėtė akt e dėnoi media ndėrkombėtare.
Gjatė vitit 1990 masave regresive shqiptarėt iu pėrgjigjen me formimin e partive politike siē ishin: formuar tashmė LDK e udhėhequr nga Ibrahim Rugova, Partia Parlamentare e Kosovės e udhėhequr nga Veton Surroi, Partia Social-demokratike e udhėhequr nga Luljeta Pula-Beqiri, etj.
Gjatė viteve 90-ta ndodhėn edhe disa ngjarje tė rėndėsishme si aksioni pėr pajtimin e gjaqeve i udhėhequr nga Profesori Anton Ēetta. Shpallja e deklaratės kushtetuese me 2 korrik 1990, Kuvendi i Kosovės me datėn 7 shtator 1990 nė Kaēanik shpalli Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės. Kėtyre veprimeve politike iu kundėrpėrgjigj qeveria serbe duke ndėrmarr njė sėrė masash si: suspendimin e Kuvendit tė Kosovės, gjykatės, qeverisė, mediave (radio televizionin e Prishtinės- Rilindja) shkatėrrimin e sistemit ekonomik, arsimor, shėndetėsor, etj, me fjalė tjera nė Kosovė u instalua njė gjendje e rėndė.
Nga ana tjetėr shqiptarėt e Kosovės si kundėrveprim krijuan sisteme paralele nė shumė fusha sidomos nė atė tė arsimit. Populli i Kosovės me 26 -30 shtator 1991 organizoi referendum shtetėror pėr Kosovėn e pavarur rreth 87.99% e popullit u deklaruan pro pavarėsisė. Nė kėto rrethana shqiptarėt e Kosovės organizuan zgjedhje, por ishin tė pa efektshme (formė e improvizimit pa pushtet real).
Konferenca e Dejtonit u mbajt nė vitin 1995, e cila i dha fund luftės nė Bosnje. Kjo konferencė shqiptarėve tė Kosovės iu hapi sytė duke iu dhėnė tė kuptojnė sė ēėshtja e Kosovės nuk ishte marrė nė konsideratė fare.
Prandaj shqiptarėt filluan tė ndryshojnė nga njė politikė paqėsore (joproduktive ) nė atė aktive (radikale). Dhe kjo u pa mė sė miri me 1 tetor 1997 kur shqiptarėt e lodhur nga pritja, dhuna, nėnshtrimi, pėrmes studentėve tė Universitetit tė Prishtinės u ngritėn nė protesta duke dhėnė kėshtu indikacione se tashmė kishte ardhur koha qė edhe legalisht tė shkohet drejte krahut revolucionar-luftarak.
Krahas politikės legale nė Kosovė, vepruan edhe shumė organizata ilegale, pėrmes veprimtareve atdhetare nė kontinuitet deri te dalja e UĒK-sė nė skenė.
Veprimtaria shumėvjeēare e lėvizjeve ilegale ndryshe konsiderohej parahistoria e
UĒK-sė, qė kishte gjenezėn qė prej pas Luftės sė Dytė Botėrore pikėrisht me rastin e ri-kolonizimit tė Kosovės nga serbo-jugosllavėt. E ato ishin: (1945-1947) Organizata Nacional Demokratike shqiptare udhėheqės tė sė cilės ishin: Ymer Berisha, Marie Shlllaku, Gjon Sereqi, Ajet Gėrguri, etj. Besa Kombėtare Shqiptare, Lėvizja Revolucionare e Bashkimit tė Shqiptarėve 1964 e udhėhequr nga Adem Demaēi, qė mė vonė pasoi me formimin e Lėvizjes pėr Ēlirim Kombėtar tė Kosovės (LĒKK) e udhėhequr nga atdhetari i njohur Jusuf Gėrvalla. Organizata Marksiste Leniniste e Kosovės (OMLK) qė konsiderohej si njėra ndėr organizatat mė masive pas demonstratave tė vitit 1981, e cila u formua nė vitin 1976 qė udhėhiqej nga veprimtar tė shquar si: Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi, etj. Me 17 shkurt 1982 pas disa pėrpjekjeve tė vazhdueshme dhe tė vėshtira u bashkuan organizatat LĒKVSHJ e OMLK me PKMLSHJ nė lėvizjen pėr Republikėn Socialiste tė shqiptarėve nė Jugosllavi (LRSHJ). Organizata, Partia e Luftės sė Kosovės ishte organizatė qė vepronte nė bazė tė programit tė Lėvizjes sė Republikės Socialiste Shqiptare nė Jugosllavi. Kjo organizatė synonte organizimin luftarak nė Kosovė me qėllim tė institucionalizimit tė saj nė arenėn ndėrkombėtare. Kėtė organizatė e udhėhiqnin Rexhep Mala, Nuhi Berisha e shumė tė tjerė.
Nė praktikė ėshtė e natyrshme tė kuptohet se grupet e vogla tė bashkohen pėr tė formuar njė tė vetėm. Kėshtu ndodhi me formimin e LPRK-sė qė erdhi si rezultat i bashkimit tė dy grupeve nė mes tė OMLK-sė dhe LRSHJ-sė.
Pas bashkimit tė kėtyre dy organizatave pėrkatėsisht pas shkrirjes sė OMLK-sė nė LRSHJ me 15 maj 1982, LRSH-ja i vazhdoi aktivitet e veta deri nė vitin 1985 e cila kėtė vit u shndėrrua nė Lėvizje Popullore pėr Republikėn e Kosovės (LPRK) qė si pararojė tė saj e vendosėn OMLK-nė e re, e cila u shndėrrua nė njė organizatė masash. Kjo organizatė dhe disa tjera mė vonė do tė shėrbejnė si promotor i ngjarjeve qė ēuan drejt luftės sė UĒK-sė. Mė kėtė rast vlen tė theksohet fakti se nė vitet 1989-1990 disa anėtar tė
LPRK-sė u lidhen me familjen Jashari nė Prekaz qė njihej si familje militantėsh.
Gjatė viteve 1990-1991, nė Kosovė i kemi organizimet e para ushtarake nga Adem Jashari dhe shokėt e tij (tė njohura si ushtria e Kosovės qė e pohonte vet Adem Jashari) tė cilat nė njė formė apo tjetėr e krijojnė njė bazė tė mirė pėr formimin e UĒK-sė. LPRK-ja e pa kėnaqur me situatėn vendosėn tė thėrrasin njė mbledhje tė fshehtė nė Drenicė nė vitin 1993 tė cilėt nė bazė tė divergjencave qė patėn u ndan nė dy organizata tė reja e ato ishin LPK-ja dhe LKĒK-ja. Pas ndarjes sė kėtyre organizatave menjėherė filluan organizimet p.sh. LPK-ja ishte mė e organizuar nė perėndim dhe botonte organin e lėvizjes “Zėri i Kosovės” qė botohej nė Zvicėr. Ndėrsa nga ana tjetėr LKĒK-ja organizimin e pėrqendroi kryesisht brenda nė Kosovė dhe e botonte organin e lėvizjes “Ēlirimi”.
Shqiptarėt e Kosovės prej vitit 1993 e deri nė prag tė luftės nga dhuna serbe pėrjetuan njė spastrim tė heshtur etnik . Sipas shifrave statistikore tė eksodit shqiptar tė Kosovės sillej rreth 100.000 njerėz tė vendosur kryesisht nėpėr vendet Evropės-Perėndimore.
Nė vitin 1994 me bashkimin e grupeve guerile nė Kosovė krijohen rrethana pozitive pėr formimin e SH.Q. tė UĒK-sė i cili vepronte nė rrethana tė ndryshme nė disa vende tė Kosovės. Ndėr themeluesit kryesor tė UĒK-sė ishin Adem Jashari, Nait Hasani, Rexhep Selimi, Luan Haradinaj, Lahi Ibrahimaj, Xheladin Gashi, Sokol Bashota, Zahir Pajaziti dhe disa pjesėtar tė tjerė jashtė vendit si: Azem Syla, Xhavit Haliti, Hashim Thaqi, etj .
Gjatė viteve 1994-1997 organizimi i UĒK-sė kryesisht ishte horizontal dhe ėshtė pėrdorur nė atė mėnyrė qė secili pjesėtar i UĒK-sė e kishte mundėsinė tė jetė edhe ushtar edhe udhėheqės me fjalė tė tjera (udhėheqės sipas shembullit).
Nė Z.O. tė Drenicės pėrveē grupit tė Prekazit ishin edhe grupe tjera qė vepronin nė Llaushė, Aēarevė, Abri, Baicė, Vojnik tė cilat njėsite mė vonė formuan bazėn e Z.O. tė Drenicės.
Nė Dukagjin grupet kryesore tė UĒK-sė ishin nė Jabllanicė dhe Gllogjan tė cilat mė vonė e krijuan Z.O. tė Dukagjinit.
Nė Llap grupi i Zahirit i cili mė vonė rezultoi me formimin e Z.O. tė Llapit.
Nė territorin e Shalės ishte i angazhuar Rrahman Rama qė mė vonė rezultoi me formimin e Z.O. tė Shalės.
Nė territorin e Pashtrikut ishte grupi i Drenocit tė Rahovecit qė mė vonė u zgjerua dhe me grupet tjera qė erdhi deri te formimi i Z.O. tė Pashtrikut.
Nė territorin e Nerodimes ishte grupi i Ferizajit dhe Kaēanikut qė rezultoi me formimin e Z.O. tė Nerodimes.
Nė territorin e Karadakut ishte grupi apo bėrthama e parė nga Avdullah Tahiri, qė rezultoi me formimin e Z.O. tė Karadakut.
Vetėm gjatė viteve 1992-1995 sipas shifrave serbe kishte pasur reth 136 sulme me armė nga UĒK-ja kundėr policisė serbe nė tėrė Kosovėn. Luftimet e para qė u zhvilluan ballėpėrballė ndėrmjet armikut dhe forcave tė UĒK-sė domosdoshmėrisht ēuan drejt daljes publike tė UĒK-sė, me 28 nėntor 1997 me pjesėmarrjen e mėse 20.000 njerėzve tė cilėt kishin ardhur nė varrimin e mėsuesit Halil Geci, i vrarė nga forcat serbe disa ditė mė herėt nė Llaushė tė Drenicės. Me kėtė rast u shfaqėn publikisht tre pjesėtar tė UĒK-sė. Ky akt shėnoi fillimin e daljes publike tė UĒK-sė. Familja Jashari e cila ishte cak i sulmeve nga forcat serbo-jugosllave edhe dy herėve tjera mė parė me 5, 6 dhe 7mars pas rrethimit qė iu bė fshatit Prekaz nga forcat policore e ushtarake u zhvilluan luftime tė ashpra pėrgjatė 3 ditė dhe pas njė qėndrese titanike familja Jashari nė krye me Komandantin Adem Jashari bien nė Altarin e lirisė 51 dėshmorė, kryesisht anėtar tė familjes sė ngushtė tė Adem Jasharit, ndėr tė cilėt edhe fėmijė, gra e pleq. Vrasja e familjes Jashari dhe e Komandantit legjendar Adem Jashari padyshim i masovizoi radhėt e UĒK-sė, nė tėrė hapėsirat e Kosovės dhe mė gjerė. Me kėtė rast grupi i kontaktit iu kėrcėnua Serbisė me njė varg sanksionesh.
Pas luftimeve tė drejpėrdrejta nė mes tė UĒK-sė dhe policisė e ushtrisė serbo-jugosllave nė rajonin e Drenicės shumė shpejt ato u pėrhapen edhe nė Dukagjin, Pashtrik, Shalė, Llap, Nerodime, Karadak dhe kėshtu nė tėrė Kosovėn.
Forcat serbe nga bombardimet artilerike dhe nga tė shtėnat e thjeshta pėr aq sa arrinin nėpėr vendbanimet e popullatės shqiptare zbraznin, vranin, masakronin, dhunonin, etj. Skenari i gjithė kėtyre veprimeve ishte spastrimi etnik dhe ē’rrėnjosja e UĒK-sė, tė cilėn nuk mundi asnjėherė ta realizoi okupatori. Bilanci i luftės gjatė vitit 1998 u mbyll me marrėveshjen e arritur nė mes emisarit amerikan Richard Hollbruk dhe Sllobodan Millosheviqit me 12 tetor 1998 , me ē’rast nė Kosovė u futėn vėzhguesit e misionit tė OSCE-sė qė kishin pėr qėllim ruajtjen e paqes. Kjo marrėveshje nė mes palėve ndėrluftuese u prish nė dhjetor 1998 tė provokuar nė mes veti (serbėt) filluan luftimet nė rajonin e Llapit.
Nė janar tė vitit 1999 ishte zbuluar masakra e Reēakut nė tė cilėn u masakruan 45 civil shqiptar nė mesin e tyre edhe fėmijė. Kėtė rast Z. Villiam Voker, Shef i misionit verifikues e dėnoi hapur duke i akuzuar forcat serbo-jugosllave pėr gjenocid kundėr njerėzimit. Kjo ngjarje ndikoi tek faktori ndėrkombėtar qė tė thirret njė konferencė ndėrkombėtare pėr Kosovėn, e cila do tė mbahej nė Rambuje-Paris tė Francės.
Nė kėtė marrėveshje tė pėrkohshme pėr paqe qė e inicioi grupi kontaktit i mblodhi dy palėt ndėrluftuese atė shqiptare dhe serbo-jugosllave. Nga pala shqiptare delegacioni pėrbėhej nga UĒK-ja si udhėheqėse nga LDK-ja dhe LBD-ja, si dhe nga dy pėrfaqėsues tė pavarur. Derisa bisedimet zhvilloheshin nė Rambuje nė Kosovė njė zė kundėrshtues i kėtyre negociatave ishte ai i Adem Demaēit –pėrfaqėsues politik i UĒK-sė i disa pjesėtarėve tjerė tė UĒK-sė dhe nga LKĒK-ja. Pas shumė ekzibicioneve e pėrpjekjeve tė faktorit ndėrkombėtar, pala shqiptare e nėnshkroi dokumentin, ndėrsa delegacioni serb e kundėrshtoi dhe nuk e nėnshkroi marrėveshjen. Si kundėrveprim NATO-ja me datėn 24 mars 1999 filloi bombardimet mbi caqet e ushtrisė serbe nė Kosovė dhe Serbi (territori i Jugosllavisė). Nga 24 marsi e deri mė 10 qershor pėr rreth 72 ditė bombardime u kryen 2.300 sulme ajrore me ē’rast u hodhėn 22 mijė ton eksploziv kundėr 8 caqeve nė Serbi dhe 70 nė Kosovė, me fjalė tjera aleanca NATO pėr ajri dhe UĒK-ja pėr toke luftoi deri nė kapitullimin pėrfundimtar tė ushtrisė jugosllave nė qershor tė vitit1999.
Pėr shkak tė bombardimeve tė NATO-sė forcat serbo-jugosllave si kundėrveprim filluan tė hakmerren ndaj civilėve shqiptar duke i pėrdor si mburojė nga NATO, duke i vrarė, e masakruar, duke djeg e shkatėrruar, duke plaēkitė tėrė pasurinė, duke i dėbuar me dhunė nga shtėpitė e veta duke dhunuar femrėn shqiptare, etj.
Sipas njė bilanci pėrfundimtar i cili erdhi si pasojė e veprimeve negative tė shkaktuara nga forcave serbe ne Kosovė ishte me sa vijon : 800.000 shqiptar civil tė dėbuar me dhunė nga Kosova, rreth 15.000 tė vrarė e tė masakruar prej tyre 2000 dėshmor tė
UĒK-sė, djegia e disa qindra e mijėrave shtėpive, grabitja e pasurisė, dhunimi i rreth 2.000 femrave shqiptare, etj.
Marrėveshja ushtarako-teknike e Kumanovės e mbajtur me 3 qershor 1999 parashihte tėrheqjen e forcave serbo-jugosllave dhe hyrjen e trupave tė NATO-sė nė Kosovė. Rezoluta 1244 e OKB-sė me 10 qershor 1999 rregullonte qeverisjen e pėrkohshme nė Kosovė nga faktori ndėrkombėtar.
Pushteti civil nė Kosovė kaloi nė duart e UNMIK-ut, ndėrsa KFOR-i u caktua forca kryesore ushtarake e sigurisė. Nė bazė tė marrėveshjes pėr ē’militarizimin e UĒK-sė ajo u demobilizua, ndėrsa njė pjesė e tyre kaluan nė TMK. Statusit pėrfundimtar politik tė Kosovės iu dha mundėsia tė zgjidhet me mjete politike qė pasuan nė vazhdim.
Nga kjo qė u pa mė lartė ,shihet qartė pėrpjekja shekullore e shqiptarėve te Kosovės pėr ēlirimin e vendit nga okupatori serbo-jugosllav, tė cilėn e pagoi shumė shtrenjtė.
Natyrisht kjo formė e Pavarėsisė qė pritet tė shpallet tė (dielėn) me 17.02.2008 pėr shqiptarėt e Kosovės ėshtė e pranueshme pėr kėtė moment, por jo pėrfundimtare. Ngase aspirata e fundit (finalizimi) ėshtė integrimi i shqiptarėve nė njė shtet shqiptar nė kontekst tė integrimeve Euro-Atlantike…

Autor i kėtij shkrimi ėshtė: –Historian dhe bashkėpunėtor profesional nė Muzeun e Kosovės

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18619
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi