» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

6 pėrdorues nė linjė: 1 anėtar 0 tė fshehur 5 vizitorė :: 1 Bot

sirena

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Cikli i kreshnikėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Cikli i kreshnikėve

Mesazh nga Naki prej Thu 19 Jan 2012, 23:23

Ndėr krijimet muzikore mė interesante tė bazuara mbi modalo-diatonikėn veriore janė kėngėt e kreshnikėve. Nė vetvete ato pėrfaqėsojnė njė cikėl kėngėsh legjendare tė shoqėruara me lahutė, me nė qendėr dy vėllezėrit Mujin dhe Halilin. Sipas prof. Supanit, eposi nuk ekziston pa muzikė. Cikli i kreshnikėvė apo eposi, siē thirret rėndom, konstatohet tė kėndohet nė Malėsinė e Madhe, Rranzat, Postribė, Shllaku e Dukagjini, Nikaj Mėrtur, Krasniqja e Gashi, Bytyēi, Berishė, Has si dhe nė Kosovė nė rrafshin e Dukagjinit me qendrat: Pejė, Gjakovė, Prizren, Rahovec, Deēan, Istog e Suharekė etj. Deri diku aty nga mesi i shek. XX, eposi ėshtė kėnduar vetėm nė odat e miqve, kuvendet e burrave si dhe nė festa tė ndryshme, pa stimuj materialė pėr rapsodėt.
Koha e formimit tė tij lokalizohet pėrpara dyndjes sllave nė Ballkan, pra ėshtė parasllav dhe vetėkuptohet paraturk. Sipas Lambertzit, elementet pėrrallore tė moēme me burim shqiptaro-ilir, figurat e besimit popullor shqiptar, qė janė te gjalla nė kėto epe tė shkurtra, dhe armėt e vjetra janė dėshmi kujtimesh tė njė date fort tė lashtė. Ēėshtja e pėrkatėsisė sė burimit tė eposit (nė ėshtė shqiptar apo serb) ėshtė ende tezė diskutimesh, megjithėse primati shqiptar nė mė tė shumtėn e pikave tė nxehta tė debatit ėshtė i padiskutueshėm[22]. Gjithashtu, shumė studiues kanė vėnė re edhe ngjashmėritė e eposit tonė me poemat homerike. Ndėr ta pėrmendim Lambertzin, Shmausin, Min Skafte Jensenin, etj. Shumė studiues tė eposit tė kreshnikėve, vlerėn e tij e krahasojnė me eposin homerik, sagat e Skandinavisė, kalevalėn, nilinat ruse etj. Sipas prof. Uēit: eposi i kreshnikėve pėrfaqėson njė kompleks poetik dhe etnokulturor.
Ndėr eposet e veēanta tė ciklit pėrmendim: Martesa e Mujit, Fuqia e Mujit, Orėt e Mujit, Vaji i Ajkunės, Martesa e Halilit, Muji e tri zanat e malit, Halili pret Pajo Harambashin, Orėt e Bjeshkės etj.

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.

Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 17502
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Cikli i kreshnikėve

Mesazh nga rajmonda prej Wed 25 Jan 2012, 21:06

Cikli i kreshnikeve ose kenget epike per aget e Jutbines . Ky cikel eshte me i gjeri qe kemi ne legjenden shqipe. Paraqitet mjaft i plote dhe me nje larmi te madhe. Kryesisht kendohet ne veri. Ne kete cikel tregohen bemat e Gjeto Basho Mujit, heroi kryesor, te vellait te tij , Halilit dhe te tridhjete ageve. Keta veprojne ne Jutbine, krahine e papercaktuar mire. Pershkrimi i personazheve eshte i mbinatyrshem; ata flasin me oret, ata luftojne me mazdrake (topuz), gjaku i tyre derdhet si lume, i kane mustaqet nga nje pash, e hedhin topuzin me aq force sa ngrihet pluhur nente pash lart etj. Heronjte e ketyre legjendave jane te shumte, por kryesore jane Muji e Halili.
Fuqia e Mujit
Lum e lum per t’lumin Zot,
Nu’jem kane e Zoti na ka dhane!
Kurr ish’kane Muja djale i ri,
M’a kish cue baba n’rroge tu njizotni;
Coban lopesh zotnija e ka ba,
Per gjith dite bjeshket Muja tu’i kerkue;
Per gjith dite nder gurra t’u u freskue,
Per gjith dite nder mriza tuj pushue
Rruge as shtek pa njofte nuk ka lane
M’i con lopet gjithhere ku s’i’n kane
‘I nate lopet cobanit i paskan hupe
E tu shpija nu’ka mujte me dredhe
Buze nji shkambit m’u ndale asht ngushtue
Asht ule djali aty per me fjete
Paj dy djepa aty ki’n qillue;
E kan marre brimen e tuj kjajte
M’asht avite Muja me i shikjue
Po i pajton tuj i pekunde
E t’dy djepat ika vun ne gjume
Bardhe si drita dy Zana atehere kane ardhe
-Ty, qysh te thone – Mujon e kan pvete-
Zo’! c’te ka pru n’ket vend e shka t’ka trete!-
Muja atehere shka u ka thane
Rrogtar lopesh un kam qillue
Per gjith dite kto bjeshke i kam kerkue
Mue rreziku sot ka ardhe me me ndeshe
M’kan hupe lopet, e askund s’kam mujte me i gjete
Ktu m’xu nata e u ngja per me fjete
S’mylla sy prej vajit, qi kam ndie
Ishin kane tuj kajte keta dy fmi
Kurrkund carje fmia nu’m’kan lane
M’u kan dhimte e jam hudhe me i pajtue
I pajtova e sa grima n’gjume i kam vdue
Po Zo’! shka jeni me gjithe ket drite?-
-Zana jemi, Mujo, tuj shetite,
-Tuj u sjelle na njerzvet me u ndihmue,
Ti c’fare ndere, Mujo, po na lype?
Qi dy djepat na ike vu ne gjume?
A don force, Mujo, me qindrue?
A don lufte, Mujo, me luftue?
A don gja, Mujo, a don mall?
A don,dije, Mujo a don gjuhe?
Lyp shka te duesh Mujos te i kan thane
Kqyr Muji atehere c’ka qite e ka thane:
-Shpesh po m’ngucin cobanija
Shum inad cobajt si me kane
Paj me force me ja u kalue un due
Njana shoqes Zanat atehere i kan thane:
-Tamel gjiut Mujit per me i dhane
Tamel gjiut i kan dhane me pi
Me tri pika djalin m’a kan ngri
E ika fale Zoti kaq fuqi
Sa me e luejte shkambin ma t’madhin
-Kape gurin! - Zanat i kan thane
Njimi okesh e ma guri ish’kane
E ka kap gurin njimi okesh
Badihava peshue me duer e ka;
Der n’nye t’kames vec e n’mujt ma
Njana shoqes Zanat atehere i kane thane:
-Edhe do tamel Mujos me i a dhane
E ka marre tamlin Muji e e ka pi
E ka kape gurin me e peshue
Deri ne gju ai gurin e ka cue
E ka ugje prap n’toke e ka pushue
Kqyre Zana sa mire ka thane:
- Edhe pak gji Mujo me i a dhane
I ka dhane prap gji per me pi
Sa don Zoti t’i ka dhane fuqi
E e ka marre gurin me e peshue
Deri ne shoge (brez) gurin e ka cue
E kan pa Zanat e kan kqyre
Njana tjetres prap te i kan thane:
- Opet (perseri) Mujit gji lypet me i dhane
E ka marre Muji gji me pi
O! se c’po i ep edhe Zoti fuqi
Kenka ba si me kane drangue
Ka marre gurin me e peshue
N’cep te krahit Muji e ka vdue
Njimi okesh gurit i ka qindrue
Njena shoqes Zana c’ka i ka thane:
-Tjeter gji Mujit mos me i dhane:
Pse tjeter gji Mujit per me i dhane
E batis dyrnjan ana-m’ane,
Atehere Zanat Mujin po e zhgjertojne
Se sa t’vogel qi po flasin:
Permbi krye hana tuj i shikjue
Permbas shkambit hija tu’u zgjatue
Sa miqsisht me te kan kuvendue
Kqyre Zanat, Mujit, shka i kan thane:
-Probatin na, Mujo, duem me te xane:
Fol ti, Mujo tash qysh po thue?-
-Tu t’jem ngusht, Zanat, me m’ndihmue!-
E ka fale Zoti sabahin
Ferk e ferk Muji kanka cue
I ka gjet lopet e ne shpi ka shkue
N’fushe t’Jutbines Muji kur a ra
Bytym shoket e mbledhun i ka pa
Se me Mujin aty i’n kene msue
Me i a mujte Mujit tuj ladrue
Kqyre seri Muji shka ka ba:
I a ka nise me cobaj me ladrue
Send ma t’fortin me dore e ka kape
Pese konope perpjete i ka dhane
As kurrkush me fole nuk po flet
Se me thue kur po i bjen
Dekun n’toke gjinden po i qete
Prej zotnis – tha – Mujit asht largue
Prej zotnis – burri kur asht da
Ka dredhe n’shpi - tha – nanen per me e pa
*Tha – I a ka nise Muji tuj punue
*Tha – I a ka nise Muji tuj luftue!
E n’sa lufta Muji si po bjen
Ai gjith here me ndere si po del

Kenga fuqia e Mujit eshte prologu i ciklit te Mujit e Halilit. Ne te shikojme figuren hiperbolike te ketij kreshniku, i cili eshte i pajisur me fuqi te mbinatyrshme.

rajmonda

Shteti : Prishtinė
Postime : 51
Kyējet nė forum : 9415
Regjistruar mė : 18/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi