» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

10 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 10 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


TAHIR MEHA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

TAHIR MEHA

Mesazh nga princesse prej Mon 09 Jan 2012, 19:41

Mehmet Bislimi: TAHIR MEHA
Sa shpejt ikėn vitet, por heroizmat mbesin tė freskėt nė kujtesėn tonė, sikur tė kishin ndodhur sot… Njė heroizėm tė tillė na e la qė ta kujtojmė ne dhe brezat qė do tė vijnė pas nesh, trimi nga Prekazi, Tahir Meha.
Ishte 13 maji i vitit 1981. Atė pranverė e tėrė Kosova ishte ngritur nė kėmbė dhe po kėrkonte lirinė e vet, tė drejtat e veta qė shkeleshin me dekada e shekuj nga ata qė ishin ulur nė kolltukė prej pushtuesi. Rėnia e dhjetėra tė rinjve nė zemėr tė Kosovės pėr lirinė dhe tė drejtat qė kėrkoheshin, ngriti me mijėra tė tjerė nė kėmbė. Studentė, punėtorė, tė rritur e tė moshuar, bujq e arsimtarė, nxėnės e pensionistė, ishin ata qė me zėrin e tyre tundėn themelet e ish Jugosllavisė pushtuese!
Nė Drenicėn heroike, heroizmi pėrsėritej edhe njėherė. Edhe njėherė Drenica po i bėnte ballė gjithė asaj makinerie ushtarake tė pushtuesve serbosllavė. Trimi, Tahir Meha, ishte fortifikuar nė kullėn e vet, si dikur Oso Kuka nė kullėn e barotit dhe po priste momentin e duhur pėr t’i treguar pushtuesit jugosllav se tokat shqiptare kanė zot! Heroizmi i ditės sė 13 majit do bėhej simbol i kushtrimit tė lirisė dalė nga grykėholla e Tahir Mehės, kushtrim ky qė pushtuesit serb i tha mė se qartė se kėtu ėshtė taka e bijve tė shqipes!...
Na ishte njė herė edhe njė 13 maj, dita e themelimit tė milicisė jugosllave. UDB-ja dėshironte qė kėtė festė ta shėnonte si fitimtare duke e zėnė Tahirin e shumė kėrkuar pėr ta dėrguar atė mė pas nė Beograd si trofe pėr triumfin mbi rebelimin e shqiptarėve tė “padėgjueshėm”. Pushtuesi kishte planifikuar lavdinė e kėtij aksioni qė do tė forconte imazhin e njėsitit special tė milicisė sė UDB-sė, dhe qė do tė festohej shumė nė qarqet e atjeshme tė Beogradit, se mė nė fund e zumė Tahir Mehėn tė gjallė!...
Mirėpo Tahiri nuk po flinte. Ai kishte bėrė syrin pishė dhe gjoksin digė atė pranverė tė lulėkuqeve tė Kosovės. Atij i ishte shtuar edhe mė shumė forca dhe vendosmėria pėr tė luftuar pėr atdheun tonė tė shumėvuajtur, pėr tė pėrkrahur me sakrificėn e tij mė sublime ngjarjet e asaj pranvere, pėr t’u bashkėrenditur nė radhėn e dėshmorėve tė kombit tonė tė pavdekshėm, duke kaluar kėshtu nė pėrjetėsi.
Kjo rrugė e qėndresės aktive pa dyshim se mori edhe haraēin e vet, mirėpo nuk kishte se si tė bėhej ndryshe: Liri pa gjak nuk ka. Kushtrimi i pushkės sė lirisė tė Tahir Mehės, mė vonė i lidhi nė kushtrim gjithėpėrfshirės pushkėt e shumta tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės tė cilat quan nė vend amanetin e Tahirit dhe tė qindra dėshmorėve tjerė. 13 majin, ditėn e milicisė jugosllave, Tahir Meha e vrau me guxim e vendosmėri. Po me trimėrinė dhe heroizmin e Tahir Mehės lindi 13 maji i ri, dita e kushtrimit tė pushkės sė lirisė pėr Kosovėn. Ishte kjo pothuaj pushka e parė kaq e zėshme qė pas Luftės sė Dytė Botėrore, qė u shkreh hapur e publikisht kundėr pushtuesit jugosllav nga njė shqiptar bujar e atdhedashės siē ishte Tahir Meha i Prekazit!
Tahir Meha me babėn plak, bacė Nebihun, i detyroi pushtuesin qė nė fushėbetejėn e Drenicės tė nxjerrin njė arsenal tė tėrė armatimi, qė ta kishin nė dispozicion ushtarėt e milicėt e saj, tė cilėt po pėrballeshin me dy burra trima tė Drenicės. Edhe gjithė ata numra ushtarėsh e milicėsh, prapė nuk mjaftuan pėr tė mposhtur dy trima shqiptarė tė Prekazit, prandaj duhej angazhuar edhe njėsitet rezervė tė mobilizuara enkas pėr kėtė rast! Edhe helikopterėt u desh tė sillen nė qiellin e Drenicės atė ditė. Njė shtet i tėrė ishte ngritur nė luftė kundėr Tahirit dhe babait tė tij mu nė zemėr tė Prekazit legjendar!...
A nuk ishte kjo njė ndėr goditjet mė tė rėnda qė po merrte ish shteti i Jugosllavisė? A nuk e vuri nė lojė Tahiri Meha me babėn plak njė shtet tė tėrė ēfarė ishte Jugosllavia e atėhershme, makinerinė dhe strategjinė luftarake tė atij shteti? A nuk e hodhi pėr tokė moralin e maskuar tė atij sistemi mbi gjoja barazinė e popujve qė aq shumė e trumbetonin edhe ish lakenjtė e LKJ-sė?! Kėtij arsenali tė tėrė armatimi, Tahir Meha me babėn plak i rezistoi pėr mė se 20 orė. Tahiri me bacė Nebihun qėndruan tė palėkundur nga pozitat e tyre. Tahir Meha luftonte dhe kėndonte pėrnjėherėsh: “O Shqipni mos thuaj marova, se bijt tu oooo janė tė gjallė!”...
Qėndresa e Tahirit i dha fuqi e guxim tė pashembullt popullit shqiptar nė atė pranverė tė pėrgjakur drejt pėrgatitjes pėr luftė tė mėtejme shumėdimensionale kundėr pushtuesit serb. Ai bėri tė ditur edhe njėherė se me serbin nuk ka zgjidhje tjetėr dhe kjo zgjidhje e imponuar ėshtė vetėm lufta. Pushka e Tahir Mehės la tė vrarė 13 majin e pushtuesit dhe ngriti njė 13 maj shqiptar me heroizmin dhe kushtrimin pėr luftė tė pa kompromis ndaj tė gjithė atyre qė kishin shkelur tokat tona me ēizme ushtarake. Ata dhanė shembullin personal se shqiptarėt e duan lirinė mė shumė se jetėn, prandaj edhe flijohen pėr tė!
Tahiri nuk e bėri luftėn pėr emėr e nam, pėr kėngė e histori, por emri, nami, kėnga e historia lindėn nė themelet e kullės sė tij?! Gjyshi i tij Emin Lati - Meha, ishte bashkėluftėtar i Azem Bejtė Galicės ndėrsa babai i tij Nebihu ishte bashkėluftėtar i Shaban Polluzhės, dhe mė vonė i vėllai i Tahirit, Beqiri qė ishte i pėrndjekur politik, u rreshtua nė radhėt e UĒK-sė, ai luftoi edhe nė emėr tė tė vėllait Tahirit, dhe nė emėr tė babait Nebihut, dhe ra me pushkė nė dorė pėr tokat shqiptare - dėshmor i kombit! A ka diēka mė madhėshtore, diēka mė hyjnore, diēka mė fisnike e fascionuese; nė altarin e lirisė sė atdheut u fljiuan tre breza me radhė; Gjyshi, babai dhe i biri?!... Pra, Tahiri kishte brumin e njė familje atdhetare tė dėshmuar kombėtarisht, idealin dhe misionin e sė cilės ishte i obliguar ta shpie pėrpara. Tahiri e deshi jetėn si edhe tė tjerėt por mbi tė gjitha ai e deshi lirinė e atdheut tė vet pėr tė cilin edhe u flijua me heroizėm tė paparė!...
Sot edhe pas 26 viteve tė rėnies sė tij, shtrohet pyetja: a i kemi kryer obligimet ndaj Dėshmorėve tė Kombit dhe familjeve tė tyre, ne tė gjallėt?...
Mbi muret e rrėnuara tė kullės kala tė Tahir Mehės, ende nuk u ngrit kulla legjendė e tij, edhe pas 26 vitesh! Qė nga Ternavci nė veri tė Prekazit, duke kaluar pranė kullės tjetėr legjendė tė Ahmet Delisė e deri te shkolla e fshatit, pėr tė vazhduar mė tej tek rrėnojat e kullės sė Tahir Mehės e mė pas te kulla e Shasivar Alisė! Pra edhe sot mungon njė shirit asfalti, qė pėr vizitorėt dhe pėr vetė vendėsit, rruga ekzistuese thuajse ėshtė e pakalueshme. Kjo rrugė rreth 5 kilometėrshe do tė thotė shumė pėr bashkėfshatarėt e Tahirit, e padyshim se kjo do tė thotė shumė edhe pėr historinė tonė kombėtare! Edhe sot, pas 26 viteve, mungon njė rrugė a njė objekt tjetėr shoqėror qė do ta mbante me respekt emrin e Tahirit! Edhe sot, mungon njė shtatore a bust pėr Tahirin e Nebihun nė oborrin e kullės sė tyre legjendė!...
Tahir Meha, babai i tij e dhjetėra dėshmorė tė tjerė, qė janė mburrja jonė, kanė mbetur pa njė status dhe kujdes institucional tė institucioneve qė u ngritėn mbi gjakun e tyre. E si pėr ironi pėrfaqėsuesit e institucioneve tona, kur vjen marsi, maji, nėntori... kėta vihen nė radhė, e vihen nė garė se kush do tė shkojė mė parė tek varrezat e dėshmorėve tanė pėr bėrė njė pėrkulje krejt servile e indiferente! Pėrfaqėsuesit e institucioneve tona, nuk i vret ndėrgjegjja fare pėr obligimin e papėrmbushur pėrballė Tahir Mehės dhe dhjetėra dėshmorėve tjerė. Mos tė harrojmė se ata nuk ranė pėr dekorata, as pėr tituj, as pėr pozita politike. Ata ranė thjeshtė pėr lirinė e atdheut, duke vėnė jetėn e tyre nė themelet e forta tė Shqipėrisė e cila pa dyshim se do tė bėhet njė ditė. Nuk ka ēmim tjetėr qė shpaguan sakrificėn e tyre mė sublime nė shėrbim tė atdheut pėrveē lirisė dhe bashkimit kombėtar!
Radio Kosova e lirė - www.radiokosovaelire.com
avatar
princesse

Shteti : Tokė
Postime : 58
Kyējet nė forum : 10695
Regjistruar mė : 12/02/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi