» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

6 pėrdorues nė linjė: 1 anėtar 0 tė fshehur 5 vizitorė :: 1 Bot

sirena

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


MOS I IMITONI TĖ TJERĖT - BĖHUNI AI/AJO QĖ JENI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

MOS I IMITONI TĖ TJERĖT - BĖHUNI AI/AJO QĖ JENI

Mesazh nga Albina Kosova prej Fri 02 Dec 2011, 20:47

Ka shumė njerėz qė frikohen ta shfaqin veten e tyre nė publikė dhe mė lehtė e kanė tė jetojnė nėn maskėn e dikujt tjetėr. Arsyet mund tė jenė nga mė tė ndryshmet, ndonjė gabim nė tė kaluarėn, i juaji apo i dikujt nga familja e juaj, tendenca pėr ta imituar dikė tjetėr ngase dėshironi tė bėheni si ai apo ajo, dhe shumė arsye tjera.Poeti i madh shqiptar Azem Shkreli nė njė vjershė tė shkurtėr thotė: “Nėse do tė takoheshim me veten sy mė sy, a do tė ishim pėrqafuar apo do tė ishim pėshty“. Kjo poezi shumė mirė na e bėnė me dije se, nėse dėshirojmė tė jemi vetja e jonė kudo dhe me gjithkėnd qė jemi, ai apo ajo qė vėrtet jemi, sė pari duhet tė takohemi me veten sy mė sy, tė ballafaqohemi dhe t’i qėrojmė hesapet me veten.Ka shumė njerėz qė frikohen ta shfaqin veten e tyre nė publikė dhe mė lehtė e kanė tė jetojnė nėn maskėn e dikujt tjetėr. Arsyet mund tė jenė nga mė tė ndryshmet, ndonjė gabim nė tė kaluarėn, i juaji apo i dikujt nga familja e juaj, tendenca pėr ta imituar dikė tjetėr ngase dėshironi tė bėheni si ai apo ajo, dhe shumė arsye tjera.Oscar Wilde, poet dhe shkrimtar irlandez, thotė: “Bėhu vetvetja; ngase gjithė tė tjerėt tashmė janė tė zėnė“. Tė jeni vetvetja do tė thotė ta festoni veten, si individė, tė mėsoheni ta shprehni veten, ti jepni jetės diēka ēfarėdo qoftė tė vlefshme nga vetja, tė jeni tė lumtur me atė ēka jeni. Pėr disa, tė jesh vetja do tė thotė tė mėsosh ta duash veten, pėr tjerėt tė mos e fsheh se kush je.Kėto ditė nė njė show televiziv britanik, njė grua 47 vjeē me emrin Suzan Bojl, mė sė miri dėshmoi se sa vlen tė jesh vetvetja. Ajo i la pa tekst, i bėri tė pranoj paneli vlerėsues se ishin cinik dhe me ketė edhe gjithė publiku. Nė dukje, njė grua amvise, fshatare, me pamje jo edhe aq tėrheqėse, flokė natyrale pa ndonjė kujdes tė veēantė, tregoi mė sė miri, vetėm pėr 1 minutė e tetė sekonda se sa jemi gjithė ne cinik dhe tė padrejtė nė gjykimet tona ndaj vetes dhe tė tjerėve.

Njė proverb tjetėr thotė “Mos e gjykoni pėrmbajtjen e librit bazuar nė kopertinėn e tij“.

Nė librin “Si ta zhvillojmė vet besimin dhe tė ndikojmė te njerėzit me fjalime publike“ Dale Carnegie thotė: “Kurrė mė parė s'ka ekzistuar njeri i tillė, dhe kurrė s'ka me ekzistuar mė“; kėshtu duhet tė mendoj pėr vete secili njeri. Secili njeri ėshtė njė jetė e re, individualitet i ri. Duhet qė nė vete tė kėrkoj xixėn e individualitetit pėrmes sė cilit dallohet nga gjithė tė tjerėt dhe tė pėrpiqet qė sa mė fuqishėm ta flakėroj. Shoqėria dhe rrethi pėrpiqen ta fikin pa vetėdije, duke u pėrpjekur qė tė gjithėve tė na vendosin nė kallėp tė njėjtė, por unė ju them: mos lejoni qė ajo tė shuhet; ajo ėshtė e drejtė e vetme e juaja pėr veēanti. Nė botė nuk ekziston asnjė qenie e ngjashme me ju. Me milionė njerėz i kanė nga dy sy, gojėn dhe hundėn, por askush nuk ėshtė i ngjashėm me ju, askush nuk i ka karakteristikat plotėsisht tė njėjta, sjelljen e njėjtė dhe strukturėn e njėjtė shpirtėrore. Njė numėr i pakėt i njerėzve do tė shprehen ashtu si dhe ju kur tė flitni natyrshėm. Me fjalė tė tjera, ju e keni individualitetin tuaj, dhe pėr gojėtar kjo ėshtė karakteristikė mė se e rėndėsishme. Ruajeni! Ēmoni atė! Pėrsosni! Ajo ėshtė xixa qė fjalimit tuaj do t'i jep forcė dhe bindshmėri. “Ajo ėshtė e drejta juaj e vetme e vėrtetė pėr tė qenė tė veēantė“. Mos lejoni tė vendoset nė kallėp dhe me kėtė ta humbni individualitetin tuaj.

Nė vazhdim, ja disa kėshilla pėr t’u bėrė vetja e juaj:

1. Mos e humbni veten kur jeni nė shoqėri me njerėzit tjerė. Mos u bėni dikush tjetėr vetėm pėr t’i pėlqyer shoqėrisė.

2. Mos mendoni se duke qenė vetja, ju nuk mund tė ndryshoni veten. Krenohuni me veten tuaj dhe sa herė ju ofrohet rast pėr t’u pėrmirėsuar, bėjeni kėtė.

3. Sigurohu qė veten tuaj tė ia paraqet gjithė njerėzve vazhdimisht. Nėse ndjeni se pėr shkak tė ndonjė gabimi qė keni bėrė duhet tė bėheni mė sekret, atėherė nuk jeni vetja e juaj. Ky gabim kurdoherė do tė del nė skenė dhe do tė humbni edhe mė shumė duke e paraqitur veten tuaj si dikush tjetėr. Nuk mund tė jesh vetja jote, nėse nuk ballafaqohesh sė pari me veten.

4. E vėrtetė ėshtė qė tė jesh vetja jote, nuk ėshtė gjithnjė mirė. Paramendoni njė njeri i neveritshėm tė jetė pėrherė vetja e vet dhe tė mos ndryshoj asgjė. Por pa e kuptuar se kush je dhe pa u vetėdijesuar pėr gabimet tuaja, ju e humbni veten tuaj. Gaboni, por jini tė vetėdijshėm pėr gabim, kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė korrigjuar gabimet, pėr tu pėrmirėsuar dhe t’u bėrė vetja juaj mė e mirė.

5. Asnjė njeri nuk ėshtė i pėrsosur. Nėse ju keni pėr shembull puērra, nuk do tė thotė se nuk duhet tė brengoseni aspak pėr kėtė dhe tė thoni “mua s’mė pengon puērra ngase dua tė jem vetja ime, prandaj nuk do tė bėj asgjė pėr ta mjekuar“, por tentoni qė ta korrigjoni, mjekoni kėtė. Njėjtė vlen edhe pėr shprehi tė kėqija. Shumė njerėz nė dėshpėrim thonė “unė jam ky ose kjo qė jam, duke e identifikuar veten me shprehi tė veta tė kėqija“. Jo, tė jesh vetja jote, do tė thotė ta pranosh veten tėnde dhe tė pėrpiqesh tė ndryshosh pėr tė mirė ēka varet nga ti.

6. Asnjėherė nuk do tė thotė qė tė jesh vetja jote, duhet qė tė krahasosh veten me tė tjerėt. Asnjėherė nuk duhet tė tallesh me njerėz qė nuk janė si ti. Ēdo krahasim yt me njerėz tjerė, tė bėnė ty ta nėnēmosh veten tėnde.

7. Nėse keni shprehi qė ju ndihmon tė gjeni ngushėllim nė diēka qė ju bėnė t’i shmangeni problemeve dhe pėrgjegjėsive qė keni, si alkooli, ose ndonjė lojė, interneti, televizioni etj, vetėdijesohuni pėr kėtė shprehi dhe sa mė parė ndaluni dhe pėrballuni me pasigurinė tuaj.

8. Bėhuni tė sinqertė, tė hapur, gjejeni veten tuaj, kujdesuni pėr veten tuaj, relaksohuni, mos u brengosni pėr diēka qė nuk varet nga ju e sidomos nga ajo si ju perceptojnė njerėzit tjerė.

9. Tė jesh vetja jote, nuk tė bėnė njeri vetjak.

Nuk mund ta pėrfundoj shkrimin pa e pėrmendur edhe njė thėnie tė poetit tė famshėm irlandez, Oskar Wilde; “Tė jesh vetjak nuk ėshtė tė jetosh si dėshiron ti, por tė kėrkosh qė tė tjerėt tė jetojnė ashtu si dėshiron ti.“ Prandaj, nėse nuk je vetja jote, t’i nuk mund t’i kupton tė tjerėt, qė edhe ata janė njerėz si ti, dhe ky moskuptim tė bėn tė jesh vetjak, madje dhe tė kėrkosh edhe nga tė tjerėt tė mos jenė ata qė janė.

Dhe pėr fund, shikoni videon se si zonja Suzan Bojl, duke qenė vetja e vet, arriti t’ia ndryshoj mendjen publikut dhe panelit vlerėsues.

Albina Kosova

Shteti : Kosova
Postime : 9
Kyējet nė forum : 5544
Regjistruar mė : 26/11/2011

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: MOS I IMITONI TĖ TJERĖT - BĖHUNI AI/AJO QĖ JENI

Mesazh nga Naki prej Sun 04 Dec 2011, 21:04

1. Mos e humbni veten kur jeni nė shoqėri me njerėzit tjerė. Mos u bėni dikush tjetėr vetėm pėr t’i pėlqyer shoqėrisė.
Me deshiren ton apo jo pak a po shume ne i imitojm njerzit dhe humbim duke imituar per tu bere dikushi sepse eshte ne mode sot tek ne per fat te keq qe ne te krijojm karakterin ton duke mar nga pak nga ata qe kemi afer, sepse askush nuk lind i mencur dhe me karakter te formuar.

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.

Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 17502
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: MOS I IMITONI TĖ TJERĖT - BĖHUNI AI/AJO QĖ JENI

Mesazh nga deti prej Tue 06 Dec 2011, 12:22

Te jesh vetvetja, s'ka gje me mire.Te jetosh me ata qe nuk jan vetvetja s'ka gje me veshtire. Fatkeqesisht numri i atyre qe s'jane vetvetja eshte me i madh. Eshte e modes dhe ne trend te imitosh dhe te shtiresh. Them se eshte semundje e kohes e qe me teper i kaplon te rinjte. Sa me shume qe e kupton jeten dhe filozofine e saj, gjithnje e me shume do te behesh vetvetja dhe do ta duash vecantine tende. Heret a vone do ta kuptosh vleren tende por edhe dobesite dhe mangesite qe ke. Do te vije koha te kthehesh me te dyja kembet ne toke sepse e kupton se gjithmone ka nje fillim dhe nje fund. Do ta kuptosh se pervoja nuk eshte asgje tjeter vecse nje kreher qe ta dhuron jeta pasi qe te kene rene floket...

deti

Shteti : Kosovė
Postime : 2036
Kyējet nė forum : 11989
Regjistruar mė : 19/06/2007
Profesioni : Ekonomist

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: MOS I IMITONI TĖ TJERĖT - BĖHUNI AI/AJO QĖ JENI

Mesazh nga Kle@Love prej Thu 08 Dec 2011, 01:25

Ah sa teme e bukur kjo un jam per ate qe jam e pa ditur po te pakten nuk ndryshoj sepse njerezit duan as qe do te ndodhi kjo gje tek une . queen

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 15861
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: MOS I IMITONI TĖ TJERĖT - BĖHUNI AI/AJO QĖ JENI

Mesazh nga Naki prej Thu 08 Dec 2011, 01:34

Kle@Love shkruajti:Ah sa teme e bukur kjo un jam per ate qe jam e pa ditur po te pakten nuk ndryshoj sepse njerezit duan as qe do te ndodhi kjo gje tek une . queen
Hahahaha he ku e gjete ti veten Klea. Po kjo eshte teme filozofike dhe nuk e kuptova perse e more siper mbi veten ti Very Happy

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.

Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 17502
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: MOS I IMITONI TĖ TJERĖT - BĖHUNI AI/AJO QĖ JENI

Mesazh nga Kle@Love prej Thu 08 Dec 2011, 01:41

Naki shkruajti:
Kle@Love shkruajti:Ah sa teme e bukur kjo un jam per ate qe jam e pa ditur po te pakten nuk ndryshoj sepse njerezit duan as qe do te ndodhi kjo gje tek une . queen
Hahahaha he ku e gjete ti veten Klea. Po kjo eshte teme filozofike dhe nuk e kuptova perse e more siper mbi veten ti Very Happy

Hahaha une e mora per baze veten time sepse them ate qe ndjei jo te ja fus kotit edhe te them ato qe me verte si ndjei po duhet thene per te qene edhe per tu dukur Naki hahaha thjeshte te vjen te qeshesh sepse loja jote tani ka filluar sikur ka filluar loja ime tni si thua do na lodhi Loja ne te dyve hahaha

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 15861
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: MOS I IMITONI TĖ TJERĖT - BĖHUNI AI/AJO QĖ JENI

Mesazh nga Naki prej Thu 08 Dec 2011, 02:03

Very Happy E nderuar une loje luaj basketbollin por shkruaj pa loje aq sa di. personalisht ty po ta them duhet ta kuptosh se njeriu nuk ka mungese tjeter perveq vetvetes dhe se duhet ta lere te jashtme e te mos perjetoj te paqen brenda se qenes. Shpresoj more vesh gje Very Happy

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.

Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 17502
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: MOS I IMITONI TĖ TJERĖT - BĖHUNI AI/AJO QĖ JENI

Mesazh nga Sponsored content Today at 14:26


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi