» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

15 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 15 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Dita e Flamurit dhe Dita e Pavarėsisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dita e Flamurit dhe Dita e Pavarėsisė

Mesazh nga Naki prej Tue 29 Nov 2011, 02:51

A ėshtė e drejtė tė thuhet " Gezuar 28 Nėntorin Shqipėri " pse nuk thuhet Gėzuar Flamurin - Ditėn e Pavrėsisė popull shqiptarė !
Dita e flamurit
Rruga e Ditės sė Flamurit dhe e Ditės sė Pavarėsisė
Prof. Dr. Mahmud HYSA
Ēdo popull e ka njė simbol kombėtar, ēdo popull e respekton dhe e mbron simbolin kombėtar, ēdo popull e ka njė histori pėr simbolin kombėtar. Po tė rrallė janė popujt qė simbolin kombėtar e kanė ngritur nė kult kombėtar, tė rrallė janė popujt qė sakrifikojnė edhe jetėn pėr tė mos u pėrdhosur simboli kombėtar, tė rrallė janė popujt qė kanė njė histori shumė tė lashtė tė simbolit kombėtar. Shqiptarėt janė ata qė e mbajnė simbolin kombėtar nė zemėr e nė shpirt edhe kur janė tė lirė, edhe kur janė tė robėruar; shqiptarėt janė ata qė pėr simbolin kombėtar sakrifikojnė edhe fėmijėt; shqiptarėt janė ata qė kanė njė flamur me simbolet mė kuptimplote: me ngjyrėn e kuqe tė flamurit simbolizohet gjaku i derdhur gjatė historisė pėr tė mos lejuar qė ai tė mposhtet nė fushat e betejės, me ngjyrėn e zezė simbolizohet zija qė kanė mbajtur nėnat, nuset e motrat pėr heronjtė e rėnė nė fushat e betejės nė mbrojtje tė lirisė dhe me shqiponjėn origjinėn e tyre tė lashtė.
Shqiptarėt e kanė lidhur dy herė historinė e flamurit me historinė e pavarėsisė: mė 28 Nėntor 1443, kur Skėnderbeu e ngriti flamurin ne bedenet e kalasė sė Krujės pėr t’ia kthyer Shqipėrisė pavarėsinė dhe lirinė e rrėmbyer nga turqit, dhe mė 28 Nėntor kur Ismail Qemali e ngriti flamurin nė ballkonin e njė shtėpie nė Vlorė pėr tė shpallur pavarėsinė e shtetit shqiptar nga sundimi shekullor i Perandorisė Osmane. Vetėm te shqiptarėt Dita e Flamurit dhe Dita e Pavarėsisė janė tė lidhura njėra me tjetrėn si dy qershia me njė rrėfanė. Jemi nė pritje tė njė 28 Nėntori tė Tretė dhe tė fundit kur do tė bashkohen tė gjitha trojet etnike shqiptare nėn njė ombrellė, tė marrim ate qė na e kanė shkėputur padrejtėsisht tė tjerėt, ate qė na e kanė rrėmbyer forcėrisht tė mėdhenjtė, ate qė na e kanė copėtuar barbarisht barbarėt. Secili duhet ta marrė ate qė i takon, as mė shumė, po as mė pak.
Pavarėsia kombėtare as njė populli nuk i zbritur nga qielli, pėr pavarėsinė kombėtare ėshtė derdhur dhe derdhet gjak, pavarėsia kombėtare ka njė histori tė shenjtė e tė shtrenjtė. Edhe shqiptarėve askush nuk ua ka dhuruar pavarėsinė, edhe shqiptarėt pėr pavarėsinė e kanė derdhur gjakun mė tė njomė e mė tė freskėt, edhe shqiptarėt i dinė dhe i respektojnė martirėt e flamurit dhe tė pavarėsisė.
E gjatė ėshtė rruga e pavarėsisė sonė kombėtare, shumė shekuj kapėrceu revolta e shqiptarėve pėr tė flakur sundimin e huaj, shumė herė u shuan lėvizjet dhe kryengritjet shqiptare, por asnjėherė nuk u shua dėshira dhe shpresa e shqiptarėve pėr pavarėsi. Lidhja e Prizrenit ėshtė njė nyje e fortė e revoltės kundėr sundimit tė huaj dhe e dėshirės pėr pavarėsi, por edhe e sprovės pėr tė na njohur fqinjėt dhe Fuqitė e Mėdha tė Evropės. Lidhja e Prizrenit, pavarėsisht se nuk pati plotėsisht sukses, nxori nė shesh njė tė vėrtetė tė madhe pėr shumė popuj tė Evropės: brenda Perandorisė Osmane ekziston edhe njė popull qė ka njė histori, njė gjuhė, njė kulturė, njė traditė dhe njė kompaktėsi territoriale tė veēantė nga osmanėt, prandaj e ka edhe tė drejtėn e patjetėrsueshme qė tė jetojė i pavarur si shumė popuj tjerė tė Ballkanit dhe tė Evropės. Lidhja e Prizrenit e shtroi edhe njė herė ēėshtjen e fatit dhe tė tė ardhmes sė atdheut dhe kėtė e nguliti nė mendjen e nė shpirtin e gjithė atyre qė e ndjenin veten shqiptarė.
Nė fillim tė shek. XX Perandoria Osmane po i numėronte ditėt e fundit tė jetės sė saj, ajo tashmė ishte bėrė e padurueshme edhe pėr vetė turqit, ajo tashmė me despotizmin dhe korrupsionin, me anarkinė dhe primitivizmin ishte bėrė Perandoria mė e dobėt e Evropės qė mezi qėndronte nė kėmbėt e veta. Dhe nuk kishte forcė qė mund ta ndalte kėtė tatėpjetė dhe kėtė fundosje tė paevitueshme tė Turqisė. Mė kot u munduan xhonturqit qė, duke e pėrmbysur monarkinė e duke e shpallur kushtetutėn, ta ngrenė nė kėmbė Perandorinė e alavinosur e tė dėnuar me vdekje. Xhonturqit erdhėn nė pushtet me pėrkrahjen qė u dhanė shqiptarėt: 30.000 kryengritės nė Kosovė i dėrguan ultimatum Sulltanit me 20 Korrik 1908 qė ai tė pranonte vendosjen e kushtetutės jo mė gjatė se 3 ditė, dhe mė 23 Korrik 1908 u shpall kushtetuta qė garantonte disa tė drejta kulturore, po jo edhe politike tė kombeve tjera qė xhonturqit asnjėherė nuk i realizuan. Edhe tash u dėshmua se nė mes fjalėve nė letėr dhe realitetit ekziston njė humnerė e madhe dhe e pakalueshme.

Ashtu si shumė herė qė e mira shpėrblehet me tė keqe, ashtu u doli edhe shqiptarėve me xhonturqit. Mė kot u ndihmuan shqiptarėt xhonturqve qė ta pėrmbysin despotizmin, mė kot shqiptarėt i ulėn armėt mė 1908 pėr ta pėrshėndetur shpalljen e kushtetutės pse xhonturqit, me centralizimin e pushtetit dhe me dėshirėn pėr osmanizimin e tėrė popullatės, u bėnė armiqtė mė tė mėdhenj tė alfabetit latin dhe tė shkollės shqipe. Shqiptarėt u detyruan pėrsėri tė rrėmbejnė armėt pėr tė mbrojtur vetveten. Plasi kryengritja mė 1909 ku shprehej pakėnaqėsia ndaj pushtetit xhonturk, vazhdoi kryengritja mė 1910 si revoltė ndaj masakrave xhonturke, shpėrtheu kryengritja mė me vrull mė 1911 pėr tė kėrkuar shkėputje tė plotė nga Perandoria e urryer dhe e sėmurė.

Turqia mė 1912 i ngjante njė tė sėmuri tė cilit i numėroheshin minutat dhe sekondat. Dhe shqiptarėt, siē thotė Sami Frashėri, kishin frikė se mos kjo kėshtjellė e vjetėr dhe e amortizuar t’i zejė brenda dhe t’i zhdukė bashkė me vetveten. Po ishin edhe faktorė tė tjerė qė e rrezikonin ēėshtjen shqiptare: ishin fqinjėt pretenciozė qė lakmonin territoret shqiptare dhe Fuqitė e Mėdha qė kishin krijuar staus-quonė pėr Ballkanin. Nė kėto momente u pa se Lėvizjes Kombėtare i duheshin sa udhėheqės tė strategjisė ushtarake, aq edhe udhėheqės tė strategjisė diplomatike dhe dolėn njerėz energjikė dhe diplomatė tė sprovuar si Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Themistokli Gėrmenji, Elez Isufi, Bajram Curri, Isa Boletini, Bajo Topulli, Mihal Grameno e tj.

Re tė zeza dhe tė dendura e kishin mbuluar qiellin shqiptar nė pranverėn e vitit 1912. Territoret shqiptare kishin dalur nė ankandin e monarkive tė Ballkanit. Bėheshin llogaritė pa tė zotin e shtėpisė. Status-quoja pėr paprekshmėrinė e Turqisė e inicuar nga Evropa ishte prishur me luftėn italo-turke pėr Tripolin. Nė mars 1912 u lidh aleansa sėrbo-bullgare ku u ndanė disa territore shqiptare nė mes kėtyre dy shteteve; nė shtator 1912 u lidh aleansa greko-bullgare, mė vonė bullgaro-malaziase, sėrbo-malaziase dhe malaziase-greke. Kėshtu u kompletua Aleansa Ballkanike pėr luftė kundėr Turqisė dhe pėr ndarjen e territoreve shqiptare.

Fqinji i mirė ėshtė derė xheneti, thotė populli, por i keqi tė pėrziet edhe nė oborrin e shtėpisė. Dhe ne shqiptarėve na ka rėnė hise tė kemi punė me fqinj tė kėqinj si Sėrbia, Mali i Zi, Greqia. Qėllimi i fqinjve tė kėqinj nxori krye, prandaj edhe kryengritja shqiptare mė 1912 mori hov edhe mė tė madh.U formuan dy komitete pėr organizimin e kryengritjeve: nė veri me L. Gurakuqin, H. Prishtinėn, I. Boletinin, dhe nė jug me I. Qemalin, Th. Gėrmenjin e tj. Kryengritja nė fillim plasi nė Kosovė nėn udhėheqjen e H. Prishtinės dhe B. Currit. Mė 21-25 maj 1912 nė Junik u soll memorandumi qė kėrkonte nga Turqia qė tė pėrcaktojė kufinjt e Shqipėrisė. Kryengritja u zgjerua edhe nė Elbasan, Dibėr, Krujė, Tiranė. Presioni i kryengritėsve ishte i madh dhe qeveria xhonturke mė 17 korrik 1912 dha dorėheqje. Mė 2 gusht bėhen bisedat shqiptare-turke dhe mė 12 gusht, pasi nuk u realizuan kėrkesat, mbi 30.000 shqiptarė kryengritės hynė nė Shkup, ndėrsa qeveria mė 18 gusht i pranoi kėrkesat e shqiptarėve.

Shqiptarėt e pėrgatitėn dhe e poqėn bukėn, por ua rrėmbyen nga duart politika intrigante dhe komplotiste e monarkive tė Ballkanit qė me maturi i pėrcollėn sukseset e kryengritjeve shqiptare qė vetė ta rrėmbejnė kulaēin mė tė madh. Nė momentet kritike pėr fatin e Shqipėrisė, kur forcat e koalicionit ballkanik e mposhtėn Turqinė dhe filluan tė depėrtojnė nė territoret shqiptare, alarmin pėr mobilizimin e shqiptarėve e dhanė gazetat dhe shoqėritė e kolonive shqiptare. Kolonia shqiptare e Bostonit qė me 6 tetor do tė parashohė:”Duke marrė parasysh faktin se po thyhet Turqia, shtetet ballkanike do ta copėtojnė Shqipėrinė, prandaj detyra e patriotėve shqiptarė ėshtė tė bashkohen”. Nė Shkup komiteti “Shpėtimi” me nė krye Sali Gjukėn, Nexhip Dragėn, Bedri Pejanin, Mit-hat Frashėrin, pasi konstatoi se disfata e Turqisė ishte e pashmangshme, mė 14 tetor u dėrgoi njė memorandum Fuqive tė Mėdha ku thuhej se copėtimin e Shqipėrisė do ta kundėrshtojnė me armė. Nė kėto momente, diplomati shqiptar Ismail Qemali do tė thotė:”Atėherė kur aleatėt ballkanikė i shpallėn luftė Turqisė, kur sėrbėt kishin zėnė Shkupin, unė e kuptova se kishte ardhur koha pėr ne shqiptarėt tė merrnim masa rrėnjėsore pėr shpėtimin tonė”.

Stambolli ishte qyteti ku Ismail Qemali e dėgjoi thirrjen e atdheut, nė Stamboll Ismail Qemali e mori vendimin qė tė marrė rrugėn e shpėtimit tė atdheut, nga Stambolli u nis karvani i patriotėve i prirė nga Ismail Qemali pėr tė ngritur flamurin dhe pėr tė shpallur pavarėsinė. Gjithsesi ky vendim, kjo rrugė, kjo datė ėshtė historike sepse ėshtė vendimi, ėshtė rruga, ėshtė data e shpėtimit tė atdheut.

IsmailQemali bashkė me Luigj Gurakuqin u nisėn nga Stambolli nė drejtim tė Bukureshtit ku arritėn mė 19 Nėntor. Kėtu e la Luigj Gurakuqin qė tė bėjė pėrgatitjet pėr kuvendin e Bukureshtit dhe vetė shkoi nė Vjenė ku mė 25 Tetor arrin tė marrė pėlqimin pėr vendimet e Kuvendit tė Bukureshtit. Nga Vjena dėrgon njė telegram nė Bukuresht ku thotė:”Janė shpresat qė tė arrihet qėllimi qė kėrkon Shqipėria”. Njė telegram tė tillė dėrgoi edhe nė rrethet patriotike qė vepronin nė Shqipėri. Nga Vjena kthehet pėrsėri nė Bukuresht ku mė 5 Nėntor mbahet Kuvendi Historik i Bukureshtit. Sipas propozimit tė Ismail Qemalit, Kuvendi solli tre vendime kryesore: tė themelohet njė Komitet drejtues qė do tė marrė nė duar qeverisjen e vendit, tė formohet njė Komision nga shqiptarėt e ditur pėr tė ndėrmarrė misione diplomatike nė Evropė dhe tė formohet njė Komitet qė do tė lidhej me komitetet e brendshme e me qendrat jashta atdheut.

Kuvendi i Bukureshtit paralajmėroi njė ngjarje tė madhe pėr tė ardhmen e Shqipėrisė, por ai nuk ishte i mjaftueshėm pėr diplomatin e regjur, Ismail Qemalin. Duheshin bėrė pėrēapje tjera. Vetė u nis pėr nė Vjenė, ndėrsa L. Gurakuqi dhe tė tjerėt pėr Trieshtė. Nė Vjenė arriti mė 6 Nėntor nė kohėn kur situata politike pėr Ballkanin kishte ndryshuar. Qė mė 5 Nėntor, ministri i jashtėm i B. sė Madhe, Grei, pranoi prishjen e status-quosė pėr Ballkanin. Ismail Qemali mori pėlqimin nga ministria e jashtme e Austrisė se ajo do tė pranonte autonominė ose pavarėsinė e Shqipėrisė. Me 9 Nėntor I. Qemali dėrgoi telegram nė Vlorė ku lajmėronte:”E ardhmja e Shqipėrisė ėshtė siguruar. Telegrafoni kudo dhe tė kenė besim nė fatin e atdheut”. Nė Vjenė u takua edhe me ambasadorin anglez dhe e bėri me dije se sė shpejti do tė shkonte nė Vlorė pėr tė shpallur pavarėsinė e Shqipėrisė. Nė Vjenė mori pėrgjigje pėr telegramet e dėrguar mė 9 Nėntor ku kėrkohej qė tė kthehej sa mė parė se Durrėsi rrezikohej nga sėrbėt.Nga Vjena shkon nė Budapest ku takohet me Bertoldin, mistrin e jashtėm tė Austrisė, i cili e merr edhe pėlqimin edhe tė Romės se pajtohen pėr krijimin e njė shteti tė pavarur shqiptar. Me 18 Nėntor i dėrgoi njė telegram Komisionit pėr Shpalljen e Pavarėsisė ku thotė se “ēėshtja jonė politike u sigurua”, ndėrsa mė 19 Nėntor arriti nė Trieshte ku u bashkua me patriotėt tjerė dhe u nis menjėherė pėr Durrės. Para se tė nisej, i dha njė intervistė njė gazete austriake ku thoshte se “shpresonte tė arrinte nė Durrės para se qytetin ta pushtonin sėrbėt, se aty do ta shpallte pavarėsinė e Shqipėrisė dhe do ta zgjedhte qeverinė e pėrkohshme pėr ta vėnė Evropėn para aktit tė kryer”. Nė Durrės arritėn mė 21 Nėntor, iu bėnė njė pritje tė pėrzemėrt, por Durrėsi i rrethuar nga sėrbėt, nuk lejoi qė aty tė shpallet pavarėsia.

Ismail Qemali mė 23 Nėntor u nis pėr Vlorė pėr ta pėrballuar edhe etapėn e fundit. Nėpėr kohė tė keqe, nėpėr rrugė tė vėshtira dhe nėpėr plumbat e armikut, karvani i patriotėve kaloi pengesa tė shumta, por ku ke njė qėllim tė lartė, atėherė tė gjitha shtigjet hapen, tė gjitha hendeqet mbyllen, tė gjitha urat ndėrtohen. Kėshtu mė 25 Nėntor, Ismail Qemali i shoqėruar nga delegatėt e Tiranės, Elbasanit, Shijakut, Durrėsit, Lushnjės, Krujės, Kosovės, Dibrės, Ohrit e Strugės, arriti nė Vlorė. Kėtu u informuan se sėrbėt pėrparonin drejt Durrėsit, Tiranės dhe Elbasanit, prandaj delegatėt e kėtyre vendeve shpejtuar ta shpallin pavarėsinė mė herėt: Elbasani mė 25 Nėntor, Tirana mė 26 Nėntor, Peqini mė 27 Nėntor. Hasan Prishtina me shumė tė tjerė ishin burgosur nga ushtria sėrbe, prandaj pėr Vlorė u nis Isa Boletini me 400 luftėtarė. Ai kaloi nga Gjakova nė Kukės, nė Kala tė Dodės, Peshkopi, Maqellarė dhe Dibėr, ku u takua me Zenel Begollin, Mehmet Derrallėn. Bashkė me ata kaluan nėpėr Dobrovė, Rrapunė, Elbasan dhe arritėn nė Vlorė me pak vonesė.

Ajo qė u prit me shekuj e me dekada, arriti tė pritet me ditė, me orė e me minuta. Mė nė fund mė 28 Nėntor, nė ora 14 nisi punėn Kuvendi i Vlorės, me 37 delegatė sa kishin arritur gjer atėherė. Kuvendin e hapi Ismail Qemali i cili e mbajti fjalimin historik. Foli pėr momentet mė delikate qė po kalonte vendi dhe nevojėn e maturisė pėr tė shpėnė gjer nė fund realizimin e pavarėsisė. Arsyetoi Luftėrat Ballkanike si luftė pėr ēlirimin e vėllezėrve tė tyre, por dėnoi marrėveshjen e tyre “pėr copėtimin e ndarjen e Perandorisė, pra edhe tė tokave shqiptare”, prandaj thotė mė tutje se edhe ne “vrapuam tė merrnim masat qė kėrkonte koha”. Foli edhe pėr vizitat e tij nė Vjenė dhe me Fuqitė e Mėdha, tė cilėve ua kishte shprehur “mendimin dhe qėllimin” se “e vetmja udhė shpėtimi ishte ndarja e Shqipėrisė nga Turqia”. Ky mendim ishte pranuar nga tė gjithė, me pėrjashtim tė Rusisė “e cila mund tė mbahet pak si ftohtė pėr shkak tė sllavėve”.

Me propozimin e Ismail Qemalit, Kuvendi solli tre vendime me rėndėsi pėr formimin e shtetit shqiptar:” 1.Tė bėhet Shqipėria mė vete nėn njė Qeveri tė Pėrkohshme, 2. Tė zgjedhet njė Pleqėsi pėr Kontroll tė Qeverisė dhe 3. Tė dėrgohet njė Komision nė Evropė pėr tėmbrojtur ēėshtjen shqiptare para mbretėrive tė mėdha”. Nė fund u dha edhe vendimi:”Tė gjithė delegatėt me njė zė venduan qė Shqipėria me sot tė bėhet mė vete, e lirė dhe e mosvarme”.

Me vendimin e tė gjithė delegatėve, Ismail Qemali u zgjodh kryetar i Qeverisė sė Pėrkohshme.

Pasi u aprovua deklarata e pavarėsisė, u vendos tė ngrihet flamuri para ballkonit tė selisė. Kėtė e bėri Ismail Qemali i cili nga ballkoni tha:

“Vėllezėr shqiptarė! Oh sa i lumtur qė e ndjej veten sot qė shoh kėtu nė Vlorė kaq burra shqiptarė tė mbledhur tok duke pritur me kureshtje e pa durim pėrfundimet e kėsaj mbledhjeje historike pėr fatin e atdheut tonė tė dashur. Plot me gaz e me lot nė sy nga mallėngjimi pra po dal kėtu para jush qė t’ju gėzonj me sihariqin e madhe se sot, edhe nė kėtė minutė, Kongresi shpalli mėvetėsinė e Shqipėrisė duke lajmėruar gjithė botėn e mbarė pėr kėtė punė . . .Posi ėndėrr mė duket ky ndryshim i madh nė vendin tonė qė hoqi e vojti tė zezat e ullirit pesėqind vjet me radhė nėn sundimin turk . . .Mirėpo, deshi Zoti qė me punėn, me trimėrinė dhe me guximin e pashoq tė shqiptarėve sot e tutje tė marrin fund mjerimet e vuajtjet e atdheut tonė sepse kėtu e tutje jemi tė lirė, tė pavarur dhe mė vete, prandaj qeshni dhe gėzohuni”. . .”Mbledhja, si mė plak qė jam, mė ngarkoi mua, ngritjen e shenjtė tė shenjės sonė kombėtare, tė flamurit tonė tė nderuar e tė dashur. Ja, pra, ky ėshtė flamuri ynė! I kuq e me shqiponjėn dykrenare nė mes”. . .”Duke pėrfunduar, s’mė mbetet gjė veēse t’i drejtoj njė lutje Zotit tė Madh qė, bashkė me bekimet e tij qė i lyp tė na i japė, qė kėtej e tutje tė jem unė dėshmori i parė i atdheut, ashtu si pata nderin tė jem i pari ta puth e ta bėj tė valavitet i lirė flamuri ynė, nė atdheun tonė tė lirė”.

Mė 29 Nėntor Kuvendi mbajti mbledhjen nė formacion tė plotė, me 63 delegatė, dhe zgjodhi Qeverinė dhe Pleqėsinė. Ismail Qemali u zgjodh kryetar, Nikollė Kacorri nėnkryetar dhe Haxhi Vehbi Dibra kryetar i Pleqėsisė.

Qeveria e Vlorės bėri mjaft pėr organizimin, afirmimin dhe njohjen e Shqipėrisė nė arenėn ndėrkombėtare. Qė me 28 Nėntor, I. Qemali u dėrgoi telegrame Fuqive tė Mėdha, shteteve ballkanike dhe Turqisė ku i lajmėronte pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, pėr Qeverinė e Pėrkohshme dhe ta njohin Shqipėrinė si shtet tė ri. Mė 29 Nėntor u dėrgoi nga njė letėr konsullatave tė A-H, Italisė e Rusisė tė vendosura nė Vlorė qė tė krijojnė marrėdhėnie tė reja me Qeverinė e Pėrkohshme.

Megjithėse Fuqitė e Mėdha u treguan indiferente, Turqia dha pėrgjigje negative, ndėrsa shtetet ballkanike vazhdonin invazionin nė tokat shqiptare, Shqipėria tashmė ishte njė realitet qė filloi tė ekzistojė dhe tė funksionojė si shtet i vėrtetė. Qeveria organizoi administratėn, policinė, mbrojti kufinjtė, shpalli gjuhėn zyrtare, formuloi ligjet, Pra, 28 Nėntori ishte kurorėzim i pėrpjekjeve 500 vjeēare tė popullit shqiptar, i patriotėve dhe martirėve tė tė gjitha kohėve qė u kurorėzua me punėn e palodhshme tė Plakut tė Vlorės, Ismail Qemalit.

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dita e Flamurit dhe Dita e Pavarėsisė

Mesazh nga Albina Kosova prej Fri 02 Dec 2011, 20:18

Nuk e di mbase gabohem por shqiptaret kure nuk e kane humbur identitetin e tyre kombetar as nen 500 vjet nen perandorine turke, as nen bizantim dhe as nen serbin dhe komunizmin.
Si mundet sot kur ne jemi te lire te shtrohet nje pytje e tille, kur edhe Arbereshet qe kane 500 vjet te shkeputur nga toka meme kur i pyet sot thone qe jane shqiptar!
Cfar do te thote me qene Kosovar, cfar ndryshon sikur te thuash se jam Korcar apo jam Shkodran apo Tiranas ose Durrsak?
Pajtohem 100% me postimin Naki dhe une personalisht jo qe mendoj por duhet qe urimi i Festes se Flamurit dhe Pavaresise te jete Gjithe Shqiptareve kudo qe jan ne dhe jasht trojeve etnike... Kurrsesi nuk guxon te jete urimi Gezuar 28 Nentorin Shqiperi eshte 100% gabim.
avatar
Albina Kosova

Shteti : Kosova
Postime : 9
Kyējet nė forum : 6498
Regjistruar mė : 26/11/2011

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi