» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

10 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 10 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Kanun e Kuvend

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kanun e Kuvend

Mesazh nga Doruntina Miftari prej Tue 25 Oct 2011, 15:00

Kanuni ėshtė njė monument kulturor historik i sė drejtės tradicionale tė
shqiptarėve. Shqiptarėt kanė trashėguar deri nė shekullin e 20-tė dy kanune:
"kanunin e lekėve" - Kanunin e Lekė Dukagjinit, qė kishte pushtet nė viset mbi
lumin Drin; "kanunin e gegėve" - Kanunin e Skėnderbeut, qė kishte pushtet nė
gjithė pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė veriore. Nė viset jugore tė Shqipėrisė e
drejta zakonore tradicionale ka mbėrritur fragmentare. Modeli mė i plotė i
organizimit tradicional tė jetės sė shqiptarėve ėshtė Kanuni i Lekė Dukagjinit.


Kanuni nuk kishte vlerė pa kuvendin, pa pleqtė e stėrpleqtė, pa dheun qė
mblidhej pėr tė ndarė tė drejtėn. "Canon et convente", kanun e kuvend
(marrėveshje), ky ėshtė thelbi i sė drejtės zakonore shqiptare. Vetė fjala
"kanun" ėshtė huazuar nga greqishtja "canon", qė do tė thotė rregull, kufizim.
Po ashtu edhe fjala "kuvend", qė do tė thotė "parlament", ėshtė huazuar nga njė
rrėnjė neolatine "convente", marrėveshje.
Tradita vendėse e zgjidhjes sė
problemeve tė sė drejtės ėshtė dėshmi lashtėsie e qytetėrimi. Vetėm njė popull i
ngulitur prej kohėsh mund tė arrinte tė pėrpunonte nė atė shkallė me tė vėrtetė
tė lartė elementėt e vetėdisiplinės dhe tė autopėrgjegjėsisė. Njė popull qė
arrin tė krijojė njė kod tė normuar bashkėjetese duhet tė ketė zotėruar mė parė
njė kulturė tė ngulitur etnike. Njė mėnyrė bashkėjetese e pranuar pa kushte nga
tė gjithė do shekuj tė tėrė tė rregullohet me norma tė njėsuara. Kanuni shpreh
ekzistencėn e njė jete urbane qytetare dhe tė njė ndėrgjegjeje bashkėsie tė
hershme.
Kanuni i malėsisė, qė lidhet me emrin e Lekė Dukagjinit, por nė
shumė elementė mund tė jetė edhe mė i vjetėr se kjo figurė e njohur e historisė,
ėshtė njė univers juridik i lashtė, nėnshtresa tė tė cilit, pėr nga burimi,
shkojnė deri nė antikitet. Formulat e betimit nuk zėnė nė gojė hyjnitė me emėr.
Betimi "pėr qiell e dhe", "pėr kėt’ gur", "pėr kėt’ peshė", "pėr kėt’ bukė",
shpreh njė besim mitologjik. Vetėm njė gjė me tė vėrtetė shumė e vyer mund tė
kapėrcente shekuj tė tėrė pėr tė ardhur gjer nė ditėt tona. Kėto betime janė tė
njėjta me ato tė grekėve tė vjetėr: Pėr Uranin (pėr qiellin), pėr Demetrėn (pėr
tokėn) etj. Dhjata e re ia ndalon kategorikisht birit tė njeriut tė betohet pėr
to. Kurse betimi pėr bukėn tė kujton kultin hebraik pėr "manna-n", ushqimin e
shenjtė hyjnor.
Ishte ky kanun jo vetėm e drejta e rregullimit tė
bashkėjetesės (convente), por edhe e drejtė familjeje, e drejtė civile, e drejtė
pune e procedure, njė ansambėl i vėrtetė drejtėsie, ku pėrcaktoheshin nė mėnyrėn
mė tė sintetizuar raportet e njeriut me familjen, me fisin, me miqėsinė, me
flamurin e me atdheun.
Dihet se normat morale, rregullat e ndėrtimit tė
jetesės sė pėrbashkėt, nė popuj tė ndryshėm, sipas pėrkatėsisė sė tyre fetare,
janė identifikuar shpesh me pėrcaktimet e librave tė shenjtė. Tek shqiptarėt nuk
vihet re njė gjė e tillė. Kategori tė tilla themelore tė etikės popullore, si
nderi, dinjiteti, respekti, mirėsjellja, mikpritja etj. ndėr shqiptarėt janė
pėrcaktuar nga "nomet e tė parėve".

1. Barazia dhe Pabarazia nė
Kanun
Me gjithė ashpėrsinė e tij, Kanuni ka mundur t’i mbajė shqiptarėt
nė kushte tė njė barazie tė rreptė ndaj rregullit, "qoftė edhe i Gjomark", qė do
tė thotė, qoftė dhe i shtėpisė qė kishte pėr detyrė mbikėqyrjen e kanunit. Sipas
kanunit, "jeta e tė mirit asht nji me jetėn e tė keqit", dhe "gjaku shkon pėr
gisht", qė do tė thotė tė njėjtėn gjė.
Shkrimtari I. Kadare ka folur pėr
hapėsirėn juridike tradicionale tė popullit tonė, tė ruajtur nė Kanunin e Lekė
Dukagjinit, duke vėnė nė dukje njė gjymtim tė saj, pėrjashtimin e gruas nga ēdo
lloj veprimtarie qė kishte tė bėnte me pėrcaktimin, ndarjen, dhėnien apo fitimin
e sė drejtės, duke pėrfshirė edhe kuvendin nė odėn e miqve. Kanuni, del nga
barazia edhe nė njė pėrcaktim tjetėr: tė pozitės sė privilegjuar tė klerit nė
kuvend. Kanuni sanksionon qė "prifti nuk bjen mė gjak e nuk ēohet nė be" (nyje
4, § 10). Edhe "me ndollė qi meshtari tė ēohet nė be, a pėr me dlirė vendin a
pėr porotnik (dėshmitar), ky vetėm do tė njihet e do tė zehet pėr 24 vetė" (po
aty). Po kėshtu, sanksionohen edhe favoret e kishės si institucion. Ajo "nuk
giobitet e s’ka peng mė kend" (nyje 1, § 2), pra, qendron mbi kanun. Kanuni i
Lekė Dukagjinit, sikurse tė gjithė kanunet, ėshtė produkt dhe pasqyrė e sė
drejtės feudale. Dy pėrjashtimet prej barazisė: pėrjashtimi i kishės prej
detyrimit ndaj bashkėsisė (krahinės, flamurit) dhe pozita jashkėkanunore e
gruas, janė gjurmė tė kohėrave mesjetare. Tė tjerėt, "me qenė edhe i kullės sė
bajrakut", i nėnshtrohen njėsoj tė njėjtit rregull. ("Edhe pse pari a krye,
pengun do t’a lėshojė n’dorė tė pleqve e t’vogjlis, po bani kush vaj me tė"-
nyje 141 § 1014). Paragrafė tė tillė, si "ēmimi i jetės sė nierit asht nji"
(nyje 124, 1 887); "secili mbahet rrumbull katėrqind derhem nė kandar (nė okė)
tė vet" (§ 889); pėrmbajnė njė barazi tė ashpėr tė njerėzve.
Mund tė pohohet
pa druajtje se barazia e rreptė qė ka sanksionuar e marrė nė mbrojtje kanuni
ėshtė njė vlerė e kryehershme e tij, natyrisht paramesjetare.
Nė anėn
tjetėr, edhe privilegjet e pabarazitė e kanunit janė relative. Sepse nė traditėn
shqiptare kanuni nuk mund tė ndahej nga kuvendi. Ēfarė e ndalonte njėri mund ta
lejonte tjetri. Ēfarė e lejonte njėri, mund ta pezullonte tjetri. Ndonėse kanuni
e nėnēmonte e nuk e lejonte gruan tė rrinte nė odėn e burrave, shpesh kuvendi e
ka pranuar atė, duke i vlerėsuar menēurinė dhe zotėsinė pėr tė ndarė tė drejtėn.


2. Mikpritja nė Kanun
Kanuni ka sanksionuar kultin e
mikut dhe tė mikpritjes tek shqiptarėt. Kulti i mikut shenjohet nė pėrkufizimin
e shtėpisė, si "e zotit dhe e mikut" ("Shtėpia e shqiptarit ėshtė e zotit dhe e
mikut"). Nė kanun zoti dhe miku para shtėpisė barazohen. Nuk mund tė ketė
hyjnizim mė tė madh se ky pėr mikun. Kulti i mikut, i shprehur edhe nė formulime
tė tilla, si: "shtėpia e shqiptarit - e mikut dhe e shtegtarit", "dera e shpisė
i hapet kujdo qi ia msyen, me kenė edhe pėrdersi" (lypsi), pėrmban njė mendėsi
tė lashtė, parakristiane, judaike, biblike, qė vjen prej kohėrash profetėt mund
tė shfaqeshin nė dyer besimtarėsh me rrobėn e njė shtegtari tė mjerė. Nė
mendėsinė e shqiptarit, miku qė troket nė portė duhet pritur me tė gjitha nderet
qė i takojnė, sepse "nuk dihet a asht lypsi a shenjti".
Nė traditėn
shqiptare miku nuk kėrkon leje pėr tė hyrė nė njė shtėpi, por "ia mėsyn", qė do
tė thotė se i zoti i shtėpisė ėshtė i detyruar t'ia hapė portėn me dėshirė tė
vet, sepse, pėr ndryshe, miku ka tė drejtėn e vet "me hy".
Privilegji mė i
madh i mikut nė kanun ėshtė ndorja. Kjo do tė thotė se miku nuk bjen nė gjak dhe
ėshtė i mbrojtur prej hasmit sa kohė qė "asht me bukė tė tė zotit tė shtėpisė".
Nėse miku binte nė pusinė e hasmit, mjafton tė thėrriste: "jam me bukė tė
filanit" apo "jam ndorja e filanit" - domethėnė e tė zotit tė shtėpisė qė e
kishte pritur, dhe kjo i jepte siguri, i shpėtonte jetėn, i hapte
rrugėn.

3. Nderi nė Kanun
Nga kohėra shumė tė hershme
vjen pėrmes kanunit kulti i nderit. Nderi tek shqiptarėt ndryshon nga kodet e
kalorėsisė europiane tė pragut tė Rilindjes. Bėhet fjalė pėr njė nder tė ashpėr,
por dinjitoz e madhėshtor nė ashpėrsinė e tij. Nderi nė kanun nuk ėshtė njė
kategori morale nė kuptimin e ngushtė. Pėr kuptimet e ngushta kanuni kishte
ndalime tė tjera. Njė familje shqiptare, para se tė vendoste pranimin e njė
krushqie tė re, duhej tė hetonte nėse largėsia midis brezave tė gjakut e tė
tamblit (nė linjė mashkullore dhe femėrore), ishte mė shumė se shtatė breza.
Kishte rajone qė duhej tė kalonin 12 breza.
Pėr vendin qė i ka dhėnė
popullsia malėsore nderit, qė shkrinte dy kulte, atė tė bujarisė (tė mikut) dhe
tė urtėsisė (tė pleqve), mjafton t’u referohemi dy paragrafėve tė njėpasnjėshėm
tė kodit:
"Ndera e marrun ka gjakun" (nyje, § 598);
"Ndera i
merret burrit me i than kush se rren faqe burrave nė kuvend".
Vetė kuvendi i
burrave ka etikėn e vet tė mbipushtetshme, qė pėrbėn kodin e spektaklit, tė njė
spektakli qė shfaqet gjithnjė vetėm njė herė dhe nuk pėrsėritet mė, tė njė
spektakli qė nuk njeh provė gjenerale. Eshtė kjo etikė qė ka krijuar atė dendėsi
tė mendimit pėrherė tė pranishėm nė bisedėn malėsore, atė mirėsjellje fisnike,
atė dialog aq tė kulturuar, qė vė nė peshė urtėsitė dhe mban nė eficiencė tė
plotė mekanizmin e kėrkimit tė sė vėrtetės.
"Shqiptari rron pėr dy gisht
nder", "Dy gisht nder e faqen e bardhė", janė dy pėrcaktime themelore pėr nderin
nė kanun.
Nderi nė tė drejtėn zakonore shqiptare ėshtė e kundėrta e turpit.
Po tė krahasohen "zonat" e nderit dhe tė turpit nė kanun, del se hapėsira e
nderit ka qenė shumė e ngushtė dhe brenda kėsaj hapėsire njeriu shqiptar duhej
tė krijonte individualitetin e tij. Kjo sepse kanuni pėrmban njė varg tė gjatė
ndalimesh e tabush, qė e mbronin njeriun prej "zonės sė turpit".
Nderi bėn
shtėpinė, thuhet nė kanun, por shtėpia nuk bėhet me njė brez. Pėr tė ngritur njė
shtėpi duhet njė faqe, domethėnė tre breza nder radhazi.
Pushteti i nderit
mbi shqiptarin ishte mbi pushtetin e faltores dhe tė shtetit.

4.
Besa nė Kanun

Me kultin e nderit ėshtė i lidhur kulti i fjalės sė
dhėnė, ose, siē njihet ndėr shqiptarėt, "kulti i besės". Kjo ėshtė njė fjalė qė
nuk ekziston nė shumicėn e gjuhėve tė botės. Nė gjuhėt ballkanike ekziston si
fjalė e huazuar nga gjuha shqipe. Shpesh, nė pėrkthime prej shqipes, fjala
"besė", duke mos pasur barazi kuptimore me njė fjalė a frazeologjizėm tė gjuhės
tjetėr, jepet nė formė shėnimesh shpjeguese, si njė dukuri e botės shqiptare, si
albanizėm.
Besa, ose kulti i fjalės sė dhėnė, lidhet nė burim me mitin
biblik tė fjalės: "Nė fillim qe fjala!". Mė parė se tė ishte shkrimi, kontrata,
marrėveshja, noteria, gjyqi, shteti, popujt, njeriu, bota vetė, ishte fjala. Ky
kult madhėshtor, i cili, nė popujt euro-perėndimorė, pak nga pak mori karakterin
e njė idiome fetare kishtare, tek shqiptarėt ruajti gjurmėn e burimit.

Lidhja nė fjalė (pėr fjale) pėrbėnte pėr kanunin autoritetin mė tė lartė. Tė
gjitha marrėdhėniet: nė gjini, nė fis, nė famulli, nė bajrak dhe nė nivelin e
bashkėsisė etnike, madje edhe marėdhėnie ndėretnike, mbaheshin nė fjalė.

Besa ėshtė testamenti moral i shqiptarėve qysh prej periudhave mitologjike.
Dy baladat mė tė rėndėsishme tė folklorit shqiptar, me motivin e murimit dhe
motivin e ringjalljes (flijimi pėr ngritjen e njė ure dhe ngritja e vėllait nga
varri pėr tė kthyer motrėn nė familje) lidhen me mbajtjen e fjalės sė dhėnė.

Nė kanun thuhet se "e folmja asht e falme": ēfarė premtohet, duhet tė
kryhet.
Besa shqiptare, e njohur tek bullgarėt dhe rumunėt pikėrisht me
emrin "besa", kurse tek sllavėt e jugut si "arbanaska vjera" (fj. pėr fj. "ajo
qė besojnė shqiptarėt") ėshtė virtyt themelor i tyre, trashėguar prej tė parėve.


5. Kanuni ose "Jus Albanicae"
Shqipėria qe e
pushtuar pėr pesė shekuj nga perandoria otomane, por Kanunin ajo nuk arriti ta
nėnshtrojė. Nė shekullin e 19-tė nė Shkodėr funksiononte njė zyrė e veēantė, qė
njihej me emrin "Xhibali", dhe qė kishte pėr detyrė tė hetonte se ku nuk
pėrputheshin ligjet e perandorisė dhe tė sheriatit me kanunin, pėr t’u tėrhequr
para konfliktit. E drejta zakonore shqiptare mund tė jetė e vetmja ndėr ato tė
popujve ballkanikė qė mbeti si e drejtė paralele. I. Kadare, nė njė ese tė tij,
figurativisht kėtė e ka quajtur "jus albanicae".
Sot kanuni ėshtė njė "opus
finita" njė herė e pėrgjithnjė, ėshtė "njė botė e mbyllur". E. Ēabej, qysh nė
vitin 1935, nė veprėn "Elemente tė literaturės dhe tė gjuhės shqipe", e pėrfshiu
Kanunin nė antologjinė e vlerave letrare tė pėrzgjedhura pėr nevojat e shkollės.
Nė kėtė parashtresė Kanuni gjithashtu do tė shihet si njė botė juridikisht e
mbyllur dhe artistikisht e pasur. Kanuni u pėrcoll nga brezi nė brez me tė
njėjtin mekanizėm si gjuha apo folklori, si njė traditė orale, nė qarkullim tė
shumėfishtė gojor.
Kanuni nuk u botua dot deri nė dekadat e para tė shekullit
qė jetojmė. Kjo ka shpjegimin e vet. Nė radhė tė parė, nuk duhet harruar qė e
drejta zakonore e malėsisė pothuajse gjithnjė ka qenė njė e drejtė ilegale, qė
nuk njihej nga pushtetet zyrtarė, sado kalimtare qė kanė qenė. Pėrveē kėsaj,
kanuni mėsohej pėrmendėsh si njė trashėgim kulturor i madh, njėsoj siē
mėsoheshin rapsoditė, legjendat, rrėfenjat. Ai ishte edukata juridike dhe
ndėrgjegjja juridike e malėsorėve, zgjedhja e pėrbashkėt e mėnyrės sė jetesės.
Mbi bazėn e tij ndėrtohej e ndryshohej morali. Prandaj pasqyrimi i vlerave
shprehėse tė bisedės nė odėn e miqve, i frymės sė pėrcaktuar tė procedurės dhe
rregullave tė saj tė brendshme, duke dėshmuar qytetėrimin e popullit tonė, mbron
historinė e sulmuar tė tij, pra, mbron tė drejtėn e ekzistencės dhe tė
zhvillimit tė lirė tė tij.
Njė popull qė e ka rregulluar me norma tė njėsuar
bashkėjetesėn qė sė lashti, njė "popull me aftėsi tė shquara ligjvėnėse", siē do
tė shprehej Kadareja; tregon se ai di tė vetėqeveriset, pa pasur nevojė tė marrė
mėsime dhe shansi i tij nuk gjykohet nga momenti i krizės. Shansi i tij mund tė
jetė pėrpara.
Vepėr e pėrbashkėt e njė populli tė tėrė, e pėrvojės historike
shumėshekullore tė tij, kanuni ėshtė lidhur ngushtė me emrin e njė duke tė
pėrmendur tė arbėrve tė shekullit tė 15-tė, me emrin e Lekė Dukagjinit. Kronikat
e kanė treguar atė si njė nga figurat e shquara tė qendresės antiosmane, prijės
e komandant tė malėsorėve, bashkėluftėtar tė Skėnderbeut. Por edhe pa kėto
cilėsi, pa trimėrinė dhe titujt e fisnikėrisė qė i atriubon historia, pa
pjesėmarrjen nė luftėrat pėr mbrojtjen e trojeve arbėrore dhe vetėdijen e tė
qenit arbėr, Lekė Dukagjini do tė mbetej njėsoj i lavdishėm nėpėr kohėra vetėm
me atė nder qė i bėri populli duke preferuar nė vend tė anonimatit emrin e tij
si autor pėr kanunin e malėsisė.
S’ka dyshim qė as Lekė Dukagjini dhe as
ndonjė individ tjetėr nuk mund tė kishte njė aftėsi tė tillė prej ligjvėnėsi, sa
tė hartonte njė - asnjė fjalė tjetėr nuk do tė ishte kuptimisht e mjaftueshme -
njė univers tė tėrė juridik, lakonik e tė kompletuar, siē ėshtė kanuni i
malėsisė. Shumė-shumė, ai mund tė ishte njė Gjeēov i pesė shekuj tė shkuar, por
njė Gjeēov qė e sistemoi me gojė e jo me shkrim tė drejtėn arbėrore. Ajo u
pėrcoll nga njė shekull nė tjetrin si njė testament juridik. Nė mesjetė, nė
epokėn e qendresės sė madhe ndaj perandorisė otomane, ndoshta u bė normimi i
parė i saj, duke e ngritur atė mbi kanunet me pėrdorim tė ngushtė krahinor.
Integrimi politik i arbėrve pėrballė rrezikut tė pėrbashkėt sigurisht e lehtėsoi
kėtė proces.
Njė karakterizim lakonik i ka bėrė kanunit gjuhėtari i shquar
E. Ēabej, nė njė nga punimet e tij mė tė hershme, pikėrisht nė tekstin "Elemente
tė gjuhėsisė e tė literaturės shqipe", botuar mė 1935. Nė kėtė libėr ai thekson
shprehimisht:
"I ndjeri baron Nopsca ka lėnė edhe ky njė vepėr dorėshkrim
mbi kanunin. Pas kėtij dijetari burimi i kanunit duhet kėrkuar nė ligjet
gjermane tė Langbardėve, tė cilat hyjtėn nė Shqipėri me anėn e Venetikut. Mirėpo
ne jemi tė mendimit se nga ekzistenca e gjurmėve tė forta tė kanunit nė Labėri
na del njė vatėr e re e kėtij ligji nė Shqipėrinė Jugore. Me kėtė del i
besuarshėm njė burim mjaft i vjetėr dhe shqiptar i kėtij kanuni. Pėrveē kėsaj ky
kanun duhet krahasuar, besojmė, jo vetėm me ligjet gjermane tė Italisė, por edhe
me ligjet e popujve tė Ballkanit".
Pėr herė tė parė kanuni u mblodh, u
sistemua dhe u botua nė shqip prej at Shtjefėn Gjeēovit nė vitin 1933. Gjeēovi
ishte njė prelat i shquar i kishės romane, prift i urdhėrit franceskan, qė jetoi
midis malėsive tė veriut dhe ishte nė kontakt me veprimin e sė drejtės sė
kanunit mbi marrėdhėniet nė shoqėri. Kanuni kishte pushtet jo vetėm mbi
autoritetet laike, por edhe mbi kishėn, sido qė tė pjesshėm. Gjeēovi kishte
kulturė tė shėndoshė filologjike, teologjike, arkeologjike dhe juridike. Ai
pėrktheu vepra tė letėrsisė botėrore nė shqip dhe shkroi letėrsi origjinale
vetė. Ishte njė prej koleksionistėve tė parė tė gjetjeve arkeologjike shqiptare.
Fati i koleksionit tė tij nuk dihet. Kanuni i Lekė Dukagjinit u pėrkthye
fillimisht nė gjuhėn italiane, pastaj serbisht, frėngjisht, rusisht, anglisht
dhe nė ndonjė gjuhė tjetėr.

Dr. Shaban Sinani

firma.................................................................................................................................................................................
avatar
Doruntina Miftari

Postime : 92
Kyējet nė forum : 7512
Regjistruar mė : 22/01/2011

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi