» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

5 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 5 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Te joshesh nepermjet bisedes.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Te joshesh nepermjet bisedes.

Mesazh nga Kle@Love prej Mon 24 Oct 2011, 00:15

Denimi me i madh qe mund ti vini vetes eshte te druheni te bashkoheni ne bisede me njerez te tjere, te pyesni te tjeret per dicka apo thjesht te prezantoni veten dhe te pershendesni. Gjeja kryesore qe duhet te kuptoni eshte se nuk duhet te rrini ulur dhe te prisni qe bota te vije dhe te prezantoje veten tek ju, por duhet qe ju vete ti terhiqni te tjeret ne biseda te kendshme me ju. Kjo sepse rendesia e bisedes nuk kufizohet thjesht ne marredheniet intime, por edhe ne suksesin e jetes suaj, ne karriere apo biznes.

Pra nese ju do ti vleresoni te tjeret duke u pergjigjur komenteve qe ata bejne, duke u munduar ti bashkebisedoni me ta, atehere do te keni fituar miq besnike edhe ne koherat me te veshtira. Ajo qe ndodh eshte se kur ju vleresoni opinionet e te tjereve duke iu pergjigjur po me komentim te asaj qe ai thote, atehere ju po plotesoni dhe po kenaqni nje nevoje te tyren, nevojen per tu ndjere pjesetare te rendesishem te shoqerise se tyre, dhe nevojen per te lene pershtypje te larta tek te tjeret. Duke kenaqur kte nevoje te tyren mendja e tyre do ti shkaktoje nje emocion per ty, dhe ky emocion eshte simpati, ndonjehere edhe dashuri.

Pra te vleresoni ato qe thone te tjeret jo vetem do te krijoje ndjenja tek te tjeret per ty por edhe ndihmon qe biseda te vazhdoje e gjalle dhe e perzemert. Keto emocione te thella shpesh here vijne nga nje person i cili eshte ne gjendje te te interesoje. Te gjithe kemi pasionet tona, temat te cilat na interesojne dhe pelqejme ti diskutojme. Dhe nderkohe qe dikush i hap keto tema per diskutim ne perseri krijojme simpati ne mendjen tone per ta sepse po plotesohet nje nevoje e jona shume e thelle, te flasim per gjerat qe na pelqejne. Te hapesh nje teme qe i intereson nje personi, eshte dhe strategjia me e mire per te vazhduar biseden me te per nje kohe te gjate dhe pa u merzitur, sepse per te vazhduar nje bisede duhet me deomos te terheqesh interesin e tjetrit, interesi i njeanshem do te coje ne heshtje dhe momente te plogeshta qe do te bezdisin te dy personat.

Ne disa raste ne nuk i njohim personat keshtu qe nuk e dime se cfare temash te hapim sepse nuk e dime se cfare temash pelqejne ata. Por ky problem duhet te zgjidhet me nje koncept shume te thjeshte. Ka tema qe i pelqejne te gjitha vajzat, sic ka tema qe i pelqejne te gjithe djemte, tema qe i pelqejne te diskutojne te gjithe adoloshentet, ose te gjithe te moshuarit. Prandaj ndonjehere duhet te veprojme ne terrene me te pergjithshme dhe kur ta njohim mire nje person te shkelim ne terrene me specifike te cilat do ta joshin me shume. Pershembull pjesa me e madhe e meshkujve pelqejne te flasin per ide abstrakte, pra duke folur per kete mund te jete fillim i mire, dhe nderkohe qe e njihni me mire dhe mesoni se ai pelqen muziken atehere mund ta nderroni drejtimin e bisedes per tek muzika.

Nga ana tjeter vajzave i interesojne tema te tjera, pak me sociale, tema te jetes se perditshme, ta pranojme edhe thashethemet, sidomos historite e bukura dhe zbavitese. Keto interesa te pergjithshme perbejne nje fillim te mire per te ditur cte thuash kur je me dike qe nuk e njeh mire dhe thelle, por ne momentin qe zbuloni se ce intereson nje vajze duhet ta shfrytezoni kte nevoje te sajen per ta joshur ne maksimum.

Nese nuk e njihni fare nje person, atehere thjesht mund ta pyesni per veten e tyre. Te gjitheve u pelqen te flasin per veten, dhe te gjithe ndjehen te vleresuar kur dikush interesohet per ta. Ky vleresim i ben njerezit me te disponuar per bisede, por edhe i shkakton emocionin e simpatise. Nderkohe qe personi ju pergjigjet, do tju beje pyetje si pasoje e reciprocitetit, dhe kjo eshte mundesia juaj e arte qe te flisni per veten tuaj dhe te krijoni nje pershtypje te mire per veten, por pak me modesti jo ne menyre shume direkte dhe me arrogance.

Ne kte shkrim une preka joshjen e njerezve nepermjet bisedes, por joshja eshte nje forme arti e cila nuk kufizohet vetem tek beseda por edhe tek zeri, shikimi, qendrimi i trupit, etj. Kjo sepse 90% e mendimit qe te tjeret krijojne per ne e marrin nga keto elemente, dhe nese le pershtypjen e njeriut te forte psh me ane te zerit, ata njerez qe i duan njerezit e forte do te joshen nga ty. Megjithate per keto tema do te flas ne postime te tjera.

Burimi i Temes ..wordpress.com

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 15861
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Te joshesh nepermjet bisedes.

Mesazh nga deti prej Wed 26 Oct 2011, 09:37

Eshte nje teme e lezetshme dhe patjeter se do duhej ta zgjonte interesimin tone ne forum. Ketu jemi per te biseduar, per te shkembyer mendime, per tu pajtuar apo edhe per te kundershtuar dicka por gjithmone me forcen e argumentit.

Qe te jetosh nepermjet bisedes, se pari duhet ta njohim veten tone, te kemi vetbesim, njohuri, maturi dhe guxim. Te gjitha keto fitohen gjate formimit te personalitetit tone, pra qe nga mosha me e hershme. Gjate kesaj kohe te formimit tone, patjeter se hasim ne situata nder me te ndryshmet, duke filluar qe nga familja, shkolla dhe shoqeria. Interesimi dhe kurreshtja per ndonje fenomen, dukuri apo ngjarje te ben qe te zhytesh thelle ne boten e hulumtimit deri sa ta gjesh zgjidhjen per ate qe kerkon. Dua te them se te gjithe ata qe gjate formimit te tyre kane qene me kerkues per te krijuar nje bagazh te njohurive te pergjithshme, e kane shume me lehte ta zoterojne biseden me te tjeret. Qe te jesh i barabarte ne bisede, patjeter se duhet te dish te pershtatesh me nivelin e bisedes sepse jo gjithmone kemi perballe ata qe jane si ne. Pikerisht kjo pershtatje te ben me te forte dhe me te qendrueshem sepse jane vlerat ato qe te mbajne ne kete pozicion. Bartes te ketyre vlerave jane kultura dhe edukata, krahas njohurive universale qe mund ti kemi. Gjate nje bisede mund te jemi dominues por gjithmone ne kuptimin qe nga reflektimet tona te mesojne te tjeret, e jo kurrsesi ne stilin e "me te mencurit" sepse keshtu tregohemi egoist dhe shprehim edhe elemente te snobizmit.

Per fund: Sa me pak te bisedojme per njerezit, t'i analizojme ngjarjet aktuale por sa me shume te flasim per idetė.

deti

Shteti : Kosovė
Postime : 2036
Kyējet nė forum : 11989
Regjistruar mė : 19/06/2007
Profesioni : Ekonomist

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi