» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

11 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 11 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Dashuria nėnė-fėmijė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dashuria nėnė-fėmijė

Mesazh nga Kle@Love prej Thu 29 Sep 2011, 13:32

Mes faktorėve qė lidhin kaq shumė nėnėn dhe fėmijėn ėshtė edhe ai i njė hormoni, i quajtur hormoni i dashurisė: oksitocina. Ėshtė ky hormon qė mendohet se prodhohet nė sasi tė mėdha pas lindjes, ēka bėn qė nėna tė ketė njė dashuri shumė tė fortė pėr tė sapolindurin
Sekreti qėndron te hormoni i dashurisė

Dashuria e nėnės pėr fėmijėn nuk mund tė pėrshkruhet me fjalė: ėshtė aq e madhe, aq komplekse dhe aq e bukur. Janė tė shumtė ata qė e mbėshtesin kėtė tezė.
Por, nė fakt kjo dashuri kaq e madhe dhe e veēantė ka qenė objekt i njė sėrė studimesh shkencore tė bėra kohėt e fundit. Mes faktorėve qė e lidhin kaq shumė nėnėn dhe fėmijėn me sa duket qėndron njė hormon, i ashtuquajtur hormoni i dashurisė: oksitocina. Ėshtė ky hormon qė mendohet se prodhohet nė sasi tė mėdha pas lindjes, ēka bėn qė nėna tė ketė njė dashuri kaq tė fortė ndaj tė sapolindurit. Kjo sjellje i jep rėndėsi njė procesi qė forcon lidhjen mes tė dyve, madje shumė mė tepėr se ajo mes babait dhe fėmijės.
Qė pas dashurisė sė nėnės pėr fėmijėn qėndron njė hormon, kjo ėshtė zbuluar nga shkencėtarėt e “Mount Sinai Medical Center” nė Nju Jork. Por, pavarėsisht se efektet e oksitocinės mbi qeniet njerėzore nuk janė sqaruar tė gjitha, duket se kėto mund tė favorizojnė njė lidhje mė tė fortė mes nėnės dhe fėmijės. Megjithatė, ajo qė ėshtė e qartė ka lidhje me faktin se kjo substancė luan disa role tė rėndėsishme, tė pėrcaktuara mirė nga shkencėtarėt. Mes tyre janė dy funksione tė rėndėsishme tė ushtruara gjatė shtatzėnisė ose menjėherė pas lindjes: stimulimi i dhimbjeve dhe ushqyerjes me gji.
Ajo qė shkencėtarėt donin tė vėrtetonin, ishte se si ky hormon mund tė influencojė edhe nė lidhjen nėnė-fėmijė meqė studimet e tjera kishin evidentuar lidhjen mes oksitocinės dhe lidhjes nė ēift. “Ėshtė shumė e qartė se hormoni oksitocinė luan njė rol tė rėndėsishėm nė formimin e lidhjeve tė dashurisė te kafshėt, por pėr momentin dimė shumė pak mbi neurokimikėn e lidhjeve te qeniet njerėzore”, tha doktoresha psikiatre Jennifer Bartz. Doktoresha Bartz, veē tė tjerash, bėn me dije se mekanizmi i saktė pėrmes tė cilėve hormoni mund tė shkaktojė lidhjen e ngushtė nėnė-fėmijė nuk ėshtė i qartė, pavarėsisht se dihet se oksiticina ndėrvepron me hormonet e tjera, ku tė gjithė janė tė lidhur me sjelljen sociale dhe kėnaqėsinė. Ky rrjet kompleks ndėrveprimesh biokimike mbetet ende njė terren pėr t’u eksploruar. Njė gjė qė kėrkuesit e “Mount Sinai Medical Center” arritėn tė kuptonin ėshtė se roli social i oksitocinės ėshtė ai i tė lehtėsuarit tė njohjes sė fytyrave qė na pėlqejnė nė mėnyrė qė t’i arrijmė t’i dallojmė nga ato qė nuk na pėlqejnė. Me pak fjalė, oksitocina ndihmon nė kujtesėn sociale pėr tė dalluar individėt qė na pėlqejnė nga ata qė nuk na pėlqejnė.
Me sa duket, pėrveē rasteve tė veēanta, njė preferencė speciale ndodh nė rastin e fėmijės. Kjo, qė mė pas i jep nėnės njė feedback, bėn qė lidhja tė forcohet mė shumė nė njė rreth vicioz. Por nėse pėr kėrkuesit zbuluan se roli i oksiticės lidhet me dashurinė e nėnės pėr fėmijėn, deri tani asnjė studim nuk ka treguar se cilat substanca kimike mund tė favorizojnė tė kundėrtėn.

Fėmijėt, ilaēi i nėnave

Pėr disa ėshtė njė zgjedhje, pėr disa tė tjerė ėshtė njė shaka e shėmtuar e natyrės, e cila ka bėrė qė tė mos shtrėngojnė kurrė nė kraharor pasardhėsin. Sipas njė numri tė madh kėrkimesh tė bėra nė vitin 2008 dhe 2009, numri i grave qė nuk dėshirojnė tė kenė fėmijė ose nuk mund tė lindin ėshtė mė i vogėl se numri i grave qė lindin dhe sidomos atyre qė bėjnė dy deri nė katėr fėmijė.
Nga studimi u pa se gratė qė nuk lindin jetonin mė keq, kishin jetėgjatėsi mė tė shkurtėr dhe ishin mė tė predispozuara pėr t‘u prekur nga njė numėr i madh sėmundjesh, nė krahasim me ato qė bėheshin nėna. Gjithashtu u pa se ato vuanin tmerrėsisht, nė aspektin social dhe psikologjik, faktin se nuk bėheshin dot nėna, sidomos pasi kalonin disi nė moshė. Kėshtu, sipas njė analize, pėr mbi 100 mijė gra angleze dhe amerikane tė lindura mes viteve 1911 dhe 1940, ideale do tė ishte tė kishin dy deri nė katėr fėmijė. Nga studimi u hodh poshtė teoria se nėse numri i fėmijėve shtohet, atėherė rreziku pėr t’u sėmurur mė shpesh rritet, sepse organizmi bėhet mė i dobėt dhe mė i prirur pėr t’u sėmurur.
Kėrkimet, gjithashtu, pėrgėnjeshtruan edhe bindjen qė ekzistonte mė parė, sipas sė cilės kush dėshiron tė "zgjerojė" familjen mbi moshėn 40-vjeēare ėshtė mė e prirur pėr tė pasur komplikacione nga mė tė ndryshmet me shėndetin. Megjithatė, tė dhėnat qė dolėn nga kėrkimi treguan krejt tė kundėrtėn. U pa se pas moshės 50 vjeēe ekzistojnė 30 pėr qind mundėsi mė pak pėr tė "zhvilluar" njė patologji nė krahasim me atė grua qė e ka pėrjetuar gjatė rinisė apo adoleshencės eksperiencėn e njė lindjeje.

Kėshtu, gjinekologu Luis Adams i Universitetit tė Floridės nė SHBA, shpjegon: "Nuk duhet ta harrojmė kurrė se lindja ėshtė njė nga momentet mė tė rėndėsishme nė jetėn e njė gruaje. Ėshtė momenti kur jeta e saj ndryshon plotėsisht. Gjithashtu, nuk duhet tė harrojmė se njė grua lind pėr tė pasur pasardhėsit e saj.
Tė gjitha gratė qė ushqejnė me qumėshtin e gjirit fėmijėt e tyre, janė mė pak tė predispozuara pėr t’u prekur nga kanceri i gjirit, ndėrsa kanceri i mitrės ka pėrqindje mė tė lartė pėr t’u zhvilluar te gratė qė nuk kanė lindur, sepse disa pjesė qė duhej tė ishin bėrė aktive pas lindjes, nuk e kanė funksionin e tyre. Nėnat janė mė tė afta ta largojnė stresin e shkaktuar me kalimin e viteve dhe nė periudhėn e menopauzės, gjė qė shumė shpesh ēon nė depresion”, pėrfundon ai.


B_g_shqip

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 16806
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dashuria nėnė-fėmijė

Mesazh nga Katilja prej Mon 15 Jul 2013, 12:21

Pesė vitet e para tė fėmijėve janė mė tė rėndėsishmet nė jetėn e tyre, sepse atėherė ėshtė ndikimi mė i madh i prindėrve

Tek vajzat, roli i nėnės ėshtė i rėndėsishėm nė identifikimin me seksin e tyre dhe me rolin e gruas tė cilin do e kenė. Marrėdhėnia nėnė me vajzė, ėshtė e veēantė dhe e ndryshme, e mbushur me dashuri, e formėsuar me emocione dhe vlera tė cilat nuk jemi nė gjendje qė t`i pėrshkruajmė. Kur tė ketė kaluar kjo lidhje pėrmes fazave tė ndryshme, ashtu edhe dashuria nė tė ka forma tė ndryshme.

Zakonisht nėnat janė shembulli i parė dhe mė i madh gjatė fėmijėrisė pėr vajzat, kur hyjnė tinėzisht nė dollapin e nėnės, veshin fustanet e nėnės, bėjnė grimin, vendosin aksesorėt dhe veshin kėpucėt e nėnės me take tė larta, duke qėndruar para pasqyrės.

Kjo sjellje zakonisht zgjat gjer nė pubertet, kur zakonisht fillojnė konfliktet dhe zėnkat e para, gjegjėsisht kur vajzat flasin mė pak, ndėrsa nėnat fillojnė me “bezdisjet” e tyre. Dhe kur tė ketė kaluar kjo fazė, zakonisht rreth moshės 20 vjeēare, fillon faza e pajtimit, dashurisė sė ngrohtė, pėrkrahjes dhe besimit tė ndėrsjellė.


Megjithatė, pa marrė parasysh pėrmes cilėsdo fazė qė kalon kjo marrėdhėnie, krahas konfikteve tė panumėrta, lidhja nė mes tė nėnės dhe vajzės, me kalimin e viteve bėhet mė e fortė dhe mė intenzive. Dhe ajo qė e bėn mė tė veēantė kėtė dashuri, kėtė lidhje tė fortė nė mes tė nėnės dhe vajzės, kėtė admirim tė ndėrsjellė, janė pikėrisht pajtimet dhe bashkimet.

Nė kulturėn tonė mė shumė u kushtohet vėmendje marrėdhėnieve nėnė – bir dhe baba – vajzė, ndėrsa mendojmė qė marrėdhėnia nė mes tė nėnės dhe vajzės neglizhohet padrejtėsisht pėr shkak se pikėrisht ajo ėshtė burim i problemeve tė mėdha apo kėnaqėsive tė mėdha. Nėna ėshtė figura e parė e rėndėsishme dhe pėrgjegjėse pėr pranim tė vetvetes, tė tjerėve, dhe tė botės rreth nesh. Tek vajzat, roli i nėnės ėshtė i rėndėsishėm nė identifikimin me seksin e tyre dhe formimin e rolit tė gruas qė do tė pranojnė.

Gjatė edukimit, nėna me lėvdata vėrteton sjelljet qė dėshiron ti ketė vajza e saj, ndėrsa me kritika eliminon ato tė padėshirueshmet. Nė kėtė mėnyrė, si dhe me shembullin e saj, ajo formon identitetin e vajzės sė saj. Mesazhet qė i dėrgon nė formė tė lėvdatave apo kritikave janė shumė tė rėndėsishme gjatė tėrė jetės sė vajzės.

Nė rrethinėn tonė, lėvdatat janė mė tė pakta se sa kritikat fatkeqsisht, dhe pėr kėtė tek fėmijėt krijohet pasiguria dhe pasqyra e keqe pėr vetveten. Prandaj do tė duhej qė, nėnat mė shumė tė lėvdojnė, si dhe ti pranojnė sjelljet qė dallojnė nga tė tyret, sepse nė atė mėnyrė do ti ndihmojnė vajzave tė tyre tė ndihen mė tė sigurta.
Nėna a duhet tė sillet si mike, mbrojtėse, apo duhet tė jetė autoritet?

Nėnat me gjenerata tė tėra kanė qenė autoritet nė edukim, me faktin qė baballarėt nuk kanė kaluar shumė kohė me fėmijėt duke qenė tė zenė me sigurimin e egzistencės pėr familjen. Nė kohėt e sotme, ndėrrohen rolet e grave dhe bashkėshortėve, pra tė prindėrve. Shpesh ndėgjojmė nga nėnat e reja tė thonė “unė me fėmijėt e mi dėshiroj tė jem shok, nuk dėshiroj ta kem distancėn tė cilėn e kanė patur prindėrit e mi”.

Natyrisht, ėshtė mirė qė distanca tė jetė sa mė e vogėl, respektivisht tė egzistojė afėrsia, por roli i autoritetit ėshtė shumė i rėndėsishėm. Nėse nėna nuk ėshtė autoritet, vajza humb mbėshtjetjen, sigurinė. Kur gjendet nė situatė tė cilat nuk mund ta zgjidh vetėm, ėshtė mirė qė nėnėn ta ketė personin i cili mund ti ofrojė ndihmėn e vėrtetė. Megjithatė, nėse ato janė nė tė njejtin nivel, kjo nuk ofron siguri qė problemi do tė mund tė zgjidhet.

Shoqėria nė mes tė nėnės dhe vajzės ėshtė iluzion, sidomos i nėnės. Vajzat e dinė kė e kanė shoqe tė ngushtė, atė tė cilėn e kanė zgjedhur vet dhe tė cilės mund t`ia thonė “tė gjitha”. Disa nėna, megjithatė, kėtė vėshtirė mund ta pranojnė.

Nė cilėn periudhė tė zhvillimit nėna ka ndikim mė tė madh nė vajzėn e saj?

Pesė vitet e para tė fėmijėve, janė mė tė rėndėsishmet nė jetėn e tyre, sepse atėherė ėshtė ndikimi mė i madh i prindėrve, nė pasqyrėn tė cilėn e formojnė fėmijėt pėr vetveten, pėr tė tjerėt dhe botėn. Nė atė periudhė formohet vetbesimi, vet respektimi dhe shprehitė e punės. Atėherė krijohet vetėdija pėr rolin e gjinive, gjegjėsisht grave, dhe pėr kėtė arsye nė kėtė periudhė ėshtė i rėndėsishėm ndikimi i nėnės nė vajzėn e saj. Nėnat janė shembull sipas tė cilit vajzat vendosin se si do tė jetojnė. Gratė shpesh nuk janė tė vetėdijshme se, mėnyra se si ato jetojnė, ndikon mė shumė nė sjelljen e vajzės tyre, se sa kėrkesat apo dėshirat.

Pėr shembull, gratė tė cilat kanė tė kryer fakultetin dhe punojnė, krahas kėsaj edhe punėt tjera tė shtėpisė, duke mos pasur kohė pėr vetveten, nuk do tė mund tė motivojnė vajzat e tyre qė tė kryejnė fakultetin. Nė kėto situata vajzat thonė “nuk dėshiroj tė jem viktimė sikurse nėna ime”. Nėnat vėshtirė e pranojnė kėshillėn qė duke investuar nė veten dhe jetėn e tyre, japin shembullin mė tė mirė pėr vajzat e tyre.

Nė shumicėn e rasteve marrėdhėnia nė mes tė nėnės dhe vajzės bėhet komplekse nė periudhėn e pubertetit…Ēfarė ndryshon nė kėtė periudhė tek ato?

Detyra e prindėrve ėshtė qė me anė tė edukimit tė pregatisin fėmijėt pėr njė jetė tė pavarur dhe kur tė vie koha ti lėnė ata tė lirė. Periudha e pubertetit ėshtė lajmėrim i ikjes, respektivisht ndarjes psikologjike tė vajzės, gjė qė pėr shumicėn e nėnave ėshtė shumė e rėndė. Vajza atėherė ka nevojė tė madhe qė tė jetė e pranuar nga moshatarėt e saj, por e rėndėsishme ėshtė edhe pėrkrahja nga familja.

Nėse ka njė mospėrputhje tė madhe nė mes tė sistemit tė vlerave tė moshatarėve dhe prindėrve, vajza do tė jetė nė konflikt tė madh. Me sulmimin e sistemit tė vlerave tė nėnės, ajo kėrkon argumente nga ajo qė ti mbajė, ndėrsa nėse nėna nuk i ka, ajo pranon sistemin e vlerave tė moshatarėve. Me fjalė tė tjera, ajo kėrkon kufizime, sepse ende nuk ėshtė nė gjendje tė kuptojė ēfarė ėshtė e mirė dhe ēfarė e keqe. Dhe nėse nėna nuk vendos kufij tė fortė, atėherė vajza merr pėrsipėr pėrgjigjesinė e madhe pėr ti formuar vet ato, gjė qė mund tė lė pasoja tė rėndėsishme.

Hormonet tek vajzat, pėrveē nė planin emocional, lėvizin edhe njė sėrė ndryshimesh fizike…Pėrse biseda nė mes tė nėnės dhe vajzės nė prag tė pubertetit ėshtė e rėn


Temat tabu dallojnė nga familja nė familje, por tek shumica ėshtė seksi, ajo pėr tė cilėn adoleshentėt mė sė shumti interesohen. Nėse nėnat nė atė periudhė nuk bisedojnė me vajzat e tyre, kjo do tė krijojė njė hapėsirė qė shpie nė zvogėlim tė afėrsisė e cila dikur egzistonte.

Nėnat shpesh nuk janė nė gjendje tė pėrballojnė turpin e tyre dhe refuzojnė bisedėn me frazėn “ende nuk ėshtė koha, do tė pėrgjigjem kur tė mė pyes”. Ato nėna tė cilat arrijnė tė bisedojnė pėr tė gjitha, por tė cilat mbesin nė nivel shėndetėsorė dhe nuk i kalojnė kufijtė e intimitetit, do tė fitojnė besimin e tyre, qė ėshtė bazė pėr njė marrėdhėnie tė mirė.


Cilat janė tiparet, kodekset, qėndrimet tė cilat mund tė njihen si “pėrshkrim” i nėnės nė personalitetin apo sjelljen e vajzės?

Mė sė shpeshti janė qėndrimet dhe besimet tė cilat bazohen nė rolin e gruas. Nėse vajza mendon qė nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė sillet si nėna, apo duhet tė jetė si ajo, kjo tek ajo krijon problem nė fuksionim. Vajza duhet ta ketė lirinė e zgjedhjes dhe disa besime ti mbajė, e disa jo.

Psikologėt shpesh thonė qė nėna nė vajzėn e saj sheh dėshirat dhe fantazitė e saj…

Kjo ndodh sepse dėshirat dhe fantazitė formojnė pritjet tė cilat i kanė nėnat pėr vajzat e tyre. Secila nėnė, natyrisht, ka dėshira dhe pritje pėr vajzėn e saj, por nėse ato janė reale dhe tė arritshme, do tė ketė sukses qė tė motivojė vajzėn e saj qė tė zhvillohet dhe tė pėrparojė.

Nėnat e kanė tė vėshtirė pėr ta pranuar vajzėn e tyre si person tė rritur, respektivisht ta lėnė tė bėhet grua, e pavarur, e aftė tė kujdeset pėr familjen e saj, shtėpinė

Ky problem ėshtė shumė i pėrhapur nė kulturėn tonė dhe shpesh shpie nė terapi tė grave tė reja. Nėnat nuk dėshirojnė ti lejojnė vajzat tė ikin, sepse ikjen e pėrjetojnė si ndarje. Nėse marrėdhėnia e nėnės me vajzėn ėshtė nė formė simbioze, ajo ikjen e vajzės e pėrjeton si humbjen e kuptimit tė jetės sė saj dhe pėrdorė secilin lloj tė manipulimit qė ta mbajė. Nėse vajza ka arritur njė shkallė tė lartė tė pavarėsisė dhe dėshiron tė ikė, atėherė ajo nėnė ndėrron rolin duke i dhėnė mesazhin vajzės qė ajo ka nevojė pėr ndihmėn e saj. Nė psikologji kjo quhet simbiozė inverze. Zgjidhja pėr kėtė problem do tė ishte ndėrrimi i qėndrimit tė nėnės ndaj jetės sė saj, investimi nė vetvete dhe nė marrėdhėniet e tjerėve.
Tradicionalisht, nėnat tek ne, pas menopauzės nuk e shohin kuptimin e egzistencės, pėrveē pėrkujdesjes ndaj nipave dhe mbesave. Ky qėndrim ėshtė shkaktar i shpeshtė i depresionit tė grave nė kėtė periudhė. Qė ti shmangen kėsaj gjendjeje gjatė tėrė jetės, duhet ti zhvillojnė interesimet dhe besimet qė janė tė rėndėsishme edhe jashtė rolit tė nėnės.

Kėtė mėnyrė tė tė menduarit e kanė gratė nė civilizimin perėndimor, ku ato nuk mendojnė se jeta mbaron nė momentin kur fėmijėt lėnė shtėpinė. Gratė pas 50-tave tė cilat kanė jetė tė gjėrė shoqėrore dhe interesime tė ndryshme, kanė jetė kualitative dhe nuk janė barrė pėr vajzat e tyre, por janė njė shembull i mirė pėr jetė.

Ēfarė pasojash mund tė kenė, nėse nėna me tolerancėn dhe moskundėrshtimin e saj dėmton identitetin e vajzės sė saj?


Tė gjithė prindėrit ndonjėherė gabojnė dhe kjo nuk ka tė bėjė me sasinė e dashurisė, por me qėndrimet dhe besimet rreth edukimit. Toleranca dhe moskundėrshtimi i tepėrt zakonisht shkon deri aty ku nuk vendosen kufizime pėr fėmijėt, qė ėshtė gabim, sepse shkakton krijimin e njė fėmije tė llastuar i cili nuk ėshtė i gatshėm pėr jetė tė pavarur.

Nėnat shpesh me brengosjen e tyre tė tepruar, shkaktojnė dėm tek vajzat, sepse barazojnė brengėn dhe dashurinė. Brenga nuk ėshtė dashuri, por mesazh qė nėna frikėsohet se mos vajza nuk do tė ketė sukses me vėshtirėsitė qė mund tė paraqiten. Dashuria qė nuk ėshtė e ngarkuar me brengė ėshtė njė nxitje. Nėse nėna beson qė vajza e saj ėshtė e aftė pėr ti zgjidhur problemet atėherė edhe vajza do tė ketė mė shumė vetbesim.

firma.................................................................................................................................................................................
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme'' 
avatar
Katilja

Shteti : Burrel
Postime : 1210
Kyējet nė forum : 6460
Regjistruar mė : 17/02/2013
Profesioni : forumxhie

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dashuria nėnė-fėmijė

Mesazh nga epanjohura prej Tue 25 Feb 2014, 10:51

Nje leter te nje nene derguar femijes..

Po te mos isha Nene?! Nuk do e dija se mund te thyeja rekordin tim personal duke shtuar 12 - 30 kg gjate shtatzanise. Po te mos isha Nene?! Nuk do ja dija vleren atyre copave te kartonave qe ngjyrosen nga ato duart e vogla. Nuk do te behesha aq e hutuar sa te harroja pultin e televizorit ne frigorifer kur marr uje per te pire dhe te fusja ne cante pultin e kondicionerit kur jam duke dale. Po te mos isha Nene nuk do te zbuloja talentin per te shkuar ne kuzhine, te ngroh qumeshtin dhe te kthehem perseri ne shtrat, me sy te mbyllur ne mesin e nates. Nuk do i hyja kurre nje aventure te zorshme si te qeroj berthamat e rrushit nje per nje. Po te mos isha Nene?! Nuk do te arrija te imagjinoja dot kurre se mund te beja qejf me shoqet si Super Mami kur ajo te rritej, nuk do e dija se c'eshte dashuria per femijet. Nuk do ta provoja dot kurre dashurine pa kushte. Po te mos isha Nene?! Mbase nuk do me nderpritej gjumi naten dhe ne fundjavave do te flija deri vone por nuk do te zgjohesha kurre me dy docka te mbeshtetura ne faqet e mia. Po te mos isha Nene?! Nuk do te mbaja kurre ne cante biskota, letra te lagura, nje loder, nuk do te besoja ne puthjen qe sheron dhimbjen. Po te mos isha Nene?! Nuk do ta dija kurre sa qef eshte te kercesh mbi pellgjet me uje pas shiut, nuk do te beja kurre kercim picetash ne mes te njerezve vetem e vetem qe ti te hash nje kafshate me shume. Po te mos isha Nene?! Nuk do ta harroja lemshin e krijuar ne menyren e jetes tone dhe nuk do te filloja te jetoja perseri thjeshte... PO TE MOS ISHE TI?! Une nuk do te isha kurre "NENE". Kur lind nje femiie lind nje Nene... Nuk do te besoja kurre ne vertetesine e kesaj fjale!

epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 4994
Regjistruar mė : 30/01/2014

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dashuria nėnė-fėmijė

Mesazh nga Naki prej Wed 18 Mar 2015, 20:38

Loti i nėnės
Oh, biri im, mos ma djeg zemrėn time me gjuhėn tėnde tė pastėr, mos ma verbo syrin, i cili kėrkon ta shoh fytyrėn tėnde! 
Njė nėnė e mjerė nė qoshkun e shtėpisė, nuk mund ta ndalė lotin e saj tė pashtershėm.
Loton pėr dhimbjen e saj...
Dhimbja e saj ėshtė biri i saj...
Biri i cili jeton larg nėnės sė tij, nėnės tė cilėn e sheh pengesė nė jetėn e tij.
Oh, biri im, m’i hap dyert, dua ta shoh dritėn qė Zoti na ka dhuruar pėr tė jetuar! 
Pse mė ke mbyllur nė kėtė dhomė tė errėt pa ty...?
Mos mė ler tė mbyllur, ēfarė tė bėra biri im? 
Pse tė desha, pse ta dhurova jetėn, pse tė buzėqesha me vite tė tėra?
Pse mė vret me bukurinė tėnde?
Oh, biri im, dua tė jem me ty dhe fėmijėt e tu...
Dua ta pėrkėdheli kokėn tėnde dhe tė nipėrve dhe mbesave tė mia...
Dua tė qeshi edhe unė me ju.
Oh, biri im, mos ma djeg zemrėn time me gjuhėn tėnde tė pastėr, mos ma verbo syrin, i cili kėrkon ta shoh fytyrėn tėnde!
Dua tė jem me ty.
Tė don nėna.
Ti je syri qė unė shoh
ti je loti qė unė derdhi ēdo ditė
ti je gjuha qė unė flas
ti je drita qė unė shoh.
Biri i nėnės, nėse dėshiron tė mė vrasėsh, KUJDES!
Mos u lėndo...!
Pėr secilin qė e ka nėnėn gjallė: “Ruaje kėtė dhunti tė madhe para se tė pikėllohesh pėr humbjen e saj…” Pėr secilin qė ka humbur nėnėn e tij: “Kujtoje ēdoherė se sa shumė ėshtė lodhur ajo pėr ty. Mos e harro nė lutjet e tua...”

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18448
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dashuria nėnė-fėmijė

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi