» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Dhuna moderne mbi femrat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dhuna moderne mbi femrat

Mesazh nga Kle@Love prej Thu 29 Sep 2011, 13:28

Ditėve tė fundit kryeparlamentarja e Shqipėrisė, zonja Jozefina Topalli, ndėrmori njė fushatė kundėr dhunės ndaj femrės. Nė e-majlin privat qė pranova nga ajo (sekretaria e saj) lexova nismėn e saj dhe nė pėrgjigjen time, tė cilin ia dėrgova, i dhashė pėrkrahje tė plotė, duke i bėrė edhe ca vrojtime, pa tė cilat, mendoj, nisma e saj nuk do tė ishte e frytshme, e plotė dhe efikase. Pėr mos ta zgjatur, nė vazhdim do t’i shtrojmė disa pėrsiatje.

Ē’ėshtė dhuna mbi femrėn

Dhunė ndaj femrės konsiderohet ēdo lloj dhune e bazuar nė gjini e cila rezulton ose mund tė rezultojė me lėndim ose vuatje fizike, seksuale apo psikologjike tė femrės.[1] Ky shkrim nuk do tė trajtojė mavijosjet e femrės, eshtrat apo brinjėt e thyera e tė ngjashme, por do tė trajtojė forma shumė mė perfide tė dhunės mbi femrėn, e tė cilat pėrcillen nė jashtėsi me buzagaz e mirėsjellje.

Psikiatri amerikan Skot Peck tė keqen e pėrkufizon si “e keqja ėshtė imponimi i vullnetit vetjak me qėllim tė pengimit tė zhvillimit shpirtėror.”[2] Thėnė ndryshe, ēdokush qė palės tjetėr pėrpiqet t’ia imponojė konceptet vetjake tė tė kuptuarit tė dukurive tė caktuara pa i lėnė hapėsirė pėr mospajtim ose qėndrim tjetėrfare, ai bėn ndėrhyrje, asfiksim dhe pengim tė tjetrit, dhe do tė lėjė hendikep tė pėrhershėm nė pikėpamjen mendtale tė personalitetit ose grupit me tė cilin ėshtė manipuluar.

Ėshtė lehtė tė dėshmohet dhe demonstrohet kjo gjendje, vetėm nėse e hapim televizorin. Brenda dite, femrėn do ta gjejmė si objekt reklamues apo si objekt qė reklamon gjerat e ndryshme: aeroplanet, automjetet, rrobat e ndryshme, ushqimet e ndryshme; ajo ėshtė objekt epshi, perversiteti, shfrenie.


Vendtorturimet moderne tė femrės

Evropa nga shekulli XV-XIX ka qenė njė vend turturues mbi femrėn qė ėshtė vėshtirė t’ia gjen shoqen nė histori. Gjuatja e shtrigave nė Evropė ka marrė pas vetes deri nė 9 milionė koka femrash.[3] Pas kėsaj dhune qėndronte Kisha katlike dhe priftrinjtė e saj dhe instrumenti i saj – shteti. Kisha femrėn e konsideronte si krijesė tė keqe, krijesė tė ligė qė e nxori Adamin nga parajsa, krijesė qė meriton vetėm vdekje.[4] Kisha sidomos ishte alergjike ndaj femrave intelektuale, duke e shpallur ato pėr shtriga. Shtrigat zakonisht digjeshin mizorisht, vareshin, shqyheshin deri nė vdekje. Opinioni manipulohej se femrat e kėtilla kanė prekur sedrėn e Kishės, tė vėrtetat e Zotit dhe si tė tilla meritojnė vetėm vdekje tė dhembshme. Njėkohėsisht, kjo ishte vėrejtja e fundit edhe pėr femrat e tjera, se femrat janė tė krijuara vetėm pėr plotėsimin e kėnaqėsive tė epsheve. Asgjė mė shumė.

Si qėndron puna sot? A kemi dhunė tė tillė sot kur fenė e shporrėm nga jeta publike, politike, ekonomike, kur e vendosėm nė muzeume? Sot femra kėrkohet nė politikė, ekonomi, kulturė, sport! Ajo ėshtė pjesėmarrėse nė vendimmarrje! Pas kėsaj qė shohim, ē’mund tė themi: kemi dhunė sot dhe kush ėshtė fajtorė pėr kėtė dhunė nėse ajo ekziston?

Pėr fat tė keq, femra ėshtė pjesėmarrėse nė jetėn publike, por jo nė aspekt qė flitet. Prosperimi i saj lidhet ngusht me nevojat e epshet e ulta tė meshkujve. Vendtorturimi modern i saj ėshtė puna e saj si top-modele, kėngėtare, moderatore e show-programeve tė ndryshme, pėr t’i kėnaqur sytė e pangopur tė mashkullit tė kalbur moralisht. Kodoshllėku modern nuk dallon nga ai i vjetri, tė fitojė nė dėm tė tjetrit, normalisht, duke i modernizuar mėnyrat organizative. Tash, nė rkahasim mė tė shkuarėn, kemi mė shumė qeshje, mė shumė retorikė erotike, pėrkulje perfide tė vazhdueshme, si puthja e dorės, hapja e derės nė automjet, dhėnia pėrparėsi nė hyrje-dalje etj.


Prototipi i femrės moderne


Nėse i hedhim njė vėshtrim personazheve dhe profilit tė femrės nė letėrsi pėr fėmijė apo edhe mė vonė, do tė shohim njė gjendje tė ēuditshme. Kėta personazhė janė figura moralisht tė diskutueshme, me shprehi negative, me zhvillim psiko-fizik tė gabueshėm. Pėr fat tė keq, kėta figura janė bėrė prototipė tė femrės moderne. Edhe Borėbardha, edhe Kėsulkuqja, edhe Pipi ēorapėgjatė, edhe Alisa nga bota e ēudirave, zakonisht nuk kanė mė tė afėrmit e tyre pėr mbėltim tė dashurisė dhe edukimit cilėsor. Kėta personazhė zakonisht janė mjaft naiv, dhe zakonisht ata nuk i shpėton dija, morali, apo meditimi, por princi i pasur. Pason dashurimi nė shikim tė parė, pa njohjen e ndėrsjellė. Pėr tė pranuar martesėn Borėbardhės i ėshtė nevojitur vetėm njė buzėqeshje dhe puthje dhe xhepi pėrplotė para nga Princi. Lumturia e Borėbardhes dhe Princit, nė tė cilėn thirret autori, nuk ēojnė mė tej se Borėbardha tė vendoset nė rolin e ajrosjes sė pallatit, pastrimit tė plujurit, bėrjes sė ėmbėlsirave e tė ngjashme. Thjeshtė, femrėn e shohim si prototip tė krijesės pėr shfrenim e kėnaqėsi, naive, tė krijuar pėr punė shėrbyese, por jo edhe intelektuale; atė e shohim jo si qenie qė ndihmon njerėzinė me intelekt e shpirt, por me trup dhe bukuri.


Ēėshtjet e mirėfillta


Nė fillim tė erės islame, femrat sahabe tė Muhammedit a.a. merrnin pjesė aktive nė shpjegimin dhe interpretimin e shumė ēėshtjeve, duke i shtruar pyetje Muhammedit a.s.. Pyetjet ishin tė natyrės sė ritualeve, tė drejtave ndėrnjerėzore, bontonit, veshjes, transakcioneve ekonomike etj.. Muhammedi a.s. i ka pėrkrahur ato dhe kjo mund tė vėrehet edhe sot nga dora e parė nga burimet muslimane tė hadithit dhe rasteve tė shkruara. Kjo klimė pozitive ka ndikuar qė nė atė kohė tė zhvillohen femra me aftėsi tė mėdha intlektuale dhe gjykuese. Ky ritėm ka vazhduar edhe nė kohėn e mėvonshme, por jo edhe nė periudhėn e stagnimit musliman, kur mashkulli ėshtė kėnaqur qė femra t’i bėhet lavatriqe e mirēė, kuzhiniere e mirė, pastruese dhe riprodhuese e mirė, por jo edhe intelektuale e mirė.


Anatomia e dhunės


Dhuna ėshtė rezultat i konfliktit kurse konflikti ėshtė rezultat i mosmarrėveshjeve, kurse mosmarrėveshjet janė pasojė e akcesit tė gabueshėm nė dallime. Edhe pse dallimi, qoftė fizik, intelektual apo material, duhet nė jetė nė funksion tė pasurimit dhe mirėkuptimit (li teārefū), nė sytė e njerėzve egoistė dhe prepotentė, dallimi bėhet zjarr pėr inicimin e konfliktit tė interesit, deri sa konfliktimi interesit rezulton nė pėrdorimin e aspekteve tė ndryshme tė dominimit, ku bėn pjesė edhe forca. Nėse konstelacionin e sipėrm e vendosim nė nivel rajonal apo ndėrkėmbėtar, do tė shohim se shumė shtete sillen pikėrisht nė kėtė mėnyrė, duke i detyruar popujt e vegjėl apo tė dobėt nė privilegje dhe heqje dorė nga shumė gjera me rėndėsi. Pikėrishst sikurse kėto shtete tė dobėta e tė painformuara, edhe meshkujt[5] dhe femrat bėhen pre e lehtė nė arenėn botėrore tė dominimit dhe interesit.


Akcesi ndaj sfidave


Njeriu ka prirje qė pėr mossuksesin e tij ta akuzojė dikend tjetėr, zakonisht faktorėt e jashtėm, qė mos tė ballafaqohet me mangėsitė personale. Djemtė dhe vajzat pėr mossukseset e tyre akuzojnė kolegėt e shpesh edhe fajin ia lėnė sihrit dhe magjisė nė vend qė tė hulumtojnė dhe eliminojnė mangėsitė vetjake.

Me qėllim qė tė mbrojnė paraqitjen pozitive pėr veten, njeriu ka krijuar mekanizma tė shumtė pėr tė mbrojtur vrimat nė personalitetin e tij. Ky akces ėshtė nga jashtė brenda (outside-in) dhe manifestohet duke gjetur alibi pėr mabgėsitė vetjake nė faktorėt e jashtėm.

Akcesi i dytė ėshtė nga brenda jashtė (inside-out) dhe nėnkupton ndėrtimin maksimal tė vetes dhe ndėrrimin e personalitetit vetjak. Kjo konsiston nė bindjen qė njeriut askush nuk mund t’i bėjė keq pėrveē nėse nė kėtė ai/ajo lejon. Apo, njejriun askush nuk mund ta turpėrojė mė shumė se sa ai vetveten.

Njerėzit martohen, miqėsohen apo hyjnė nė institucione duke kėrkuar mė shumė mirkuptim, dashuri, shėrbime, ngushėllime, kohė dhe nė kėtė rreth prej shumė individėve qė gėrshetohen, ku shumica shumė mė tepėr kėrkon se sa ofron, lindin boshllėqe tė zgjeruara tė cilat gjenerojnė jaze tė pakalueshme dhe ftohtėsi mes veti.

Brezat e parė tė muslimanėve dallohen prej tė sotmėve me atė qė ata ishin njerėz tė mėdhenjė tė cilėt erdhėn ta lumturojnė kėtė planetė tė vogėl, deri sa muslimanėt aktual janė njerėz tė vegjėl tė cilėt kanē ardhur tė kėrkojnė lumturi nė kėtė planet tė madh.

Qėndrimi i fundit ėshtė shembull i dhunės moderne, tė cilin njeriu ia bėn vetes meqenėse vetvetiu e dėmton potencialin e dhėnė nga Zoti tė intelektit dhe shpirtit duke pranuar pozitė tė mjerueshme tė tė nėnshtruarit.

Vetėm njerēzit me qėndrim proaktiv mendor e plotėsojnėp pėrkufizximin e personaliteteve tė fuqishme dhe e arsyetojnė qėndrimin e tyre nė kėto hapėsira.


Mendimi pėrmbyllės


Shpesh dėgjojmė se baballarėt i thėrrasin sugareshat e tyre me “princesha ime”, apo bashkėshortėt i thėrrasin bashkėshortet e tyre “mbretėresha ime”. Kjo do tė ishte nė rregull, sepse njeriu kėnaqet nga fjalėt e mira, sikur pas kėtyre fjalėve mos tė qėndronte tentimi i mbulimit tė mungesave dhe mospėrsosurisė vetjake. Ky abuzim me femrėn moderne i ngjanė asaj tė lojės sė shahut. Qė ta kuptojmė ku qėndron abuzimi, do tė theksojmė se ndėr figurat e shahut vetėm njė ėshtė femėr – mbretėresha. Atė e pėlqejnė mė sė shumti kundrejt mbretit, i cili ėshtė statik, pas perdes, i mbrojtur nga topi, gjuetarėt, kuajt, piunėt etj. Mbretėresha nuk e ka kėtė problem, asaj i ėshtė dhėnė liri e lėvizjes dhe veprimit, por pikėrisht pėr kėtė ajo ėshtė figura mė e eksponuar dhe mė e pėrfolur. Ajo i ngjanė femrės sė zhveshur nė pub-lokale, sė cilės i japin ndjenjėn e vlerės sė rrejshme kuajt, topat dhe figurat e shumta. Mbretėresha ėshtė figura qė mė sė shumti rrezikon dhe shpesh pėson, duke mos pritur fund tė lumtur. Madje, lojėrat mė tė famshme tė shahut janė ato, nė tė cilat viktimizohen mbretėreshat pėr tė krijuar epėrsi pėr fushėn e tabelės sė shahut

Burimi i temes eshte mar ikub

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 15864
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi