» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

10 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 10 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Si gjithė tė tjerėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si gjithė tė tjerėt

Mesazh nga Majlinda prej Sat 20 Aug 2011, 05:12

nga Mimoza GJOKUTAJ

Keli ka njė vėlla mė tė madh se veten, i cili ka kaluar njė sėmundje tė rėndė. Ai lėviz me shumė vėshtirėsi flet shumė ngadalė dhe nuk kuptohet kur flet. Gjithė ditėn ai rri nė shtėpi dhe nuk ka mundėsi qė tė shkojė nė shkollė, pasi i duhet njė karrocė dhe njė person qė ta shoqėrojė. Prindėrit e Kelit vėrtet kanė njė hall tė madh pėr Besin, i cili qėndron gjithė ditėn nė shtėpi. Keli kujdeset shumė pėr tė, i ka blerė kufje tė reja pėr magnetofonin, qė ai tė dėgjojė muzikė, pasi e pėlqen shumė atė, i ka blerė edhe disa lodra tė tjera me tė cilat ata luajnė bashkė kur Keli kthehet nga shkolla. Keli vazhdon klasėn e katėrt dhe ēdo ditė kur bėn mėsimet, Besi i afrohet dhe gėzon kur sheh tė vėllanė qė lexon apo shkruan. Ndonjėherė bėn edhe ndonjė gabim, i merr vėllait lapsin apo stilolapsin dhe provon tė shkruajė duke zhgaravitur fletoret e Kelit. Ai mėrzitet me vėllanė por nuk e qorton, e merr i jep njė libėr apo fletore dhe ēon nė kėndin e tij. Po nė kėto ēaste fillon mėrzitja e Besit, qan, bėrtet, kėrkon tė thotė diēka, shprehet nė gjuhėn e tij, tė cilėn tashmė e njeh vetėm Keli. Shpesh Keli merr letra tė mėdha dhe i mėsonbBesit shkronjat. Tashmė Besi ka mėsuar tė shkruajė tė gjitha shkronjat e mėdha tė shtypit dhe emrat e pjesėtarėve tė familjes sė tij. Sa tė gėzuar janė tė dy vėllezėrit pėr kėtė. Keli i ka lehtėsuar shumė prindėrit me sjelljet dhe ndihmėn qė ai jep tė vėllait. Njė ditė, mėsuesja e qortoi Kelin pėr zhgaravinat e bėra nė fletore. Keli i tregoi mėsueses se kush i kishte bėrė. Mėsuesja u mendua pak dhe i tha Kelit:
-A mund tė vijė Besi nė shkollė me ty?
Keli u mendua pak dhe menjėherėu pėrgjigj:
-Unė dua shumė, shumė mėsuese qė ai tė vijė nė shkollė, por kam frikė se shokėt do tė tallen me tė. Pastaj ai nuk ecėn dot vetė, na duhet edhe njė karrocė.
Mėsuesja qė e kishte pritur kėtė pėrgjigje vazhdoi tė flasė:
-Nesėr gjithė klasa do tė vijė nė shtėpinė tėnde qė tė takohet me Besin.
Pėr karrocėn do tė kėrkojmė nė njė shoqatė, qė tė na ndihmojė dhe ēdo ditė nxėnės nga klasa jonė tė vijė me radhė qė ta marrim dhe ta pėrcjellim Besin pėr nė shkollė. Keli nuk e dinte se mėsuesje kishte biseduar qė mė parė me shokėt e tij mė tė ngushtė pėr kėtė gjė. Keli sa nuk u ēmend nga gėzimi, nga kjo bisedė me mėsuesen e tij. Po i realizohej njė ėndėrr pėr tė cilėn kishte biseduar disa herė me prindėrit dhe po gjenin dot zgjidhje. Sapo u kthy nė shtėpi u tregoi nė fillim prindėrve ēfarė kishte ndodhur. Ata u gėzuan dhe u shqetėsuan. U vinte mirė po u dukej dhe vėshtirė. Nėna u qetėsua mė parė, ajo menjėherė filloi tė lėvizė me shpejtėsi nė shtėpi. Ajo duhej tė pėrgatitej pėr tė nesėrmen. Keli pasi mbaroi bisedėn me prindėrit shkoi nė dhomėn e Besit, i cili nė atė kohė po flinte. E zgjoi dhe filloi t'i rrėfejė me kujdes. Fliste duke lėvizur duart, i tregonte atij pėr shokėt, edhe pse disa nga shokėt e tij ai i njihte. Kur Besi mėsoi gjithēka, ai ndryshoi pamjen, njė lumturi e madhe i pėrshkoi gjithė qenien e tij. E shikonte tė vėllanė me shumė nostalgji dhe nuk pranonte qė ai tė largohej pėr asnjė ēast nga sytė. Sapo qėllonte qė Keli tė mos shfaqej para tij, ai thėrriste: Keliiii! Keliiii!
Dhe kokėt tė ngritur lartė dhe pėrballė fytyrės sė Kelit priste qė ai t'i thoshte edhe
diēka tjetėr. -Edhe prapė, edhe prapė,- pėrsėriste ai. Donte qė Keli t'ia pėrsėriste bisedat pa mbarim. Keli filloi tė pėrgatiste dhomėn e vėllait; vendosi nėpėr mure gjithė punimet e tij, fjalėt qė kishte shkruar, vizatime e thjeshta, zhgaravinat, figurat e ngjitura nėpėr fletė tė bardha, koleksionin e futbollistėve, sistemoi lodrat e tjerė. Kėshtu dhoma mori pamjen e njė dite feste. Besi filloi tė shqetėsohej pėr njė
karrocė tė vjetėr, qė ai pėrdorte nė shtėpi. I bėri vėllait me dorė nė drejtim tė saj:
-Po kėtė? Keli iu pėrgjigj shkurt: -Nesėr! Atij sikur nuk i pėlqeu kjo pėrgjigje,por pėrsėri heshti. Tė nesėrmen nė shtėpi me tė vėretetė ishte festė. Tė gjithė prisnin. Kishin ardhur edhe gjyshja me gjyshin tė merrnin pjesė nė kėtė ditė, pasi ata e kishin rritur Besin pėr shumė vite kur nėna e tij shkonte nė punė dhe ai kishte shumė nevojė pėr ndihmė. Nė orėn 2 pas dreke u dukėn para pallatit njė tufė fėmijėsh.Tė tėrė mbanin nė duar dhurata tė vogla, lule, libra e tjerė. Nė fund tė grupit qėndronin dy nxėnėsit mė tė mėdhenj tė klasės, tė cilėt shynin njė karrocė shumė tė bukur nė dy rrota, mbi tė cilėn kishin vendosur njėēantė shkolle tė mbushur plot me libra. Kur hynė nė shtėpinė e Besit, tė gjithė tė afėrmit ishin tė emocionuar dhe dikush qante nga gėzimi. Fėmijėt pasi qėndruan pėrreth 30 sekonda, nuk kishin durim, donin tė lėviznin. Ata morėn Besin e hypėn nė karrocė, i vunė ēantėn pėrpara dhe u nisėn me nxitim drejt shkollės. Nė klasėn e tyre prisnin njė grup vajzash, tė cilat ishin kujdesur pėrgjithēka. Atė ditė ata festuan mirėseardhjen e shokut mė tė ri tė klasės, duke kėnduar e kėrcyer. Shumė tė lumtur ishin tė gjithė: prindėrit, mėsuesja, shokėt, Besi. Por mė i lumtur nga tė gjithė ishte Keli. Atij i ishte realizuar ėndėrra mė e madhe e jetės.
avatar
Majlinda

Postime : 323
Kyējet nė forum : 11367
Regjistruar mė : 12/10/2007
Profesioni : oficere

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi