» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

14 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 14 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


E vėrteta e fshehur e pretendimit grek pėr Vorio Epirin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

E vėrteta e fshehur e pretendimit grek pėr Vorio Epirin

Mesazh nga Naki prej Tue 16 Aug 2011, 20:07

Historia shumė shekullore e Shqipėrisė tregon se populli shqiptar ka qenė dhe mbetet njė popull paqedashės, punėtor, human, mikpritės dhe i besės. Ai nuk ka patur kurrė lakmi pėr pasuritė dhe trojet e tė tjerėve, por ka jetuar e ka punuar nė trojet e veta tė trashėguara nga parardhėsit e vet, ilirėt. Natyra i ka falur kėtij vendi pasuri natyrore tė bollshme pėr tė jetuar. Tė tjerėt kanė pasur lakmi pėr pasuritė e vendit tonė, pozitėn e tij strategjike, si nyje e rėndėsishme lidhėse ndėrmjet Lindjes dhe Perėndimit.Pra, tė huajt i kanė rėnė nė qafė popullit dhe vendit tonė, e kanė sulmuar, pushtuar, skllavėruar, grabitur, masakruar dhe shkatėrruar vlera tė mėdha dhe tė pallogaritshme ekonomike dhe social-kulturore, fakte kėto qė i dėshmon jo vetėm historia, veprat e autorėve tė ndryshėm, vendas dhe tė huaj, por edhe rrėnojat e qytetėrimit tė lashtė, nė qytete dhe nė fshatra. Kėshtu duke filluar nga viti 276 pas Krishtit, nė vendin tonė shkeli kėmba e helenėve, romakėve, bizantėve, hunėve, gotėve, bullgarėve, sllavėve, normandėve etj. Kėta veē shkatėrrimeve, plaēkitjeve, pėrndjekjeve dhe dėbimeve massive nga trojet e veta, u pėrpoqėn ta zhduknin edhe si komb. Por populli shqiptar me luftra dhe sakrifica tė pashembullta, mbron gjuhėn, kulturėn dhe identitetin e vet kombėtar dhe mbijetoi.Njė pėrpjekje tė madhe bėnė qė nga shekulli XX-tė, dhe qarqet shoviniste greke me nė krye Fanarin me anė tė propagandės, gjuhės shkollės dhe kishės greke dhe deri me aggresion ushtarak nė vitet 1912-1916, pėr tė pėrfshirė nė hartėn e Greqisė gjithė krahinat e Shqipėrisė Jugore, me pretendimin se “banorėt e kėtyre trevave ishin grekėr”. Duke u njohur me kėto pėrpjekje dhe me aktet e tjera ē’njerėzore, tė presioneve, masakrave, pėrdhunimeve, plaēkitjeve dhe shkatėrrimeve, nėpėrmjet veprave historike tė shkruara, tė dėshmive okulare, tė shtypit tė kohės, tė tregimeve dhe tė poezive qė pėrjetėsojnė kėto ngjarje, dhe, mė nė fund, duke dėgjuar kėrkesat e njė numri banorėsh tė kėtyre krahinave, i vura detyrė vehtes, qė mbi bazat e gjithė kėtyre burimeve, ti pėrmbledh ato pėr ti publikuar, me tė vetmin qėllim qė brezat e tanishėm dhe ata qė do tė vijnė mė pas, ti njohin kėto tė vėrteta historike, qė tė mos bien pre e planeve dhe pėrpjekjeve djallėzore tė qarqeve reaksionare, tė cilitdo shteti qoftė, pėr tė ruajtur identitetin kombėtar, tėrėsinė teritoriale, gjuhėn, kulturėn dhe gjithė vyrtytet e mira morale, tė cilat i kanė ēmuar edhe tė huaj.
Duke dashur tė jem sa mė i paanshėm nė gjykimin e fakteve historike po i referohem Atyre ē’ka kanė shkruajtur tė huajt pėr Shqipėrinė, kėtė “vend shqiponjash”. Sipas 26 dėshmisė sė korrik 1880-tė, tė Lordit Goschen, burrė shteti anglez: “Midis Adriatikut dhe Pindit, vargut tė maleve tė Ballkanit dhe Alpeve Dinarike, nė vijėn qė ndan lindjen me perėndimin, ku historia ka parė me sytė e saj, ndeshjen e kaq e kaq popujve dyndės dhe kaq qytetėrimeve tė reja, qėndron Shqipėria si njė kėshtjellė. Mbrojtur nga dyndjet e jashtme nga tre anė, nga malet e saj pėrreth, dhe nga ana tjetėr nga deti, Shqipėria mė parė banohesh nga njė rracė, origjina e sė cilės ngjitet gjer tek koha e Pellazgėve. Megjithse kishin pasur takim me qytetėrimin e grekėve, mbajtėn gjithnjė karakterin e tyre dhe ruajtėn kryelartėsinė e origjinės sė tyre para Helenike. Shqiptarėt qysh nė kohėt e vjetra, treguan se janė njė racė e fortė, qė luftrat dhe pushtimet e huaja nuk mundėn t’i asimilojnė. Sa herė u sulmuan pėr ti rrėmbyer lirinė, shqiptarėt luftuan trimėrisht, si nė kohėt shumė tė vjetra, kur morėn pas Lekėn e Madh dhe Pirron. Edhe sot ata paraqesin njė fakt interesant dhe tė vecantė, tė njė kombėsie qė ka mbetur e pastėr dhe e paprekur gjatė shekujve, me gjithė pushtimet qė kanė pėsuar nga romakėt, bizantėt, normandėt, bullgarėt, serbėt, italianėt dhe turqit. Megjithė kėto pushtime dhe pėrpjekje asimiluese, tek shqiptarėt mbetėn tė paprekura nderi, familja dhe atdheu. Ndjenja e nderit ėshtė rrėnjosur nė ndėrgjegjen e tyre qė nė moshėn mė tė njomė. Shqiptari preferon mė mirė tė vdesė se sa tė rrojė i turpėruar. Njė virtyt i lartė i shqiptarit ėshtė besa, fjala e dhėnė.” Kurse Lordi Fitzmaurice, mė 22 korrik 1880, i shkroi ministrisė sė Jashtme sa vijon: “Vendi qė pėrshkruhet nėn emrin gjeografik Shqipėri, pėrfshihet nė tė dy vilajetet, i Shkodrės dhe i Janinės, por shtrihet nė drejtim tė Lindjes, pėrtej vijės sė ujit tė maleve qė ndajnė lumenjtė qė derdhen nė Adriatik, nga ato qė derdhen nė detin Egje, dhe pėrfshin pjesė tė Vilajeteve tė Manastirit dhe tė Prishtinės ose Kosovės. Pėrhapja e popullsisė shqiptare nė drejtim tė verilindjes drejt Prishtinės dhe Vranjės, dallohet nė mėnyrė tė veēantė, dhe vihet nė dukje plotėsisht edhe nė kartat gjeografike, si ajo e Kieperit, qė pėrgjithėsisht merret si pėrkrahėse jashtė mase i elementit sllav, dhe tė kartės sė botuar nga Z. Stafford nė interes tė kėrkesave tė grekėve. Ēdo kartė qė kam parė nė kėto rrethe (pjesa mė e madhe e Kosopoljes, por edhe e Metohisė, dhe nė fakt i tėrė vendi, deri nė vijėn e Bistricės e tė Drinit, dhe rrethi i Lumės me Pejėn e Prizrenin), i shėnon kėto vende si shqiptare dhe jo si vende sllave, duke pėrjashtuar gjithnjė Kosovopoljėn. S’ka dyshim se kėto rrethe nė fund tė shekullit 17 bėnin pjesė nė mbretėrinė e vjetėr tė serbisė dhe banoheshin edhe prej serbėsh, megjithse Z.M. Hanh prirej nga mendimi se banorėt origjinalė kanė qenė shqiptarėt, tė cilėt u pėrzunė qė andej nga serbėt, nė njė kohė tė mėparshme tė historisė”.

Vorio Epiri
Sipas burimeve historike, banorėt e lashtė tė vendit tonė kanė qenė ilirėt, pasardhės tė Pellazgėve. Ata pėrbėnin njė nga popullsitė mė tė madha tė Europės dhe shtriheshin nė njė teritor tė gjerė qė kufizohej: Nė veri me lumin Danub dhe nė jug shkonte deri nė kufijtė e Greqisė antike, nė Gjirin e Ambrahisė. Nė Perėndim kufiri i tyre natyror ishte deti Adriatik dhe Jon, kurse nė lindje Morava e Vardari. Sipas tė dhėnave tė autorėve tė vjetėr, fiset kryesore ilire ishin shpėrndarė nė vende tė ndryshme dhe mbanin emra tė ndryshėm. Nė teritorin e vendit tonė kanė pasur banuar: Penesėt, Dokleatėt, Enkelejtėt, Desaretėt, Taulantėt, Abrejtė, Parthinėt, Antitanėt, Amantėt etj. Fiset ilire tė Epirit kanė pasur banuar nė jug tė Vjosės dhe pėrtej maleve tė Kudhėsit e tė Llogarasė. Midis tyre mė tė pėrmendurit kanė qenė Kaonėt, qė zinin krahinat bregdetare tė detit Jon nė veri, Thesprotėt qė banonin nė Ēamėrinė e sotme dhe Mollosėt nė jug tė Vjosės sė sipėrme e nė fushėn e Janinės.

Por, si qėndronte e vėrteta mbi termin “Vorio Epir”?
Disa dijetarė, duke nisur nga disa elementė tė shkėputur kulturorė, qė janė pėrhapur mė vonė nė Epir dhe nga gjuha greke e pėrdorur nė monumentet epigrafike, kanė shprehur mendimin se banorėt e kėtyre zonave janė grekėr. Kėtė pastaj e kanė shfrytėzuar qarqet shoviniste greke pėr qėllimet e tyre ekspansioniste. Por mendimi i mėsipėrm bie nė kundėrshtim me dėshmitė e historianėve, tė gjeografėve antikė dhe me rezultatet e studimeve tė sotme arkeologjike dhe gjuhėsore. Emri “Epir” dhe “Eperios” do tė thotė “stere” ose “tokė kontinentale”, pra njė shprehje gjeografike, me tė cilėn banorėt e ishujve tė Greqisė tė detit, Jon, duke u nisur nga pozitat e tyre ishullore, kanė quajtur krahinat pėrballė tyre, dmth krahinat e banuara nga fiset ilire. Mė vonė ky term u pėrhap edhe pėr krahinat e brendėshme, tė banuara po nga ilirėt, dhe qė u pėrmblodh pastaj nė njėsitė e ndryshme politike (principatat) qė u krijuan nė Epir. Vetė Turqidhidhi, njė historian i lashtė grek, i quan banorėt e Epirit “Barbarė” shprehje kjo me tė cilėn grekėt e vjetėr quanin tė gjitha ato popullsi qė nuk ishin greke. Ndėrsa njė bashkėkohės i Tuqidhidhit, shėnon si kufij veriorė Aharnaninė, pra ai i lė jashtė territorit grek krahinat e Epirit. Veē kėtyre njė faktor i rėndėsishėm qė hedh poshtė pretendimet e shovinistėve grekė mbi “Vorio-Epirin” janė studimet dhe zbulimet arkeologjike. Nė Epir janė gjetur me shumicė emra personash, fisesh dhe emra gjeografikė me prejardhje ilire. Edhe zbulimet nė tumulat (varret) e fushės sė Dropullit, kanė treguar origjinėn ilire tė banorėve tė kėsaj krahine. Gjuha dhe kultura greke nė Epir janė pėrhapur shumė mė vonė, kur filloi ngritja e kolonive greke nė brigjet e Ilirisė nė gjysmėn e shekullit tė 8-tė para erės sė Krishtit dhe u zgjerua mė shumė nė kohėn e mėpastajme, sidomos nė kohėn helenistike, kur gjuha dhe kultura greke u pėrhapėn dhe nė krahina tė tjera tė botės sė vjetėr, ku mė shumė e ku mė pak. Me pėrhapjen e gjuhės dhe kulturės greke, fytyra e Epirit tė lashtė ndryshoi deri diku nga pikėpamja kulturore, kurse pėrbėrja etnike nuk ndryshoi. Pra tė gjitha kėto hedhin poshtė, si krejt tė pabaza, pretendimet e qarqeve shoviniste tė Greqisė mbi pėrkatėsinė e Epirit tė Veriut. Megjithė kėtė qarqet shoviniste tė Greqisė kanė vazhduar avazin dhe pretendimet e tyre deri nė pėrpjekje pėr t’i shkėputur me forcėn e armėve krahinat e Shqipėrisė Jugore. Politikanėt shovenė grekė ėndėrronin tė ngjallnin Perandorinė Bizantine. Mbi kėtė bazė formuan idenė e “Greqisė sė Madhe” (Megali Idhea). Kėshtu qė pas luftės Ruso-Turke tė vitit 1877, shovinistėt grekė, duke patur edhe pėrkrahjen e Rusisė, u bėnė gjithmonė e mė tė shfrenuar pėr zgjerimin e teritoreve, sidomos nė drejtim tė trojeve shqiptare. Mė 1912, me teorinė e tyre tė Vorio Epirit shpalosėn pretendimet e veta mbi krahinat e Shqipėrisė Jugore, nėn preteksin se banorėt e tyre ishin grekėr. Oreksi i grekėve erdhi duke u rritur deri nė pėrmasat absurde pėr copėtimin dhe ndarjen e Shqipėrisė me Serbinė, duke synuar qė kufiri i tyre verior tė shkonte deri nė lumin Shkumbin, kurse Shqipėrinė e Mesme dhe tė Veriut ta mernin Serbėt. Kėto pretendime i mbėshtetėn edhe fuqitė e mėdha europiane, tė cilat me traktatin e Shėn Stefanit e copėtuan Shqipėrinė nga Jugu nė Veri, duke i shkėputur nė Jug Vilajetin e Janinės dhe nė Veri Vilajetin e Kosovės, tė banuara me shumicėn dėrrmuese nga shqiptarė. E vėrteta historike rreth kėsaj ndarje nuk ėshtė vetėm se popullsia e kėtyre krahinave nuk ėshtė greke, por edhe mbi gjysma e banorėve tė vilajetit tė Janinės mė 1878 ishin shqiptarė. Konkretisht nga 600 000 vetė qė kishte atėherė Janina, 310 000 ishin shqiptarė, kurse 10 vjet mė vonė, mė 1888 numri i banorėve shqiptarė arriti nė 480 000 (sipas studimit mbi Shqipėrinė e Jugut qė ruhet nė Institutin e Historisė). Ushtritė greke, terror mbi krahinat shqiptare.
Duke parė dobėsimin e vazhdueshėm ė Perandorisė Osmane, mbretėritė ballkanike si Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, mė 12 maj tė vitit 1912, krijuan njė aleancė, qė u quajt “Aleanca Ballkanike” pėr luftė kundėr forcave turke nė Ballkan. Kryengritja e pėrgjithshme shqiptare qė shpėrtheu nga Veriu nė Jug nė vitet 1909-1912 dhe pėrpjekjet e patriotėve shqiptarė pėr tė shpallur pavarėsinė e Shqipėrisė, i nxitėn qeveritė ballkanike pėr tė filluar veprimet luftarake kundėr forcave turke, nė territoret e tyre dhe pastaj tė realizohen endrat e vjetra per copėtimin e Shqipėrisė.
Mė parė nė luftė kundėr ushtrive turke hyri Serbia dhe Mali i Zi, Bullgaria dhe mė 17 tetor edhe Greqia. Me veprimet e tyre luftarake synohej tė ēlirohej Selaniku, Manastiri, Janina dhe Ēamėria dhe pastaj tė marshonin drejt trojeve shqiptare. Por pa pritur realizimin e kėtyre objektivave, mė 28 tetor 1912, anijet greke hynė nė gjirin e Vlorės dhe filluan bombardimin e skelės. Mė 21 nėntor, ushtritė greke filluan pushtimin e krahinave pėrreth Vlorės. Mirėpo kundėr kėtij agresioni u ngrit peshė popullsia vendase. Pėr ndėrtimin e veprimeve luftarake mbrojtėse u krijua njė komision nėn kryesinė e Eqerem Syrjait me qendėr nė Vranisht. Luftime tė ashpra midis forcave shqiptare dhe agresorėt grekė u zhvilluan nė Kuē, Tėrbaē dhe Dukat. Mė 16 dhjetor 1912 grekėt bombarduan Vlorėn dhe kėputėn kabllin telegrafik Vlorė-Otranto-Bari, pėr ti prerė qeverisė sė Vlorės mundėsinė e komunikimit me Fuqitė e Mėdha. Ndėrkohė trupat tokėsore greke kishin hyrė nė Himarė dhe Delvinė, forcat Serbe pasi zunė Manastirin, bashkė me ushtritė greke zunė Prespėn, Follorinėn dhe depėrtuan nė Devoll, nė zonėn Bilisht Poloskė dhe mė pas zunė malin Moravė. Mė 20 tetor ushtritė Greke hynė nė Korēė. Fshatrat e Devollit tė banuara me shumicė nga myslimanė, iu nėnshtruan plaēkitjeve, djegieve dhe masakrave. Nuk u kursyen as banorėt ortodoksė, qė kundėrshtonin planet aneksioniste tė grekėve. Ata nuk munguan tė hakmerreshin edhe ndaj librave shqip tė biblotekės sė qytetit tė Korēės, duke djegur publikisht mijra prej tyre. Pėr tė nėnshtruar popullsinė, grekėt organizuan nė Korēė policinė me nė krye oficerin Angjelidhis. Dhe pas disa ditėsh krijuan dhe pushtetin e prefekturės, gjykatės, policinė financiare. Ata ndoqėn, burgosėn dhe dėnuan njė numėr patriotėsh qė ishin shprehur kundėr pushtimit grek, filluan tė mblidhnin edhe taksa nga popullsia e qytetit. Grekėt e shtrinė pushtimin dhe nė Voskopojė, Vakėf e deri nė veri tė Panaritit. (Petro Hazizi “Historia Kronologjike e Qarkut tė Korēės…” Boston f.14-16). Nė krahun tjetėr, grekėt synonin tė merrnin sa mė shpejt Janinėn, pastaj tė pėrmbysnin Qeverinė e Vlorės dhe tė pushtonin qytetin. Nė 4 mars 1913 Janina ra nė duart e grekėve. Pastaj ata filluan marshimin drejt Konicės, Leskovikut, Pėrmetit, Kolonjės, Kėlcyrės, Tepelenės, Gjirokastrės e Delvinės. Rrezik pėr Vlorėn u bėnė jo vetėm ushtritė greke, por edhe ato turke, tė cilat ishin pėrqėndruar nė Berat, Lushnje dhe Fier, ishin nė njė gjendje tė rraskapitur dhe pa furnizime kėrkonin tė hynin nė Vlorė. Qeveria e Vlorės duhej tė luftonte gjithashtu edhe kundėr rrezikut sėrb e malazez, pėr tė ēliruar krahinat e veriut.[Shenimi im: Shikoni cfare kohe e tmerrshme kritike, me tu rrenqeth mishi se si ka mbijetu kjo shqipni, dhurate nga Zoti, qe po prishet e perdhunohet nga dora jone, ose e ashtuquajtura dora jone.] Ajo duhet tė pėrballonte edhe forcat reaksionare tė brendėshme tė Esat Pashė Toptanit, Ahmet Zogut dhe Haxhi Qamilit. Kėshtu qė pėr qeverinė e Vlorės u krijua nėj situatė tejet e vėshtirė. Nė mbrojtje tė qeverisė sė Vlorės u ēuan peshė gjithė patriotėt e vėrtetė. Nė dispozicion tė saj u vu edhe Komisioni i Mbrojtjes i Tėrbaēit me forcat e veta. Nė mars 1913, Konferenca e Ambasadorėve vendosi qė Korēa, Gjirokastra dhe Shkodra me krahinat t’i mbeteshin Shqipėrisė dhe u lajmėruan qeveritė pushtuese pėr ti tėrhequr ushtritė e tyre nga trojet shqiptare. Ky ishte njė hap i madh pėrpara, qė hidhnin fuqitė e mėdha nė dobi tė Shqipėrisė, nė krahasim me vendimet e mėparshme qė i njihnin Shqipėrisė autonominė, nėn sovranitetin e Turqisė, megjithse i shkėputėn Kosovėn nė favor tė serbisė dhe Ēamėrinė nė favor tė Greqisė.[Shenimi im: Kjo pjesa ketu ka nje rendesi vendimtare per historine qe po ndodh sot. Jemi ne nje kohe kur pak as shume eshte Kosova qe do marri pavarsi dhe Greqia qe me metoda te terthorta po mundohet te greqizoj jugun. Mbase fuqite e medha kesaj rradhe do bejne nje tjeter pazar, ky eshte mendimi im qe e kam shprehur me kohe. Pazari qe pergatitet eshte rregjistrimi i popullsise me urdher te qeverise se PS apo PD-se(kushdo nga keta qe te jete ne pushtet pak rendesi ka se kukulla dhe spiuna jane) ku do vendoset me vetdeklarim opsioni i etnise dhe fese, dicka kategorikisht e ndaluar ne Evrope, por qe per fqinjet tane te perkedhelur behet si cdo here perjashtim. Kam frike se kesaj rradhe do jete jugu i Shqiperise qe do vuaj pasoja te tmerrshme.]
Pėr vendet e ndėrmjetme kufitare, Fuqitė e Mėdha vendosėn tė dėrgonin njė komision ndėrkombėtar. Ndėrkohė grekėt dėrguan me shumicė nė kėto krahina mėsues dhe mėsuese, si dhe ushtarakė tė veshur civilė pėr tu mėsuar nxėnėsve tė shkollave dhe qytetėrėve e fshatarėve gjuhėn greke, pėr ta mashtruar komisionin ndėrkombėtar, tė Kufijve. Ata detyruan gjithashtu qytetarė dhe fshatarė, qė nuk dinin tė flisnin greqishten tė rrinin brenda nėpėr shtėpi dhe tė mos dilnin jashtė kur tė vinte komisioni. I detyruan tė lyenin shtėpitė me ngjyrėn e flamurit grek. Kundėr kėtyre vepimeve, popullsia vendase protestoi me forcė. Kėshtu nė njė letėr qė leskoviqarėt i dėrguan Komisionit Ndėrkombėtar, thuhej: “Qeveria greke po mundohet, si gjithnjė, tė “vėrtetojė” nė mėnyrė ē’njerėzore dhe brutale, se popullsia e kėtij vendi, ėshtė thjesht greke. Pėr kėtė ka mbledhur njerėz me pagesė dhe i dėrgon fshat mė fshat, i ka pajisur edhe me armė, pėr tė shtrėnguar popullsinė qė tė deklarohet si popullsi greke. Ka sjellė mėsues nga Athina pėr t’u mėsuar fėmijėve tanė, qė natyrisht nuk dinė greqisht, kėngė greke dhe, pėr ti dalė pėrpara Komisionit Ndėrkombėtar si vėndės. Kanė formuar “batalione tė shenjta”, greke tė armatosura dhe i ka ngarkuar tė vrasin cilindo qė flet shqip. Tė gjithė qytetarėt qė dinė njė gjuhė tė huaj i ndalojnė tė dalin pėrpara Komisionit Ndėrkombėtar tė Kufijėve. Detyruan mėsuesen e shkollės fillore tė Leskovikut tė qėndiste flamurin grek qė ta ngrinin nėpėr shkolla. Dhe kur mėsuesja refuzoi ta bėnte kėtė grekėt e zhdukėn pa nam e nishan. “(Sipas gazetės “Dielli” Nr.225 datė 8.7.1913. Boston Mass). Po kėshtu njė fhstara nga Leskoviku, nė njė letėr qė i dėrgonte djalit nė kurbet, ndėr tė tjera I shkruante: “Tė hollat qė mė dėrgove s’janė mjaft, sepse na u shtua edhe njė njeri nė shtėpi. Yqmeti i kaurit (nėnkuptonte grekun), na solli me pahir njė grua skulo…Po jo vetėm nė shtėpinė time, por edhe nė tė tjera nga njė.. Me kėtė duan ti zėnė sytė Komisionit tė Kufijve..” (Gazeta “Dielli” Nr. 259, datė 4 nėntor 1913, Boston Mass). Jo vetėm kaq. Qarqet qeveritare greke kaluan edhe mė tej, nė kėrcėnimin dhe arrestimin e kundėrshtarėve qė nuk pranonin tė pohonin se “Duam tė bashkohemi me Greqinė”. Ky fakt pohohet edhe nga njė letėr dėrguar gazetės “Dielli” nga Leskoviku ku shkruhej se: “Grekėt kanė arrestuar patriotėt dhe i kanė shpurė tė lidhur nė burgun e Janinės. Pėr ti detyruar qė tė pohojnė se “Duan bashkim me Greqinė”. (Dielli Nr. 226, datė 11.7.1913). Edhe njė shqiptar nga Poda, nė njė letėr qė i ka dėrguar gazetės “Dielli” dhe botuar nė Nr. 265, datė 25 nėntor 1913 thotė: “Guberna greke mė lidhi dhe mė shpuri nė Janinė, nė burg, njė muaj. Tani mė sollėn prapė nė fshat. Por mė kanė vėnė 20 ushtarė pėr tė na ruajtur se mos flasim shqip. Kanė mbushur rrugėt automobilistike qė lidhin krahinat si dhe qytetet me parrulla tė mėdha ku shkruhet nė gjuhėn greke dhe frėnge: “Bashkim me Greqinė ose vdekje”. Kundėr kėsaj propaganda dhe kėtyre veprimeve tė pa shembullta u ngritėn peshė gjithė banorat e krahinave jugore, gjithė patriotėt pėr tė sqaruar dhe bindur masat qė tė mos binin nė kurthin e planeve djallėzore tė shovinistėve grekė. Kjo bėri efektin e vet. Masat nuk u mashtruan dhe nuk u mposhtėn as pėrpara presioneve dhe as pėrpara arrestimeve. Vlen tė pėrmendet veprimi taktik shumė i hollė i patriotit Hasan Qinami, nga Kolonja, qė bėri krahas punės skjarruese gjatė 32 ditėve qė qėndroi komisioni nė Leskovik. Padyshim anėtarėt e komisionit gjatė kėtyre ditėve kishin dėgjuar tė flitej edhe greqisht, por nuk dinin prapaskenat e kurdisura nga grekėt. Kur komisioni do tė fillonte nga puna, agjentėt shovinistė grekė u kishin nxjerrė pėrpara njerėzit e prurė nga Greqia dhe ata qė i kishin mėsuar tė flisnin greqisht. Por bashkė me ta kishte edhe fėmijė qė nuk dinin greqisht. Atėherė Hasan Qinami nxorri njė grusht sheqerka e ua hodhi pėrtokė. Gjithė fėmijėt rendėn kush e kush tė merte mė shumė duke u shtyrė e duke u sharė shqip. Atėherė Hasani ndėrhyri e u tha anėtarėve tė komisionit: Ja kjo ėshtė gjuha e tyre e vėrtetė, shqipja tė cilėn e kanė mėsuar qė kur kanė thithur gjirin e nėnave, dhe jo ato fjalė qė dėgjuat nga grekėt dhe ndonjė grekoman. Komisioni nuk e pati tė vėshtirė tė bindej pėr pėrkatėsinė shqiptare tė popullsisė vendase.
Nė veprimtarinė e tyre anti-shqiptare grekėt krijuan edhe qeveri lokale nė Gjirokastėr pas njė mbledhje grekomanėsh qė zgjati dy javė, u zgjodh njė qeveri autonome me Kristaq Zografon nė krye, njė grekoman i tėrbuar nga Qesorati. Pas disa ditėsh njė guvernė e tillė locale u ngrit edhe nė Pėrmet nėn kryesinė e Veqil Dhespotit, Spirodhonit, Dhame Parthenin sekretar, Qako Gėrxhe anėtar, Mihallaq Kripe polic dhe Ili Apostoli sekretar i policisė. Kėta, qeveria greke do ti pėrdorte si maskė pėr tė mbuluar ndėrhyrjen e armatosur qė do tė shpėrthente mė pas, gjoja me kėrkesėn e autoriteteve vendore. Nė Pėrmet hynė disa grekomanė pėr tė pėrgatitur njė memorandum dhe t’ua dėrgonin fuqive Europiane, ku ti luteshin qė tė “Mos i ndanin nga “nėna Greqi”. Por partia e Pėrmetit nuk u nėnshtrua dhe memorandumi nuk u nėnshkrua. (Sipas Gazetės Dielli Nr.274 datė 23 shtator 1913). Atėherė grekėt i rrahėn, u hodhėn hekurat dhe i dėrguan nė burgjet e tmerrshme tė Janinės. Ata arrestuan edhe Riza Xhungėn sepse shėrbente si ndėrlidhės i ēetave patriotike dhe shpėrndante libra e gazeta shqip. Xhunga u dėrgua nė burgun e Janinės ku e dėnuan me varje sepse nuk pranoi tė hiqte dorė nga ndjenjat dhe veprimtaria atdhetare. (Gazeta “Zgjimi”, vjeshtė e dytė 1913, Korēė). Nė njė lajmė tė ardhur nga Pėrmeti dhe tė botuar nė gazetėn Dielli Nr 26 datė 25 nėntor 1913 thuhej se edhe “Pėrmeti ėshtė mbushur me janinotka gėrqishtare pėr tė mėsuar gėrqisht njerėzve. Ata qė nuk dinė tė flasin greqisht nuk i lėnė tė dalin jashtė. Priftėrinjtė ēdo tė dielė me kryq nė dorė bekojnė njerėzit nėpėr kisha qė tė mos flisnin nė shqip kur tė vinte Komisioni Kombėtar i Kufijve.”

Strategjia helene e greqizimit tė Shqipėrisė
…Politikanėt shovenė grekė ėndėrronin tė ngjallnin Perandorinė Bizantine. Mbi kėtė bazė formuan idenė e “Greqisė sė Madhe” (Megali Idhea). Kėshtu qė pas luftės Ruso-Turke tė vitit 1877, shovinistėt grekė, duke patur edhe pėrkrahjen e Rusisė, u bėnė gjithmonė e mė tė shfrenuar pėr zgjerimin e teritoreve, sidomos nė drejtim tė trojeve shqiptare… …Oreksi i grekėve erdhi duke u rritur deri nė pėrmasat absurde pėr copėtimin dhe ndarjen e Shqipėrisė me Serbinė, duke synuar qė kufiri i tyre verior tė shkonte deri nė lumin Shkumbin, kurse Shqipėrinė e Mesme dhe tė Veriut ta mernin Serbėt.Kėto pretendime i mbėshtetėn edhe fuqitė e mėdha europiane, tė cilat me traktatin e Shėn Stefanit e copėtuan Shqipėrinė nga Jugu nė Veri, duke i shkėputur nė Jug Vilajetin e Janinės dhe nė Veri Vilajetin e Kosovės, tė banuara me shumicėn dėrrmuese nga shqiptarė. E vėrteta historike rreth kėsaj ndarje nuk ėshtė vetėm se popullsia e kėtyre krahinave nuk ėshtė greke, por edhe mbi gjysma e banorėve tė vilajetit tė Janinės mė 1878 ishin shqiptarė. Konkretisht nga 600 000 vetė qė kishte atėherė Janina, 310 000 ishin shqiptarė, kurse 10 vjet mė vonė, mė 1888 numri i banorėve shqiptarė arriti nė 480 000 (sipas studimit mbi Shqipėrinė e Jugut qė ruhet nė Institutin e Historisė). Qarqet shoviniste Greke, qė nė kohėn e sundimit turk, nėpėrmjet Patriarkanės sė Stambollit dhe mė vonė tė fanarit grek tė Athinės, janė pėrpjekur pėr tė shtrirė influencėn e tyre nė krahinat e Shqipėrisė jugore, duke pėrhapur nė forma tė ndryshme, gjuhėn dhe kulturėn greke, nė kisha dhe nė shkolla, me anė tė agjenturave dhe tė pasonjėsve tė tyre. Le tu referohemi fakteve:
Patrioti Mihal Grameno nė librin e tij “Kryengritja Shqiptare” nė pjesėn “Varri i Pagėzimit” tregon pėr njė ngjarje tragjike tė vitit 1751, kur pėr disa ēaste vdiqėn nga familja e Laskė Veqilharxhit 4 vetė nga presioni psikologjik i grekomanėve. Familja e Laskė Veqilharxhit nuk iu nėnshtrua asnjėherė urdhrave tė mitropolisė, qė ishte nė shėrbim tė shovinistėve grekė. Ajo luftonte pa u pėrkulur pėr pėrhapjen e gjuhės dhe kulturės shqiptare nė shkolla e kisha, ndėrsa mitropolia nga ana e saj bėnte ē’mos pėr ta nėnshtruar dhe pėr ta detyruar qė tė hiqte dorė nga gjuha dhe kultura shqipe, nga lufta kundėr influencės greke. Rastin pėr tu hakmarrė e gjetėn kur familjes i lindi njė djalė. Njerėzit e “Shenjtė” vendosėn tė mos pagėzonin fėmijėn gjersa Laska tė betohej pėr tė hequr dorė nga gjuha shqipe. Prifti i urryer Kozma, i tha dhespotit Qirill: “Unė do tė gjej shkak tė mos e pagėzoj fėmijėn gjersa tė mos betohen, ai dhe familja e tij, se do tė heqin dorė nga shqipja, kjo ėshtė gjuhė e mallkuar, dhe tė pranojnė dhe tė flasin gjuhėn e Perėndisė, greqishten”. Dhe kėshtu u veprua. Kur ndrikulla shkoi nė kishė pėr tė pagėzuar fėmijėn i kėrkuan qė tė thoshte pėrmendėsh nė gjuhėn greqishte formulėn e pagėzimit dhe tė betohej se do tė hiqte dorė nga gjuha shqipe. Por ajo ju pėrgjigj: “Ne me gjuhėn shqipe kemi lindur, me tė kemi thithur qumėshtin e nėnės dhe me tė do tė vdesim”. Priftėrinjtė pėr hakmarje nuk e pagėzuan fėmijėn por e sorollatėn orė tė tėra, gjersa nga urija dhe tė ftohtėt fėmija vdiq. Kurse familja qė e priste nė shtėpi me gaz tė bėnte gostinė e rastit, pėr pagėzimin dhe vėnien e emrit, mėsoi gjėmėn qė kishte ndodhur dhe, nga dėshpėrimi nėna e fėmijės dha shpirt nė ēast, i ati u ēmend dhe mori arratinė dhe prindrit e tyre vdiqėn nga dėshpėrimi. Nė shekullin e 17 kur pushtuesit turq kishin ndėrmarė fushatėn e islamizmit me hir e me pahir, edhe patriarkana e Stambollit kundėrveproi pėr tė mbrojtur tė krishterėt dhe si mjet pėrdori arsimin fetar, si gjuhė predikimi dhe gjuhė publike greqishten, pėr ta shfrytėzuar pastaj kėtė pėr qėllimet e veta shoviniste ndaj trojeve shqiptare. [Shenimi im: Ja ku del dhe pislliku i Otomaneve haptas qe me apo pa dashje i kane ndihmuar Greket ne planet e tyre. Sidoqofte shikoni dramen familjare siper, qe as ne perrallat me te lashta mitologjike, as ne masakrat me te renda te epokave te inkuizicionit nuk eshte pare nje drame e tille, nje dhune e tille, dhe nje inat i tille ndaj nje popullsie] Gjysma e parė e shekullit tė 19-tė u karakterizua nga njė sėrė lėvizjesh kryengritjesh tė popujve tė robėruar kundėr sundimit osman. Perandoria po tregohej gjithnje dhe mė e paaftė pėr tė pėrballuar kėto lėvizje dhe, pėr tė mbajtur nė kėmbėsundimin perandorak mbi popujt dhe kombet e nėnshtruara manovroi me anė tė regjimit feudalo-ushtarak dhe me reformat e shpallura. Fitorja e revolucionit grek mė 1820 dhe disfata qė pėsoi Perandoria nė luftėn ruso-turke tė vitit 1829, treguan se Perandoria osmane kish hyrė nė rrugėn e shthurjes sė plotė. Pėr tė siguruar mbėshtetjen e Greqisė nė sundimin mbi Shqipėrinė, Porta e Lartė i dha privilegje tė shumta kishės greke pėr tė hapur faltore ortodokse me orientim grek dhe pėr tė pėrhapur gjuhėn greke nė krahinat e Shqipėrisė jugore. Me kėto privilegje i dha shanse Mbretėrisė Greke qė tė justifikonte pretendimet e saj mė tė volitshme, pėrpara Europės, ndaj trojeve shqiptare, duke pėrzer besimin me kombėsinė me parrullėn: “Tė krishterėt janė grekėr”, “Muslimanėt janė turq”. Me kėtė synohej ti vihej kryq kombėsisė shqiptare. Kjo do tė ngrinte krye sidomos pas shpalljes sė pavarėsisė kombėtare mė 1912 me tė ashtuquajturėn “Kryengritja Vorio Epiriote”. Edhe njė shembull tjetėr: Nė vitin 1899 kthehet nga Amerika Atė Stath Melani nė Pėrmet dhe celebroj njė meshė nė gjuhėn shqipe. Ky ishte njė veprim i papreēedent qė gėzoi shqiptarėt e vėrtetė ortodoksė dhe indinjoi grekomanėt. Melani u thirr menjėherė nga zėvendės dhespot Spiridhoni, njė fillogrek i tėrbuar dhe u kėshillua “tė hiqte dorė nga gjuha shqipe, nga kjo gjuhė e mallkuar e tė meshonte me gjuhėn e Perėndisė, nė gjuhėn greke”. Por Atė Stathi, hazėr xhevap, ju pėrgjigj: “Hirėsi shqiptarėt merren vesh me zotin mė mirė me shqipen se me greqishten. Pastaj zoti i di tė gjitha gjuhėt, pse tė mos dijė edhe shqipen?! Pėr gjuhėn shqipe u vra Papa Kristo Ngovani dhe Petro Nini Luarasi i cili predikonte: Edhe Krishti nė na thėntė/ Unė jam grek, eni pas meje/ Do ti them pa mblidh mendė/ se shqiptari s’vjen pas teje! Pėr gjuhėn shqipe janė pėrndjekur edhe njė sėrė figurash tė tjera klerikale dhe laike, pėr gjuhėn shqipe njerėzit e patriakanės nė vitin 1909 dogjėn nė njė gropė gėlqereje, pranė Ēervenakės pėrhapėsin e gjuhės shqipe Gjoke shqiptarin nga Pleshishti i Mokrės etj…
Kriza lindore e viteve ’60-70 e ndėrlikoi shumė ēėshtjen shqiptare, mundėsinė e coptimit tė trojeve shqiptare e shndėrroi nga njė rrezik potencial nė njė rrezik real. Qarqet shoviniste tė tri fuqive monarkike tė Ballkanit: Greqia dhe Mali i Zi, zhvillonin njė veprimtari tė dendur diplomatike e propagandistike pėr tė siguruar mbėshtetjen e Fuqive tė Mėdha ndaj pretendimeve tė tyre mbi trojet shqiptare. Nė fillim tė verės 1876 Serbia dhe Mali i Zi i shpallėn luftė Perandorisė Osmane, duke shpresuar edhe pėrkrahjen e Rusisė. Luftė i shpalli dhe kapiteni i Mirditės Preng Bib Doda. Por Rusia nuk hyri menjėherė nė luftė siē pritej. Gjithsesi situate u acarua shumė. Kjo i imponoi fuqitė e Mėdha tė mblidheshin nė njė konferencė ndėrkombėtare buzė Bosforit mė 24 dhjetor 1876. Por ditėn qė u ēel konferenca, Sulltan Abdyl Hamidi shpalli Kushtetutėn dhe premtoi reforma. Por kjo manovėr nuk pati rezultate, dhe me kėmbėnguljen e Rusisė ajo vazhdoi punimet nė Londėr. Ndėrkaq, qeveria ruse qė kishte edhe pėrkrahjen e Gjermanisė, vazhdoi pėrgatitjet pėr luftė kundėr Turqisė. Austro-Hungaria do tė qėndronte asnjanėse. Pėr kėtė midis tyre dhe Gjermanisė mė 18 mars 1877 u nėnshtrua nė Budapest njė marrėveshje, sipas tė cilės Austro-Hungaria fitonte tė drejtėn tė pushtonte ushtarakisht Bosnjen dhe Hezegovinėn. Marrėveshja e Budapestit, sado qė pranonte idenė e njė shteti autokton shqiptar, cėnonte rėndė territoret shqiptare. Ajo i hapi rrugėn Serbisė pėr tė aneksuar krahinat e Kosovės e Malit tė Zi, pėr aneksimin e viseve tė Shqipėrisė Veriore dhe Greqisė, territoret e Shqipėrisė Jugore nėn emrin “Vorio Epir”. Kurse krahinat lindore do tė pėrfshiheshin brenda kufijve tė shtetit sllav qė do tė krijohej me emrin “Rumeli”. Po aq negative ishin edhe vendimet e Konferencės sė Londrės nė mars 1877, e cila nuk e mori fare nė shqyrtim ēėshtjen shqiptare. Patriotėt shqiptarė me nė krye Abdyl Frashėrin bėnė shumė pėrpjekje pėr njė aleancė me Greqinė nė luftė kundėr sundimit osman por pa rezultat, sepse pala greke kishte synimet e veta aneksioniste. Ndėrkaq ushtritė ruse pushtuan Sofjen mė 4 janar 1878, mė 18 Endrenė dhe mė 28 arritėn nė Shėn-Stefan, nė periferi tė Stambollit. Edhe ushtritė serbe marshuan drejt Vilajetit tė Kosovės, kurse Malazezėt pushtuan Tivarin e Ulqinin dhe dualėn nė brigjet e liqenit tė Shkodrės dhe nė Bunė. Kjo i shqetėsoi Fuqitė e Mėdha, sidomos Anglinė e cila dėrgoi flotėn e saj nė detin Marmara dhe nxiti Portėn e Lartė tė kėrkonte armėpushimin, i cili u nėnshkrua mė 31 janar 1878.
Nė kėtė situate Komiteti Shqiptar i Stambollit, hoqi dorė si nga kryengritja e armatosur anti-osmane edhe nga kėrkesa pėr pavarėsi. Ai kėrkoi bashkimin e gjithė trojeve shqiptare nė njė vilajet tė vetėm. Qeverisė turke kjo i interesonte pėr tė mėnjanuar shqiptarėt nga kryengritjet por nuk i interesonte qeverisė greke prandaj ajo kishte krijuar njė komitet Epiriot nė Konfuz dhe me anė tė tij zbarkoi nė Lėkurės, nė juglindje tė qytetit tė Sarandės, rreth 500 tė ashtuquajtur vullnetarė Epiriot, qė tė kėrkonin bashkimin me Greqinė. Ata pushtuan edhe Sarandėn dhe u drejtuan nė fshatrat e tjera, me shpresė qė tė ngrinin popullsinė e kėtyre zonave pėr tė kėrkuar bashkimin me Greqinė. Por shqiptarėt e kėtyre zonave u ngritėn nė kėmbė, rrokėn armėt dhe mė 28 shkurt 1878 shpartalluan ushtritė greke, dhe ato qė mbetėn rreth 100 vetė me komandantin e tyre, u tėrhoqėn nė Korfuz. Kjo nxorri edhe njė herė nė dritė vendosmėrinė e qarqeve shoviniste greke ndaj pretendimeve mbi trojet shqiptare. Edhe Traktati i Shėn Stefanit, gjysmėn e trojeve shqiptare ua jepte shteteve slave kurse pjesa tjetėr do tė mbetej nėn sundimin e Perandorisė Osmane. Kjo i zemėroi edhe mė shumė shqiptarėt dhe vuri nė lėvizje patriotėt pėr krijimin e njė Fronti tė Bashkuar mbarėkombėtar. Ky front u krijua me Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit mė 10 qershor 1878. Por kjo lidhje u shtyp me forcėn e armėve nga Perandoria Osmane.

Shkruar nga : Nga Dr. Apostol KOTANI

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18451
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi