» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

14 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 14 vizitorė :: 2 Bots

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Shqiptarėt dhe urrejtja akademike e fqinjėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shqiptarėt dhe urrejtja akademike e fqinjėve

Mesazh nga Naki prej Tue 16 Aug 2011, 19:33

Deri atėherė askush nuk dinte ndonjė gjė nga bashkėkohėsit e tij serbė. Nė udhėtimet e tij nė viset e ashpra mes Malit tė Zi dhe Shqipėrisė ai do tė gjente njė rapsod popullor, qė i kėndoi me lahutė Betejėn e Fushė-Kosovės. E endur me gjuhėn popullore nėn tingujt e mrekullueshėm tė veglės gati antike, ajo tregonte se si humbėn ballkanasit ndaj osmanėve nė atė vend. Ishte viti ’28 i shekullit XIX, e Vuk Karaxhiēi i kishte ikur pėr pak kohė princit Milosh Obrenoviē, qė e kishte ftuar pėr tė shkruar Kushtetutėn e Serbisė sė pavarur. Ishte aq i ndikuar nga idetė romantike tė shkrimtarit tė madh gjerman Gėte dhe i adhuronte aq shumė personazhet e Homerit, tė Eskilit, tė Sofokliut, saqė mendonte se ata duhet tė jetonin nė ndėrgjegjen njerėzore pėrherė si shembull frymėzues. Mė kot. Serbėt e kishin humbur, sipas tij, harmoninė, sepse kishin ndikim tashmė nga Realizmi. Nė fakt, Beogradi pas kthimit nga Vjena e ka lodhur. Ėshtė i qetė nė male, ku bėn hulumtimin e baladave sllave nė mjediset ballkanike dhe vjen deri nė Shqipėri. Ka njohur nė jetė tė tij Johann Wolfgang von Goethe, Jacob Grimm, Leopold Ranke dhe Johann Gottfried Herder, por i duket se nė male ka gjetur ēelėsin e identitetit. Nuk i bėjnė pėrshtypje fjalėt, as kur diku i pėrmendin njė shprehje tė grekėve tė vjetėr qė atėherė ishte shumė e theksuar: “Tė kaluarėn mund ta ndryshojnė vetėm hyjnitė, ndėrkaq njeriu mund tė ndryshojė tė ardhmen”. Pėr tė ndryshohet gjithēka.

Sllavėt dhe dokumentet e para kundėr shqiptarėve
E kap nė ajėr idenė dhe serbėt, pas kėsaj, e ngrenė doktrinėn e tyre nacionaliste nė krejt mitet e Mesjetės. Me vite ky fakt i devijimit tė tyre do pohohet nga studiues potencialė me emėr tė Evropės, Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės e vendeve tė tjera. E vetmja referencė deri mė atėherė pėr Fushė-Kosovėn ėshtė njė dramė qė e ka shkruar nė shekullin e XVI shkrimtari anglez Tomas Gof. Serbėt dhe shqiptarėt nuk dinė asgjė pėr betejėn e Fushė-Kosovės dhe as pėr princ Llazarin. As nuk e kanė dėgjuar Vuk Brankoviēin dhe Millosh Kopiliēin. Miti u krijua kėshtu nga njė baladė. Si nė njė pėrrallė tė vėrtetė miti transformoi dhe baladėn. Mė qartė e shpreh Arbėn Xhaferi, qė thotė se, “epika u bė histori dhe historia u kthye nė mit tė serbėve...” Nė shekullin e XIX e gjithė shpura e tė ashtuquajturės superstrukturė serbe (intelektualė, ushtarakė dhe deri te priftėrinjtė) e perfeksionojnė. Mė 1844, Ilia Garashanin, ish-kryeministri sllav, nė tė njėjtėn kohė qė Greqia promovon “Megaliidhenė” - shpall programin e politikės sė jashtme tė principatės sė Serbisė tė emėrtuar “Naēertania”: “Serbia” duhet tė kapė vendin e Perandorisė Osmane nė Ballkan”.

Qė tė jetojė, nė llogarinė e saj - duhen territoret dhe popullsitė e Shqipėrisė, Kosovės, Malit tė Zi, Bosnjės. Nė kėtė kohė nė dokumentin e tij zė vend njė moto, qė do tė thotė: Ballkani, ballkanasve. Kriteret janė: Pansllavizmi, Panortodoksizmi dhe Bashkimi i popujve kundėr Turqisė. Me llogari tė thjeshtė Shqipėria dhe Bosnja, si vende me pėrqindje tė madhe myslimane, pėrjashtoheshin. Ēuditėrisht atė e pėrmend dhe deri vonė kryeministri i ndjerė serb, Xhinxhiē, Papandreu Plak dhe Micoqatis... Pas platformės, duhet thėnė mitike, sllave tė Naēertanies vijuan dhe dokumente tė tjera, programe dhe platforma individuale, ku shfaqen hapur synimet e kishės dhe platforma individuale dhe kolektive tė intelektualėve serbė... Falė mitit tė Fushė-Kosovės, qė tashmė ėshtė bėrė histori, serbėt kėrkonin tė aneksonin Kosovėn, e cila pėrbėn pjesėn mė vitale ekonomike-shoqėrore tė shqiptarėve. Futet koncepti i Stara Serbia qė mė 1846 nė njė hartė - Kosovėn e ka bėrė si pjesė tė saj. Madje, Jerusalemin e saj. Si pėr ironi, nė njė deklaratė tė pėrbashkėt tė vitit 1993, me kreun e PASOK edhe politikanėt shqiptarė do vazhdojnė arsyetimin e Andreas Papandreut: “Kosova ėshtė pėr Serbinė njėsoj siē ėshtė Jerusalemi pėr Izraelin”...

Nė fakt, qė mė 1875 serbėt do theksojnė nė dokumentet e intelektualėve tė tyre se, “para nesh, nė Lindje e nė Jug, ka mjaft territore pėr ekspansionin e shtetit tonė, ku ai duhet tė kryejė misionin e vet civilizues” (Nėnkuptohen shqiptarėt). Mė 1876-1878 bėhet pėrzėnia e parė masive e shqiptarėve nė Nish, Kurshumli, Prekuplje, Vranjė, e cila vjen me imazhet e fotove rrėqethėse. Ish-kryeministri serb mė 1897-1900, Vlladan Gjorgjeviē, nė librin e tij “Shqiptarėt dhe Fuqitė e Mėdha” do tė shkruajė se, “shqiptarėt janė njė popull pa historinė e vet kombėtare” dhe “pa cilėsitė e nevojshme pėr tė krijuar njė shtet mė vete”. Mė pas ai rekomandonte se “vetėm njė shtet i huaj mund tė vinte rregull nė Shqipėri”. E s’mjaftohet kėtu, por nxjerr dhe pėrfundimin se shqiptarėve do u duheshin dhe 100 vjet qė tė kenė tė drejtė tė quhen komb. Pėr ironi tė fatit, 100 vjet mė vonė, Kosova bėhet e lirė dhe fjalėt e Gjorgjeviēit se shqiptarėt s’kishin vlerė dhe se “shqiptarėt nė jetėn politike duhet tė edukohen nga dikush, derisa tė piqeshin pėr autonomi”, duken krejt idioteske.

Dhe grekėt – Intermexo
Nė tė njėjtėn kohė dhe grekėt qė mė 1844 hartojnė dokumentin e madh tė tyre, qė njihet me emrin “Megaliidhea”. Pėr ta mbizotėron Miti i Antikitetit dhe Miti i Bizantinizmit, ku ēdo territor qė ka qenė dikur koloni greke nė Antikitet duhet tė ishte grek... (Me pak fjalė, kufiri i Greqisė sė kohės i bie tė jetė nė Rumani dhe deri nė Adriatikun e Epėrm). I njėjti, koncepti tjetėr i shkollarėve grekė, qė njihet si Bizantinizmi, pėrbėn njė mit qė synon dhe njė territor njėlloj si Antikiteti, atė tė Bizantit, i cili synon qė Qipro, Stambolli, Izmiri, Edirne, Maqedonia e Sotme, Shqipėria Jugore apo Epiri, tė jenė pjesė e vendit tė tyre. Nė ditėt tona, Miti i “Vorio Epirit’, qė ushqehet me kohė nga dhjetėra shoqata kundėr shqiptarėve shkon deri 30 kilometra nga Tirana...

Politikanėt dhe akademikėt
Ndėrkohė dihet se pas Gjorgjeviēit - Mbretėria serbokroate duke u forcuar shkon edhe mė tej nė pretendime. Nė vitin 1913 serbėt e pretendojnė Kosovėn duke paraqitur tri argumente. Sė pari, ata i parashtrojnė Fuqive tė Mėdha dhe opinionit ndėrkombėtar “Tė drejtėn morale tė njė populli mė tė qytetėruar”, - tė arsyetosh se ky popull ishte minoren nė atė territor. Sė dyti, serbėt i besojnė shumė “tė drejtės historike” duke e paraqitur Kosovėn si “bėrthamėn” e shtetit serb, ku pėrfshihej dhe patriarkati i Kishės. Dhe sė treti, ata iu imponuan Evropės me “drejtėn etnografike”. Jo shumė vite mė vonė, historianėt profesionistė do t’u kujtojnė serbėve se kisha e tyre s’ka vazhdimėsi dhe djepi i Serbisė ėshtė nė Rashė, gjeografikisht nė veriperėndim tė Kosovės. Mė shumė akoma, shumica e manastireve dhe kishave tė tyre tė vjetra, tė njohura janė tė ndėrtuara jashtė territorit tė sotėm tė Kosovės. Nė fakt, problemi ėshtė gjetkė. Kėtė e thotė ai qė del tashmė nė skenė: Nikolla Pashiē, kryeministri famėkeq serb qė mė 21 janar 1913 do tė shprehet se, “krijimi i Shqipėrisė pėrbėn njė rrezik tė madh, jo vetėm pėr serbėt, por pėr krejt Lidhjen Ballkanike”.

Historia sėrish i kthen krahėt serbėve dhe madje edhe ironikisht Pashiē, ndih qė tė kthehet nga ekzili nė vendin e tij, atė qė do tė dominojė historinė shqiptare mes dy luftėrave, Mbretin Zog. Tashmė serbėt e pranojnė si realitet Shqipėrinė, edhe pse kanė luftuar pak vite mė parė nė Luftėrat Ballkanike kundėr saj, pėr ta zhdukur nga harta. Ndėrsa bota po ndjen dihatjen e fashizmit, njė nga krijesat mė famėkeqe nė Serbi harton njė dokument tė rrallė. Quhet Vasa Ēubrilloviē dhe tė gjithė e njohin se ka qenė shok i ngushtė dhe njė nga njerėzit e atentatit tė Gavrilo Princip nė vitin 1914 nė Sarajevė kundėr Princit Ferdinant. I ka shpėtuar burgut, ndėrsa nė kohėn kur pėrgatit dokumentin “Shpėrngulja e Arnautėve” mė 7 mars tė vitit 1937 ėshtė madje edhe akademik. Ajo referohet nė klubin e intelektualėve tė Beogradit dhe rekomandon masa tė dhunshme ndaj shqiptarėve, me qėllim qė ata tė emigrojnė nė Turqi dhe vende tė tjera.

Si me sustė pėrzihen masivisht shqiptarė dhe nė vend tė tyre zbarkojnė serbė nė Kosovė, qė sipas fjalėve tė tij nė dokument, u jepet falas toka, shtėpitė dhe pasuritė. Ish-diplomati dhe ai qė nė vitet ’60 do marrė Nobel nė letėrsi, Ivo Andriē, mė 30 janar 1939 realizon “Projekt-raport pėr Shqipėrinė” ku jepen receta pėr asgjėsimin e shqiptarėve dhe gjėra tė tjera. Presioni serb ndjek gjithmonė platformėn e Akademisė serbe. Tė dy vendet bihen nėn suazėn e komunizmit dhe Tito e institucionalizon aneksimin e Kosovės, qė pėr katėr vjet nė L2B ėshtė nėn administratėn e Shqipėrisė. Kosova do tė njohė disa valė masakrash, ku masakra e Tivarit dhe ajo e Rankoviēit nuk do tė na hiqen kurrė nga mendja. Ardhja dhe ngritja e Millosheviēit nė pushtet shoqėrohet me “Memorandumin e Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Serbisė” mė 1986..., ku si bazė teorike ėshtė zhvillimi i kujtesės sė serbėve kundėr shqiptarėve. Katėr vjet mė vonė, mė 1990 erdhi nė skenė dhe del “Programi jugosllav i masave dhe aktiviteteve pėr ndėrprerjen e shpėrnguljes sė serbėve dhe malazezėve nga KSA e Kosovės, kthimin e shpejtė tė atyre qė e kanė lėshuar dhe ardhjen e gjithė atyre qė dėshirojnė tė jetojnė dhe punojnė nė Kosovė”... Ka ardhur fundi, edhe pse serbėt bėjnė njė manifestim gjigant nė Fushė-Kosovė tė udhėhequr nga Millosheviēi... Kosova dhe shqiptarėt i heqin qafe, njėherė e pėrgjithmonė sllavėt, ndėrsa nė ato male ku Vuk Karaxhiē, mblidhte baladat e ballkanasve... nuk shkel mė sllav...

autori: Ben Andoni

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi