» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

12 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 12 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Kalaja Olimpe ne qytetin Ilir

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kalaja Olimpe ne qytetin Ilir

Mesazh nga Majlinda prej Wed 03 Aug 2011, 21:29


Qyteza antike e Olimpes, nė fshatin Mavrovė, 40 km nė juglindje tė Vlorės . Nė toponimet e hershme quhej Olympe i pagėzuar ndoshta pėr vajzėn e mbretėrit Pirro .Nė njė toponim tjetėr gjendet Mavrovė-Fitorė. Ne ndėrmorėm njė ekspeditė, nė lartėsinė 285metra, ku gjendet qyteti i heshtur ilir i Olimpes. Sipas tė dhėnave qė kishim nga periudha e antikitetit, nė kėtė zonė tė njohur nė luginėn e Shushicės, ka qytete dhe fortesa te cilat ishin pjese konionit .Njė ndėr kėto ėshtė Olympia qytet tjetėr i Koinonit Amantia, rrėnojat e tė cilės ndodhen nė fshatin e sotėm Mavrovė nė anėn e djathtė tė lumit Shushica kur rrjedh lumi (Monumentet X 1975. N.Ceka qendrat e fortifikuara tė Amantias). Olympe shtrihej mbi njė kodėr me njė sipėrfaqe prej 13 ha dhe ishte qytet i pajisur edhe me akropol. Olimpe i kishte organizuar institucionet e saj sipas modelit epirot. Nė krye tė qytetit ishte nėpunėsi mė i lartė ekzekutiv i njohur me emrin Politarkes. Ai ndihmohej nga njė kolegj nėpunėsish tė quajtur Synarkontė si dhe nga Gramateusi (sekretari). Emrin Olympe, qyteti mendohet se e mori nga vajza e Mbretit Pirro, Olimpia. Kėtė variant e hodhi pėr herė tė parė arkeologu Hasan Ceka, Olympeu identifikua nga arkeologu Burhan Dautaj, i cili gjatė gėrmimeve tė zhvilluara nė vitet 1960 gjeti tetė monedha me mbishkrimin Olympiastan .
Duke vlerėsuar potencialin historik bashkia e Vlorės e ka pėrfshirė kėtė qytete nė listėn e objekteve historike me gjurme antikiteti dhe tė vizitueshme .Tė tilla janė ato tė "Shpellave tė Velēės", "Shpellave tė shkruara tė Lepenicės" (nga mė tė rrallat nė Ballkan e Mesdhe), "Shpellat e Spilesė" (Himarė) apo "Mozaikėt e Mesaplikut", pasuri e rrallė kombėtare. Vendbanimet tumulare tė Vajzės, Dukatit, Mavrovės, "Pitosa" tė Mallkeqit tregojnė pėr autoktoninė dhe vazhdimėsinė etno-kulturore tė ilirėve nė periudhėn e bronxit dhe tė hekurit .E njėjta gjė dėshmohet edhe nė vendbanimet e tjera tė lashtėsisė qė janė qytete- si Amantia, Olympia, Kanina, Himara, Cerja, Armeni, Hadėraj , Triporti dhe vet.

Qytet i koinionit sipas modelit epirot
Qytet tjetėr i Koinonit Amant ishte Olympe, rrėnojat e sė cilės ndodhen nė fshatin e sotėm Mavrovė, nė anėn e djathtė tė lumit Shushica (Monumentet X 1975. N.Ceka qendrat e fortifikuara tė Amantias). Olympe shtrihej mbi njė kodėr me njė sipėrfaqe prej 13 ha, dhe ishte qytet i pajisur edhe me Akropol. Por ndryshe nga Amantia, organizimi politik i sė cilės ishte sipas Koinonit, Olimpe i kishte organizuar institucionet e saj sipas modelit epirot. Nė krye tė qytetit ishte nėpunėsi mė i lartė ekzekutiv i njohur me emrin Politarkes. Ai ndihmohej nga njė kolegj nėpunėsish tė quajtur Synarkontė si dhe nga Gramateusi (sekretari). Epiri ka qene dhe eshte Shqiperia jugore e Faik Konices gjejme faktin qe flet per epirotėt .Faik beu ka germezuar:Straboni na mėson se epirotėt nuk flisnin greqisht, ata ishin tė huaj. Po citoj fjalė e tij: (fjalėt e Strabonit nė greqisht) Kjo ėshtė shumė e qartė apo jo. Straboni na thotė se kombet epirotas ishin barbarė domethėnė tė huaj pėr racėn dhe gjuhėn greke (Veprat e Strabonit, VII, 6-13, faqe 267. Botim i Dübner Müller).

Emrin Olympe, qyteti mendohet nga vajza e Mbretit Pirro
Sipa historianit Ilirian Gjika :Emrin Olympe, qyteti mendohet se e mori nga vajza e Mbretit Pirro, Olimpia. Kėtė variant e hodhi pėr herė tė parė arkeologu Hasan Ceka, Olympe u identifikua nga arkeologu Burhan Dautaj, i cili gjatė gėrmimeve tė zhvilluara nė vitet 1960 gjeti tetė monedha me mbishkrimin Olympiastan. Zhvillimin mė tė madh Olympe e arriti nė vitet 229-148 P. K. me nxjerrjen e monedhave, tė cilat pėrdoreshin vetėm brenda ekonomisė sė kėtij qyteti. Ato kishin simbole tė ngjashme me monedhat e Apolonisė, Amantias dhe Bylisit. Interesant ėshtė fakti se autorėt antikė heshtin pėr praninė e kėtij qyteti, i cili ndeshet vetėm te Stefan Bizantini qė e pėrmend te vepra e ti, “Mbi qytetet dhe popujt .

Kalaja ne fshat
Ka marre statusin e trashėgimisė kulturore ne vitin 1963. Qėllimi i ekspeditės buronte nga njė kėshillė e menēur e arkeologut N. Ceka, dhėnė ca kohė mė parė, qė brenda kuadrit tė Amantias tė futej edhe kjo qytezė, gjurmėt e tė cilave nė i gjetėm edhe pas kaq kohėsh aty sipėr rrugės automobilistike nė kthesėn e parė tek varrezat, kur vjen nga gryka dhe 100m mė poshtė kur je nisur nga qyteti bregdetar. Fshati aktualisht sot mban emrin Mavrovė . Ndėrsa toponimi i saj e hershėm Olympe qė ka mbajtur qyteti me monedhėn e vet ėshtė vetėm historik . Vendasit kanė filluar ti rivėnė emrin Olympe shoqatės sė fshatit tė tyre, ndonjė lokali e magazinė dhe kjo ėshtė fare pak nė krahasim me historinė e kėsaj qendre ilire qė i ka rezistuar rrebesheve.
Muret e saj ne i gjetėm 285m lartėsi mbi nivelin e detit. Poshtė ėshtė Shushica , qė rrjedh nė buronja tė Kuce me gjatėsi rreth 85 km me derdhje ne Vjosė . Pėrkarshi ka fshatin Lapardha . Poshtė nė Sirokėmbė ka fushat deri tek ura nė Sklap . Ka ullinj shekullorė . Aty nga vitet ‘88 kam takuar arkeologun Llambi Durollin nė Mavrovė . Nga shkolla e fshatit zbritėm poshtė tek udha . Llambi mė tregonte pėr vendbanimin e hershem dhe monedhėn e saj . Nė rrjedhėn e Shushicės ka edhe njė vendbanim si Cerja rerth 60 km nga qyteti i Aulonės dhe ka shėrbyer mė shumė si qendėr e fortifikuar pėr kontrollin e rrugėve qė mbronin nga largėsia. Arkeologėt thonė se njė popullsi ilire ka jetuar pikėrisht kėtu prej epokės sė bronzit. Mirėpo, ajo qė na kishte tėrhequr mė tepėr qe kalaja e Mavrovės. Rruga ishte pėrmirėsuar nga qendra e fshatit, deri nė lagjen Ēakallovaj ku u ndeshėm me gjurmėt e para tė kalasė.
Kalaja shtrihet nė njė sipėrfaqe tė mėdha rreth 13 ha . Vendi dhe gjurmėt e saj shfaqen diku heshtin dhe zhduken .Lagjja qė ne shkuam nė fillim kishte vetėm dy banorė ndėrsa ndėrtesat ishin ruajtur .

Kalaja ne Rrethun
Ndėrkohė qė tė dhėnat mė tė sakta pėr kėtė kala, i gjetėm tek njė shkrimi i autorit vendas Burhan Dautaj .Dautaj ishte arkeologu qe ka gėrmuar ne kėtė qytete kur u formėsua mendimi pėr ekzistencėn e tij . i cili shprehet kėshtu: “Kėrkimet filluan ne dy pika: brenda mureve rrethuese te qytetit ne skajin me jugor te majės se Rrethunit dhe ne nekropol. Nga veri-perėndimi ndėrpritet prej rrugės kėmbėsore qe lidh lagjen Ymeraj me Cakallovaj, deri sa bashkohet me traktin ne piken C."Ky trakt i ruajtur ne lartėsinė e tri radhėve (lartėsi 2 m. dhe gjatėsi 12 m.) ėshtė ngritur nga blloqe trapezoidal e katerkendesh, me faqe pak te sfumuara (fig. 3). Ne fasadėn e tij dallohen gurelidhesit tėrthore qe pėrforcojnė strukturėn e brendshme te murit. Kėtu muri bėn njė kthese ne kėnd te drejte, pėr tu ngjitur pėrpjetė shpatit perėndimor te kodrės, ndėrpritet nga rruga kėmbėsore qe lidh lagjen Shahaj me Cakallovaj, pėr tu lidhur me traktin ne piken D (fig. 4, 'I'ab. II, 6).
Trakti me gjatėsi 21 m, lartėsi 3.25 m dhe gjerėsi 2.80 m, ėshtė ruajtur ne gjendje relativisht te mire, me pėrjashtim te mesit te tij ku ka ēarje e shkarje nga themeli .Muresa ėshtė ngritur nga blloqe gur gėlqeror dhe shtufore, pjesėrisht te punuar me faqe trapezoidale dhe katerkendeshe te gufuara ne pjesėn e dukshme te tyre. Blloqet kane kėto pėrmasa: 0.62 x 0.46 m; 1.08 x 0.60 m; 1.60 x 0.60 m; 1.80 x 0.60 m. Rreshtat ne pėrgjithėsi janė ne linja te drejta me ndonjė shkallėzim qe u ėshtė imponuar ndėrtuesve me sa duket, edhe nga pjerrėsia e madhe e terrenit. Duke filluar nga fundi ne rreshtin e trete, shfaqen gurelidhsit tėrthorė te vendosur ne distanca te ndryshme qe lėvizin nga 2.85 deri ne 3 m. Themeli i ngritur nga blloqe te papunuar ku duken qarte gjurmėt e nxjerrjes se tyre nga gurorja, ėshtė lėnė si thembrat me njė dalje 0.15-0.20 m nga muri. Nga qoshja ku trakti merr kthesėn nga lindja, muri me gjatėsi 23 m i ėshtė nėnshtruar njė rindėrtimi qe shkon deri ne themel. . Nė vendin me emėr toponimik “Ēezma e plakės”, lartėsia e murit sipas arkeologut, Burhan Dautaj “arrin nė katėr rradhė gurėsh, ndėrsa mė tej kap lartėsinė e 6-7 radhėve”. Nė kėtė zonė, forma e gurit ėshtė ruajtur mjaft mirė.
Nė vendin e emėrtuar “Maja e rrethonit” gjendet masivi shkėmbor, ku sipas arkeologėve ėshtė marrė materiali pėr tė ndėrtuar muret e kalasė sė qytetit antik. Bazuar nė tė dhėnat e disa studimeve, ky mur ka ngjashmėri me muret e tarracimit nė akropolin e Dimalit, tė pėrdorur dhe pėr mbėshtetjen e ēative nė godinat e shekullit II para Krishtit. Gjurmėt e para tė kalasė hasen nė lagjen e emėrtuar “Cakallovaj” dhe vazhdojnė pėrgjatė kopshteve private, ndėrsa sipėrfaqja brenda mureve rrethuese tė kalasė sė Mavrovės arrin nė rreth 13 ha, duke e renditur Olimpen mes qyteteve mesatare tė antikitetit". Ē’ka thotė studimi:”Shek.3 e gjen kryeqendrėn ekonomike e kulturore tė Koinonit, Matohasanajt, Cerjas, Hadėraj”.Janė tė gjitha qėndra qė shtrihen gjegjėsisht,gjithandej si nė veri dhe nė lindje tė kryeqendrės. Lajmi i S.Anamalit ėshtė:”Prova e sjelle nga Ugolini se ne afėrsi te Plocės mungojnė rrėnoja te tjera te lashta, sot nuk mund te pėrdoret si argument; ne vitet e pas ēlirimit rreth Plo¬ces janė zbuluar tepricat e tre qyteteve te tjera te fortifikuara, bashkėkohės me atė te Ploces, dhe pikėrisht ne Matohasanaj ne lindje te Ploces, ne luginėn e Vjosės, ne Cerje (Brataj) ne juge dhe ne Olympe, ne perėndim, tė dyja ne luginėn e Shushicės. Por ėshtė edhe Olympe soe Mavrova e sotme me kalanė nė “Majėn e Rrethunit”,dhe kėshtu katėr qytetet tė radhitura nė sira, Bylys, Amantia, Oriku dhe Olimpe .
Olympe
Burimi: www.shqiperia.com
avatar
Majlinda

Postime : 323
Kyējet nė forum : 11544
Regjistruar mė : 12/10/2007
Profesioni : oficere

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi