» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

14 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 14 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Masakra e dhunės serbe nė Sllovijė tė Lipjanit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Masakra e dhunės serbe nė Sllovijė tė Lipjanit

Mesazh nga Naki prej Sat 02 Jul 2011, 03:37

Nga Ismail Gashi-Sllovijė Lipjan
Mė 15 e 16 prill 1999, nė Sllovijė masakra e dhunės serbe vrau e masakroi 45 civilė shqiptarė dhe plagosi 11 tė tjerė. I vuri flakėn 92 shtėpi shqiptare, dhe pas dėbimit me dhunė tė tė gjithė shqiptarėve nga fshati, shkatėrroi e plaēkiti gjithė vlerat materiale e pasurinė e shqiptarėve. Sllovia pėr 78 ditėt e bombardimit tė NATO-s, ishte ēerdhe e dhunės serbe pėr trevėn e Lypjanit e mė gjerė.
Qė nga fillimi i sulmeve tė NATO-sė, 24 mars 1999. Nė fshatin Sllovijė tė Lypjanit, pėrveē 64 familjeve serbe tė kėtij fshati, nga tė cilat kishin mobilizuar nė formacione tė forcave rezervė tė Serbisė edhe shumė tė rijnė serbė e romė vendas nga Sllovia, kėtu silleshin e krrokatnin edhe shumė persona zyrtar e jozyrtar, emrat dhe funksionet e tyre nė kėto formacione pėr shqiptarėt paraqisnin kėrcim e rrezikim pėr qenjėn biologjike njerėzore e kombėtare shqiptare. Kėtu /nė Sllovijė/, frekuentonin ēdo ditė prijsit e policisė dhe qeverisė komunale, si kryeshefi i policisė komunale Nikola Iliq, Komandanti i postėkomandės policore nė Lypjan, Stevo Ragjenoviq, zv.komandanti Toshiq dhe inspektori i sigurimit Ēanoviq. Sllavisha Dukiqi, Dimiq Vllado kryetar i qeverisė dhe kryetar i Mbrojtjes Civile e tė tjerė. Ata vazhdimisht kuvendonin me liderėt serbė nė Sllovijė si me Stanishiq Tomisllav, kryetar i serbėve lokal, Simiq Millan i graduar nė kolonel, pėrgjegjės pėr forcat ushtarake, Lubisha Arsiq njė paramilitar i theksuar e shumė tė tjerė tė implikuar nė krime ndaj shqiptarėve. Para se tė sulmonin kėtė fshat, nė Radion serbe tė Prishtinės, u dha informacioni se ky fshat dhe fshati Shushicė i Prishtinės, janė vendbanime tė sigurta ku mund tė jetohet pa rrezikim. Andaj nė Sllovijė, ditė para stuhisė tmerruese tė dhunės serbe nė prillin e pėrgjakur tė 1999, erdhėn shumė shqiptarė pėr strehim tė pėrkohshėm. Deri mė 14 prill 1999, nuk ndodhi ndonjė kėrcim i drejtpėrdrejt, rrezikimi i jetės dhe i qenjės shqiptare vėrvitje kudo e ngado nė Kosovė, gjuhej, vritej, digjej e ndiqej.
Kėrkesat serbe
Mė 14 prillit, kah ora 10-tė paradreke, inspektori i sigurimit serb Qanoviq me dy eprorė ushtarak ardhen nė Sllovijė dhe nė vendin e quajtur “kryezabeleve”, takuan Shefqet Berishėn nga Sllovia, tė cilin e kanė ndalur dhe nga ai kėrkuan, qė sot deri nė orėn 14-tė, shqiptarėt e kėtij fshati tė dorėzojnė gjitha armėt te shkolla e vjetėr, dhe nga ai kanė kėrkuar me kėmbėngulėsi tė njoftojė, a ka pjesėtarė tė UĒK-sė nė Sllovijė. Sepse, siē ėshtė shprehur Qanoviq, nė Sllovijė te kryetari i LDK-sė Shefqet Bytyqi, para disa ditėsh, siē kishte gjėja ai informacione, ka fjetur njė ushtarė i UĒK-sė dy netė.Qanoviq me dy personat pėrcjellės skiconin pozicionet e Sllovisė dhe bisedonte pėr skicėn tė cilėn e kishin pėrpara nė autoveturė,thotė Shefqet Berisha. Ndėrsa nė mbrėmjen e 14 prillit serbėt vendas, meqė dinin pėr pozitėn e rėndė tė shqiptarėve, improvizuan si edhe nė shumė vende e raste tė tjera nė Kosovė njė takim pėr njė “marrėveshje”. Pėr kėtė dredhi jo tė natyrshme, edhe nė Sllovijė u ftuan disa shqiptarė, qė tė nesėrmen me 15 prill, nė ora 8-tė tė mėngjesit, tė vijnė nė lokalet e shkollės sė vjetėr njė delegacion prej 10-tė shqiptarėve, qė nė emėr tė shqiptarėve sllovias tė lidhur marrėveshje me serbėt vendor, Tomqin, Rada Arsiqin, Simiqi Milanin, Ēaushin, Milivojin e disa tė tjerė si dhe me njė Major apo epror ushtarak, tė cilėt mė atė marrėveshje, do tė sigurohet njė garanci pėr qėndrim e jetė tė sigurt pėr shqiptarėt e tė tjerėt nė kėtė vendbanim me popullatė tė pėrzier. Njė veprim tė tillė pėr slloviasit pėrsėritėt edhe mė 17 prill 1999, kur dy shqiptarė u murrėn vesh me kryepolicin Nikolla, pėr strehim tė popullatės shqiptare, qė ishin strehuar nė Grykėn e Tėrshovinave, tė vendosen nėpėr shtėpitė e fshatit Smallushė, slloviasit tentuan tė bisedojnė me serbėt vendor edhe mė 23 prill 1999 pėr kthim tė tyre nė fshat. Pėr kėtė “dialog”, serbėt kėrkuan tė shkojnė dy pleq sllovias tė bisedojnė me serbėt vendor. Por pleqtė priten kot 7 orė “takimin”e komshive gėnjeshtarė. Ndėrkaq tė nesėrmen me 15 prill 1999. qė nė orėn 5,30, ushtria serbe erdhi me 5-6 tanke nga krahu i Smallushės u pozicionua nė kodėr mbi fshat me tyta tankesh tė kthyera kah vet fshati, kurse nė orėn 6-tė tė kėtij mėngjesi, ushtria e policia serbe filloi sulmin nė fshatin Akllap, nė kėte fshat shtihej me armė,digjeshin shtėpit dhe ndiqej popullata shqiptare, ku njė qytetarė / Ibush Gashi/70/ u vra. Sulmi, ndjekja dhe kallja e mbi 80% e Akllapit pėrcillej lehtė nga Sllovija. “Delegacioni” 10-tė anėtarėsh i shqiptarėve nga Sllovia, nė orėn 7.00 shkoi nė mbledhje, siē ishte kėrkuar pėr marrėveshje mes shqiptarėve dhe serbėve pėr njė “siguri” e jetė tė qetė. Njė natė mė parė, kur u mor vendimi nga disa veprimtarė, biznesmen e qytetarė lokal shqiptarė, pėr kėtė takim “marrėveshjeje”. Pėrkundėr mashtrimit evident, se do tė merremi vesh, bėnė diēka tė pazakonshme dhe pėr rrethanat, kohėn dhe pozitėn e shqiptarėve jo i natyrshėm. Popullata shqiptare pėrkundėr kėrcėnimit nga forcat ushtarake e policore nuk e mori ikjen, siē ndodhte zakonisht ato ditė tė trishta, motivacion pėr qėndrim se do tė ketė marrėveshje. Si zakonisht takimi nuk u mbajt, me arsyetim tė serbėve vendas, se oficeri “nuk ka ardhur”. Ju shkoni nė shtėpi, pritni atje, kur tė vijė oficeri, ne do tė ju ftojmė me telefon, i thanė Tomqi e Rada Maksut Bytyqit. Kėshtu, pritja e heshtja e varrit e pėrfshiu popullatėn shqiptare nė Sllovijė tėrė paradreken e asaj ditė tė kobshme. Kėtė qetėsi tė panatyrshme e prishi kah ora 10,30 ardhja e dy kampanjollave ushtarake nė Sllovijė, me tė cilat kishin ardhur disa ushtarak qė ti njoftojnė serbėt dhe disa romė vendor,qė ishin nė krahun serb, qė tė vejnė shenjat pėr identifikim, katėr e-S-a nė dyert e shtėpive, punė tė cilėn e kreu mėsuesi Toshiq/Cilki/. Sepse, sulmi qė do tė pason pasdreke mund tė mos i dallon shtėpitė serbe dhe pėrkrahėsve tė tyre nga ato shqiptare, tė cilat do tė jenė caku i kėtij sulmit. Kėshtu, Sllovia e dyfishuar me banorė nė heshtje varri priste sulmet serbe.
Ndjekjet, kalljet, plaēitjet
Nė orėn 13,40, pasi me kallje, ndejkeje, plaēkitje e vrasje i duelėn Akllapit nė krye, filloi sulmi nė fshatin Sllovijė. Ky sulm filloi nga dy drejtime, nga krahu i Akllapit e Gushtericės sė Epėrme, dhe i dyti nga ana tjetėr Grykės sė Gushevcit. Paralel me kėtė furi, forcat serbe sulmuan nga brenda, ku pjesėtarė serb paraprakisht tė pozicionuara mbreda vet fshatit e pėr rreth tij. Tė cilat me tė filluar tė sulmit shpejt zunė udhėkryqet dhe gjitha hyrje-daljet e fshatit, ku forcat serbe mė herėt ishin pėrqendruar nėpėr familjet serbe tė Sllovisė. Fshati dukej i trazuar nga pėrpjekjet pėr ikje nga rreziku, hapėsirėn mbi fshat e mbuloi tymi e flaka e shtėpive tė kallura, ndėrsa rrugėt krismat e armėve serbe. Nė anėn tjetėr fshati gumėzhiste nga automjetet, traktorėt e turma tė mėdha njerėzish tė tmerruar nga rreziku, britmat e thirrjet shqetėsuese. Ikja u bė nga tė gjitha anėt, kush nga dinte e mundte tė gjejė hapėsirė depėrtimi. Ndodhi kėshtu, pasi mė parė nga asnjė subjekt politikė e shtetėror shqiptarė, pėrveē UĒK-sė, nuk kishte planifikuar si tė veprohej nė kėtė rrethanė katrahure e luftė barbare. Kush iku nė drejtim tė bjeshkėve, Grykės sė Zhegovcit, Grykės sė Manastirit, Grykės sė Tėrshovinave, e kush nė drejtim tė Smallushės dhe nė fshatrat e rrafshit, Bujari, ish-Gumnasella, Banullė, Gllogovc e Llugaxhi. Grykat e bjeshkėve kėto kohė tė trishta u bėnė vend i tmerrit e terrorit fatal. Po asaj dite, sulmet serbe si edhe nė rastet tė tjera vepruan sipas planit ushtarak serb “Patkoi” nė Zhegovc e Vėrbicė, ku ishin konfrontuar me forcat e UĒK-sė, veēmas nė Betejėn te Hani i Zhegocvit, ku nė rezistencė me forcat ushtarake serbe u vra Pajazit Ahmeti/Paja/, dhe u plagos Afrim Myrtaj, por nė kėtė rezistencė tė pjesėtarėve tė UĒK-sė, forcat serbe pėrveē humbjeve nė njerėz e teknik ushtarake, ato u penguan pėr afro dy orė qė tė sulmojnė fshatin Zhegovc qė ishte pikėsynim i tyre. Me kėtė, banorėve tė Zhegovcit iu mundėsua largimi pa pasoja. Asaj ditė nė Sllovijė kryepolici Toshiq me disa policė tė tjerė, kishte zėnė pozitė krye fshatit, nė lindje tė Sllovisė, qė ti kthejė slloviasit qė mos shkonin nė drejtim tė grykės sė Bjeshkėve tė Zhegovcit. Gjatė kohės sė shkurtėr tė kėsaj dite tė Bartolomeut, nga vet shqiptarėt e Sllovisė janė vėrejtur e dalluar disa serb vendas tė prirė nga zėvendėskomandanti i policisė komunale,Toshiqi, si Tomisllav Stanishiq/Tomqi/, /me funksion, komandant lokal i policisė rezervė pėr Sllovijė, Peic Milivoje, zėvendėskomandant i policisė serbe nė Janjevė, vendas i kėtij fshati, Radomir Arsiq/Rada/, kryetar i fshatit Sllovijė, Stanoje Milkiq/Qauashi/, paramilitar, Sllobodan Simiq “Duci” i nėnshkruar pėr kolonel i rezervės ushtarake, Lubisha Arsenije Periq e tė tjerė. Por ka pasur edhe shumė e shumė persona tė panjohur dhe tė maskuar, qė kanė bartur uniformėn e policisė sėrbe dhe forcave rezervė.
Vrasja e fqinjit
Sulmi i furishėm pasqyrohej me tė shtėna tė shumta, ndalje dhe vrasje tė qytetarėve, kallje tė shtėpive, plaēkitje tė tė hollave dhe automjetesh, ndalje vajzash dhe kushtėzim me tė holla pėr lirimin e tyre si dhe tentim dhunimesh. Veēantė tmerronte ndalja dhe ndarja nga familja e personave, por edhe me ekzekutime tė shpejta. Qė nė fillim serbi i quajtur Radomir Arsiq “Beli” vrau gruan e Ajet Krasniqit, Hedije Krasniqi /51/, e cila u vra para dyerve tė Rexhepit deri sa ishte duke ikur nga rreziku, Rada ishte fqiu i parė i Ajetit. Pak mė larg, tė udhėkryqi afėr shtėpisė sė Murat Gashi, u vra edhe vajza 19 vjeēare Fatushe Dubova, tė cilės siē dėshmohet, Rada pėr sė vdekuri me thikė ja ka prerė xhemperin dhe ja ka hedh nė fytyrė. Pastaj dėshmon Ismet Hetemi nga Sllovia, i cili asaj dite, kur ka arritur te dyert e Muratit Gashit thot, se ka parė Miroslav Stanishiqin, Stanoje e Sinisha Milkiqin dhe dy tė tjerė qė nuk i ka njohur, tė gjithė tė armatosur dhe tė uniformuar me rroba policie, qė u futėn nė oborrin e shtėpisė sė Murat Gashi, nga mė vonė morėm vesh, se tė njėjtit, pasi i kanė nxjerr nga shtėpi gjithė meshkujt /pesė sa ishin aty/, kanė larguan fėmijėt e gratė, me pėrjashtim tė Xhyles, vajzės sė martuar tė Muratit, e cila ėshtė strukur pavrejtshėm afėr dyerve tė oborrit dhe ka vėrejtur, se kėta persona serbė Muratin me dy djemtė Enver Gashi/41/, Omer Gashi/37/, djalin e Enverit Arben Gashi/19/ dhe djalin e vajzės sė martuar Xhylės, Bekimin/19/, i kanė nxejrrur para shtėpisė, i kanė renditur mė parė i kanė plaēkitur dhe nė fund i kanė ekzekutuar nė oborr para shtėpisė. Xhyla ishte dėshmitarja mė e afėrt e cila pėrkundėr tmerrit e dhembjes e ka vėzhguar ekzekutimin e babait,dy vėllezėrve, djalit dhe djelit tė vėllait. Ndėrsa, Gafurr Hysenin, veprimtar i dalluar, pas luftės ėshtė shpallur dėshmor i kombit, serbi vendas Lubisha Arsenije Arsiq me dy tė tjerė e zbresin nga kamioni, ku ishte duke vozitur familjen nė ikje dhe e ekzekutuan menjėherė para shtėpisė sė djemve tė Metushit, tė cilėn shtėpi mė vonė e kanė djegur bashkė me kufomėn e Gafurrit. Tė ndarė nga familjet e tė ndalur e mė vonė tė ekzekutuar tė “udha e bahēeve”, ishin edhe Bajram Gashi/34/ pas luftės i shpallur dėshmor, po kėshtu nga traktori e kanė zbritur edhe Faik Krasniqin/35/ dhe tė njetit serb e kanė ekzekutuar nė oborr tė Habib Gashit. Bajram Gashi, Ramadan Kryeziu/31/, Mehdi Pacolli/56/, Jakup Kryeziu/44/ dhe Elmi Barisha, bashkėrisht pas njė kohė maltretimi e mbajtjes mbėshtetur pėr muri, i dėrgojnė rrugės, tė urdhėruar ti mbajnė duart mbi kokė dhe janė ekzekutuar tė “rruga e bahqeve” nė rrethana tė panjohura. Dėshmitar okular pėr kėtė ėshtė Ragip Sopa nga Sllovia. Ai thotė: ishin katėr persona tė panjohur tė cilėt pas kryen ekzekutimin i mori me veturė njė serb nga Sllovia dhe i ktheu nė fshat Ky ishte “Ducki” i biri i Novica Arsiqit. Kalimtarėt qė ishin nė ikje nga tmerri e terrori i kanė parė tė gjallė kėta gjashtė/6/ persona. duke i dėrguar kah kisha serbe
Vėrejteje: Viktimat deri nė numrin rendor 16, janė ekzekutuar e masakruar gjatė sulmit tė fashtit mė 15 prill 1999. kufomatė janė varrosur nga serbėt nė dy varreza masive nė vendin e quajtur “Ēukė”. Tė cilat pastaj forcat policore-ushtarake serbe tė ndihmuara nga disa romė tė fshatit dhe tė Lipjanit, me datėn 29.04.1999, pas kthimit tė pjesėrishėm tė popullatės sė ikur tė fshatit Sllovijė, e mė qėllim tė fshehjes sė krimit, i zhvarrosin kufomat nga varresat masive dhe i dėrgojnė nė shkollėn e vjetėr tė fshatit, ku kanė qenė tė stacionuar. Tė nesėrmen, me 30 prill, i urdhėrojnė antarėt e familjeve tė viktimave, tė vijnė nė shkollė, ti identifikojnė tė afėrmit e tyre, e pastaj, nėn pėrcjelljen e forcave serbe i urdhėrojnė ti rivarrosin nė varrezat e fshatit veē e veē nė varre familjare. Tė katėrmbėdhjetė kufomat e para, janė varrosur nė varrezat e “Gashėve” nė hyrje tė fshatit, kurse viktimat nėn numrin rendor 15-16 janė varrosur nė varrezat e “ Bytyēėve ose te Lisat”tė cilat gjenden nė krah tė lindjes sė fshatit.
Trupat e viktimave tė tjera janė varrosur gjithashtu nė varrezat e fshatit, nga anėtarėt e afėrm tė familjės, apo nga bashkėfshatarėt, varėsisht nga dita dhe vendi ku janė gjetur kufomat. Pėrveē viktimave nėn numrin rendor 21 e 22 tė cilat janė vrarė nė oborrin e tyre e poashtu janė varrosur ditė mė vonė nė oborret e tyre. Kėto dy viktima janė zhvarrosur nga oborret e tyre mė datėn 14.07.1999 dhe janė varrosur nė varrezat e fshatit.
Latife Haqif Kryeziu ka vdekur mė vonė, nga pasojat e lėndimeve trupore tė marra gjatė ikjes nga fshati dhe traumave tė pėsuara, pėr djalin e vrarė, nga forcat serbe,Latifja ėshtė varrosur nė fshatin Smallushė, ku ka qenė e strehuar, sikurse edhe shumica e popullsisė tė fshatit Sllovijė.
Faktet nė Tribunal
Ndėrsa, pas ekzekutimit tė “udha e bahēeve”, tė vdekur i ka parė Mehmet Bytyqi/60/ nga Sllovia i cili ishte nė ikje nga shtėpia pėr Smallushė. Rasti i posaēėm ėshtė ai tre pleqve qė u masakruan dhe u vranė nė shtėpi tė tyre, siē dėshmon Adem Sopa kushėri i tyre, janė masakruar pleqtė Mehmet Sopa/74/, nėna e tij Shehide Sopa /87/ dhe gruaja e vėllait Qamile Sopa/64/, Tė cilėt, pasi nuk kanė dalur nga shtėpia nė ditėn e krimit, siē njofton Adem Sopa, kushėri i tė ndjerėve dhe i afėrt me shtėpi, Ademi asaj dite meqė kishte ngelur nė shtėpi nga frika ishte fshehur nė hambar tė vet dhe ka dėgjuar britmat kur disa serb, tė cilėt Ademi nuk ka arritur ti njoh, kanė bėrė masakėr me thika nė kėta tre pleq. Pas ditės sė krimit pėr kėta pleq tė masakruar janė gjetur gjurmėt e krimit, shamitė e shlyera, protezat e dhėmbėve dhe shkopi i thyer i Mehmetit, Edhe ekspertėt e Tribunalit, gjatė ekzaminimit kanė dėshmuar pėr kufomat e tyre tė masakruar, me thika u ėshtė vizatuar kryqi me katėr S-sa. Masakrime u janė bėrė edhe dy plakave. Ndėrsa Rifat Gashi/46/ dhe Milaim Gashi/22/,po mė 15 prill 1999, u vranė para shtėpisė, derisa vėshtroni lėvizjet e dhunės serbe nga shtėpia, vrasjen e bėnė personat nga njė kombi me ngjyrė tė bardhė qė asaj dite ka qarkulluar pandalur. Nga vendi i quajtur “Vorrėt e Bytyēėve”, siē lėshojnė dėshmitarėt okular Feriz e Idriz Gashi, nė kombi kanė qenė Milivoji dhe Qaushi, ata u vranė para shtėpisė, derisa nga aty vėzhgonin lėvizjet e policisė menjėherė, kjo ndodhi gjatė sulmeve tė fshatit. Pos tė vrarėve Rifat e Milaim Gashi, nė oborr janė plagosur nga ata policė edhe Safete Gashi, Florie Gashi dhe Salih Gashi. Dy tė vrarit kanė qėndruar tė pavarrosur 7 ditė, Rifatin e ka ruajtur babai i tij Zenel Gashi, hoxhė. Ndėrkohė i kanė varrosur nė oborr tė shtėpive ku kanė qėndruar deri nė pėrfundim tė luftės. Kėta dy tė vrarė e tė varrosur nė oborr tė shtėpisė pas pėrfundimit tė luftės, mė 14 korrik 1999, janė rivarrosur nė varrezat familjar. Ndėrsa Adem Bytyēin//59/ mė 15 prill 1999 mė parė e kanė plagosur rėndė derisa ishte nė ikje arave prapa shtėpisė pėr tė shpėtuar nga vrasja, siē dėshmon vet fqiu sėrb Stevan, dhe mė vonė, siē dėshmon i njėjti serb , mos e pastė vrarė vet. I ka thotė axhės sė Ademit, Shabanit, se dikush ka shkuar te “arat e arxihanės” 200 m. nga shtėpia e Ademit, deri ku ka arritur Ademi tė shkon zhag i plagosur, dhe atje e ka vrarė, Ademin gjatė ofanzivės familjarėt e kanė varrosur nė varre. Nga 16 tė vrarit nga serbėt mė 15 prill 1999, vet serbėt me ndihmėn e romėve tė NSH.”Vllaznimi” i kanė i varrosur nė dy varreza masive jashtė fshatit nė vend tė quajtur “Quka”, nuk dihet kur ėshtė bėrė ky varrim,por dihet se varrosjen e kanė bėrė po forcat serbe me ndihmėn e romėve tė komunales. Kurse Gafurr Hysenin/51/dhe Ajvaz Gashin/62/ nga Terbuvci, gjatė bombardimeve i kanė varrosur fshehurazi familjet e tyre nė rrezikim tė vet. Kufomat e varrosura nga forcat serbe. Murat Gashi, Enver Gashi, Omer Gashi, Arben Gashi, Bekim Haziri, Hedije Krasniqi, Fatushe Dubova, Jakup Kryeziu, Ramadan Kryeziu, Mehdi Pacolli, Elmi Berisha, Mehmet Sopa, Sherife Sopa, Qamile Sopa, Agim Berisha dhe Florim Ibrahimi nga varreza e Qukės serbėt me qėllim tė fshehjes sė krimit, mė 29 prill 1999, pėrseri i kanė ēvarrosur, i kanė sjellur nė shkollėn e vjetėr, aty janė thirrur anėtarėt e disa nga familjarėt dhe shqiptarė tė tjerė pėr gjėja pėr identifikim dhe tė nesėrmen me 30 prill 1999, prapė detyrimisht i kanė tubuar disa shqiptarė, tė cilėn pėrkundėr rrezikut, ishin kthyer nė shtėpitė e tyre, dhe nėn kėrcimin e policisė i kanė rivarrosur nė varrezat e fshatit. Aty ishin vendasi Milivoje polic dhe njė oficer ushtarak, pjesėmarrėsit e kėtij rivarrimi thonė se janė kėrcuar, qė asnjė fjalė mos ta flasin gjatė varrimit, pėrndryshe, tė gjithė do tė vriten aty pėr aty. Njė serb nga Piroti ka kėrkuar nga varrmihėsit shqiptar tė tregojnė ku ėshtė furrtari i fshatit, kur njė fashatar i thot ēka tė duhet, po tash as “kfasac”,majė nuk gjendet. Serbi nga Piroti iu pėrgjegj. Do tė gjej unė kfasac pėr te dhe njė plumb tė zi, “nacicu ja za njega kfasac i jedan cerni metak”, do tė gjej unė pėr te majė dhe njė plumb tė zi. Shefki F. Salihu/49/ ėshtė marr mė o3.o5.1999, nga serbėt vendas, mėsuesi Toshiq siē dėshmon Halla Zepė e cila ngjarjen e ka vėrejtur nga afėr, e ka sjellur njė dru nė lokalet e shkollės sė vjetėr ku ėshtė rrahur Shefkiu me tė vėllanė, ata qė i kanė rrahur nuk ishin tė njohur, nga pasojat e rrahjes Shefkiu ka vdekur po atė ditė ende pa arritur nė shtėpi, kjo ishte mbytje me dru qė ėshtė njėlloj terrori e masakre e njohur nė traditėn serbe.
Varrimi i tretė
Latife Kryeziu, gjatė ikjes traktori ia ka thyer kėmbėn, ajo kishte edhe mėrzinė e djalit Ramadanit, tė cilin gjatė ikjes mė 14 prill 1999 e morėn paramilitarėt serb dhe u vra po atė ditė, si dhe nga mungesa e intervenimit mjekėsor, ajo ka vdekur nga infektimi i plagės nė Smallushė mė 18.o4.1999. Ndėrsa varrimi i tretė i kėtyre martirėve ėshtė bėrė pas ekzaminitimt nga ekspertėt e Tribunalit tė Hagės nė varrezat e pėrbashkėta tė dėshmorėve e martirėve tė lirisė nė shtator tė 1999 nė kodėr tė fshatit nė Sllovijė.
Dita e dytė e vrasjeve dhe ekzekutimeve pėr tė ndjekurit sllovias, qė natėn e bartolomeut me shi e tė ftohtė tė madh e kaluan tė shpėrndarė nė shumė drejtime, vazhdoi nė “Lugun e Demės”, te “Livadhet e Gjana”, nė Grykėn e Manastirit. Ditėn e 16 prillit 1999, pas djegies sė fshatit Plitkoviq, kah ora 14-tė, Vrellės kah ora 15-tė, sulmit dhe ndjekjes sė popullatės sė Gadimės. Forcat serbe u kthyen kah Tėrshovinat, ku ishin mbi 5000 tė strehuar shqiptarė nga Sllovia e Smallusha. Ju kėrcnuan atyre me vrasje dhe pa ndonjė veprim tjetėr shkuan malit pėrpjetė. Duke ndjekur popullatėn bjeshkėve tė Lugu i Demės, ku ishin strehuar 1/3 e familje shqiptare slloviase. Siē dėshmon Zyfer Aliu nga Gadimja, dėshmitarė okular nė rreshtin e pushkatimit, serbėt filluan “lojėn e vrasjeve”. Grupi tjetėr vrastar serb qė erdhi nga krahu i grykės sė Zhegovcit, fshati Tėrbuvc, pasi kishte masakruar dėshmoren e kombit nga ky lokalitet, Zylfije Gashin/18/, nė “Livadhe tė Gjana”, ekzekutoi profesor Sahit Baftiun/1952/, vėllain e tij Shahin Baftiu/1960/, dhėndrin dhe djalin Kastriot Bahtiu/1983/, pėr lirimin e tė cilit mė parė morėn 8.000 DM nga e ėma e tij Hyrije Baftiu, por gėnjeshtra, tipari kombėtar serb, ia vranė djalin. Ishin orėt e pasdites sė vonė, siē dėshmon Zyfer Aliu, Feriz Gėrbeshi, Ismet Hetemi e mbi 100 tė tjerė qė ishin nė rreshtin e ekzekutimit, nė rradhėt e pushkatimit nė masakrėn e Lugut tė Demės. Serbėt pasi tubuan tė gjithė, na urdhėruan tė dorėzojmė gjitha ēka kemi nė xhepa, tė hollat, dokumentacionin, qelsat, portofolėt, ndėrsa femrat tė gjitha stolitė. Me kėrcim se po ju gjetėm diēka qė keni fshehur, pas kontrollit qė do ta bėjmė pastaj,tė gjithėve do tė ju vrasim. Kur u krye kjo “ceremoni”, urdhėruan ndarjen e fėmijėve dhe grave nga burrat, madje kjo ndarje duhej tė kryhej pėr dy minuta.
Ekzekutim
Pėrkundėr momenteve shumė tė papėrshkrueshme, thonė shumė dėshmitarė qė ngelėn tė gjallė nga ky ekzekutim, u krye ndarja pėr sė gjalli. Aty ishin vetėm 5-6 vrasės tė prirė nga njė Marko Qirkoviq nga Surqina, apo siē thonin ata qė nuk e njihnin Tulleci me mustaqe. Markon e ka vėrejtur pas disa ditėsh edhe Skėnder Ismaili i cili pas njė kohe ishte kthyer nė Sllovijė, dhe Markon e ka parė duke shėtitur me Rada Arsiqin, kryetarin e serbėve lokal nėpėr fshat tė cilin serbėt gjatė asaj katrahure e emėruan “Sėrbska sella”. Ndėrsa pjesėtarė tė tjerė tė policisė serbe afro 40 sosh, qė pak mė poshtė prisnin nė Livadhe tė Gjana si qejtė e tėrbuar , derisa ekipi ekzekutiv i krimit tė “kryejė punėt”. Ndanė gjahun e mbledhur dogjėn dokumentacionin e grumbulluar dhe pozicionuan armėt, neve na rreshtuan mbi 100 meshkuj. Para se tė fillojė ekzekutimi nxorėn Isak Bytyēin/42/, ish polic, atėherė punėtor i shkollės nė Sllovijė.”Ti musteqok del kėndej“, i tha serbisht personi/Marko/ me mustaqe,apo “tulleci”, dhe posa doli Isaku nga rreshti, menjėherė e vrau me automatik me busulle, kjo ishte formė e veprimit dhe mėnyra e futjes sė tmerrit. Edhe Januz Pacollin/58/ e vranė, pasi e ftuan tė zbret nga traktori, Jonuzi ishte i shurdhėt, i ndjeri nuk dėgjoi ēka po i thuhet dhe u vra aty para turmės dhe tė shoqes sė paralizuar, e cila pak ēaste mė vonė vdiq edhe ajo. Po para rreshtit tė pėrgatitur pėr ekzekutim dhe babait Shefki Bytyēi para tij iu ekzekutua djali Hasan Bytyēi/18/. Pastaj, urdhėruan serbisht “Shpejt ikni nė mal”! pa shikuar anash kemi mėsyer malit, thotė Feriz Gėrbeshi. Nė turmėn tone njė polici serbe ka shkrepur vetėm njė rafal nga automatiku dhe ka ndalur gjuajtjen. Ne kemi ikur nė mal pa vėrejtur a jemi tė goditur apo jo, kush ėshtė vrarė e kush ka shpėtuar. Pas njė kohe tė shkurtėr dikush ka filluar tė flas se shkuan, ikėn.Vėrtet ata “kryen punėn”dhe ikėn, u ngarkuan nė Ladėn e Zyfer Aliut dhe nė dy traktorė mjete qė paraprakisht i morėn nga shqiptarėt dhe shkuan. Jemi kthyer dhe kemi parė tė vrarė Raif Shalėn e 12 tė tjerė tė plagosur mes tyre tre shumė rėndė. Fundit para se tė pushkatohen nė masė ėshtė vrarė siē thamė mė parė Hasan Bytyqi/18/, para babait Shefki Bytyqit. Shefkiu kur e pa se u godit pėr vdekje i biri, i ofroi ujė qė ti dal shpirti mė lehtė thotė ai. Kur e pa polici kėtė pozitė e qėndrim tė fort tė Shefkiut, duke pėrcjellur pėrpėlitjen e tė birit me jetėn, polici shtiu prapė me automatik nė kokė tė Hasanit. Balik Gėrbeshi/74/ i paralizuar dhe Halime Gėrgeshi/84/, poashtu e paralizuar, policėt serbė i kallėn nė tendė ku ishin strehuar, kah fundi i Lugut tė Demės. Kėtu janė vrarė edhe dy djemtė e Balikut, Shaip Gėrbeshi/37/, Faik Gėrbeshi/34/ dhe Bejtush Gėrbeshi/33/ professor, kushėriri i parė i Balikut, pas luftės i shpallur dėshmor i kombit dhe Haki Ismaili/20/. Po kėsaj dite, nga tė shtėnat ekzekutive janė plagosur nėntė tė tjerė qė ishin nė rreshtin e pushkatimit kėtė janė: Ramadan Dubova, Bajram Sadiku, Sami Gashi, Ragip Salihu, Sami Jahiri, Misin Berisha, Lulzim Avdyli, Banush Gėrbeshi dhe Fahri Gashi.
Kėta qytetarė civilė shqiptarė tė vrarė e tė masakruar nga dhuna ushtarake e policore serbe,mė 16 prill 1999, mė 24 maj 1999 u sulmuan prap nga dhuna serbe, por tash u sulmuan jo me armė vrastare por me eksavator pėr ti ēvarrosur dhe humbur gjurmėt e krimit, siē dėshmon Ibrahim Vitia nga Sllovia me 24 maj 1999,mė duket ishte ditė e enjte, thot Vitia. nuk jam i sigurtė. Sėrbėt vendas Tomisllav Stanishiq, Rada Arsiq,Stanoje Milkiq, i quajtur ”Ēaushi” me vėlla e shumė tė tjerė tė gjithė tė armatosur, me dy traktorė e rimorkio tė mbuluar me najlon tė zi, pas tri orė pas shkuarjes, nėn pėrcjelljen e disa ushtarėve dhe njė kamioni. Nga tė cilėt, dy-tre ushtarė kanė qėndruar nė roje nė kodėr nėn Vardesh deri sa i kanė sjellur kufomat. Diēka gjatė janė grindur aty tė kodra ku edhe kanė qėndruar gjithė natėn. Tė nesėrmen kah ora 7 apo 8 kanė kaluar kah shtėpia ime dhe dy-tre nga ata kanė shkuar shpejt te Milivoje Peica, ku ishte njė lloj shtabi i forcave ushtarake e policore sėrbe dhe menjėherė janė nisur kah fshati, kurse kamioni ka shkuar kah shkolla e re, jo kėndej kėsaj mahalle. Ndėrsa pėr nė fshat kemi deklaratėn e plakės Zejnepe Gashi nga Sllovia, e cila ka pa edhe pjesėmarrėsit qė kanė sjellur dy traktorėt te kisha e fshatit nga tė cilėt janė shkarkuar kufomat dhe janė vendosur nė kamion me ceradė dhe janė dėrguar nė drejtim tė Lipjanit.Nuk dihet kush ishte vozitėsi i kamionit, e as nga ishte tagra e kamionit.Por halla Zepė pėrmend afro 12 emra sėrbėsh vendas dhe romėt: Remzi Ramė Hysenin, Salih Tal Xheladinin/Salkin/ e Sabit Hysen Krasniqin. Tė ciklėt bėnė ngarkimin dhe transportimin nga traktorėt nė komion. Mė 8 nėntor 2007 familja e Misin Sopės u njoftua se mbetjet e djalit tė tyre Avni Sopės u gjetėn dhe u sollėn nga serbia nė Kosovė.Ende nuk ėshtė gjetur vetėm kufoma e Halime Gėrbeshit/1915/.edhe kjo ėshtė
Nata e Bartolomeut
Tė vrarit tė cilėt familjarėt nuk arritėn ti varrosin natėn e Bartolomeut, qė ishte fatale pėr jetėn e tė rėnėve dhe trishtuese pėr familjarėt dhe tė tjerėt qė asaj nate tė fohtė e me shi qėndronin nė mėshirėn e kėtij moti tė vėshtirė e rrezikut nga lubia serbe. Tė nesėrmen 17 kufomat i varrosėn familjarėt qė i shpėtuan vdekjes, varrimi u bė mė 17 prill 1999, aty ku edhe u ekzekutuan. Familjet, gratė e fėmijėt e tyre, nga dhembja e papėrshkruar,moti i vėshtirė, pozita e rendė dhe rrezikimi pas ekzekutimit pėrjetuan tmerr e trishtim. Popullata e mbetur pas dy-tre ditėsh u larguan nga vendi i vrasjes, ndėrsa Sllovia gjatė gjithė kohės sė bombardimeve u bė qerdhe e forcave policore, ushtarake e paramilitare sėrbe, nga tė cilėt pėsuan shumė shqiptarė qė gjatė kėsaj kohe tentuan pėr ēfado nevoje tė hyjnė nė fshat. Serbėt pėr ta zhdukur gjurmėn e krimit, me arsyetim se nuk lejohen varrezat e masive, siē dėshmohet slloviasit, Radomir Arsiq, Rada ose “Xhemsi” ka pyetur se a janė varrosur veē e veē apo nė njė varrezė tė pėrbashkėt nė Lugun e Demės, Kur ka kuptuar se ata janė varrosur nė varrezė tė pėrbashkėt, ai ka deklaruar, kjo nuk lejohet ashtu, duhet tė nxirren e tė varrosėn nė varre tė veēanta veē e veē. Kėshtu mė 24 maj 1999, ushtarėt dhe policėt serbė me njė kamion, njė grupues e dy traktorė, organizuan punėtorėt e komunales dhe tre romėt vendor tė pėrcjellur nga ushtarėt e policitė serb, nxorėn kufomat dhe i sollėn nė fshat, siē thotė dėshmitari Ibrahim Vitia nga Sllovia, qė kishte shtėpinė afėr Dragisha Peicės “Gisha”, kriminel qė pas luftės ishte i burgosur, por “iku” nga burgu i Mitrovicės e tash bashkė me tė vėllain Milivoje jetojnė dhe punojnė nė Ēaēak. Ibrahimi gjatė luftės mbeti nė shtėpi dhe kujdesej pėr gruan e plagosur ditė mė pare nė Verbicė tė Zhegovcit. Kufomat e tė ekzekutuarve nga Lugu i Demės i kanė bartur me dy traktorė Stanoje Milkiq/Qaushi/ me vėllain Sinisha Milkiq, tė dy tė armatosur me automatik, nė rimorkiot e traktorėve ishin vendosur 17 kufomat tė cilat ishin tė mbuluar me najlon tė zi, ato asaj nate i kanė mbajtur afėr shtėpisė sė “Gishes” nė familjen e tė cilit vazhdimisht qėndronin shumė policė e paramilitarė serbė, aty kanė qėndruar tėrė natėn dhe tė nesėrmen kah ora 8.oo, thotė Ibrahimi, kanė kaluar kėndej kah shtėpia ime, kurse kamioni ka shkuar andej kah shkolla fillore. Ndėrsa siē thotė Halla Zepė, e cila thuaja gjithė kohėn, pėrkundėr 5 tė vrarėve tė saj,vazhdimisht ka qėndruar nė shtėpi nė fshat, i kanė sjellur te kisha e fshatit ku afro 12 serbe e tre romėt vendor i kanė ngarkuar nė njė kamion, pastaj i kanė dėrguar pėr rrugės nė drejtim tė Lypjani.
Lugu i Demės
Shkuan vite pas luftės nuk dihej ku janė zhdukur 17 kufomat e tė ekzekutuarve nė Lugun e Demės 15 nga 17 kufomat e zhdukura janė gjetur nė prill 2006, ndėrsa mė 7 nėntor 2007 u gjetėn edhe mbetjet nga trupi i Avni Misin Sopės, nė varrezat masive tė Batajnicė tė Beogradit dhe u rivarros nė varrezat e dėshmorėve dhe martirėve nė Sllovijė. Duhet pėrmendur edhe vrasjet e Shaban Berishės/61/,Mehaz Berishės/22/, djali i Shabanit dhe Ibrahim Beqirit/25/, djali i motrės sė Shabanit, tė cilėt pasi gjetėn njė minė, mė 13 qershor 1999. atė e sollėn nė Smallushė, ku ende ishte familja e Shabanit, nga mosnjohja e minės, ata e prekėn me kaqavidė dhe nga eksplodimi i saj, vdiqėn Shabani, djali i tij Mehazi dhe nipi Ibrahimi. Rivarrimi, apo varrimi i tretė, qė ėshtė veēanti e kėsaj lufte dhe e neve shqiptarėve, qė njėherė vedism si tė gjithė, por varrosemi dy e tri here, kjo ėshtė veēanti dalluese e shqiptarėve dhe pėrpjekjes sonė pėr liri e pavarėsi. Andaj, rivarrimi i tretė i tė vrarėve shqiptar nga masakra e dhunės serbe, ėshtė kryer nė tetor tė 1999, pas ekzaminimit tė 24 kufomave pėr tė cilat nga ekspertėt e Hagės, familjeve tė tė rėnėve u janė lėshuar aktdėshmi vdekjeje, kėto 24 kufoma tė cilat janė varrosur nė kodrėn e fshatit nė varrezat e pėrbashkėta tė tė rėnėve, bashkė me 4 kufomat e tė rėnėve nga pasojat e luftės. Nė kėto varreza tė fshatit Sllovijė janė varrosur gjithsej 28 tė rėnit. Kurse 17 kufoma tė tjera tė cilat serbėt i patėn zhdukur nga Lugu i Demės, tė cilat janė gjetur nė Batajnocė mė 2007, deri atėherė kėta tė zhdukur i kanė pritur varret e tyre tė hapura nė Varrezat e pėrbashkėta tė dėshmorėve dhe familjet e tyre nė Sllovijė tė Lypjanit, tė cilave gjetja e gjurmėve tė tė dashurve ka lehtėsuar dhembjen. Prova dhe dėshmi pėr kėtė ngjarjen tė dhunės serbe janė gjithė popullata shqiptare vendore dhe disa mija tė tjerė qė asaj kohe ishin tė strehuar nė kėtė vendbanim, dėshmi autentike me shkrim janė edhe 105 deklarata tė dėshmitarėve okular,tė cilėt kanė deklaruar, qė nė korrik e gusht tė 1999. para policisė sė UNMIK-ut dhe ato deklarata origjinale gjenden nė polici tė UNMIK-ut nė Prishtinė, kopjet e tyre gjenden edhe nė KMDLNJ nė Prishtinė, aty janė pėrmbledhur tekstet analitike, deklaratat e qytetarėve, regjistrat e tė vrarėve, tė plagosurve dhe tė personave e kufomave tė zhdukura, fotografi e dokumente tjera faktografike nga kjo kohė dhe ngjarje, qė ngelin nė kujtesėn tonė historike dhe dėshmojnė tė kaluarėn, pėsimet dhe vuajtjet. nga okupuesi barbar serbė gjatė kohėrave tė lavdishme tė historisė sonė kombėtare.
(marre nga gazeta MAPO)


Edituar pėr herė tė fundit nga Naki nė Sat 02 Jul 2011, 03:44, edituar 1 herė gjithsej

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi