» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Pėrcaktimet biologjike dhe morali i qenies njerėzore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pėrcaktimet biologjike dhe morali i qenies njerėzore

Mesazh nga Kle@Love prej Mon 20 Jun 2011, 11:43

Pėrcaktimet biologjike dhe morali i qenies njerėzore


Gėzim TUSHI

Unė besoj se koha moderne ėshtė e kaq komplekse, sa qė nuk mund dhe nuk na lejohet qė tė mbyllim sytė pėrballė shumė tė vėrtetave tė jetės morale qė po zhvillohen nė shoqėrinė tonė. Pėrkundrazi nė vend qė tė heshtim, apo tė bėjmė “strucin moral”, ėshtė e nevojshme qė, sė pari tė kuptojmė situatėn morale nė tė cilėn ndodhet shoqėria shqiptare, tė bėjmė diagnozėn morale dhe tė gjejmė nė njė farė mėnyre edhe terapitė e duhura. Nė kėtė kontekst, situata morale e zhvillimit tė qytetėrimit tonė ėshtė e tillė, qė kėrkon tė vlerėsojmė sė pari mė shumė pėrpjekjet e pamjaftueshme morale tė strukturave sociale tė shoqėrisė tone, anemizmin e tyre ontologjik dhe pėrtacinė e tyre pėr tė edukuar njerėzit, pėr t’i ndihmuar ata qė tė gjejnė individualisht brenda vetes moralin personal dhe hapėsirėn specifike tė sjelljes humane.
Kjo do tė thotė se nuk duhet neglizhuar puna edukative sidomos nė familje, nė shkollė, media dhe komunitet, pėr tė krijuar njohuri dhe kulturė morale si kusht fillestar qė njeriu tė bėhet i ndėrgjegjshėm, sesi njeri qė ėshtė duhet tė mėsohet tė veprojė nė bazė tė parimeve tė tė “menduarit moral” personal. Sociologėt e moralit, jo vetėm ata qė janė me prirje neo-kantiane, kanė tė drejtė qė duke vlerėsuar standardet e qytetėrimit, mendojnė se nė kohėn moderne kjo kėrkesė intelektualo-iluministe e ndėrtimit tė sjelljes morale tė individit dhe jetės morale tė shoqėrisė, nė kohėn tonė ka hapėsirė zbatimi. Mė duket trishtuese fakti qė nė shoqėrinė tonė, nė emėr tė sulmit ndaj “edukimit moral dogmatik” tė sė kaluarės, duket qė artificialisht dhe nė mėnyrė paradoksale kemi ndėrprerė pėrpjekjet, kemi zbehur punėn e detyruar edukative tė institucioneve tė jetės morale. Kjo situatė e vlerėsuar nė mėnyrė objektive do tė thotė qė sot duhet mė shumė tė punojmė dhe tė synojmė qė nė ēdo rast tė mendojmė se ēfarė duhet tė bėjmė qė tė formojmė moralisht qytetarin, qė ai tė jetė sė pari i moralshėm brenda vetes dhe jo thjesht pėr tė tjerėt, qė nė qenien e tij tė veprojė imperativi moral i qytetarit tė kultivuar, qė “tė mos i bėjė tė tjerėve atė qė nuk do tė dėshironte qė t’ia bėnin atij”.
Por, megjithė besimin qė mund tė kemi se nė shoqėrinė tonė ka hapėsirė pėr tė zbatuar elemente me vlerė tė “metodės morale kantiane”, si mėnyrė iluministe pėr pėrmirėsimin e standardeve tė sjelljes sociale dhe tė jetės morale, tė ndėrtimit tė njeriut moral pėrmes veprimit tė “imperativit moral” qė duhet tė veprojė brenda qenies dhe qė ndėrtohet me mendjen e individit si kusht pėr tė pasur pastaj njė autonomi morale, aftėsi konceptuale dhe shprehi sociale, duket se ēėshtjet morale nė shoqėrinė tonė janė bėrė mė tė vėshtira dhe shumė mė tė komplikuara sesa formulat etike universal kantiane. Kjo pėr shkak se duket qė “autonomia morale” e njeriut nė shoqėrinė tonė nė kushtet e lirisė sė shpėrdoruar ėshtė deformuar nga shumė njerėz. Kundėr-efektet morale tė kėsaj sjelljeje janė tė qarta. Ato ndihen fare hapur nė shoqėrinė tonė. Pa hequr dorė nga ideja e ndėrtimit tė njeriut me mendje tė hapur morale, me aftėsi intelektualo-qytetare pėr tė gjetur dhe pėr t’u orientuar nė jetė nga e “mira”, ėshtė e nevojshme tė themi se ndikimi i formimit moral tek njeriu ėshtė i pamundur, pa vlerėsuar rolin determinist nė formimin e tij tė familjes, shkollės dhe institucioneve fetare, kulturore dhe mediatike.
Nuk duhet tė harrojmė disa tė vėrteta serioze tė kohės moderne nė shoqėrinė tone, pikėrisht kur synojmė tė bėjmė punė tė organizuar pėr formimin moral tė njerėzve tanė veēanėrisht tė tė rinjve. Sė pari, duhen vlerėsuar vėshtirėsitė e reja qė ka nė vetvete procesi i edukimit, por nė tė njėjtėn kohė edhe faktin qė kur synojmė dhe kėrkojmė tė edukojmė moralisht njeriun dhe tė krijojmė tek ai parime morale tė jetės modern, nuk duhet tė harrojmė nė tė njėjtėn kohė, qė nė thelb njeriu ėshtė qenie njerėzore me natyrė tė dyfishtė. Kjo do tė thotė qė kur duam tė edukojmė moralisht njerėzit tanė, duhet tė vlerėsojmė pengesat qė vijnė nga “kufiri i natyrshėm” i pengesave tė kėrkesave dhe dėshirave natyrore, biologjike dhe seksuale tė njeriut, tė cilat nė kohėn tonė kanė peshė tė rėndėsishme qė duhet konsideruar nė pėrpjekjet pėr edukimin moral veēanėrisht tė tė rinjve. Ato, duke qenė tė tilla nuk janė nė varėsi tė rregullave morale, por mė shumė tė ligjeve tė natyrės.
Kanė qenė pėrpjekje tė dėshtuara morale stratagjemat e periudhės sė edukimit komunist nė shoqėrinė tonė, tė cilat pėsuan fiasko, duke bėrė “blofin” mė tė madh moral tė donkishotizmit komunist pėr tė edukuar njeriun e ri, pėr tė ndėrtuar “shoqėrinė e madhe” dhe formuar “botėn njerėzore” “sui generis”, por, pa pėrfillur ligjet e natyrės, peshėn e kėrkesave natyrale dhe biologjike tė njeriut. Natyrisht nė shoqėrinė tonė ka njė tendencė tė sjelljes amorale tek shumė njerėz qė mendojnė se pėr tė kaluar nė krahun e kundėrt, pėr tė bėrė tė kundėrtėn e asaj qė bėri komunizmi me njerėzit tanė. Kjo besoj se sot nė shoqėrinė tonė ėshtė njė nga arsyet madhore qė ka dhėnė impakte kaotike dhe ka zgjeruar tendencėn e disfavorshme, qė ka tė bėjė me pranisė e shtuar tė njerėzve qė pėrpiqen individualisht dhe moralisht t’i binden plotėsimit tė njėanshėm tė kėrkesave natyrore, dėshirave biologjike dhe kėrkesave instiktive tė jetės empirike, duke neglizhuar nė tė njėjtėn kohė vlerėn morale tė jetės, qė ėshtė nė tė vėrtetė pavarėsisht ridimensionimeve tė modernitetit njė thelb i natyrshėm, i pandryshuar i natyrės njerėzore nė pėrgjithėsi. Ndaj, duket se nuk ėshtė e lehtė tashmė qė nė shoqėrinė tonė tė flasėsh pėr vlera etike, pėr sjellje morale dhe ca mė pak pėr mundėsinė e vendosjes sė ndonjė imperativi moral, qė duhet tė burojė nė mėnyrė tė natyrshme dhe tė vetvetishme nga mendja e njeriut modern.
Kjo ėshtė e vėshtirė nė kushtet kur duket se njerėzit mė shumė mendojnė tė plotėsojnė kėrkesat biologjike tė natyrės sė qenies sė tyre, apo qė nė shumė raste duket se ata janė thjesht “skllevėr” tė ligjeve qė burojnė nga “domosdoja e kėrkesave natyrore”, duke harruar kėshtu tė vėrtetėn qė njeriu modern nė tė njėjtėn kohė ėshtė qenie morale, sociale dhe humane. Natyrisht nė se do tė vlerėsojmė me seriozitet situatėn morale qė zhvillohet nė shoqėrinė tonė, nė se do tė shikojmė shfaqjet e larmishme tė komportimit moral tė njeriut me “veten”, tė “tjerėt” dhe shoqėrinė, me siguri qė do tė bindemi, se jo vetėm situata morale e shoqėrisė nuk ėshtė e mirė, dhe nga deformimet e sjelljes morale qė ajo ka marrė, tė mbushet mendja se edhe e ardhmja morale e shoqėrisė shqiptare, tipologjia e sjelljes individuale tė njerėzve, mund tė bėhet akoma mė e vėshtirė nė tė ardhmen e afėrt.
Sinjale qė vijnė nga qėndrimet morale tė shumė njerėzve nė botėn tonė sociale, janė tronditėse. Natyrisht, imperativat e sjelljes morale nė ēdo shoqėri i imponon jeta. Dhe nė njė farė mėnyre, njeriu, parimet e sjelljes morale tė tij nė shoqėri duhet tė pėrshtaten me tė. Por, besoj se radikalizimi i tendencės materialiste, zgjerimi i dėshirave eksentrike tė njeriut nė shoqėrinė tone, pėr tė plotėsuar vetėm dhe me ēdo kusht, kėrkesat biologjike, duke abstraguar nė tė njėjtėn kohė nga vlera e patundur qė kanė kėrkesat morale dhe e qėndrimet sociale, ėshtė njė sinjal qė duhet vlerėsuar pėr pasojat e sotme dhe tė sė ardhmes. Sociologėt modernė, tė paktėn qė nga “koha e Kanti, kanė ngulur dhe ngulin kėmbė,se nuk ėshtė thelbi i natyrės sė njeriut vetėm plotėsimi i kėrkesave natyrore dhe instikteve biologjike, qė nė thelbin dhe formėn e tyre janė me natyrė tė pėrzierė, qė nė njė farė mėnyre lidhen me dėshirat biologjike, plotėsimin e instikteve seksuale dhe tė tekave personale. Pavarėsisht imperativave materialiste dhe hedonistike tė kohės, duket se shoqėria shqiptare sot, mė shumė se kurrė, dhe fare hapur, ka nxjerrė mė nė pah “karakterin dualist” tė natyrės njerėzore, luftėn qė njerėzit zhvillojnė midis dėshirave me natyrė biologjike dhe kėrkesės pėr tė ruajtur natyrėn njerėzore dhe morale tė tij. Nga sa ka qenė e mundur tė bėj sondazhe personale tė situatės morale, mė duket se nė shoqėrinė tonė ėshtė masivizuar sė tepėrmi ideja qė ushqen qėndrime tė njėanshme dhe moralisht eksentrike tek shumė njerėz, tė cilėt mendojnė nė mėnyrė tė semplifikuar se nė kohėn e sotme ėshtė liria qė i imponon ata tė kenė sjellje amorale, qė njerėzit ndihen tė lirė tė kryejnė veprime instiktive pėr tė plotėsuar dėshirat dhe kėrkesat biologjike, dhe qė pėr kėtė arsye njerėzit ndihen tė lirė qė “tė veprojnė si t’ua marrė mendja”.
Padyshim, nė jetėn e shoqėrisė tonė kanė ndodhur ndryshime tė mėdha, qė realisht duhen marrė nė konsideratė dhe qė nė tė njėjtėn kėrkojnė reflektime serioze nė punėn e institucioneve morale, qė kanė detyra dhe pėrgjegjėsi pėr edukimin e njeriut dhe natyrisht edhe pėr nivelin e moralitetit social tė cenuar tė shoqėrisė tonė. Sė pari, duhet ta pranojmė nė njė farė mėnyre me dhimbje tė vėrtetėn, se ėshtė e vėshtirė nė kohėn tonė qė tė kėrkosh qė moraliteti social tė burojė thjesht nga mendja e njeriut empirik, i cili, pėr fat tė keq, moralisht dhe konceptualisht ėshtė i ēoroditur nga kėrkesat materiale pa fund, dhe pėrballė presionit tė nevojave pa limit qė sjell konkurrenca e shoqėrisė modern, parimet utilitariste tė njeriut qė jeton nė “shoqėrinė e qejfit”. Nė kėtė kontekst, besoj se ėshtė e mundur qė tė ndjekim rrugėn e duhur, pėr tė ndikuar moralisht mbi sjelljen e njeriut dhe rregullimin normal tė jetės morale tė shoqėrisė tonė.
Prandaj, mendoj se si asnjėherė mė pare, tani kemi nevojė qė tė pėrhapim njohuri pėr parimet morale universale tė qytetėrimit modern, duke besuar se ato janė komplekse nė kohėn tonė, qė janė sa biologjike dhe instiktive po aq edhe morale dhe sociale, qė nė thelbin e tyre pėrbėhen jo vetėm nga mendimet dhe dėshirat individuale tė njeriut tė pėrveēėm, por, edhe nga njė tėrėsi rregullash dhe sisteme tė parimeve dhe normave qė janė tė vlefshme pėr jetėn e pėrbashkėt, dhe qė duhen zbatuar nga tė gjithė njerėzit tanė. Filozofi i shquar i kohės sonė Jurgen Habermas, ka mundur tė evidentojė disa karakteristika dhe mėnyra tė reja tė ndėrtimit tė sjelljes morale tė individit dhe mėnyrėn e ndėrtimit tė jetės sociale dhe morale tė shoqėrisė. Sipas tij koha e sotme ėshtė e vėshtirė qė tė ndėrrohet moralisht sipas paradigmės morale tė “rregullimit moral” tė individit nga vetvetja, apo nga vlerėsimi i imperativit moral, duke u nisur nga aftėsitė humane tė mendjes sė tij. Koncepti modern i moralitetit ka nevojė pėr shikime sociale sipas parimeve tė qytetėrimit aktual, tė cilat ka mundėsi qė nė shoqėrinė tonė tė bėhen norma tė pėrbashkėta konsensuale qė tė respektohen dhe vlerėsohen si parime tė jetės morale sociale dhe individuale nga tė gjithė.
Situata qė zhvillohet nė shoqėrinė shqiptare, na detyron qė procesin e vėshtirė tė edukimit moral tė njeriut dhe tė pėrmirėsimit tė situatės etike tė shoqėrisė, problemin ta shikojmė nė tė “dy anėt” dhe tė pėrpiqemi nė tė njėjtėn kohė, qė individualisht njeriun tė bėjmė moralisht mė tė mirė, pėrmes punės edukative dhe qytetėruese nė familje, shkollė dhe institucionet fetare. Por, nga ana tjetėr duhet tė synojmė qė edhe shoqėrinė ta bėjmė tė mirė, duke vėnė nė veprim ca rregulla sociale dhe parime morale tė pėrbashkėta, tė cilat tė pranuara konsensualisht nga shoqėria jonė pėrbėjnė moralin social, atė vlerė pėr tė cilėn sot kemi nevojė tė gjithė…

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 15855
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi