» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


A jemi ne,shoqėri nė depresion?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

A jemi ne,shoqėri nė depresion?

Mesazh nga Kle@Love prej Mon 20 Jun 2011, 11:42

Koloreto Cukali,18.07.2010

Nuk guxoj tė pyes me zė tė lartė “a jam i lumtur”sepse njė i djathtė do mė thotė qė jam i lumtur,ndėrsa njė i majtė qė jam i palumtur. Ēfarė deshėt tė pyesni ju? A na do Europa? Pozita thotė qė po,opozita thotė qė jo. Apo mos deshėt tė pyesni nėse George Clooney ėshtė gej? Opozita sigurisht do thotė “jo”,ndėrsa maxhoranca jep garanci qė ėshtė gej e shkuar geut. Kjo ndodh pėr ēdo gjė. E vėrteta,na shfaqet me 2 fytyra krejt tė kundėrta nė kėtė vend. Fytyrėn e atyre qė janė mbi pushtet,dhe fytyrėn e atyre qė janė nėn pushtet.

Them mbi e nėn,se s’mund ta them nė pushtet,meqė pushteti kohėt e fundit nuk ėshtė asgjė pėrveēse vija qė ndan ata qė kanė gurin dhe arrėn nė dorė,nga ata qė e kishin dhe qė po vdesin qė ta kenė prapė gurin dhe arrėn nė dorė.
Si pėrherė,nuk bėhet fjalė qė tė bien dakort,tė mbajė njėri arrėn e tjetri gurin.
Po,pėr tė mos u larguar nga tema,“A jemi ne tė lumtur?”

GJITHĒKA SHITET

Qė mos duket si dialog telenovelash,po e bėj pyetjen ndryshe. “A jemi ne shoqėri nė depresion?”Njerėzit me simpatira/bindje/interesa tė njėrit krah do konfirmonin “po”! Ata me simpatira/bindje/interesa tė krahut tjetėr politik,do ngulnin kėmbė “sigurisht qė jo!”

Pėr ta analizuar nėse shoqėria jonė i ngjan apo jo shtėpiakeve tė dėshpėruara,kam zgjedhur dy elementė:jeta dhe prona –vetėvrasjet dhe gazetėn Ēelėsi.
Lexoj nganjėherė Ēelėsin,sa pėr tė parė ēfarė shesin njerėzit. Po shesin gjithēka,qė nga qenushėt e deri tek brisqet e rrojės. Shitet njė biēikletė shumė e pėrdorur,njė parafangė benzi e para 12 viteve,njė karrige shumė e pėrdorur berberi,shitet njė hartė Shqipėrie (e ē’e duam hartėn,kaq shpejt sa po e shesin kėtė vend ajo Hartė pak vite jetė ka),shitet tharėse flokėsh (i thajmė nė diell),shitet njė libėr,shitet kornizė,shitet ēdo gjė qė mund tė sjellė lek.

Shiten linja tė tėra prodhimi:shenjė qė dikush u nis tė bėnte njė biznes,investoi,e pastaj hoqi dorė. Qeratė janė shumė tė ulėta,ndryshe askush s’do merrte shtėpi me qera. Ka vetėm kėrkesa pėr punė,e pothuaj aspak oferta pėr punė. Kėrkojnė punė inxhinierė,mėsuese,administratore,ekonomiste,tė tėrė me shkollė tė lartė. Madje,dhe njė bodigard me shkollė tė lartė.

Shiten shumė qen. Sakrifica fillon nga fundi i zinxhirit. Dhe nuk ka dėshpėrim mė tė madh se kur je i detyruar tė shesėsh qenin tėnd.

FLUTURIMI NGA KATI I 5-tė

Nga ana tjetėr,gati ēdo ditė vret veten njė person,nganjėherė dhe dy. Pata menduar qė me ardhjen e verės,ky numėr do tė pakėsohej,ca ngaqė vera sikur tė kėndell e tė jep ca shpresė,e ca duke menduar qė ata nuk do donin qė tė bėjmė figurė tė keqe para turistėve.

Por jo. Njerėzit me tė cilėt ndajmė kėtė vend,vrasin veten pėrditė,kush me armė,kush me fluturim nga kati 5,kush me helm,kush me varje. Sipas medias,nė shumicėn e rasteve vetvrasja ėshtė pėr shkak tė varfėrisė.

Tė mbytur nuk kemi,sepse,Tirana nuk ka lumė. Nuk ua kemi dhėnė shansin qė tė hidhen nga ura. Por ama,shteti,i njėjti qė i le nė mėshirėn e fatit,ua jep njė shans tjetėr. I ka furnizuar me armė;me kulla tė larta prej nga tė mund tė hidhen pa pasur frikė se shpėtojnė gjallė,qoftė dhe rastėsisht;i furnizon rregullisht me helm pėr minj…

Vetė shteti i vret qentė rrugaēė,ndėrsa pėr minjtė ta le helmin ty.
Ka kohė qė nuk lexoj pėr vetėvrasje nga dashuria. Njerėz qė kur tė thonė “vdeksha pėr ty”e kanė seriozisht.
Kohėt depresive do tė kenė marrė fund dhe ne do tė jemi njė komb i lumtur vetėm kur tė lexojmė qė njerėzit po vrasin veten nga dashuria e jo nga varfėria.

VDEKJA E FUTBOLLIT

Ekziston dhe kategoria e atyre qė vrasin veten pasi kanė lėnė gjithēka nė baste. Kėta,vdesin nga dashuria pėr sportin qė mund ti kish bėrė tė pasur. Nuk kam shumė pėr ti shtuar asaj qė ka shkruar Besnik Dizdari e Fatos Lubonja,apo etiketės sė Johan Krujf pėr Kampionatin Botėror si anti-futboll. Personalisht,mendoj qė ishte njė kampionat i shėmtuar,ku e vetmja ndeshje e bukur,Gjermani –Uruguai,ishte ndeshje jashtė konkurimi,tradicionalisht e krijuar vetėm pėr marketingun e FIFA-s.

Tifozė qė brohorasin jo pėr futbollin po pėr lekėt qė kanė vėnė nė lloto;Hollanda qė luan si Interi;tifozė qė bėhen me Portugalinė se K.Ronaldo ėshtė ēun seksi.
E gjitha kjo,ka kohė qė po e vret futbollin.
Ky kampionat i shėmtuar,megjithatė,e ka bėrė FIFA-n akoma mė tė pasur. Prandaj e urrej futbollin mė shumė se ē’urrej Bankat.

FUTBOLLI SI URREJTJE

Ju kujtohet Gjermani –Spanjė? Kishte tifozė tė ēmendur pėr Gjermaninė dhe tifozė tė ēmendur kundėr Gjermanisė. Thuajse asnjė tifoz i Spanjės. Po kėshtu kur luante Italia apo Brazili. Kam parė njerėz tė hidheshin pėrpjetė pėr golin e Koresė sė Veriut si t’u kish lindur djalė. Dhe nuk kishin vėnė as bast. Tipike e jona. Ne nuk jemi pro kėtij,po jemi kundėr atij tjetrit. Ne bėjmė tifo qė Tjetri tė mos gėzojė.

Neve,edhe me sportin,na lidh urrejtja.
Jo urrejtja pėr gjermanėt. Urrejtja pėr shqiptarėt. Urrejtja pėr shqiptarėt tifozė me Gjermaninė. Me Italinė. Me Brazilin. Urrejtja pėr ty,pėr mua,pėr fqinjin tonė qė ėshtė tifoz i tyre. Ne e kemi halė nė sy gėzimin e tjetrit.

Nga ana tjetėr,festa e tij –festa jonė –nė rast fitoreje ėshtė e dhunshme. Fqinji,po fitoi do na shqetėsojė me gėzimin e tij. Sepse,edhe kur festojmė,festojmė si pėr inat tė tjetrit. Gėzimi jonė ka brenda urrejtjen pėr atė qė u mund. Pa folur qė gėzimet tona janė me tė thyera stolash,me shkrepje armėsh,me britma e me tė shara.

Gėzim i ekzagjeruar pėr diēka qė nė tė vėrtetė,nuk na pėrket. Ėshtė i njėjti emocion negativ qė ndjejmė kur militantėt festojnė para kohe fitoren e Partisė sė tyre me buri makinash e flamuj nėpėr rrugė. Mė varfanjakėt gėzojnė qė pasanikėt po bėhen deputetė!
Dhe nė futboll,kombi i fundit i mbetur jashtė Evropės bėn tifo si i ēmendur pėr Italinė,Anglinė ose Gjermaninė,madje gėzon mė fort se vetė ata.

VDEKJA MĖ VJEN PREJ SYVE TĖ TILLĖ

Ka vdekur futbolli,ka vdekur Arqile Boti,dhe,tė tjerėt hidhen pėrditė nga ballkoni.
Arqile Botin nuk di me se do mund ta zėvendėsojmė. Mbase me Elton Dedėn,qė ėshtė kthyer pėr pak ditė nga mėrgimi.

Por,pėr futbollin diēka mund tė bėjmė. Futbolli nuk besoj se shėrohet nėse ndalohen kompanitė e basteve. As nėse Murinjo internohet sepse ndėrtoi njė Inter qė e ruan portėn si derė burgu. As nėse Bekam ndahet nga Viktoria.
Futbolli rilind,kur ne tė refuzojmė tė shkojmė nė stadium pėr kampionatin tonė me rezultate tė shitura apo pėr tė parė seancėn stėrvitore tė Real Madridit me Gramozin.

Futbolli rilind,kur ne tė refuzojmė tė ndjekim edhe nė TV kampionatet e anti-futbollit,apo tė bėjmė tifo pėr ekipet qė bėjnė rezultat por jo lojė.
Futbolli rilind,kur ne tė dalim te fushat e rrjepura e tė ndjekim ekipin qė vėrtetė na pėrket,atė tė lagjes.

Dal nganjėherė te fusha e sportit pranė pallatit tim dhe shoh ekipet e 14 vjeēarėve qė luajnė futboll,me atlete gabi e me fanella tė sajuara si kanė mundur. Por,luajnė futboll tė vėrtetė. Futboll pėr pasion e jo pėr tu bėrė miliarderė e ēuna kopertinash. Futbolli qė luhej para 100 vjetėsh te Shallvaret.

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 15849
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi