» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

5 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 5 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Si ta kurojmė dhimbjen e shpines

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si ta kurojmė dhimbjen e shpines

Mesazh nga Kle@Love prej Mon 13 Jun 2011, 11:10

Sot nė mėngjes, me siguri qė nuk je menduar dy herė para se tė ngrije ēantėn e rėndė e ta vendosje mbi shpatulla, ndėrkohė qė tentoje tė mbyllje derėn me njėrėn dorė dhe me tjetrėn tė fusje nė gojė njė patatinė. Mund tė vijė njė ditė, kur qoftė edhe njėri prej kėtyre veprimeve tė thjeshta e tė pėrditshme mund tė tė shkaktojė njė dhimbje tė tillė shpine, aq tė dhimbshme sa tė tė ēojė direkt tek mjeku pėr vizitė, nė mė tė mirin e rasteve. Ka edhe nga ata qė sigurisht, pėr arsye kohe a arsye personale, reagojnė ndaj dhimbjeve vetėm duke pėrdorur qetėsues.

Njė pjesė e madhe prej nesh, herėt ose vonė do tė nisin tė kenė simptomat e dhimbjes sė shpinės, por nuk ėshtė njė situatė fatale, pasi mjafton tė jesh i kujdesshėm e tė kesh parasysh disa kėshilla, qė tė mos bėhesh pjesė e statistikės. Ka shumė kėshilla qė i dėgjojmė lart e poshtė, qė nuk janė tė duhurat dhe nuk na ndihmojnė qė tė arrijmė rezultatin e duhur. Ja disa syresh qė mund tė tė vijnė shumė nė ndihmė nė vitet nė vijim.Njė pjesė e madhe e dėmtimeve shkaktohet jo nga ngritja e peshave tė rėnda, por nga mėnyra se si bėhet njė veprim i tillė. Po kėshtu, shpesh ne kryejmė veprime tė shpejta e tė pamenduara qė lėnė pasoja nė mos tė menjėhershme, afatgjata. Tė tilla janė rastet kur pėrkulemi shumė mbi kompjuter, kur e kthejmė kokėn befasisht shumė shpejt apo kur ngremė njė peshė pa u menduar mirė dhe nė mėnyrė tė menjėhershme.

Kėto veprime janė tė gabuarat dhe nė kohėn e gabuar. Kėshtu, nė rast se do tė duam tė ngremė njė ngarkesė dhe njėherazi tė mos kemi dėmtime, duhet tė veprojmė nė kėtė mėnyrė: tė qėndrojmė me kurrizin drejt, tė marrim objektin duke e afruar me ngadalė drejt trupit, dhe ta shpėrndajmė gradualisht peshėn nė tė gjithė trupin, duke angazhuar gjithė muskulaturėn, jo vetėm atė tė shpatullave e kurrizit, nė mėnyrė qė kur ta kemi ngarkesėn mbi krahė, i gjithė trupi tė jetė nė “dijeni” tė rėndesės e ta pėrballojė si njė i vetėm. Kjo nuk vlen vetėm pėr sendet e rėnda, por qoftė edhe pėr marrjen e njė pene tė vogėl nga dyshemeja. Pra, mbani mend se mė e rėndėsishme se pesha e njė objekti, ėshtė mėnyra e marrjes sė tij.

E mbani mend mamanė kur iu thoshte ndėrsa qėndronit para kompjuterit, qė tė mbanit kurrizin drejt nė njė kėnd 90-gradėsh? Sipas studimeve tė fundit, ata qė e kanė dėgjuar njė kėshillė tė tillė kanė mė shumė mundėsi pėr t’u prekur nga dhimbja e kurrizit se ata qė kanė qėndruar nė njė kėnd 135-gradėsh. Kėshilla nė kėtė rast ėshtė ndryshimi i shpeshtė i pozicionit kur jemi ulur, e jo qėndrimi nė tė njėjtin pozicion pėr njė kohė tė gjatė. Mungesa e lėvizjes ėshtė po aq problematike sa edhe lėvizjet e tepruara, duke qenė se qėndrimi nė tė njėjtin pozicion pėr njė periudhė tė gjatė shkakton shumė presion nė rruazat e shtyllės kurrizore. Nėse kalon njė pjesė tė madhe tė kohės nė tryezė, mundohu qė tė ndryshosh vazhdimisht qėndrim.

Mė i miri do tė ishte njė qėndrim me kėmbėt gjysmė tė hapura dhe kurrizin nė njė kėnd 135-gradėsh. Kjo tė ndihmon qė tė shpėrndash peshėn e trupit. Por pavarėsisht mėnyrave tė qėndrimit dhe ndryshimit tė vazhdueshėm tė tij, kėshillohet qė ēdo 40 minuta duhet tė ngrihesh nga tryeza e tė bėsh njė ecje tė shkurtėr.
Sipas studimeve tė fundit, tė punosh jashtė tė paktėn 3 herė nė javė, e redukton rrezikun e dhimbjes sė shpinės nė 43%. Ushtrimet fizike nė ajėr tė pastėr e forcojnė shpinėn tėnde dhe muskujt e gjithė kurrizit, rrisin presionin e gjakut tek rruazat. Personat mbipeshė janė tri herė mė tė predispozuar qė tė shkojnė nė spital me probleme kurrizi se ata me peshė normale.

Por edhe ushtrimet duhet tė jenė tė duhurat, sepse ushtrimet, dhe pėr mė tepėr kohėzgjatja e tyre e pakontrolluar, mund tė ketė efekt tė kundėrt. Mė tė mirat e mundshme janė ushtrimet aerobike, tė ecurit, noti apo edhe vrapi i lehtė. Por mos harroni qė tė bėni fillimisht nxehjen. Pikėrisht ky detaj qė shpesh neglizhohet, ėshtė njė ndėr komponentėt mė tė rėndėsishėm tė stėrvitjes, pasi shėrben pėr tė ēuar gjakun tek muskujt dhe pėr ta pėrgatitur trupin pėr gjendjen e re. Dhimbja e shpinės, nė mė tė shumtėn e rasteve nuk ėshtė pasojė e njė goditjeje apo traume tė vetme, por e mėnyrės se si ne sillemi pėrditė. Sipas njė studimi japonez, thjesht qėndrimi sedentar nė shtėpi apo nė punė, ju bėn dyfish mė tė prirur pėr tė pasur probleme. Gjithashtu, ndėr shkaqet e mundshme mund tė futet edhe stresi mendor apo edhe ai shpirtėror. Me kalimin e kohės, fibrat dhe muskujt zbuten, nuk janė mė nė gjendjen e viteve tė rinisė dhe kjo shton rrezikun e plagosjes.

Gjėrat pėrkeqėsohen edhe nga kundėrpėrgjigjja natyrore qė ka trupi ndaj stresit: shtimi i tensionit muskular, pasi kjo mund tė pėrkeqėsojė problemet ekzistuese me shpinėn. Kėsisoj, kur e ndien rritjen e presionit nga stresi, bėj njė pushim tė shkurtėr prej 30 minutash, pavarėsisht se mund tė jesh nė ankth apo i nevrikosur. Njė banjė e nxehtė apo dush me tė mbėrritur nė shtėpi ėshtė njė tjetėr gjė pozitive, sepse nė kėtė rast kjo ėshtė ēlodhje si pėr muskujt, ashtu edhe pėr mendjen. Sigurisht, pėr ata qė kanė mundėsi masazhi ėshtė njė ndihmė e shkėlqyer, pasi i zbut muskujt, i shtendos dhe si pasojė, edhe dhimbja e shpinės zbutet. Nė disa raste, mjekimet alternative mund tė jenė mė tė efektshme se terapia konvencionale.

Njė studim i fundit gjerman zbuloi se mė shumė se gjysma e pacientėve me probleme tė dhimbjes sė shpinės qė kishin kryer seksione agupunture tek mjekėt kinezė, kishin pasur shumė pėrmirėsime tė gjendjes sė tyre shėndetėsore. Ky lloj mjekimi alternativ shton fluksin e gjakut dhe qarkullimin e tij nė zonat e prekura, duke vėnė nė punė edhe gjėndra tė caktuara qė lėshojnė lėngje hormonale qetėsuese. Terapitė alternative e bazojnė kurimin e tyre tek ideja se shkaku i dhimbjes sė shpinės ėshtė zhvendosja e vertebrave tė shtyllės kurrizore, ndaj edhe pėrqendrimi ėshtė i gjithi tek vertebrat. Gjatė procedurės, mbi shpinė aplikohet njė peshė jo shumė e madhe, e cila nėse fokusohet nė vendin e duhur arrin tė japė shumė rezultat dhe tė ēojė nė vend vertebrat. Ka shumė mundėsi qė pikėrisht shtrati ku flini tė jetė edhe burimi i dhimbjeve tuaja.

Nėse arrini tė gjeni dyshekun e pėrshtatshėm, do tė ishit me tė vėrtetė i fituar. Por cili ėshtė ai? Nėse do tė kishit njė dyshek shumė tė butė, nuk do ishte mirė, sepse trupi do tė krijonte gunga. Edhe nėse do tė merrnit njė dyshek tė fortė, presioni mbi trupin tuaj do tė rritej e si pasojė vjen tendosja e dhimbjet.Sipas njė studimi, personat qė flenė nė njė dyshek gjysmė tė fortė kanė mė shumė shanse tė jenė tė shėndetshėm dhe tė pėrjetojnė mė pak dhimbje se ata qė flenė nė dyshekė ose ekstremisht tė butė, ose e kundėrta.

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 15846
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi