» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Miti i virgjėrisė po zhduket pak nga pak nė Shqipėri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Miti i virgjėrisė po zhduket pak nga pak nė Shqipėri

Mesazh nga Kle@Love prej Fri 29 Apr 2011, 20:39

Ndėrsa Tirana pėrqafon revolucionin modern seksual, kodet tradicionale morale ende ruhen nė Shqipėrinė e largėt tė Veriut. Por edhe atje, gjėrat po ndryshojnė gradualisht.
Nga Ervin Qafmolla nė Tiranė, Kukės, Dhėrmi dhe Palermo
Altini ėshtė kthyer nė shtėpi pėr tė gjetur njė virgjėreshė. Tridhjetėvjeēar i gjatė dhe i pashėm, ai ėshtė kthyer nga Britania ku ka punuar pėr mė shumė se njė dekadė pėr tė gjetur njė nuse tė pėrshtatshme.
Por mbas tri javė qėndrimi nė qytetin e tij tė Korēės nė Shqipėrinė e Jugut, kėrkimi po rezulton frustrues. “Ka javė qysh se erdha kėtu dhe mbas katėr ditėsh mė duhet tė kthehem,” ankohet ai.
Altini thotė se tė afėrmit dhe miqtė e tij i kishin premtuar t’ia gjenin njė numėr tė madh virgjėreshash qė t’i takonte gjatė qėndrimit.
Me gjithė pritshmėritė e larta, kėrkimi pėr nusen e tij tė virgjėr deri tani ka rezultuar i pafrytshėm. Virgjėreshat thjesht nuk ishin ajo ēka priste ai.
“Ato janė ose tepėr tė reja, ose thjesht tė papėrshtatshme,” deklaron ai duke mbledhur supet, ndėrsa thith cigaret Gaulloise qė i ka marrė prej Britanisė.
Me sy tė ngulitur nė perėndim, ai nuk pėrpiqet ta fshehė ndjesinė e parehatshme qė e mundon. “Po nėse zgjedh njėrėn dhe zbuloj mandej qė ėshtė e prekur?” pyet ai. “Ē’duhet tė bėj pastaj, ta kthej?”
Nė Londėr, ku punon kamarier, Altini ėshtė pėrfshirė nė disa marrdhėnie rastėsore me vajza tė vendit. Por kėto lidhje kurrė nuk kishin synim tė ēonin nė martesė. Njė bashkėshorte shqiptare, flet ai, “ka njė rol tė ndryshėm dhe detyrime tė tjera”.
Ndėrkohė, Shuke Deda [pic] ėshtė vėrtet e virgjėr, megjithėse jo nė moshėn e duhur pėr martesė.
Me moshė 90 vjeē, ajo mban veshur ēorape tė gjata tė bardha prej leshi, simbol i statusit tė saj tė paprekur. Ka jetuar gjithė jetėn nė Theth, katund malor nė Shqipėrinė e Veriut.
“Nuk mė pėlqejshin burrat qė m’i propozun pėr martesė, kshtu qi vendosa me nejtė virgjėn pėr tanė jetėn. Ky asht zakoni,” pėshpėrit ajo nėn zė, ku njė pjesė tė fjalėve ia pėrkthen e kunata.
Virgjėreshat e betuara (Burrneshat)
Shukja ėshtė shembull klasik i mbijetesės sė kodit tė lashtė shqiptar tė njohur si Kanuni i Lekė Dukagjinit.
Kanuni thotė qė nėse njė vajzė refuzon kandidatin qė i propozohet, pa ndonjė arsye tė veēantė tė jashtėzakonshme, ajo duhet tė rrijė e virgjėr pėrgjithmonė.
Ajo ka jetuar me tė vėllain, por qysh se vdiq ai, e veja e tij ka qenė shoqėruesja e vetme e saj. Shukja ende jeton nė tė njėjtėn shtėpi ku kanė jetuar prindėt e saj, njė kullė impozante dykatėshe e ndėrtuar mė se njė shekull mė parė, qė mishėron stilet dhe motivet tradicionale.
Si kulla e saj e lashtė e dinjitoze, edhe vetė Shukja ėshtė njė eksponat muzeal, relike e njė bote nė zhdukje. Sot, edhe nė pjesėt mė tė humbura tė Shqipėrisė, ku tabutė zakonore kanė jetuar pėr shekuj, dinamikat seksuale po ndryshojnė.
Historitė e Shqipėrisė pėr kohė tė gjatė kanė mbetur nė kėmbė bazuar nė rėndėsinė e virgjėrisė nė shoqėri. Prej shekullit XIX e kėndej, shkrimtarėt e huaj i kushtojnė vėmendje tė veēantė kodeve tė martesės, gjakmarrjes, fesė, mikpritjes si dhe dukurive tė tilla si “virgjinet e betuara”, grave qė kanė marrė status burri duke u betuar pėr virgjėri tė pėrhershme.
Ata e portretizojnė “Vendin e Shqipeve” si njė shoqėri e egėr dhe arkaike, e izoluar nga bota moderne.
Shqipėria ka ndryshuar shumė qė atėherė dhe sot synon tė hyjė nė Bashkimin Europian. Por copėza tė kodeve tė vjetra kulturore kanė mbijetuar.
Kodi i lashtė i sjelljes
Nė Shqipėrinė malore rurale, humbja e virgjėrisė sė njė gruaje me njė mashkull tjetėr e jo me bashkėshortin mbetet tabu, nė pjesė tė madhe falė ndikimit tė vazhdueshėm tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit.
Nebi Bardhoshi, [pic] ekspert i kodit zakonor shqiptar dhe pedagog nė Universitetin Europian tė Tiranės, shpjegon se ajo ēka njihet zakonisht si “kanuni” pėrfaqėson njė grup tė pėrpunuar rregullash dhe vlerash tė pėrditėsuara pėrgjatė shekujsh nga disa autorė, ligjbėrės dhe prijės vendore ose kombėtarė.
“Megjithėse ky grup rregullash, zakonisht i referuar si “kanuni”, ekziston kryesisht nė Shqipėrinė e Veriut, vlera tė njėjta ose tė ngjashme ekzistojnė ende nė pjesė tė tjera tė vendit, me tė njėjtėn origjinė dhe trashėgimi,” vėren Bardhoshi.
Kanuni pėrfshin njė kornizė tė ndėrlikuar rregulloresh, qė shkojnė nga ēėshtjet me interes tė pėrbashkėt deri tek dėnimet pėr shkelje tė caktuara, pėr disa prej tė cilave kanuni kėrkon dėnimin me vdekje.
Duke iu referuar kėrkesave pėr dėnim me vdekje nė rast tė shkeljes sė kodit seksual, Bardhoshi qartėson se dėnime tė tilla tė ashpra kryesisht kufizoheshin nė rastet e marrdhėnieve seksuale mes tė afėrmve tė gjakut. Dėnimi me vdekje jo domosdoshmėrisht zbatohet nė rastet e humbjes sė virgjėrisė.
“Nėse nusja kuptohet qė e ka humbur virgjėrinė para natės sė martesės, ajo normalisht kthehet mbrapsht tek familja dhe mbyllet nė shtėpi pėrgjithmonė, ose martohet prapė me njė burrė tė njė statusi mė tė ulėt,” thotė ai.
Aferdita Onuzi, pedagoge antropologjie nė Universitetin e Tiranės, [pic] thotė se nė kuadėr tė zakoneve shqiptare, virgjėria nuk pėrfaqėsonte vetėm njė ēėshtje morale. Ajo tradicionalisht luante njė rol praktik, duke pėrkufizuar statusin e institucionave si martesa.
“Sipas vėzhgimeve tė mia, veēanėrisht nė zonat rurale, pothuajse njė gjysė shekulli sundimi komunist dhe imponimi i vlerave tė tij nuk ia dolėn tė kishin shumė ndikim mbi zakonet dhe vlerat ekzistuese morale,” shprehet ajo.
Njė revlucion moral
Vlerat tradicionale mund tė qėndrojnė nė kėmbė nė zonat fshatare, por qysh prej rėnies sė sistemit komunist ndryshime tė shpejta janė vėnė re nė qasjen e shqiptarėve ndaj seksit.
Urbanizimi, depertimi mė i thellė nė shoqėri i medias dhe emigrimi po luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė ndryshimin e moralitetit tė Shqipėrisė.
Nė njė klub nate tė Tiranės, Artemisi sillet e vetmuar, e humbur nė ritmet bossa nova dhe pa i kushtuar vėmendje vėshtrimeve kėmbėngulėse tė meshkujve tė ulur nė tavolinat e klubit.
Muzika e butė dhe dritat e zbehta krijojnė njė ndjesi intimiteti nė Charles Bistro, klub i njohur nė qendėr tė kryeqytetit tė vendit.
“Muzikantėt s’janė edhe aq tė mirė, por gjithsesi mund tė kėrcehet,” thotė ajo duke i dhėnė fund koktejlit Cuba Libre qė ka nė dorė. Ėshtė gota e parė dhe e fundit e saj pėr atė natė. Ndjehet e trishtuar ngaqė ėshtė ndarė nga i dashuri mė se dy javė mė parė.
“Ime mė e di kėtė punė por ne nuk flasim shumė, jo pėr kėto gjėra,” shton ajo. 23-vjeēare, Artemisi ka dhjetė vjet qė jeton nė Tiranė. Mmė parė, ajo dhe familja e saj kanė jetuar nė rajonin shumė mė tė vogėl e mė konservativ tė Kukėsit nė Shqipėrinė e Veriut.
I ati, tashti tregtar, ka qenė mėsues shkolle fillore, ndėrsa e ėma ishte shtėpiake. Artemisi ndjehet fatlume qė familja ėshtė shpėrngulė nė Tiranė, pėrndryshe do tė kishte mbetur peng i kufizimeve tė ashpra tradicionale mbi vajzat shqiptare, pre e tė cilėve kanė rėnė kushėrirat e saj.
“Tė gjitha vajzat e xhaxhait tim janė tė martuara ose tė fejuara, edhe pse dy prej tyre janė mė tė reja se unė,” shpjegon ajo, duke shtuar se vajzat nė qytetin e saj rrallė dalin jashtė. Sa i pėrket zėnies nė flagrancė, “ėshtė mirė qė ai tė jetė bashkėshorti yt i ardhshėm, pėrndryshe…”.
“Duhet tė jesh e virgjėr dhe ta ruash nderin tė paprekur qė tė mund tė martohesh me njė burrė tė pėrshtatshėm,” shpjegon ajo, “dhe ky ėshtė burri i vetėm me tė cilin do tė qėndrosh pėr gjithė jetėn.”
Nė Kukės, gjėrat nuk janė kryer siē janė bėrė nė Tiranė. Kėtu, mbas perėndimit tė diellit, ende ėshtė e rrallė tė shohėsh femra tė pashoqėruara. Kafeteritė shpesh janė plot, por klientela ėshtė mashkullore nė shumicė.
Ahmet Merguti, babai i gjashtė fėmijėve qė ėshtė rreth tė tetėdhjetave, e ka pėrjetuar zėvendėsimin e vlerave tė vjetra me ato tė rejat ashtu si ka pėrjetuar zėvendėsimin e sistemit komunist me kėtė tė riun. Ai ka dėshmuar shpėrbėrjen e rendit tė vjetėr dhe vendosjen e konvencioneve tė reja.
Por pėrgjatė gjithė kėtyre ndryshime tė stuhishme ai pėrherė ka pėrkrahur kodet tradicionale shqiptare tė moralitetit, veēanėrisht nė lidhje me virgjėrinė dhe martesėn.
Asnjė nga djemtė e vajzat e tij nuk ėshtė martuar pa miratimin dhe ndėrhyrjen e tij aktive. “Isha unė qė vendosa, sepse unė di atė ēka ata nuk e dinė dhe jam mė i vetėdijshėm pėr atė qė ėshtė mė e mira pėr ta,” thotė ai.
Merguti tashti ka njė dyzinė nipash. Si antari mė i vjetėr i fisit, tė afėrmit vijnė tek ai pėr kėshilla. Por kohėrat kanė ndryshuar dhe kjo nuk ia gėzon zemrėn.
“Ka shkuar pėrtej asaj ēka mund tė kisha paramenduar,” ankohet ai. “Kam parė gjėra [qė bėhen] publikisht qė ėshtė e vėshtirė tė tolerohen.”
Ai ka njė ndjesi turpi lidhur me disa prej gjėrave qė shfaqen kėto kohė nė televizion. “Ata mendoojnė se kanė zbuluar lirinė, apo ndoshta qė e kanė shpikur, por ajo ēka po ndjekin ėshtė e rreme,” thotė ai.
Tė parakohshmet
Libri Tri motra nė njė qytet botuar mė 2006 flet pėr tri motra qė kanė lindur nė Australi por kanė ardhur tė jetojnė nė Kukės.
Joshė nga propaganda komuniste lidhur me “vendin mė tė lumtur nė botė”, libri rrėfen se si motrat shkuan nė tokėn e tė parėve tė tyre dhe ēka ndodhi me to.
Megjithėse libri ėshtė trillim, autori Petrit Palushi [pic] thotė se ai mbėshtetet nė njė histori tė vėrtetė. “Ato erdhėn nė vitet 1970 dhe jetuan nė njė shtėpi bri lumit Drin i Zi,” shpjegon ai.
Palushi, drejtor i Radio Kukėsit, shton qė ndėrkohė qė historia ėshtė autentike, ai ka ndryshuar emrat dhe shumicėn e ngjarjeve nė libėr pėr arsye etike.
“Njėra prej tyre mė mėsonte anglisht kur isha i vogėl,” kujton ai. Shumė njerėz nė Kukės i mbajnė mend motrat, pjesėrisht sepse erdhėn nga jashtė por mbi tė gjitha pėr shkak tė shpėrfilljes nga ana e tyre e konvencioneve tradicionale morale.
“Mbaj mend qė ishin aq tė bukura, visheshin ndryshe dhe jetonin nė mėnyrė antagoniste me vlerat komuniste,” thotė Palushi, duke shtuar se tė paktėn dy prej tyre kishin tė dashur, gjė qė ishte e pamendueshme nė njė qytet tė tillė nė atė kohė.
Mėnyra e tyre moderne e jetesės u kushtoi shtrenjtė. Njėra prej tyre u burgos pėr pesė vjet me akuza pėr “agjitacion” dhe “propagandė”. Tjetra u arratis nė ish-Jugosllavi. E treta mbeti nė Shqipėri, jo nė burg por nė kushte tė mjerueshme derisa ra sistemi. Tė trija janė gjallė dhe tashti janė kthyer nė Australi.
“Ato laheshin nė sutjena nė lumė dhe njerėzit i shikonin. Edhe i urrenin, edhe i dėshironin, nė tė njėjtėn kohė,” kujton Palushi, duke theksuar se si ato gra shkaktuan njė revolucion tė heshtur seksual nė qytetin e tyre tė pėrgjumur verior.
Mėnyra e tyre e jetesės ishte tronditėse pėr njė rajon qė kishte pėrzier vlerat tradicionale shqiptare me konvervatizmin moral komunist. “Ishte njė pėrplasje qytetėrimesh dhe ndoshta ishte disi e parakohshme,” thotė Palushi.
Por nėse njė ushtrim i tillė i lirisė seksuale ishte i parakohshėm nė vitet 1970, jo gjithkush pajtohet qė ndryshimi i shpejtė i kohėve tė fundit nė kodet morale shqiptare ka qenė sukses pa dhimbje.
Gjergj Sinani, profesor i filozofisė nė Universitetin e Tiranės, thekson qė nevojitet njė proces gradual qė njerėzit t’i pėrshtaten vlerave tė reja. “Procesi i shembjes sė tabuve mund t’i gjejė njerėzit tė papėrgatitur t’i ndėrtojnė jetėt mbi vlerat e reja,” thotė ai.
Ndryshimi vjen nė Siēili
Siēilija ishte dikur si Shqipėria, njė shoqėri patriarkale ku prej grave pritej tė shkonin nė shtratin e martesės “tė paprekura”.
Sot, rrugėt e Siēilisė janė tė zhurmshme e tė gjalla si kurrė mė parė. Por nė dekadat e fundit ishulli i ėshtė nėnshtruar ndryshimeve edhe mė radikale sa i pėrket konvencioneve morale dhe rregullave shoqėrore.
Nė njė kafeteri tė vogėl afėr qendrės sė Santa Flavias, fshat pranė Palermos, Katerina, gjyshja e dy vajzave tė vogla gazmore, shpjegon qė vlerat tradicionale i janė nėnshtruar ndryshimeve tė mėdha prej rinisė sė saj. Marrdhėniet mes gjinive kanė ndryshuar.
“Para se tė martoheshim unė dhe im shoq, ne uleshim pesė metra larg njėri-tjetrit,” kujton ajo. “Tashti kėta tė rinjtė bėjnė si t’u dojė qejfi dhe askujt s’i intereson.”
Ajo nuk ndjehet mirė pėr kėtė. “Qysh se gratė fituan pavarėsi dhe barazi, gjėrat kanė shkuar keq nė ekonomitė familjare,” vazhdon ajo. “Ato gjithmonė kėrkojnė mė shumė dhe e kanė braktisė rolin e tyre nė familje.”
Santa Flavia nuk ėshtė ajo qė pret nga njė fshat tipik. Komuna ėshtė shumė e urbanizuar sot. Nė fakt, pak nga ajo qė mund tė konsiderohet “qartėsisht tradicionale” ka mbetur nė ishull.
“Mund tė kesh mė shumė fat nėse shkon nė Hollivud,” bėn shaka Mikelja, njė financier i ri, duke iu referuar obsesionit nostalgjik tė industrisė amerikane tė filmit ndaj kulturės sė vjetėr siēiliane.
Pėrpara kishės sė Santa Anės nė Santa Flavia, Salvatore Troja [pic] rreth tė shtatėdhjetave ofron njė udhėtim me guidė. Atje, mes eksponateve fetare, vizitorėt mund tė shohin mbetjet e Kolombės, tė ekspozuara nė njė eksponat xhami nė korridor.
Troja shprehu shqetėsime tė ngjashme me ato tė Katerinės, megjithėse ai thotė se disa vlera kanė mbijetuar nė Siēili. Martesa ende shihet si e rėndėsishme dhe edhe tė rinjtė e respektojnė atė. “Tė dielėn e shkuar, pėr shembull, kishim dy martesa nė kėtė kishė, edhe pse kjo ėshtė bashkėsi vocėrrake,” thotė ai.
Tė rinjtė nė Siēili vėrtet i respektojnė vlerat tradicionale, edhe nėse i praktikojnė pjesėrisht. Xhuzepe Komande, shofer i ri autobusi, u pajtua qė martesa ishte e rėndėsishme, pėr sa kohė qė nuk binte nė konflikt me shijimin e jetės dhe pasjen e tė dashurave.
“Gjėrat kanė ndryshuar,” thotė ai, “por kjo nuk do tė thotė qė duhet t’i mohojmė vlerat e trashėguara me shfajėsimin se jetojmė nė kohė moderne.”
Nė Siēili, si nė Shqipėri, ana tjetėr e lirisė moderne seksuale ėshtė ngritja e njė shoqėrie mė egoiste nė tė cilėn ka gjithashtu mė shumė izolim shoqėror.
Ndryshimi duhet tė vijė me ritėm gradual, thotė profesor Sinani: “Liria ėshtė ushqim i rėndė dhe pyetja kryesore ėshtė se a ėshtė stomaku jonė jonė i gatshėm ta tresė.”
Ky artikull u prodhua si pjesė e Bursės Ballkanike pėr Gazetari Cilėsore, nisėm e Robert Bosch Stiftung dhe ERSTE Foundation, nė bashkėpunim me Rrjetin e Raportimit Investigativ Ballkanik, BIRN

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 15843
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Miti i virgjėrisė po zhduket pak nga pak nė Shqipėri

Mesazh nga albi prej Sat 30 Apr 2011, 17:28

disa njerz mendojn se femra virgjine esht e mrapametur une mendoj vajza virgjine esht krenaria shqiptare

albi
Moderator

Shteti : mitrovice
Postime : 3374
Kyējet nė forum : 10503
Regjistruar mė : 09/07/2010

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Miti i virgjėrisė po zhduket pak nga pak nė Shqipėri

Mesazh nga Albanian_Girl prej Tue 03 May 2011, 14:52

Shyqyr qe me ne fund po e kuptojne se nje cip e holle nuk eshte nderi dhe morali. Bota ka filluar te organizoj pushime ne hene e ne akoma mirremi me kete gje. Ndersjmeria dhe morali i nje femre nuk ka te bej me " eshte apo nuk eshte e paprekur " por me dicka tjeter.

Albanian_Girl
Moderator

Shteti : Parajse
Postime : 237
Kyējet nė forum : 10222
Regjistruar mė : 23/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Miti i virgjėrisė po zhduket pak nga pak nė Shqipėri

Mesazh nga Mirja prej Tue 03 May 2011, 14:54

albi shkruajti:disa njerz mendojn se femra virgjine esht e mrapametur une mendoj vajza virgjine esht krenaria shqiptare
shum bukur ke than albi te pershndeti shum

Mirja

Postime : 2269
Kyējet nė forum : 9609
Regjistruar mė : 28/03/2010

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Miti i virgjėrisė po zhduket pak nga pak nė Shqipėri

Mesazh nga Naki prej Tue 03 May 2011, 19:47

Mendoj se kjo qeshtje eshte apo nuk eshte virgjine sot nuk ka shume rendesi tek partneret te cilet dashurohen. Gjuha dhe komunikimi jam dakord se jane shume me rendesi. Eshte ne rregull nese nje femer vendos te jete e paster dhe virgjine personalisht e pershendes dhe nga ana personale e vlersoj shume kete.

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.

Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 17485
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Miti i virgjėrisė po zhduket pak nga pak nė Shqipėri

Mesazh nga Interesant prej Thu 12 May 2011, 10:37

Fillimisht me ra ne sy fjala MIT, gje qe ne kohen e fundit apo te themi koha e fundit karakterizon Virgjerine si nje MIT, ishte ne te kaluaren, apo pretendohej qe ka ekzistu ! - Pastaj me mbreu nje mendim tjeter i nje antareje te cilin mendim e respektoj padyshim si mendim, sepse secili ka te drejten e tij te mendoj ashtu si ai/ajo do, ku perule virgjerine, nuk qon peshe thuajse fare ! - Nese morali i nje personi nuk qon peshe apo eshte i pavlere, atehere me cfar identifikohet njeriu sot ? - Virgjeria tregon moral, ndersa njeriu me moral vlen shume, ne te kunderten njeriu i pamoralshem eshte i barabarte me 0 .

Dua te sqaroj nje gje ne menyre qe te mos keqkuptohem : Nuk po them se cdo vajze jo e virgjer eshte e pamoralshme, sepse njeriu ne jeten e tij/ saj kalon neper faza te ndryshme te jetes, qe mund ta shpien edhe atje ku ndoshta aspak nuk e ka qejf apo nuk e deshiron, sepse jemi duke jetu ne nje kohe qe edhe meshkujt shume here mund te jete te papergjegjshem, ku kjo papergjegjsi i kushton nje vajze e cila ndoshta ka pretendu te kalon jeten e saj me dike, por mashkulli avanturist ia prish dhe ia shkaterron jeten e saj, duke e perdorur ate vetem per kenaqesite e tija , dhe ne fund duke e lene e duke u ndar nga ajo.

Ne esence Virgjeria tregon moral, dhe ne asnje menyre nuk mund te jete i barabarte sendi i perdorur me ate te paperdorur, ne cdo aspekt te jetes!

Interesant

Shteti : Pejė
Postime : 4173
Kyējet nė forum : 12110
Regjistruar mė : 02/03/2008
Profesioni : Jurispodenca

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Miti i virgjėrisė po zhduket pak nga pak nė Shqipėri

Mesazh nga Sponsored content Today at 05:39


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi