» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

11 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 11 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Gratė i drejtohej lindjes pėr nėna me qira

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Gratė i drejtohej lindjes pėr nėna me qira

Mesazh nga Kle@Love prej Mon 25 Apr 2011, 23:50

Tė ndaluara tė paguajnė ndokėnd pėr tė bėrė fėmijė pėr ta nė vendin e tyre, gratė sterile udhėtojnė deri edhe nė Ukrainė nė kėrkim tė nėnave zėvendėsuese.

Nga Dorotea Nikolova nė Varnė, Sofje, Kharkov, Kiev, Brasov, Timishoarė dhe Beograd

“Tė mos pijė alkool, as duhan, tė mos marrė drogė dhe tė hajė shėndetshėm.” Ndėrsa rendit rregullat qė duhet tė zbatojė nėna e saj zėvendėsuese e ardhshme, zėri i Rumjana Nenēevės 34-vjeēare, dentiste nga Varna e Bullgarisė, bėhet mė i hollė e mė i qetė.

Nenēeva ka ardhur nė Ukrainė tė kėrkojė njė nėnė zėvendėsuese. E diagnostifikuar me kancer nė uterus nė qershor 2008, ajo nuk mund tė lindė fėmijė. Nenēeva bėn pjesė nė njė dukuri gjithnjė e mė tė shpeshtė ku gratė nuk mund tė mbesin shtatzana dhe, ngaqė nė vendin e tyre ndalohet shtatzania zėvendėsuese, udhėtojnė mijėra kilometra deri nė Ukrainė tė marrin me qira mitrėn e njė gruaje tjetėr.

Viktima tė stigmės sė shoqėrisė kundėr grave pa fėmijė, veēanėrisht nė Ballkan, ato pėrballen edhe me ashpėrsinė e ligjit nė shumicėn e vendeve nė lidhje me zėvendėsimin me pagesė.

Ato i tėrheq Ukraina pėr shkak tė ligjeve tė buta mbi zėvendėsimin komercial, infrastrukturės relativisht tė zhvilluar mjekėsore si dhe ēmimit.

Shumica e grave qė i drejtohen Ukrainės vijnė nga Evropa Perėndimore dhe Amerika, zakonisht vetėm ato mund t’i pėrballojnė pagesat. Por njė numėr gjithnjė e mė i madh, si Nenēeva, janė profesioniste tė shtresės sė mesme nga Ballkani pėr tė cilat kostoja ėshtė prapseprap njė sakrificė e madhe.

Stafi nė Qendrėn Ndėrkombėtare tė Amėsisė Zėvendėsuese (QNAZ) nė Kharkov tė http://www.surrogate-mother.ru/eng/ Ukrainės i thotė Nenēevės se ajo nuk ėshtė e vetmja grua me atė emėr nga Bullgaria qė ka udhėtuar mė se 2.000 km deri nė Kharkov.

“Kemi shumė paciente nga Ballkani,” thotė gruaja e Qendrės. Ndėrsa ėshtė atje, Nenēeva dallon njė udhėtare tjetėr nga Ballkani, Snezhanėn, njė maqedonase rrumbullake nė tė katėrdhjetat.

Gruaja pas tavolinės shpjegon me etikė komerciale qė Nenēeva ka dy opsione pėr tė zgjedhur njė surmama, fjala ruse pėr nėnė zėvendėsuese. Doktorėt nė klinikėn Feskov, ku zhvillohen procedurat e nevojshme mjekėsore, mund tė zgjedhin njė grua qė ta mbajė fėmijėn, ose Nenēeva vetė mund tė zgjedhė nga lista e gjatė e Qendrės.

“Kemi njė databazė tė pasur kandidatesh,” vazhdon gruaja, “bjonde, brune, gra me sy blu, tipe sllavike, me lėkurė tė errėt, ose ato me arsim tė lartė. Nėse treguesit e saj mjekėsorė nuk pėrputhen me tuajt, pėrzgjedhja mund tė pėrsėritet.”

Pse Ukraina?

Pėr gratė qė duan t’i shpėtojnė tabusė sė mungesės sė fėmijėve dhe qė nuk duan tė adoptojnė, zgjidhja e vetme ėshtė gjetja e njė nėne zėvendėsuese qė do ta mbajė vezėn e tyre deri nė maturim.

Gjithsesi, pėr shumicėn e qeverive, zėvendėsimi ngre dilema serioze etike, kryesisht lidhur me gratė qė paguhen tė mbajnė fėmijė pėr dikė tjetėr.

Kjo ėshtė arsyeja qė asnjė vend i Bashkimit Evropian nuk e lejon zėvendėsimin komercial dhe pse gratė qė kėrkojnė mitėr me qira duhet t’i drejtohen lindjes nė Ukrainė, Rusi, Gjeorgji, Kazakistan, ose edhe mė tej nė Indi.

Nė BE, Austria, Gjermania, Suedia, Franca, Hungaria dhe Italia ndalojnė ēdo formė zėvendėsimi, me pagesė ose jo. Britania, Holanda, Belgjika, Danimarka dhe Greqia e lejojnė zėvendėsimin pėr sa kohė qė nuk pėrfshihet asnjė element komercial.

Nė dallim nga kjo, ligji ukrainas ėshtė mė i pėrshtatshmi nė lidhje me zėvendėsimin nė Evropė. Neni 123.2 i Kodit tė Familjes sė Ukrainės http://www.ukraine-surrogacy.com/legislation thotė qė gratė mund tė marrin kompensim financiar pėr tė mbajtur fėmijėn e dikujt tjetėr, dhe ligji nuk vendos kufi mbi sasinė e parave qė mund tė paguhen.

Ligji gjithashtu garanton tė drejtat ligjore tė nėnės biologjike ndaj fėmijės apo fėmijėve lindur nė mitrėn e nėnės zėvendėsuese. Nuk kėrkohet asnjė proces adoptimi apo urdhėr gjykate. Gjithė procesi rregullohet nga nėnshkrimi i njė kontrate mes agjencisė apo klinikės, nėnės biologjike dhe nėnės zėvendėsuese.

Me anė tė kėsaj, nėna zėvendėsuese heq dorė nga tė gjitha tė drejtat ndaj fėmijės mbajtur nė mitrėn e saj. Nė certifikatėn e lindjes futen vetėm emrat e prindėrve biologjikė.

Valeri Zukini, nėn-president i Shoqatės Ukrainase tė Mjekėsisė Riprodhuese (ShUMR), thotė se 150 deri nė 200 amėsi tė paguara zhvillohen nė vend ēdo vit.

Gati gjysma e grave qė marrin me qira mitrat e kėtyre grave ukrainase janė tė huaja, zakonisht nga ShBA-tė, Britania, Franca, Suedia dhe Italia, por edhe nga vendet e Ballkanit.

Mė lirė nė Kiev

Ligji nuk ėshtė arsyeja e vetme pse gratė qė kėrkojnė mitra me qira vijnė nė Ukrainė. “Arsyeja kryesore… ėshtė ēmimi,” mėton Marina Vasilieva, koordinatore e pacientėve nė Nju Lajf, qendėr zėvendėsimi qė hapi njė zyrė tė pėrhershme nė Kiev nė mars tė kėtij viti.

Qendra nė Kharkov nė fillim i kėrkoi Rumjana Nenēevės rreth 21,760 euro pėr shėrbimet e saj. Ēmimet varen nga gjendja e ovareve tė gruas biologjike dhe nėse ajo kėrkon dhurues sperme apo jo.

Nju Lajf nė Kiev paguhet nė dollarė. Ēmimi i saj ėshtė mė i lartė, afėrsisht 35.000 dollarė, [26.000 euro], http://www.ukraine-surrogacy.com/Financial pėrfshirė dhurimin e njė veze.

Kjo ėshtė megjithatė vetėm njė e treta e ēmimit qė paguhet nė ato shtete amerikane si Florida, Nevada, Nju Hempshajėr dhe Kaliforni qė e lejojnė zėvendėsimin komercial. http://legal-dictionary.thefreedictionary.com/Surrogate+Motherhood

Pėr lėshimin me qira tė mitrave tė tyre, agjencitė nė Ukrainė u paguajnė nėnave zėvendėsuese nga 7.000 [5.080 euro] nė Kharkov deri nė 12.000 dollarė amerikanė [rreth 8.700 euro] nė Kiev.

Pėrveē kėsaj, prindėrit e ardhshėm pritet qė t’i paguajnė grave rreth 200 euro nė muaj pėr shpenzime rrjedhėse, apo gjithsej 1.550 euro pėr krejt shtatzaninė. “Ata gjithashtu paguajnė shpenzimet mjekėsore gjatė shtatzanisė dhe pėr monitorimin,” shpjegon Vasilieva.

“Kushtet pėr nėnat zėvendėsuese janė shumė tė mira sa i pėrket Ukrainės,” thotė ajo por thekson se tė qenit nėnė zėvendėsuese nuk ėshtė pasaportė e menjėhershme drejt pasurisė.

Njė banesė e thjeshtė nė kryeqytetin Kiev kushton rreth 80.000 dollarė amerikanė [rreth 58.000 euro]. Vasilieva vėren qė kjo ėshtė tė paktėn gjashtė herė pagesa mesatare qė fiton njė nėnė zėvendėsuese.

Gjithsesi, ligji ukrainas nuk e kufizon numrin e shtatzanive zėvendėsuese qė mund tė kryejė njė grua.

Nėse kriza e fundit financiare ka rritur numrin e mitrave tė mundshme pėr qira, Vasilieva kėmbėngul qė shumė nėna potenciale zėvendėsuese ende motivohen, tė paktėn pjesėrisht, nga altruizmi i thjeshtė.

Rekrutimi i nėnave zėvendėsuese kandidate bėhet kryesisht pėrmes internetit dhe nga pėrfaqėsuesit rajonalė tė agjencisė Nju Lajf, qė punojnė nė pjesė tė ndryshme tė Ukrainės.

“Nė ēdo kohė, databaza e kandidateve tė Nju Lajfit pėrfshin mes 20 e 25 grave, tė gjitha me tė paktėn njė fėmijė tė tyrin,” thotė Vasilieva.

“Mes tyre ka gra me diploma tė shkollės sė mesme dhe atyre vokacionale, si dhe studente dhe diplomante universiteti,” vazhdon ajo.

Pėrveē nivelit tė arsimit, profili i njė kandidateje nė databazė do tė pėrshkruajė peshėn e saj, punėsimin dhe punėdhėnėsin. Pėrzgjedhja pėrfundimtare bėhet nga njė psikolog.

Shumė shtrenjtė pėr Ballkanin

Ndėrkohė qė ēmimet nė Ukrainė janė shumė mė tė ulėta sesa nė ShBA, ato janė tepėr sipėr asaj ēka mund ta pėrballojnė shumica e njerėzve nė vendet e Ballkanit. Janė tė rėnda shumė pėr Ani Dimovėn, njė grua tė re e tė brishtė nga Asenovgradi i Bullgarisė.

Ajo ende kujton e tronditur kur mėsoi si adoleshente qė nuk mund tė lindte fėmijė. “Nė fillim prindėrit u pėrpoqėn tė ma fshihnin,” thotė ajo.

“Isha 14 vjeē dhe sapo kisha pėrfunduar kontrollin nė spital. Shkova jashtė dhe i prita nė makinė. Kur doli nėna, kishte lot nė sy.”

Megjithėse e qeshur nga natyra, Dimova thotė se herė pas here i kujtohet qė nuk mund tė lindė fėmijė. “Kam menduar tė shkoj diku ku zėvendėsimi ėshtė i mundshėm, por ēmimet janė shumė tė larta,” shprehet ajo.

“Nuk janė pėr neve. Pėr nė Ukrainė, tė duhen rreth 50.000 leva bullgare [rreth 25.600 euro] tė kursyera.”

Dimova thotė se kur e dėgjoi historinė, ish-shefja e saj, Dimitrina Popova, u ofrua tė mbante fėmijėn e saj nėse do tė ndryshohej ligji pėr tė lejuar zėvendėsimin nė Bullgari.

Popova 36-vjeēare, nėnė e dy fėmijėve, kujton reagimin e vajzės sė saj adoleshente kur ia shprehu dėshirėn e vet: ‘“Ti je e ēmendur!’ i tha ajo.” Por Popova s’mund tė bėjė asgjė pėr Dimovėn aktualisht. Bullgaria i ndaloi tė gjitha format e zėvendėsimit mė 2007.

E frustruar nga ēmimet e larta tė udhėtimit jashtė dhe ndalimi i zėvendėsimit nė vend Dimova shkoi nė dhjetor 2009 tė takonte Kalina Krumovėn, deputete bullgare, pėr t’i kėrkuar tė niste njė debat tė ri mbi zbutjen e ndalimit aktual tė zėvendėsimit.

Krumova e ngriti ēėshtjen para parlamentarėve dhe nė publik nė mars 2010. Interesi i shtuar publik mbi kėtė ēėshtje, mbėshtetur nga ekspertė mjekėsorė, etikė dhe ligjore, ēoi nė thirrje pėr lehtėsimin e ndalimit tė zėvendėsimit, pėr sa kohė qė nuk do tė kishte element komercial tė pėrfshirė nė proces.

Aktualisht, Krumova dhe njė ekip specialistėsh po punojnė mbi ndryshimet e propozuara pėr legjislacionin aktual lidhur me zėvendėsimin.

Radina Velēeva, drejtuese e fondacionit Iskam Bebe (Dua njė fėmijė) Foundation, e mbėshtet njė zbutje tė pjesshme tė ligjit aktual. “Pėrfitueset duhet tė jenė gra tė martuara me moshė mes 18 e 43 vjeē, pėr tė cilat lindja e fėmijės ėshtė provuar si e pamundur,” thotė ajo.

Nėnat zėvendėsuese nuk do tė marrin pagesė, por gjykatat do ta miratojnė pagesėn e disa shpenzimeve pėr mbajtėset, si kostot mjekėsore, ushqimi, veshjet dhe mbėshtetja psikologjike. Kėto do tė mbulohen nga prindėrit biologjikė.

Me gjithė kėtė, nė Bullgari mbesin pyetje tė ngritura lidhur me ēdo reformė nė lidhje me ndalimin e zėvendėsimit. Fani Davidova, eksperte ligjore pėr organizatėn jo-qeveritare Programi i Aksesit nė Informacion qė ėshtė njė shėrbim i kėshillimit tė qytetarėve,, http://www.aip-bg.org/aip.htm paralajmėron qė ndryshimet nuk duhet tė jenė tė ngutshme.

Davidova, qė shkruan pėr ēėshtjet e adoptimit dhe adoptoi njė djalė mė 2006, thotė se prindėrit pa fėmijė duhet tė kėrkojnė opsione tė tjera nė fillim, si adoptimi dhe pėrkujdesja.

Ndėrkohė, Tolina Mladenova nga Sofja thotė se do tė bėhej nėnė zėvendėsuese nėse do tė ishte e ligjshme. Financiarisht e sigurtė nė tė katėrdhjetat, ajo mban mend qė i shpjegonte dy fėmijėve tė saj qė asaj do t’i pėlqente “t’ia jepte barkun njė mamaje tjetėr qė dėshiron fėmijė”.

“Ata u alarmuan pak,” shton ajo. “Mė pyetėn se ē’do tė ndodhte me tė. U thashė se nuk do tė ishte i joni. “Do tė kujdesemi pėr tė nė barkun e mamit dhe pastaj do ta largojmė”.”

Nė Rumani, zėvendėsimi nuk ėshtė i paligjshėm. Andrea Parvu, pasi lexoi njė artikull gazete pėr njė star televizive qė me gjasė kėrkonte njė nėnė zėvendėsuese, vuri njė njoftim nė internet nė mars 2010 duke shpallur qė ishte e gatshme ta jepte me qira mitrėn.

“Doja tė ndihmoja dikė qė s’mund tė ketė fėmijė. Dhe, sigurisht, [ta bėja] pėr paratė,” thotė Parvuja, e cila ka njė vajzė tre-vjeēare dhe jeton nė Brasov. Ajo u bė person me interes pėr shtypin dhe TV-nė, http://www.adevarul.ro/locale/brasov/Brasov-_Mama-surogat-inchiriez_uterul_pentru_28-000_de_euro_0_229777052.html por pėr ēudi tė saj, askush nuk e pranoi ofertėn qė bėri.

“Kam pėrshtypjen se Rumania nuk ėshtė ende gati pėr kėtė,” thotė ajo. Beson qė njerėzit kishin frikė t’i pėrgjigjeshin haptazi reklamės sė saj mbasi ajo fitoi publicitet.

Ndalimi nė Ballkan

Ndikuar nga interesi i pėrbashkėt nė integrimin evropian, vendet e Ballkanit po e ndalojnė zėvendėsimin. Nė Serbi, e cila aspiron tė hyjė nė BE, njė debat i shkurtė mbi rregullimin e zėvendėsimit u pėrmbyll me ndalimin e plotė tė tij nė fillim tė vitit 2010.

“Kishte hamendėsime qė do tė komercializohej,” shpjegon Mima Fazlagiē, gjinekologe nga Beogradi. Kroacia kandidate pėr nė BE e nxori jashtė ligjit zėvendėsimin sipas njė ligji tė ri mbi pjellorinė mjekėsore mė 2009.

Para se Bullgaria ta ndalonte zėvendėsimin mė 2007, nuk kishte ligj mbi mjekėsinė riprodhuese nė vend dhe ishin bėrė disa dhjetėra procedura nė vitet 1990, kujton Dr. Pavleta Tabakova. http://www.reprobiomed.net/ekip.htm Ajo mbikėqyri disa lindje zėvendėsuese nė klinikėn e saj private nė Sofje http://reprobiomed.eu/index.html pėrpara se tė jetėsohej ndalimi.

Shtatzania e parė zėvendėsuese qė drejtoi ajo rezultoi nė lindjen e dy binjakėve nė fillim tė viteve 1990s. Nėna biologjike e kishte hequr uterusin por dhuroi vezėn, thotė Tabakova.

“Ishte gazetare,” shton ajo, “Megjithėse sė pari nuk kishte ndrojtje tė fliste publikisht, tani ajo refuzon ta bėjė kėtė. Kam pasur bile njė rast ku vjehrra mbajti fėmijėn e nuses sė vet.”

Mungesa e legjislacionit mbi zėvendėsimin nė Maqedoni, http://star.vest.com.mk/default.asp?id=123141&idg=6&idb=1865&rubrika=Revija
Mal tė Zi dhe Bosnjė, nėnkupton qė gratė qė kėrkojnė nėna zėvendėsuese nė kėto vende janė nė njė situatė tė paqartė ligjore.

As nė Rumani, e cila iu bashkua Bashkimit Evropian bashkė me Bullgarinė mė 2007, nuk ka ligj qė rregullon zėvendėsimin. Mė 2005, parlamenti rumun miratoi njė projekt-ligj mbi shėndetin riprodhues qė do ta kishte lejuar zėvendėsimin jo-komercial, por presidenti Trajan Basesku e hodhi poshtė.

Lindjet me zėvendėsim nuk ishin tė padėgjuara nė Rumani gjatė viteve 1990. Rasti i parė i njohur i njė nėne zėvendėsuese rumune qė lindi fėmijė ndodhi mė 1998 nė klinikėn Bega nė Timishoarė tė Rumanisė perėndimore.

“Emri i tij ėshtė Daniel,” tregon Dr. Ioan Munteanu http://www.fiv-munteanu.ro/fertilizare_in_vitro.php i cili drejtoi klinikėn Bega nė atė kohė. Deri mė 2004, Dr. Munteanu mbikqyri 15 procedura zėvendėsimi. Por tani ai ėshtė shumė mė plak dhe nuk ka zhvilluar procedura tė tjera, ndėrkohė qė nuk ėshtė hapur ndonjė klinikė tjetėr zyrtare zėvendėsimi prej atėherė.

Disa nga klientet e Dr. Munteanus folėn publikisht. Njė nga tė parat ishte Livia Killian, djali i tė cilės, Kristiani, tani 12 vjeē, lindi prej njė nėne zėvendėsuese nė klinikė.

Kur Kristiani ishte i vogėl, Killiani pozoi pėr njė fotografi tė botuar vite mė vonė nė gazetėn Banateanul mė 2004. Por sot ajo preferon anonimitetin.

Sipas antropologut social bullgar Haralan Aleksandrov, klima e sotme mė konservative mbi zėvendėsimin, dhe heshtja qė e rrethon kėtė temė, pasqyron fuqinė e vlerave patriarkale nė rajon.

“Nuk duhet tė flitet pėr vuajtjen,” thotė ai. “Nuk ka qėllim tė keq kėtu, thjesht kėshtu sillet kultura jonė.”

Nė Varnė, pas javėsh komunikimi nė internet me klinikėn nė Ukrainė, Rumjana Nenēeva ėshtė kthyer nė pikėn e nisjes.

Doktorėt nė klinikėn e Kharkovit kanė nxjerrė pėrfundimin qė ovaret e saj edhe pse s’kanė mbaruar krejt, janė afėr fundit tė jetės. Tė pasigurtė se a ka vezė tė pėrdorshme, klinika ka vendosur tė mos e pranojė. Nenēeva e ka tė vėshtirė tė vendosė se ē’do tė bėjė.

Ani Dimova po mendon tė shkojė nė njė vend ku zėvendėsimi lejohet. Pėr ndalimin aktual tė Bullgarisė, ajo thotė: “Nuk dua tė mendoj se do tė jetė e ndaluar pėrgjithmonė.”

FUND

“Epidemia e sterilitetit”

Sipas Shoqėrisė Evropiane tė Riprodhimit Njerėzor dhe Embriologjisė, ShERNjE, mė 2010 njė nė gjashtė ēifte vuan nga steriliteti.
http://www.eshre.eu/ESHRE/English/Guidelines-Legal/ART-fact-sheet/page.aspx/1061

Deri nė 35 pėr qind tė rasteve ShERNjE thotė se kjo ėshtė pėr arsye psikologjike tek gruaja. Njė mesatare prej nėntė nė 100 gra nė botė mes moshės 20 e 44 vjeē nuk mund tė lindin fėmijė.

“Steriliteti po kthehet nė epidemi pikun e sė cilės nuk e kemi mbėrritur ende,” thotė Georgi Stamenov, drejtuesi i njė prej qendrave kryesore tė shėndetit riprodhues nė Sofje, Nadezhda (Shpresa).

2. Mallkimi i Ballkanit

Nė shoqėritė e Ballkanit, tabuja e mungesės sė fėmijėve ėshtė veēanėrisht e fortė. Kėtu, “paaftėsia e konceptimit tė fėmijės dhe lindjes sė tij gjykohet si jo-normale,” thotė psikologia bullgare Jana Paēolova.

“Nėse njerėzit e marrin vesh, gruaja pėrjeton turp, vėshtrime qortuese, qėndrime negative, pėshpėritje pas shpine, izolim dhe tregim me gisht nga shoqėria,” shton ajo.

Frika ndaj grave shterpe nė Bullgari ėshtė transmetuar brez pas brezi. Folklori tregon se mungesa e fėmijėve ėshtė mallkim dhe sėmundje. Nėse njė tregtar prek njė grua shterpe, biznesin e tij do ta marrė lumi. Edhe vajzat e reja duhet t’u shmangen. Duke prekur njė grua pa fėmijė, ato rrezikojnė pjellorinė e vet, sepse mungesa e fėmijėve ėshtė ngjitėse.

Nė kulturat tradicionalisht patriarkale, fėmija dhe prodhimi i fėmijės legjitimojnė pozitėn e gruas dhe pėrcaktojnė statusin e saj nė shoqėri, sipas antropologut social bullgar Haralan Aleksandrov. “Vlera e gruas varet nga zgjatimi nga ana e saj e vijės sė gjakut dhe vazhdimit tė familjes,” thotė ai.

“Ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrohet terrori qė ndjen fisi kur pėrballet me faktin se njė grua qė i pėrket atij nuk mund tė lindė fėmijė,” vėren antropologia Antonina Zheljazkova nga Sofja.

Nė disa pjesė tė Ballkanit, pėrfshi Kosovėn, Maqedoninė dhe Rumaninė Perėndimore, familjet e njė gruaje pa fėmijė do tė pėrballen me kėtė dilemė duke i dhanė asaj fėmijėn e njė tė afėrmi pėr ta rritur si tė vetin, sipas Violeta Stanit, psikiatre fėmijėsh nė Timishoarė tė Rumanisė Perėndimore. http://star.vest.com.mk/default.asp?id=2191&idg=1&idb=197&rubrika=Revija]

Nga ana tjetėr, tek romėt, paaftėsia e njė gruaje pėr tė lindur mund tė ēojė nė anullimin e martesės. Nė bashkėsinė Kardash nė Bullgari, vjehrra mundet bile edhe ta dėbojė njė nuse shterpe. http://www.ceeol.com/aspx/issuedetails.aspx?issueid=75062394-a7a5-47c5-a7ae-0420a3a91907&articleId=b234b8ed-bf61-4f46-b5ce-645000c7327a]

Arsyet mjekėsore pėr t’iu kthyer zėvendėsimit

1. @Histerektomia.
Tė dhėnat nga Eurostati, zyra statistikore e Bashkimit Evropian, http://ec.europa.eu/health/ph_information/dissemination/diseases/reproductive_en.htm tregojnė se ēdo vit mesatarisht 120 nga 100.000 nė BE i nėnshtrohen histerektomisė – heqjes sė uterusit dhe organeve tė tjera riprodhuese.

2. Sindroma Mayer-Rokitansky-Kuster-Hauser [MRKH], sipas tė cilės gratė lindin pa uterus ose me uterus tė pazhvilluar, ėshtė njė arsye tjetėr pse gratė i drejtohen zėvendėsimit.

3. Gratė me sėmundje tė rralla, si:
- sklerozė e shumėfishtė;
- sėmundje tė endometriumit [uterus lining], uterusit;
- dėshtime zemre, renale apo organeve tė tjera;
- gra me organe tė transplantuara;
- disa lloje kanceri.

Andrea Parvu shpjegon pse donte ta jepte me qira mitrėn. Intervistė e bėrė mė 23 qershor 2010.

P: Mė tregoni pėr veten.
P: “Jam 25 vjeē, e martuar, me njė vajzė tė vogėl. Jetoj nė Brasov, kam diplomuar nė shkollėn vokacionale tė thurjes sė pėlhurave dhe hyra nė punė menjėherė pas diplomimit. Atėherė isha 17 vjeē. U martova 22 vjeē.”

P: Dhe burri juaj?
P: Ai punon nė mirėmbajtjen e instalimeve tė ngrohjes nė Bukuresht dhe Pitesti. Kthehet nė shtėpi njė herė nė javė kur punon nė Bukuresht dhe ēdo natė kur ėshtė nė Pitesti.

P: Si jeni financiarisht?
P: Gjendja financiare nuk ėshtė aq e mirė. Rroga e tim shoqi ėshtė mė e mirė se e imja. Por unė dua ta bėj kėtė [tė jetė nėnė zėvendėsuese] pėr tė ndihmuar. Mos mė keqkuptoni. Ka shumė familje qė s’mund tė kenė fėmijė. Gjithsesi, arsyet e mia janė tė shumta.

P: A njihni ndonjė nga kėto familje?
P: Jo personalisht, por kam takuar disa nė internet dhe i kam parė nė TV.

P: Kur menduat sė pari tė bėheshit nėnė zėvendėsuese?
P: Dhjetorin e kaluar, ose janar 2010. Lexova pėr njė star tė TV-sė qė tha se kishte probleme tė lindte fėmijė dhe po kėrkonte njė nėnė zėvendėsuese. Ka disa kandidate qė presin tė bėhen nėna zėvendėsuese nė internet, jo vetėm unė.

P: Cila ėshtė arsyeja juaj e veēantė pėr t’u bėrė e tillė?
P: Tė ndihmoj dikė qė s’mund tė ketė fėmijė. Dhe, sigurisht, [ta bėj] pėr paratė.

P: Keni folur me ndonjė avokat pėr tė parė a ėshtė e ligjshme?
P: Mėsova shumė nga interneti, qė ėshtė i ligjshėm [zėvendėsimi]. Unė mbaj fėmijėn e tyre; qelizat e tyre implantohen nė mua. Fėmija merr njė certifikatė nga unė dhe nga i ati, jo nga im shoq. Vijon procedura e adoptimit. Unė duhet ta dorėzoj fėmijėn dhe t’ia jap nėnės sė tij biologjike, e cila duhet ta adoptojė.

P: Ē’ mendon bashkėshorti juaj pėr kėtė?
P: Ai pajtohet dhe mė mbėshtet. Nuk do ta bėja pa dijeninė e tij… Jam konsultuar me tė nė ēdo hap.

P: Ēka kėrkuat ju saktėsisht nė propozimin pėr t’u bėrė nėnė zėvendėsuese?
P: Tė mė ndihmojnė, reciprokisht. Unė i ndihmoj ata tė kenė fėmijė dhe ata mė ndihmojnė financiarisht. Gazetat ekzagjeruan dhe thanė se doja 27.000 euro, por s’ėshtė e vėrtetė. Aspak s’ėshtė kėshtu. Nuk jam grua me kėrkesa tė fryra.

P: Ē’ pėrgjigje morėt pėr propozimin tuaj?
P: Sapo u botua artikulli nė Ziarul de Brasov dhe nė TV, askush nuk mė kėrkoi – as pėr zėvendėsimin, as pėr ndonjė informacion tjetėr. Kam pėrshtypjen se Rumania nuk ėshtė ende gati pėr kėtė dhe ėshtė e mundshme vetėm me tė huajt.

P: Kur e vendosėt sė pari reklamėn?
A: Nė mars. Im shoq dhe unė filluam tė mendonim pėr kėtė nė janar, por kaloi kohė para se tė vendosnim. Isha e interesuar nė aspektin ligjor.

P: Kur e vendosėt reklamėn, a morėt telefonata nga Rumania?
P: Jo. As edhe njė.

P: Cili ishte reagimi pėrreth jush?
P: Mė kritikuan shumė. Disa kolegė e miq mė mbėshtetėn, por janė ata qė thanė se nuk e kisha mirė.

P: Ju vjen keq pse thatė “Dua tė bėhem nėnė zėvendėsuese”?
P: Jo, nuk mė vjen.

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 16806
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi