» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

12 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 12 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Dyshimi pėr tė lindur apo jo njė fėmijė tė dytė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dyshimi pėr tė lindur apo jo njė fėmijė tė dytė

Mesazh nga Kle@Love prej Mon 25 Apr 2011, 23:47

Politika e lindjes sė njė fėmije e vėnė nė zbatim nė Kinė qysh nė vitet 70-tė ka kontrolluar me sukses numrin e lindjeve nė vendin mė tė populluar tė botės. Ndėr tė privilegjuarit e pakėt tė pėrjashtuar nga kjo masė janė ēiftet tė cilėt nė familjen e prindėrve tė tyre janė fėmijė tė vetėm. Ēiftet e kėsaj kategorie tani janė tė njė moshe pėr tė krijuar familje. Kjo ngre pėr diskutim dy pyetje: a do ta vėnė kėto ēifte nė zbatim kėtė tė drejtė tė tyre tė ligjshme pėr tė pasur dy fėmijė? Nėse po, a paralajmėron kjo njė alarm tė rritjes sė numrit tė lindjeve nė Kinė?
Nė mbrojtje tė lindjes sė njė fėmije tė dytė
Politika e planifikimit familjar lejon lindjen e dy fėmijve pėr bashkėshortėt tė cilėt janė fėmijė tė vetėm nė familjen e prindėrve. Li Yunli, Zv. Kryetari i Komisionit tė Bashkisė sė Pekinit pėr Popullsinė dhe Planifikimin Familjar thotė se: "Ne shpresojmė se kėto ēifte me tė vėrtetė do tė vendosin pėr tė patur nė tė ardhmen njė fėmijė tė dytė." Pėrsėritja e volitshme e Li-sė e kėtij aspekti pothuajse tė harruar tė politikės sė planifikimit tė familjeve kineze dhe inkurajimi i ēifteve tė lindin fėmijė ėshtė e bazuar nė supozimin demografik qė krijimi i familjes me katėr persona do tė zvogėlojė kėrcėnimin e mundshėm pėr plakje tė popullsisė nė kryeqytet.
Nė ndryshimet qė i janė bėrė kėsaj politike ofrohet njė alternativė e privilegjuar pėr ēiftet e rritura qė janė fėmijė tė vetėm nė familjen e prindėrve tė tyre. Njė prej tyre ėshtė edhe Xiao Yang, 28 vjeē, edhe gruaja e tij. "Ne duam tė kemi dy fėmijė, njė djalė dhe njė vajzė," thotė Xiao. Ai dhe gruaja e tij janė tė njė mendimi se asnjė nga fėmijėt e tyre nuk duhet tė rritet i vetmuar pa shoqėrinė e njė vėllai apo motre. Ata e kanė kaluar vetė qė tė dy njė eksperiencė tė tillė gjatė fėmijėrisė.
Nė njė sontazh tė bėrė nė internet nga Sina.com tė 6,007 fėmijėve tė vetėm, tė lindur nga 1980 deri 1989-ta, del se 61.3 pėrqind e tyre ndiejnė keqardhje pėr mungesėn e njė vėllai apo motre me tė cilin mund tė ndanin gėzimet dhe hidhėrimet gjatė rritjes. Mė shumė se 66.9 pėrqind e tyre kanė jetuar me shpresėn se prindėrit do tė lindnin fėmijė tė tjerė. Vetmia e dhimbshme qė ata kanė pėrjetuar gjatė fėmijėrisė sė tyre, e cila nė shumicėn e rasteve ka vazhduar deri gjatė kohės kur janė rritur, ka bėrė qė 46.1 pėrqind e tė pėrgjgjurve tė jenė tė vendosur nė vendimin e tyre pėr lindjen e dy fėmijve.
Por janė edhe arsye tė tjera mė praktike pėr dėshirėn pėr tė patur njė fėmijė tė dytė. Cheng Jun nga Pekini ka dy vėllezėr dhe njė motėr mė tė vogėl se vetja. Ajo ėshtė e detyruar tė ndjeki politikėn e njė fėmijė e cila ėshtė burim i njė shqetėsimi tė madh pėr tė. Ajo shpjegon, "Pėrgjegjsia e kujdesit pėr prindėrit tanė ndahet midis ne tė katėrve. Por kur unė tė plakem, vajza ime duhet tė kujdeset pėr katėr tė moshuar, prindėrit e bashkėshortit tė saj dhe pėr prindėrit e vet. Do tė jetė njė barrė e rėndė pėr tė dhe burrin e saj." Kjo ėshtė njė situate e vėshtirė qė nė pėrgjithsi u del pėrpara pėr gjithė fėmijėve tė vetėm.
Nervoziteti pėr fėmijė tė dytė
Nga Janari deri nė Shkurt tė 2006, 7100 persona fėmijė tė vetėm nė familjet e tyre, tė lindur nė 1980 ? pėrkatėsisht 6100 gra dhe 1000 burra -- nga 300, persona qė janė fėmijė tė vetėm nė Guangzhou, u bashkuan nė kategorinė e "ēifte tė lumtura tė sapomartuara" nė qarkun e tetė urban tė provincės. Midis tyre ndodheshin 900 ēifte tė reja qė janė fėmijė tė vetėm nė familjet e tyre tė cilėt plotėsojnė kushtet ligjore pėr tė patur dy fėmijė. Nga kjo arsyeshėm mund tė parashikohet njė rritje e popullsisė qytetare nė jug tė vendit. Por faktikisht, vetėm njė numer i papėrfillshėm i kėtyre ēifteve kanė aplikuar pėr lejen e lindjes sė njė fėmije tė dytė. Sipas Xie Anguo, zv. Kryetar i Departamentit tė Kontrollit tė Lindjeve dhe Popullsisė nė Bashkinė e Guangzhou-ut, "Nga ēiftet qė plotėsojnė kėrkesėn pėr tė patur njė fėmijė tė dytė janė vetėm pak ato qė e vėnė nė jetė kėtė privilegj. Shumė prej tyre nuk duan fare fėmijė, shpesh kjo pėr shkaqe ekonomike." Bazuar nė vėzhgimet e tij, Xie ka dyshime nėse ky shans i vėnė nė dispozicion tė ēifteve pėr tė zgjeruar familjen e tyre do tė sjellė dallime tė dukshme tek lindshmėria nė provincėn Guangzhou apo nė gjithė Kinėn.
Njė fakt i trishtueshėm i kėsaj ēėshtje ėshtė se nė ditėt e sotme, pasja e njė fėmije ėshtė njė nga lukset mė tė mėdha tė jetės. Qysh nga lindja e djalit tė saj nėntė muaj mė parė, Lanzhi tani dėshiron tė ketė edhe njė vajzė. Por derisa tė fitoj ndonjė llotari opo ndonjė fat i papritur ti dale pėrpara, ajo duhet tė mbetet e kėnaqur me njė fėmijė. Periudha e barrės I kushtoi Lanzhi-it 10, juan. Ajo paguan ēdo muaj rreth 500 juan pėr qumėsht dhe lėndė tė tjera ushqyese si dhe 1200 juan pėr dadon. Duke pėrfshirė kėtu edhe rrobat, pelenat dhe domosdoshmėrira tė tjera, fatura mujore e vogėlushit tė saj shkon 2, juan ? pak a shumė sa gjithė rroga e saj mujore. Dhe kėto shpenzime do tė rriten mė shumė kur djali i saj tė shkojė nė shkollė.
Nė njė santazh tė bėrė nė internet nga Sina.com tė mbi 20, ēifteve tė sė njėjtės grup-moshe, del se "presioni financiar" ėshtė shkaku kryesor i cituar nga 66.89 perqind e tė pėrgjigjurve pėr opsionin e tė pasurit vetėm njė fėmijė. Kėrkimet e bėra nga Departamenti i Kontrollit tė Lindjeve dhe Popullsisė sė Bashkisė sė Guangzhou-ut gjithashtu thekson shpenzimet tepėr tė larta si njė arsye kryesore pse shumė ēifte nuk duan tė lindin njė fėmijė tė dytė. Kjo ėshtė mėse e kuptueshme parė nga rezultati i studimeve tė bėra nga sociologu i Academisė sė Shkencave shoqėrore nė Shanghai zoti Xu Anqi. Profesori Xu nxjerr si pėrfundim se rritja e njė fėmijė nė qytetet e distriktit Xuhui, kushton mesatarisht 490, juan.
Arsye tė tjera pėr mos dėshirėn pėr tė lindur fėmijė, nxjerrė nga sontazhi i bėrė nga Departamenti i Kontrollit tė Lindjeve dhe Popullsisė sė Bashkisė sė Guangzhou-ut, janė edhe presioni pėr "tė qėnė nė tė njėjtin nivel me tė tjerėt" si dhe dėshira pėr tė zgjatur romancėn martesore dhe lirinė. Zhang Jun ka tre vjet e martuar, dhe nuk ka plan tė shpejtė pėr tė lindur fėmijė. "Si mund tė rrisim njė fėmijė kur mezi plotėsojmė edhe nevojat tona?" ky ėshtė argumenti bindės i saj dhe i bashkėshortit tė saj nxjerrė si pėrgjigje ndaj ankimeve tė prindėrve tė tyre nė dėshirėn pėr tė patur njė nip apo mbesė. Pėrveē shpenzimeve tė jetės sė pėrditshme, nė llogari janė edhe vajtjet nė teater, klubet e natės, dhe eskursionet me miqtė nė fundjavė. Zhang thotė se: "Sapo tė kemi fėmijė, tė gjtha qejfet qė bėjme tani duhet ti ndėrpresim. Prandaj, e kemi me dyshim prespektivėn pėr tė lindur njė fėmijė."
Ky lloj qėndrimi nuk vjen si njė suprizė pėr Profesor Zhou Changhong i Qėndrės sė Nanjing-ut pėr Menazhimin e Programit tė Popullsisė. Ai ndėrmorri njė sontazh nė Shanghai midis njerėzve tė sė njėjtės grup moshe. Edhe pse 40 pėrqind e tyre thanė se do tė lindin njė fėmijė tė dytė, por nė realitet vetėm 20 deri nė 30 pėrqind e tyre linden njė fėmijė tė dytė. Prof. Zhou nxjerr si pėrfundim se, "Duke folur nga experienca, nuk mendoj se e drejta e veēantė per tė patur njė fėmijė tė dytė do tė ketė njė efekt tė kundėrt me politikėn e planifikimit familjar. Nė pėrgjithėsi, sa mė e lartė niveli i edukimit dhe i tė ardhurave tė ēiftit aq mė e vogėl dėshira pėr tė patur mė shumė se njė fėmijė. Ky fenomen ėshtė vėrtetuar gjithandej botės."
Kontrolli i lindjeve mbetet vigjilent
Vendimi pėr ta bėrė apo jo mė liberale politikėn e kontrollit tė lindjeve ėshtė nė nivelin e qeverisė provinciale. Prepektiva e errėt nė njė moshė mė tė vjetėr tė kėsaj pjese tė re tė popullsisė ka pėrshpejtuar shumė qytete tė heqin pengesat qė shqetėsojnė kėto ēifte pėr tė pasur dy fėmijė. Ēifteve nė Shanghai, pėr shembull, nuk u kėrkohet qė tė presin 4 vjet nga lindja e fėmijės sė parė pėr tė pasur njė fėmijė tė dytė. Megjithatė, provinca tė tjera, kanė marrė drejtim tė kundėrt. Provinca Henan ka njė popullsi prej 100 million banorėsh ? mė i madh nga tė gjitha provincat e tjera. Kjo province ka shkuar deri nė ekstremin ku pėrjashton ēiftet e rritura qė janė fėmijė tė vetėm nga kriteri pėr tė pasur dy fėmijė.
Ēiftet qė punojnė nė sektorėt mė tė pasur tė shoqėrisė, kuptohet qė janė nė mbrojtje tė politikės pėr lindjen e njė fėmije tė dytė. Argumenti i tyre ėshtė se fėmija i tyre i dytė do tė pėrfitojė nga mungesa e presionit financiar nė familje. Janė gjithashtu edhe disa anėtarė tė Kongresit Kombėtar Popullor -- organi ligjvėnės nė Kinė -- qė kanė ngritur propozimin shumė tė diskutuar pėr lejimin e ēifteve nė lindjen e njė fėmije tė dytė. Li Yunli, i pėrmendur mė lartė, nė mėnyrė publike ka hedhur poshtė nėnkuptimin e kėtij propozimi se vetėm ēiftet me edukim tė lartė lindin fėmijė mė inteligjent. Qeveria nuk ka bėrė asnjė reagim ndaj kėtyre dy argumentave.
Janė disa shkollarė qė pėrjashtojnė politikėn e lindjes sė dy fėmijve si rregullim i problemit tė plakjes sė popullsisė. Yu Xuejun, Kryetar i Komisionit Shtetėror pėr Planifikimin Familjar dhe Popullsisė, ėshtė veēanėrisht skeptik se familjet me dy fėmijė janė zgjidhja e kėsaj ēėshtje. Sipas pikėpamjes sė tij: "Problemi i plakjes sė popullsisė nuk mund tė zgjidhet nga lindja e mė shumė e fėmijve. Nė rradhė tė parė rritja e lartė e ekonomisė dhe sistemi i sigurimit shoqėror efektiv janė pėrgjigja."

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 16620
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi