» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

10 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 10 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


NIKAJ - MERTURI PERKRAH MALESISE SE MADHE E DEDE GJO LULIT NE KRYENGRITJEN E VITIT 1911

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

NIKAJ - MERTURI PERKRAH MALESISE SE MADHE E DEDE GJO LULIT NE KRYENGRITJEN E VITIT 1911

Mesazh nga Dode Progni prej Wed 20 Apr 2011, 14:50

NIKAJ – MERTURI PERKRAH MALESISE SE MADHE E DEDE GJO LULIT NE KRYENGRITJEN E VITTIT 1911

Nga Dodė Progni

Kur shpertheu kryengritja e Malėsisė sė Madhe,nė Gurin Murg e Kodrėn e Palēit,qafėn e Agrit dhe tė Ndėrmajėns akoma nuk ishte shuar era e barutit qė shkaktoi qėndresa heroike e trimave tė Nikaj – Merturit,Shalės,Shoshit,kundėr forcave osmane tė Shefqet Turgut Pashės,nė korrik tė vitit 1910. Dhjetra kulla tė Salcės,Palēit,Brisės ende ishin gėrmadha tė rrenuara nga gjylet e topave dhe flakėt e zjarrit qė u kishin vėnė forcat e pashait turk. Propoganda e bujshme turke,se kryengritjet shqiptare qenė shtypur,nuk mbėshtetej aspak mbi tė vėrtetėn. Luftėtarėt e Nikaj – Merturit e tė Dukagjinit,qė zmrapsėn forcat e Turgut pashės nė korrik 1910,nuk kishin hedhur asnjė armė nė depot turke. Dhe s’kishin ndėrmend t’i hidhnin,sepse qenė tė vendosur pėr tė luftuar pushtuesin brenda dhe jashtė krahinės tė tyre,kudo qė ishte tokė shqiptare. Malėsorėt e Mbishkodreės,gjithashtu qėndronin me armė nė dorė e nė aksione tė vazhdueshme kundėr forcave turke gjatė tėrė vjeshtės dhe dimėrit tė viteve 1910 – 1911.1) Nė malet shqiptare,pranvera e vitit 1911 erdhi bashkė me luftėtarėt e lirisė. Shqiptarėt u hodhėn nė njė kryengritje tjetėr tė fuqishme tė njohur nė histori si, “Kryengritja e Malėsisė sė Madhe e vitit 1911" Mbi bazėn e njė dokumentacioni tė pasur,kjo kryengritje ėshtė trajtuar me tė gjithė dimensionet e saj nė Historinė e Shqipėrisė dhe nė shumė studime tė tjera nga historianė tė njohur si Gazmend Shpuza,Xhevat Repishti,Stefanaq Pollo e dhjetėra tė tjerė historianė e publicistė. Epiqendra e kėsaj kryengritje ishte Malėsia e Madhe. Kėtu,malėsorėt trima tė udhėhequr nga Dedė Gj Luli me shokė,i qėndruan me heroizėm pėr mė shumė se tre muaj,megjithėse tė armatosur keq,forcave dhjetėra mijėshe tė gjeneralit famkeq Shefqet Turgut pasha,tė armatosur e tė pajisur me tė gjitha armėt. Pėrmasat e kėsaj kryengritje ishin aq tė mėdha,saqė Shefqet Turgut pasha,pėr ta shtypur atė,hodhi nė veprim mbi 20.000 trupa qė pėrbėheshin prej 34 batalione fanterie,1 skuadėr kavalerie,20 mitraloza,6 bateri malore,2 bateri fushore me qitje tė shpejtė,1 batalion furnizimi,1 kompani xhenjere dhe 1 repart ndėrlidhje telegrafike.2) Pėrveē kėrtyre forcave ushtarake turke,pėrballė kryengritėsve malėsorė qenė rreshtuar dhe koalocioni i fuqive tė mėdha evropiane dhe monarkitė shoviniste serbo – malazeze me qėndrimin e tyre armiqėsor ndaj kryengritjes.Nė veēanti,qarqet malazeze e mbreti Nikolla u shquan pėr qėndrim armiqėsor e dyfytyrėsi ndaj kryengritjes shqiptare. Kėtė qėndrim e pohon qartė historiani malazez Jagosh Jovanoviē,nė librin “Historia e Malit tė Zi”, kur thotė: “Mali i Zi u dha mjete matėriale (malėsorėve-D.P.),duke shpresuar qė tė siguronte nepėrmjet tyre interesat e veta nė Shqipėri dhe tė zgjeronte teritorin e vet nė ato anė.” 3) Ngjarjet e Malėsisė sė Madhe,duke filluar nga 24 marsi 1911,kur luftėtarėt malėsorė me sulme tė rrufeshme asgjesuan postat turke tė Rapshės,Cemerit, Trobonit,Selishtit,Pikalės,marrja e qytetit tė Tuzit me 28 mars,fitoret nė Koplik me 30 mars e mė pas nga Kastrati nė Dinishė,kishin befasuar forcat turke. Nga ana tjetėr,kėto u bėnė frymėzim pėr luftėtarėt kryengritės,ku jehona e kėtyre fitoreve po pėrhapej me shpejtėsi rrufeje.4) Ngjarja qė entusiazmoi sė tepėrmi kryengritėsit e qė u pėrhap me shpejtėsi nė mbarė vendin e mė gjerė,ishte ngritja e flamurit shqiptar nga kėta kryengritės me 6 prill 1911,mbi majen e Bratilės sė Hotit,nė malin Deēiq.5) Kryengritja kulmoi me 23 qershor 1911 me kuvendin e gjerė tė udhėheqėsve tė kryengritjes,nė bjeshkėt midis Triepshit e Selcės,nė Greēė,ku u miratue “Memorandumi i Greēės”, i njohur dhe si “Libri i Kuq”,nė tė cilin qartė e botėrisht u shpreh kerkesa pėr autonomi teritoriale administrative tė Shqipėrisė dhe njohjen e plotė tė kombit shqiptar.6) Kėrkesa pėr autonominė e Shqipėrisė,e shprehur nė “Librin e Kuq”,qė doli nga kjo kryengritje,i detyroi sundimtarėt e huaj tė ulen e tė bisedojnė me kryengritėsit mbi bazėn e kėrkesave kombėtare tė tė gjithė shqiptarėve. Karakteri kombėtar i kėtij memorandumi hidhte poshtė trillimet e qeverisė turke dhe tė propogandės sė shteteve fqinjė qė pėrpiqeshin tė mohonin synimet e verteta tė lėvizjes patriotike shqiptare,qė e paraqisnin kryengritjen e malėsorėve si kryengritje fetare pėr ruajtjen e venomeve tė vjetra lokale.7) Kryengritja e vitit 1911 shenoi njė hap pėrpara nė organizimin dhe mobilizimin e masave popullore dhe nė ngritjen e mėtejshme tė ndėrgjegjes politike tė lėvizjes kombėtare. Ajo e detyroi Turqinė tė hynte nė bisedime me shqiptarėt dhe t’u bėnte atyre lėshime,tė cilat,ndonse ishin larg autonomisė,shėnonin njė bazė pėr kėrkesa tė reja nė tė ardhmen. Si e kemi thėnė mė sipėr,kryengritja e Malėsisė sė Madhe e vitit 1911,ėshtė trajtuar gjerė e gjatė nė Historinė e Shqipėrisė dhe nė shumė studime tė tjera me karakter shkencor dhe publicistik,prandaj bėmė vetem njėfarė resume tė saj. Problemi qė duam tė trajtojmė mė hollėsisht ėshtė: lidhja e drjtpėrdrejtė e krahinės sė Nikaj – Merturit me kėtė kryengritje. Nė Historinė e Shqipėrisė dhe nė studimet e publikuara deri tani lidhur me kryengritjen e vitit 1911,midis tjerash ėshtė trajtuar karkteri lokal i saj,duke e shtrirė rrezen e pjesėmarrėsve nė luftė tė drejpėrdrejtė vetėm nga Mbishkodra deri nė Dukagjin.8) Me tė drejtė ėshtė thėnė se,”Kryengritja zhvillohej vetėm nė njė pjesė tė vendit, dhe memorandumi (i Gerēės – D.P) doli nga njė kuvend,nė tė cilin nuk pėrfaqėsoheshin tė gjitha krahinat e Shqipėrisė.” 9) Por nė asnjė punim tė publikuar deri sot nuk pėrmendet fakti se krahina e Nikaj – Merturit pėrfaqėsohej nė kėtė kryengritje me luftėtarė pjesėmarrės tė betejave tė zhvilluara qė nė fillim tė muajit maj 1911 e deri nė fund tė qershorit tė po kėtij viti. Nuk thuhet sė luftėtarėt nikaj-merturės shkuan bashkė me krerėt e tyre,tė cilėt zun vend pėrkrah krerėve tė tjerė nė drjtimin politik dhe ushtarak tė kryengritjes. Madje historiani G.Shpuza nė librin “Gjurmime nė epokėn e rilindjes”,kur trajton rolin “reaksionar” tė klerit katolik nė kryengritjen e vitit 1911 shprehet se, “jashtė kėsaj kryengritje mbeti dhe Nikaj –Merturi me popullsi krejtėsisht katolike.” 10) Dihet se pėrfundimet mė tė sakta pėr ngjarje,data e fakte historike,janė ato qė bazohen mbi dokumentėt e kohės. Pėr rastin konkret,dokumentėt tregojnė se Nikaj – Merturi ishte pjesėmarrės aktiv nė kėtė kryengritje. Nė raportin e konsullit Austro – Hungarez nė Shkodėr,Zambaur,dėrguar ministrisė sė jashtme,me 2 maj 1911,thuhet : “Arritėn pėrpara njė jave (25 prill 1911 – D.P.) nė Podgoricė afėrsisht 1000 vetė nga Shala,Shoshi e Nikaj – Merturi,me qellim qė tė paiseshin me armė. Ata u dergjėn atje pėr shumė ditė me rradhė ndėr sheshe publike dhe kėrkesa e tyre u refuzua.” 11) Vėrtetėsia e kėtij dokumenti s’ka pse tė vihet nė dyshim pėr faktin se,kjo kryengritje,pėr vetė konjukturat politike tė asaj kohe,ėshtė ndjekur me vemendje shumė tė madhe nga konsujt e huaj,veēanarisht nga ata austro – hungarezė nė Shkodėr,Prizren e gjetkė. Arkivi i vjenės ka informacione dhe raporte me orė,me tė dhėna shumė tė hollėsishme e tė gjithanshme pėr kryengritjen nė fjalė. Nga ana tjetėr,ėshtė i njohur fakti se,malėsorėt kishin krijuar nė Podgoricė njė komitet tė pėrbėrė nga Luigj Gurakuqi,Hilė Mosi,Risto Siliqi,Sali Hoxha (Hidri) etj,i cili merrej edhe me sigurimin e ndihmave materiale dhe armėve pėr kryengritėsit. 12) Ky komitet,siē thuhet nė Historinė e Shqipėrisė,vepronte nė kushte shumė tė vėshtira,pėr shkak tė politikės antishqiptare tė qarqeve malazeze. Njė nga veshtirėsitė mė tė mėdha ishte sigurimi i armėve pėr kryengritėsit. Dėrgimi i fshehtė i tyre nga jashtė nuk kishte siguruar as nevojat minimale. 13) Kjo ishte arėsya qė malėsorėt nuk u furnizuan me armė nė Podgoricė. Nga sa thamė mė sipėr, del se Nikaj – Merturi e njihte dhe mbante lidhje me Komitetin e Podgoricės. Prandaj luftėtarėt e kėsaj krahine,pas tri ditė udhėtimi rraskapitės nė kėmbė,kishin arritur nė Podgoricė pėr tė kėrkuar armė,qė tė hidheshin nė betejat kundėr forcave turke pėrkrah malėsorėve tė tjerė qė prej kohėsh po luftonin cep mė cep tė Malėsisė sė Madhe. Nė tė vertetė, kėta luftėtar,me dhe pa armė,iu drjtuan fushėbetejave tė Malėsisė sė Madhe dhe luftuan me heroizėm pėrkrah mijėra luftėtarve tė tjerė. Kėtė fakt na e bėn tė njohur edhe konsulli austro – hungarez i Prizrenit,i cili nė raportin e datės 3.05.1911 drejtuar Ministrit tė jashtėm,kontit Erenal,nė Vienė,midis tė tjerash thotė: “Shqiptarėt tė pėrbėrė nga fisi i Kelmendit dhe i Nikaj – Merturit ...zaptuan qafėn e ngushtė “Gropa e Zezė” (tokė shqiptare qė sot i pėrket Malit tė Zi – D.P.) dhe pasi shkatėrruan udhėn zmbrapsėn sulmet e ushtarėve tė shumtė turqė qė i komandonte Et’hem Pashaj”.14) Kjo bazė dokumentare dhe kujtimet e disa pjesėmarrėsve nė kryengritjen e vitit 1911 na ēojnė nė perfundimin se,nikaj – mertuėsit ishin nė rradhėt e atyre luftėtarėve trima qė u ndeshėn fyt pėr fyt me forcat turke gjatė ditėve tė para tė prillit 1911,kur kryengritėsit ngritėn tė lyer me gjakun e trupit tė tyre,flamurin kombėtar nė majen e Bratilės tė Malit tė Deēiq,me 6 prill 1911. 15) Numri i luftėtarve nikaj – merturės qė morėn pjesė nė kėtė kryengritje nuk ėshtė pėrcaktuar. Por ėshtė logjike tė mendohet se ata nuk ishin tė pakėt. Kėta vullnetarė shkuan nė Malėsinė e Madhe tė organizuar dhe tė udhėhequr nga dy figurat kryesore tė fiseve,siē ishin Bekė Dlia -bajraktari i Merturit dhe Bashė Bajrami – bajraktari i Nikajt. Sipas traditės sė fiseve nė malėsi, numri i luftėtarve qė komandonte bajraktari nė rast lufte ishte mė i madhi i mundshėm. Nė atė kohė Nikaj – Merturi mundė tė mobilizonte rreth 400 burra pėr luftė. Njė tregues tjetėr i peshės qė kishte Nikaj –Merturi nė kryengritjen e vitit 1911 ėshtė edhe fakti se,Bashė Bajrami dhe Bekė Delia kishin zėnė vend nė krerėt kryesorė tė saj. Roli i krerėve ishte i rėndėsishėm si nė aspektin ushtarak ashtu dhe nė atė politik. “ Me 12 qershor 1911,krerėt e kryengritėsve shqiptar tė Malėsisė sė Madhe,i dėrguan njė peticion qeverisė britanike,pėrkatėsisht ministrit tė jashtėm britanik Eduart Grey,duke ju lutur qė ajo qeveri,ta ngrinte trajtimin e ēeshtjes shqiptare pėrpara Fuqive tė Mėdha. Peticioni bėnte thirje pėr tė ndėrmjetėsuar nė dhėnjen e njė autonomie lokale brenda Perandorisė Osmane. Malėsorėt bėnė njė sqarim tė shkėlqyer tė pozitės reale tė shqiptarėve nė kėtė perandori,gjė qė sherbeu nė ndryshimin e plotė tė pozicionit taktik tė Mbretėrisė sė Bashkuar rreth kėsaj ēeshtje.” 16) Peticioni ėshtė hartuar dhe miratuar nė Greēė prej 19 krerėve tė fiseve pjesėmarrėse nė kryengritje. Emrat e Bashė Bajramit nga Nikajt dhe Bekė Delisė nga Merturi gjenden tė rreshtuar pėrkrah hartuesve,miratuesve dhe firmėtarėve tė tjerė tė kėti peticioni si,Dedė Gjo Luli – Hot,Sokol Baci – Grudė,Lul Rapuka – Vukėl,Llesh Gjergji - Nikėl,Tomė Nika e Avdi Kola – Gimaj,Mehmet Shpendi – Shalė,Marash Kola – Shosh.etj.17) Nuk ka dyshim se,edhe nė miratimin e Memorandumit tė Greēės,si akti mė i rėndėsishėm qė doli nga kryengritja e armatosur,nikaj – merturėsit kishin rolin e tyre aktiv. Pjesėmarrja e Nikaj – Merturit nė kryengritjen e Malėsisė sė Madhe tė vitit 1911 ka rėndėsi tė veēantė pėr historinė e luftėrave tė kėsaj krahine pėr pavarėsi. Kjo tregon shkallėn e lartė tė ndėrgjegjes kombėtare qė kish arritur populli i Nikaj – Merturit. Ėshtė shprehje e kuptimit tė drejtė mbi nevojėn e bashkimit tė gjithė krahinave shqiptare nė luftėn ēlirimtare kundėr pushtuesėve osmanė. Nė se,me 1910, nė luftėn kundėr forcave tė Turgut Pashės nė Kodrat e Palēit,bashkėpunimi i fiseve Nikaj e Mertur la pėr tė deshiruar,vetėm 10 muaj mė pas,ata realizuan njė unitet tė shkėlqyer,duke u rreshtuar tė dy fiset sėbashku pėrkrah fiseve tė tjera tė Malėsisė sė Madhe e Dukagjinit,nė luftėn kundėr armikut tė pėrbashkėt,Turqisė. Kjo traditė e herėshme e Nikaj – Merturit do tė shfaqej nė shkallė akoma mė tė lartė gjatė kryengritjes sė vitit 1912. Nė gjysmėn e dytė tė majit dhe nė fillim tė qershorit 1911,Malėsia e Madhe ishte kthyer nė njė fushėbetejė tė pėrgjakėshme midis luftėtarve ēlirimtarė dhe forcave turke. Megjithė mungesėn e madhe tė armėve e tė municioneve,qėndresa e malėsorėve vazhdonte tė ishte e rreptė. Ndėrkohė Turgut Pashės i kishin ardhur pėrforcime tė reja. Si njė xhelat i njohur pėr krime,ky,me forcat ushtarake qė komandonte,bėri shkrumb e hi fshatėrat e Malėsisė,masakroi pleq,gra e fėmijė,dogji e poqi ashtu siē e kishte zakon. Nė kėto rrethana, malėsorėt nuk mundėn t’i ruajnė pėr njė kohė tė gjatė fitoret e arritura. Ata u detyruan t’i lėshonin pėllembė e gjak tokat e ēliruara. Vetė Turgut Pasha detyrohej tė pohonte se, “...ēdo ditė janė bėrė pėrpjekje tė ashpėra e tė vazhdueshme dhe kryengritėsit i kan dal zot ēdo shtėpie dhe kan lėnė vendin (tė shkelet) vetėm duke dhėnė jetėn.” 18) Kryengritėsit e Malėsisė sė Madhe,Dukagjinit dhe Nikaj – Merturit me luftėn heroike ēlirimtare tė vitit 1911,u bėnė nderi dhe krenaria e mbarė Shqipėrisė. Lidhur me kėtė,patrioti i madh Ismail Qemali shkruante: “Trimat malėsorė shqiptarė na zbardhėn faqen pėr gjthė jetėn.” 19) Ndėrsa poeti Hilė Mosi,njėri nga frymėzuesit, organizatorėt dhe drjtuesit e kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe tė vitit 1911,me nota reale dhe optimizėm shprehej nė vargjet: “En’kjoftė se gja nuk kje pėr ne simje./Mos t’ken dyshim ndokush se vdiq Shqipnia./ Vjen prap pranvera,prap n’mal na qet./ Se n’zemrat tona asht e gjallė liria...” 20)
Nga libri: Nikaj – Merturi (Veshtrim historik)

Referenca bibliografike:
1 – Ivanaj,Nikollė ,Historia e Shqipėrsė sė re,Vėll.II,Tiranė 1943; Repishti Xhevat,Muzeu Historik Shkodėr,”Kumtari”,Nr.5,fq.8
2 – Repisht,Xh. Vepėr e cituar,fq.21
3 – Jovanoviē,Jagosha . “Istorie Crno Gore”,Cetinje,1948,fq.312
4 – Repisht,Xh. Vepėr e cituar,fq.21
5 – Histori e Shqipėrisė,Vell. II,Tiranė,1984,fq.452
6 - “ “ “ “ “ ,fq.458 – 460
7 - “ “ “ “ “ ,fq.459
8 - “ “ “ “ “ ,fq.447 – 451
9 – Shpuza,G. : “Shprehje e rritjes sė ndėrgjegjes patriotike”,Revista “Ylli”, Nr.6,1981
10 – Shpuza,Gazmend. “Gjurmime nė epokėn e rilindjes",fq.267 - 268 [/size][size=12]
11- Arkivi i Institutit Historisė (mė tej - AIH),HHSA,PA,A,Raporti i konsullit Austro – Hungarez Zambaur nė Shkodėr,dėrguar Ministrit tė jashtėm A – H,2.05.1911
12 – Histori e Shqipėrisė,II,1984,fq.450
13 - “ “ “ ,fq.455
14 – AIH,HHSA,PA,A,Raport i konsullit A – H nė Prizren dėrguar Ministrit tė jashtėm Kontit Erenal,dt 3.05 1911,Dok.21,Dok.413
15 – Arkivi i Muzeut Tropojė,Kujtime pėr Kryengritjen e vitit 1911,L.2,D.3
16 – “PHONIX”,viti 1977,Nr.2,fq.36-42 (origjinali nė PRO.Fo,371,1229,dok.24519,fq.332-340
17 – “PHONIX”, si mė sipėr
18 – Repishti,Xh. Vepėr e cituar fq.25;
19 - Xoxe,Koli,"Ismail Qemali" ,Tirane,1983,fq.201
20 – Mosi,Hilė, “Zani i Atdheut”,1913
avatar
Dode Progni
VIP

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 8503
Regjistruar mė : 09/04/2010
Profesioni : Historian-Pension

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi