» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

11 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 11 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


"Patkoi", plani serb pėr dėbimin e shqiptarėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

"Patkoi", plani serb pėr dėbimin e shqiptarėve

Mesazh nga Naki prej Thu 14 Apr 2011, 02:17

"Patkoi", plani serb pėr dėbimin e shqiptarėve
Nga Sylė Ukshini*
Nė fillim tė prillit 1999, pėr ministrin gjerman tė Mbrojtjes, Rudolf Sharping, gjėrat nuk po shkonin ashtu siē duhej. Prej mė shumė se njė jave aeroplanėt luftarakė tė NATO-s, nė mesin e tyre edhe 'Tornadot' gjermane, bombardonin caqet ushtarake tė Jugosllavisė sė mbetur. Nė vend qė tė ndodhte ajo qė ishte pritur nė Bon, natyrisht edhe nė kryeqendrat e tjera ndėrkombėtare, Sllobodan Millosheviēi nuk ishte gjunjėzuar pas rėnies sė bombave tė para, porse ishte pėrgjigjur me kundėrgoditje brutale. Soldateska e tij intensifikoi edhe mė shumė ndjekjen dhe dėbimin e shqiptarėve nga Kosova. Nė vendet e NATO-s zienin: me fillimin e sulmeve ajrore kundėr Jugosllavisė sė mbetur, kriza humanitare nė Kosovė po thellohej akoma mė shumė, ajo kėrkonte tė pengohej, por kjo nuk mund tė bėhej vetėm nga ajri. Humbja e luftės rrezikonte kredibilitetin e Perėndimit dhe tė Aleancės ushtarake Veriatlantike. Nė kėto momente, kur publikut ndėrkombėtar duhej t'i qartėsoheshin motivet e angazhimit ushtarak nė Kosovė, doli nė skenė ministri i Jashtėm gjerman, Joshka Fisher, i cili kolegut tė tij tė kabinetit i dorėzoi njė dokument tė shėrbimeve informative. Ai ishte si i "elektrizuar", tregoi mė vonė ministri i Mbrojtjes. Ky dokument kishte tė bėnte me njė plan sekret serb me emrin "Operacioni Patkoi", sipas tė cilit, Beogradi qysh prej njė kohe tė gjatė kishte planifikuar dėbimin me dhunė tė shqiptarėve. "Mė nė fund kemi njė dėshmi pėr kėtė", konstatoi nė mėnyrė triumfuese Sharping.
Pra, sapo filloi lufta ajrore e NATO-s kundėr Jugosllavisė sė mbetur, kur ēėshtja e tė dėbuarve shqiptarė nga soldateska serbe mori pėrmasa tė paparashikuara, publiku gjerman u informua lidhur me njė plan sekret tė udhėheqjes sė Beogradit, qė mbante emrin e koduar "Patkoi". Ndėrkaq, mė 29 mars 1999, zėdhėnėsi i presidentit tė atėhershėm amerikan, Bill Klinton deklaroi se Millosheviēi pėr njė kohė tė gjatė kishte planifikuar spastrimet etnike. Kėshtu ai edhe pa sulmet e NATO-s do tė kishte zbatuar kėtė plan.
Pasqyrė trishtuese
Ndėrsa, ministri gjerman i Mbrojtjes, Rudolf Sharping, nė librin e tij ditar (Wir dürfen nicht wegsehen. Der Kosovo Krieg und Europa", Berlin 1999) mė datė 7 prill 1999, fq.107-106, mes tjerash, ka shkruar: "Ne e kemi planin e pėrpiluar 'Patkoi'. Mė nė fund kemi dėshmi pėr atė se spastrimi dhe dėbimi i shqiptarėve tė Kosovės ishte i planifikuar me tė gjitha detajet dhe emėrimet pėr njėsitet pjesėmarrėse jugosllave... Informacionet u morėn nga njė burim i besueshėm i Shėrbimit Informativ. Pėrpunimi dha njė pasqyrė tė qartė trishtuese. Unė vendosa qė ky plan 'Patkoi' nė ditėt vijuese tė bėhet publik ...". Kurse kancelari federal, Gerhard Shrėder, mė 15 prill 1999, para deputetėve tė Bundestagut deklaroi: "Udhėheqja jugosllave qė nga fillimi ka besuar dhe planifikuar fushatėn e spastrimit etnik, njė fushatė, dėshmitar tė sė cilės jemi ne sot. Kjo, tė nderuar zonja dhe zotėrinj, deri mė sot u ka kushtuar me jetė mijėra njerėzve nė Kosovė... Dėbimi dhe vrasjet kishin filluar, kur NATO-ja filloi aksionin e saj ushtarak... (Protokoll, S.2.620).
Edhe ministri i Jashtėm, Joshka Fisher do tė deklaronte: "Ju mund ta quani si tė dėshironi kėtė plan. Me rėndėsi ėshtė ēėshtja se ai ka filluar tė zbatohet qysh nė vitin e kaluar. Lexoni biografitė e familjeve qė janė vendosur nė Gjermani..." (S.2.639).
Mirėpo, menjėherė me tė pėrfunduar lufta e Kosovės, madje edhe tani, nė mediat gjermane filluan tė shfaqen shkrime kritike lidhur me shumė zhvillime para dhe gjatė kėsaj lufte, u inskenuan, u konstruktuan dhe u distribuuan edhe gėnjeshtra primitive vetėm e vetėm pėr tė kontestuar intervenimin e Aleancės Veriatlantike nė luftėn e Kosovės. Nė kėtė kontekst, krahas hedhjes sė dyshimeve rreth masakrės sė Reēakut, plani serb "Patkoi" ėshtė njė tjetėr rast qė u politizua skajshmėrisht nė shtetin gjerman, sidomos kjo ēėshtje u politizua nga kundėrshtarėt e angazhimit tė Aleancės Veriatlantike nė konfliktin e Kosovės. Edhe para pak kohėsh politikanėt e opozitės deklaruan se ministri federal i Mbrojtjes, Rudolf Sharping, nuk e ka thėnė tė vėrtetėn pėrkitazi me planin "Patkoi".
Indikacionet e qeverisė
Winfried Nachtwei, anėtar i Aleancės sė tė Gjelbėrve/ 90 nė Komisionin e Mbrojtjes, ka ardhur nė pėrfundim se " nuk ekzistojnė dėshmi pėr ekzistencėn e njė plani pėr veprim " Patkoi ". Vitin e kaluar Sharping e kishte informuar kėtė komision, pasi gazetat "Abendblatt", javorja "Die Woche" dhe gjenerali i dikurshėm i armatės gjermane, Heinz Loquai, patėn informuar se Sharping nuk e kishte nė dorė planin serb pėr dėbimin sistematik tė shqiptarėve tė Kosovės. Nachtwei potenconte se "Ministria e Mbrojtjes nuk e kishte nė dispozicion planin 'Patkoi', por vetėm indikacionet pėr njė plan tė tillė. Ky plan nuk luajti ndonjė rol tė rėndėsishėm pėr deputetėt e Bundestagut gjerman". Por ai luajti njė rol tė veēantė pėr publikun e gjerė, meqė vlerėsohej si dėshmi pėr politikėn dėbuese serbe. Nga ana tjetėr, Sharping deri mė tani gjithnjė theksoi se ka pasur nė dorė planin "Patkoi". Si gjithnjė, Dieter S. Lutz, ekspert gjerman pėr Hulumtime tė Paqes nė Hamburg, nė shkrimet dhe paraqitjet e tij ka hapur debate dhe polemika tė vazhdueshme lidhur me luftėn e Kosovės. Ka qenė njė gabim i deputetėve gjermanė qė "nuk kanė menduar nė mėnyrė radikale e konsekuente lidhur me alternativėn e sulmeve ajrore", pohon Nachtwei. "Edhe sot kam shumė pikėpyetje, nėse ėshtė bėrė gjithēka, thotė ky politikan, kur flet pėr angazhimin e Bundesverit nė konfliktin e Kosovės. Gjeneral brigade, Klaus Wittmann, kėshilltar i ambasadorit gjerman nė NATO gjatė sulmeve 78-ditėshe, pranon se Aleanca nuk mundi tė mėnjanonte pėrshtypjen krijuar se "NATO-ja gradualisht po bėhej forcė ajrore e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK).
Rudolf Sharping, nė njė nga konferencat e tij pėr shtyp gjatė kohės sė sulmeve ajrore tė NATO-s kundėr objektivave ushtarake tė Jugosllavisė sė mbetur nė librin e tij, "Wir dürfen nich wegsehen- Der Kosovo-Krieg und Europa", thotė "se operacionet jugosllave vazhdonin gjatė nė kohė para ekzistimit tė kėtij plani". Pak ditė mė pas Sharping do tė marrė nga ministri i Jashtėm, Joshka Fisher, njė letėr qė pėrmbante tė dhėna pėr operacionin " Patkoi".
Shkatėrrimi i UĒK-sė
Ky plan serb pėr shfarosjen kolektive tė shqiptarėve nė vazhdim u bė sinonim i debateve nė Bundestag, nė konferencat pėr shtyp dhe nė debate pėr pakundėrshtueshmėrinė e krimeve, tė cilat i ndėrmerrnin forcat ushtarake-policore serbe. Ndėrsa, kundėrshtarėt e angazhimit ushtarak tė Aleancės Veriatlantike nė Kosovė kritikonin se dėbimi i shqiptarėve nė masė nga Kosova kishte filluar tek pas tėrheqjes sė vėzhguesve tė OSBE-sė dhe fillimit tė sulmeve ajrore tė NATO-s. Por, plani i pėrgatitur gjatėkohė nga Millosheviēi pėr spastrime etnike nė Kosovė asfikson nė embrion argumentet e tilla dhe ėshtė krejt e parėndėsishme si ėshtė quajtur njė plan i tillė.
"Kontradiktat nė sjelljen e provave tė Ministrisė sė Mbrojtjes janė aq tė mėdha, sa lindin dyshimet pėr ekzistencėn e njė dokumenti tė tillė", shkruan Heinz Loquai nė librin e tij, "Der Kosovo-Konflikt-Wege in einen vermeindbaren Krieg"( Nomos, Baden-Baden 2000,184 S ). Ky gjeneral i dikurshėm gjerman prej shumė vitesh punon pėr OSBE-nė nė Vjenė lidhur me ēėshtjen e kontrollit pėr armatim nė Bosnjė-Hercegovinė. Ai ka qenė kėshilltar ushtarak nė Shtabin e OSBE-sė pėr krijimin e masave tė mirėbesimit dhe me kėtė edhe pėrgjegjės pėr vėzhguesit e paarmatosur, tė cilėt duhej tė mbikėqyrnin armėpushimin tė tetorit tė vitit 1998 midis Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK) dhe forcave qeveritare serbe. Edhe deputeti gjerman nga radhėt e PDS-sė, partia qė trashėgoi nostalgjikėt e komunizmit gjermano-lindor, Gregor Gysi, i vetmi politikan gjerman qė shkoi nė Beograd dhe u takua me Millosheviēin nė kohėn e bombardimeve tė NATO-s, kishte vėnė nė dyshim ekzistencėn e planit "Patkoi" me argumentin se plani i tillė quhej sipas fjalės kroate "Patkova" dhe ekspertėt ushtarakė serbė nuk do tė hartonin njė plan tė tillė nė kėtė gjuhė.
Nė anėn tjetėr, gjeneral-inspektori i Bundesverit, Hans Peter von Kirchbach, bėri njė shėrbim tė mirė nė drejtim tė argumentimit tė pohimeve tė ministrit federal tė Mbrojtjes dhe tė ministrit tė Jashtėm, kur mė 8 prill 1999 prezantoi "rezultatet thelbėsore pėr vlerėsimin e planit "Patkoi" . Gazeta londineze "Times" qysh mė 8 prill 1999 lidhur me planin nė fjalė raportonte si vijon: "Qysh nė vjeshtė tė vitit 1998, CIA kishte informacione pėr planin me emrin e koduar "Operacioni Patkoi", me synim qė pėr disa muaj tė vriste ose tė dėbonte shqiptarėt. Edhe nė njė artikull tė gazetės amerikane "U.S.News" tė datės 12 prill 1999, thuhej se nė Shtėpinė e Bardhė ka pasur tė dhėna pėr njė plan sulmi tė detajuar tė Milosheviqit. Ndėrsa , shefi i CIA-sė, George Tenet, nė shkurt tė vitit 1999 theksonte se mund tė ketė ndonjė aksion pėr spastrim etnik...".
Mė 19 prill 1999 Rudolf Sharping, nė njė emision special tė BBC-sė britanike kishte thėnė: "Qėllimi i planit 'Patkoi' ėshtė spastrimi i Kosovės dhe dėbimi i popullsisė civile". Sipas Sharpingut, plani pėrmbante hollėsi deri nė emėrimin e njėsiteve jugosllave. Sipas ekspertėve tė shėrbimeve informative, qėllimi tjetėr kryesor i planit " Patkoi "ishte shkatėrrimi, pėrkatėsisht neutralizimi i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės". Nė korrik tė vitit 2000 agjencia e lajmeve 'Kosovapress', e cila i referohej 'Reuters'-it", bėnte tė njohur lajmin se gjyqi ushtarak disiplinor i "Jugosllavisė" kishte shkarkuar nga detyra njė oficer rezervist, qė, sipas tyre, ka zbuluar njė operacion sekret. Kolonelit rezervist, Dragan Vuksiē, 54-vjeēar, i ishte marrė grada pėr shkak tė "dėmtimit tė reputacionit tė shtetit dhe nderit e reputacionit tė ushtrisė". Nė njė takim qė ka pasur nė Vjenė, nė vitin 1999, ai i ka treguar njė eksperti ndėrkombėtar pėr operacionin sekret tė quajtur "Patkoi", i cili ishte pėrgatitur pėr ta parandaluar kryengritjen e shqiptarėve dhe pėr ndryshimin e strukturės etnike nė Kosovė.
Shėrbimi sekret bullgar
Ish-ministri i Jashtėm i Austrisė dhe kancelari aktual; Wolfgang Schüssel, nė prill tė vitit 1999 pranoi se informacionet e shėrbimit informativ tė ushtrisė austriake ua ka dorėzuar ministrave tė Jashtėm tė shteteve tė Bashkimit Evropian". Po kėshtu, sipas pohimeve tė njė bashkėpunėtori tė shėrbimit informativ austriak, tė dhėnat pėr planin "Patkoi" ishin marrė nga Shėrbimi Informativ i Bullgarisė nė janar dhe nė shkurt tė vitit 1999. Hulumtimet e javores gjermane " Die Woche" kanė ardhur nė pėrfundim se lidhur me planin "Patkoi" - ashtu siē pohonte Sharping- nuk bėhej fjalė pėr njė plan tė detajuar tė udhėheqjes jugosllave, por vetėm pėr njė analizė tė Shėrbimit Informativ tė Bullgarisė (Die Woche, 24 mars 2000). Thuhet se stacioni i pėrgjimit nė Hainburg ka regjistruar linjat ushtarake jugosllave tė komunikimit dhe se ato tė dhėna janė pėrcjellė nė Bon tė Gjermanisė.
Sipas Sharpingut, plani "Patkoi" duket se ėshtė pėrgatitur "nga Millosheviēi dhe regjimi i tij, prej nėntorit 1998 ėshtė organizuar dhe gjatė kohės sė bisedimeve nė Rambuje filloi tė zbatohet. Pėr kėtė arsye trupat serbe nė Kosovė ishin pėrforcuar nė masė tė ndjeshme, kur nė Kosovė forcat ushtarake-policore ndėrmorėn njė ofensivė nė shkallė tė gjerė si kundėr UĒK-sė, ashtu edhe kundėr popullsisė civile. Pėrafėrsisht kėshtu do tė shprehet Sharping edhe nė njė emision special tė kanalit televiziv gjerman "ZDF" (Ditėt e Maincit nė kritikėn televizive). Plani "Patkoi": Me sa duket nė udhėheqjen serbe ai ėshtė diskutuar dhe aprovuar nė periudhėn nėntor/dhjetor 1998. Kjo ka lidhje direkte me shkarkimin e gjeneralit tė atėhershėm Perishiq, i cili ishte njė kundėrshtar i implikimit tė forcave tokėsore ushtarake kundėr popullsisė civile. Dhe, nga ana tjetėr, njeriu duhet vetėm tė shikoj realitetin pėr tė parė si ishte mėnyra e veprimit dhe se a pėrputheshin ato me kėtė plan".
Para dy vjetėsh deputetėt e Partisė Liberale tė Gjermanisė (FDP) nė Bundestag kėrkonin sqarime lidhur me arsyet e angazhimit tė Gjermanisė nė luftėn e Kosovės. "Si parlamentare unė mund tė kėrkoj sqarime", - i thoshte para dy vjetėsh gazetės "Berliner Morgenpost" politikania liberale, Sabine Leutheusser-Schnarrenberger. Nė qendėr tė pyetjes sė saj qėndronte plani "Patkoi", tė cilin e kishte paraqitur Ministria e Mbrojtjes si dėshmi pėr dėbimin sistematik tė shqiptarėve nga ushtria e policia serbe dhe me kėtė edhe legjitimiteti vendimtar pėr luftėn ajrore tė NATO-s kundėr caqeve ushtarake tė Jugosllavisė sė mbetur. Nė tė vėrtetė, menjėherė pas pėrfundimit tė luftės, nė masmediat gjermane u shtuan zėrat kritikė kundėr ministrit tė Mbrojtjes, Rudolf Sharping, ministrit tė Jashtėm, Joshka Fisher, dhe kancelarit fedral, Gerhard Shrėder, se planin "Patkoi" dhe masakrėn e Reēakut i kishin pėrdorur vetėm si instrument pėr t'u justifikuar para Bundestagut dhe publikut gjerman pėr futjen e shtetit gjerman nė njė luftė tė re nė Ballkan qysh prej pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore. Pikėrisht pėr kėtė qėllim paraqiteshin lloj-lloj argumentesh vetėm pėr tė vėnė nė dyshim ekzistencėn e njė plani tė tillė dhe pėr tė akuzuar ministrin Sharpingu se ka dezinformuar Bun-destagun.
"Nėse ne tani nuk konfrontohemi me gabimet, lėshimet dhe strukturat e rrejshme, atėherė si do tė mėnjanojmė konfrontimet e ardhshme", pyeste Luethe-usser - Schnarrenberger. Por, edhe kėsaj radhe Rudolf Sharping iu ėshtė kundėrvėnė dhe ka hedhur poshtė tė gjitha kėto dyshime pėr ekzistencėn e planit "Patkoi". Njė zėdhėnės i ministrisė sė tij argumentonte: "Ushtria gjithmonė vepron sipas planit" dhe se njė dokument sekret nuk mund tė kėrkohet nga ajo. Veē kėsaj, vetė Sharping si dėshmi pėr ekzistencėn e kėtij plani ka pėrmendur fotografitė e kampeve tė refugjatėve shqiptarė, tė cilėt nėn dhunėn e egėr tė trupave ushtarake, paraushtarake dhe policore serbe kishin gjetur strehė nė Shqipėri, Maqedoni dhe nė vende tė tjera. Por, pėr parlamentaren Leutheusser-Schnarrenberger fotografitė, tė cilat u shfaqėn pas fillimit tė luftės, nuk janė dėshmi pėr atė se ēfarė ėshtė bėrė mė herėt. "Unė dėshiroj ta di, ēfarė ka ditur Sharping para 24 marsit pėr planin 'Patkoi' dhe pėr dėbimin 'e popullsisė shqiptare'. Nė anėn tjetėr, Ministria e Mbrojtjes ka hedhur poshtė pretendimet e tilla tė ngjashme, duke plasuar nė internet dokumente me mbishkrimin operacioni "Patkoi". Pranė pasazheve tė tekstit shihen skicat, tė cilat tregojnė marshimin e trupave serbe qė nga janari i vitit 1999.
Spastrimi etnik
Edhe Alice Mead, nė njė artikull pėr tė pėrditshmen kosovare "Zėri ditor", shkruante se Millosheviēi gjatė gjithė periudhės 1989-1999 bėri pėrpjekje pėr spast-rimin etnik tė Kosovės, duke synuar tė ndėrronte strukturėn etnike nė dobi tė entitetit serb. "Ishte baza e operacionit "Patkoi" gjatė luftės sė NATO-s, nė tė cilėn qėllimi ishte tė reduktohej popullsia e shqiptarėve nė 800.000 banorė pėrmes spastrimeve etnike. Dhe kjo ka qenė gjithmonė pjesė e politikės serbe, nga viti 1913 e deri mė 1999-ėn", konstaton Alice Mead.
Mbi tė gjitha, pra ata qė duan tė shohin dhe tė pranojnė atė qė shohin, nga lufta e Kosovės ekzistojnė materiale dhe dėshmi tė mjaftueshme pėr tė hedhur poshtė tė gjitha kėto spekulime tendencioze tė qarqeve gjermane, kryesisht majtiste, lidhur me planin serb "Patkoi", sipas tė cilit ishte planifikuar vrasja, dėbimi i popullsisė civile shqiptare dhe zhbėrja e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Kėto qarqe ultramajtiste dhe revizioniste nė emėr tė sovranitetit shtetėror ishin nė gjendje tė mbyllnin sytė para dhunės, vrasjeve, masakrave dhe dėbimeve masive tė shqiptarėve tė Kosovės nga forcat ushtarake-policore tė regjimit diktatorial tė Millosheviēit, i cili, pėrpos nė Kosovė, spastrime etnike kishte planifikuar dhe zbatuar edhe nė viset tjera tė ish-Jugosllavisė, nė Kroaci dhe nė Bosnjė.
Nė anėn tjetėr, Aleanca Veriatlantike dhe bota perėndimore demokratike u sprovuan me sukses nė mbrojtjen e parimeve tė tė drejtave njerėzore, tė cilave nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX u ėshtė dhėnė pėrparėsi nė raport me sovranitetin e shteteve. Pikėrisht kjo e bėri tė ligjshėm sulmin e NATO-s mbi Jugosllavinė i mbetur, qoftė edhe pa mandatin e OKB-sė, dhe bėri tė pamundur realizimin e tė planit serb "Patkoi", pėrkatėsisht pamundėsoi realizimi e ėndrrės serbomadhe nė Kosovė, zhbėrjen e saj etnike dhe dėbimin e pėrhershėm tė shqiptarėve dhe vrasjet masive, tė cilat serbė i filluan nė emėr tė ideologjisė, e cila zhvlerėson jetėt e tė tjerėve dhe duke u nisur nga ideja se njerėzit kanė tė drejtė qė t'i vrasin tė tjerėt, nėse ata u dalin pėrpara nė rrugė.

*Autori ėshtė Drejtor i Departamentit tė Arkivit Shtetėror tė Kosovės

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18616
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi